Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

Muçi në shitje, konfirmohet plani në merkaton e Besiktas për katër lojtarë

By: armand
13 July 2025 at 12:17

Besiktas do të ketë ndryshime të mëdha për këtë edicion. “Fantatik” raporton se tre lojtarë janë informuar për t’u larguar, ndërsa edhe Muçi mbetet në merkato. Al Musrati, Zainutdinov dhe Onana nuk janë pjesë e llogarive për edicionin e ardhshëm. Në anën tjetër, situata me Muçin është ndryshe. Për sulmuesin e Kombëtares janë paguar 10 […]

The post Muçi në shitje, konfirmohet plani në merkaton e Besiktas për katër lojtarë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Besiktasi nxjerr në shitje Muçin, zbulon shifrën që kërkon nga sulmuesi

By: armand
27 June 2025 at 15:59

Ernest Muçi duket se e ka të ardhmen të pasigurt te Besiktasi. Sipas raportimeve nga mediat turke, sulmuesi i Kombëtares nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm dhe një rikthim te Legia e Varshavës është skenar gjithnjë e më i mundshëm. Gjigandët e Stambollit janë të gatshëm ta lënë të lirë Muçin […]

The post Besiktasi nxjerr në shitje Muçin, zbulon shifrën që kërkon nga sulmuesi appeared first on BoldNews.al.

Hap prapa për Muçin? Besiktas mendon mundësinë e huazimit aty ku shkëlqeu

By: armand
23 June 2025 at 19:54

Ernest Muçi është në qendër të vëmendjes te Besiktasi. Klubi turk kërkon të ndajë rrugët me sulmuesin shqiptar, por duke marrë sërish 10 milionë euro që shpenzoi për ta transferuar. Ky objektiv duket mjaft i vështirë në këtë moment. Në ditët e fundit është përfolur mundësia e huazimit për 24-vjeçarin. Opsioni më i bujshëm është […]

The post Hap prapa për Muçin? Besiktas mendon mundësinë e huazimit aty ku shkëlqeu appeared first on BoldNews.al.

Shok skuadre me Muçin? Besiktas këmbëngul për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

By: armand
16 June 2025 at 15:34

Pasi përfundoi një sezon shumë të mire në aspektin personal, por jo sa i takon ekipit të tij, me Empolin që zbriti në Serinë B, a ardhmja e mbrojtësit të kombëtares tone Ardian Ismajli vijon të jetë ende në pikëpytje. Sipas mediave italiane me shumë gjasa pritet që destinacioni i tij i radhës të mos […]

The post Shok skuadre me Muçin? Besiktas këmbëngul për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Tepër i përfolur në merkato, Besiktas me ide të qarta për Ernest Muçin

By: S SH
13 June 2025 at 19:25

Me Kombëtaren shqiptare, Ernest Muçi nuk ka kaluar aspak një periudhë të mirë për shkak të minutazhit.

Por kjo është diçka që Besiktasit nuk i ka interesuar, gjë që është është treguar pak më parë.

Së fundmi, klubi turk ka prezantuar uniformat për sezonin 2025/26. Në publikimin e fundit, shihet qartë Ernest Muçi duke prezantuar fanellat e reja të klubit bardhezi për sezonin tjetër.

Kjo mund të jetë një shenjë e madhe që sulmuesi shqiptar të jetë pjesë e Besiktasit për sezonin e ardhshëm.

Klubi turk e bleu Muçin vitin e kaluar për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës.

The post FOTO/ Tepër i përfolur në merkato, Besiktas me ide të qarta për Ernest Muçin appeared first on Albeu.com.

Muçi drejt largimit, zbulohen prapaskenat: Nuk rri aty ku nuk më duan

By: armand
11 June 2025 at 17:42

Ernest Muçi nuk po kalon një periudhë të mirë te Besiktas. Është gazeta turke “Hurriyet”, që ka publikuar së fundmi prapaskenat me sulmuesin e Kombëtares shqiptare. “Nuk dua të qëndroj aty ku nuk më duan”, kjo raportohet nga Turqia t’u jetë thënë drejtuesve të Besiktasit përmes agjentit të Muçit. Vetë klubi turk kërkon të arkëtojë […]

The post Muçi drejt largimit, zbulohen prapaskenat: Nuk rri aty ku nuk më duan appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Rikthehet Ernest Muçi, lë shenjën e tij te goli i Beshiktash

By: admin
18 May 2025 at 23:41

Ernest Muçi është rikthyer si protagonist te Beshiktash. Këto të fundit barazuan 1 me 1 në transfertën e Alanjaspor dhe goli i barazimit u asistua pikërisht nga Muçi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dha pasimin e duhur për Rafa Silvën në minutën e 71-të. Ky i fundit ndau festën me Muçin.

Solskjaer e preferoi me fillimin e pjesës së dytë Muçin. Sulmuesi shqiptar sapo është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe e pati rikthimin e tij në fushë.

Në kampionat ka luajtur 25 ndeshje gjatë këtij edicioni. Katër gola dhe tre asistime numëron për fanellën e Beshiktashit.

Goli i asistuar nga Muçi: VIDEO

The post VIDEO/ Rikthehet Ernest Muçi, lë shenjën e tij te goli i Beshiktash appeared first on Albeu.com.

Futbollisti i Kombëtares po bëhet baba për herë të parë, partnerja ndan lajmin e ëmbël (Foto)

7 May 2025 at 11:39

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, dhe partnerja e tij, Klea Verri, do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti i njohur, që prej vitesh janë në një lidhje, pritet të mirëpresë një anëtar të ri në familje, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër hap të rëndësishëm.

Prej ditësh kishin qarkulluar dyshime për shtatzëninë e saj, pasi në disa foto të fundit barku i saj ishte i dallueshëm, por tashmë gjithçka është bërë zyrtare nga vetë Klea.

Lajmin e ka bërë publik vetë Klea përmes një fotoje në “InstaStory”, ku shfaqet në plazh me bikini, duke treguar barkun e rrumbullakosur. Postimi është shoqëruar me një ikonë gruaje shtatzënë dhe një diell, duke konfirmuar lajmin e bukur.

The post Futbollisti i Kombëtares po bëhet baba për herë të parë, partnerja ndan lajmin e ëmbël (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Dëmtohet Ernest Muçi, jashtë fushave për 3-4 javë

By: admin
13 April 2025 at 23:00

Në javën e 31-të të Superligës, skuadra turke e Beshiktash u përball në shtëpi me Basaksehirin. Beshiktashi humbi ndaj kundërshtarit me rezultat 2-0.

Anësori 24-vjeçar i bardhezinjve, Ernest Muçi, u dëmtua kundër Basaksehirit dhe u zëvendësua nga Joao Mario në minutën e 27-të.

Pas këtij zhvillimi, klubi i Beshiktashit bëri të ditur situatën e fundit të futbollistit shqiptar. Ernest Muçi do të jetë jashtë fushës për të paktën 3-4 javë.

Duke luajtur në 34 ndeshje këtë sezon me fanellën bardhezi, 23 prej të cilave në Superligë, 8 në Kupat e Europës dhe 3 në Kupën e Turqisë, Muçi ka kontribuar me 7 gola dhe 3 asistime.

The post Dëmtohet Ernest Muçi, jashtë fushave për 3-4 javë appeared first on Albeu.com.

Dëmtohet Ernest Muçi, sulmuesi kuqezi lë fushën e lojës në minutën e 27-të

By: armand
12 April 2025 at 19:35

Lajme të këqija për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Sylvinho ditën e sotme. Aktualisht po zhvillohet përballja mes Besiktasit dhe Basaksehirit e vlefshme për javën e 31-të të Superligës Turke. Ernest Muçi e nisi përballjen si titullar që nga minuta e parë këtë sfidë, por shumë i pafat. Fantazisti i Kombëtares shqiptare ka pësuar një lëndim […]

The post Dëmtohet Ernest Muçi, sulmuesi kuqezi lë fushën e lojës në minutën e 27-të appeared first on BoldNews.al.

Goli i Ernest Muçit nuk mjafton, Besiktas eliminohet nga Kupa e Turqisë 

3 April 2025 at 21:40

Besiktasi edhe pse e nisi mirë takimin ndaj Goztepes, në fund u desh të pajtohet me humbje me rezultat 3-1 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Turqisë. 

Ernest Muçi dhe Milot Rashica e nisën ndeshjen nga minuta e parë, me Muçin i  cili e hapi  ndeshjen me golin e bukur ntë tij.  

Ai arriti të shënonte në minutën e 30 të ndeshjes, kur iu shmang pozicionit jashtë loje dhe ia doli të gjente rrjetën duke i dhënë avantazhin e përkohshëm prej 1-0 Besiktasit. 

 

⚽ Asist: Rafa Silva
⚽ Gol: Ernest Muçipic.twitter.com/r6ak0DCrZ8

— FutbolArena (@futbolarena) April 3, 2025

Besiktasi dukej se po shkonte drejt gjysmëfinales, por Tayyip Talha Sanuc u ndëshkua direkt me të kuq, dhe nga goditja e dënimit, rezultati u barazua në 1-1 nga Romulo Cardozo. 

I njëjti shënoi edhe dy herë brenda dy minutash në minutat 79 dhe 81 për të kompletuar het-trikun. 

Muç laujti deri në minutën e 70-të, ndërsa Rashica ishte në fushë deri në minutën e 83-të. /Telegrafi/  

The post Goli i Ernest Muçit nuk mjafton, Besiktas eliminohet nga Kupa e Turqisë  appeared first on Telegrafi.

Muçi shtang me eurogol Galatasarayn, por anësori prish festën e sulmuesit të Kombëtares

By: armand
29 March 2025 at 19:59

Ernest Muçi nuk është parë si një alternativë nga Silvinjo në Kombëtaren e Shqipërisë. Edhe pse e ka ftuar në Kombëtare, asnjë minutë nuk i është dhënë 24-vjeçarit ndaj Anglisë dhe Andorrës. Megjithatë sot, Ernest Muçi po luan një ndeshje mjaft të mirë për Besiktasin, përballë Gallatasarayt duke qenë protagonist në disa raste. Muçi gjeti […]

The post Muçi shtang me eurogol Galatasarayn, por anësori prish festën e sulmuesit të Kombëtares appeared first on BoldNews.al.

Ernest Muçi drejt shitjes? Besiktas përgënjeshtron: Mashtrime dhe manipulime!

By: armand
21 March 2025 at 17:17

Ernest Muçi nuk do të largohet nga Besiktas. Kohët e fundit ka patur shumë spekulime që e lidhin me disa prej skuadrave më me emër në Europë, por në Turqi nuk kanë plane të tilla. Mesfushori ka tërhequr një vëmendje të madhe më merkato, por destinacioni i tij nuk pritet të ndryshojë. Klubi turk ka […]

The post Ernest Muçi drejt shitjes? Besiktas përgënjeshtron: Mashtrime dhe manipulime! appeared first on BoldNews.al.

Ernest Muçi gabon para portës, lë pa pikë Besiktas-in (Video)

By: armand
15 March 2025 at 22:38

Edhe pse me dy lojtarë më pak për minuta të tëra, Konyaspor arriti të fitonte 1-0 ndaj Besiktas në Superligën turke. Dy shqiptarët e Besiktas patën minutat e tyre në këtë ndeshje, Milot Rashica e nisi titullar dhe luajti për 80 minuta. Ndërsa Ernest Muçi u aktivizua në fillim të pjesës së dytë në vend […]

The post Ernest Muçi gabon para portës, lë pa pikë Besiktas-in (Video) appeared first on BoldNews.al.

Besiktas vendos për të ardhmen e Muçit, kërkon mbrapsht paratë e shpenzuara

By: armand
23 February 2025 at 08:32

Ernest Muçi mund të largohet nga Beshikash që në verën e ardhshme. Klubi i Superligës turke pritet të heqë dorë nga lojtari i Kombëtares shqiptare, pas ulje-ngritjeve që ka pasur. “Fanatik” në Turqi ka zbuluar dhe kërkesën e drejtuesve. Beshiktash është i gatshëm për largimin e 23-vjeçarit, në rast se ofrohen 10 milionë euro. Kjo […]

The post Besiktas vendos për të ardhmen e Muçit, kërkon mbrapsht paratë e shpenzuara appeared first on BoldNews.al.

Turqia e pamundur e Muçit/ Besiktas planifikon ta largojë shqiptarin këtë verë

By: lia rda
22 February 2025 at 15:46

Nuk dihet se kush mund ta ketë më shumë fajin.

Mos ndoshta Ernest Muçi nuk arriti të përshtatej në një skuadër të madhe si Beshiktashi, apo situata kaotike në klub e dëmtoi talentin shqiptar?

Kjo mbetet temë diskutimi, por fakti është se sipas njërës prej gazetave kryesore të Stambollit, ylli i kombëtares shqiptare do të largohet nga gjigandi turk në fund të sezonit.

E përditshmja “Foto Maç” i ka kushtuar një shkrim me titullin interesant, “Muçi nuk ndodhi”.

Kjo do të thotë se, sipas kësaj medieje, nuk u justifikuan shpresat që kishin drejtuesit e Beshiktashit tek 23-vjeçari kuqezi.

Burimet e të përditshmes në klub i pohuan “Foto Maçit” se në verë lojtari ofensiv do të largohet nga skuadra, duke shtuar se ai nuk arriti të fitonte besimin e asnjërit prej 3 trajnerëve që drejtuan Beshiktashin deri tani.

Këta ishin Xhovani Van Bronkhorst që u shkarkua në nëntor, tekniku I përkohshëm Serdar Topraktepe dhe njeriu aktual i stolit, Ole Gunar Solskjer.

Muçi ka 6 gola dhe dy asistë në 28 ndeshje këtë sezon, duke luajtur në më pak se gjysmën e minutazhit, ndërsa u mor janarin e vitit të kaluar nga trajneri portugez, Fernando Santos, e Legias së Varshavës iu pagua një shifër rekord prej 10 milionë eurosh.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në verë, dhe se ku do ta vazhdojë karrierën talenti shqiptar./abcnews.al

Beshiktashi i Muçit dhe Rashicës mund Sivassporin e Manajt

By: admin
8 February 2025 at 20:46

Beshiktashi i Muçit dhe Rashicës ka marrë një fitore me shumë vlera në stadiumin “Yeni 4 Eylül”. Në këtë duel Manaj për vendasit dhe Muçi e Rashica për miqtë nisën duelin që nga minuta e parë.

Autorët e golave të fitores për miqtë ishin Topçu (43’) dhe Zhoao Mario (93’). Sa i përket Muçit takimi i tij zgjati 54’ pasi i la vendin Kilicsoj.

Kushtet atmosferike në stadiumin e qytetit të Sivas ishin mjaft të ashpra pasi termometri shënonte -7 gradë celcius.

Me këtë fitore ekipi i Solskjaer ngjitet në vendin e pestë me 35 pikë ndërsa Sivassport zbret në të 15-in me 23 pikë.

The post Beshiktashi i Muçit dhe Rashicës mund Sivassporin e Manajt appeared first on Albeu.com.

Talenti e ka emrin “Muçi”/ Ylli kuqezi shkëlqen me gol në Kupën e Turqisë

By: xhir jeta
5 February 2025 at 12:38

Nuk ka dyshim njeri për klasin e tij. Ernest Muçi mund të ketë dritë-hijet e tij në elitën e futbollit turk, por shpesh është kënaqësi të shohësh lojën e yllin të kombëtares shqiptare.

Trajneri Ole Gunar Solskjer zgjodhi ta kishte titullar 23-vjeçarin në ndeshjen e Kupës së Turqisë ndaj Kirklarelisporit, dhe besimi iu shpërblye.

Ishte pikërisht Muçi që zhbllokoi shifrat në minutën e 62-të, dhe merita ishte thuajse tërësisht personale.

Futbollisti kuqezi ishte në fushë për 73 minuta, dhe me talentin e tij bëri tifozët për vete.

Pasi e vërshëllyen, ata thirrën në kor emrin e tij pasi realizoi.

Ai ka një gol në dy ndeshje të Kupës, saktësisht në 146 minuta, sepse është kurioz fakti që lojtari ynë ka luajtur nga 73 minuta në çdo sfidë.

Në 9 ndeshje si titullar në Superligë, Muçi ka 4 rrjeta dhe një asist, që do të thotë një kontribut goli në çdo dy duele.

Disa herë kjo është theksuar nga mediat apo tifozët në rrjetet sociale ne Turqi, duke kërkuar vazhdimisht që futbollisti ofensiv të aktivizohet më shumë.

Po ashtu, shpesh ai ka luajtur në krah, ndërsa pozicioni i tij më i mirë është në qendër, pas sulmuesve.

Për Beshiktashin shkëlqeu edhe Milot Rashica, pasi talenti i Kosovës zëvendësoi pikërisht Muçin.

Ai shërbeu asistin për Zhoao Marion në minutën e 79-të, pra vetëm gjashtë minuta pasi hyri në fushë./abcnews.al

VIDEO/ Ylli kuqezi Ernest Muçi shkëlqen me gol në Kupën e Turqisë

By: V K
5 February 2025 at 12:43

Nuk ka dyshim njeri për klasin e Ernest Muçit, pasi mund të ketë dritë-hijet e tij në elitën e futbollit turk, por shpesh është kënaqësi të shohësh lojën e yllin të kombëtares shqiptare.

Trajneri Ole Gunar Solskjer, zgjodhi ta kishte titullar 23-vjeçarin në ndeshjen e Kupës së Turqisë ndaj Kirklarelisporit, dhe besimi iu shpërblye.

Ishte pikërisht Muçi që zhbllokoi shifrat në minutën e 62-të, dhe merita ishte thuajse tërësisht personale.

Futbollisti kuqezi, ishte në fushë për 73 minuta, dhe me talentin e tij bëri tifozët për vete.

Pasi e vërshëllyen, ata thirrën në kor emrin e tij pasi realizoi. SHIKO GOLIN

Ai ka një gol në dy ndeshje të Kupës, saktësisht në 146 minuta, sepse është kurioz fakti që lojtari ynë ka luajtur nga 73 minuta në çdo sfidë.

Në 9 ndeshje si titullar në Superligë, Muçi ka 4 rrjeta dhe një asist, që do të thotë një kontribut goli në çdo dy duele.

Disa herë kjo është theksuar nga mediat apo tifozët në rrjetet sociale ne Turqi, duke kërkuar vazhdimisht që futbollisti ofensiv të aktivizohet më shumë.

Po ashtu, shpesh ai ka luajtur në krah, ndërsa pozicioni i tij më i mirë është në qendër, pas sulmuesve.

Për Beshiktashin shkëlqeu edhe Milot Rashica, pasi talenti i Kosovës zëvendësoi pikërisht Muçin.

Ai shërbeu asistin për Zhoao Marion në minutën e 79-të, pra vetëm gjashtë minuta pasi hyri në fushë. SHIKONI GOLIN E ASISTUAR NGA RASHICA.

The post VIDEO/ Ylli kuqezi Ernest Muçi shkëlqen me gol në Kupën e Turqisë appeared first on Albeu.com.

Supergol i Ernest Muçit, shmang mbrojtësin dhe nuk fal me të majtën (Video)

By: armand
4 February 2025 at 20:15

Ernest Muçi ka shënuar një tjetër gol me fanellën e Besiktas në Turqi. Fantazisti shqiptar, i dha avantazhin skuadrës së tij në Kupën e Turqisë, ndaj Kirklarelispor. Me një lëvizje të bukur nga e djathta, Muçi kaloi një kundërshtar dhe me një gjuajtje me të majtën e ndali topin në fundin e rrjetës. Ky është […]

The post Supergol i Ernest Muçit, shmang mbrojtësin dhe nuk fal me të majtën (Video) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌