Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri

By: D Marku
25 May 2025 at 12:12

Këngëtarja u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100% pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Po ashtu ajo zbuloi kritikat që mori nga partneri i saj dhe çfarë i tha ky i fundit për rivalen e saj në lojë, Gerta Gixharin.

“Jeta pas Big Brother ka ndryshuar për mirë, ka ndryshuar 100%. Unë jam një Rozanë tjetër dhe kjo falë Bigut.”, u shpreh Rozana.

Kur dole jashtëm çfarë të befasoi më shumë nga reagimet?

Rozana: Më erdhi shumë mirë për shkrimin që kishte bërë Rezarta në rrjetet e sociale. Të dyja jemi rritur dhe me rritjen tonë mendojmë dhe sillemi ndryshe. Do e falënderoj shumë pasi në një moment jo shumë të mirë të timin në shtëpi, Rezarta doli dhe vendosi pikat mbi i.

Kritika dhe komplimenti që të bëri partneri?

Rozana: ‘Nuk duhet t’i kishe falur disa njerëz’. Komplimenti? ‘Ti për mua je më e mira’. Ka parë Gertën që më ka lënduar dhe pastaj doli ajo që unë i kërkova Gretës për të kënduar një këngë së bashku, më shumë e kishte me Gertën besoj.

The post “Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri appeared first on Albeu.com.

Rozana Radi po i rikthehet muzikës, së shpejti vjen projekti në bashkëpunim me Noizyn dhe Young Zerka-n

By: D Marku
12 May 2025 at 12:38

Pas një rrugëtimi të suksesshëm dhe plot emocione në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, këngëtarja e njohur Rozana Radi po përgatitet t’i rikthehet fuqishëm skenës muzikore.

Artistja, e cila njihet për zërin karakteristik dhe tekstet me mesazhe të forta, ka zbuluar për fansat e saj se është duke punuar në një projekt të ri muzikor, që pritet të lansohet shumë shpejt.

Befasia më e madhe është se në këtë rikthim ajo nuk do të jetë e vetme – dy emra shumë të njohur të skenës shqiptare, Noizy dhe Young Zerka, do të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi që tashmë ka ngjallur kureshtje dhe pritshmëri të larta.

Kënga mban titullin “Luleborë”, një emër simbolik që lë të nënkuptohet një frymë e ndjeshme, ndoshta edhe nostalgjike.

Deri më tani, detajet mbi stilin muzikor, videoklipin apo tematikën e këngës nuk janë bërë publike.

Megjithatë, fansat e Rozanës dhe Noizyt kanë nisur menjëherë të spekulojnë nëse ky projekt mund të jetë një vazhdim shpirtëror i hitit të dikurshëm “Mr. Yesterday”, një këngë që ka mbetur në kujtesën e publikut për energjinë, ndjenjat dhe përputhjen artistike mes tyre.

The post Rozana Radi po i rikthehet muzikës, së shpejti vjen projekti në bashkëpunim me Noizyn dhe Young Zerka-n appeared first on Albeu.com.

Rozana dhe Gerta në një emision bashkë? Meridian Ramçaj ka dy fjalë edhe për Eglin e Gjestin: Mendoj që janë…

By: V K
8 May 2025 at 10:40

Ditën e djeshme, i ftuar dje në “Live From Tirana”, ishte Meridian Ramçaj, i cili komentoi ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me temën “A ka Big Brother pas mbylljes së Big Brother?

Sipas ish-banorit të edicionit të parë të reality show-t, zhurmën vazhdon që t’a bëjë fituesi edhe tani që ka mbaruar “Big Brother VIP 4”.

“Ka akoma njerëz që ftohen në emisione për të folur për Gjestin”, tha Ramçaj.

Ndërsa lidhur me Gjestin dhe Egli Takon, të cilët dolën të lidhur nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Meridiani u shpreh:

“Gjesti dhe Egli duken se kanë një strategji të përbashkët, kjo më shtyn mua të mendoj që janë bashkë. Edhe Egli s’po del shpesh nëpër intervista. Gjithashtu, pashë një video të Gjestit në makinë, ku duket Egli që është duke u ulur që të mos duket…”.

Përsa u përket lajmeve që qarkullojnë në rrjet se Rozana Radi dhe Gerta Gixhari mund të jenë së bashku në emisionin “Goca & Gra”, Ramçaj u shpreh:

“Unë mendoj që të dyja e meritojnë”.

 

The post Rozana dhe Gerta në një emision bashkë? Meridian Ramçaj ka dy fjalë edhe për Eglin e Gjestin: Mendoj që janë… appeared first on Albeu.com.

Nga rivalitet-aleancë televizive?Gerta&Rozana drejt një rikthimi surprizë në ekran

By: D Marku
5 May 2025 at 16:07

Ishin ndër personazhet më polarizues të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania – Gerta dhe Rozana, dy gra me personalitete të forta që nuk kursyen as përplasjet, as deklaratat e drejtpërdrejta brenda shtëpisë më të ndjekur në vend. Por, siç duket, televizioni ka një mënyrë të çuditshme për të kthyer konfliktin në bashkëpunim.

Burime për Prive bëjnë me dije se për sezonin e ri televiziv që nis në shtator, Top Channel po përgatit një projekt të ri argëtues, ku Gerta dhe Rozana përfliten si dy nga emrat kryesorë të kastit. Emisioni thuhet se është në fazën finale të diskutimeve dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, dyshen do ta shohim për herë të parë në të njëjtin krah të ekranit – këtë herë jashtë shtëpisë së BBVA dhe brenda një formati që kërkon bashkëpunim, jo përballje.

Publiku ka ende të freskët tensionin mes tyre, por kjo mund të jetë edhe receta perfekte për suksesin e një show të ri. A do të ruajnë dinamiken që i bëri aq të komentuara, apo do të shohim një partneritet surprizues që askush nuk e kishte imagjinuar?

Një gjë është e sigurt: rikthimi i tyre nuk do kalojë pa u vënë re.

The post Nga rivalitet-aleancë televizive?Gerta&Rozana drejt një rikthimi surprizë në ekran appeared first on Albeu.com.

‘Lufta’ me Rozanën vazhdon edhe jashtë BBV, Gerta publikon këto pamje

2 May 2025 at 16:04

Gerta Gixhari dhe Rozana Radi ishin dy ish banoret më të komentuara brenda shtëpisë.

Ato ishin rivale të njëra tjetrës jo vetëm për lojë por edhe për disa hatërmbetjet që kishin krijuar nga situata jashtë shtëpisë.

Ndonëse loja përfundoj siç po shihet ‘lufta’ mes tyre ende nuk ka mbaruar, shkruan Kosovarja.

Gerta ka publikuar një instastory që kishin për ndjekësit e saj me këtë shkrim dedikuar Rozanës:

The post ‘Lufta’ me Rozanën vazhdon edhe jashtë BBV, Gerta publikon këto pamje appeared first on Sot News | Lajme.

‘Qëndruat si statuja!’ – Përplasje e ashpër mes Gertës, Rozanës dhe Laertit

By: gaze tare
27 April 2025 at 08:15

Në studion e “Post Big Brother VIP Albania” mbrëmjen e kaluar nuk munguan tensionet. Një debat i fortë shpërtheu mes Gerta Gixharit, Rozana Radit dhe Laertit, ku protagonistë u bënë akuzat për qëndrime të ndryshuara pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjithçka nisi kur Rozana e sfidoi Gertën për deklaratat e saj të mëparshme, duke e pyetur pse fillimisht kishte mbështetur fitoren e Gjestit, ndërsa tani shmangej nga dhënia e një përgjigjeje të drejtpërdrejtë. E qetë në qëndrimin e saj, Gerta sqaroi se gjithmonë kishte vlerësuar Gjestin si fitues, por nuk kishte qenë asnjëherë në krah të Rozanës për këtë qëllim.

Në vijim të debatit, një moment i ndjeshëm nga brenda shtëpisë u soll sërish në vëmendje: ai kur Jozi qëlloi me shuplakë Gjestin. Pamjet treguan qartë se vetëm Gerta dhe Egli iu afruan për ta mbështetur, ndërsa Rozana dhe Laerti qëndruan në distancë, pa ndërhyrë.

Gerta tha: “E kuptova që isha me Gjestin në momentin që Jozi i dha shpullën dhe ju të dy qëndruat si statuja, ndërsa unë i qëndrova pranë”.

Kjo deklaratë ndezi edhe më shumë atmosferën në studio dhe riktheu në qendër të diskutimeve qëndrimet e banorëve në situatat më kritike të lojës.

The post ‘Qëndruat si statuja!’ – Përplasje e ashpër mes Gertës, Rozanës dhe Laertit appeared first on iconstyle.al.

Përplasje e fortë mes Nedës dhe Rozanës, opinionistja: Të kam shpëtuar fytyrën, je e dhunshme

By: redi
27 April 2025 at 00:17

Një nga situatat më të forta në këtë post ”Big Brother Albania Vip 4”, u pa në përballjen mes Nedës dhe Rozanës. Neda: Egli ka hyrë natën e statuseve. Mashtrimet e Rozanës. Rozana: Neda pse nuk më lë ta përfundoj. Neda dhe Egli janë takuar përpara se Egli të hynte. Pash një video që Neda ishte shqetësuar. Neda: Lëri manipulimet dhe gënjeshtrat. Rozana: Neda ishte shqetësuar…

Source

Gerta dhe Rozana nuk hedhin pas rivalitetin: Ke thënë 1001 të zezat

By: M C
26 April 2025 at 22:40

Pavarësisht se rrugëtimi brenda “Big Brother VIP” ka përfunduar, Rozana dhe Gerta kanë vijuar me debatet e tyre.

Emri i finalistit, i përmendur nga Gerta pas eliminimit, ka ndezur debat. Rozana pretendon se Gerta i është afruar Gjestit ditëve të fundit, kjo pasi sipas saj, banorja kishte mbetur vetëm brenda shtëpisë.

Rozana: Publiku mua më ka dashur tha më ka vizituar, por pse nuk të dërgoi në finale meqë të do. Publiku ka votuar Gjestin. Gertën pse nuk e votoi. Hë Gerta do flasësh apo jo, lëre se nuk ke se çfarë të thuash.

Gerta: Brenda shtëpisë e kam thënë që fitoren e Gjestit e pranoj, por në radhë të parë kam dashur të fitoj. Rozana dhe Laerti nuk kanë qenë real. Unë nuk e prisja që do dilja, por publiku vendosi, dhe aty thash që përderisa Egli doli mbi mua le ta fitojë Egli meqë ishte më e votuar se unë. E kam thënë brenda shtëpisë që më mirë Gjesti se ata të dy.

Rozana: Kur e deshe Gjestin ti, javën e fundit. E ke me mua debatin. Javën e fundit fillove ta duash, Ke thënë për Gjestin 1001 të zezat, kur e pe që mbete vetëm kalove të rrish me Gjestin.

The post Gerta dhe Rozana nuk hedhin pas rivalitetin: Ke thënë 1001 të zezat appeared first on Albeu.com.

Gerta Gixharit “nuk i del e keqja”, publikon sondazhet: Rozana nuk duhet të ishte as në podium

22 April 2025 at 16:42

Moderatorja Gerta Gixhari, një nga konkurrentet e edicionit të 4 të “Big Brother VIP Albania”, nuk arriti të prekte finalen e 19 prillit, duke u eliminuar në gjysmë-finale. Së fundmi, ajo ka reaguar në rrjetet sociale, ku vë edhe një herë në dukje mbështetjen e madhe që ka marrë nga fansat, teksa hedh dyshime dhe […]

The post Gerta Gixharit “nuk i del e keqja”, publikon sondazhet: Rozana nuk duhet të ishte as në podium appeared first on BoldNews.al.

Projekt televiziv me Rozanën? Gerta Gixhari habit me përgjigjen e saj

By: D Marku
20 April 2025 at 21:41

Gazetari Ronaldo Sharka, i tregoi Gerta Gixharit, lajmin që përflitet se një projekt i mundshëm televiziv që do të bashkonte në ekran Gertën dhe Rozana Radin. Por vetë Gerta i ka hedhur poshtë këto zëra, duke u shprehur e habitur për lajmin.

“Me thënë të drejtën, unë asnjëherë nuk kam bërë një emision me bashkëprezantues. Kam qenë gjithmonë vetëm. Tani po e dëgjoj këtë.”

Mesa duket, ideja për një dyshe Gerta–Rozana mbetet për momentin vetëm një spekulim, ndërsa vetë Gerta nuk konfirmon ndonjë projekt konkret në këtë drejtim.

The post Projekt televiziv me Rozanën? Gerta Gixhari habit me përgjigjen e saj appeared first on Albeu.com.

U shpall e dyta në garën për çmimin e madh të “Big Brother Vip Albania 4”, ja fjalët e para të Rozanës: Jam e lumtur që e fitoi Gjesti

By: V K
20 April 2025 at 08:42

Rozana Radi u rëndit e dyta pas Gjestit, në garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP Albania 4”.

Rozana: Ka qenë një natë shumë e bukur.

Jam shumë e lumtur që e fitoi Gjesti këtë rrugëtim dhe e them pa rezerva, sepse e kam dashur atë nubin e vogël me të gjitha të mirat e të këqijat e raportit tonë.

Dua të falenderoj dhomat e rrëfimit, autorët dhe gjithçka që mban flota gjigante e Top Channel.

Faleminderit Shqipëri dhe Kosovë ju dua pafund.

The post U shpall e dyta në garën për çmimin e madh të “Big Brother Vip Albania 4”, ja fjalët e para të Rozanës: Jam e lumtur që e fitoi Gjesti appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Nata finale, 4 finalistët elegantë dhe plot stil. Detaje nga veshjet

By: redi
19 April 2025 at 22:13

Finalistët po shkëlqejnë me dukje të jashtëzakonshme. Çdo detaj i veshjeve të tyre pasqyronte personalitetin dhe stilin unik, duke lënë të gjithë të mahnitur. Egli elegante me një fustan të shkurtë ngjyrë shampanje, i cili e theksonte trupin e saj perfekt. Flokët e saj ishin gjysmë të kapura, ndërsa vathët që bien në sy i dhanë një prekje delikate dhe tërheqëse. Këpucët me rripa përfundonin pamjen…

Source

Gjesti për eksperiencën në BBVA: “Edhe një muaj do e shtyja, jam vetvetja 100%”

By: gaze tare
19 April 2025 at 21:59

Gjatë një bisede me moderatorin Ledion Liço mbrëmjen e sotme, finalistët ndanë përshtypjet e tyre për javën e fundit brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Gjesti, një nga konkurrentët më të komentuar të këtij sezoni, u shpreh se po e përjeton me shumë nostalgji fundin e eksperiencës në BBVA.

“Unë edhe një muaj e kisha shtyrë. Nuk po më dilet,” u shpreh ai, duke treguar se është lidhur fort me jetën brenda shtëpisë dhe atmosferën që ka krijuar me banorët.

Ai theksoi gjithashtu se gjatë gjithë qëndrimit në reality show ka qenë i sinqertë dhe i pandryshuar: “Jam vetvetja 100%.”

The post Gjesti për eksperiencën në BBVA: “Edhe një muaj do e shtyja, jam vetvetja 100%” appeared first on iconstyle.al.

Finale e zjarrtë në BBVIP – 4 finalistë, vetëm 1 fitues

By: gaze tare
19 April 2025 at 10:17

Pas më shumë se 100 ditësh dinamikë, debate, emocione dhe surpriza, sot mbrëma zhvillohet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania.

Në garë për çmimin e madh kanë mbetur katër finalistë: Egli, Gjesti, Laerti dhe Rozana – secili me rrugëtimin dhe mbështetjen e vet nga publiku.

Fituesi do të vendoset nga vota e publikut dhe pritet të shpallet gjatë spektaklit final që do të transmetohet live mbrëmjen e sotme.

Kush do ta ngrejë trofeun? Mbetet për t’u parë…

The post Finale e zjarrtë në BBVIP – 4 finalistë, vetëm 1 fitues appeared first on iconstyle.al.

Laerti zbulon historinë e vërtetë të dashurisë në ‘BBV4’, Rozana: E gr*pose veten

By: M C
18 April 2025 at 22:15

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh i surprizoi katër finalistët e “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hynë disa nga moderatorët e njohur të Top Channel.

Pasi darkuan të gjithë bashkë, katër banorët e këtij edicioni të katërt të reality show-t u vendosën përballë pyetjeve të tyre.

Bieta Sulo i bëri një pyetje Laert Vasilit, në lidhje me çiftet që u krijuan në këtë BBV 4.

“E kam pyetjen për Laertin. Historia e vërtetë e dashurisë brenda kësaj shtëpie, e këtij edicioni?”, ishte pyetja e moderatores së emisionit “Ftesë në 5”.

Nuk ishte Laerti ai që dha përgjigjen e pari pasi menjëherë Gjesti u shpreh:

“Nuk ka”, duke shkaktuar të qeshura mes të ftuarve dhe katër finalistëve.

Ndërkohë aktori i njohur u përgjigj:

“Historia e vërtetë e dashurisë ka qenë mes meje dhe Aldos”, duke shkaktuar edhe ky të qeshura.

“U gropos fare. E groposi veten”.

The post Laerti zbulon historinë e vërtetë të dashurisë në ‘BBV4’, Rozana: E gr*pose veten appeared first on Albeu.com.

“Nuk ka njeri më mashtrues”. Rozana: Gjesti nuk meriton ta fitojë “BBVA4”

By: D Marku
18 April 2025 at 09:56

Pasditen e sotme në një bisedë të zhvilluar mes finalistëve të “Big Brotherit”, Rozana kritikon se pse Gjesti nuk e meriton finale.

Në renditjen e argumentave se pse artisti nga Kosova nuk meriton të jetë fituesi i këtij sezoni, Rozana thekson se ai gënjen aq shumë saqë nganjëherë e beson dhe vetë gënjeshtrën e tij.

Sipas Rozanës, Gjesti nuk e ka patur aftësinë për të krijuar apo përballur tensionet e një situate të ndodhur në “BBVA4”.

Më tej këngëtarja cek faktin se Gjesti ndryshe sillet në shtëpi dhe komplet ndryshe flet në dhomën e rrëfimit.

Argumentimi i plotë i Rozanës: Unë kam shumë arsye se pse nuk do ta fitojë Gjesti këtë Big. E para njëherë nuk kam njohur njeri që gënjen më shumë se Gjesti. Një njeri i cili aq shumë gënjen saqë ndonjëherë e beson dhe vetë atë që gënjen. Në rrugëtimin e tij më ka treguar që ka qenë i pafuqishëm për të ngritur një situatë të caktuar dhe e ka prishur, arsyetuar rrugës. Siç bëri dhe në fund të prime-t të kaluar ku ndryshe është sjellur gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi dhe ndryshe thotë në dhomën e rrëfimit. Për Gjestin asnjëherë historia e ndërtuar ose narrative e ndërtuar këtu në shtëpi nuk ka qenë serioze por gjithmon ëka bërë hajgare sepse nuk ishte i aftë të vazhdonte debatin pas prime-t. Debat që duhet ta mbante vetë mbi shpatulla. Gjesti nuk është një djalë i cili ka argument. Nuk është një djalë i cili mbron veten e tij për të gjithë gjërat që ka bërë në shtëpi.

The post “Nuk ka njeri më mashtrues”. Rozana: Gjesti nuk meriton ta fitojë “BBVA4” appeared first on Albeu.com.

Figurat e Top Channel surprizojnë finalistët e BBVA4 pak ditë para finales

By: gaze tare
17 April 2025 at 22:36

Disa nga figurat më të njohura të Top Channel, si Edi Manushi, Xhemi Shehu, Bieta Sulo, Marin Mema dhe të tjerë, surprizuan finalistët e Big Brother VIP Albania 4 me një vizitë të papritur në shtëpi.

Ata u pritën me emocione nga Egli, Laerti, Rozana dhe Gjesti, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

Vizita u kthye në një moment reflektimi dhe motivimi për banorët, vetëm pak ditë para finales së madhe.

The post Figurat e Top Channel surprizojnë finalistët e BBVA4 pak ditë para finales appeared first on iconstyle.al.

Ish-banori me akuza për Laertin dhe Rozanën: E panë të shtrirë Gjestin dhe nuk vajtën t’ia jepnin as dorën

By: D Marku
16 April 2025 at 16:05

Në ‘Fan Club’ së fundmi ish-banorët kanë diskutuar të gjitha dinamikat e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ish-konkurrenti Gert Ferra ka hedhur akuza të rënda në drejtim të finalistëve: Laert Vasili dhe Rozana Radi.

Ai kujtoi ngjarjen e së shtunës, ku Jozi goditi Gjestin, teksa të njëjtit vetëm po shikonin.

Aktori shqiptar thekson se dyshja kanë humbur sensin njerëzor në këtë reality shou.

“Dua të iu rikujtoj të gjithëve juve kur po flisnim për Laertin të kujtoni vetëm një sekuencë të vogël që ndodhi të shtunën në darkë kur ai djali i vogël ishte i shtrirë në tokë dhe Laerti kruhej mes të gjithëve bashkë me Rozana Radin”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Për mua është ai njeri që e pa atë të rrëzuar të rrënuar dhe nuk vajti t’i vinte një dorë çfarë do të flasim më shumë kur kemi humbur sensin njerëzor të gjithë asaj që flasim që Big Brotheri lë si mesazh në fund të fundit. Ishte momenti të thoshte fjalën e vet, të merrte qëndrimin, të cilin nuk e pamë për asnjë moment në atë shtëpi”.

Finalja e madhe e Big Brother vlen të ceket se do të jetë të shtunën (19 prill).

The post Ish-banori me akuza për Laertin dhe Rozanën: E panë të shtrirë Gjestin dhe nuk vajtën t’ia jepnin as dorën appeared first on Albeu.com.

Ilnisa Agolli për raportin e banorëve: Rozana lau dhe fytyrën me duart e Laertit…

By: V K
16 April 2025 at 09:18

Mbrëmjen e djeshme, të ftuar në emisionin maratonë “Big Brother VIP Fan Club”, për të diskutuar në lidhje me rrugëtimin e finalistes Rozana Radi së bashku më ish-banorët dhe opinionistët, kanë qenë Ilnisa Agolli dhe Meridian Ramçaj.

Të dy ata kanë dhënë mendimin e tyre, në lidhje me dinamikat e lojës së banores dhe jo vetëm…

Pjesë nga biseda:

Heidi:A është Rozana Radi një lidere e vërtetë e këtij edicioni? Apo një lidere e vetëshpallur?

Meridiani: Fakti që Rozana është në finale dhe fakti që është një ndër banoret më të përfolura në shtëpi do të thotë që është lider. E kanë bërë banorët Rozanën lider. 

Ilnisa: Ne si shoqëri kemi nevojë për shembuj edukativ, globalizimi po shkon drejt kotësisë, po rrisim një rini që po ka vetëm një jetë fiktive dhe një model qytetar në këtë lojë padyshim që vazhdon të jetë vetëm Laert Vasili. 

Nëse ka një model në atë shtëpi që ka abuzuar me Laert Vasilin është vetëm Rozana Radi, e cila ka abuzuar me miqësinë e çiltër të Laertit. Laerti është qytetar dhe miqësinë e ofron me zë të ulët nuk e ofron me zë të lartë siç e ofron kjo vajza tjetër. 

Heidi:Me këtë doni të thoni që i ka dhënë një dorë Laerti Rozanës?

Ilnisa: Çfarë? Jo vetëm një por të dyja duart, lau dhe fytyrën me duart e Laertit. 

The post Ilnisa Agolli për raportin e banorëve: Rozana lau dhe fytyrën me duart e Laertit… appeared first on Albeu.com.

E vutë re? Ja çfarë ndodhi mes Rozanës dhe Nedës në dasmën brenda “BBVA”

By: M C
15 April 2025 at 17:19

Një moment i papritur ka ndodhur gjatë ceremonisë festive të Gjestit dhe Eglit në “Big Brother VIP Albania”. Në një atmosferë dasmore me emocione dhe muzikë, vëmendjen e mori një përballje që askush nuk e kishte parashikuar.

Rozana Radi, e cila shoqëronte Gjestin gjatë hyrjes në ceremoni, u afrua dhe përshëndeti me mirësjellje Neda Ballukun, duke i zgjatur dorën dhe i tha: “Mirëmbrëma.”

Në një kthesë të qetë dhe pa tension, Neda ia zgjati dorën në kthim, duke lënë pas debatet e dikurshme mes tyre.

The post E vutë re? Ja çfarë ndodhi mes Rozanës dhe Nedës në dasmën brenda “BBVA” appeared first on Albeu.com.

❌
❌