Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës kërkon t’ia “hedhë paq”

30 July 2025 at 19:38

Gjyqtarja hetuese e Romës, Antonella Minunni, ka lëshuar një urdhër për gjykim të shkurtuar ndaj Nors Manlapaz, nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që akuzohet si autor i vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula, 22 vjeçe. Manlapaz akuzohet për komplot për të fshehur një kufomë, një vepër penale e rënduar nga një lidhje teleologjike, term […]

The post Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës kërkon t’ia “hedhë paq” appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e SHBA: Partneritet në teknologji dhe inovacion, dy studentë shqiptarë rikthehen pas studimeve në SHBA

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Dy ekspertë të rinj të teknologjisë janë rikthyer në Shqipëri, duke sjellë me vete të gjitha njohuritë e fundit që fituan gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara në programin Global Undergraduate Exchange Program (Global UGRAD).

Ambasada amerikane në Tiranë vlerësoi sot se “partneriteti me Shtetet e Bashkuara, një udhëheqës global në teknologji dhe inovacion, sjell mirëqenie dhe siguri për të dy vendet tona”.

Flavio Skoti studioi shkenca kompjuterike në Georgia College & State University, dhe Dea Basha studioi inxhinieri softueri në Bluefield State University.

“Si e përshkruajnë përvojën? Për Dean, të jashtëzakonshme dhe që të ndryshon jetën”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

/m.m/r.e/

The post Ambasada e SHBA: Partneritet në teknologji dhe inovacion, dy studentë shqiptarë rikthehen pas studimeve në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia serbe shpërndan barrikadat e studentëve në 28 qytete, reagon Vuçiç

By: user 8
30 June 2025 at 16:53

Policia serbe ndërhyri në orët e para të mëngjesit të së hënës për të shpërndarë bllokadat studentore në Beograd dhe në 27 qytete të tjera të vendit. Operacioni nisi në orën 05:00, ndërsa në shumicën e rasteve protestuesit u larguan pa rezistencë. Megjithatë, në disa zona policia përdori forcë për të rivendosur qarkullimin rrugor.

Në një rast, mjete policie të njohura si “kluba” u futën me shpejtësi drejt turmës në një nga bulevardet kryesore të Beogradit, por protestuesit arritën të largoheshin në kohë, duke shmangur incidentet e rënda.

Gjatë operacionit u shoqëruan dhjetëra persona. Studentët deklaruan se nuk do të ndalin protestat dhe bllokadat rrugore, të cilat do të organizohen në mënyrë të paparalajmëruar në pika të ndryshme të qyteteve. Përmes platformave të tyre zyrtare, ata u udhëzuan të largohen kur shfaqet policia dhe të rikthehen menjëherë pasi ajo të largohet.

Protestat nisën si reagim ndaj arrestimit të tetë studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë, të akuzuar se “po planifikonin sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe bllokim të infrastrukturës”. Ata janë lënë në paraburgim dhe përballen me akuzën për “veprime kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”.

Presidenti Aleksandar Vuçiç i cilësoi bllokadat si “akte terroriste” dhe deklaroi: “I shpërndamë grupet e huliganëve shpejt dhe me efikasitet”. Ai falënderoi Rusinë për mbështetjen, duke shtuar se “Lavrov dhe Putini e dinë se kjo është përpjekje për një revolucion me ngjyra”.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se Moska po ndjek nga afër situatën dhe se “shpreson në qetësimin e trazirave në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit mik”.

The post Policia serbe shpërndan barrikadat e studentëve në 28 qytete, reagon Vuçiç appeared first on Lapsi.al.

Protesta të dhunshme në Beograd, mijëra qytetarë në mbështetje të studentëve

By: user 11
28 June 2025 at 23:13

Dhjetëra mijëra qytetarë janë mblodhën në qendër të Beogradit për të mbështetur kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Demonstrata u organizua nga studentët, të cilët me një ultimatum drejtuar qeverisë serbe, kërkuan shpërbërjen e Parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare deri në orën 21:00.

Kur afati skadoi dhe nuk pati përgjigje, studentët u bënë thirrje qytetarëve të marrin fatin në duart e tyre. Mijëra protestues u drejtuan te pallatit presidencial, duke brohoritur slogane kundër Aleksandar Vuçiç.

Forca të shumta policie i penguan ata duke përdorur granata trullosëse për të shpërndarë turmën. Situata mbetet e tensionuar përreth ndërtesës presidenciale, ndërsa në rrugët e kryeqytetit janë vendosur forca speciale me automjete të blinduara.

Demonstratat mbarëkombëtare kundër korrupsionit filluan pasi u shemb një çati e rinovuar e stacionit hekurudhor, duke vrarë 16 persona më 1 nëntor.

Shumë persona ia vunë fajin për rrëzimin e çatisë së betonit korrupsionit të përhapur qeveritar dhe neglizhencës në projektet shtetërore të infrastrukturës, duke çuar në protesta masive të përsëritura. Vuçiç dhe partia e tij e krahut të djathtë Progresive Serbe kanë refuzuar kërkesën për votim të parakohshëm dhe kanë akuzuar protestuesit se po planifikojnë të nxisin dhunë me urdhër nga jashtë, të cilin ata nuk e specifikuan. Afatet normale të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe janë në vitin 2027.

The post Protesta të dhunshme në Beograd, mijëra qytetarë në mbështetje të studentëve appeared first on Lapsi.al.

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

By: Elva
27 June 2025 at 21:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protesues, se “Serbia nuk e ka pranuar ultimatumin”. “Shteti serb është përballur shumë herë me ultimatume nga fuqitë e mëdha të huaja. Edhe kësaj radhe, fuqitë e huaja na kanë dërguar ultimatum përmes bashkëpunëtorëve të tyre vendas. […]

The post Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar! appeared first on BoldNews.al.

Studentët ultimatum Vuçiçit, presidenti serb: Do të ndërhyjmë

By: redi
26 June 2025 at 21:07

“Nëse qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”. Është ky paralajmërimi i studentëve protestues në Serbi, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës…

Source

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

By: Ardit
26 June 2025 at 13:34

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”. Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në […]

The post Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet appeared first on BoldNews.al.

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

26 June 2025 at 13:02

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.

Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.

Kërkesë e dytë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.

Një grup i studentëve protestues, që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, ka bllokuar shumicën e universiteteve shtetërore në Serbi, duke shprehur pakënaqësi me situatën socio-politike në këtë vend, pas aksidentit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Nga shembja e një strehe prej betonit atje, 16 persona kanë humbur jetën.

Që nga maji, kërkesë kryesore e studentëve në bllokadë është thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.

Ato përfshijnë: publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë” kanë ngritur kampe përpara Presidencës së Serbisë që nga fillimi i marsit, duke u kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë të kthehen në universitete.

Ata janë vizituar disa herë nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe janë mbështetur edhe nga serbë nga Kosova, përfshirë anëtarë të Listës Serbe.

Ultimatumi i studentëve në bllokadë

Studentët në bllokadë publikuan në mediat sociale një letër të hapur drejtuar Qeverisë së Serbisë, përmes së cilës i kërkuan që t’i dërgojë një propozim presidentit për të shpërndarë Parlamentin, me qëllim thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ata thanë se mandati që Qeveria mori nga Parlamenti, “nuk e pasqyron situatën aktuale politike në vend”.

“Regjimi ka treguar se nuk ka më kapacitet për ta udhëhequr vendin përmes krizës më të madhe socio-politike në dekadat e fundit”, vlerësuan studentët.

Ata i kërkuan gjithashtu Qeverisë që t’i bëjë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta ndalojë “tubimin e raportuar publik” – në vendndodhjen e kampit të “studentëve që duan të mësojnë” – deri në orën 21:00 të shtunën.

Çfarë pritet më 28 qershor?

Studentët protestues deklaruan në një letër të hapur se tubimi do të mbahet në Beograd më 28 qershor dhe se ata presin që të marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur.

Ata thanë se nuk mund t’i parashikojnë hapat e mëtejshëm të qytetarëve pas përfundimit zyrtar të tubimit.

Shtuan se bëjnë thirrje “për herë të fundit” që kërkesat e tyre të plotësohen, me qëllim “parandalimin e kulmimit të pakënaqësisë qytetare dhe studentore”.

Protesta e fundit e madhe, e organizuar nga këta studentë, u mbajt më 15 mars, kur në orët e vona të mbrëmjes, pas disa incidenteve të vogla, u shpall e përfunduar, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej. Organizata joformale Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson madhësinë e tubimeve në Serbi, vlerësoi se në protestën në Beograd më 15 mars morën pjesë midis 275.000 dhe 325.000 njerëzve, duke vënë në dukje se numri mund të ketë qenë edhe më i lartë.

Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë, në fillim të qershorit – pas thirrjes së Vuçiqit – e shtynë grevën e urisë deri më 28 qershor, nëse shteti nuk e zgjidh situatën në lidhje me bllokadat e fakulteteve./REL

“Ne duam studentë të huaj, por jo ata që krijojnë probleme”/ Presidenti Trump: Harvardi nuk është sjellë mirë

30 May 2025 at 22:32

Sipas Politico, ky do të ishte një program pilot që mund të zgjerohej nga Universiteti i Masaçusetsit në të gjitha universitetet në Shtetet e Bashkuara. Mesazhi i Sekretarit të Shtetit Marco Rubio erdhi disa orë pasi një gjykatës i Bostonit rrëzoi një urdhër të administratës Trump që bllokonte vizat për studentët e huaj të Harvardit.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka urdhëruar rrjetit diplomatik amerikan në të gjithë botën të shqyrtojë profilet e mediave sociale të studentëve të ardhshëm të Harvardit për përmbajtje antisemite.

Pas kësaj, reagoi vetë presidenti Donald Trump, i cili deklaroi: “Ne duam studentë të huaj, por jo ata që krijojnë probleme.” Donald Trump e tha këtë në Zyrën Ovale. “Harvardi nuk është sjellë mirë”, përsëriti presidenti amerikan.

The post “Ne duam studentë të huaj, por jo ata që krijojnë probleme”/ Presidenti Trump: Harvardi nuk është sjellë mirë appeared first on Sot News | Lajme.

Më shumë të rinj për studime europiane/ Afrimi i anëtarësimit në BE shton interesin për degë të kësaj fushe

By: Rovena
28 May 2025 at 15:29

Rrugëtimi i Shqipërisë  drejt  Bashkimit Europian ka shtuar interesin e të rinjve për studime në këtë fushë. Mirel Meta është kthyer në auditor  pas nëntë vitesh shkëputje. Pas masterit  për mësues anglishte dhe gjermanishte, po kryen master shkencor dhe për politikë dhe qeverisje të Bashkimit Europian në gjuhë angleze në Institutin e Studimeve Europiane.

“Arsyeja që rikthehem në auditor pas kaq kohësh është për ti dhënë karrierës time një shtysë të re dhe për faktin se Shqipëria është në procesin e negociatave të hapjes së kapitujve për anëtare e BE. Në momentin që Shqipëria do të bëhet pjese e BE do ketë shumë institucione që do hapin zyrat e tyre në Shqipëri.  Ka nevojë për kapacitete, kjo çka qenë nxitje për mua ta konsideroj këtë fushë”, tregon Mireli.

Të  sapo diplomuar,  punonjës të administratës publike,  të sektorit privat,  përfaqësues të shoqërisë civile çdo pasdite i drejtohen sallës që mban emrin e politikanit dhe ekonomistit francez mbështetës i përjetshëm  i  integrimit, Jean Monnet , në  Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

“E mira e këtyre programeve, interdisiplinariteti që do të thotë kombinimi mirë i dijeve që lidhen me studimet europiane. Larmia e studenteve është tipar dallues dhe tregues i qartë se këto programe ndiqen nga të gjithë që kanë profil të caktuar dhe kanë një diplomë bachelor ose kane mbaruar nivelin e dytë të studimeve.

Ka rritje të interesit të studentëve në programe sidomos duke iu referuar faktit se ne kemi hapur programe të reja pikërisht në momentumin ku ndodhet Shqipëria. Dua të përmend master ekzekutiv në negociata dhe anëtarësim në BE, master i ri, mjaft interes dhe një program tjetër, politika dhe qeverisja në Europë më parë e kemi pasur vetëm në shqip tani e ofrojmë dhe në anglisht.  Interesi duket dhe tek ata të rinj dhe ata student që e kanë bërë më parë një master e duan të ndjekin një master të dytë”, shprehet ai.

Klaudia Pata punon përkthyese e njëkohësisht ndjek masterin shkencor për diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare të Bashkimit Europian.

Pasioni i kahershëm është mundësia e të ardhmes.

“Ku është gjeopolitika e ditëve të sotme, jemi në një gjeopolitikë apo gjeoekonomi?  Kush është e ardhmja e botës. Këto kanë qenë ato pyetjet e mija kyç që mbanin të fshehur atë pasionin për diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Shkova jashtë për të vazhduar studimet, më pranuan në universitetin e triestes, mirëpo bëra aplikim për bursë duke qenë se më pranuan  në mars bursat ishin mbyll në dhjetor ishte jashtë buxhetit tim tarifa, fat që gjeta te njëjtin program në Shqipëri, ja ku jam

Ne jemi për mendimin tim në një moment historik.  Kjo është dhe arsye tjetër që dëshiroj të vazhdoj të kontribuoj për vendin tim në një të ardhme të afërt për procesin e integrimit në Bashkimin Europian”, thotë Klaudia Pata.

Në gjashtë programet  në  të dy ciklet, master i shkencave, master ekzekutiv dhe doktoratë në  Institutin e Studimeve Europiane  studiojnë  120 studentë.

Oferta akademike thotë Përgjegjësja e Departamentit   përshtatet me  kërkesat e tregut të punës.

“Diplomat tona janë ndërtuar sipas modeleve europiane dhe janë të përputhshme plotësisht me  standardet europiane që ofrojnë institucione të ngjashme akademike në Europë.”

Nuk ka të ardhme për popujt e Evropës përveçse në bashkim ka thënë Jean Monnet  dikur   ndërsa  sot  shqiptarët renditen ndër popujt më pro integrimit në  unionin prej 27 anëtarësh në rajonin tonë./abcnews.al

 

Protesta në SHBA, studentët dalin kundër presidentit amerikan për pezullimin e vizave studentore

28 May 2025 at 09:52

Qindra studentë të Harvardit protestuar, pas vendimit të Donald Trump për të ndërprerë të gjitha kontratat që qeveria federale ka me universitetin prestigjioz.

Presidenti amerikan ka nisur një sulm të ashpër ndaj Harvardit.

Masa më e fundit e njoftuar dje nga administrata Trump ishte t’u kërkonte autoriteteve federale të hartonin një listë të kontratave që kanë nënshkruar me Harvardin dhe të informonin “nëse ato mund të anulohen ose të ridrejtohen diku tjetër”. Sipas shtypit amerikan, shuma totale e këtyre kontratave arrin në 100 milionë dollarë.

“Trump = tradhtar”, shkruhej në një nga pankartat që mbanin protestuesit, mes thirrjeve studentët e huaj, të cilët republikani dëshiron t’i pengojë të studiojnë në universitetet amerikane me arsyetimin se disa vijnë nga vende “që nuk janë aspak miqësore me SHBA-në”.

Megjithatë, një gjyqtar federal në Massachusetts pezulloi përkohësisht anulimin e certifikimit të Sistemit të Informacionit për Studentët dhe Vizitorët e Shkëmbimit (SEVIS) të Harvardit për vitin akademik 2025-26, i cili ishte kërkuar nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Christie Noem.

The post Protesta në SHBA, studentët dalin kundër presidentit amerikan për pezullimin e vizave studentore appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA pezullon përkohësisht vizat studentore: Në fokus rrjetet sociale

By: gaze tare
28 May 2025 at 08:03

Administrata e ish-Presidentit Donald Trump ka ndërmarrë një hap të ri drejt ashpërsimit të politikave të imigracionit, duke urdhëruar ndalimin e përkohshëm të intervistave për viza studentore në të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane në botë. Kjo masë vjen në kuadër të një përpjekjeje më të gjerë për të rritur kontrollin dhe sigurinë, përmes verifikimeve më të thelluara të aplikantëve – përfshirë analizimin e aktivitetit të tyre në rrjetet sociale.

Lajmi është zbuluar nga CBS News, përmes një memorandumi të brendshëm të Departamentit të Shtetit, ku Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u kërkon misioneve diplomatike të anulojnë të gjitha aplikimet për viza studentore që nuk janë finalizuar, derisa të dalin udhëzime të reja.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga institucionet e arsimit të lartë në SHBA, që varen ndjeshëm nga pranitë e studentëve ndërkombëtarë. Në Harvard, një grup studentësh organizuan një protestë për të shprehur solidaritetin me të huajt dhe për të kundërshtuar politikat kufizuese.

Ndërkohë, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, ka konfirmuar se SHBA po përgatitet të zgjerojë detyrimin për kontrollin e llogarive në mediat sociale për të gjithë ata që aplikojnë për viza studentore dhe kulturore, si pjesë e një strategjie të re të sigurisë kombëtare.

The post SHBA pezullon përkohësisht vizat studentore: Në fokus rrjetet sociale appeared first on iconstyle.al.

KOMENT – SHBA pezullojnë vizat për studentët e huaj

UASHINGTON, 28 maj /ATSH-AFP/ – Administrata amerikane urdhëroi pezullimin e përpunimit të vizave për studentët e huaj, ndërsa kërkon të shqyrtojë kanalet e tyre në mediat sociale, mes ofensivës së saj intensive kundër Harvardit.

Në masën e fundit kundër universitetit prestigjioz, i cili ka nxjerrë 162 fitues të çmimit Nobel, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar qëllimin e saj për të ndërprerë të gjitha kontratat me Harvardin, për të cilën qindra studentë demonstruan dje.

Por, sulmi i Donald Trump, i vendosur për të imponuar ideologjinë e tij nacionaliste dhe konservatore në botën e arsimit, kërkimit dhe kulturës, shkon shumë përtej këtij institucioni të vetëm, i cili po synon veçanërisht studentët e huaj.

Në një dokument të brendshëm të parë nga AFP, Departamenti i Shtetit tani po u kërkon ambasadave dhe konsullatave të mos autorizojnë “takime për viza të reja studentore ose programe shkëmbimi” dhe të pezullojnë aksesin publik në mediat sociale për të gjitha kërkesat e tilla.

”Pezullimi mund të jetë i shkurtër”, sipas dokumentit, i cili thotë se ambasadat do të marrin udhëzime të reja “në ditët në vijim”.

“Qëllimi, siç kanë deklaruar presidenti dhe sekretari i Shtetit, Rubio, është të sigurohet që njerëzit që janë këtu të kuptojnë se çfarë është ligji, se nuk kanë kryer ndonjë krim”, tha zëdhënësja e sekretarit të Shtetit, Tammy Bruce.

Që nga kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, qindra studentëve të huaj u janë revokuar tashmë vizat, ndërsa studentëve që ishin ligjërisht të pranishëm në tokën amerikane dhe që morën pjesë janë arrestuar dhe kërcënuar me deportim.

Megjithatë, një gjyqtar federal pezulloi revokimin e certifikimit të tij SEVIS (Studentët e Viscounty dhe Sigurisë), i cili u shit nga administrata, dhe seancat dëgjimore dhe ndalimet u pezulluan deri të enjten, ditën e diplomimit.

– “Të kërcënuar me deportim” –

Pavarësisht këtij pushimi, studentët amerikanë dhe të huaj shprehën shqetësimet e tyre të martën gjatë një proteste jashtë institucionit, duke bërë thirrje që studentët e huaj të “lejohen të qëndrojnë”.

“Të gjithë miqtë dhe shokët e mi të huaj të klasës, profesorët dhe studiuesit janë në rrezik dhe kërcënohen me përjashtim ose opsioni i tyre është të ndryshojnë universitetin”, tha Alice Goyer, një studente amerikane.

”Studentët e huaj që janë këtu nuk e dinë se ku ndodhen, ata jashtë vendit nuk e dinë nëse do të jenë në gjendje të kthehen… Nuk e di nëse do ta bëj doktoraturën time këtu”, shtoi Jack, një student britanik.

Hong Kongu dhe Japonia kanë njoftuar tashmë qëllimin e tyre për të hapur universitetet e tyre për studentët e huaj që do të detyroheshin të hiqnin dorë nga ndjekja e Harvardit.

“Ne u kemi kërkuar universiteteve japoneze të marrin në konsideratë masa të mundshme mbështetëse, të tilla si mirëpritja e studentëve të huaj të regjistruar në universitetet amerikane”, thuhet në një deklaratë nga Japonia, ndërsa universitetet e Tokios dhe Kiotos kanë treguar se po shqyrtojnë marrjen e masave të tilla.

– “Qëndroni të vendosur” –

Qeveria amerikane akuzon institucionin me seli në Kembrixh, Massachusetts, se lejon lulëzimin e antisemitizmit në kampusin e tij dhe se përhap ideologji progresive.

Ky term përdoret në mënyrë pezhorative nga konservatorët për t’iu referuar politikave që promovojnë diversitetin si dhe kërkimeve akademike mbi diskriminimin gjinor ose racor.

Qeveria gjithashtu akuzon Harvardin për lidhje me Partinë Komuniste kineze.

“Nuk e di saktësisht se cilat janë motivet (e qeverisë), por di që këta njerëz janë të angazhuar në një betejë kulturore”, tha presidenti i Harvardit, Alan Garber, për NPR, duke bërë thirrje që “të gjithë të qëndrojnë të vendosur” kundër ofensivës së qeverisë.

Qeveria federale tashmë ka shkurtuar më shumë se dy miliardë dollarë grante për universitetin, duke ndaluar programet e tij kërkimore.

Sipas raporteve të medias amerikane, kontratat qeveritare me Harvardin, të cilat janë në shënjestër të Shtëpisë së Bardhë, vlejnë 100 milionë dollarë./  a.jor.

The post KOMENT – SHBA pezullojnë vizat për studentët e huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOLUMBI – Të paktën 10 viktima prej aksidentit që përfshiu studentët e një kolegji

BOGOTA, 25 maj /ATSH-ANSA/ – Një ekskursion i studentëve dhe profesorëve të një kolegji përfundoi në tragjedi në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke plagosur 11 të tjerë.

Shoferi humbi kontrollin e automjetit që po transportonte 26 pasagjerë nga Tolima në Quindio. Disa njerëz u hodhën nga autobusi kur ai goditi një pengesë të urës.

Universiteti Humboldt në qytetin kolumbian të Armenisë ka shpallur dy ditë zie pas humbjes së dhimbshme të disa kolegëve, studentëve, profesorëve dhe administratorëve në aksident.

Autobusi mbante “22 studentë, dy mësues dhe një punonjës komunikimi”, theksoi rektori i universitetit Diego Fernando Jaramillo Lopez.

Aksidentet rrugore janë një nga shkaqet kryesore të vdekjes në Kolumbi, me një mesatare prej 22 vdekjesh në ditë në vitin 2024. /os/

The post KOLUMBI – Të paktën 10 viktima prej aksidentit që përfshiu studentët e një kolegji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama pret studentë të Harvard: Të interesuar të mësonin mbi transformimin e vendit

TIRANË, 21 maj /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video nga takimi i zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë me një grup studentësh nga Harvard Kennedy School, një ndër institucionet më prestigjioze në botë për studimet mbi politikat publike dhe qeverisjen.

“Në këtë videokartolinë mikpritjeje në Kryeministri, të studentëve nga Harvard Kennedy School – një ndër institucionet më prestigjioze në botë të studimeve për politikat publike dhe qeverisjen – të cilët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Gjatë takimit, studentët u njohën nga afër me sfidat dhe arritjet e qeverisë shqiptare në procesin e transformimit të vendit, me fokus në zhvillimin ekonomik, reformat institucionale dhe integrimin europian.

Ky takim vjen si pjesë e vizitës studimore të organizuar nga Harvard Kennedy School në kuadër të shkëmbimeve ndërkombëtare akademike me vendet e Ballkanit Perëndimor.

/a.f/

The post Rama pret studentë të Harvard: Të interesuar të mësonin mbi transformimin e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestë në universitet/ Arrestohen 97 studentë, në Stamboll

14 May 2025 at 11:46

Studentët të cilët protestuan kundër një konference në kampus ku merrte pjesë një predikues mysliman kontrovers, policia turke arrestoi 97 prej tyre në Universitetin Bogazici të Stambollit. Konferenca u organizua nga një klub studentor në universitet. Studentët po protestonin kundër pjesëmarrjes në konferencë të Nurettin Yildiz , një predikues mysliman i njohur për pikëpamjet e tij kontraverse mbi martesat e hershme.

“Një total prej 97 studentësh u arrestuan kur u përpoqën të thyenin kordonin e policisë në kampusin universitar”. tha Guvernatori i Stambollit, Davuto Gul , të martën vonë në mbrëmje , duke shtuar se 13 oficerë policie u plagosën kur ranë në një gropë ndërtimi pesë metra të thellë gjatë përleshjes.

Në muajt e fundit, studentët kanë qenë në ballë të protestave në Turqi për shkak të arrestimit të kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu , kundërshtarit kryesor politik të Presidentit Tayyip Erdogan. Studentët dhe stafi akademik në Boğaziçi kanë protestuar rregullisht vitet e fundit kundër asaj që ata e karakterizojnë si ndërhyrje qeveritare në institucionet universitare.

The post Protestë në universitet/ Arrestohen 97 studentë, në Stamboll appeared first on Sot News | Lajme.

Biznesi dhe inxhinieria, fushat më të preferuara nga studentët shqiptarë

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Biznesi dhe inxhinieria mbeten ndër fushat më të preferuara të studimit për studentët shqiptarë që u diplomuan gjatë vitit akademik 2023-2024, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT).

Sipas raportit “Statistika të diplomimeve 2023-2024”, 82 712 nxënës dhe studentë të diplomuar në institucionet arsimore publike dhe private, i përkasin arsimit të lartë.

Në këtë nivel arsimor, femrat dominojnë me 65,8% të të diplomuarve, ndërsa fusha më e preferuar për to rezulton “biznes, administrim dhe ligj”, me 25,9% të diplomuara në këtë degë. Nga ana tjetër, meshkujt kanë preferuar fushën “inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”, me 25,2% të diplomuar.

Në total, 33,5% e të diplomuarve përfunduan arsimin 9-vjeçar, 32,3% arsimin e mesëm të lartë dhe 0,1% arsimin pas të mesëm, jo të lartë.

Në arsimin e mesëm të lartë u diplomuan 26 729 nxënës, duke shënuar një rënie prej 1,3% krahasuar me vitin e kaluar. Brenda këtij niveli, arsimi profesional përfshiu 3174 të diplomuar, nga të cilët 82,7% ishin meshkuj.

Ndërkohë, në arsimin pas të mesëm, jo të lartë, u diplomuan vetëm 85 persona. Fushat kryesore të këtij niveli ishin “ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme”, “diagnostikim-menaxhim në autoservis” dhe “dizajn dhe modë”.

/r.e/j.p/

The post Biznesi dhe inxhinieria, fushat më të preferuara nga studentët shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestat në Serbi, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme pas katastrofës në Novi Sad

6 May 2025 at 15:55

Studentët protestues në Serbi po kërkojnë zgjedhje të parakohshme, si mënyrën e vetme për të dalë nga kriza politike që ka përfshirë vendin pas muajsh protestash kundër korrupsionit dhe pasigurisë publike.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale nga organizatorët e protestave, theksohet se votimi i parakohshëm është zgjidhja e vetme për të rikthyer besimin në institucionet e vendit. Ky reagim vjen pas tragjedisë së 1 nëntorit, kur tenda prej betoni e stacionit të trenit në Novi Sad u shemb duke shkaktuar vdekjen e 16 personave. Stacioni ishte rinovuar dy herë më parë, por hetimet dhe kritikat publike theksojnë se korrupsioni dhe mosrespektimi i rregullave të sigurisë ishin faktorët kryesorë të aksidentit fatal.

Fatkeqësia shkaktoi një valë të fuqishme protestash, të udhëhequra nga studentë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilat kanë fituar mbështetje masive nga qytetarët, duke mobilizuar qindra mijëra njerëz në të gjithë vendin. Kërkesat kryesore janë vendosja e drejtësisë, transparenca dhe rivendosja e sundimit të ligjit.

Megjithatë, kërkesa për zgjedhje të parakohshme është hedhur poshtë nga kryetari i Partisë Progresive Serbe në pushtet dhe ish-kryeministri Milos Vuçeviç, i cili paralajmëroi se shpërbërja e parlamentit dhe caktimi i zgjedhjeve të reja do të sillte “katastrofë” për vendin.

The post Protestat në Serbi, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme pas katastrofës në Novi Sad appeared first on Sot News | Lajme.

Studentë të Kolegjit të Evropës eksplorojnë Shqipërinë dhe projektet e financuara nga BE

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Studentë të Kolegjit të Evropës kanë ndërmarrë një udhëtim studimor nga veriu në jug të Shqipërisë.

Gjatë këtij udhëtimi të rinjtë zbuluan kulturën, trashëgiminë dhe ndikimin që kanë projektet e Bashkimit Evropian në komunitetet lokale. Ata u takuan me të rinj nga Shqipëria, shkëmbyen ide, ndanë këshilla dhe folën për mundësitë që ofron BE për të ardhmen e tyre.

Gjatë vizitës në liqenin e Shkodrës, një studente e re nga Suedia, që aktualisht studion në Kolegjin e Evropës në Shqipëri, nxjerr në pah dy momente nga kjo vizitë.

“E para ishte të shihje se si Bashkimi Evropian është i pranishëm shumë përtej kryeqytetit, duke financuar projekte në të gjithë vendin. E dyta ishte angazhimi me të rinj nga Rrësheni dhe Lezha, duke u treguar atyre më shumë për kolegjin dhe duke ndarë këshilla dhe truke se si të aplikojnë në të ardhmen”, thotë Arzu Karimzade, njëra nga rreth 20 studentët që vizituan Rrëshenin, Lezhën, Razmën, Shkodrën, Gjirokastrën, Sarandën dhe Ksamilin.

Qëllimi i këtij udhëtimi studimor ishte përfshirja e studentëve nga Kolegji i Evropës në diskutime rreth komunikimit, sfidave dhe mundësive arsimore për të rinjtë, duke u ofruar atyre një mundësi të vlefshme për të eksploruar vendet kulturore dhe për të mësuar rreth projekteve dhe ndërhyrjeve të financuara nga BE-ja në rajone: nga kishat, kështjellat dhe muzetë deri te rrugët, iniciativat mjedisore, projektet turistike, etj. /j.p/

The post Studentë të Kolegjit të Evropës eksplorojnë Shqipërinë dhe projektet e financuara nga BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Britania drejt kufizimeve për studentët nga vendet më të prirura për të kërkuar azil

By: Ela
6 May 2025 at 13:17

Qeveria britanike mund të kufizojë aplikimet për viza nga studentë që jetojnë në vende që konsiderohen më të prirura të kërkojnë azil, në një përpjekje për të ulur migracionin, tha një zyrtar qeveritar. Ky hap vjen pasi Partia Laburiste e kryeministrit Keir Starmer u ndëshkua në zgjedhjet lokale në Angli javën e kaluar nga votues […]

The post Britania drejt kufizimeve për studentët nga vendet më të prirura për të kërkuar azil appeared first on BoldNews.al.

❌
❌