Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ledri Vula feston 39-vjetorin me një surprizë të papritur, merr dhuratë një Ferrari nga një person anonim

10 July 2025 at 20:59

Sot, më 10 korrik, Ledri Vula, një nga artistët më të dashur dhe më me ndikim në skenën muzikore shqiptare, feston ditëlindjen e tij të 39-të.

Por këtë herë, dita e tij nuk u shënua vetëm me urime e dashuri nga fansat, erdhi e shoqëruar me një super surprizë që ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Reperi është surprizuar me një Ferrari të ri, një makinë luksoze që rrallë herë dhurohet, aq më pak në mënyrë kaq misterioze.

Foto: Screenshot/Instagram

Dhuruesi ka preferuar të mbetet anonim, por ka lënë një mesazh të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë që po qarkullon gjithandej online.

“Surprizë për ditëlindje nga personi anonim. E meriton Ledri Vula. Ferrari të ri”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ledri ka ditur ta ndërtojë emrin e tij jo vetëm me hitet që kanë shoqëruar breza të tërë, por edhe me personalitetin e tij të thjeshtë, karizmën dhe përkushtimin ndaj punës. Ndoshta pikërisht për këto arsye, dikush ka zgjedhur t’i dhurojë diçka kaq të veçantë, si një shenjë vlerësimi apo falënderimi.

Surpriza e ditëlindjes ka ndezur rrjetin. Komentet janë të shumta, nga admirues që urojnë Ledrin për këtë moment, deri te ndjekës që po spekulojnë me ironi e kuriozitet rreth identitetit të dhuruesit misterioz. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

The post Ledri Vula feston 39-vjetorin me një surprizë të papritur, merr dhuratë një Ferrari nga një person anonim appeared first on Telegrafi.

FOTO/ Ledri Vula feston ditëlindjen, vëmendjen e merr urimi i veçantë nga Xhensila Myrtezaj

By: M C
10 July 2025 at 19:22

Postimi i fundit në Instagram i këngëtares, Xhensila Myrtezaj, është bërë viral, pasi ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët aludojnë se mes saj dhe reperit Ledri Vula ka një romancë.

Siç duket edhe në videon e postuar, këngëtarja ka publikuar një fragment nga bashkëpunimi i tyre i radhës.

Xhensila e ka shoqëruar postimin me një urim për teksa këngëtarin, pasi Ledri Vula feston sot 39-vjetorin.

Ky i fundit i është përgjigjur Xhensilës, duke e falënderuar për postimin.

Kaq është dashur që ndjekësit të përforcojnë aludimet e tyre se mes çifti ka një lidhje romantike.

Disa ditë më parë mediat ‘Anabel’ publikoi foto të Ledrit dhe Xhensilës në Ibiza mes miqsh.

Në njërën prej tyre, çifti shihej shumë pranë njëri-tjetrit. Në njërën prej tyre, çifti shihet shumë pranë njëri-tjetrit. Xhensila e mbulon fytyrën me një erashkë, por tatuazhi në dorë e nxjerr zbuluar.

Sakaq mbetet për tu parë nëse thashethemet janë të vërteta ose jo, pasi dyshja nuk kanë konfirmuar ende asgjë.

Kujtojmë që këngëtarja Xhensila Myrtezaj finalizoi në fillim të vitit divorcin e saj nga Bes Kallaku, me të cilin ndan dy fëmijë, Ajkën dhe Amenin. Dhe teksa ishte e ftuar në një intervistë ajo u shpreh se arsye për këtë ndarje u bë mos komunikimi me aktorin e njohur.

“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, u shpreh ajo.

Në çift duhet bashkëpunim. Kërkohet punë nga të dy partnerët. Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Çdo ditë që kalonte kuptoja që po thyhej më shumë. Ndaj ishte një vendim i marrë nga unë”,-u shpreh Xhensila.

The post FOTO/ Ledri Vula feston ditëlindjen, vëmendjen e merr urimi i veçantë nga Xhensila Myrtezaj appeared first on Albeu.com.

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij (Foto)

7 July 2025 at 13:26

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për bashkëpunim artistik dhe afërsi miqësore, por fotot e publikuara nga “Lokimagazine” disa ditë më parë treguan të kundërtën.

Në foto, Ledri dhe Xhensila u shfaqën shumë të afërt fizikisht, me duart e Ledrit të vendosura mbi trupin e Xhensilës, duke shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje romantike. Kjo mjaftoi që rrjeti ta merrte si një “konfirmim të heshtur” të një romance mes tyre.

Ndërkohë, Ledri Vula ka publikuar në InstaStory projektin e ri muzikor të Xhensilës, duke e shoqëruar me komentin: “Hala ma nxet u bo vera”, një shprehje provokuese që shumë ndjekës e lexuan si një tjetër shenjë e afrimitetit të tyre. Pak minuta më pas, reperi postoi edhe një foto me muskujt në fokus. Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare mbi natyrën e raportit, por sjelljet e fundit në rrjet duket se po flasin vetë.

The post Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Ledri Vula rrit temperaturat, ”djeg” me një foto. Tregon muskujt nga dhoma e hotelit

By: redi
5 July 2025 at 18:33

Ai është një nga artistët më të suksesshëm në vend, por edhe një nga djemtë e bukur të showbizzit. Fjalën e kemi për Ledri Vulën, i cili është në krye të lajmeve rozë, si nga bashkëpunimet muzikore, ”lidhja e dashurisë”, por këtë herë ai ka provokuar me një foto nga dhoma e hotelit. Ai ka postuar një selfie, ku shihet trupi i formuar me muskuj. Sakaq, artisti dhe Era Istrefi kanë bashkuar sërish…

Source

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kapen “mat” në Ibiza?

30 June 2025 at 21:57

Dy emrat më në zë të estradës shqiptare duket se nuk i kanë shpëtuar syrit të fansave të tyre.

Ledri Vula dhe një vajzë misterioze, me fytyrë të mbuluar janë fotografuar në Ibiza në Spanjë.

Nuk ka një konfirmim 100% se vajza në foto është Xhensila Myrtezaj, por ajo që vihet re janë tatuazhet e vajzës në foto, që përkojnë me ato të këngëtares.

 

The post Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kapen “mat” në Ibiza? appeared first on Sot News | Lajme.

Xhensila Myrtezaj ‘mollë sherri’? Ledri Vula i jep fund lidhjes, romanca me vajzën milionere dhe ndarja e tyre

28 June 2025 at 11:21

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe të shkurtër të përfolur për një lidhje dashurie me Rina Zaitin, sipërmarrësen shqiptare që jeton mes Londrës dhe Tiranës, duket se historia ka marrë fund. Nëse i hedhim një profilit të të dyve, vëmë re se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndryshe deri nga disa ditë më parë, ku Rina dhe Ledri jo vetëm ndiqeshin, por edhe i bënin shpesh herë ‘like’ në postime.

Nuk dihet se cilat janë arsyet që dyshja është ndarë, por ajo që dihet me siguri është fakti se në mes të raportit të prishur me Rinën, është lidhja e mundshme e reperit me Xhensila Myrtezaj. Vëmendjen e publikut javët e fundit, e ka marrë afërsia në rritje mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt. Dyshja janë parë së bashku në Ibiza, ku kanë pushuar për disa ditë dhe kanë ndarë foto nga vende të njëjta, duke ngjallur dyshime të reja për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Pavarësisht se Ledri Vula u shpreh qartë në një intervistë të fundit se për të hyrë në një lidhje “duhet kimi dhe dashuri” dhe mohoi zërat për një romancë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, disa foto që po qarkullojnë së fundmi në rrjet po e vënë këtë deklaratë në pikëpyetje. Në imazhet që janë bërë virale, Ledri dhe Xhensila shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin, në shoqërinë e një grupi miqsh. Thuhet se këto pamje janë realizuar në Ibiza. Ndërsa Xhensila përpiqet të mbulojë fytyrën me një erashkë, një detaj e tradhton: tatuazhi në dorë që e identifikon qartë. Veshur me streçe të zeza dhe crop top të njëjtë, ajo shihet duke përqafuar Ledrin, në një moment që duket mjaft intim. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto foto, pamjet kanë ndezur rrjetin dhe po lënë hapur shumë pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Nëse më parë u fol se projekti i përbashkët muzikor “Ma kthe” ishte thjesht bashkëpunim profesional, sot interpretimet janë më të guximshme. Në videoklipin e këngës ata shfaqen në skena të ngrohta, plot kimi dhe intimitet një ndjesi që, sipas ndjekësve, tejkalon kufijtë artistikë. Vetë Ledri është pyetur për marrëdhënien me Xhensilën, dhe në një intervistë të shkurtër është shprehur: “Nuk kam ç’të fsheh, por ndonjëherë është mirë të mos thuash asgjë.”

Një përgjigje që më shumë ushqen se ndalon spekulimet. Nga ana tjetër, Xhensila ka zgjedhur të mos komentojë për jetën private, duke e lënë publikun të flasë me interpretimin e vet. Ajo ka postuar fragmente nga klipi dhe momente nga Ibiza, pa përmendur as Ledrin, as ndonjë sqarim për zërat që po qarkullojnë. Për momentin, asgjë nuk është zyrtare. Por pushimet në Ibiza, shkëndijat në klip dhe heshtja publike e të dyve, vetëm sa e bëjnë historinë më intriguese. A është Xhensila arsyeja e vërtetë e ndarjes së Ledrit me Rinën? Apo thjesht rasti i një bashkëpunimi artistik që “dogji pak më shumë se duhej”? Koha do ta tregojë.

The post Xhensila Myrtezaj ‘mollë sherri’? Ledri Vula i jep fund lidhjes, romanca me vajzën milionere dhe ndarja e tyre appeared first on Sot News | Lajme.

Jozi me mesazh thumbues për Ledrin: Kingjat në tufe, Luani vetëm në fron

By: gaze tare
28 June 2025 at 09:34

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ku nuk kanë munguar as pyetjet pikante. Një nga temat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo për reperin Ledri Vula, i cili kohë më parë deklaroi publikisht se nuk do të realizonte kurrë një bashkëpunim me Jozin.

Ndërsa reagimi i Jozit nuk vonoi. I pyetur për këtë deklaratë, ai zgjodhi të përgjigjej me një mesazh të fortë e simbolik:

“Kingjat në tufe, Luani vetëm në fron.”

Fjalët e tij janë interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe krenare ndaj refuzimit të Ledrit, duke e vendosur veten në një pozicion të veçantë e të vetmuar, si “luani” që nuk ka nevojë për “tufën”.

The post Jozi me mesazh thumbues për Ledrin: Kingjat në tufe, Luani vetëm në fron appeared first on iconstyle.al.

Fotot tregojnë gjithcka/ Ledri Vula në pushime bashkë me Xhensilën dhe Ajkën?

27 June 2025 at 21:56

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula e kanë mohuar disa herë lajmin se janë në një romancë bashkë.

Raportin e tyre të afërt, si Xhensila ashtu edhe Ledri, e kanë justifikuar si marrëdhënie profesionale. Mirëpo fotot e fundit të publikuara nga Lokimagazine treguan të kundërtën.

Në foto, Xhensila dhe Ledri shihen të afërt, me reperin që i ka vendosur duart në trupin e Xhensilës, ndërsa shijojnë pushimet në Ibiza.

Mirëpo duket se bashkë me Xhensilën dhe Ledrin, e pranishme në këto pushime është dhe Ajka, vajza që këngëtarja ka nga lidhja e mëparshme me aktorin e njohur, Bes Kallaku.

Vetë Xhensila i ka nxitur këto dyshime me disa foto që ka publikuar në Instagram.

Nga ana tjetër, ende nuk ka një reagim nga Xhensila dhe Ledri për fotot që tashmë janë bërë virale në rrjet.

The post Fotot tregojnë gjithcka/ Ledri Vula në pushime bashkë me Xhensilën dhe Ajkën? appeared first on Sot News | Lajme.

Me Gjestin apo me Jozin? Me kë do të bashkëpunonte Ledri Vula? Reperi habit me përgjigjen e tij

25 June 2025 at 15:04

I ftuar në emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun, reperi Ledri Vula ka komentuar për disa prej emrave të skenës muzikore shqiptare. Ai vlerësoi reperin Gjestin për stilin dhe energjinë që sjell në muzikë, duke lënë të hapur mundësinë për një bashkëpunim.

“Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm të shoh si energji,” tha Ledri.

Ndërsa, i pyetur për një bashkëpunim me Jozin, ai u përgjigj prerë: “Me Jozin, jo.” Kjo deklaratë shkurt e qartë ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.

The post Me Gjestin apo me Jozin? Me kë do të bashkëpunonte Ledri Vula? Reperi habit me përgjigjen e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Ekskluzive! Mohojnë afrimitetin, por pamjet e Xhensilës dhe Ledrit flasin të kundertën!

By: gaze tare
25 June 2025 at 15:01

Edhe pse e kanë mohuar çdo herë një afrimitet më shumë se miqësor, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë kapur nga kamerat në disa pamje që flasin ndryshe.

Burime pranë IconStyle kanë siguruar video dhe foto ekskluzive, ku dy artistët shfaqen në momente të afërta dhe shumë miqësore, ndoshta më shumë se kaq?

Në një ambient të qetë, larg syve të publikut (por jo edhe të aparatit), dyshja është parë duke kaluar kohë së bashku, me një kimi që nuk kalon pa u vënë re.

The post Ekskluzive! Mohojnë afrimitetin, por pamjet e Xhensilës dhe Ledrit flasin të kundertën! appeared first on iconstyle.al.

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

By: Oldi
24 June 2025 at 21:06

Ledri Vula në një intervistë për ‘Pushime on Top’ me Eni Shehun, ka folur në lidhje me projektet e tij në muzikë, por jo vetëm. I intervistuar gjatë koncertit të Alban Skënderajt pak kohë më parë në Milano, ai nuk i ka shpëtuar asnjë një pyetje ‘me spec’ nga Eni. A do të lidhej me […]

The post A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula appeared first on BoldNews.al.

Zërat për një romancë me Xhensilën, reagon Ledri: Duhet dashuri

By: gaze tare
24 June 2025 at 20:33

Gjatë një interviste për emisionin “Pushime on Top”, reperi Ledri Vula ka ndarë jo vetëm planet e tij të ardhshme në muzikë, por ka komentuar edhe mbi thashethemet që shpesh qarkullojnë për jetën e tij personale.

I intervistuar në kuadër të koncertit të Alban Skënderajt në Milano, Ledri është përballur me pyetje të drejtpërdrejta dhe pa filtra. Një nga to kishte të bënte me mundësinë e një lidhjeje të mundshme me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, për të cilën është përfolur shpesh në rrjete sociale.

Jo, nuk funksionon kështu… Duhet të ekzistojë kimi, dashuri. Nuk mund të lidhem me dikë vetëm për ‘zhurmë mediatike’ apo për t’u dukur. Pa ndjenja, nuk shkon… nuk jemi kukulla,” u shpreh ai.

The post Zërat për një romancë me Xhensilën, reagon Ledri: Duhet dashuri appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

8 June 2025 at 17:59

Sara Hoxha duket se ka nisur një histori të re dashurie pas ndarjes me reperin Ledri Vula. Fillimisht u raportua se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë shumë të njohur në rrethet e Tiranës, por duket se tani kemi një ide se për kë bëhet fjalë. “Sekretin” e ka zbuluar Instagrami! Në të […]

The post FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin? appeared first on BoldNews.al.

Komentohet afërsia e madhe e Ledrit dhe Xhensilës në një nga koncertet e tyre

2 June 2025 at 17:31

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula javë më parë sollën një bashkëpunim të quajtur “Ma kthe”.

Kënga u prit mirë në publik, mblodhi miliona klikime, por ajo që mori vëmendje ishte afërsia e tyre në videoklip.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja pasi dyshja kohëve të fundit kanë qenë shumë të komentuar.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata ishin së bashku në një koncert në Zvicër, ku gjatë interpretimit u panë në disa skena shumë të afërt.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë ndërkohë hedhur aludime të ndryshme në lidhje me ta.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata kanë kritikuar këngëtaren për lëvizjet skenike e provokuese kundrejt reperit nga Kosova.

Sidoqoftë, sa i përket jetës private të dy vlen të ceket se janë beqarë, të fokusuar në karrierë. /Telegrafi/

 

The post Komentohet afërsia e madhe e Ledrit dhe Xhensilës në një nga koncertet e tyre appeared first on Telegrafi.

Xhensila dhe Ledri Vula: A po flasin të vërtetat pas skenave të afërta?

By: gaze tare
2 June 2025 at 17:43

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kanë sjellë së fundmi një bashkëpunim të shumëpritur me këngën “Ma kthe”, e cila ka grumbulluar miliona klikime dhe është pritur pozitivisht nga publiku. Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve nuk është vetëm kënga, por edhe afërsia e dukshme midis dyshes gjatë xhirimeve të videoklipit.

Por lidhja mes Xhensilës dhe Ledrit duket se ka shkaktuar më shumë spekulime. Të dy artistët kanë qenë së fundmi në një koncert të përbashkët në Zvicër, ku interpretuan live, dhe sërish ishin të afërt në disa skena, duke bërë që përdoruesit e rrjeteve sociale të nisin aludime të ndryshme për marrëdhënien e tyre.

Ka pasur kritika edhe për lëvizjet skenike të Xhensilës, të cilat janë konsideruar si provokuese në adresë të Ledrit, por asnjë prej tyre nuk ka komentuar përtej muzikës.

The post Xhensila dhe Ledri Vula: A po flasin të vërtetat pas skenave të afërta? appeared first on iconstyle.al.

Xheraldina Vula flet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës: Na ka lënduar, por marrëdhënia me Sarën mbetet e njëjtë

By: gaze tare
1 June 2025 at 17:06

Ndarja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike dhe mediatike. Së fundmi, mbi këtë temë ka reaguar edhe nëna e reperit, Xheraldina Vula, në një intervistë për Klan Kosova.

E njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta, Xheraldina ka pranuar se lajmi për ndarjen i ka tronditur të gjithë si familje. “Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur bëhet fjalë për një çift që ka qenë aq i mirë së bashku. U ndjemë shumë keq, ishte befasuese për ne,” tha ajo.

Megjithatë, ajo nënvizon se vendimet për marrëdhëniet e tyre u përkasin të rinjve: “Nuk kemi pasur qejf fare, por të rinjtë nuk na pyesin. Ata bëjnë zgjedhjet e tyre.”

Pavarësisht ndarjes, Xheraldina theksoi se marrëdhënia e saj me Sarën nuk ka ndryshuar.

Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën lidhje. Nuk ka asnjë antagonizëm mes nesh. Ajo vazhdon të kujdeset për vajzën, e sjell tek gjyshja, vjen e na viziton. Gjërat janë shumë korrekte mes nesh.”

The post Xheraldina Vula flet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës: Na ka lënduar, por marrëdhënia me Sarën mbetet e njëjtë appeared first on iconstyle.al.

Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja çmimet e larta që kërkojnë për një natë në koncert

31 May 2025 at 15:02

Sezoni veror daton edhe me pikun e aktiviteteve për artistët shqiptar. Të shumtë janë këngëtarët që sjellin produksione të reja pikërisht në këtë sezon, për të shtuar edhe fitimet e tyre. Në klubet më në zë të vendit, çdo natë ka të ftuar këngëtarë, çfarë e bën atmosferën për turistët edhe më elektrizuese. E për […]

The post Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja çmimet e larta që kërkojnë për një natë në koncert appeared first on BoldNews.al.

Ledri Vula flet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn: Kemi shumë kimi!

By: gaze tare
5 May 2025 at 20:00

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë një nga dyshet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, sidomos pas bashkëpunimit të tyre muzikor që rezultoi një sukses i madh. Por përtej muzikës, duket se raporti mes tyre është edhe më i thellë.

Në një interviste të fundit, Ledri ka folur për lidhjen që ka me Xhensilën, duke theksuar se mes tyre ka pasur gjithmonë një energji pozitive dhe një ndjesi të fortë bashkëpunimi.

“Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën,’- është shprehur reperi.

Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë reagime në rrjete sociale, ku fansat kanë filluar të spekulojnë për një afërsi më të madhe mes tyre.

The post Ledri Vula flet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn: Kemi shumë kimi! appeared first on iconstyle.al.

Ledri Vula flet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn: Kemi shumë kimi

By: M C
5 May 2025 at 20:23

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë një nga dyshet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, sidomos pas bashkëpunimit të tyre muzikor që rezultoi një sukses i madh. Por përtej muzikës, duket se raporti mes tyre është edhe më i thellë.

Në një interviste të fundit, Ledri ka folur për lidhjen që ka me Xhensilën, duke theksuar se mes tyre ka pasur gjithmonë një energji pozitive dhe një ndjesi të fortë bashkëpunimi.

“Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën,’- është shprehur reperi.

Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë reagime në rrjete sociale, ku fansat kanë filluar të spekulojnë për një afërsi më të madhe mes tyre.

The post Ledri Vula flet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn: Kemi shumë kimi appeared first on Albeu.com.

U aluduan për një lidhje të mundshme, Xhensila dhe Ledri zbulojnë se kënga e tyre e re publikohet të martën

21 April 2025 at 19:20

Prej kohësh po komentohet një fotografi e Ledri Vulës me Xhensila Myrtezajn, ku shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ata madje u tha se janë në një lidhje dashurie, duke bërë kështu që të shpërndahet me të madhe në rrjete sociale.

E së fundmi ata ndanë me ndjekësit se ka të bëjë me bashkëpunim dhe se lansohet nesër (e martë).

Foto: Screenshot/Instagram

“Disa flasin…ne këndojmë. Nesër”, thuhet në përshkrimin e fotografisë së tyre.

Ky videoklip bëhet e ditur se do të publikohet në orën 17:00 dhe premton shumë nga ana e dyshes.

Të shumta qenë reagimet, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë projekt.

Sidoqoftë, të njëjtit po vazhdojnë edhe me projekte solo e koncerte. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

The post U aluduan për një lidhje të mundshme, Xhensila dhe Ledri zbulojnë se kënga e tyre e re publikohet të martën appeared first on Telegrafi.

❌
❌