Adriana Matoshi nis pushimet verore me shoqen e saj, aktoren Arjola Demiri – shijojnë luksin me detin në prapavijë
Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka nisur zyrtarisht pushimet verore – dhe këtë e ka konfirmuar përmes një fotografie të publikuar nga mikja e saj, aktorja Arjola Demiri, në Instagram.
Në imazhin e ndarë nga Demiri, dyshja duken të relaksuara teksa shijojnë një mëngjes të pasur me pamje spektakolare mbi det. Adriana shihet e veshur me një këmishë të bardhë oversize dhe syze të mëdha dielli, ndërsa Arjola ka zgjedhur një palë bikini me dizajn të lehtë floral, duke reflektuar atmosferën e ngrohtë të verës.
Tryeza para tyre është e shtruar me elegancë: lule të freskëta, gota rozë për verë apo koktej dhe pjata me ushqime të ndryshme të mëngjesit – një moment që reflekton qetësi, miqësi dhe luks të përmbajtur.

Fotografia është shoqëruar me këngën “Quality Time”, duke lënë të kuptohet se kjo periudhë po përdoret për qetësi shpirtërore dhe kohë me njerëz të afërt.
Ndërkohë, ky pushim i deputetes Matoshi vjen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet në një bllokadë institucionale që ka zgjatur me muaj, me 45 tentativa të pasuksesshme për mbajtjen e seancës plenare. Nesër pritet të mbahet tentativa e 46-të për të konstituuar punimet parlamentare, por ngërçi politik vazhdon të dominojë agjendën institucionale të vendit.

Adriana Matoshi, megjithëse e zgjedhur si përfaqësuese e popullit në Kuvend, aktualisht duket se ka vendosur të distancohet nga kaosi institucional dhe të fokusohet përkohësisht në mirëqenien e saj personale.
Kjo paraqitje në shoqërinë e Arjola Demirit ka ngjallur reagime dhe komente në rrjet, me shumë ndjekës që e kanë cilësuar si një “momente të merituar pushimi”, ndërsa të tjerë kanë ngritur pyetje rreth mungesës së deputetëve nga përpjekjet për zhbllokimin e institucioneve. /Telegrafi/

The post Adriana Matoshi nis pushimet verore me shoqen e saj, aktoren Arjola Demiri – shijojnë luksin me detin në prapavijë appeared first on Telegrafi.