Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rina Balaj mahnit me pamjen elegante në një fustan të kuq klasik

8 August 2025 at 19:29

Rina Balaj ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotografish të reja ku shfaqet më joshëse se kurrë.

Këngëtarja e njohur ka publikuar së fundmi disa imazhe ku shihet me një fustan të gjatë, ngjyrë të kuqe të ndezur, i cili i thekson linjat trupore në mënyrë perfekte.

Veshja me prerje elegante dhe detaje minimaliste vë në pah stilin gjithnjë në evolucion të Rinës, e cila këtë herë ka zgjedhur një pamje më glamuroze, por me sensualitet të theksuar.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Flokët e kuqe, të lëshuara në onde, kombinohen në mënyrë perfekte me ngjyrën e fustanit, duke e kthyer këngëtaren në një figurë që tërheq gjithë vëmendjen.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo pozon me vetëbesim dhe qëndrim të fuqishëm përpara një sfondi minimalist, që e lë në qendër të vëmendjes vetëm atë dhe pamjen e saj.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Fansat kanë shpërthyer me komente pozitive, duke e përgëzuar për stilin dhe elegancën.

Rina vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për paraqitjet e saj të guximshme dhe gjithmonë trendi. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram

The post Rina Balaj mahnit me pamjen elegante në një fustan të kuq klasik appeared first on Telegrafi.

Stresi dhe Jozi pajtohen pas incidentit të shuplakës – Gjesti reagon duke e hequr nga ndjekësit në Instagram

4 August 2025 at 15:46

Dikur në qendër të vëmendjes pas shuplakës së Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania, Jozi dhe Stresi kanë befasuar ndjekësit me një video të re që sugjeron një pajtim të papritur.

Në pamjet që po qarkullojnë në TikTok, reperi shfaqet në një bisedë të çiltër me Jozin, duke i bërë një pyetje miqësore: “Çka i ke çunat e Fushë-Krujës?”, ndërsa Jozi përgjigjet: “Vëllezër.” Më pas, me humor, ai i kërkon një puthje në faqe dhe Stresi e pranon.

Kjo skenë, që u komentua si një shenjë pajtimi dhe mbyllje e kapitullit të vjetër të përplasjes fizike, mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Por, ndërsa videoja u bë virale dhe nisi të shoqërohej me meme dhe rikrijime, Stresi sqaroi se gjithçka ishte një “prank” përpara publikimit të një kënge të re me Jozin.

Ndërkohë, Gjesti, i cili dikur kishte mbështetje të hapur nga Stresi, nuk ka qëndruar indiferent.

Ai e ka hequr Stresin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Ky veprim vjen pas këtij afrimi publik mes Stresit dhe Jozit, që dikur kishin qenë në anë të kundërta nga incidenti që tronditi rrjetin. /Telegrafi/

 

The post Stresi dhe Jozi pajtohen pas incidentit të shuplakës – Gjesti reagon duke e hequr nga ndjekësit në Instagram appeared first on Telegrafi.

Rina Balaj shkëlqen me fustanin rozë dhe çantën luksoze Hermes Birkin në setin e ri fotografik

3 August 2025 at 13:38

Rina Balaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje të re mahnitëse, duke sjellë një kombinim perfekt të elegancës dhe stilit personal.

Në setin e fundit fotografik, këngëtarja shfaqet me një fustan të gjatë rozë, në stil princeshe, me një bust të zbukuruar që i jep një prekje romantike dhe delikate pamjes së saj.

Me flokët e kuq të ndezur, një element që e dallon gjithmonë, Rina ka shtuar edhe një detaj luksi që nuk mund të kalonte pa u vënë re – çantën ikonike Hermes Birkin në ngjyrë turkuaz.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ky aksesor, i njohur si një nga më të dëshiruarit në botën e modës dhe me një çmim që shkon në mijëra euro, ka kompletuar në mënyrë të përkryer dukjen e saj glamuroze.

Në fotografi, artistja shfaqet ulur në tokë, me takat e hequra pranë saj, duke dhënë një kontrast interesant mes luksit dhe thjeshtësisë, një qasje e lirë, por njëkohësisht e sofistikuar, që e bën Rina Balajn një nga figurat më të veçanta të skenës muzikore dhe të modës shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram

The post Rina Balaj shkëlqen me fustanin rozë dhe çantën luksoze Hermes Birkin në setin e ri fotografik appeared first on Telegrafi.

Tuna dhe Bardhi sjellin këngën e re “Xheloz”

31 July 2025 at 23:55

Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Tuna dhe Bardhi, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Xheloz”, një këngë që premton të bëhet hit i verës.

Ky projekt sjell një kombinim të fuqishëm mes stilit karakteristik të Bardhit dhe prezencës energjike të Tunës, e cila në klip shfaqet me një paraqitje tejet të zjarrtë dhe provokuese, duke i dhënë vizualisht këngës një tjetër dimension.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Bardhi, Tuna dhe A-Boom, ndërsa për miksimin dhe masterizimin janë përkujdesur DJ A-Boom dhe SLS, duke i dhënë projektit një përpunim profesional dhe tingull modern që i përshtatet prirjeve aktuale të muzikës pop.

Foto: Screenshot/YouTube

“Xheloz” është tashmë i publikuar në platformat digjitale dhe në YouTube.

Ka nisur të tërheqë vëmendjen e publikut jo vetëm për ritmin ngjitës dhe tekstin e drejtpërdrejtë, por edhe për energjinë që çifti artistik sjell përmes këtij dueti.

Ky bashkëpunim është një tjetër dëshmi e rikthimit të fuqishëm të Tunës në skenën muzikore dhe vijimësisë së suksesshme të Bardhit në listat muzikore shqiptare. /Telegrafi/

The post Tuna dhe Bardhi sjellin këngën e re “Xheloz” appeared first on Telegrafi.

“Flamura n’qafë për klikime, përdorni gjithçka veç talentin”, Xheneta thumbon Egli Takon?

29 July 2025 at 17:46

Xheneta Fetahu ka ndarë disa reagime të forta në Instastory, që kanë ngjallur menjëherë komente dhe interpretime nga ndjekësit.

Shumë prej tyre e kanë parë këtë si një “thumbim” për këngëtaren Egi Tako, e cila gjatë një performance në Drenicë kishte dalë me flamur në qafë.

Në story-t e saj, Xheneta shkruan:

“Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera – s’u gjeni kërkah. Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime. Përdorni gjithçka veç talentin – edhe njerëzit, edhe kombin. Të paftyrë me internet”.

Foto: Xheneta Fetahu/InstaStory

Ndërsa në një tjetër story shtoi:

“E di që ju djegin të vërtetat – jeni rrit me rrena dhe jeni mësu t’ju ledhatojnë me fjalë boshe. Unë s’jam këtu me ju rrejt, as me ju mbajt në ajër. Ma mbani story-t më shumë se jetën – për pak ju nxjerr një album ‘inspirimi t’djegshëm për mëngjes’. Për punën time mos u lodhni – projektet e mia s’presin aprovimin e frustrimeve tuaja. Tatuazhin e hodha një herë, jo në çdo bashkëpunim si certifikatë patriotizmi për klikime. Edhe njerëzit që ndihmoj s’i kam nxjerr kurrë në story, sepse s’jam aktor për ‘like’ si ca prej jush. Zgjoni veten – realiteti s’ka filter”.

Ky reagim ka ndezur diskutime në rrjet, me shumë fansa që e kanë lidhur mesazhin e këngëtares me paraqitjen e fundit të Egi Takos, ndërsa të tjerë e shohin si një thirrje të hapur kundër përdorimit të simboleve kombëtare për vëmendje dhe klikime.

Nga ana tjetër, Egli nuk ka bërë ndonjë koment të drejtpërdrejtë mbi Xhenetën. /Telegrafi/

Foto: Xheneta Fetahu/InstaStory

The post “Flamura n’qafë për klikime, përdorni gjithçka veç talentin”, Xheneta thumbon Egli Takon? appeared first on Telegrafi.

Gjesti emocionon në performancën e parë në Prishtinë: Kam luftuar shumë për këtë ditë

29 July 2025 at 11:43

Reperi Gjesti ka mbajtur mbrëmë (e hënë) një performancë të veçantë në njërin prej klubeve më të njohura të kryeqytetit, Zone Club, ku u prit me entuziazëm nga fansat dhe publiku.

Ishte hera e parë që artisti performonte në Prishtinë, dhe momenti nuk kaloi pa emocione.

Gjatë performancës, Gjesti jo vetëm që ndezi atmosferën me energjinë e tij, por në një moment u shfaq i prekur, teksa ndau një mesazh të sinqertë me publikun.

Foto: Screenshot/TikTok

“Është hera e parë që po këndoj në Prishtinë. Kam luftuar shumë për këtë ditë, shumë kam luftuar me mbërri këtu ku jam”.

Fjalët e tij prekëse u pritën me duartrokitje, ndërsa ai vazhdoi me falënderime: “Faleminderit që mi keni hapur dyert, jau ha zemrën të gjithëve”.

Foto: Screenshot/TikTok

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për artistin në karrierën e tij, duke lënë të kuptohet se për të, ky nuk ishte thjesht një koncert, por një ëndërr e realizuar.

E kjo vjen falë famës së madhe që bëri në Big Brother VIP Albania 4, ku edhe u shpall fitues. /Telegrafi/

 

The post Gjesti emocionon në performancën e parë në Prishtinë: Kam luftuar shumë për këtë ditë appeared first on Telegrafi.

Mossi sjell këngën e re “Pranga”

28 July 2025 at 21:40

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mossi, ka lansuar sot, ditën e hënë, këngën e tij më të re me titullin “Pranga”.

Kjo këngë vjen me një atmosferë të freskët dhe verore, që reflektohet edhe në videoklipin zyrtar të saj.

Videoklipi është realizuar në ambiente të ndryshme, duke përfshirë pamje në det dhe momente relaksi në pishinë.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë klipit, Mossi shfaqet në shoqërinë e disa vajzave në bikini, duke krijuar një imazh tërheqës dhe plot energji të sezonit të nxehtë.

Producimi muzikor i këngës është punuar nga Rzon, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në krijimin e një ritmi modern dhe dinamik që përshtatet me stilin e reperit.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga dhe videoklipi janë tashmë të disponueshëm në YouTube, ku fansat dhe adhuruesit e muzikës së Mossit mund ta shijojnë dhe ta ndajnë me të tjerët.

Ky projekt i ri pritet të ketë jehonë të madhe gjatë kësaj vere, duke përforcuar pozicionin e reperit në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/

The post Mossi sjell këngën e re “Pranga” appeared first on Telegrafi.

Fero lanson këngën e re “Wow”

27 July 2025 at 17:29

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re të titulluar “Wow”, një projekt që po tërheq vëmendje që në momentet e para të lansimit.

Protagoniste në videoklipin e “Wow” është një nga modelet e njohura të spektaklit televiziv “Supernova”.

Realizimi vizual mban firmën e regjisorit Alban Selimaj, i cili ka sjellë një klip të kuruar deri në detaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Fero, duke dëshmuar sërish për stilin e tij të veçantë dhe të pandryshueshëm në skenën e hip-hop-it shqiptar.

Ndërkohë, muzika dhe producimi janë punuar nga Zzap, një emër i lidhur prej vitesh me hitet më të mëdha të tregut shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e Feros, pas një periudhe relativisht të qetë në aspektin muzikor.

Kënga është mirëpritur nga fansat e tij, të cilët e kanë përkrahur fuqishëm projektin në rrjete sociale dhe platformat muzikore.

 

Ky rikthim konfirmon se Fero vazhdon të mbetet një figurë e rëndësishme dhe aktive në industrinë muzikore shqiptare. /Telegrafi/

The post Fero lanson këngën e re “Wow” appeared first on Telegrafi.

“Ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm”, Ghetto Geasy komenton problemet mes reperëve

27 July 2025 at 16:58

Reperi i famshëm shqiptar, Getoar Selimi, ka komentuar sherret mes reperëve, ndërkohë që ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.

Ai thekson se këto ndodhin për arsye të ndryshme, varet nga njerëzit se si mendojnë të depërtojnë në treg.

Tani thekson se të gjithë mund t’i shohësh në rrjete sociale meqë më herët nuk kanë qenë aktiv.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jam mundu gjatë gjithë kohës të ruaj atë imazhin tim, nuk kisha me humb për asnjë ide që mund të ma cenojë këtë pjesë”, u shpreh ai.

Tutje ka theksuar: “Na kanë ndodh shumë herë këto gjëra, kemi has shumë herë, ndodhin për arsye të ndryshme, nuk është ajo puna si në çift e fatit, fati është i njëanshëm, nëse unë dua të bëj keq, të bëj keq edhe pse ti s’do, varet nga njerëzit si mendojnë që duhet me depërtu, sot ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm, mbase bëjnë edhe shumë lek me këtë punë, më parë s’kemi pas rrjete sociale dhe s’e kemi ditur me kë kemi të bëjmë dhe me kë na takon jeta, sot edhe mund t’i shohësh se çfarë prototipesh kemi”.

Getoar Selimi (emri i vërtetë) ka folur edhe për këngët e muzikën në ditët e sotme, se si ka ndryshuar.

Sidoqoftë, ai po vazhdon t’i qëndroj besnik stilit të tij që nga fillimet e karrierës. /Telegrafi/

The post “Ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm”, Ghetto Geasy komenton problemet mes reperëve appeared first on Telegrafi.

Getoar Selimi tregon një rast të pakëndshëm me një grua në parking: Më pengon kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull

27 July 2025 at 13:02

Reperi i famshëm shqiptar, Getoar Selimi, ishte mysafir në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku rrëfeu një përvojë të pazakontë dhe jo shumë të këndshme me një vajzë në një parking.

Egla: Çfarë është një gjë të irriton më shumë në shoqërinë shqiptare që punon kundër gjinisë femërore, çfarë do të beje ti për ta ndryshuar?

Getoari: Shumë gjëra janë që nuk janë mire, por është edhe një gjë tjetër që kam filluar ta shoh shumë, a mos kanë marrë pak edhe gratë gocat kot?

Foto: Screenshot/YouTube

Rudina: Çfarë do të thotë ‘ka marrë kot’?

Gatoari: Kjo ideja e të qenit gjatë gjithë kohës… sepse e merr përparësinë, e merr, e kanë marrë çdo gjë, e merr çdo gjë, e merr çdo gjë, pastaj, vjen një moment ku pak edhe keqpërdoret ajo domëthënë. Unë kam shumë raste që di dhe shoh që e keqpërdorin. Unë kam pasur një rast një ditë në një parking. Ne u parkuam normal dhe erdhi nje grua na bërtiti “pse parkuan këtu, unë s’mund të dal nga garazhi”, i thashë që në parking jam i parkuar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Por, unë jam femër, s’mund të dal aty, ju jeni invalid apo çka?”, tregon këngëtari se çfarë i tha ajo.

Getoari: S’po di kush është invalidi këtu. Po keqpërdoret kjo punë, nuk mendoj që gratë siç kanë qenë të shtypura si më herët, të drejtat janë të barabarta.

Kleoniki: Si do ta komentoje nëse do të ishte një burrë në vendin e parkimin.

Getoari: Unë nuk u zura.

Rudina: Pra, fakti që thotë “mos e li aty se jam grua ,te pengon, apo jo?

Getoari: Më pengon vetëm ideja kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull.

Këngëtari më tutje shpjegon tatuazhin në krah që kishte Mozartin dhe Ajnshtajnin, “Të dy janë të sëmurë”, tha ai. /Telegrafi/

The post Getoar Selimi tregon një rast të pakëndshëm me një grua në parking: Më pengon kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull appeared first on Telegrafi.

Soni Malaj provokon me veshjen me dantella në koncertin e fundit

26 July 2025 at 19:01

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka ndezur rrjetin me fotografitë e fundit të postuara nga koncerti i saj në Pogradec.

E veshur me një fustan të gjatë të zi transparent, me detaje dantelle dhe prerje të guximshme, ajo tregoi edhe një herë pse konsiderohet si një nga artistet më sensuale dhe më tërheqëse në skenën shqiptare.

Soni ka zgjedhur një stil mjaft provokues, duke kombinuar elegancën me sensualitetin, ndërsa fustani i saj la pak vend për imagjinatë dhe nxori në pah linjat e saj perfekte.

Foto: Soni Malaj/Instagram

Këngëtarja vazhdon të ruajë një formë të shkëlqyer dhe një energji që i mahnit fansat sa herë ngjitet në skenë.

Soni dëshmoi se vitet nuk e kanë zbehur aspak shkëlqimin dhe aftësinë e saj për të tërhequr vëmendje, përkundrazi, ajo duket më e fuqishme se kurrë. /Telegrafi/

Foto: Soni Malaj/Instagram
Foto: Soni Malaj/Instagram
Foto: Soni Malaj/Instagram
Foto: Soni Malaj/Instagram

The post Soni Malaj provokon me veshjen me dantella në koncertin e fundit appeared first on Telegrafi.

Enca rikthehet me “Ciao 2”

25 July 2025 at 17:55

Këngëtarja, Enca Haxhia, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Ciao 2”, vazhdimin e këngës së suksesshme “Ciao”.

Kënga është shoqëruar edhe me një videoklip dinamik dhe joshës, ku Enca rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj atraktive, ashtu siç di më së miri.

Melodia e këngës është punuar nga vetë Enca, ndërsa tekstin e ka shkruar reperi HardMC.

Foto: Screenshot/YouTube

Në klip ajo shfaqet pranë një modeli me flokë të gjatë e pamje të veçantë, duke sjellë një atmosferë verore dhe sensuale.

Me këtë projekt, Enca duket se synon të rikthejë energjinë e hiteve të saj të dikurshme, duke provokuar dhe argëtuar njëkohësisht. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

 

The post Enca rikthehet me “Ciao 2” appeared first on Telegrafi.

Ana Kabashi rrëfen arsyet e shkëputjes nga muzika: Nuk jam kundër vetes, jam pro – dua diçka të vërtetë që më përmbush

22 July 2025 at 11:59

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, ka ndarë së fundmi një reagim emocional dhe të thellë në rrjete sociale, si përgjigje ndaj një komenti nga një ndjekës i saj i cili e quajti “top talent”, duke shprehur zhgënjimin pse ajo nuk po merret më me muzikë.

Komenti në fjalë thoshte: “Top talent që sot as 5 për qind e estradës se kanë talentin tënd, e ti nuk merresh me muzikë. A e ke pyetur veten ndonjëherë pse je kundër vetes kaq shumë?”.

Në vend që ta injoronte, Ana vendosi të ndajë me ndjekësit një sqarim të ndjerë, duke zbuluar për herë të parë në mënyrë të qartë arsyet pse është larguar nga skena muzikore, një shkëputje që shumë fansa e kanë ndier dhe pyetur për të gjatë gjithë kësaj kohe.

Foto: Screenshot/TikTok

“E para, faleminderit për këtë koment dhe opinion. Unë e di që të gjithë i keni mendimet e juaja, dhe është normale që kur nuk jam duke folur shumë, nuk e dini pse”, nis ajo reagimin.

Ajo shpjegon se gjatë vitit të fundit ka ndalur të gjitha bashkëpunimet, koncertet dhe projektet muzikore që kishte planifikuar. Vendimi, siç thotë, erdhi pas një periudhe reflektimi të thellë dhe dëgjimi të brendshëm.

Kabashi tregon se një nga arsyet kryesore ishte nevoja për t’i thënë “jo” gjërave që nuk i përkasin më, për të mos e humbur veten dhe për të ndaluar së dëgjuari njerëz që ndikojnë negativisht në vetëbesimin dhe qejfin e saj.

“Në fakt, nuk ta do askush të mirën”, thotë ajo me sinqeritet, duke shtuar se ka mësuar të dëgjojë më shumë veten, të dojë më shumë veten dhe të besojë në mendimin dhe zemrën e saj.

@annakabashi Replying to @……… ♬ 30 Minutes of Silence – Silenzio

“Kam pasur nevojë të shkëputem, t’i shoh njerëzit real, me i besu vetes dhe mendimit tim”, thekson tutje.

Sa i përket kthimit në skenë, Ana thekson: “O do të kthehem si më qan zemra për muzikën, o nuk do të kthehem hiç. Nuk po mundem të jem falso, me lëshu një këngë dhe aq. Po dua diçka të mirë, të madhe, që më përmbush si artiste”.

Në fund, i jep fund dyshimeve për ata që e shohin largimin si një sabotim ndaj vetes: “Nuk jam kundër vetes, jam pro vetes dhe për atë nuk po këndoj”.

Bukuroshja nga Peja ka zgjedhur të heshtë për të mos qenë e rreme, dhe ka vendosur që kur të rikthehet, të vijë me diçka që e përfaqëson vërtet, jo vetëm për publikun, por para së gjithash, për shpirtin e saj. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anna Kabashi (@annakabashi)

The post Ana Kabashi rrëfen arsyet e shkëputjes nga muzika: Nuk jam kundër vetes, jam pro – dua diçka të vërtetë që më përmbush appeared first on Telegrafi.

Nga prapaskenat e klipit të ri – Gjesti sfidon veten teksa publikon një moment të sikletshëm

21 July 2025 at 23:20

Reperi Gjesti është rikthyer në terren me energji të reja, dhe këtë herë duket se po përgatit një projekt muzikor që pritet të tërheqë vëmendje.

Në rrjete sociale, ai ka ndarë disa pamje dhe video nga xhirimet e klipit të tij të ri, të cilat po zhvillohen në një ambient të hapur.

Në një nga videot që tashmë po qarkullon në rrjet, Gjesti shfaqet duke pirë ujë në prapaskenë, i lodhur pas një skene ku makina krijoi shumë pluhur, duke e bërë momentin jo pak sfidues.

Foto: Screenshot/Instagram

Pavarësisht situatës së sikletshme, ai e ka marrë me humor dhe e ka shoqëruar me një koment që ka ngjallur reagime: “Duke e luajtur arabin në Çagllavicë”.

Ky moment i kapur në mënyrë të natyrshme dhe spontane dëshmon edhe një herë se Gjesti nuk i shmanget eksperimenteve vizuale dhe artistike, por përkundrazi, i shfrytëzon ato për të sjellë diçka ndryshe.

Foto: Screenshot/Instagram

Pluhuri, improvizimet dhe atmosfera që sugjeron komenti i tij, të lënë të kuptosh se ky projekt do të ketë një ngjyrim të veçantë, ndoshta edhe me elemente simbolike apo narrativë jashtë kornizave të zakonshme.

Me një qasje të veçantë ndaj artit dhe një komunikim të drejtpërdrejtë me publikun, Gjesti vazhdon të mbetet një nga figurat më autentike të skenës muzikore urbane shqiptare.

Foto: Screenshot/Instagram

Tani pritet vetëm klipi, që me sa duket, nuk do të vijë pa pluhur, në të gjitha kuptimet. /Telegrafi/

 

The post Nga prapaskenat e klipit të ri – Gjesti sfidon veten teksa publikon një moment të sikletshëm appeared first on Telegrafi.

Lisi paralajmëron këngën e re “Jeta ime”, publikohet këtë të premte

21 July 2025 at 18:58

Një prej emrave të rinj dhe më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare, reperi Lisi, ka njoftuar fansat dhe publikun për ardhjen e projektit të tij më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Jeta ime” dhe do të publikohet këtë të premte, duke premtuar një hit që do të shoqërojë këtë verë.

Lisi ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram një video të shkurtër nga videoklipi i këngës së re, duke nxitur kuriozitetin dhe pritshmërinë rreth stilit dhe energjisë së projektit.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ofron një pamje të shkurtër, por mjaft bindëse, nga ajo që do të jetë një produksion i plotë me elemente verore, freski dhe ritme të gjalla që synojnë t’i përshtaten sezonit më të ngrohtë të vitit.

“Jeta ime” shihet si një këngë që do të mbajë atmosferën e verës gjallë, me tekst dhe melodi.

Me këtë projekt, Lisi duket i vendosur të vazhdojë të konsolidojë pozicionin e tij në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë tinguj modernë dhe ritme tërheqëse që gjejnë mirëpritje të madhe te publiku i gjërë, sidomos tek të rinjtë.

Kjo do të jetë një shtysë e re për Lisin për të sjellë një hit të suksesshëm që do të mbajë peshën e sezonit të verës 2025 në muzikën shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by L I S I (@lisiukh)


Fansat tashmë janë gati dhe mezi presin momentin kur “Jeta ime” do të jetë zyrtarisht në duart e tyre. /Telegrafi/

The post Lisi paralajmëron këngën e re “Jeta ime”, publikohet këtë të premte appeared first on Telegrafi.

Fifi publikon këngën e re “Zemrën”

20 July 2025 at 23:58

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka publikuar sot (e diel) këngën e saj më të re me titullin “Zemrën”.

Kënga është tashmë e publikuar në platformën YouTube, e shoqëruar me një videoklip të kuruar nga CinematicAlbania.

Teksti është shkruar nga vetë Fifi, në bashkëpunim me Marsel Gungën, i cili ka realizuar edhe muzikën e projektit.

Foto: Screenshot/YouTube

Si zakonisht, Fifi sjell një tekst të drejtpërdrejtë, me interpretim të ndjerë, por kësaj here e ndërthurur me një ‘beat’ tërheqës dhe prodhim modern, duke krijuar një balancë mes ndjenjës dhe energjisë.

Videoklipi pasqyron këtë frymë të re, me skena stilistike, ngjyra të forta dhe një estetikë që i jep këngës një dimension vizual tërheqës dhe bashkëkohor.

Pamjet janë në harmoni me atmosferën ritmike të këngës dhe ndihmojnë në përforcimin e identitetit artistik që Fifi sjell në këtë fazë të karrierës së saj.

“Zemrën” vjen si një tjetër dëshmi e fleksibilitetit artistik të Fifit, e cila di të eksperimentojë me zhanre të ndryshme pa humbur autenticitetin.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere, duke u mirëpritur jo vetëm nga fansat e saj të përhershëm, por edhe nga publiku që kërkon një miks të mirë mes tekstit të fuqishëm dhe ritmit që mbetet në mendje. /Telegrafi/

The post Fifi publikon këngën e re “Zemrën” appeared first on Telegrafi.

Yll Limani dhe Sidarta vijnë me “Paya”

20 July 2025 at 16:30

Yll Limani dhe reperi grek, Sidarta, kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor që po pritet me interes nga publiku.

Kënga mban titullin “Paya” dhe është publikuar së fundmi, duke sjellë një atmosferë verore me përplot ngjyra.

“Paya” është një këngë ritmike, me ndikime të dukshme të stilit mesdhetar, që reflekton energjinë, ngrohtësinë dhe emocionet e verës.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt muzikor është shoqëruar me një videoklip dinamik dhe vizualisht tërheqës, i cili është xhiruar në disa vende, duke theksuar peizazhe natyrore të bukura, plazhe dhe një atmosferë festive.

Ky është bashkëpunimi i parë mes Limanit dhe Sidartës, por që po konsiderohet si një sukses që rrit edhe më shumë profilin ndërkombëtar të këngëtarit shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

Me vokalin karakteristik të Yllit dhe stilin unik të Sidartës, “Paya” sjell një përzierje kulturore dhe muzikore që i përshtatet perfekt shijeve të publikut gjatë sezonit të verës.

Kënga është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe po gjen mbështetje të gjerë nga fansat në Shqipëri, Kosovë, Greqi dhe më gjerë.

 

Ylli me këtë konfirmon edhe një herë se është një nga emrat më të kërkuar në skenën muzikore shqiptare, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi përtej kufijve. /Telegrafi/

The post Yll Limani dhe Sidarta vijnë me “Paya” appeared first on Telegrafi.

“Pendohem për afrimin me Jozin në Big Brother” – Loredana tregon përfundimisht se a është beqare

17 July 2025 at 23:45

Modelja dhe moderatorja e njohur, Loredana Brati, ka folur së fundmi për jetën pas Big Brother VIP dhe reflektimet që ka bërë rreth pjesëmarrjes në reality show-n më të ndjekur në vend.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Pushime on Top”, ajo u pyet nga moderatorja Lei Kraja nëse është në një romancë. Me humor dhe diplomaci, Loredana u përgjigj: “Vazhdoj të jem një shpirt.”

Duke u ndalur te përvoja në Big Brother VIP, ajo tregoi se ka pasur momente pendese, veçanërisht në lidhje me afrimin e saj me Jozin.

“Ndoshta kur u afrova me Jozin që në fillim. Nuk do e ktheja kohën pas sepse gjithçka ndodh për një arsye, por kishte momente që ngecja në situata që nuk ishin situata të miat. Dhe thosha, ‘Lori çfarë po bën, nuk është gjë jotja!’”, rrëfeu ajo me sinqeritet.

Në vijim të bisedës, Loredana foli edhe për ditëlindjen e saj të organizuar dy muaj më parë, ku ishin të ftuar shumë miq dhe kolegë.

Por festa nuk shkoi pa zhgënjime për të. “Në ditëlindjen time pata shumë të ftuar. I ftova sepse doja t’u ktheja mbështetjen që më kanë dhënë. Por shumë njerëz e panë si mënyrë për të shtuar views dhe para. U ndjeva pak e tradhtuar nga disa njerëz. U zhgënjeva”, u shpreh ajo.

Me një qasje të qartë dhe të matur, Loredana tregoi se vazhdon të ruajë autenticitetin e saj pavarësisht sfidave dhe se përpiqet ta shohë çdo situatë si një mundësi për të mësuar e për të ecur përpara. /Telegrafi/

The post “Pendohem për afrimin me Jozin në Big Brother” – Loredana tregon përfundimisht se a është beqare appeared first on Telegrafi.

Blerando dhe Gesko vijnë me “Tjetër kon”

16 July 2025 at 23:53

Dy prej artistëve më të njohur të muzikës shqiptare, Blerando dhe Gesko, kanë sjellë së fundmi bashkëpunimin e tyre të parë me titullin “Tjetër kon”.

Ky projekt i përbashkët shfaq një përzierje të stilit unik të secilit artist, ku teksti është shkruar nga vetë ata, duke reflektuar eksperiencat dhe energjinë e tyre personale.

Kënga shoqërohet me një videoklip të realizuar nga Lukas Holler, i cili ka sjellë një vizion të freskët dhe të kuruar estetikisht, duke theksuar atmosferën dhe mesazhin e këngës.

Foto: Screenshot/YouTube

Bashkëpunimi mes Blerandos dhe Geskos është pritur me interes nga fansat, pasi të dy artistët janë emra të respektuar në skenën muzikore shqiptare, me stil dhe performanca të veçanta.

“Tjetër kon” shënon një kapitull të ri në karrierën e tyre, duke sjellë një këngë që kombinon elemente moderne me ritme energjike, dhe që pritet të dëgjohet gjerësisht në mediat muzikore dhe platformat digjitale.

Foto: Screenshot/YouTube

Blerando ndërkaq për publikun u bë më i njohur për paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në finale.

E këngëtari nga Gjilani në anën tjetër që në fillim është shquar për një stil të veçantë muzikor. /Telegrafi/

The post Blerando dhe Gesko vijnë me “Tjetër kon” appeared first on Telegrafi.

Kuzhinieri Burak Ozdemir e pyet se cilën këngë turke di, youtuberi amerikan IShowSpeed ia përmend një shqiptare

16 July 2025 at 22:21

Një moment i pazakontë dhe argëtues ka ndodhur së fundmi gjatë një takimi mes kuzhinierit të famshëm turk, Burak Ozdemir, dhe youtuber-it të njohur amerikan IShowSpeed.

Ata u takuan gjatë turneut të tij në Turqi, ku nuk munguan batutat dhe energjia pozitive që i karakterizon të dy.

Gjatë takimit, Burak i kërkoi Speed-it të këndonte një këngë në gjuhën turke dhe youtuberi surprizoi të gjithë duke interpretuar në shqip.

Foto: Screenshot/TikTok

Ai nisi të këndojë hitin e njohur “Habibi” nga DJ Gimi-O, Ricky Rich dhe Dardan, një këngë shumë e dëgjuar në trojet shqiptare.

IshowSpeed shkaktoi të qeshura te Burak si dhe mori komente të shumta në videon e shpërndarë.

Foto: Screenshot/TikTok

E po ashtu u bë një koment edhe nga autori i këngës DJ Gimi-O duke thënë: “Është shqip, kënga ime vëlla”.

Ky takim shënon një tjetër rast ku emra të njohur ndërkombëtarë përqafojnë kulturën dhe muzikën shqiptare, duke treguar ndikimin gjithnjë në rritje të saj në skenën globale. /Telegrafi/

 

The post Kuzhinieri Burak Ozdemir e pyet se cilën këngë turke di, youtuberi amerikan IShowSpeed ia përmend një shqiptare appeared first on Telegrafi.

❌
❌