Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtare: Mirlind Daku mbetet te Rubin, nënshkruan deri në vitin 2029

13 July 2025 at 13:32

Mirlind Daku ka zgjatur qëndrimin te Rubin Kazan, duke nënshkruar një kontratë të re që e mban të lidhur me klubin rus deri në vitin 2029.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe do të vijojë të jetë një pjesë kyçe e projektit të klubit.

Daku ishte shumë pranë transferimit te Zeniti, por marrëveshja u prish në momentet e fundit, duke e hapur rrugën për rinovimin me Rubin Kazan.

Zyrtarizimi i marrëveshjes erdhi përmes një videoje kreative, e frymëzuar nga seriali i famshëm “Squid Game”.

Në klipin simbolik, Daku zgjedh letrën e kuqe që përfaqëson Rubin Kazanin dhe i gjuan bluzës blu të Zenitit, një mënyrë origjinale për të shpallur vendimin e tij.

Klubi rus i ka plotësuar kërkesat financiare të sulmuesit shqiptar, gjë që ka ndikuar direkt në vendimin për të rinovuar kontratën.

Më parë, kontrata e Dakut ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2026, por tani ai është i lidhur me Rubinin edhe për tri sezone të tjera. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Mirlind Daku mbetet te Rubin, nënshkruan deri në vitin 2029 appeared first on Telegrafi.

Mirlind Daku, mes më të paguarve në Rusi – vetëm dy futbollistë marrin më shumë

4 July 2025 at 00:07

Mirlind Daku pritet të bëhet një nga futbollistët më të paguar në Ligën Premier Ruse (RPL), pas marrëveshjes së re të arritur me klubin Rubin Kazan.

Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029 dhe përfshin një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh neto, pa përfshirë bonuset, një rritje e ndjeshme nga 700 mijë eurot që ai merrte më parë.

Me këtë marrëveshje, Daku pozicionohet menjëherë pas dy lojtarëve më të paguar aktualisht në kampionatin rus: Jhon Cordoba i Krasnodarit (4 milionë euro) dhe Wilmar Barrios i Zenitit (5 milionë euro).

Krahasimi tregon se Daku tashmë është në elitën financiare të ligës, duke reflektuar edhe rolin e tij si lider dhe golashënues kryesor i Rubinit me 25 gola dhe 12 asistime në dy sezonet e fundit.

Për dallim nga Daku, që zgjodhi të mbetet te Rubin, Cordoba dhe Barrios luajnë për skuadra që çdo vit luftojnë për titullin.

Megjithatë, Rubin po ndërton projektin rreth Dakut, duke e vendosur atë në qendër të skuadrës për sezonet e ardhshme dhe duke shtuar klauzolë largimi vetëm për klubet jashtë RPL-së.

Pavarësisht kësaj page të lartë, ekspertët e futbollit rus vlerësojnë se Daku e meriton investimin. Ai shihet si një sulmues i kompletuar dhe vendimtar për ambiciet e Rubinit në sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i kombëtares ruse, Boris Ignatyev, pastaj Valeri Nepomnyashchiy, ish-trajner i Kamerunit dhe Tom Tomsk dhe Rinat Bilyaletdinov, ish-trajner i Rubinit, të gjithë e pranuan se paga e Mirlnd Dakut është e duhura, duke e vlerësuar lartë sulmuesin shqiptar. /Telegrafi/ 

The post Mirlind Daku, mes më të paguarve në Rusi – vetëm dy futbollistë marrin më shumë appeared first on Telegrafi.

Detajet/ Mirlind Daku mbetet te Rubin Kazan, rinovon kontratën

By: armand
1 July 2025 at 19:56

Mirlind Daku ka vendosur të qëndrojë te Rubin Kazan dhe të rinovojë. Sipas mediave ruse, palët kanë rënë dakord për zgjatje të kontratës deri në vitin 2029, me përmirësim page. Mirlind Daku do të vijojë të jetë një lojtar i Rubin Kazan. Sipas mediave ruse, vendimi është marrë. Paga fikse e Dakut do të jetë […]

The post Detajet/ Mirlind Daku mbetet te Rubin Kazan, rinovon kontratën appeared first on BoldNews.al.

Mirlind Daku rinovon me Rubin Kazan në Rusi

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku ka vendosur të rinovojë edhe me katër vite të tjera kontratën e tij me Rubin Kazan në Rusi.

Pasi dështoi kalimi i tij tek Zeniti i Shën Petersburgut, gjilanasi u bind nga Rubin dhe paga e tij fillestare do të jetë 2,2 milionë euro në sezon, që me bonuse shkojnë deri në 3 milionë euro në sezon.

Pa bonuse të tjera për golat apo paraqitjet, Daku me kontratën e re të vlefshme deri në verën e 2029 i ka siguruar minimumi 12 milionë euro.

Sipas medieve ruse, sulmuesi 27-vjeçar i kombëtares shqiptare do të fitojë 3 milionë euro në sezon me kontratën e re, një shumë që përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me kontratën e mëparshme, ku ai fitonte 700 mijë euro në vit.

Daku ka zgjedhur të qëndrojë në Kazan, ku jo vetëm që do të luajë një rol të rëndësishëm në ekip, por do të përfitojë edhe nga një kontratë shumë më e favorshme financiarisht.

Në marrëveshjen e re është përfshirë edhe një klauzolë strategjike që mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij afatshkurtër.

Pas 6 muajsh, Daku ka të drejtë të largohet nga Rubini nëse në adresë të tij vjen një ofertë e kënaqshme nga ndonjë klub evropian, çka i lë atij derën hapur për një transferim të mundshëm në janar 2026.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Mirlind Daku rinovon me Rubin Kazan në Rusi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Baton Zabërgja pritet të shitet në Rusi, ylli vushtrrias do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit shqiptar

25 June 2025 at 11:37

Baton Zabërgja pritet të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Superligës së Shqipërisë, duke lënë pas çdo transferim të regjistruar edhe në Superligën e Kosovës.

Një klub nga Rusia është pranë dërgimit të një oferte zyrtare për Dinamon e Tiranës, për të siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar që po shkëlqen këtë sezon.

Telegrafi mëson se skuadra ruse Rubin Kazan e ka bërë prioritet transferimin e yllin e Dinamo Cityt.

Dinamo ka vendosur një çmim prej 2.5 milionë eurosh dhe është në pritje të konfirmimit të ofertës nga klubi rus. Nëse marrëveshja finalizohet, Zabërgja do të bëhet lojtari më i vlefshëm që ka dalë ndonjëherë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë.

Në 42 ndeshje zyrtare këtë edicion në të gjitha garat, Zabërgja ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 10 asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të Dinamos.

24-vjeçari ka nisur karrierën te Vushtrria dhe më pas ka luajtur për Drenicën dhe Gjilanin në futbollin e Kosovës, para se të transferohej në Shqipëri.

Ironikisht, Dinamo e Tiranës e mori atë falas nga Gjilani dhe tani është shumë pranë një shitjeje historike që mund të hyjë në librat e rekordeve të futbollit shqiptar.

Zabërgja është edhe pjesë e Kombëtares A të Kosovës, duke përfaqësuar vendin e tij në arenën ndërkombëtare dhe duke rritur edhe më shumë profilin e tij.

Ky transferim i mundshëm shihet si një sukses i madh financiar për Dinamon, që do të përfitojë ndjeshëm nga shitja e një lojtari të marrë pa kosto dhe që është kthyer në një aset të çmuar brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/

The post Baton Zabërgja pritet të shitet në Rusi, ylli vushtrrias do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit shqiptar appeared first on Telegrafi.

Rubin Kazani e bën milioner Mirlind Dakun me kontratën e re që ia ka ofruar

By: S SH
24 June 2025 at 21:09

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është në negociata me Rubin Kazanin për rinovimin e kontratës, pasi klubi rus dëshiron ta mbajë atë në skuadër edhe për vitet e ardhshme.

Pas dështimit të transferimit të tij te Zenit Shën Petersburgu, tani Rubin Kazani ka paraqitur një ofertë të re për Dakun, duke i propozuar kontratë afatgjatë deri në vitin 2029.

Aktualisht, Daku ka kontratë me klubin rus deri në verën e vitit 2025 dhe përfiton një pagë vjetore prej 700 mijë eurosh.

Me marrëveshjen e re, paga e tij pritet të rritet në 1 milion euro në vit. Argjentinasi Valentin Vada dhe rusi Aleksey Gritsaenko janwë aktualisht më të paguarit, por Daku pritet t’i barazojë.

Bisedimet po ecin drejt përfundimit pozitiv, pasi te Rubin Kazani vlerësojnë lart kontributin e Dakut, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me 15 gola dhe 8 asistime në 26 ndeshje të luajtura në kampionat.

27-vjeçari iu bashkua Rubin Kazanit në verën e vitit 2023, pasi u transferua nga skuadra kroate e Osijekut.

The post Rubin Kazani e bën milioner Mirlind Dakun me kontratën e re që ia ka ofruar appeared first on Albeu.com.

Kontratë marramendëse për Dakun, propozohen shifra të padëgjuara për futbollistët e Kombëtares

By: armand
23 June 2025 at 15:33

Mirlind Daku po shijon në këto ditë pushime të tij të verës në Shqipëri. Por paralelisht, përfaqësues të tij po diskutojnë për të ardhmen e lojtarit, që do i garantojë fitime marramendëse, cilado qoftë zgjedhja e tij. Pak ditë më parë, Daku ishte në bisedime me Zenit Shën Petersburg, por marrëveshja dështoi. Tani, mediat ruse […]

The post Kontratë marramendëse për Dakun, propozohen shifra të padëgjuara për futbollistët e Kombëtares appeared first on BoldNews.al.

Pse dështoi transferimi i Mirlind Dakut te Zeniti? Dyshime për ndikim politik dhe faktorë të brendshëm

20 June 2025 at 18:33

Mediat ruse vijojnë të analizojnë prapaskenat e dështimit të transferimit të sulmuesit kosovar, Mirlind Daku, nga Rubin Kazani te Zenit St. Petersburg.

Sipas raportimeve të Gazeta.ru, trajneri i njohur rus, Rinat Bilyaletdinov, ka ngritur dyshime se prapaskena të natyrës politike dhe ndjeshmëri brenda ekipit mund të kenë ndikuar në vendimin e Zenitit për të tërhequr interesimin ndaj Dakut. Bilyaletdinov përmend praninë e disa lojtarëve serbë në skuadër si një faktor potencial për tension të mundshëm brenda grupit.

“Zeniti ka një bërthamë të fortë serbe – Drkushiq, Erakoviq… dhe ndoshta transferimi i Dakut do të sillte më shumë ndarje sesa përfitim. Qëndrimi i tij në Euro 2024 nuk kaloi pa u vërejtur. Në një ambient të tillë, një figurë me deklarata të forta mund të konsiderohet rrezik për harmoninë e skuadrës,” deklaroi Bilyaletdinov.

Sipas trajnerit rus, edhe nisja e negociatave për një transferim të tillë ishte e çuditshme, duke marrë parasysh tensionet e mundshme që mund të shkaktonte.

Ndërkohë, një tjetër medium rus, Bombardir.ru, ka përmendur një arsye tjetër të mundshme për dështimin e marrëveshjes – një tatuazh që Daku ka në shpinë në nderim të heroit të UÇK-së, Agim Ramadani.

Sipas burimeve të paidentifikuara, drejtuesit e Zenitit kanë pasur rezerva për këtë detaj dhe kanë preferuar të tërhiqen nga marrëveshja, pavarësisht se palët ishin thuajse në finalizim.

Të gjitha këto raportime janë spekulime mediatike dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra palë.

Megjithatë, ato reflektojnë ndjeshmëritë që mund të ndikojnë në prapaskenat e transferimeve, veçanërisht kur përfshihen lojtarë nga rajone me histori të tensionuar politike. /Telegrafi/

The post Pse dështoi transferimi i Mirlind Dakut te Zeniti? Dyshime për ndikim politik dhe faktorë të brendshëm appeared first on Telegrafi.

“Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

17 June 2025 at 23:35

Mesfushori i Rubin Kazan, Veldin Hoxha, ka folur për jetën e tij aktuale në Rusi, për të kaluarën në Kroaci dhe mbi vendimin për ta përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

I rritur në sistemin e futbollit kroat, Hoxha ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të kombëtares së Kroacisë, duke përfshirë edhe 24 paraqitje për U21.

Në një intervistë për mediumin kroat Rijeka Danas, Hoxha theksoi se vendimi për të përfaqësuar Kosovën erdhi pas një periudhe të gjatë reflektimi.

“Kosova më donte sinqerisht. Bisedimet kanë vazhduar për më shumë se dy vjet. Ishte budallallëk nga ana ime të prisja më gjatë. Ata treguan se më donin dhe kjo më bindi. Jam i lumtur që mora atë vendim”, ka thënë ai.

Federata e Futbollit të Kosovës pritet ta ftojë Hoxhën për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ku “Dardanët” përballen me Zvicrën dhe Suedinë në muajin shtator.

Kosova do të luajë ndaj Zvicrës në Basel, ndërsa do të presë Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Këto dy sfida janë të parat për Kosovën në ciklin kualifikues drejt Kampionatit Botëror. /Telegrafi/ 

The post “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët appeared first on Telegrafi.

Një luftëtar i ri në mesfushën e Dardanëve – Kush është Veldin Hoxha, futbollisti që la Kroacinë për ta përfaqësuar Kosovën?

12 June 2025 at 17:44

Mesfushori Veldin Hoxha, një nga talentet më premtues të futbollit kroat, ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, duke lënë pas Kroacinë, me të cilën ka luajtur në të gjitha grupmoshat deri te U21.

I lindur më 15 tetor 2002 në Rijeka të Kroacisë, Hoxha ka prejardhje nga fshati Restelicë në komunën e Dragashit, prej nga vijnë prindërit e tij. Pavarësisht se është rritur në Kroaci, ai gjithmonë ka ruajtur lidhjen me rrënjët shqiptare.

Karrierën e nisi në akademinë e klubit Rijeka, ku kaloi të gjitha kategoritë e moshave dhe debutoi me ekipin e parë në vitin 2020.

Pas një periudhe zhvillimi dhe  një periudhe huazimi të suksesshme, Hoxha u rikthye si titullar i padiskutueshëm te Rijeka, përpara se të transferohej në Rusi, te Rubin Kazan, në shtator 2024, për një shumë rreth 2 milionë euro.

Pasi grumbulloi  24 ndeshje me përfaqësuesen U21 të Kroacisë, ai vendosi të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke sjellë me vete eksperiencë, teknikë dhe një lidhje emocionale të fortë me vendin e origjinës.

Ky është një përforcim i madh për Kosovën, që përfiton një mesfushor modern, i aftë të kontribuojë si në aspektin mbrojtës ashtu edhe në ndërtimin e lojës.

Çfarë sjell Hoxha për Kosovën?

Me një stil loje të ngjashëm me atë të mesfushorëve të kalibrit ndërkombëtar si Rodri, Hoxha është një lojtar me aftësi të balancuara: i fortë fizikisht, me pasime precize dhe aftësi për të diktuar ritmin e lojës.

Ai është i shquar për pasimet vertikale, ndërlidhjen mes mbrojtjes dhe sulmit, si dhe për duele të fituara në mesfushë.

Ky është një profil që i mungonte mesfushës së Kosovës, e cila ka kërkuar stabilitet dhe kreativitet në qendër të fushës.

Hoxha mund të jetë pikërisht lojtari që do të jetë balancuesi mes disiplinës taktike dhe cilësive teknike.

Me ardhjen e Rexhbecajt më parë si dhe emrave si Vesel Demaku, Bledian Krasniqi e Veldin Hoxha, reparti i mesfushës te Kosova që ishte problem më parë, tani pritet të jetë i mbingarkuar dhe shumë cilësorë.

Një fitore strategjike për Kosovën

Përfaqësimi i Hoxhës me Kosovën nuk është thjesht një përforcim në fushë, por edhe një sinjal për lojtarët e tjerë me prejardhje shqiptare jashtë vendit.

Vendimi i tij forcon besimin se Kosova mund të jetë një destinacion serioz dhe krenar për talentët shqiptarë që rriten në diasporë.

Në një kohë kur kombëtarja synon kualifikimin në Kupën e Botës 2026 ose Evropianin e vitit 2028, ardhja e një lojtari si Veldin Hoxha është më shumë se një lajm, është një shpresë se rrugën e tij do ta ndjekin edhe shumë lojtarë të tjerë të lindur dhe rritur në vende të ndryshme evropiane.

Kosova viteve të fundit ka ‘vuajtur’ pasi shpesh futbollistë të ndryshëm e kanë shfrytëzuar si ‘gomë rezervë’ duke luajtur ndonjë miqësore me Dardanët dhe duke ikur te Kombëtare të tjera si Shqipëria, Zvicra, Gjermania e Suedia. /Telegrafi/

The post Një luftëtar i ri në mesfushën e Dardanëve – Kush është Veldin Hoxha, futbollisti që la Kroacinë për ta përfaqësuar Kosovën? appeared first on Telegrafi.

Kosova merr talentin e rritur në Kroaci, Veldin Hoxha do t’i përfaqësojë Dardanët

12 June 2025 at 17:12

Mesfushori i spikatur, Veldin Hoxha, është lojtari më i ri që i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Pas një periudhe me paraqitje të mira dhe progres të vazhdueshëm në karrierën e tij, Hoxha ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në nivelin më të lartë përfaqësues.

Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të Dardanëve për kualifikimet e Botërorit 2026.

Marrëveshja dy palëshe është nënshkruar sot nga presidenti Agim Ademi dhe lojtari Veldin Hoxha.

Veldin Hoxha është pjesë e klubit Rubin Kazan, derisa deri tash ka qenë pjesë e Kombëtares së Kroacisë U21.

FFK i uron mirëseardhje Veldin Hoxhës në familjen dardane dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën e Kosovës.

22-vjeçari është rritur në Kroaci te klubi Rijeka ku ka kaluar të gjitha grupmoshat.

Në shtator të vitit 2024 ai u transferua te Rubin Kazan për dy milionë euro, derisa këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar edhe katër gola. /Telegrafi/

The post Kosova merr talentin e rritur në Kroaci, Veldin Hoxha do t’i përfaqësojë Dardanët appeared first on Telegrafi.

Miliona euro dhe marrëveshje afatgjatë për Dakun, zbulohen detajet e kontratës me Zenitin

By: armand
12 June 2025 at 15:36

Mirlind Daku po bëhet gati të hedhë hapin e radhës në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të ndryshojë skuadër, duke qëndruar po në kampionatin rus të futbollit. Lojtari do t’i japë lamtumirën Rubin Kazan, për t’u transferuar te një emër më i madh i futbollit rus, Zenit Shën Petersburg, i cili ka […]

The post Miliona euro dhe marrëveshje afatgjatë për Dakun, zbulohen detajet e kontratës me Zenitin appeared first on BoldNews.al.

Mirlind Daku pranë transferimit te Zeniti, zbulohen detajet e shifrave që fiton Rubin Kazan dhe sulmuesi shqiptar

By: S SH
12 June 2025 at 15:17

Ditën e sotme, është raportuar lajmi se Mirlind Daku do të ndërrojë skuadër në merkaton e verës.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të largohet nga Rubin Kazani për t’u transferuar tek Zenit St Petersburg.

Përpara se ky transferim të zyrtarizohet, “Telesport” ka zbuluar dhe detajet e fundit.

Klubi i Rubin Kazanit do të përfitojë 8 milionë euro për shërbimet e Mirlind Dakut që do të largohet.

Ndërsa sulmuesi kuqezi pritet të përfitojë gati 3 milionë euro në sezon bashkë me bonuse.

Statistikat e 27-vjeçarit në sezonin që lamë pas ishin vërtetë mbreslënëse. Në 26 takime në kampionat, realizoi 15 gola dhe 8 asiste.

The post Mirlind Daku pranë transferimit te Zeniti, zbulohen detajet e shifrave që fiton Rubin Kazan dhe sulmuesi shqiptar appeared first on Albeu.com.

Mirlind Daku ndryshon skuadër, Rubin Kazan përfiton shumën e majme

By: armand
11 June 2025 at 19:48

Mirlind Daku do të jetë lojtari më i ri i Zenit Shën Petersburg. Klubet janë drejt marrëveshjes përfundimtare, ndërsa sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të transferohet nga Rubin Kazan. “GazetaBlic” ka zbuluar detajet e kësaj lëvizje. Kështu Rubin Kazan do të përfitojë 4.5 milionë euro, ndërsa testet mjekësore priten të dielën. 27-vjeçari kishte edhe një vit […]

The post Mirlind Daku ndryshon skuadër, Rubin Kazan përfiton shumën e majme appeared first on BoldNews.al.

Lokomotiva Moska mbyll derën për transferimin e Mirlind Dakun, çmimi i kërkuar nga Rubin Kazan konsiderohet i lartë  

28 May 2025 at 20:15

Mirlind Daku pëlqehet shumë nga Lokomotiva Moska, por klubi nga kryeqyteti rus, nuk është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar nga Rubin Kazan.  

Drejtuesit e klubit rus kanë refuzuar kategorikisht idenë për të investuar 10 milionë euro për sulmuesin e Rubin Kazanit, çmim që është vendosur nga klubi aktual i Dakur. 

“E përjashtojmë një opsion të tillë që në start”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Lokomotivës, Vladimir Leonchenko, për “rusfootball.info”, duke hedhur poshtë çdo mundësi për një marrëveshje në këtë shumë. 

Në afatin e dimrit, emri i Dakut ishte lakuar disa herë në mediat ruse si një objektiv i Lokomotivës, por negociatat nuk u konkretizuan.  

Ndërkohë, interesimi për sulmuesin shqiptar nuk ka munguar as nga klube të tjera, konfirmon babai i tij, Fehmi Daku. 

“Rubini ka marrë disa oferta për Mirlindin, por vendimet do të merren pas ndeshjeve ndërkombëtare. Djali im do të ulet të bisedojë me klubin kur të kthehet nga detyrat me Kombëtaren shqiptare”, deklaroi ai për “Sport 24”. 

Daku është aktualisht i angazhuar me Shqipërinë, që po përgatitet për dy sfida të rëndësishme në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026: ndaj Serbisë më 7 qershor dhe Letonisë më 10 qershor. 

Me një sezon të suksesshëm në Rusi, ku regjistroi 15 gola dhe 8 asistime, Daku vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/  

The post Lokomotiva Moska mbyll derën për transferimin e Mirlind Dakun, çmimi i kërkuar nga Rubin Kazan konsiderohet i lartë   appeared first on Telegrafi.

E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka

By: armand
20 May 2025 at 22:31

E ardhmja e Mirlind Dakut mbetet enigmë. Sulmuesi shqiptar i Rubin Kazan është përfolur shumë për një largim nga ekipi rus, por asnjëherë nk kanë qenë kushtet e duhura. Rreth Dakut, ka folur trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov. “Ka interesim nga klube të ndryshme për Dakun, por ne nuk kemi marrë ende një vendim. Do […]

The post E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka appeared first on BoldNews.al.

E ardhmja e Dakut ende e paqartë, trajneri i Rubinit flet për yllin shqiptar

20 May 2025 at 21:11

Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, ka folur për të ardhmen e sulmuesit kosovar, Mirlind Daku, duke konfirmuar interesimin e disa klubeve për kartonin e tij.

Sipas tij, vendimi për të ardhmen e Dakut pritet të merret shumë shpejt, brenda një ose dy javësh.

“Ka interesim nga klube të ndryshme për Dakun, por ne nuk kemi marrë ende një vendim. Do të shohim zhvillimet gjatë një ose dy javëve të ardhshme”, deklaroi Rakhimov në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Orenburgut.

Kjo përballje do të zhvillohet të shtunën dhe mund të jetë vendimtare për Dakun, i cili është në garë për të fituar ‘Këpucën e Artë’ të kampionatit rus.

Aktualisht, 27-vjeçari ka realizuar 14 gola, dy më pak se golashënuesi më i mirë i momentit, Manfred Ugalde i Spartak Moskës.

Pavarësisht spekulimeve për një largim të mundshëm gjatë verës, Daku vazhdon të jetë një nga pikat më të forta të Rubin Kazanit këtë sezon. /Telegrafi/ 

The post E ardhmja e Dakut ende e paqartë, trajneri i Rubinit flet për yllin shqiptar appeared first on Telegrafi.

Daku tund përsëri rrjetën, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në Premier Ligën ruse

By: armand
17 May 2025 at 16:15

Mirlind Daku është kthyer të shënojë rregullisht dhe ka tundur rrjetën për ndeshjen e dytë radhazi me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi shqiptar është treguar përsëri i pagabueshëm para portieri në ndeshjen që skuadra e tij po luan ndaj Khimki në transfertë. Edhe pse vendasit shënuan që në minutat e parë të sfidës, Daku vendosi […]

The post Daku tund përsëri rrjetën, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në Premier Ligën ruse appeared first on BoldNews.al.

Presidenti i Rubin Kazan flet për të ardhmen e Dakut: I është rritur çmimi, kemi disa oferta për të

By: armand
30 April 2025 at 18:56

Mirlind Daku ka spikatur në vitin e fundit me fanellën e klubit të Rubin Kazan në Rusi, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave nga kampionate të tjera. Për sulmuesin shqiptar ka pasur disa oferta, por për momentin klubi rus nuk e ka lënë të largohet. Ka qenë vetë presidenti i kësaj skuadre, Marat Safiullin, i cili […]

The post Presidenti i Rubin Kazan flet për të ardhmen e Dakut: I është rritur çmimi, kemi disa oferta për të appeared first on BoldNews.al.

Trajneri i Rubin Kazanit flet për lëndimin e Dakut: Ka nevojë të operohet

31 March 2025 at 17:48

Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku nuk u paraqit në ndeshjen e fundit të Rubin Kazanit ku ata pësuan humbje të thellë me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit rus.

Daku tash e sa kohë po përballet me një lëndim i cili ia ka pamundësuar atij të luajë dhe tashmë trajneri i Rubin Kazanit ka folur për gjendjen e tij.

Rashid Rakhimov, ka thënë se Daku së shpejti do të duhet që t’i nënshtrohet operimit.

“Lëndimi është tejet i pakëndshëm dhe unë mendoj se Daku do të ketë nevojë për një operacion të vogël. Mungesa e tij vërehet në ekip”, ka thënë Rakhimov.

Shkaku i këtij lëndimi Daku nuk kishte qenë në gjendje të ftohej nga Shqipëria për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, që janë të vlefshme për kualifikimet e Kupës e Botës.

Me 11 gola të shënuar, Daku është golashënuesi më i mirë i Rubin Kazanit këtë edicion, teksa ka edhe gjashtë asistime./Telegrafi/

The post Trajneri i Rubin Kazanit flet për lëndimin e Dakut: Ka nevojë të operohet appeared first on Telegrafi.

❌
❌