Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 June 2026BoldNews

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

By: us er
4 June 2026 at 18:55

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është tejmbushur nga protestuesit ditën e sotme, të cilët janë më të shumtë në numër krahasuar me 4 protestat e mëparshme. Grumbullimi i qytetarëve u bë sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisi marshimi drejt Kryeministrisë. “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme. Thirrjet […]

The post Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin appeared first on BoldNews.al.

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

By: us er
4 June 2026 at 18:42

Një moment simbolik tërhoqi vëmendjen gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Mes turmës së qytetarëve, një protestues u shfaq duke mbajtur në duar një karton të kuq, në një gjest që synonte të shprehte pakënaqësinë ndaj klasës politike. Duke e krahasuar politikën shqiptare me një ndeshje futbolli, qytetari […]

The post Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje appeared first on BoldNews.al.

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

By: ela
4 June 2026 at 18:34

Qytetarët e Durrësit janë mbledhur këtë të enjte për të protestuar kundër projektit në Zvërnec. Ashtu siç ishte paralajmëruar, banorët e Durrësit iu janë përgjigjur thirrjes për protestë qytetare kundër projektit strategjik të qeverisë Rama. Që prej orës 18:00, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin “Liria”, ku me pankarta në duar po shprehin kundërshtimin e […]

The post Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë appeared first on BoldNews.al.

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

By: us er
4 June 2026 at 18:26

Një denoncim i publikuar nga gazetari dhe blogeri Olti Curri ka rikthyer në vëmendje akuzat për presion ndaj administratës publike për pjesëmarrje në aktivitetet e Kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Instagram, Curri ka ndarë mesazhin e një personi që pretendon se punon në administratën publike në Sarandë. Sipas tij, punonjësve u është dhënë […]

The post ‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama appeared first on BoldNews.al.

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

By: ela
4 June 2026 at 18:19

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet më 5 qershor (të premten) në Tivat të Malit të Zi. Takimi do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović. Në Samit do të marrin pjesë gjithashtu Presidentja e […]

The post Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda appeared first on BoldNews.al.

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

By: us er
4 June 2026 at 18:12

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. “Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD”, dëgjohet të thuhet nga protestuesit gjatë grumbullimit të tyre.

The post Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

By: us er
4 June 2026 at 18:04

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thelluar hetimet duke rënduar pozitën e ish-zëvendëskryeministres me dy akuza të reja: korrupsion pasiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Avokati Franc Nuri ka shpjeguar në  Syri tv, se nga ana juridike, pasojat janë jashtëzakonisht të rënda. Vepra e korrupsionit pasiv dënohet nga 4 deri në 12 vite burg, […]

The post Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg appeared first on BoldNews.al.

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

By: ela
4 June 2026 at 18:02

Protestat në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, nuk janë tamam të pazakonta. Partia Demokratike (PD) në opozitë i organizon ato aq shpesh saqë mund të klasifikohen pothuajse si një atraksion turistik i pazakontë, shkruan media britanike BBC. Por tubimet e kësaj jave çdo natë përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama kanë qenë të ndryshme – […]

The post Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës appeared first on BoldNews.al.

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

By: ela
4 June 2026 at 17:40

Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, ka reaguar ashpër ndaj protestuesve kundër projektit në Zvërnec. Noizy, i cili njihet edhe si mbështetës dhe përfitues i qeverisë Rama, ka shpërthyer me një fjalor të rëndë, duke thënë se qytetarët të mos bëjnë si moralistë, por kush do ndryshim të dalë në protestë. Sipas tij, […]

The post “Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën appeared first on BoldNews.al.

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

By: ela
4 June 2026 at 17:19

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për heqjen e roaming-ut, duke mundësuar që së shpejti qytetarët e këtyre vendeve të mund të përdorin telefonat e tyre pa tarifa shtesë gjatë udhëtimeve në territorin e BE-së. Sistemi “Roam Like […]

The post Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor appeared first on BoldNews.al.

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

By: Brisi
4 June 2026 at 16:57

Tirana nuk ka më kënde lojërash, pasi një pjesë e hapësirave e dedikuar për fëmijë është zëvendësuar nga pallatet e reja, ndërsa ato që ekzistojnë janë të amortizuara. Në disa prej zonave më të populluara të Tiranës, prindërit ankohen se këndet e lojërave janë të pakta dhe të pasigurta, pasi janë jashtë standardeve. Drita nënë […]

The post Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

By: ela
4 June 2026 at 16:46

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dhanë një konferencë për mediat nga Korça duke dhënë detajet e para nga hetimet e kryera për ngjarjen e rëndë në Lozhan të Maliqit, ku i dyshuari Violand Braçellari qëlloi për vdekje gjatë aksionit efektivin Enea Mekolli dhe plagosi Edison […]

The post Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA appeared first on BoldNews.al.

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

By: Brisi
4 June 2026 at 16:37

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 7 vite e 4 muaj burg shtetasin Erio Zejno, i akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve. Sipas vendimit të shpallur këtë të enjte, Zejno u gjet fajtor për veprat penale të “Sigurimit […]

The post Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon appeared first on BoldNews.al.

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

By: ela
4 June 2026 at 16:27

Mijëra qytetarë shqiptarë prej ditës së dielë kanë nisur një protestë që ka kulmuar me vendosjen përballë Kryeministrisë, me thirrjet për mbrojtjen e territorit të Zvërnecit. Protesta ka vijuar edhe me thirrjet kundër lidhjeve të krimit me qeverinë si edhe kritikat ndaj opozitës e censurës, duke mbledhur protestues të shumtë të të gjitha moshave, aktivistë […]

The post Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian” appeared first on BoldNews.al.

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

By: Brisi
4 June 2026 at 16:26

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi dhe një njëherë socialistët për mbrojtjen që i bënë Belinda Ballukut, duke mos i hequr imunitetin pas kërkesës së SPAK. Sot Prokuroria e Posaçme njoftoi sekuestrimin e një vile të Ballukut, që e kishte fshehur në emër të ish futbollistit Igli Tare në Dhërmi. Lidhur me këto […]

The post Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit! appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

By: Brisi
4 June 2026 at 16:09

Një operacion i Policisë së Shtetit për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë ka përfunduar në një tragjedi të rëndë, duke lënë të vrarë një punonjës policie dhe duke plagosur një tjetër. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka deklaruar se ngjarja e rëndë ka nxjerrë në pah mangësi serioze në organizimin dhe pajisjen […]

The post Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë appeared first on BoldNews.al.

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

By: ela
4 June 2026 at 16:01

Ndërsa Lista Serbe i cilëson si “referendum” zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është angazhuar në terren për t‘i bindur serbët e zhvendosur që të votojnë për këtë parti, të cilën e mbështet edhe Beogradi zyrtar. E vetmja rivale e Listës Serbe në zgjedhje është […]

The post Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi… appeared first on BoldNews.al.

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

By: Brisi
4 June 2026 at 15:55

Si rezultat i bisedimeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani janë pajtuar që të zbatojnë një armëpushim, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit. Izraeli dhe Libani po ashtu janë pajtuar që të punojnë drejt krijimit të zonave pilot në të cilat Forcat e Armatosura të Libanit do të merrnin kontrollin ekskluziv të territorit, […]

The post Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim appeared first on BoldNews.al.

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

By: ela
4 June 2026 at 15:46

Gjykata e Posaçme i ka kthyer SPAK-ut dosjen për ish kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, me kërkesën që prokurori Elvin Gokaj të qartësojë akuzën që ka ngritur ndaj tij. Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtare Rudina Palloj, e cili i la afat kohor 2 javë organit të akuzës të shpjegoi pse e ndryshoi […]

The post GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi appeared first on BoldNews.al.

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

By: ela
4 June 2026 at 15:40

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që kemi aktualisht në dispozicion, katër persona kanë humbur jetën”, tha policia, pa dhënë detaje të mëtejshme. Mediat kroate raportuan se operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar. Sipas njoftimeve, ekipet […]

The post Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur appeared first on BoldNews.al.

❌
❌