Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U cilësua si “Modriç shqiptar”, talenti i Kombëtares pranë transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe

By: S SH
30 June 2025 at 19:25

Feta Fetai me shumë mundësi do të largohet nga Lokomotiva e Zagrebit. Talenti i Kombëtares shqiptare është gati që të mbyllë aventurën e tij në Kroaci, për të nisur një të re jashtë Evropës.

Bëhet me dije se mesfushori 20-vjeçar është shumë pranë kalimit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Emri i ekipit me të cilin do të firmosë Fetai nuk është bërë publik, por gjasat janë të mëdha që ky transferim të ndodhë.

Kujtojmë se Fetai ka kontratë më Lokomotivën e Zagrebit deri në vitin 2027. Gjithashtu, ai cilësohet si një nga më të talentuarit nga trajneri i Shpresave, Alban Bushi, i cili ka etiketuar si “Modriç shqiptar”.

The post U cilësua si “Modriç shqiptar”, talenti i Kombëtares pranë transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE / “Udhëtimi im mbaron këtu”, mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin

By: S SH
30 June 2025 at 15:01

Ardian Ismajli nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Empolit. Mbrojtësi shqiptar ka njoftuar ditën e sotme largimin e tij nga klubi italian, me të cilët kaloi 4 vitet e fundit të karrierës.

Kujtojmë se Ismajli u transferua nga Spezia te Empoli në gusht të vitit 2021 për shumën e 2 milionë eurove. Vlen të përmendet se mbrojtësi 28-vjeçar e ka mbajtur veshur fanellën e Empolit në 106 ndeshje.

Postimi i Ardian Ismajli:

Të dashur tifozë të Empolit, pas 4 vitesh udhëtimi im mbaron këtu, në këto 4 vite që nga dita e parë u ndjeva si në shtëpi ku u rrita si lojtar dhe akoma më shumë si person. Falënderoj presidentin Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebeça Corsi, të gjithë punonjësit, tifozët, qytetin dhe të gjithë shokët e ekipit. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një përshëndetje. Juaj ISMA 34.

View this post on Instagram

A post shared by Ardian Ismajli (@aismajli34)

The post ZYRTARE / “Udhëtimi im mbaron këtu”, mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin appeared first on Albeu.com.

Rubin Kazani e bën milioner Mirlind Dakun me kontratën e re që ia ka ofruar

By: S SH
24 June 2025 at 21:09

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është në negociata me Rubin Kazanin për rinovimin e kontratës, pasi klubi rus dëshiron ta mbajë atë në skuadër edhe për vitet e ardhshme.

Pas dështimit të transferimit të tij te Zenit Shën Petersburgu, tani Rubin Kazani ka paraqitur një ofertë të re për Dakun, duke i propozuar kontratë afatgjatë deri në vitin 2029.

Aktualisht, Daku ka kontratë me klubin rus deri në verën e vitit 2025 dhe përfiton një pagë vjetore prej 700 mijë eurosh.

Me marrëveshjen e re, paga e tij pritet të rritet në 1 milion euro në vit. Argjentinasi Valentin Vada dhe rusi Aleksey Gritsaenko janwë aktualisht më të paguarit, por Daku pritet t’i barazojë.

Bisedimet po ecin drejt përfundimit pozitiv, pasi te Rubin Kazani vlerësojnë lart kontributin e Dakut, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me 15 gola dhe 8 asistime në 26 ndeshje të luajtura në kampionat.

27-vjeçari iu bashkua Rubin Kazanit në verën e vitit 2023, pasi u transferua nga skuadra kroate e Osijekut.

The post Rubin Kazani e bën milioner Mirlind Dakun me kontratën e re që ia ka ofruar appeared first on Albeu.com.

Shqipëria U-15 fiton miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos dopieta e Xhemalit

By: S SH
24 June 2025 at 14:32

Kombëtarja shqiptare U-15 fitoi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë dominuan takimin e zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa protagonist ishte Mattia Xhemali, autor i të dy golave të fitores.

Trajneri Armand Dama e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Aendi Cekrezi, Joart Mile, Alesio Gjergji, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Haxhi Rrena (C), Klevis Basha, Mattia Xhemali, Rijad Syla dhe Kevin Rroci.

Shqipëria e nisi ndeshjen në sulm që në minutat e para dhe pas disa rasteve të mira, zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të me Xhemalin. Kuqezinjtë nuk e ulën ritmin dhe shënuan edhe golin e dytë, sërish me Xhemalin, në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë, Shqipëria administroi avantazhin dhe kontrolloi lojën. Trajneri Dama u dha mundësinë edhe lojtarëve të tjerë, duke aktivizuar Vajushin, Dybelin, Buckan, Hakajn, Mecon dhe Danin.

Në fund, takimi u mbyll me fitoren e Shqipërisë 2-0.

The post Shqipëria U-15 fiton miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos dopieta e Xhemalit appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Iu kufizua minutazhi me kombëtaren, lojtari përfundon në Emiratet e Bashkuara

By: S SH
24 June 2025 at 13:53

Kombëtarja shqiptare u ndal në dy barazime në dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë barazuan në fillim me Serbinë pa gola, pas pak ditësh ndaj Letonisë me shifrat 1-1.

Ajo që ishte e çuditshme ishte minutazhi i kufizuar për Nedim Bajramin. Mesfushori i Rangers zhvilloi në të dyja ndeshjet vvetëm 50 minuta, duke mos arritur të bëhej protagonist.

Së fundmi, Bajrami ka ndarë në “Instagram Story” një fotografi ku ndodhet në Emiratet e Bashkuara, në Dubai. Mesfushori kuqezi shihet duke shijuar pushimet në një gradaçelë shumëkatëshe.

The post FOTO/ Iu kufizua minutazhi me kombëtaren, lojtari përfundon në Emiratet e Bashkuara appeared first on Albeu.com.

E BUJSHME/ Rey Manaj gjen ekipi të ri, pranë kalimi te rivalët e Superligës

By: S SH
21 June 2025 at 19:25

Destinacioni i ri i Rey Manaj nuk është përcaktuar, edhe pse është mbyllur sezoni 2024-2025. E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares sonë ka marrë trajtën e një operacioni me disa “të panjohura”, por raportimet e fundit nga mediat turke ka hedhur “dritë”.

Ekipi i Samsunspor e mbylli sezonin e shkuar në Superligë në vendin e 3-të, ku do të marrë pjesë në Kupat e Evropës.

Por kjo nuk është e gjitha. Ata kanë hedhur “grepat” drejt Manaj dhe janë të gatshëm të bindin sulmuesin.

Eksperienca e Rey në kampionatit turk është një “armë” shtesë, tregues se bomberi kuqezi i ka dhënë provat në këtë ligë me skuadrën e Sivasspor.

Tashmë pritet se çfarë do ndodh në ditët në vijim, nëse do të ketë lëvzije konkrete. Aktualisht Manaj ndodhet në Jug të Shqipërisë, teksa po shijon pushimet.

The post E BUJSHME/ Rey Manaj gjen ekipi të ri, pranë kalimi te rivalët e Superligës appeared first on Albeu.com.

Jugu i Shqipërisë destinacioni i preferuar, dy futbollistët e kombëtares shijojnë bregdetin së bashku (FOTO)

By: S SH
21 June 2025 at 15:49

Teksa sezoni futbollistik ka përfunduar përveç Botërorit të Klubeve, shumë prej lojtarëve kanë nisur pushimet. Gjithashtu edhe shumë prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare po pushojnë në vende bregdetare.

Dy prej tyre Mirlind Daku dhe Juljan Shehu, të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Sulmuesi i Rubin Kazan dhe mesfushori i Widzew Lodz, aktualisht ndodhen në bregdetin shqiptar në Jalë.

Është vetë Mirlind Daku që ka shpërndarë një fotografi së bashku me Juljan Shehun. Të dy lojtarët ishin thirrur nga Sylvinho në dy ndeshjet e fundit të kombëtares ndaj Serbisë dhe Letonisë.

The post Jugu i Shqipërisë destinacioni i preferuar, dy futbollistët e kombëtares shijojnë bregdetin së bashku (FOTO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Fantastike për dy futbollistët e Kombëtares, fitojnë titullin kampion në Itali

By: S SH
21 June 2025 at 11:31

Lucas Çekrezi dhe Rikardo Sheji kanë arritur të shpallen kampionë në Itali në kampionatin e 17-vjeçarëve.

Futbollistët e Kombëtares U-17 kanë ngritur lart trofeun e titullit, duke “vulosur” kështu një sezon fantastik me Torinon, madje duke festuar edhe me flamurin shqiptar.

Fitorja e fundit ndaj Milan me rezultatin e përgjithshëm 5-3 bëri që torinezët të hapnin “shampanjën” dhe Cekrezi si kapiteni i ekipit të ngrinte lart trofeun.

Padiskutim festa për ta është e gjitha legjitime dhe tashmë dy talentët shqiptarë kanë shkruar emrin e tyre me “germa” të arta në historinë e futbollit italian.

Kujtojmë se Çekrezi në këtë sezon ka luajtur me Torinon në 22 ndeshje, duke qenë në fushë për 1.791 minuta, ndërsa Sheji ka qenë protagonist në 20 sfida, ku ia ka dalë të shënojë 2 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste.

The post VIDEO / Fantastike për dy futbollistët e Kombëtares, fitojnë titullin kampion në Itali appeared first on Albeu.com.

Gjigantët anglezë kërkojnë yllin e Kombëtares, gati transferimi në Angli

By: S SH
20 June 2025 at 20:07

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha është gati të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. Aktualisht është në pronësi të Dinamo Zagreb, por e ardhmja e 26-vjeçarit mund ntë përfundojë në Angli.

Marrëdhënia e tij me trajnerin Sergej Jakiroivic është e ngushtë edhe pse ai nuk është më në “timonin” e Dinamo Zagreb.

Jakirovic drejton Hull City dhe raportimet e fundit nga mediat pranë klubit anglezë pohojnë se Arbër Hoxha është në listën e dëshirave.

Kartoni i lojtarit shqiptar sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” përkon me 1.5 milionë euro, ndërsa pretendimet e Dinamo Zagreb janë në kufirin e 1 milionë euro.

Kuota në fjalë është mëse e përballueshme për ekipin anglezë. Kalimi i Hoxhës në Championship, aty ku militon Hull City do i jepte më shumë vëmendje, sikurse besimin në pozitën e titullarit, ku Jakirovic i njeh mirë aftësit e anësorit.

Në sezonin që lam pas, Hoxha e djerësiti fanellën e Dinamo Zagreb në 41 ndeshje, e përkthyer me 3 gola dhe 3 asiste. Në urdhërat e trajnerit Sylvinho, Arbëri ende nuk e ka siguruar statusin e titullarit fiks.

The post Gjigantët anglezë kërkojnë yllin e Kombëtares, gati transferimi në Angli appeared first on Albeu.com.

Po bën namin te moshat e Gjermanisë, sulmuesi ia lë të hapur derën kombëtares shqiptare

By: S SH
20 June 2025 at 17:19

Futbollistët me origjinë shqiptare te moshat e Gjermanis janë bërë një komponentë i rëndësishëm. Pas Brajan Grudas, Arjon Ibrahimoviç, tashmë është aradha e Nelson Weiper.

Ky i fundit është pjesë e “Pancerave” në Kampionatin Europain për grupmoshën U-21. Weiper gjeti rrugën e rrjetës kundër Anglisë, duke luftuar për pozitën e titullarit te Gjermania.

Ai ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Kicker”, duke theksuar ndër të tjera se ka pasur kontakte për tu bashkur me kombëtaren e Shqipërisë, marrë në konsidertë faktin që nëna e tij është shqiptare: “Qëllimi im është të bëhem një titullar i rregullt, nëse Burkardt largohet nga Mainz. Kam folur me klubin për këtë, dhe ata e shohin kështu, dhe unë do të jap gjithçka nga vetja.

Te Shqipëria më kanë kontaktuar dhe tashmë më duan për ekipin kombëtar të të rriturve. Është vërtet një burim krenarie kur ekipi i të rriturve të një vendi të dëshiron.

Dua të tregoj talentin tim në ekipin gjerman U21 dhe të luaj për Gjermaninë sa më gjatë të jetë e mundur. Nëse gjërat nuk funksionojnë për Gjermaninë në një moment, Shqipërinë e shoh si një mundësi shumë të mirë”.

The post Po bën namin te moshat e Gjermanisë, sulmuesi ia lë të hapur derën kombëtares shqiptare appeared first on Albeu.com.

VIDEO / “Jemi me fat që të kemi në Kombëtare”, Kristjan Asllani surprizohet në SHBA

By: S SH
20 June 2025 at 16:22

Kristjan Asllani është bashkuar me skuadrën e Interit në SHBA, në kuadër të Botërorit të Klubeve.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare është pjesë e planeve të trajnerit Chivu, teksa ishte titullar në ndeshjen e parë kundër Monterrey.

Ndërkohë, ditën e sotme, 23-vjeçar nga Elbasani dhe ekipi i Interit ndodhen në Los Angeles. Pikërisht në këtë qytet, në hyrje të kampit stërvitor të Interit, Asllani është surprizuar nga një tifoz shqiptar.

Ky i fundit nuk ka ngurruar dhe s’ka kursyer aspak elozhet për mesfushorin shqiptar të klubit italian.

“O shqipe ku je o shqipe? Kristjan mirëseerdhe në Los Angeles. Jemi me fat që të kemi ty në Kombëtare, na prezanton me Interin me shumë dinjitet.

Na bëhet qejfi kur shohim shqiptarë që na përfaqësojnë flamurin, gjakun, traditën”, thotë tifozi, i cili i rrëmbeu edhe një autograf futbollistit.

The post VIDEO / “Jemi me fat që të kemi në Kombëtare”, Kristjan Asllani surprizohet në SHBA appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Në qendër të merkatos në Turqi, por Rey Manaj rikthehet në Shqipëri

By: S SH
20 June 2025 at 16:17

Rey Manaj është padiksutim futbollisti më i komentuar kohët e fundit. Penalltia e humbur ndaj Serbisë e ka vënë në qendër të vemendjes së tifozëve.

Por gjithashtu jemi në periudhë merkatoje dhe emri i tij po lakohet shumë nga ekipe të tjera. Lushnjari ka kontratë me Sivasspor, por Samsunspor e kërkon për sezonin e ri. Te këto të fundit luan edhe Arbnor Muja.

Pavarësisht se është në qendër të merkatos, futbollisti ka preferuar të rikthehet sërish në Shqipëri. Manaj ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në Shqipëri.

Sulmuesi nuk ka nguruar, teksa ka ndarë me njekësit një video gjatë pushimit të tij, i cili ka preferuar të rimarrë disa energji para startit të sezonit të ri.

The post VIDEO/ Në qendër të merkatos në Turqi, por Rey Manaj rikthehet në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

U shënoi tripletë në Champions, skuadra që rrezikon mbijetesën i bën ofertë Jasir Asanit

By: S SH
19 June 2025 at 15:59

Jasir Asani mund të largohet nga Gëangju. Për futbollistin e Kombëtares ka interesime kontrete nga ekipe të tjera.

Sipas mediave japoneze bëhet me dije se Yokohama F. Marinos kërkon shqiptarin, madje kanë bërë edhe ofertë ndaj tij.

Sulmuesi i krahut siç dihet ka kontratë me Gëangju deri në dhjetor të këtij viti, me koreanët që mund ta shesin shqiptarin, për të përfituar edhe të ardhura.

Skuadra japoneze rrezikon mbijetesën në kampionat dhe shpresojnë që me transferimin e Asanit të mund të zgjidhin çështje e golave dhe të tentojnë edhe mbijetesën.

Vlen të theksohet se ish-futbollisti i Partizanit u ka shënuar tripletë në sfidën e Champions Aziatik, duel që u fitua nga Gëangju me shifrat 7-3.

The post U shënoi tripletë në Champions, skuadra që rrezikon mbijetesën i bën ofertë Jasir Asanit appeared first on Albeu.com.

E BUJSHME/ Alban Bushi zbulon prapaskenën me Grudën: Do të luajë me Shqipërinë, nëse…

By: S SH
16 June 2025 at 22:08

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi ka rrëfyer bisedën që ka pasur me talentin Brajan Gruda së fundmi.

Bushi ka vazhduar më tej se Gruda i ka thënë, nëse nuk do luajë me përfaqësuesen kryesore të Gjermanisë, do të zgjedh kalimin te Shqipëria.

Aktualisht Brajan Gruda po luan Kampionatin Europain me Gjermaninë U-21.

“Brajan Gruda mund të luajë te Shqipëria me 100% në qoftë se nuk është pjesë e kombëtares së Gjermanisë A.

Në momentin që nuk është pjesë e saj, ai do të përfaqësojë Shqipërinë. Ky ka qenë bashkëbisedim, kontakt ose le të themi, ne kemi bërë takimet me familjen e tij. Ne do të donim shumë që të ishte pjesë e Shqipërisë.

Faktikisht është një lojtar me potencial shumë të madh dhe një lojtar që i mungon Shqipërisë, pra që futet gjithmonë nga brenda dhe futet me të majtën që nuk e kemi, dhe këta lojtarë si Gruda bëjnë diferencën në një ndeshje futbolli, fitojnë ndeshjen”, tha Bushi për “Klan News”.

The post E BUJSHME/ Alban Bushi zbulon prapaskenën me Grudën: Do të luajë me Shqipërinë, nëse… appeared first on Albeu.com.

Transferimi te kampionët shqiptarë? Nedim Bajrami jep përgjigjen e PAPRITUR: Nuk i dihet…

By: S SH
14 June 2025 at 18:36

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami ka qenë së fundmi duke vizituar vendlindjen e tij, Tetovën.

Gjatë vizitës së tij nuk kanë munguar edhe gazetarët, të cilët e pyetën nëse do të vishte ndonjëherë fanellën e Shkëndijës së Tetovës.

Futbollisti që momentalisht aktivizohet te Rangers në Skoci, u përgjigj me mjaft sportivitet, por edhe disi me fjalë të papritura.

Bajrami tha se karriera është shumë e gjatë dhe kurrë nuk i dihet, duke i lënë derën hapur kampionë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Karriera është e gjatë shumë, por si dihet kurrë futbollit. Unë jam për momentin në Rangers, fokusi është aty. Shkëndijës së Tetovës i uroj shumë suksese”, është shprehur Bajrami.

The post Transferimi te kampionët shqiptarë? Nedim Bajrami jep përgjigjen e PAPRITUR: Nuk i dihet… appeared first on Albeu.com.

E BUJSHME/ 3 milionë euro, FSHF monitoron talentin shqiptar të gjigantit gjerman

By: S SH
14 June 2025 at 16:09

Din Klapija është lojtari i radhës që po monitorohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Talenti me origjinë shqiptare, i cili momentalisht luan për SHBA U19, shihet si një futbollist me të ardhme të ndritur.

Megjithatë, momentalisht është vetëm një monitorim dhe interesim “perciptazi”. Ende nuk ka hapa konkretë apo kontakt direkt me palën e talentit 18-vjeçar.

Vlen të përmendet se Klapija momentalisht luan me gjigantin gjerman, Leipzig, por me ekipin U19. Ai u ble nga gjermaët për shumën e 3 milionë eurove, nga ekipi kroat i Kustosija.

Gjithashtu, 18-vjeçari ka veshur edhe fanellën e Dinamo Zagreb dhe New York City Academy.

The post E BUJSHME/ 3 milionë euro, FSHF monitoron talentin shqiptar të gjigantit gjerman appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Tepër i përfolur në merkato, Besiktas me ide të qarta për Ernest Muçin

By: S SH
13 June 2025 at 19:25

Me Kombëtaren shqiptare, Ernest Muçi nuk ka kaluar aspak një periudhë të mirë për shkak të minutazhit.

Por kjo është diçka që Besiktasit nuk i ka interesuar, gjë që është është treguar pak më parë.

Së fundmi, klubi turk ka prezantuar uniformat për sezonin 2025/26. Në publikimin e fundit, shihet qartë Ernest Muçi duke prezantuar fanellat e reja të klubit bardhezi për sezonin tjetër.

Kjo mund të jetë një shenjë e madhe që sulmuesi shqiptar të jetë pjesë e Besiktasit për sezonin e ardhshëm.

Klubi turk e bleu Muçin vitin e kaluar për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës.

The post FOTO/ Tepër i përfolur në merkato, Besiktas me ide të qarta për Ernest Muçin appeared first on Albeu.com.

Zbulohet murali i Nedim Bajramit në Tetovë

By: S SH
13 June 2025 at 17:02

Në oborrin e Shkollës së Mesme Tekstile në Tetovë, sot u përurua murali i futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, njofton Telegrafi.

Ky projekt është pjesë e një nisme për të promovuar figura pozitive dhe për të frymëzuar të rinjtë përmes shembujve të suksesit.

Ceremonia e zbulimit u ndoq nga përfaqësues të Komunës së Tetovës, nxënës, qytetarë dhe vetë protagonisti i murales. I emocionuar, Bajrami u shpreh i nderuar për këtë gjest që lidhet ngushtë me qytetin e tij të origjinës.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem sot këtu në Tetovë, jo vetëm unë, por edhe e gjithë familja ime. Më gëzon fakti që shoh kaq shumë njerëz të buzëqeshur dhe të lidhur me sportin. Ju uroj të gjithëve shumë suksese,” tha futbollisti i Kombëtares Shqiptare Bajrami.

I pyetur nëse e sheh veten ndonjëherë me fanellën e KF Shkëndijës, Bajrami nuk e përjashtoi një mundësi të tillë në të ardhmen: “Karriera është e gjatë dhe nuk i dihet futbollit. Për momentin jam i përqendruar te Rangers, por Shkëndijës i uroj shumë suksese.”

Iniciativa për muralin e Bajramit përfaqëson një përpjekje për të sjellë më afër të rinjtë me sportin dhe vlerat që ai përçon, duke ndriçuar rrugën e suksesit përmes përkushtimit dhe pasionit.

The post Zbulohet murali i Nedim Bajramit në Tetovë appeared first on Albeu.com.

Sylvinho apo De Biasi? Ja cili i ka statistikat më të mira në 26 ndeshjet e para me Kombëtaren

By: S SH
12 June 2025 at 15:51

Pas çdo epoke të re në Kombëtaren shqiptare të futbollit, një nga mënyrat më të mira për të vlerësuar punën e trajnerëve është analiza statistikore e 26 ndeshjeve të tyre të para.

Më poshtë, një krahasim mes trajnerëve më të rëndësishëm të viteve të fundit: Gianni De Biasi dhe Sylvinho, shkruan Koha Jone.

Gianni De Biasi (26 ndeshjet e para, periudha 2012–2014)

Sipas statistikave të paraqitura, në 26 ndeshjet e para në krye të Shqipërisë, De Biasi regjistroi:

Fitore: ~10

Barazime: ~5

Humbje: ~11

Përqindje fitoreje: ~38.9%

Në këtë periudhë, mes rezultateve të spikatura ishin fitoret historike në kualifikueset e Botërorit ndaj Qipros dhe Norvegjisë, si dhe fitore ndaj Portugalit në eliminatoret e Euro 2016.

Sylvio “Sylvinho” Mendes (26 ndeshjet e para, prej mars 2023 …)

Në 26 ndeshjet e para, mund të përllogariten ~14 fitore, 6 barazime, ~6 humbje, duke treguar një performancë të qëndrueshme dhe pozitive.

Sylvinho ka regjistruar rezultate pozitive në Nations League dhe ka siguruar kualifikimin për Euro 2024 – një sukses historik për trajnerin brazilian dhe Kombëtaren tonë.

Sylvinho, në 26 ndeshjet e tij të para, ka ritëm fitues dukshëm më të lartë (~54%), me rezultate pozitive në kompeticionet zyrtare.

The post Sylvinho apo De Biasi? Ja cili i ka statistikat më të mira në 26 ndeshjet e para me Kombëtaren appeared first on Albeu.com.

Mirlind Daku pranë transferimit te Zeniti, zbulohen detajet e shifrave që fiton Rubin Kazan dhe sulmuesi shqiptar

By: S SH
12 June 2025 at 15:17

Ditën e sotme, është raportuar lajmi se Mirlind Daku do të ndërrojë skuadër në merkaton e verës.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të largohet nga Rubin Kazani për t’u transferuar tek Zenit St Petersburg.

Përpara se ky transferim të zyrtarizohet, “Telesport” ka zbuluar dhe detajet e fundit.

Klubi i Rubin Kazanit do të përfitojë 8 milionë euro për shërbimet e Mirlind Dakut që do të largohet.

Ndërsa sulmuesi kuqezi pritet të përfitojë gati 3 milionë euro në sezon bashkë me bonuse.

Statistikat e 27-vjeçarit në sezonin që lamë pas ishin vërtetë mbreslënëse. Në 26 takime në kampionat, realizoi 15 gola dhe 8 asiste.

The post Mirlind Daku pranë transferimit te Zeniti, zbulohen detajet e shifrave që fiton Rubin Kazan dhe sulmuesi shqiptar appeared first on Albeu.com.

❌
❌