Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re? Ja ç’thotë ajo

By: gaze tare
6 July 2025 at 11:10

Loredana, një nga personazhet më të komentuar të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

“Nuk kemi qenë keq me kërkesat, më dërgojnë çunat foto nga palestra. I kam vënë pak në sedër, por nuk jam aq e fiksuar me muskujt me thënë të drejtën,” tha ajo me sinqeritet.

Deklarata e saj u interpretua nga fansat si një shenjë që është e hapur për një lidhje të re pas ndarjes nga Jozi, por këtë herë me më shumë theks tek personaliteti dhe energjia, sesa tek “six-pack-u”.

The post Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re? Ja ç’thotë ajo appeared first on iconstyle.al.

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania

30 June 2025 at 17:19

Motra e këngëtares së njohur, Enca, Uindi Haxhia, po hedh hapa të mëdha në karrierën e saj si opinioniste dhe moderatore. Uindi shprehu interesimin e saj për të mësuar më shumë rreth përvojës së ata që kanë qenë në këtë reality show të njohur dhe se si përjetuan ata momentet e famës dhe viralitetit.

Gjatë bisedës, Uindi tha: “Unë në fakt kisha një pyetje për ju që keni qenë pjesë e ‘Big Brother’, si ndihesh kur del dhe përjetohet ajo famë?” Kjo pyetje jo vetëm që nxiti reagime, por gjithashtu tregoi edhe se si ajo po mundohej të kuptonte thelbin e asaj përvoje, jo thjesht si një moderator, por si dikush që mund të jetë pjesë e saj në të ardhmen.

Me interesin gjithnjë në rritje të publikut për reality show-t dhe dobinë e tyre në shoqërinë shqiptare, vendimi i Uindit Haxhia mund të shndërrohet në një moment kyç për karrierën e saj dhe një burim inspirimi për shumë të rinj që ëndërrojnë të bëhen pjesë e botës së argëtimit.

The post Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania appeared first on Sot News | Lajme.

Si e ke marrëdhënien me Loredanën? Jozi më në fund ‘godet’ me deklaratën e tij

30 June 2025 at 13:54

Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”. Pyetjet për këngëtarin kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, nga jeta private tek ajo profesionale. E sigurisht që ndjekësit kanë qenë kuriozë që të dinë edhe rreth raportit të tij me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Dikush i ka shkruar shkurt ‘arroje’, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur. Kjo fjalë është përdorur nga Loredana Brati, me të cilin Jozi nisi një romancë brenda shtëpisë së BBV 4, e fansat duan të dinë se çfarë po ndodh me ata të dy jashtë.

“Se arroj jo”, është përgjigjur shumë shkurt edhe Jozi.

Ndërsa i pyetur: “Po me Loredanën si asgjë s’po marrim vesh ça bëhet”, këngëtari ka kthyer një përgjigje që ka ngritur dyshime për marrëdhënien e tyre.

“Vlla çiftet i kalojnë do faza, zihu-pajtohu-zihu-pajtohu. Ndryshe s’ka kuptim”, ka shkruar Jozi në “Instastory”, duke mos zbuluar nëse janë apo jo bashkë.v

The post Si e ke marrëdhënien me Loredanën? Jozi më në fund ‘godet’ me deklaratën e tij appeared first on Sot News | Lajme.

‘Trondit’ Krisa Caushi: Babai im biologjik është ish banori i ‘BBVA’

30 June 2025 at 09:06

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Krisa Caushi, ka trazuar rrjetin me postimin e saj të fundit në Instagram.

Teksa ka publikuar një video ku shfaqet krah aktorit Laert Vasili, Krisa shprehet: “O njerëz, kam një lajm për t’ju dhënë. S’kam shumë që e kam marrë vesh dhe jam akoma e tronditur. Babai im biologjik është Laert Vasili”.

“Më në fund, u bëra me fëmijë“, ia kthen Laert Vasili. Sigurisht, e gjitha është një shaka mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Albania.

The post ‘Trondit’ Krisa Caushi: Babai im biologjik është ish banori i ‘BBVA’ appeared first on Sot News | Lajme.

Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Albania 5?

By: gaze tare
24 June 2025 at 15:05

Në një lidhje telefonike me emisionin “Live From Tirana”, Ed Manushi foli për zërat që po qarkullojnë në rrjet lidhur me emrat e mundshëm të banorëve në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”.

I pyetur nga Ronaldo Sharka se sa personazhe nga “E Diell” mund të marrin pjesë këtë vit, Manushi nuk ngurroi të zbulojë një emër: “Një kandidaturë kemi këtë vit nga ‘E Diell’. E do emrin? Hilda Kërtalli, një kandidate serioze për BBVIP 5.”

Edhe pse asgjë nuk është zyrtare, Manushi e quajti Hildën një zgjedhje interesante dhe të përshtatshme për formatin, duke shtuar më tej kuriozitetin për sezonin që pritet.

The post Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Albania 5? appeared first on iconstyle.al.

Egli Tako “thyen” heshtjen për raportin me Gjestin. Si është marrëdhënia e tyre sot?

By: gaze tare
21 June 2025 at 08:27

Pas aventurës në Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj dhe nuk është vetëm. E ftuar në emisionin “Canape”, ajo ka folur hapur për rrugëtimin e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Teksa u shpreh se ka një raport të fortë me Gjestin, ajo theksoi se ai do të ruajë jetën private larg mediave, por nuk ngurroi të dhurojë një puthje për të, duke treguar se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.

“Mesa jam edhe unë në dijeni, Gjesti e ka dhënë një intervistë para meje për këtë temë dhe e ka cilësuar se jeten private e do private dhe nuk dal dot kundër kësaj gjëje. Jemi okej. Unë kam shumë ndjesi të mirë ndaj tij. Kemi herë pas here kontakt. Kemi nje lloh marrëdhënie. E ke parasysh BigBrotheri-n? Ashtu edhe jashtë.”

The post Egli Tako “thyen” heshtjen për raportin me Gjestin. Si është marrëdhënia e tyre sot? appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Ish-banorja e “BBVA” bëhet nënë për herë të parë

By: D Marku
19 June 2025 at 14:43

Ish-banorja e këngëtarja e njohur Xheisara Frisku ka përjetuar emocionin më të madh të jetës së saj më 13 qershor 2025, kur është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë në rrjete sociale përmes një videoje shumë të ndjerë, ku shfaqet momenti i lindjes dhe përqafimi i parë me vajzën e saj.

Por ajo që e ka bërë edhe më të veçantë këtë çast, është fakti se Xheisara i ka kushtuar një këngë të krijuar posaçërisht për të bijën, e cila është plotësuar me momente të lindjes.

The post FOTO/ Ish-banorja e “BBVA” bëhet nënë për herë të parë appeared first on Albeu.com.

“Big Brother VIP 5” po afron: Ja cilët emra po përfliten si banorët e parë të mundshëm

19 June 2025 at 09:54

Nuk ka kaluar shumë kohë nga finalja e sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por etja për edicionin e radhës është tashmë e ndjeshme në publik. Ndërsa Top Channel nuk ka dhënë ende një datë zyrtare për nisjen, prapaskenat dhe emrat e parë kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi.

Sipas burimeve jozyrtare, disa figura të njohura të ekranit po përmenden si kandidatë të mundshëm për të hyrë në shtëpinë më të famshme në vend. Në mesin e tyre përfliten:

•Hygerta Sako, moderatorja e sportit dhe ish-Miss Shqipëria, që mund të sjellë një energji të re në format;

•Isli Islami, i njohur për mëngjeset televizive dhe lidhjen e ngrohtë me publikun;

•Kelvi Kadilli, gazetari me humor të mprehtë dhe që shpesh thyen rregullat e formalitetit në ekran;

•Vitmar Basha, këngëtari dhe artisti i papritur në çdo paraqitje;

•si edhe një emër më pak i njohur për publikun e gjerë, Kostana, e cila ka qenë pjesë e disa programeve televizive më parë dhe shihet si një hyrje “surprizë”.

Ndonëse asgjë nuk është zyrtarizuar, thashethemet dhe pritshmëritë janë një sinjal i qartë se BBV5 ka nisur të marrë jetë.

The post “Big Brother VIP 5” po afron: Ja cilët emra po përfliten si banorët e parë të mundshëm appeared first on Sot News | Lajme.

“Kur je brenda, ndjen..”/ Gerta Gixhari tregon pse vendosi të bëhej pjesë e BBVA 4 dhe eksperienca brenda në shtëpi

16 June 2025 at 10:40

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Gerta Gixhari, ka ndarë arsyet që e shtynë të marrë pjesë në këtë spektakël të njohur. Në një intervistë së fundmi, Gerta ka treguar se dashuria për formatin ishte një nga motivet kryesore.

“Loja e Big Brother më ka pëlqyer prej vitesh. Kam pasur gjithmonë qëndrimet dhe opinionet e mia, por e shikoja spektaklin nga jashtë si një komentatore dhe më tërhiqte gjithmonë. Kur fillova ta komentoja, fillova ta doja edhe më shumë”.

Ajo tha se për të, pjesëmarrja ishte një sfidë që e kishte menduar prej kohësh.

“Ishte një sfidë që më tërhoqi dhe më bëri të marr vendimin për të hyrë aty. Pa dyshim, kishte dhe një qëllim për karrierën time, por nuk e fsheh që pjesë e arsyes ishin edhe paratë.”

Gazetarja tregoi gjithashtu se përjetimi i lojës brenda shtëpisë ishte shumë ndryshe nga perceptimi që kishte si shikues.

“Kur je brenda, ndjen një presion të madh nga kamerat. Nuk është siç duket nga jashtë, por në asnjë moment nuk jam penduar për pjesëmarrjen time”.

The post “Kur je brenda, ndjen..”/ Gerta Gixhari tregon pse vendosi të bëhej pjesë e BBVA 4 dhe eksperienca brenda në shtëpi appeared first on Sot News | Lajme.

Loredana Brati përballë pasojave të heshtura të BBVIP: Nuk kam qenë mirë

By: gaze tare
15 June 2025 at 20:08

Nuk janë të pakta rastet kur drita e kamerave mbetet ndezur edhe kur reflektorët fiken. Loredana Brati, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4, e ftuar në “Goca dhe Gra”, ka rrëfyer për herë të parë se eksperienca brenda shtëpisë më të famshme nuk ka qenë e lehtë për të.

“Eksperienca brenda Big Brother nuk ka qenë aq e lehtë. Unë i ndjej shumë energjitë, e gjitha ndikoi në mirëqenien time. Pata një farë sinjali kur nuk kisha më uri si më parë, nuk kam qenë aq mirë. Edhe videot që shikoja kur dola, ishin një thikë në plagë dhe më ndikuan”, u shpreh ajo.

Më pas theksoi: “Vendosa të rrethohesha me njerëz të besueshëm dhe që më jepnin pozitivitetin që më mungonte. E kam parë që që nuk kisha më dritën kur hyra në Big Brother. Tani po përpiqem ta rikuperoj. Nuk mund të them që jam në periudhën time më të mirë. Sado ishte një eksperiencë e fortë”.

E njëjta mes tjerash është ndalur edhe te raporti i saj me ish-banorin Joz Marku, ku thotë dy fjalë.

“E kam kërkuar ta analizoj. Ndjenjat, veten…në raport me palën tjetër. Nuk ndihem mirë të flas për këtë muhabet. Kjo është arsyeja përse nuk kam folur, nuk ndihem akoma gati”.

“Do vijë momenti do i them të gjitha. Publiku te unë ka vlerësuar sinqeritetin, vetëm u kërkoj pak kohë”.

The post Loredana Brati përballë pasojave të heshtura të BBVIP: Nuk kam qenë mirë appeared first on iconstyle.al.

Meriton Mjekiqi nuk heq dorë nga vajzat me famë, ja kush është partnerja e re e moderatorit

By: D Marku
14 June 2025 at 21:19

Meriton Mjekiqi nuk gjen paqe në jetën e tij private. Viti i fundit ka qenë një vit që ka sjellë ndryshime në karrierën e tij, por edhe në jetën private. Pas asaj që dukej si dashuri e vërtetë me Ilnisën, ai menjëherë u hodh në krahët e një tjetër femre.

Meriton Mjekiqi në një intervistë është pyetur edhe për romancën e re që përflitet se e ka nisur me një modele. “Romancë e re me modelen Iren?”, u pyet moderatori, ndërsa tha: “Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se kush është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.

Por vetëm pak javë pasi konfirmoi këtë raport duket se gjithçka është mbyllur dhe historia mes reperit kosovar dhe Iren tashmë i përket të shkuarës. Pak muaj më parë shkruam për një tjetër romancë që moderatori ka nisur në Tiranë. Tashmë, ardhjet e tij në kryeqytet nuk janë më për Ilnisën, ndaj veç punëve që mund të ketë, çështjet e zemrës e sjellin Meritonin në Tiranë.

Bëhet me dije se partnerja e re e moderatorit kosovar është një emër i njohur në rrjetet sociale, por edhe në ekrane. Dyshja ka një lidhje të re dhe për momentin ka vendosur që ta jetojë sa më larg syve të publikut.

Që pas ndarjes nga Ilnisa, Meritoni duket se s’po gjen qetësi me historitë e dashurisë. Vetëm pak kohë më parë, ai konfirmoi mbarimin e lidhjes me gazetën.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Meritoni u shpreh se aludimet janë 100% të vërteta. Ndërkohë theksoi se arsyet e ndarjes mbeten private.

Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo.

Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë. Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet”, -tha Meritoni për ‘Prive’.

The post Meriton Mjekiqi nuk heq dorë nga vajzat me famë, ja kush është partnerja e re e moderatorit appeared first on Albeu.com.

Bardhi tregon të vërtetën për Big Brother VIP: S’ishte eksperienca më e mirë e jetës, por…

By: gaze tare
12 June 2025 at 08:57

I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vetë”, Bardhi nuk i kurseu fjalët kur foli për kohën e tij në Big Brother VIP Albania 3. Pa filtra dhe pa dramë të sforcuar, ai pranoi se qëndrimi 53-ditor në shtëpinë më të famshme në vend nuk ka qenë aq i thjeshtë sa dukej nga jashtë.

“Shtatë ditët e para ishin më të vështirat. Tre ditë rresht kam kërkuar telefonin,” rrëfeu ai me sinqeritet. “Nuk është për çdo kë. Unë jam kënaqur, por jo në atë nivel që ta quaj eksperienca më e mirë e jetës.”

Ai nuk e fshehu faktin se dinamika e lojës, ndonjëherë e detyruar, e bëri ambientin të ngarkuar: “Je me njerëz që nuk i njeh, dhe ndonjëherë çdo minutë dikush mundohet të kapet pas teje që loja të bëhet më interesante.”

Por, edhe pse BBV nuk ishte “dream come true”, një gjë është e sigurt: nga ajo eksperiencë, Bardhi doli me dashurinë e jetës, Sara Gjordenin. Sot janë të martuar dhe prindër të Neas së vogël, që erdhi në jetë në fund të vitit që lamë pas.

The post Bardhi tregon të vërtetën për Big Brother VIP: S’ishte eksperienca më e mirë e jetës, por… appeared first on iconstyle.al.

“Është bërë legjendë kjo historia”/ Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

By: gaze tare
11 June 2025 at 20:51

Pas shumë aludimeve në rrjet dhe batutave që e kthyen në një nga temat më të përfolura të pas-Big Brother VIP, Arjola Demiri ka vendosur të japë një përgjigje të qartë lidhur me shtëpinë që iu dhurua gjatë spektaklit.

Në një deklaratë të fundit, aktorja tha me humor dhe sinqeritet:

“Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda.”

Ajo shtoi se historia është bërë tashmë një “legjendë urbane” për publikun shqiptar:
“Kur të futem, do e merrni vesh. Sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë.”

Arjola konfirmoi se prona ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë, por që ende po punohet për ta bërë gati për banim.
“Është vetëm me u fut brenda, ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë,” tha ajo, duke kujtuar se kur iu premtua, shtëpia ishte ende në fazë ndërtimi:

“Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja.”

Me këtë sqarim, duket se Arjola e ka vendosur të mbyllë kapitullin e “misterit të shtëpisë” me transparencë dhe qetësi, ndërsa pret të hyjë në shtëpinë që i ndryshoi jetën.

The post “Është bërë legjendë kjo historia”/ Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania appeared first on iconstyle.al.

“Është bërë legjendë kjo historia” – Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

By: D Marku
11 June 2025 at 19:29

Aktorja Arjola Demiri, e cila u bë një nga figurat më të dashura për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Albania, ka folur së fundmi për shtëpinë që iu premtua si dhuratë gjatë spektaklit.

Pas shumë diskutimesh në rrjet për fatin e asaj shtëpie, Arjola ka sqaruar se prona është aty dhe gjithçka është në proces për ta bërë gati për banim.

“Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda”, tha Arjola.

Ajo shtoi se publiku shqiptar është tashmë i njohur me këtë histori, e cila është bërë si një legjendë në vetvete: “Kur të futem, do e merrni vesh, sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë”.

Aktorja konfirmoi se shtëpia ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë: “E kam parë, e kanë parë të gjithë shqiptarët me video. Është vetëm me u fut brenda, ja ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë”.

Sqaroi gjithashtu se kur iu dhurua, shtëpia ndodhej ende në fazën e themeleve, ndaj procesi ka kërkuar kohë: “Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja”.

Arjola theksoi se ndonëse pritja ka qenë e gjatë, ajo është e vetëdijshme për procesin dhe po punon që së shpejti të vendoset në shtëpinë e saj të re.

Fansat dhe ndjekësit mbeten në pritje të momentit kur ajo do të shpërngulet dhe më në fund do të hyjë në shtëpinë që u bë simbol gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP.

The post “Është bërë legjendë kjo historia” – Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania appeared first on Albeu.com.

Laert Vasili pas daljes nga BBVA4: “Në qoftëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi”

By: gaze tare
4 June 2025 at 12:38

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 4”, një nga finalistët më të komentuar, Laert Vasili, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për deklaratat e bëra ndaj tij jashtë shtëpisë.

Në një intervistë të fundit, aktori u shpreh i zhgënjyer nga mënyra si është komentuar në publik pas daljes nga formati. Ai pranoi se ka dalë i lodhur dhe emocionalisht i ngarkuar, por jo për shkak të ndonjë gjendjeje të rënduar psikologjike brenda shtëpisë.

“Kam thënë në gjendje të rënduar për gjumin, kanë thënë për mua gjëra të pafalshme dhe në qoftëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi”, u shpreh ai.

Aktori i njohur shtoi: “Jo nuk e kam ndjekur, më mjaftoi ajo dhe u përmblodhën. Thash, ore janë mirë këta, kanë jetë, kanë punë. Kishte shumë çudira, por përfshirja e emrave të tjerë”.

The post Laert Vasili pas daljes nga BBVA4: “Në qoftëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi” appeared first on iconstyle.al.

Laert Vasili për ish-banorët: Kanë thënë për mua gjëra të pafalshme, i kam paralajmëruar se do të përballen me avokatët e mi

By: D Marku
4 June 2025 at 12:55

Finalisti i Big Brother VIP Albania 4, Laert Vasili, në një intervistë të fundit ka sqaruar disa gjëra.

Ai flet për periudhën në atë format si dhe për ato që pa pas daljes nga ky reality shou.

I njëjti për “Jo veç kullera” theksoi se ka qenë i rënduar pas daljes për shkak të gjumit, por jo se ka qenë keq brenda.

Tutje tha që u ka bërë me dije disa ish-konkurrentëve pasi u shokua për ato që kishin thënë për ta.

“Kam thënë në gjendje të rënduar për gjumin, kam dal kam thënë kanë thënë për mua gjëra të pafalshme dhe në qoftëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi”, u shpreh ai.

Aktori i njohur shtoi: “Jo nuk e kam ndjekur, më mjaftoi ajo dhe u përmblodhën. Thash, ore janë mirë këta, kanë jetë, kanë punë. Kishte shumë çudira, por përfshirja e emrave të tjerë”.

Laerti tani po vazhdon me angazhimet e tij si aktor në teatër, profesion që e ushtron prej vitesh.

The post Laert Vasili për ish-banorët: Kanë thënë për mua gjëra të pafalshme, i kam paralajmëruar se do të përballen me avokatët e mi appeared first on Albeu.com.

“Luan viktimën”/ A “thumboi” Xheneta Eglin? Përgjigjet modelja: Nuk është e rëndësishme për mua! Nuk i jap kohën një personi që…

By: D Marku
1 June 2025 at 21:42

Xheneta Fetahu ka sqaruar postimin e saj të fundit në Instagram, ku krahas fotos shkruan ‘Luan viktimën’.

Gjatë “E Diell” në Top Channel, ajo u përgjigj pyetjeve të moderatores Nevina Shtylla, nëse ishin ‘thumbim ndaj Egli Takos’, kjo e fundit ishte e ftuar të shtunën në emisionin “Goca dhe Gra” në TCH.

Xheneta mohoi aludimet duke thënë se ‘nuk është aq e rëndësishme për mua’.

Pjesë nga debati në studio:

Xheneta: Unë s’kam caktuar dikë me emër aty (në post). I përfshi shumë goca. Çfarë ka për të diskutuar.

Nevina Shtylla: Janë hedhure pretendime se është thumb pas publikimi të një këngë

Xheneta: Cilës këngë?

Nevina Shtylla: Egli Takos

Xheneta: Jo, s’ka lidhje me atë.

Ndërhyn modelja e “She’s on top”.

Xheneta: Mos thuaj ‘Xheneta ka thënë’. Mendon se unë i jap kohë një personi që hedh këngët e veta dhe dal unë dhe hedh një post për të? Nuk është aq e rëndësishme për mua.

The post “Luan viktimën”/ A “thumboi” Xheneta Eglin? Përgjigjet modelja: Nuk është e rëndësishme për mua! Nuk i jap kohën një personi që… appeared first on Albeu.com.

“Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri

By: D Marku
25 May 2025 at 12:12

Këngëtarja u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100% pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Po ashtu ajo zbuloi kritikat që mori nga partneri i saj dhe çfarë i tha ky i fundit për rivalen e saj në lojë, Gerta Gixharin.

“Jeta pas Big Brother ka ndryshuar për mirë, ka ndryshuar 100%. Unë jam një Rozanë tjetër dhe kjo falë Bigut.”, u shpreh Rozana.

Kur dole jashtëm çfarë të befasoi më shumë nga reagimet?

Rozana: Më erdhi shumë mirë për shkrimin që kishte bërë Rezarta në rrjetet e sociale. Të dyja jemi rritur dhe me rritjen tonë mendojmë dhe sillemi ndryshe. Do e falënderoj shumë pasi në një moment jo shumë të mirë të timin në shtëpi, Rezarta doli dhe vendosi pikat mbi i.

Kritika dhe komplimenti që të bëri partneri?

Rozana: ‘Nuk duhet t’i kishe falur disa njerëz’. Komplimenti? ‘Ti për mua je më e mira’. Ka parë Gertën që më ka lënduar dhe pastaj doli ajo që unë i kërkova Gretës për të kënduar një këngë së bashku, më shumë e kishte me Gertën besoj.

The post “Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri appeared first on Albeu.com.

Rozana Radi pas BBVIP: “Jam një tjetër grua, jeta ime ndryshoi 100%”

By: gaze tare
25 May 2025 at 09:39

Rozana Radi ka reflektuar për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania, duke treguar se ky eksperiencë e ka transformuar plotësisht. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtarja tha se pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, ndjen se është një version i ri i vetes.

“Jam një Rozanë tjetër tani. Bigu më ka ndihmuar të rritem si njeri dhe të shoh jetën ndryshe. Jeta ime ka ndryshuar 100% për mirë,” u shpreh ajo.

Radi ndau edhe një moment të veçantë që e preku emocionalisht: një postim nga Rezarta Shkurta që e mbështeste në një moment të vështirë brenda shtëpisë. “E vlerësova shumë. Më preku, sepse kemi kaluar një histori të gjatë dhe ndryshe nga më parë, sot dimë të falim e të kuptojmë më shumë njëra-tjetrën,” tha Rozana.

Sa i përket reagimeve nga partneri i saj, ajo rrëfeu si kritikat, ashtu edhe komplimentet. “Më tha që nuk duhet t’i kisha falur disa njerëz, por gjithashtu më tha: ‘Ti për mua je më e mira’.” Ai kishte ndjekur veçanërisht momentet me Gertën, me të cilën Rozana kishte pasur përplasje, por edhe një përpjekje për pajtim përmes një ftese për të kënduar së bashku.

Duket se Big Brother nuk i dha vetëm famë Rozanës, por edhe një perspektivë të re mbi jetën, njerëzit dhe vetveten.

The post Rozana Radi pas BBVIP: “Jam një tjetër grua, jeta ime ndryshoi 100%” appeared first on iconstyle.al.

Producentja Sara Hoxha: Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël argëtues, një pasqyrë e realitetit shqiptar

By: D Marku
22 May 2025 at 12:48

Producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha, ka dhënë një intervistë të rallë për jetën dhe karrierën profesionale.

Ndër tjerash ka folur edhe për formatin e lartpërmendur për sukseset që ka korrë.
Ajo ka treguar se edicioni i katërt i cili u finalizua me sukses ishte i jashtëzakonshëm.

E kjo, jo vetëm jo vetëm në përmasa produksioni, por në përmasa njerëzore.

“Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël argëtues, ka qenë një pasqyrë e realitetit shqiptar, një platformë ku janë rrëfyer histori që ndoshta në shoqërinë tonë ende trajtohen me turp ose heshtje”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Ka pasur rrëfime ku është folur për përvoja të dhimbshme, për abuzime seksuale, për momente të jetës që kërkojnë shumë kurajo për t’u ndarë me publikun. Dhe është një privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe për mua si producente, të krijoj një hapësirë ku këto zëra dëgjohen pa paragjykim, me respekt dhe mbështetje”.

E njëjta flet edhe për Ledion Liçon, të cilin e ka mbështetje të madhe në jetë.

“Dy vjet punë intensive në Big Brother me Ledionin kanë qenë një rrugëtim i bukur, por edhe sfidues. Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash punën dhe jetën me të njëjtin person, por kam mësuar jashtëzakonisht shumë prej tij, çdo ditë, dhe ndihem me fat që kam pasur mundësinë të jem në një proces krijues përkrah dikujt që është i saktë, vizionar dhe i përkushtuar. Nuk ka dy si Ledioni dhe këtë e them me gjithë bindje si dikush që ka kaluar 11 vjet pranë tij, duke u rritur së bashku, si personalisht, ashtu edhe profesionalisht”.

The post Producentja Sara Hoxha: Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël argëtues, një pasqyrë e realitetit shqiptar appeared first on Albeu.com.

❌
❌