Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 August 2025Main stream

ANKARA – Turqia dënon njohjen e gjenocidit armen nga Netanyahu

27 August 2025 at 15:30

ANKARA, 27 gusht /ATSH-AFP/-  Turqia dënoi sot njohjen e gjenocidit armen nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se qëllimi i tij ishte të mbulonte krimet e kryera në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite.

“Deklaratat e Netanyahut në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 janë një përpjekje për të shfrytëzuar tragjeditë e së kaluarës për përfitime politike”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

Netanyahu pranoi dje gjenocidin armen, në një podcast amerikan, të transmetuar në mbrëmje, i pari podcast për një kryetar qeverie izraelite./   /Ad.Ab./

The post ANKARA – Turqia dënon njohjen e gjenocidit armen nga Netanyahu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dasma kthehet në tragjedi në Turqi, dhëndri v*itet nga të shtënat gjatë festës

By: Elva
27 August 2025 at 15:50

Një dasmë është shndërruar në tragjedi në provincën veriore të Giresunit, ku dhëndri 23-vjeçar humbi jetën pas të shtënave me armë gjatë festës. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e dasmës, kur një e afërme nga ana e dhëndrit hapi zjarr në ajër, duke e qëlluar aksidentalisht. I riu u plagos rëndë dhe ndërroi jetë një ditë […]

The post Dasma kthehet në tragjedi në Turqi, dhëndri v*itet nga të shtënat gjatë festës appeared first on BoldNews.al.

Dasma kthehet në tragjedi/ Të shtënat gjatë festës plagosin dhëndrin, 23-vjeçari ndërron jetë një ditë pas ngjarjes

By: V K
27 August 2025 at 15:56

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Turqi, ku për pasojë ka ndërruar jetë dhëndri. Mësohet se i riu u vra aksidentalisht në dasmën e tij, kur një i ftuar hapi zjarr gjatë festës.

23-vjeçari ndërroi jetë një ditë pas dasmës së tij, në një fshat në provincën veriore të Giresunit.

Një e afërme nga ana e dhëndrit, e dyshuar për të shtënat fatale është arrestuar.

Aksidentet nga të shtëna të ngjashme gjatë festimeve janë të zakonshme në Turqi, ku sipas vlerësimeve të një fondacioni vendas, ka rreth 40 milionë armë zjarri në qarkullim, shumica e të cilave janë të paligjshme.

Një person u vra aksidentalisht dhe dy të tjerë u plagosën javën e kaluar, në një incident të ngjashëm në një dasmë në provincën fqinje të Trabzonit.

 

🔴Giresun’da düğün sırasında damat ve gelin uğurlanırken ateş açılması sonucu yaralanan damat Ali K., hastanede hayatını kaybetti.

🔴Ateş açan kişinin damadın yengesi F.K. olduğu tespit edilirken, şüpheli şahıs gözaltına alındı. pic.twitter.com/xJhcUONFZt

— Nupel Haber (@nupelonline) August 27, 2025

The post Dasma kthehet në tragjedi/ Të shtënat gjatë festës plagosin dhëndrin, 23-vjeçari ndërron jetë një ditë pas ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Gol dhe paraqitje fantastike/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare zgjidhet në formacionin e javës në Turqi (FOTO)

By: V K
26 August 2025 at 10:23

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, po kalon një formë të mirë fizike teksa së fundmi ka shënuar edhe gol në Ligën e Parë turke.

31-vjeçari tundi rrjetën e Sakaryaspor, në fitoren 3-1 të Bodrumsporit.

Falë paraqitjes së tij, ai është përfshirë edhe në formacionin e javës në Turqi.

 

The post Gol dhe paraqitje fantastike/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare zgjidhet në formacionin e javës në Turqi (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Dy tërmete me magnitudë 4.8 dhe 4.5 rihter shkundin Turqinë brenda pak minutash, ja ku ishte epiqendra

By: M C
24 August 2025 at 23:45

Një tërmet me magnitudë 4.8 rihter goditi Turqinë perëndimore, në rajonin më të gjerë të Balikesirit. Tërmeti u ndje të dielën në mbrëmje në orën 21:58. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra ishte 55 kilometra në juglindje të Balikesirit dhe thellësia fokale ishte 7 kilometra.

Vetëm 16 minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 4.5 Rihter ndodhi pothuajse në të njëjtin vend, 58 kilometra në juglindje të Balikesirit. Thellësia fokale ishte 11 kilometra. Më 11 gusht, një tërmet me magnitudë 6.1 Rihter ndodhi në Turqinë lindore

The post Dy tërmete me magnitudë 4.8 dhe 4.5 rihter shkundin Turqinë brenda pak minutash, ja ku ishte epiqendra appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ajeti dhe Seferi tundin rrjetën në Turqi, i japin fitoren Bodrumsporit

By: Ardit
24 August 2025 at 15:45

Teksa na ndajnë pak ditë nga ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, sinjale pozitive për formën e futbollistëve kanë ardhur nga Turqia për teknikun Sylvinho. Dyshja e kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti, shënuan në fitoren 3-1 që Bodrumspori regjistroi kundër Sakaryasporit në javën e tretë të Kategorisë së Parë në Turqi. Qendërmbrojtësi shënoi golin e […]

The post VIDEO/ Ajeti dhe Seferi tundin rrjetën në Turqi, i japin fitoren Bodrumsporit appeared first on BoldNews.al.

Samiti i ardhshëm i NATO-s, do të mbahet në Turqi/ Rutte: Të ndërtojnë një aleancë më të fortë

19 August 2025 at 19:28

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte njoftoi se Turqia do të presë Samitin e ardhshëm të aleancës më 7-8 korrik 2026, në Ankara.

Në deklaratën e tij, Rutte falënderoi Turqinë për organizimin e këtij samiti që e konsideron të rëndësishëm. 

Gjithashtu vuri në dukje se “në samitin e ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë të ndërtojnë një aleancë më të fortë dhe më të drejtë që do të jetë gati për t’u përballur me sfidat kritike të sigurisë.

Samiti i këtij viti u prit në qershor në Hagë , Holandë dhe në të vendet anëtare të NATO-s u zotuan të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre deri në vitin 2035. Turqia ka pritur gjithashtu Samitin e NATO-s në vitin 2004, në Stamboll.

/abcnews.al/

Studime master në Turqi për pesë punonjës policie me gradën “Inspektor”

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Pesë punonjës të Policisë së Shtetit me gradën “Inspektor” mund të kryejnë studimet master në Akademinë e Policisë Turke.

Policia e Shtetit në një postim në rrjetet sociale tha se “nga Qendra Arsimore për Drejtues të Nivelit të Parë në Akademinë e Policisë, pranë Akademisë së Policisë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Turke, gjatë vitit akademik 2025-2026 ofrohet ndjekja e studimeve për arsimin e lartë pasuniversitar (master pa tezë) në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi”.

Mësohet se kohëzgjatja e studimeve është dy vjet, një vit arsimim përgatitor në gjuhën turke dhe një vit arsimim për Drejtues të Nivelit të Parë (roli i parë drejtues).

Kriteret e pranimit janë: të jetë punonjës policie me gradën Inspektor; të jetë i diplomuar në Bachelor; të mos jetë më shumë se 27 vjeç.

Gjithashtu kandidatët duhet të jenë të aftë fizikisht dhe të gëzojnë shëndet të plotë, sipas “Rregullores për Kushtet Shëndetësore të Organizatës së Policisë” të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Republikës së Turqisë.

Dokumentet që duhet të paraqesë kandidati janë: Fotokopje e pasaportës (me vlefshmëri të paktën 2 vjet); 8 (tetë) fotografi biometrike të përshtatshme për identifikim; Origjinali i diplomës ose certifikatës së diplomimit, ose kopje e noterizuar në të dyja anët. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të noterizuara.

Aplikimi bëhet pranë strukturave të Burimeve Njerëzore të Drejtorive Vendore ku aplikantët kanë vendbanimin në juridiksionin e tyre, si dhe në Sektorin e Burimeve Njerëzore në Akademinë e Sigurisë.

/k.s//r.e//a.f/

The post Studime master në Turqi për pesë punonjës policie me gradën “Inspektor” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turqi/ Erdogan arreston një tjetër kryebashkiak të opozitës dhe 40 zyrtarë të tjerë

15 August 2025 at 12:47

Autoritetet turke kanë arrestuar të premten kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 40 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër opozitës në vend. Inan Guney, kryetar i bashkisë së Beyoglut në Stamboll, u dërgua në paraburgim si pjesë e një hetimi për korrupsion, raportoi Agjencia shtetërore e lajmeve, […]

The post Turqi/ Erdogan arreston një tjetër kryebashkiak të opozitës dhe 40 zyrtarë të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi

By: Elva
13 August 2025 at 18:53

Zjarret u intensifikuan në të gjithë Evropën Jugore të mërkurën pas një beteje që zgjati një natë për të mbrojtur perimetrin e qytetit të tretë më të madh të Greqisë, me të paktën tre vdekje të tjera të raportuara në Spanjë, Turqi dhe Shqipëri. Jashtë qytetit portual grek të Patras, zjarrfikësit luftuan për të mbrojtur […]

The post Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi appeared first on BoldNews.al.

Qyteti fantazmë në Turqi: Burj Al Babas, projekti luksoz që dështoi dhe u braktis

By: Kult Plus
12 August 2025 at 19:49

Një nga projektet më ambicioze rezidenciale në Turqi, Burj Al Babas, është kthyer në një qytet fantazmë që tërheq vëmendjen e turistëve dhe fotografëve si një destinacion i pazakontë.

Ky kompleks luksoz me mbi 700 vila në stil neo-gotik francez, i ndërtuar për klientë të pasur nga vendet e Gjirit, përfundoi i papërfunduar dhe i braktisur për shkak të krizës ekonomike që goditi Turqinë në vitin 2018 dhe falimentimit të kompanisë ndërtuese, shkruan KultPlus.

Sot, mbi 500 vila janë gjysmë të ndërtuara dhe të rrënuara, duke krijuar një peizazh surreal që shpesh quhet “Disneyland i shkatërruar”, një simbol i dështimit të projekteve pa vizion dhe kapitalizmit të tepruar.

Ky qytet fantazmë u kthye në një shembull global për rëndësinë e planifikimit realist dhe qëndrueshmërisë sociale e ekonomike në zhvillimin urban.

Burj Al Babas tregon se edhe projektet më luksoze mund të përfundojnë bosh dhe të pajetueshme pa një vizion të mirëfilltë dhe vlerësim të nevojave reale të komunitetit./KultPlus.com

Tërmeti me magnitudë 6.1 në Turqi/ Një i vdekur dhe 29 të plagosur, publikohen pamjet nga rrënojat (VIDEO)

By: V K
11 August 2025 at 09:10

Një burrë 81-vjeçar humbi jetën dhe 29 të tjerë u plagosën në një tërmet me magnitudë 6.1 ballë që goditi provincën perëndimore të Balikesir ditën e djeshme, njoftuan autoritetet turke .

Sipas mediave turke, i ndjeri është Nihat Onbas, 81-vjeç, i cili dha frymën e fundit në spitalin ku u dërgua pasi u nxor nga një ndërtesë trekatëshe që u shemb.

Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Hamide, e cila pësoi një frakturë në krah.

Sipas Ministrit të Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, i cili udhëtoi për në qytetin Zenter “asnjë nga 29 të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë”.

Në fshatrat përreth Zenter, gjashtëmbëdhjetë ndërtesa, katër shtëpi dhe dymbëdhjetë ndërtesa të braktisura u shembën pa viktima, sipas Ministres së Brendshme Yerlikaya.

Përditësimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë, thotë se nga 29 të plagosurit, 18 janë liruar dhe 11 mbeten të shtruar në spital, ku shumica e tyre janë plagosur ndërsa përpiqeshin të dilnin nga ndërtesat.

 

Enkazdan 1 kişi çıkarıldı; Ekol TV olay yerinde

Sındırgı’da yıkılan binada 2 kişi kurtarıldı, 2 kişiyi kurtarma çalışmaları devam ediyor.

İşte bir vatandaşımızın enkazdan çıkarılma anı.#deprem pic.twitter.com/DXSJ93jKoL

— Ekol TV (@ekoltvv) August 10, 2025

The post Tërmeti me magnitudë 6.1 në Turqi/ Një i vdekur dhe 29 të plagosur, publikohen pamjet nga rrënojat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Ambasada e Kosovës thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale

By: M C
10 August 2025 at 23:05

Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se gjatë mbrëmjes të së dielës rrethi i qytetit Balikeshir është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Në njoftimin e lëshuar nga kjo ambasadë është bërë thirrje për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit.

“Sot, më datë 10 gusht 2025, në orën 19:53 sipas kohës lokale, në rrethin Sindırgı të qytetit Balıkesir ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në qytetet Manisa, Izmir, Uşak dhe Bursa. Aktualisht, autoritetet kompetente po vazhdojnë inspektimet dhe vlerësimet në terren. U bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe, në rast nevoje, të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit”, thuhet në njoftim.

The post Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Ambasada e Kosovës thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat

By: Elva
10 August 2025 at 22:54

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme provincën Balıkesir në Turqi, me epiqendër rrethin Sındırgı. Lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll dhe Izmir, duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave dhe panik mes banorëve. Pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur produktet binin nga raftet dhe qytetarët largoheshin të […]

The post VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat appeared first on BoldNews.al.

Tërmet me magnitudë 6,1 godet Turqinë perëndimore

STAMBOLL, 10 gusht /ATSH-AA/ Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë ka tronditur pjesën Turqinë perëndimore, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ishte i përqendruar në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir, në pjesën perëndimore të Turqisë.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 11 kilometrash.

Ali Yerlikaya, ministri i Brendshëm i vendit, tha se deri më tani nuk janë raportuar viktima, megjithatë disa ndërtesa thuhet se janë shembur në Balıkesir.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u shprehu të shkuara të gjithë të prekurve nga tërmeti, duke thënë se po ndjek nga afër pasojat.

The post Tërmet me magnitudë 6,1 godet Turqinë perëndimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë, njerëzit të panikosur dalin në rrugë

By: M C
10 August 2025 at 20:33

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend, AFAD. AFAD tha se tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Gjithashtu tërmeti u ndje në ishujt e Egjeut Lindor, si Samos dhe Mytilene. Po ashtu raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Disa minuta më vonë, pati një lëkundje pasuese me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter dhe një tjetër me magnitudë 4.1.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në një postim në X, tha: “Një tërmet me magnitudë 6.1 ndodhi në Sidirgi, Balikesir. Të gjitha ekipet e AFAD dhe agjencive përkatëse filluan menjëherë hetimet në vend në lidhje me tërmetin, i cili u ndje në Stamboll dhe provincat përreth. Aktualisht nuk ka incidente të pafavorshme. Ne po e monitorojmë situatën.”

The post Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë, njerëzit të panikosur dalin në rrugë appeared first on Albeu.com.

Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë

By: Re Nato
10 August 2025 at 20:09

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend, AFAD.

AFAD tha se tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme në asnjë nga provincat e prekura.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya deklaroi se ekipet e emergjencës nga AFAD kishin filluar inspektimet rreth Stambollit dhe provincave fqinje, por se deri më tani nuk kishte marrë raporte negative.

Sipas AFAD, tërmeti goditi në një thellësi prej 11 km, ndërsa Qendra Gjermane e Kërkimit për Gjeoshkencat (GFZ) regjistroi tërmetin me magnitudë 6.19 dhe një thellësi prej 10 km./abcnews.al

 

Turqia thirrje vendeve myslimane: Bashkohuni kundër planit të Izraelit

By: Ela
9 August 2025 at 16:26

Vendet myslimane duhet patjetër të veprojnë të bashkuara dhe ta kundërshtojnë planin e Izraelit për ta marrë nën kontroll Qytetin e Gazës, tha të shtunën ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, pas bisedimeve në Egjipt. Fuqitë rajonale, Egjipti dhe Turqia, e dënuan planin e Izraelit të premten. Ankaraja tha se kjo shënon një fazë […]

The post Turqia thirrje vendeve myslimane: Bashkohuni kundër planit të Izraelit appeared first on BoldNews.al.

TURQI – Zjarret çojnë në evakuime masive për shkak të nxehtësisë ekstreme

8 August 2025 at 16:32

STAMBOLL, 8 gusht /ATSH-DPA/- Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në Turqinë veriperëndimore çoi në evakuime dhe mbylljen përkohësisht të Ngushticëse së Dardaneleve për anijet, ndërsa avionët dhe ekipet tokësore u angazhuan për të vënë zjarrin nën kontroll, thanë sot autoritetet lokale.

“Zjarri shpërtheu në tokë bujqësore pranë fshatit Saricaeli në Provincën Çanakale dhe u përhap në pyllin aty pranë për shkak të erërave të forta”, thanë autoritetet.

“Tetë avionë, katër helikopterë, dhjetëra kamionë zjarrfikës dhe makineri të rënda u vendosën në punë”, shkroi guvernatori i Çanakalesë Omer Toraman në X.

“Dardanelet – një rrugë ujore kyçe që lidh detin Egje me detin Marmara – u mbyllën në të dy drejtimet për të lejuar avionët e zjarrfikësve të vepronin pa pengesa”, tha transmetuesi shtetëror TRT.

“Autoritetet evakuuan 52 banorë nga një strukturë private kujdesi dhe dy persona nga një kullë transmetimi”, tha zyra e guvernatorit.

Një kampus universitar lokal u evakuua gjithashtu.

Turqia ka luftuar me zjarre në të gjithë vendin për javë të tëra mes kushteve të nxehta, të thata dhe me erë. //a.i/

The post TURQI – Zjarret çojnë në evakuime masive për shkak të nxehtësisë ekstreme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Izraeli miratoi planin për marrjen nën kontroll të Gazës/ Turqia: OKB që të veprojë menjëherë! Kina: Të ndërpriten këto veprime të rrezikshme

By: M C
8 August 2025 at 16:11

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ushtria “të marrë kontrollin” e Qytetit të Gazës. Kombet e Bashkuara dhe disa shtete e kanë dënuar këtë vendim, duke kërkuar nga Izraeli që të heqë dorë nga ky plan.

Sipas planit për “mposhtjen” e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës, ushtria izraelite do “të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, teksa njëkohësisht do të shpërndajë ndihma humanitare për popullatë civile jashtë zonave të luftimeve”, u tha në njoftimin e Zyrës së Netanyahut më 8 gusht.

Gati dy vjet pas nisjes së luftës në Gazë, Netanyahu po përballet me presion brenda shtetit dhe nga jashtë për të arritur një armëpushim në Gazë dhe për t’u tërhequr nga territori palestinez. Ai gjithashtu po përballet me presion që të lirohen pengjet që mbahen nga Hamasi. Teksa mblodhi kabinetin e tij të sigurisë të enjten, Netanyahu tha se Izraeli planifikon që të marrë kontrollin e plotë të Gazës, por shtoi se nuk synon që të qeverisë me këtë territor.

Para takimit, Netanyahu i tha medias amerikane Fox News se Qeveria synon të marrë kontrollin e plotë të Rripit të Gazës, ku ushtria e tij po lufton me Hamasin që nga sulmi i grupit radikal palestinez ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Ai shtoi se Izraeli nuk dëshiron “ta mbajë” Rripin e Gazës, të cilin e kishte pushtuar në vitin 1967, por nga ku u tërhoq, së bashku me trupat dhe kolonët, më 2005.

Netanyahu tha se Izraeli dëshiron një “perimetër sigurie” dhe t’ia dorëzojë territorin palestinez “forcave arabe që do ta qeverisin siç duhet, pa na kërcënuar dhe duke u ofruar palestinezëve në Gazë një jetë të mirë”.

“Kjo nuk është e mundur me Hamasin”, shtoi ai.

Të premten, Zyra e Netanyahut tha se shumica e kabinetit të sigurisë ka miratuar “pesë parime për përfundimin e luftës: çarmatimin e Hamasit; kthimin e të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të vdekur; demilitarizimin e Rripit të Gazës; kontrollin e sigurisë nga Izraeli në Rripin e Gazës; krijimin e një administrate alternative civile që nuk është as Hamasi e as Autoriteti Palestinez”.

“Shumica e ministrave të kabinetit të sigurisë besuan se plani alternativ që ishte paraqitur në kabinetin e sigurisë nuk do të arrinte as mposhtjen e Hamasit dhe as kthimin e pengjeve”, u tha në njoftim, pa dhënë detaje të tjera.

Zgjerimi i ofensivës izraelite në Gazë mund të bëjë që trupat të operojnë në zona me popullsi të dendur, ku besohet se mbahen pengjet, raportuan mediat izraelite. Pas raportimeve për zgjerimin e mundshëm të ofensivës në Gazë, në Izrael janë rritur shqetësimet se çfarë mund të nënkuptojë kjo për pengjet që ende mbahen në territorin palestinez. Teksa është mbajtur mbledhja e kabinetit të sigurisë, para Zyrës së Netanyahut qindra protestues kërkuan një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Grupi radikal palestinez, Hamas, ka reaguar ndaj njoftimeve izraelite, duke thënë se “planet e Netanyahut për përshkallëzimin e agresionit konfirmojnë dëshirën e tij për t’i hequr qafe pengjet dhe për t’i sakrifikuar për interesat e tij personale dhe të agjendës ideologjikisht ekstreme”.

Nga 251 pengjet që Hamasi mori gjatë sulmit më 2023 – kur vrau edhe afër 1.200 persona – 49 ende mbahen në Gazë, përfshirë 27 që ushtria izraelite thotë se kanë vdekur. Pas njoftimit nga Zyra e Netanyahut, shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Volker Turk, tha se marrja e kontrollit të plotë të Gazës do të shkaktojë më shumë vdekje dhe vuajtje, duke kërkuar që Izraeli të tërhiqet nga ky vendim.

Përmes një njoftimi, Turk tha se plani është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që thotë se Izraeli duhet t’i japë fund sa më shpejt që të jetë e mundur okupimit të tij, të pajtohet për zgjidhjen me dy shtete dhe të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje.

“Në vend se të intensifikojë luftën, Qeveria izraelite duhet të përqendrojë të gjitha përpjekjet te shpëtimi i jetës së civilëve në Gazë, duke lejuar dërgimin e papenguar të ndihmës humanitare. Pengjet duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, tha Turk. Mbretëria e Bashkuar, ndërkaq, i bëri thirrje Izraelit që të rishqyrtojë planin për marrjen e Qytetit të Gazës, duke e cilësuar si vendim “të gabuar”.

“Ky veprim nuk do të sjellë asgjë për përfundimin e kësaj lufte dhe as nuk do të ndihmojë në lirimin e pengjeve”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, duke shtuar se plani izraelit “do të sjellë më shumë gjakderdhje”.

Ai shtoi se mesazhi i shtetit të tij është i qartë: “është e mundur të arrihet një zgjidhje diplomatike, por palët duhet të heqin dorë nga rruga e shkatërrimit”.

Turqia, që ka kritikuar vazhdimisht ofensivën izraelite në Gazë, dënoi planin e Izraelit për marrjen nën kontroll të Qytetit të Gazës. Ministria e Jashtme e Turqisë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe OKB-së që të veprojë menjëherë në ndalimin e këtij plani. Ankaraja shtoi se Izraeli duhet të pajtohet për një armëpushim në Gazë dhe të nisë negociatat për një zgjidhje me dy shtete. Edhe Kina ka shprehur “shqetësime serioze” lidhur me planin e Netanyahut, duke bërë thirrje për “ndërpreje të menjëhershme të këtyre veprimeve të rrezikshme”.

“Gaza i përket palestinezëve dhe është pjesë e pandashme e territoreve palestineze”, tha Ministria e Jashtme kineze. Pekini tha se mënyra e duhur për lehtësimin e krizës humanitare në Gazë dhe lirimit të pengjeve është “arritja e menjëhershme e një armëpushimi”.

Ofensiva e ushtrisë izraelite në Gazë ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas shifrave të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë. Lufta ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në enklavën palestineze dhe banorët po përballen me krizë humanitare. Së voni, Izraeli ka hequr pjesërisht kufizimet për hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës. Por, Kombet e Bashkuara thonë se për të lehtësuar krizën humanitare, duhet që në Gazë çdo ditë të hyjnë 600 kamionë me ndihma./ REL

The post Izraeli miratoi planin për marrjen nën kontroll të Gazës/ Turqia: OKB që të veprojë menjëherë! Kina: Të ndërpriten këto veprime të rrezikshme appeared first on Albeu.com.

❌
❌