Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kam zgjedhur të jem e vërtetë, edhe kur kushton” – mesazhi i fuqishëm i Rozana Radit për 46-vjetorin e lindjes

10 July 2025 at 20:27

Artistja e njohur shqiptare, Rozana Radi, më 6 korrik festoi ditëlindjen e saj të 46-të.

Në vend të një feste të zhurmshme apo postimesh të zbukuruara me filtra, ajo zgjodhi një mënyrë më personale dhe të ndjerë për të shënuar këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj, me një mesazh të fuqishëm reflektues në Instagram.

Rozana ndau me ndjekësit një rrëfim të sinqertë për vitin që lamë pas, duke e quajtur atë një periudhë ku e vendosi veten “në provë më shumë se kurrë”.

Tregoi se ky vit ka qenë si një pasqyrë, ku ajo ka parë veten “pa filtra, pa grim, pa tituj të blerë”.

Në postimin e saj, theksoi qëndrimin e pandryshueshëm ndaj vlerave artistike dhe njerëzore.

“Kam zgjedhur gjithmonë të jem e vërtetë, edhe kur vërtetësia kushton më shumë se fama e lehtë”.

Shton se nuk ka ndërtuar asnjëherë emrin e saj mbi thashetheme apo skena boshe, por mbi artin, fjalën dhe shpirtin që ka dhënë në çdo projekt.

Një mesazh që rezonoi thellë me ndjekësit e saj ishte falënderimi që ia bëri vetes – për forcën, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë për të mos e ulur kokën, edhe kur të tjerët do të kishin zgjedhur të heshtnin.

“Ky vit iku, por unë mbeta. E njëjta, por më e fortë”.

Rozana falënderoi të gjithë ata që e uruan në ditën e saj të lindjes, duke thënë se çdo fjalë e mirë i jep forcë të ecë përpara “me zemër të madhe dhe me kokën lart”.

Postimi përmbyllet me një deklaratë që përmbledh thelbin e udhëtimit të saj artistik e njerëzor: “Jeta është për të guximshmit dhe unë jam një prej tyre”. /Telegrafi/

The post “Kam zgjedhur të jem e vërtetë, edhe kur kushton” – mesazhi i fuqishëm i Rozana Radit për 46-vjetorin e lindjes appeared first on Telegrafi.

Bieta Sula largohet nga TCH? Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’

By: M C
30 June 2025 at 17:11

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e sezonit muajin tjetër mund të shënojë përmbylljen e ciklit të saj shtatë vjecar si drejtuese dhe autore e programit të Pasdites në Top Channel.

Lart e poshtë, përflitet se Bieta mund të zhvendoset në Radio Televizionin Shqiptar, aty ku është rikthyer së fundmi bashkëshorti i saj, Alban Dudushi. Jo vetëm kaq! Persona të afërt me zhvillimet në botën e medias në Tiranë i kanë zbuluar emisionit tonë edhe një tjetër detaj. Paçka se asgjë nuk është e sigurtë, thuhet se Top Channel ka gati edhe pasuesen e saj në pasdite.

Rozana Radi mund të jetë moderatorja e re e programit të pasditeve nëse Bieta largohet drejt RTSH-së. Kjo nuk është hera e parë që përflitet për një lëvizje të tillë. Bieta ishe përfolur se do largohej edhe tre vera më parë por ajo vazhdoi stoikisht me stafin e saj nga e hëna në të premte.

Kujtojmë se Sulo është bërë prezantuesja më jetëgjatë në këtë format duke thyer mallkimin që Topi kishte paraprakisht pasiqë prej vitesh nuk rehatohej kurrë me pasditet që pësonin ndryshime të vazhdueshme në moderim dhe drejtim. Se a do të largohet Bieta pas dy dekadash nga Top Channel, do na duhet të presim edhe pak. Por, ku ka zë, s’është pa gjë!

The post Bieta Sula largohet nga TCH? Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’ appeared first on Albeu.com.

Nuk është keqkuptim! Rozana lëshon “thumbin” për Besën: Duhet të jesh besnike ndaj atyre që ishin aty në fillim

By: gaze tare
27 May 2025 at 19:55

Duket se marrëdhëniet mes Rozana Radit dhe Besa Kokëdhimës nuk janë më ato që kanë qenë, nëse ndonjëherë kanë qenë të mira. Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, Rozana ka folur për mënyrën se si Besa zgjodhi të ndryshojë këngën fituese të Festivalit për Eurovision, pa njoftuar autorët origjinalë.

“Pasi kënga fitoi, Besa pa na pyetur fare, pa na konsideruar si autorë të këngës, krijoi një këngë anglisht dhe e përfaqësoi Shqipërinë me një autor tjetër. Nuk e di, u ndjeva keq, sepse është mirë kur merr pjesë me një kompeticion shqiptar dhe vendos të marrësh emra për të përfaqësuar sa më mirë veten”, u shpreh ajo.

Por Rozana nuk ndalet me kaq:
“Sapo del jashtë kufirit, zgjedh të bashkëpunosh me të huaj. Ndonjëherë duhet të jesh besnik ndaj atyre që ishin aty në fillim. Ata nuk të lëshojnë kurrë. Dhe mbi të gjitha, duhet t’i qëndrosh gjuhës dhe vendit tënd.”

Nga ana tjetër, Besa Kokëdhima nuk ka reaguar ende për këtë deklaratë. Të dyja artistet nuk ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale – një detaj i vogël që flet shumë për raportin mes tyre.

The post Nuk është keqkuptim! Rozana lëshon “thumbin” për Besën: Duhet të jesh besnike ndaj atyre që ishin aty në fillim appeared first on iconstyle.al.

Rozana Radi hatërmbetje me Besa Kokëdhimën: Festivalin e fitoi me tekstin tim, në Eurovision zgjodhi bashkëpunëtorë të huaj

27 May 2025 at 15:53

Duket se paska një hatërmbetje ndërmjet artisteve Rozana Radit dhe Besa Kokëdhimës.

Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ndërroi këngën, pa i njoftuar autorët e këngës me të cilën fitoi Festivalin.

“Pasi kënga fitoi, Besa pa na pyetur fare, pa na konsideruar si autorë të këngës, krijoi një këngë anglisht dhe e përfaqësoi Shqipërinë me një autor tjetër. Nuk e di, u ndjeva keq, sepse është mirë kur merr pjesë me një kompeticion shqiptar dhe vendos të marrësh emra për të përfaqësuar sa më mirë veten”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Tutje tha: “Dhe sapo hedh këmbën jashtë kufirit shqiptar, ti preferon të zgjedhësh bashkëpunëtorë të huaj. Ndonjëherë duhet t’i qëndrosh besnik atij të vjetrit, sepse ai nuk të lëshon kurrë. Dhe sigurisht duhet që t’i qëndrosh besnik gjuhës dhe vendit tënd. Sepse pikërisht për këtë po shkon.

Edhe pse deklarata është bërë publike, nga ana e Besa Kokëdhimës ende nuk ka asnjë reagim e sqarim.

Duhet theksuar se Rozana dhe Besa nuk ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale, gjë që tregon shumë për raportin që kanë. /Telegrafi/

The post Rozana Radi hatërmbetje me Besa Kokëdhimën: Festivalin e fitoi me tekstin tim, në Eurovision zgjodhi bashkëpunëtorë të huaj appeared first on Telegrafi.

“Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri

By: Ela
25 May 2025 at 09:24

Rozana Radi zbuloi për ‘Goca dhe Gra’ se si jeta i ka ndryshuar pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania. Këngëtarja u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100% pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Po ashtu ajo zbuloi kritikat që mori nga partneri i saj […]

The post “Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri appeared first on BoldNews.al.

Rozana Radi pas BBVIP: “Jam një tjetër grua, jeta ime ndryshoi 100%”

By: gaze tare
25 May 2025 at 09:39

Rozana Radi ka reflektuar për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania, duke treguar se ky eksperiencë e ka transformuar plotësisht. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtarja tha se pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, ndjen se është një version i ri i vetes.

“Jam një Rozanë tjetër tani. Bigu më ka ndihmuar të rritem si njeri dhe të shoh jetën ndryshe. Jeta ime ka ndryshuar 100% për mirë,” u shpreh ajo.

Radi ndau edhe një moment të veçantë që e preku emocionalisht: një postim nga Rezarta Shkurta që e mbështeste në një moment të vështirë brenda shtëpisë. “E vlerësova shumë. Më preku, sepse kemi kaluar një histori të gjatë dhe ndryshe nga më parë, sot dimë të falim e të kuptojmë më shumë njëra-tjetrën,” tha Rozana.

Sa i përket reagimeve nga partneri i saj, ajo rrëfeu si kritikat, ashtu edhe komplimentet. “Më tha që nuk duhet t’i kisha falur disa njerëz, por gjithashtu më tha: ‘Ti për mua je më e mira’.” Ai kishte ndjekur veçanërisht momentet me Gertën, me të cilën Rozana kishte pasur përplasje, por edhe një përpjekje për pajtim përmes një ftese për të kënduar së bashku.

Duket se Big Brother nuk i dha vetëm famë Rozanës, por edhe një perspektivë të re mbi jetën, njerëzit dhe vetveten.

The post Rozana Radi pas BBVIP: “Jam një tjetër grua, jeta ime ndryshoi 100%” appeared first on iconstyle.al.

Rikthehet “Mr Yesterday 2”! Noizy dhe Rozana bashkojnë forcat me artistin e njohur

By: gaze tare
16 May 2025 at 17:55

Këngëtarja Rozana Radi, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Mr Yesterday 2 / Lule”, ku bashkëpunon me dy emra të njohur të skenës shqiptare, Noizy dhe Young Zerka.

Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rikthimin e Rozanës në muzikë, duke sjellë një kombinim të zhanreve dhe një atmosferë që duket se ndërthur nostalgjinë me aktualitetin urban.

Kjo këngë, është vazhdim i hitit që ka pasur vite më parë me Noizyn.

The post Rikthehet “Mr Yesterday 2”! Noizy dhe Rozana bashkojnë forcat me artistin e njohur appeared first on iconstyle.al.

Nga rivalitet-aleancë televizive?Gerta&Rozana drejt një rikthimi surprizë në ekran

By: gaze tare
5 May 2025 at 15:14

Ishin ndër personazhet më polarizues të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania – Gerta dhe Rozana, dy gra me personalitete të forta që nuk kursyen as përplasjet, as deklaratat e drejtpërdrejta brenda shtëpisë më të ndjekur në vend. Por, siç duket, televizioni ka një mënyrë të çuditshme për të kthyer konfliktin në bashkëpunim.

Burime për Prive bëjnë me dije se për sezonin e ri televiziv që nis në shtator, Top Channel po përgatit një projekt të ri argëtues, ku Gerta dhe Rozana përfliten si dy nga emrat kryesorë të kastit. Emisioni thuhet se është në fazën finale të diskutimeve dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, dyshen do ta shohim për herë të parë në të njëjtin krah të ekranit – këtë herë jashtë shtëpisë së BBVA dhe brenda një formati që kërkon bashkëpunim, jo përballje.

Publiku ka ende të freskët tensionin mes tyre, por kjo mund të jetë edhe receta perfekte për suksesin e një show të ri. A do të ruajnë dinamiken që i bëri aq të komentuara, apo do të shohim një partneritet surprizues që askush nuk e kishte imagjinuar?

Një gjë është e sigurt: rikthimi i tyre nuk do kalojë pa u vënë re.

The post Nga rivalitet-aleancë televizive?Gerta&Rozana drejt një rikthimi surprizë në ekran appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ ‘Lufta’ me Rozanën vazhdon edhe jashtë BBV, Gerta publikon këto pamje

By: M C
2 May 2025 at 16:16

Gerta Gixhari dhe Rozana Radi ishin dy ish banoret më të komentuara brenda shtëpisë.

Ato ishin rivale të njëra tjetrës jo vetëm për lojë por edhe për disa hatërmbetjet që kishin krijuar nga situata jashtë shtëpisë.
Ndonëse loja përfundoj siç po shihet ‘lufta’ mes tyre ende nuk ka mbaruar, shkruan Kosovarja.

Gerta ka publikuar një instastory që kishin për ndjekësit e saj me këtë shkrim dedikuar Rozanës:

The post FOTO/ ‘Lufta’ me Rozanën vazhdon edhe jashtë BBV, Gerta publikon këto pamje appeared first on Albeu.com.

Rozana Radi: Ish-banorët nuk e kanë dashur Gjestin, po ta donin do ta kishin treguar

By: gaze tare
30 April 2025 at 21:25

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi ka ndarë mendimin e saj pa filtra për fituesin e këtij edicioni, Gjestin. Në një prononcim per ‘Top Albania Radio’, Rozana u shpreh se ndonëse ajo vetë u mërzit që nuk fitoi çmimin e madh, e përgëzon Gjestin për fitoren dhe i uron që ajo t’i shërbejë si një trampolinë në rrugën artistike.

“Unë u mërzita që nuk e fitova, por i kam thënë atij se kush e fiton, është mëse e merituar. Ai ta gëzojë, t’i shkojë mbarë dhe t’i shërbejë si një trampolinë në karrierë,” – u shpreh këngëtarja.

Megjithatë, Rozana nuk i kurseu as kritikat ndaj banorëve të tjerë, duke lënë të kuptohet se Gjestin nuk e kanë dashur me të vërtetë.

“Ata nuk e kanë dashur Gjestin. Po ta donin, do ta kishin thënë. Ajo që ka thënë se ai është lezet i shtëpisë, jam unë,” – deklaroi ajo me bindje.

The post Rozana Radi: Ish-banorët nuk e kanë dashur Gjestin, po ta donin do ta kishin treguar appeared first on iconstyle.al.

Rozana Radi dhe Noizy do të publikojnë “Mr. Yesterday 2”?

By: M C
27 April 2025 at 17:28

Mbrëmja e së shtunës finalizoi edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania” me “Post Big Brother VIP Albania”. Teksa banorët u pyetën rreth planeve të tyre të verës, artistja, Rozana Radi, ka zbuluar së fundmi se një tjetër bashkëpunim me Noizy-n do të publikohet shumë shpejt.

Ky projekt do të jetë vazhdimi i këngës legjendare “Mr. Yesterday”, diçka që këngëtarja e konfirmoi duke pohuar se “Mr. Yesterday 2” do të publikohet shumë shpejt. Kujtojmë se dy vite më parë Rozana e ka konfirmuar që do të ketë një bashkëpunim me Noizyn nëpërmjet një InstaStory dhe mesa duket këtë këngë do të mund ta shijojmë brenda këtij viti.

Gjithashtu artisti i mirënjohur, në një nga koncertet e tij “Alpha Show” ka përshëndetur Radin duke thënë: Rozi, të dua shumë. Unë jam personi i fundit që mbaj këto lloj fjalimesh, por po vazhdoj pak ashtu siç di unë të flas.

The post Rozana Radi dhe Noizy do të publikojnë “Mr. Yesterday 2”? appeared first on Albeu.com.

‘Qëndruat si statuja!’ – Përplasje e ashpër mes Gertës, Rozanës dhe Laertit në “Post Big Brother”

27 April 2025 at 16:38

“Post Big Brother” ka mbyllur mbrëmë të gjitha debatet, diskutimet, hatërmbetjet dhe çdo moment tjetër brenda 4 muajve. Banorët së bashku me opinionistët analizuan disa nga ngjarjet më të rëndësishme dhe të bujshme të sezonit. Ndër to, nuk ka munguar “shuplaka e famshme” e Jozit, ndaj Gjestit dhe reagimet e banorëve në moment.

Gjithçka nisi kur Rozana e sfidoi Gertën për deklaratat e saj të mëparshme, duke e pyetur pse fillimisht kishte mbështetur fitoren e Gjestit, ndërsa tani shmangej nga dhënia e një përgjigjeje të drejtpërdrejtë. E qetë në qëndrimin e saj, Gerta sqaroi se gjithmonë kishte vlerësuar Gjestin si fitues, por nuk kishte qenë asnjëherë në krah të Rozanës për këtë qëllim. Në vijim të debatit, një moment i ndjeshëm nga brenda shtëpisë u soll sërish në vëmendje: ai kur Jozi qëlloi me shuplakë Gjestin. Pamjet treguan qartë se vetëm Gerta dhe Egli iu afruan për ta mbështetur, ndërsa Rozana dhe Laerti qëndruan në distancë, pa ndërhyrë.

Gerta tha: “E kuptova që isha me Gjestin në momentin që Jozi i dha shpullën dhe ju të dy qëndruat si statuja, ndërsa unë i qëndrova pranë”. Kjo deklaratë ndezi edhe më shumë atmosferën në studio dhe riktheu në qendër të diskutimeve qëndrimet e banorëve në situatat më kritike të lojës.

The post ‘Qëndruat si statuja!’ – Përplasje e ashpër mes Gertës, Rozanës dhe Laertit në “Post Big Brother” appeared first on Sot News | Lajme.

Rozana akuzon Nedën: Ke kërkuar ndihmën e banorëve për të më rënë mua

By: gaze tare
26 April 2025 at 22:45

Në një deklaratë në “Post BBV”,, Rozana Radi ka hedhur akuza të forta ndaj Neda Ballukut, duke thënë se kjo e fundit ka kërkuar ndihmën e ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania” për ta ulur atë në emisionin “Post Big Brother”.

Ke kërkuar ndihmën e banorëve për të më rënë mua në Post Big Brother,” është shprehur Rozana, duke shtuar tensionin mes dyshes.

Ky moment ka ngjallur shumë diskutime mes ndjekësve, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet dhe aleancat pas mbarimit të spektaklit.

The post Rozana akuzon Nedën: Ke kërkuar ndihmën e banorëve për të më rënë mua appeared first on iconstyle.al.

Nuk ndihet mirë/ Çfarë po ndodh me Rozana Radin? Banorja del me mesazhin e papritur

22 April 2025 at 21:39

Rozana Radi ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit.

Në një postim emocional në Instagram, këngëtarja falenderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë rrugëtimit të saj, duke e përshkruar këtë eksperiencë si një “udhëtim fantastik jete”.

Ajo shprehu gjithashtu mirënjohje për produksionin dhe stafin e Top Channel, të cilët, sipas saj, e bënë këtë përvojë të paharrueshme.

Me humor, Rozana zbuloi se ende nuk është ambientuar me jetën jashtë shtëpisë: “Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë,” – shkruan ajo, duke ndarë me ndjekësit ndjesitë e para pas përfundimit të aventurës.

Artistja vlerësoi në mënyrë të veçantë autorët e programit, Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon, për mundësinë që i dhanë dhe për emocionet e forta që përjetoi gjatë finales.

 

The post Nuk ndihet mirë/ Çfarë po ndodh me Rozana Radin? Banorja del me mesazhin e papritur appeared first on Sot News | Lajme.

Rozana Radi pas finales së BBVA: Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup

By: gaze tare
22 April 2025 at 16:55

Rozana Radi, një nga finalistet më të komentuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit.

Në një postim në Instagram, këngëtarja falenderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë rrugëtimit të saj, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një “udhëtim fantastik jete”. Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për produksionin dhe stafin e Top Channel, të cilët, sipas saj, e bënë këtë eksperiencë të paharrueshme.

Me humor dhe nostalgji, Rozana rrëfen se ende nuk është ambientuar me jetën jashtë shtëpisë: “Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë.”

Artistja vlerësoi edhe autorët e programit, Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon, për mundësinë që i dhanë, duke e cilësuar finalen si një moment të mbushur me emocione të forta.

The post Rozana Radi pas finales së BBVA: Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup appeared first on iconstyle.al.

Gerta Gixharit “nuk i del e keqja”, publikon sondazhet: Rozana nuk duhet të ishte as në podium

22 April 2025 at 16:42

Moderatorja Gerta Gixhari, një nga konkurrentet e edicionit të 4 të “Big Brother VIP Albania”, nuk arriti të prekte finalen e 19 prillit, duke u eliminuar në gjysmë-finale. Së fundmi, ajo ka reaguar në rrjetet sociale, ku vë edhe një herë në dukje mbështetjen e madhe që ka marrë nga fansat, teksa hedh dyshime dhe […]

The post Gerta Gixharit “nuk i del e keqja”, publikon sondazhet: Rozana nuk duhet të ishte as në podium appeared first on BoldNews.al.

Rozana Radi reagon për herë të parë pas përfundimit të “Big Brother”: Ende kërkoj…

By: V K
22 April 2025 at 15:24

Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Rozana Radi, ka reaguar për herë të parë në profilin e saj në “Instagram” rreth rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Këngëtarja e njohur ka falenderuar fillimisht publikun ‘për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete”. Gjithashtu ajo falenderon të gjithë skuadrën e BBV 4 që u ‘kujdes që ky udhëtim të jetë i paharrueshëm’.

Rozana shprehet se ende vijon të kërkojë mikrofonin në trup dhe gjumin ende nuk e ka bërë të plotë.

Postimi i ish-finalistes së “Big Brother VIP 4”:

I përulem publikut për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete! Finalja ishte e mbushur plot me emocione të bukura! Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë ???? Falenderoj @topchannelalbania që më bëri të shijoj një eksperiencë UNIKE!

@sarahoxhaaa @mr.ledionlico Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e një udhëtimi që destinacionin e kishte me emocione të forta!

@lorihoxha Je në krye të një treni qe nuk ndalet!
Faleminderit gjithë skuadrës fantastike të @bigbrotheralb_vip autorëve, në veçanti autoren time @petrina.gorica , dhomës së rrëfimit, regjisë, teknikeve dhe gjithkujt që u kujdes që ky udhëtim të jetë i paharrueshëm jo vetëm për ne që e jetuam por edhe për publikun! Ju jam mirënjohëse për gjithçka!

 

The post Rozana Radi reagon për herë të parë pas përfundimit të “Big Brother”: Ende kërkoj… appeared first on Albeu.com.

Projekt televiziv me Rozanën? Gerta Gixhari habit me përgjigjen e saj

By: gaze tare
20 April 2025 at 18:54

Gazetari Ronaldo Sharka, i tregoi Gerta Gixharit, lajmin që përflitet se një projekt i mundshëm televiziv që do të bashkonte në ekran Gertën dhe Rozana Radin. Por vetë Gerta i ka hedhur poshtë këto zëra, duke u shprehur e habitur për lajmin.

“Me thënë të drejtën, unë asnjëherë nuk kam bërë një emision me bashkëprezantues. Kam qenë gjithmonë vetëm. Tani po e dëgjoj këtë.”

Mesa duket, ideja për një dyshe Gerta–Rozana mbetet për momentin vetëm një spekulim, ndërsa vetë Gerta nuk konfirmon ndonjë projekt konkret në këtë drejtim.

The post Projekt televiziv me Rozanën? Gerta Gixhari habit me përgjigjen e saj appeared first on iconstyle.al.

Rozana pas finales së BBV:E lumtur që fitoi Gjesti–një rrugëtim i denjë deri në fund

By: gaze tare
20 April 2025 at 08:25

Edhe pse nuk e rrëmbeu çmimin e madh, Rozana Radi doli nga “Big Brother VIP Albania 4” si një ndër personazhet më të dashura dhe më të komentuara të këtij sezoni. Ajo arriti deri në finalen e madhe, duke u renditur e dyta, një arritje që e përjetoi me krenari dhe sportivitet.

Pas shpalljes së fituesit, Rozana u shpreh se ishte e lumtur për triumfin e Gjestit. “Jam shumë e lumtur që fitoi ai. Ishte një djalë i sinqertë dhe i drejtë gjatë gjithë rrugëtimit,” u shpreh ajo për publikun menjëherë pas mbylljes së spektaklit.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Rozana dha maksimumin si konkurrente dhe si personazh publik, duke u treguar e drejtpërdrejtë, e ndjeshme dhe pa filtra. Ajo krijoi lidhje të forta me disa banorë, por gjithashtu nuk ngurroi të përballej me situata të vështira dhe debate.

Publiku e vlerësoi për qëndrueshmërinë, karakterin dhe mënyrën e saj autentike të të qenit, gjë që e çoi deri në fund të kësaj aventure, duke i dhënë asaj një tjetër dimension në karrierën dhe jetën personale.

Rozana mund të mos ketë fituar kupën, por doli nga kjo eksperiencë si një ndër figurat më të vlerësuara të sezonit, duke lënë një gjurmë të fortë në këtë edicion të BBVIP.

The post Rozana pas finales së BBV:E lumtur që fitoi Gjesti–një rrugëtim i denjë deri në fund appeared first on iconstyle.al.

Momenti i pazakontë kur Rozana falënderon dhomën e rrëfimit: Na kanë suportuar dhe na kanë dhuruar

20 April 2025 at 09:45

Mbrëmja finale e Big Brother VIP Albania 4 u mbyll me fitoren e Gjestit, i cili u kurorëzua si fituesi i këtij edicioni të ndjekur gjerësisht.

Pas shpalljes së rezultatit, në vendin e dytë u rendit këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi, e cila sapo hyri në studio, nuk i fshehu emocionet.

Ajo u shpreh me sinqeritet se ishte e lumtur për fitoren e Gjestit: “Jam shumë e gëzuar që e fitoi Gjesti këtë rrugëtim, e kam dashur shumë”, tha ajo mes falënderimesh dhe buzëqeshjesh.

Foto: Screenshot/YouTube

Por. momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kur Rozana nisi të falënderonte stafin e produksionit dhe veçanërisht dhomën e rrëfimit, me tone plot mirënjohje:“Dua të falënderoj ‘Motorin’ e Top Channel-it. Motori është ai Vëllai i Madh – e falënderoj shumë. Dua të falënderoj të gjithë ata, sepse motori pa benzinë nuk ecën – dhomat e rrëfimit, një duartrokitje të madhe se na kanë suportuar, na kanë dhuruar shumë. Autorët, regjisorët, ndriçimi, skenografia, gjithçka që përmban kjo flotë e madhe e Top Channel-it – faleminderit! Faleminderit ty, Ledion. Faleminderit Sara, opinionistët, publiku kudo që ndodheni – Shqipëri, Kosovë, diasporë – ju dua! Faleminderit edhe konkurrentëve.”

Por, ndërsa falënderimet e saj prekën shumë fansa, pati edhe nga ata që vunë re një detaj që riktheu diskutime të mëparshme në rrjet.

Momenti kur Rozana falënderoi posaçërisht dhomën e rrëfimit u komentua gjerësisht nga shikuesit, duke rikthyer në vëmendje një video që ishte bërë virale gjatë kohës së qëndrimit të saj në shtëpi. Në pamjet e përhapura më parë, Rozana shihej duke lëvizur sytë në mënyrë të dyshimtë në dhomën e rrëfimit, gjë që disa interpretuan si lexime në një ekran apo marrje instruksionesh.

Kjo nxiti spekulime të reja mes ndjekësve të formatit, të cilët në rrjetet sociale komentuan se ndoshta banorët, përfshirë Rozanën, mund të kenë marrë ndonjëherë sugjerime për lojën ose informacione të brendshme.

Pavarësisht komenteve, Rozana doli nga formati me shumë dinjitet, duke marrë përkrahje të madhe nga publiku dhe duke lënë pas një rrugëtim të fortë emocional dhe dinamik në shtëpinë e famshme. /Telegrafi/

The post Momenti i pazakontë kur Rozana falënderon dhomën e rrëfimit: Na kanë suportuar dhe na kanë dhuruar appeared first on Telegrafi.

❌
❌