Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 July 2025Main stream

Loredana Brati: “Vazhdoj të jem një shpirt” dhe rrëfen zhgënjimet nga miqtë në ditëlindje

By: M C
17 July 2025 at 22:53

Loredana Brati ka rrëfyer së fundmi disa momente personale nga jeta e saj, duke prekur temën e marrëdhënieve, miqësive dhe zhgënjimeve që ka përjetuar kohët e fundit.

E pyetur nga Lei Kraja nëse është aktualisht në një romancë, Brati u përgjigj: “Vazhdoj të jem një shpirt.”

Në bisedë, ajo kujtoi një moment që, sipas saj, nuk ishte zgjedhja më e duhur:

“Më thuaj një rast,” i kërkoi Lei.

“Ndoshta kur u afrova me Jozin, që në fillim. Nuk do e ktheja kohën pas sepse gjithçka ndodh për një arsye, por kishte momente që ngecja në situata që nuk ishin situata të miat. Dhe ty thosha Lori çfarë po bën, nuk është gjë jotja!”, u shpreh ajo me sinqeritet.

Loredana foli edhe për ditëlindjen e saj të fundit, të cilën e organizoi dy muaj më parë me shumë miq dhe kolegë të ftuar. Megjithatë, ajo pranoi se nuk munguan zhgënjimet.

“Në ditëlindjen time, pata shumë të ftuar. I ftova se doja t’u ktheja mbështetjen që më kanë dhënë. Shumë njerëz e panë si mënyrë për të shtuar views dhe para. U ndjeva pak e tradhtuar nga disa njerëz. U zhgënjeva,” tha ajo.

The post Loredana Brati: “Vazhdoj të jem një shpirt” dhe rrëfen zhgënjimet nga miqtë në ditëlindje appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Raporti Loredana – Jozi dhe poezia misterioze që ndezi debat në emision

By: gaze tare
14 July 2025 at 21:47

Në puntatën e fundit të emisionit “She’s On Top”, e ftuar speciale ishte Loredana Brati, ish-banore e spektaklit Big Brother VIP Albania, ku u komentua shumë edhe për raportin e saj me Joz Markun.

Menjëherë pas nisjes së emisionit, Visjan Ukcenaj nuk nguroi të ngacmonte atmosferën, duke i kujtuar Loredanës se një nga konkurrentet e këtij sezoni i kishte shkruar Jozit një poezi. Konkurrentja në fjalë ndërhyri menjëherë për të sqaruar se ata nuk ndiqen në Instagram dhe se poezia ishte shkruar thjesht në mënyrë miqësore.

Loredana reagoi me qetësi dhe maturi, duke i dhënë edhe një këshillë vajzës:
“Shpirt, mua ai ma shkruajti, kaq ka rëndësi. Mos bëj për një mashkull, por më mirë të jetë mashkulli ai që bën për ty.”

The post Raporti Loredana – Jozi dhe poezia misterioze që ndezi debat në emision appeared first on iconstyle.al.

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re? Ja ç’thotë ajo

By: D Marku
6 July 2025 at 15:42

Loredana, një nga personazhet më të komentuar të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

“Nuk kemi qenë keq me kërkesat, më dërgojnë çunat foto nga palestra. I kam vënë pak në sedër, por nuk jam aq e fiksuar me muskujt me thënë të drejtën,” tha ajo me sinqeritet.

Deklarata e saj u interpretua nga fansat si një shenjë që është e hapur për një lidhje të re pas ndarjes nga Jozi, por këtë herë me më shumë theks tek personaliteti dhe energjia, sesa tek “six-pack-u”.

The post Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re? Ja ç’thotë ajo appeared first on Albeu.com.

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re? Ja ç’thotë ajo

By: gaze tare
6 July 2025 at 11:10

Loredana, një nga personazhet më të komentuar të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

“Nuk kemi qenë keq me kërkesat, më dërgojnë çunat foto nga palestra. I kam vënë pak në sedër, por nuk jam aq e fiksuar me muskujt me thënë të drejtën,” tha ajo me sinqeritet.

Deklarata e saj u interpretua nga fansat si një shenjë që është e hapur për një lidhje të re pas ndarjes nga Jozi, por këtë herë me më shumë theks tek personaliteti dhe energjia, sesa tek “six-pack-u”.

The post Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re? Ja ç’thotë ajo appeared first on iconstyle.al.

Si e ke marrëdhënien me Loredanën? Jozi më në fund ‘godet’ me deklaratën e tij

30 June 2025 at 13:54

Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”. Pyetjet për këngëtarin kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, nga jeta private tek ajo profesionale. E sigurisht që ndjekësit kanë qenë kuriozë që të dinë edhe rreth raportit të tij me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Dikush i ka shkruar shkurt ‘arroje’, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur. Kjo fjalë është përdorur nga Loredana Brati, me të cilin Jozi nisi një romancë brenda shtëpisë së BBV 4, e fansat duan të dinë se çfarë po ndodh me ata të dy jashtë.

“Se arroj jo”, është përgjigjur shumë shkurt edhe Jozi.

Ndërsa i pyetur: “Po me Loredanën si asgjë s’po marrim vesh ça bëhet”, këngëtari ka kthyer një përgjigje që ka ngritur dyshime për marrëdhënien e tyre.

“Vlla çiftet i kalojnë do faza, zihu-pajtohu-zihu-pajtohu. Ndryshe s’ka kuptim”, ka shkruar Jozi në “Instastory”, duke mos zbuluar nëse janë apo jo bashkë.v

The post Si e ke marrëdhënien me Loredanën? Jozi më në fund ‘godet’ me deklaratën e tij appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ A është penduar për ndonjë gabim në BBV 4? Jozi zbulon nëse mban kontakt me ish-banorët

By: D Marku
30 June 2025 at 13:46

Pak ditë më parë, Jozefin Marku vendosi që të bënte një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij ë “Instagram”. Ish-banori i “Big Brother VIP 4” nuk ngurroi që t’u kthente përgjigje pyetjeve të fansave.

Këta të fundit ishin shumë kuriozë të dinin sa më shumë detaje për Jozin, e sigurisht që pyetjet kishin të bënin edhe me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Me kë nga banorët mban kontakte, këtë do ma kthesh se të kam bërë 4 pyetje dhe asnjë përgjigje”, i ka shkruar dikush.

Jozi i është përgjigjur:

“Me shumë prej tyre, po kohën e kemi njeri ma të limituar se tjetri”.

Ndërsa një tjetër e pyet: “Cili është gabimi që pendohesh më së shumti që ke bërë në Big?”.

“Kohën as e kthej as s’dua me e kthy”, është përgjigjur shkurt këngëtari.

The post FOTO/ A është penduar për ndonjë gabim në BBV 4? Jozi zbulon nëse mban kontakt me ish-banorët appeared first on Albeu.com.

Jozi tregon si qëndron raporti mes tij dhe Loredanës

By: D Marku
29 June 2025 at 08:53

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku, ka vendosur të thyejë heshtjen rreth raportit të tij me Loredanën, një lidhje që nisi mes emocioneve dhe kamerave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por që pas përfundimit të spektaklit mbeti e paqartë për publikun.

Duke zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Jozi u përball me një nga pyetjet që shumë fansa kanë dashur t’i bëjnë prej kohësh:

“Po me Loredanën vëlla? Se asgjë s’po marrim vesh çka bëhet…”

I sinqertë dhe me tone të kujdesshme, Jozi u përgjigj:

“Vëlla, çiftet i kalojnë do faza – zihu, pajtohu, zihu, pajtohu… Ndryshe s’ka kuptim”.

Përtej përgjigjes së shkurtër dhe të ambalazhuar me diplomaci, duket qartë se raporti mes tij dhe Loredanës po kalon një periudhë të ndërlikuar.

Megjithatë, Jozi nuk preferoi të zbulojë më shumë detaje, duke lënë gjithçka në kuadrin e një marrëdhënieje që, si shumë të tjera, përjeton ulje-ngritje.

Kujtojmë që lidhja e tyre mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA-s.

The post Jozi tregon si qëndron raporti mes tij dhe Loredanës appeared first on Albeu.com.

“Nuk do bashkëpunoja kurrë me Jozin”/ Këngëtari i kthen përgjigje ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ledrit

28 June 2025 at 11:53

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ku nuk kanë munguar as pyetjet ‘pikante’. Një nga temat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo për reperin Ledri Vula, i cili deklaroi publikisht se nuk do të realizonte kurrë një bashkëpunim me Jozin. Ndërsa reagimi i Jozit nuk vonoi. I pyetur për këtë deklaratë, ai zgjodhi të përgjigjej me një mesazh të fortë e simbolik:


“Kingjat (qingjat) në tufë, Luani vetëm në fron.”

Fjalët e tij janë interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe një ‘diss’ ndaj refuzimit të Ledrit, duke e vendosur veten në një pozicion të veçantë e të vetmuar, si “luani” që nuk ka nevojë për “tufën e qingjave”.

The post “Nuk do bashkëpunoja kurrë me Jozin”/ Këngëtari i kthen përgjigje ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ledrit appeared first on Sot News | Lajme.

Me Gjestin apo me Jozin? Me kë do të bashkëpunonte Ledri Vula? Reperi habit me përgjigjen e tij

25 June 2025 at 15:04

I ftuar në emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun, reperi Ledri Vula ka komentuar për disa prej emrave të skenës muzikore shqiptare. Ai vlerësoi reperin Gjestin për stilin dhe energjinë që sjell në muzikë, duke lënë të hapur mundësinë për një bashkëpunim.

“Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm të shoh si energji,” tha Ledri.

Ndërsa, i pyetur për një bashkëpunim me Jozin, ai u përgjigj prerë: “Me Jozin, jo.” Kjo deklaratë shkurt e qartë ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.

The post Me Gjestin apo me Jozin? Me kë do të bashkëpunonte Ledri Vula? Reperi habit me përgjigjen e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Ledri Vula: Do bashkëpunoja me Gjestin, por jo me Jozin

By: gaze tare
25 June 2025 at 14:36

I ftuar në emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun, reperi Ledri Vula ka komentuar për disa prej emrave të skenës muzikore shqiptare. Ai vlerësoi reperin Gjestin për stilin dhe energjinë që sjell në muzikë, duke lënë të hapur mundësinë për një bashkëpunim.

“Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm të shoh si energji,” tha Ledri.

Ndërsa, i pyetur për një bashkëpunim me Jozin, ai u përgjigj prerë: “Me Jozin, jo.” Kjo deklaratë shkurt e qartë ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.

The post Ledri Vula: Do bashkëpunoja me Gjestin, por jo me Jozin appeared first on iconstyle.al.

E lënduar nga Jozi, Loredana flet me lot në sy dhe me zemër të thyer për gjendjen në të cilën ndodhet

By: V K
17 June 2025 at 08:49

Ish-banorja e “Big Brother Vip 4” Loredana Brati, është një nga emrat më të përfolur në mediat rozë, ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe emocional gjatë paraqitjes së saj në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për gjendjen e saj emocionale pas përfundimit të spektaklit, si dhe për raportin e komplikuar me një ish-banor të shtëpisë më të famshme në Shqipëri – Joz Markun.

E njohur për qëndrimet e saj të forta, për stilin ekspresiv dhe për sjelljen që shpesh krijoi diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë së BBVA-së, Loredana ka rrëfyer se, ndryshe nga ajo që mund të perceptohej nga jashtë, përvoja në reality show nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

Ajo tha se në atë periudhë ka përjetuar një tronditje të thellë emocionale, e cila ka ndikuar direkt në shëndetin e saj mendor dhe fizik.

“Eksperienca brenda Big Brother nuk ka qenë aq e lehtë sa duket. Për mua ishte shumë e rëndë emocionalisht. Unë jam një person që i ndjen shumë energjitë e të tjerëve dhe aty brenda ato ishin shumë të forta, ndonjëherë toksike.

Të gjitha ato emocione që nuk ishin gjithmonë pozitive ndikuan direkt në mirëqenien time personale. Fillova të ndjej ndryshime në trup dhe në ndjesitë e mia – humba oreksin, gjë që për mua ishte një shenjë shumë e qartë që diçka nuk shkonte”, shprehet ajo me një ton të ndjerë.

Ajo pranon se dalja nga formati nuk solli menjëherë qetësinë që shpresonte. Përkundrazi, ballafaqimi me videot dhe komentet që qarkullonin në rrjet ishte edhe më i dhimbshëm.

“Kur dola jashtë dhe pashë disa nga pamjet, nga videot, ndjeva sikur po më preknin në plagë të hapura. Ishte një moment shumë i vështirë për mua.

Ato video, në vend që të më ndihmonin të kuptoja më mirë veten, më sollën dhimbje të reja, sepse pashë një version të vetes që nuk e njihja plotësisht, ose që e kisha humbur për shkak të rrethanave”, vazhdoi Loredana.

Në përpjekje për të marrë veten dhe për të rikthyer ekuilibrin në jetën e saj, Loredana thotë se ka marrë disa vendime të rëndësishme, përfshirë largimin nga energjitë e këqija dhe rrethimin me njerëz që e kuptojnë dhe e mbështesin.

“Vendosa të rrethohesha me njerëz që i besoj dhe që më japin ndjenja pozitive. E ndjeja se më mungonte ajo drita që kisha kur hyra në Big Brother. Aty brenda ajo dritë u venit, u zbeh nga gjithçka që ndodhi.

Tani po përpiqem ta rigjej atë pjesë të vetes që humba në këtë rrugëtim. Nuk mund të them që jam në periudhën më të mirë të jetës sime, por jam në proces shërimi. Dhe kjo vlen shumë për mua”, rrëfeu ajo, ndërsa shikuesit e “Goca dhe Gra” reaguan me shumë simpati për sinqeritetin e saj.

Por nuk përfundon me kaq. Në intervistë, Loredana foli shkurtimisht edhe për një nga temat më të ndjeshme për të – raportin e saj me ish-banorin Joz Marku, me të cilin pati një marrëdhënie komplekse gjatë dhe pas qëndrimit në shtëpi.

E pyetur për këtë temë, Loredana u shfaq e rezervuar, por gjithsesi tregoi se po e përjeton me reflektim të thellë këtë periudhë pas ndarjes.

“E kam kërkuar ta analizoj këtë marrëdhënie. Kam analizuar ndjenjat, sjelljet e mia, veten time në raport me palën tjetër. Nuk është diçka që mund të flitet lehtë. Sinqerisht, nuk ndihem mirë të flas për këtë muhabet tani. Dhe kjo është arsyeja pse nuk kam folur publikisht më herët – nuk jam ende gati. Kam nevojë për kohë për të kuptuar plotësisht veten dhe gjithçka që ndodhi”, deklaroi ajo, duke treguar edhe një herë maturinë dhe përgjegjësinë që po merr për jetën e saj personale.

“Do të vijë momenti kur do t’i them të gjitha. E di që publiku pret nga unë të jem e hapur, siç kam qenë gjithmonë. Dhe sinqeriteti është diçka që ata gjithmonë ma kanë vlerësuar. Thjesht më duhet pak kohë.

E gjithë kjo histori nuk është e lehtë për t’u ndarë me botën kur ende po lufton me të brendshme”, përfundoi ajo, duke shtuar një dozë reflektimi që ka munguar në shumë deklarata post-BBV.

Ndërkohë, në rrjete sociale ka pasur spekulime për një lëvizje të re nga ana e Jozit. Ai së fundmi ka publikuar një postim disi të ngacmueshëm në “Instagram”, ku shfaqet në shoqërinë e një vajze, pa zbuluar identitetin apo kontekstin.

Postimi ka ngjallur shumë reagime dhe komente, duke rindezur interesin për marrëdhënien e tyre, por asnjëra palë nuk ka konfirmuar ose mohuar ndonjë zhvillim të ri mes tyre.

E dukshme është se Loredana po kalon një kapitull të ndjeshëm të jetës së saj, ku përpiqet të rikuperojë jo vetëm ekuilibrin emocional, por edhe besimin në vetvete dhe në njerëzit përreth.

Me një sinqeritet të admirueshëm dhe me guxim për të pranuar dobësitë e veta, ajo jep një mesazh të fortë se edhe personazhet publikë, që shpesh shihen si të pathyeshëm, janë njerëz me plagë, ndjenja dhe beteja të brendshme që kërkojnë kohë për t’u shëruar.

The post E lënduar nga Jozi, Loredana flet me lot në sy dhe me zemër të thyer për gjendjen në të cilën ndodhet appeared first on Albeu.com.

Loredana Brati përballë pasojave të heshtura të BBVIP: Nuk kam qenë mirë

By: gaze tare
15 June 2025 at 20:08

Nuk janë të pakta rastet kur drita e kamerave mbetet ndezur edhe kur reflektorët fiken. Loredana Brati, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4, e ftuar në “Goca dhe Gra”, ka rrëfyer për herë të parë se eksperienca brenda shtëpisë më të famshme nuk ka qenë e lehtë për të.

“Eksperienca brenda Big Brother nuk ka qenë aq e lehtë. Unë i ndjej shumë energjitë, e gjitha ndikoi në mirëqenien time. Pata një farë sinjali kur nuk kisha më uri si më parë, nuk kam qenë aq mirë. Edhe videot që shikoja kur dola, ishin një thikë në plagë dhe më ndikuan”, u shpreh ajo.

Më pas theksoi: “Vendosa të rrethohesha me njerëz të besueshëm dhe që më jepnin pozitivitetin që më mungonte. E kam parë që që nuk kisha më dritën kur hyra në Big Brother. Tani po përpiqem ta rikuperoj. Nuk mund të them që jam në periudhën time më të mirë. Sado ishte një eksperiencë e fortë”.

E njëjta mes tjerash është ndalur edhe te raporti i saj me ish-banorin Joz Marku, ku thotë dy fjalë.

“E kam kërkuar ta analizoj. Ndjenjat, veten…në raport me palën tjetër. Nuk ndihem mirë të flas për këtë muhabet. Kjo është arsyeja përse nuk kam folur, nuk ndihem akoma gati”.

“Do vijë momenti do i them të gjitha. Publiku te unë ka vlerësuar sinqeritetin, vetëm u kërkoj pak kohë”.

The post Loredana Brati përballë pasojave të heshtura të BBVIP: Nuk kam qenë mirë appeared first on iconstyle.al.

Jozi në një lidhje të re pas ndarjes? Reagon Loredana: Zoti i bekoftë

By: M C
8 June 2025 at 16:52

Teksa po fliste për marrëdhënien me prindërit e saj në një emision televiziv Loredana Brati tha se e pyetën lidhur me foton e Jozit që qarkullon në rrjet.

Ish banorja e BBV ka reaguar pas lajmeve që qarkullojnë në mediat rozë, ku thuhet se Jozi tashmë është në një romancë të re. Loredana tha se ‘ndihet mirë’ dhe se ‘zoti i bekoftë’.

“Duan të marrin vesh gjithçka. Për lajmin që doli për Jozin, më thanë si ndidhesh. Thash shumë mirë, zoti i bekoftë. Si ndihem? Nuk më bën asnjë përshtypje”-tha shkurtimisht Lordana.

Dy ish banorët e Big Brother VIP 4 e nisën romancën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por mesa duket nuk është finalizuar.

The post Jozi në një lidhje të re pas ndarjes? Reagon Loredana: Zoti i bekoftë appeared first on Albeu.com.

Kush është vajza misterioze që përqafoi Jozin në skenë?

By: gaze tare
7 June 2025 at 11:33

Çifti më i përfolur i Big Brother VIP Albania, Jozefin Marku dhe Loredana Brati, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, edhe pse reality show ka përfunduar prej disa javësh. Dhe arsyeja është… një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale!

Në pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi, Jozefini shfaqet duke performuar në një club nate në Tiranë, kur papritur një vajzë e panjohur ngjitet në skenë dhe e përqafon me shumë afeksion. Të dy duken të afërt, shkëmbejnë buzëqeshje dhe një bisedë të shkurtër që ndezi menjëherë dyshimet: A është Loredana?

Komentet nuk vonuan. Fansat e çiftit u hodhën në spekulime, duke pretenduar se vajza i ngjan shumë Loredanës edhe pse asnjë nga të dy nuk ka reaguar ende publikisht.

A ishte vërtet Loredana në skenë? Apo kemi të bëjmë me një romancë të re? Një gjë është e sigurt: historia Jozefin–Loredana nuk i ka thënë ende fjalët e fundit.

The post Kush është vajza misterioze që përqafoi Jozin në skenë? appeared first on iconstyle.al.

“Puthje dhe përqafime…”, vajza “misterioze” i hidhet në qafë Jozit, pamjet që po bëjnë ‘namin’ në rrjet

6 June 2025 at 19:55

Një ndër çiftet më të komentuara të edicionit që lamë pas të Big Brother Vip Albania ka qenë padyshim Jozefin Marku dhe Loredana Brati.

 

Ndarje, pajtime, puthje, lot, ngritje zëri e bashkime, kështu ka qenë marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por, ndonëse ky reality show ka javë që ka përfunduar, kurioziteti i ndjekësve është i madh, se çfarë po ndodh në të vërtetë mes dyshes.

Ndonëse, ashtu si Lori, edhe Jozi kanë deklaruar në daljet e tyre televizive se e kanë lënë marrëdhënien e tyre “të rrjedhë vetë”, fansat thonë se çifti janë bashkë dhe po shijojnë dashurinë e tyre larg mediave dhe kamerave të telefonave.

Së fundmi, një video është duke bërë namin në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara Jozi shihet teksa po performonte në një nga club-et e kryeqytetit, kur në një moment, një vajzë shkëputet nga tavolina e saj dhe ngjitet në skenë për të përqafuar këngëtarin.

Ata shkëmbejnë një përqafim të ngrohtë, ndërkohë që dhe disa fjalë me njëri-tjetrin. Disa thonë se vajza në fjalë ishte pikërisht Lori, por disa të tjerë aludojnë se ajo ishte thjesht një fanse e Jozit!

Duke qenë se në pamje vajza “misterioze” nuk shihet qartë dhe nuk kuptohet se kush mund të jetë, adhuruesit e çiftit të Big Brother Vip janë të ndarë në dysh!

The post “Puthje dhe përqafime…”, vajza “misterioze” i hidhet në qafë Jozit, pamjet që po bëjnë ‘namin’ në rrjet appeared first on Sot News | Lajme.

Jozi Marku arrin një milion klikime në vetëm tre ditë me këngën e re “Dhimbje”

By: D Marku
2 June 2025 at 12:35

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi Marku, ka arritur një sukses të madh në muzikë pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.

Kënga e tij më e re, e titulluar “Dhimbje”, është publikuar vetëm tri ditë më parë, por tashmë ka kapur shifrën prej mbi 1 milion klikimesh në YouTube.

Ky sukses vjen pas një daljeje të bujshme nga BBVA, ku Jozi u komentua shumë për gjestin e tij— një shuplakë e befasishme ndaj Gjestit teksa po linte shtëpinë, e cila bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Ky moment krijoi ndasi në opinionin publik: disa e konsideruan një gabim të rëndë që do ta penalizonte atë në karrierën artistike, ndërsa të tjerë e panë si një reagim emocional.

Por, ajo që pasoi ishte e papritur — numri i ndjekësve të Jozit u rrit ndjeshëm menjëherë pas këtij incidenti, duke e kthyer atë në një nga figurat më të përfolura të formatit.

Megjithë komentet dhe dyshimet për të ardhmen e tij muzikore, kënga “Dhimbje” dëshmon të kundërtën.

Projekti ka marrë përkrahje të madhe nga publiku, si në klikime, ashtu edhe në komente, ku fansat vlerësojnë stilin, zërin dhe emocionin që përcjell.

 

The post Jozi Marku arrin një milion klikime në vetëm tre ditë me këngën e re “Dhimbje” appeared first on Albeu.com.

Kjo është ‘përgjigjia’ e papritur e Loredanës ndaj veprimit të fundit të Jozit!

By: M C
30 May 2025 at 19:41

Raporti mes Joz Markut dhe Loredana Brati kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale.

Përditësimet dhe veprimet e tyre janë komentuar pafund, duke nxitur spekulime për tensione apo mosmarrëveshje në marrëdhënien e tyre.
Disa ditë më parë, Jozi bëri një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, ai largoi Loredanën nga lista e personave që ndjek në Instagram, duke fshirë edhe kujtimet e përbashkëta që kishin ndarë në llogarinë e tij në ‘BBVA’, shkruan “Kosovarja”.

Nga ana tjetër, Loredana ende vazhdon ta mbajë Jozin në listën e personave që ndjek, dhe deri tani nuk ka reaguar drejtpërdrejt ndaj këtij veprimi. Ajo duket se ka zgjedhur të qëndrojë më e rezervuar dhe të mos japë deklarata apo reagime publike lidhur me këtë situatë.

Megjithatë, pak më parë, modelja ka ndarë në profilin e saj një foto ku shfaqet në shoqërinë e mikeshës së saj të ngushtë. Ky postim u pa nga shumë ndjekës si një mënyrë e indirektë për të treguar se ajo është mirë.

The post Kjo është ‘përgjigjia’ e papritur e Loredanës ndaj veprimit të fundit të Jozit! appeared first on Albeu.com.

“Ka qenë duke…”/ Xheneta nxjerr sekretin e romancës Jozi-Loredana

By: D Marku
20 May 2025 at 12:53

Para pak ditësh, modelja e njohur njëherazi ish-banorja e “BBVA4”,  Loredana Brati organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e saj ku të ftuar ishin personazhe të njour për publikun shqiptar.

Mirëpo interesi ishte i madh për të zbuluar nëse në këtë ditë ishte apo jo Jozefin Marku prezent?!

Kjo pasi gjatë rrugetimit të tyre në “BBVA4”, dyshja në fjalë përjetoi një romancë.

Kjo gjë është diskutuar dhe në emisionin “Trotuar” ku në panel ishin të ftuarit nga ditëlindja e Loredanës.

Në mesin e tyre, aktori i njohur i “Portokallisë”, Juxhin Plovishti, i cili ndonëse flet për dyshen romantike, tregohet i kujdesshëm për të mos treguar detaje.

“Erdhi nga fundi, po më duket se erdhi të merrte Valbonën”, tha Juxhin Plovishti, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Në lidhje me këtë u shfaq paksa e irrituar, Xheneta Fetahu e cila ndërhyn dhe shprehet: “Jooo”.

“Ka qenë dhe e ka uruar deri te dera. Nuk ka dashur që të futet brenda për arsye që ndonjë ish-banor kishte agravuar situatën. Nuk ka dashur që t’i prishë ditëlindjen Loredanës”, tha Xheneta.

The post “Ka qenë duke…”/ Xheneta nxjerr sekretin e romancës Jozi-Loredana appeared first on Albeu.com.

Xheneta nxjerr sekretin e romancës Jozi-Loredana

By: M C
19 May 2025 at 22:44

Para pak ditësh, modelja e njohur njëherazi ish-banorja e “BBVA4”, Loredana Brati organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e saj ku të ftuar ishin personazhe të njour për publikun shqiptar.

Mirëpo interesi ishte i madh për të zbuluar nëse në këtë ditë ishte apo jo Jozefin Marku prezent?!

Kjo pasi gjatë rrugetimit të tyre në “BBVA4”, dyshja në fjalë përjetoi një romancë.

Kjo gjë është diskutuar dhe në emisionin “Trotuar” ku në panel ishin të ftuarit nga ditëlindja e Loredanës.

Në mesin e tyre, aktori i njohur i “Portokallisë”, Juxhin Plovishti, i cili ndonëse flet për dyshen romantike, tregohet i kujdesshëm për të mos treguar detaje.

“Erdhi nga fundi, po më duket se erdhi të merrte Valbonën”, tha Juxhin Plovishti, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Në lidhje me këtë u shfaq paksa e irrituar, Xheneta Fetahu e cila ndërhyn dhe shprehet: “Jooo”.

“Ka qenë dhe e ka uruar deri te dera. Nuk ka dashur që të futet brenda për arsye që ndonjë ish-banor kishte agravuar situatën. Nuk ka dashur që t’i prishë ditëlindjen Loredanës”, tha Xheneta.

E pyetur nëse vazhdojnë të jenë bashkë, Xheneta shton më tej:

“Atë nuk mund ta them unë, por po të përgjigjem për pyetjen e ditëlindjes. Po ka qenë dhe e ka uruar. Pyet Loredanën dhe Jozin”.

The post Xheneta nxjerr sekretin e romancës Jozi-Loredana appeared first on Albeu.com.

Është apo jo në lidhje me Loredanën? Joz Marku zbulon të vërtetën

By: M C
18 May 2025 at 19:43

Jozefin Marku ka qenë dhe një ndër banorët më të komentuar të Big Brother Vip Albania.

Përpos tensioneve të krijuara në shtëpi dhe ngjarjes së ndodhur natën kur dhe ai u eleminua, ai është komentuar gjerë e gjatë edhe për lidhjen e tij me një nga vajzat më bukuroshe të shtëpisë, pikërisht me Loredanën.

Por, pas përfundimit të këtij programi askush nuk e kuptoi se çfarë ndodhi me ta. E së fundmi ka qenë vetë Jozi i cili ka vendosur që t’i vërë pikat mbi “i”.

I pyetur në emisionin “Goca dhe Gra” lidhur me marrëdhënien e tij me Lorin, ai la të kuptohet se raporti mes tij dhe Loredanës vazhdon.

“Nuk mund ta themi se jemi bashkë apo jo. Kemi momentet tona të bukura. Do ia lëmë kohës,” u shpreh ai ndër të tjera.

The post Është apo jo në lidhje me Loredanën? Joz Marku zbulon të vërtetën appeared first on Albeu.com.

❌
❌