Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij (Foto)

7 July 2025 at 13:26

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për bashkëpunim artistik dhe afërsi miqësore, por fotot e publikuara nga “Lokimagazine” disa ditë më parë treguan të kundërtën.

Në foto, Ledri dhe Xhensila u shfaqën shumë të afërt fizikisht, me duart e Ledrit të vendosura mbi trupin e Xhensilës, duke shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje romantike. Kjo mjaftoi që rrjeti ta merrte si një “konfirmim të heshtur” të një romance mes tyre.

Ndërkohë, Ledri Vula ka publikuar në InstaStory projektin e ri muzikor të Xhensilës, duke e shoqëruar me komentin: “Hala ma nxet u bo vera”, një shprehje provokuese që shumë ndjekës e lexuan si një tjetër shenjë e afrimitetit të tyre. Pak minuta më pas, reperi postoi edhe një foto me muskujt në fokus. Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare mbi natyrën e raportit, por sjelljet e fundit në rrjet duket se po flasin vetë.

The post Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht ‘single’, zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj..

22 January 2025 at 15:59

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj, ndërsa Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen.

Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht.
Pavarësisht zgjidhjes së martesës, mister mbeten arsyet, si dhe burimi i rreth 10 mln euro pasuri.

Kujtijmë Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.

The post Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht ‘single’, zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj.. appeared first on Sot News | Lajme.

Më e lumtur se kurrë/ Xhensila Myrezaj ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar shqiptarët (Foto)

28 November 2024 at 21:09

Të shumtë kanë qenë personazhet e showbizit shqiptar që i janë bashkuar festës në Ditën e Pavarësisë.

Mes tyre është edhe këngëtarja Xhensila Myrezaj, e cila ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar shqiptarët. Ajo është shfaqur me djalin e saj në duar, teksa ka veshur një fustan kuqezi dhe mban krahët e shqiponjës.

“Urime 28 Nëntorin , ditën e Pavarësisë.

Urime për të gjithë shqiptarët.

Uroj që Shqipëria të vazhdojë të zhvillohet dhe të provojë sukses në çdo hap.

Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar në ruajtjen e identitetit tonë dhe në ndihmën për një Shqipëri më të fortë dhe më të begatë.

Gëzuar”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

The post Më e lumtur se kurrë/ Xhensila Myrezaj ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar shqiptarët (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌