Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij (Foto)

7 July 2025 at 13:26

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për bashkëpunim artistik dhe afërsi miqësore, por fotot e publikuara nga “Lokimagazine” disa ditë më parë treguan të kundërtën.

Në foto, Ledri dhe Xhensila u shfaqën shumë të afërt fizikisht, me duart e Ledrit të vendosura mbi trupin e Xhensilës, duke shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje romantike. Kjo mjaftoi që rrjeti ta merrte si një “konfirmim të heshtur” të një romance mes tyre.

Ndërkohë, Ledri Vula ka publikuar në InstaStory projektin e ri muzikor të Xhensilës, duke e shoqëruar me komentin: “Hala ma nxet u bo vera”, një shprehje provokuese që shumë ndjekës e lexuan si një tjetër shenjë e afrimitetit të tyre. Pak minuta më pas, reperi postoi edhe një foto me muskujt në fokus. Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare mbi natyrën e raportit, por sjelljet e fundit në rrjet duket se po flasin vetë.

The post Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Instagram shton muzikën me zë të Spotify-it në Stories

By: Kult Plus
1 July 2025 at 17:44

Instagram-i tashmë lejon dëgjimin e këngëve të ndara nga Spotify direkt në Stories, duke sjellë një përvojë më të plotë pa lënë aplikacionin.

Instagram-i ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë se përdoruesit tani mund të ndajnë këngë nga Spotify në Stories bashkë me një paradhënie me zë. Deri më sot, ndarja e një kënge në Story thjesht shfaqte një imazh dhe një lidhje që të çonte në Spotify, por pa tinguj. Me përditësimin e ri, ndjekësit mund të dëgjojnë menjëherë një pjesë të këngës brenda vetë aplikacionit.

Ky ndryshim, ndonëse i vogël në pamje të parë, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një eksperience më të pasur për përdoruesit, duke lehtësuar shpërndarjen dhe zbulimin e muzikës në platformë. Tani, nuk është më e nevojshme të kalosh në aplikacione të tjera për të dëgjuar këngën që të ka tërhequr vëmendjen.

Vetëm pak javë më parë, Instagrami kishte shtuar mundësinë për të postuar këngë nga Spotify në seksionin Notes, duke lejuar përdoruesit të shfaqin në kohë reale shijet muzikore për ndjekësit e tyre. Këto funksione të reja pritet të rrisin kohën që përdoruesit kalojnë në aplikacion dhe të forcojnë pozicionin e Instagram si një platformë për zbulim muzikor./KultPlus.com

Nuk deklaruan 33 milionë euro të fituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona në vend

25 June 2025 at 09:38

Ka nisur hetimi për 100 persona/subjekte, pasi nuk kanë deklaruar të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bëhet fjalë për rreth 33 milionë euro të padeklaruara, burimi i të cilave janë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google, PayPal.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara!”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sakaq, thirrje ka për të gjithë këta tatimpagues, që të përmbushin detyrimet e tyre sa më shpejt për të shmangur penalitetet.

“Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.

Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

The post Nuk deklaruan 33 milionë euro të fituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona në vend appeared first on Sot News | Lajme.

Meloni arrin katër milionë ndjekës në Instagram: Faleminderit secilit

20 June 2025 at 21:47

Kryeministrja italiane Giorgio Meloni njoftoi se kishte arritur katër milionë ndjekës në Instagram dhe i falënderoi të gjithë, përfshirë kritikët.

“Sot jemi 4 milionë këtu në Instagram. Faleminderit atyre që janë atje, atyre që marrin pjesë, atyre që nuk dështojnë kurrë të shprehin mendimin e tyre – edhe me kritika konstruktive. Faleminderit secilit prej jush”, shkroi Meloni.

Ajo postoi një foto nga afër të vetes dhe mbishkrimin festiv “SI4MO”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Meloni arrin katër milionë ndjekës në Instagram: Faleminderit secilit appeared first on Euronews Albania.

Rrjedh teza e matematikës në provimet e maturës shtetërore 2025

17 June 2025 at 12:44

Të martën paradite, gjatë provimit të matematikës, ka rrjedhur teza e provimit në rrjetet sociale, vetëm 20 minuta pas nisjes së provimit. Tezat e provimit janë publikuar të paplotësuara në variantet A dhe B, në llogarinë e Instagramit të “Studentët Denoncojnë”. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MAS) ka reaguar duke siguruar […]

The post Rrjedh teza e matematikës në provimet e maturës shtetërore 2025 appeared first on Reporter.al.

Xheneta thumbon disa vajza të njohura në Instagram: ‘Nuk dua t’iu jap vëmendje’

By: Oldi
1 June 2025 at 22:07

Xheneta Fetahu mori pak ditë më parë vëmendje me një postim të shpërndarë në Instagram. Ajo iu referua disa vajzave, si thumb, përmes disa fotografive që ka ndarë në rrjete sociale. “Disa goca e luajnë viktimën aq mirë sa duhet t’i jepet një çmim Oscar”, u shpreh ajo. E në “E diell”, ajo u pyet […]

The post Xheneta thumbon disa vajza të njohura në Instagram: ‘Nuk dua t’iu jap vëmendje’ appeared first on BoldNews.al.

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

By: Mirgen
1 June 2025 at 20:49

Rrjetet sociale kanë kohë që janë kthyer në pjesë të pandashme të jetës sonë, por sidomos për brezin e ri ato janë më shumë se thjesht platforma, janë hapësira për të shprehur identitetin, për të ndërtuar influencë dhe për të ndjekur çdo trend të ri. Por pyetja që shtrohet sot është: Kush po mbizotëron mes […]

The post TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë? appeared first on BoldNews.al.

TikTok vs Instagram, ku po fiton vëmendja e të rinjve shqiptarë?

By: gaze tare
1 June 2025 at 18:33

Rrjetet sociale kanë kohë që janë kthyer në pjesë të pandashme të jetës sonë, por sidomos për brezin e ri ato janë më shumë se thjesht platforma, janë hapësira për të shprehur identitetin, për të ndërtuar influencë dhe për të ndjekur çdo trend të ri. Por pyetja që shtrohet sot është: Kush po mbizotëron mes tyre:TikTok apo Instagram?

TikTok: Shpejtësi, spontanitet dhe trendet që digjen në sekonda

TikTok është kthyer në një fenomen global, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Me video të shkurtra, sfida virale dhe humor të pakontrolluar, kjo platformë është bërë magnet për adoleshentët dhe të rinjtë.

🔹 Çfarë tërheq të rinjtë?

• Mundësia për të shpërthyer brenda natës me një video virale
• Algoritmi i fuqishëm që u jep përparësi krijuesve të rinj
• Liria për të qenë “real” dhe jo përherë i kuruar

Instagram: Elegancë, estetikë dhe brand personal

Nga ana tjetër, Instagram mbetet platforma ku ‘pamja’ ka ende rëndësi. Edhe pse po përpiqet të përshtatet me trendet e TikTok-ut përmes Reels, ai është ende vendi ku influencuesit ndërtojnë një identitet të kuruar dhe bashkëpunojnë me marka.

🔹 Çfarë ofron ndryshe Instagram?
• Estetikë dhe kontroll më i madh mbi përmbajtjen
• Historik më i gjatë dhe komunitet më i qëndrueshëm
• Platformë më e favorshme për biznes dhe influencë afatgjatë

Cili dominon në Shqipëri?

Të rinjtë shqiptarë duket se po zhvendosin vëmendjen te TikTok, sidomos për përmbajtje të përditshme, humor dhe trendet më të fundit. Megjithatë, Instagram nuk ka rënë nga loja, përkundrazi, është ende shumë i fortë kur bëhet fjalë për imazh, bashkëpunime komerciale dhe ndërtim brandi./Iconstyle

The post TikTok vs Instagram, ku po fiton vëmendja e të rinjve shqiptarë? appeared first on iconstyle.al.

Xheneta me mesazh thumbues në Instagram: Kujt ia drejtoi “Oscarin” për rolin e viktimës?

By: gaze tare
28 May 2025 at 10:29

Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, po e mban ndezur vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të spektaklit. Shumë aktive në rrjete sociale, modelja nga Prizreni ka publikuar së fundmi disa imazhe në Instagram, të shoqëruara me një mbishkrim që nuk ka kaluar pa u vënë re.

“Disa vajza e luajnë aq mirë rolin e viktimës, sa meritojnë çmimin Oscar,” ka shkruar ajo, duke ndezur menjëherë spekulime rreth kujt mund t’i jetë drejtuar ky mesazh.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, ndjekësit e saj kanë lidhur postimin me tensionet e fundit që ajo ka pasur me prezantuesen Sara Gjoka – të cilën Xheneta e akuzoi publikisht se i kishte shkruar ish-partnerit të saj gjatë kohës që ishin ende bashkë.

The post Xheneta me mesazh thumbues në Instagram: Kujt ia drejtoi “Oscarin” për rolin e viktimës? appeared first on iconstyle.al.

Dita e fundit për të ndaluar Facebook dhe Instagram të përdorë të dhënat e tua

By: user 6
26 May 2025 at 23:24

Nëse je përdorues i Facebook-ut ose Instagram-it, ke vetëm disa orë kohë për të reaguar.

Nga mesnata e 27 majit 2025, Meta do të fillojë të përdorë përmbajtje të disponueshme publikisht nga përdoruesit e rritur evropianë për të trajnuar modelet e saj të inteligjencës artificiale, sipas Le Figaro.

Vendimi u njoftua zyrtarisht më 14 prill dhe shkaktoi reagime të ashpra.

Koleksioni do të përfshijë postime, mbishkrime, komente, foto dhe video që janë publikuar. Mesazhet personale, bisedat private, llogaritë e të miturve dhe bisedat në WhatsApp përjashtohen. Sipas Autoritetit Francez të Mbrojtjes së të Dhënave (CNIL), “ndërveprimet me Meta AI përmes WhatsApp nuk përdoren – për momentin – për të trajnuar modelet e IA-së”. Kompania gjithashtu vëren se përdorimi i të dhënave vlen si për përmbajtjen e kaluar ashtu edhe për atë të ardhshme.

Si mund të refuzoni përdorimin e të dhënave tuaja

Mbetet e mundur të refuzohet ky përdorim duke paraqitur një kërkesë përmes cilësimeve të Facebook-ut ose Instagram-it.

Shko te profili yt, kliko në tre rreshtat në këndin e sipërm të djathtë,

Zgjidhni “Qendrën e Privatësisë”,

Ndiqni udhëzimet për të plotësuar formularin e kundërshtimit.

Në Facebook:

Shko te cilësimet e privatësisë,

Gjeni seksionin që përmend në mënyrë të qartë mundësinë e kundërshtimit dhe plotësoni formularin përkatës.

Duhet të futni adresën e email-it të lidhur me llogarinë dhe më pas do të merrni një email konfirmimi që të dhënat tuaja nuk do të përdoren.

Megjithatë, kini kujdes: kërkesa mbulon vetëm përmbajtjen që keni publikuar vetë. Nëse ka foto ose tekste që ju shqetësojnë dhe janë ndarë nga palë të treta, do t’ju duhet të plotësoni një formular të dytë, më kompleks.

Meta kërkon sqarime të mëtejshme aty, siç janë shembuj të përmbajtjes në fjalë dhe justifikimi për kundërshtimin.

Ekziston rreziku i ekspozimit publik

Edhe pse afati i fundit i 27 majit nuk është absolut, dorëzimi i një aplikimi pas kësaj date nuk është prapaveprues. Kjo do të thotë, një pjesë e të dhënave tuaja mund të jetë mbledhur tashmë. Për më tepër, edhe pas kundërshtimit, ekziston rreziku i ekspozimit indirekt. Meta e pranon këtë në mënyrë të qartë në politikën e saj të privatësisë:

“Ne mund të vazhdojmë të përpunojmë informacionin tuaj për të përmirësuar shërbimet e inteligjencës artificiale të Meta-s, edhe nëse ju keni kundërshtuar ose nuk po i përdorni produktet tona.”

Kjo mund të ndodhë në dy raste:

Nëse shfaqeni në një foto të postuar nga një përdorues tjetër.

Nëse emri juaj përmendet në një postim, koment ose mbishkrim nga një palë e tretë.

Për të justifikuar këtë praktikë, Meta thirret në “interes legjitim”, një bazë ligjore e ofruar nga Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR). Ky qëndrim u miratua në dhjetor 2024 nga Bordi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave, pavarësisht reagimeve të forta nga organizatat e mbrojtjes së privatësisë.

OJQ-ja austriake NOYB ka paraqitur tashmë ankesa në njëmbëdhjetë vende evropiane, ndërsa Gjykata e Apelit e Këlnit në Gjermani vendosi së fundmi se iniciativa e Metës nuk shkel ligjin në fuqi.

The post Dita e fundit për të ndaluar Facebook dhe Instagram të përdorë të dhënat e tua appeared first on Lapsi.al.

Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme

20 May 2025 at 12:59

Prej 17 majit profili në rrjetin Facebook i Arlind Qorit, kreu i Lëvizjes Bashkë, e cila fitoi një vend në parlament pas zgjedhjeve të 11 majit dhe 24 mijë e 600 vota në rang vendi, është pezulluar pasi u  sulmua me raportime jo të vërteta se është profil i rremë apo imitues. “Ma kanë kthyer […]

The post Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme appeared first on Reporter.al.

Përdoruesit e aplikacioneve në Kosovë duhen të kalojnë në kodin +383, kërkohet përditësim i menjëhershëm

15 May 2025 at 16:37

Nga data 15 maj 2025, kodet telefonike +377 dhe +386 nuk do të mbështeten më në platformat e aplikacioneve dhe nuk do të funksionojnë për verifikime apo qasje në llogari.

Kjo vjen si rezultat i një udhëzimi të fundit nga autoritetet dhe përditësimeve teknike të operatorëve telefonikë në vend.

Vala ka dërguar sms tek përdoruesit e saj për këtë njoftim të rëndësishëm: “I/e nderuar, kur përdorni aplikacionet që kërkojnë verifikim me SMS, ju lutem deklaroni numrin tuaj me prefiksin zyrtar +383. Prefiksi +377 nuk është më në përdorim dhe Vala nuk garanton shërbim me të. Faleminderit që shfrytëzoni shërbimet tonë”, thuhet në sms e Vala-s.

Gjithashtu edhe nga IPKO për Telegrafin kanë konfirmuar se +386 nuk do të mbështetet në të ardhmen nga ata, duke i ftuar të gjithë që të përditësojnë rrjetet e tyre sociale në +383.

Edhe njohësi i rrjeteve sociale, Donik Fazliu ka ngritur shqetësimin për këtë çështje duke publikuar një njoftim se si duhet të ndryshohet prefiksi tek të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, ndërsa gjithashtu ka informuar që përditësimi aktualisht nuk është i mundur në rrjetin social, Snapchat. /Telegrafi/

The post Përdoruesit e aplikacioneve në Kosovë duhen të kalojnë në kodin +383, kërkohet përditësim i menjëhershëm appeared first on Telegrafi.

Një yll i ri interneti si Papa Leo XIV me 9.5 milionë ndjekës në Instagram

By: M C
14 May 2025 at 18:02

Asgjë ndryshe nuk mund të pritej nga papa i ri, Papa Leo XIV. Deri vonë, nuk kishte siguri se ai do të zgjidhte të komunikonte përmes mediave sociale, ndërsa sot, llogaria që ai ka hapur ka parë një rritje eksponenciale, pothuajse si një yll interneti.

Ajo që është më e habitshme është rritja jashtëzakonisht e shpejtë e numrave. Ndërsa llogaria mbetet në thelb bosh me vetëm dy “karusel” fotosh, ndjekësit kanë mbërritur masivisht si pelegrinë në një vend të shenjtë (dixhital).

Dje, kur mediat italiane raportuan për hapjen e llogarisë në Instagram, numri i ndjekësve ishte më pak se dy mijë përdorues. Brenda dymbëdhjetë orësh arriti dhe tejkaloi 6 milionë ndjekës. Tani, është më shumë se 9.4 milionë, duke thyer rekord.

Përsa i përket llogarive të tjeram, ato që deri pak javë më parë ishin në duart e Papa Françeskut, u transformuan në “Arkiva”. Dhe para kësaj, emri i profileve të X dhe Instagram u ndryshua në “Apostolica sedes vacans”.

Pastaj dje, të martën 13 maj, mbërriti komunikimi nga Dikasteri për Komunikim: Papa Leo XIV “trashëgon në X llogaritë @Pontifex që ishin përdorur tashmë nga Papa Françesku dhe para tij nga Papa Benedikti XVI”.

The post Një yll i ri interneti si Papa Leo XIV me 9.5 milionë ndjekës në Instagram appeared first on Albeu.com.

Keisi Medini, befason me stilin e saj elegant në postimin e fundit (Foto)

12 May 2025 at 19:34

Keisi Medini ka provuar se është një nga ikonat më të spikatura të stilit në Shqipëri. Ajo publikon një foto mahnitëse në Instagram, ku shfaqet me një fustan të bardhë elegant, që thekson format e saj të bukura dhe stilin e veçantë. Stilimi i saj është i përsosur, me aksesorë që e përfundojnë pamjen e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Keisi çmend rrjetin me paraqitjet e saj, por ky postim duket se ka arritur një nivel tjetër. Me këtë stil të pazakontë dhe ndjeshmëri të forte për modën, ajo me siguri do të vazhdojë të jetë një emër i njohur në skenën muzikore shqiptare dhe më gjerë.

Një frazë intrigante si ‘let them eat cake’ në përshkrim, tregon se ajo ka një qoshe të veçantë humoristike që e bën atë edhe më intriguese. Ndjekësit e saj janë të etur për të parë se çfarë tjetër do të sjellë ajo në të ardhmen.

The post Keisi Medini, befason me stilin e saj elegant në postimin e fundit (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në Opinion

10 May 2025 at 11:45

Qindra komentues, në dukje nga Vietnami u angazhuan të ndiqnin live intervistën e kryeministrit Edi Rama dhe stafit të tij të premten në Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ndërsa komentuan thuajse në mënyrë automatike mesazhe në dukje në favor të “Lëvizjes Bashkë”. “Nëse doni ndryshim dhe jeni me të majtën e vërtetë, votoni numrin 2, […]

The post Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në Opinion appeared first on Reporter.al.

Dy vite martesë, moderatorja Kiara Tito ndan një kujtim të paharrueshëm me Luizin (Foto)

8 May 2025 at 13:51

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit një kujtim të ëmbël dhe emocional nga martesa me këngëtarin Luiz Ejlli, e zhvilluar gjatë natës finale të spektaklit “Big Brother VIP 2”. Në një postim në Instagram Story, Kiara publikoi një foto të tyre në momentin romantik të dasmës, shoqëruar me një emoji zemre dhe numrin “2”, si simbol i dy viteve martesë.

Kjo ndarje e bukur tregoi se dashuria e tyre vazhdon të jetë e fortë dhe plot ngjyra pas dy vitesh të kaluara së bashku. Kujtojmë që martesa e tyre gjatë spektaklit u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale, duke u cilësuar si një nga momentet më të veçanta në historinë e “Big Brother VIP Albania”. Ky moment shpërtheu emocione në çdo anë dhe bëri që shumë fansa të ndihen të lidhur me këtë çift të famshëm.

 

The post Dy vite martesë, moderatorja Kiara Tito ndan një kujtim të paharrueshëm me Luizin (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Futbollisti i Kombëtares po bëhet baba për herë të parë, partnerja ndan lajmin e ëmbël (Foto)

7 May 2025 at 11:39

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, dhe partnerja e tij, Klea Verri, do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti i njohur, që prej vitesh janë në një lidhje, pritet të mirëpresë një anëtar të ri në familje, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër hap të rëndësishëm.

Prej ditësh kishin qarkulluar dyshime për shtatzëninë e saj, pasi në disa foto të fundit barku i saj ishte i dallueshëm, por tashmë gjithçka është bërë zyrtare nga vetë Klea.

Lajmin e ka bërë publik vetë Klea përmes një fotoje në “InstaStory”, ku shfaqet në plazh me bikini, duke treguar barkun e rrumbullakosur. Postimi është shoqëruar me një ikonë gruaje shtatzënë dhe një diell, duke konfirmuar lajmin e bukur.

The post Futbollisti i Kombëtares po bëhet baba për herë të parë, partnerja ndan lajmin e ëmbël (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Goditi me gotë menaxheren e faqes që denigronte të rinjtë, flet për adoleshentja

7 May 2025 at 11:35

2 ditë pas konfliktit të ndodhur mes disa vajzave në afërsi të një lokali në bulevard “Republika” të Korçës që përfundoi me përdorimin e gotave të qelqit, ka folur për Euronews adoleshentja që u përfshi në sherr.

Në një intervistë për gazetarin Xhensil Shkëmbi, adoleshentja që qëlloi me gotë shtetasen P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet në një faqe Instagrami, tregoi se si ndodhi përballja.

“Si gjithmonë unë e shoqet e mia shkuam në kafeneja, me pas vjen vajza që kishte hapur faqen e Instagramit me shoqen e saj. Vajzat që ishin ngjitur me tavolinat e tjera shkuan për t’u sqaruar rreth çështjes që kishte ndodhur. Në muhabet e sipër përmendet emri im, shkova u interesova. Bisedoj me vajzën që kishte hapur faqen duke e pyetur përse e bëri diçka të tillë dhe si nuk ndjente respekt apo gjynah për vajzat që kishte përmendur. Me tha – “Përse vjen këtu, mos më kërko llogari”

I thashë se nuk shkova për t’u zënë por dua të di si unë dhe vajzat e tjera një sqarim nga ty.

Rrinte tërë krenari dhe thoshte se “Nuk keni çfarë më bëni as ju, e askush tjetër. Këtu jam sot, ndodhi c ndodhi ngelet ne te kaluarën” e fliste pa pendesë. Nuk kërkoi falje”, tregoi e mitura.

Ajo u shpreh se e qëlloi me gotë vajzën për t’u vetëmbrojtur pasi ajo kishte tentuar ta godiste, por i kërkon falje familjes së vajzës dhe të njëjtën gjë pret prej tyre në drejti të familjes së saj.

“Po degradonte me fjalë banale duke na ofenduar të gjithave ne, duke na thënë fjalë si ku*va, nga acarimi i tepërt e shava dhe unë, u ndjeva e prekur, nuk jemi ne ashtu por ti. Ajo nga nervat u ngrit dhe tentoi të më godiste. Unë nga vetëmbrojta marr gotën dhe i bie në fytyrë vajzës. Të them që i kërkoj falje familjes së saj por pres të njëjtën gjë nga ajo dhe familja e saj, për mua dhe vajzat që ajo ka denigruar në faqen e Instagramit dhe kushdo që ishte përmendur aty”, tha ajo.

The post Goditi me gotë menaxheren e faqes që denigronte të rinjtë, flet për adoleshentja appeared first on Euronews Albania.

Raportet me ish-banorët e BBV4, flet Mikela: “Nëse nuk i duroja aty brenda…”

2 May 2025 at 10:33

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Miki, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Së fundmi, ajo ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, të cilët kanë qenë kuriozë të dinë rreth marrëdhënies së saj me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Një fans i saj e pyeti:

Me njerëzit që nuk ke pasur raport të mirë në BBV, si do e mbash raportin jashtë?

Mikela i është përgjigjur kështu kësaj pyetje:

Nëse nuk i duroja aty brenda, si do i duroj jashtë. Asnjë ‘vibe’ të keq në jetën time.

The post Raportet me ish-banorët e BBV4, flet Mikela: “Nëse nuk i duroja aty brenda…” appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌