Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lajm i mirë për Kombëtaren, Rey Manaj rikthehet në stërvitje pas helmimit

By: M C
5 June 2025 at 18:32

Pas disa ditësh shqetësimesh për gjendjen shëndetësore të Rey Manajt, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikthyer sot në stërvitje me ekipin. Lajmi vjen si një lehtësim për trajnerin Sylvinho dhe gjithë tifozët kuqezi, vetëm pak ditë përpara sfidave të rëndësishme të Europianit.

Manaj kishte munguar në seancat stërvitore për tre ditë pasi kishte përfunduar në spital si pasojë e një helmimi, që i kishte shkaktuar temperaturë të lartë dhe probleme të përgjithshme fizike.

Fatmirësisht, gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm dhe pasditen e sotme ai është parë duke kryer stërvitje të plotë me pjesën tjetër të skuadrës, çka sinjalizon se është gati për t’u rikthyer në fushë.

Ky zhvillim është një lajm pozitiv për stafin teknik dhe për pritshmëritë e tifozëve, që shpresojnë te kontributi i sulmuesit në ndeshjet e radhës të Kombëtares.

The post Lajm i mirë për Kombëtaren, Rey Manaj rikthehet në stërvitje pas helmimit appeared first on Albeu.com.

Flori Mumajesi lë pas problemet, rikthehet në tregun muzikor

By: V K
31 May 2025 at 14:42

Flor Mumajesi, është padyshim një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të dashur për publikun shqiptar, por prej kohësh është “zhdukur” nga skena dhe kontakti i tij me publikun qoftë edhe në rrjetet sociale, është thuajse zero.

Shpesh është folur për momentin e vështirë që këngëtari po kalon me probleme të shëndetit mendor, duke preferuar që të distancohet kështu nga jeta sociale.

Por duket se këto ditë tashmë po mbërrijnë në fund dhe kantautori i dashur është gati për rikthim në skenën muzikore.

Ka qenë Klajdi Haruni, që përmes një “InstaStory”, ka postuar një video të regjistruar nga Flori, pasi dëgjohet zëri i tij, ndërkohë në studio për të kompozuar shihet që është prezent, këngëtarja Kejsi Tola, Klajdi Haruni dhe Bruno.

Me këtë video zbulohet dhe raporti mes Brunos dhe Florit, dyshe e cila u përfol se patën një ‘krisje’ në raportin mes tyre, por duket se gjërat janë rregulluar.

Në video shihet teksa Flori tregon sesi është atmosfera kur artistët arrijnë në studio dhe hedhin xhupa e çanta, ndërsa bëhen bashkë për muzikën.

Miqtë e afërt, kanë zbuluar se tashmë Flori është duke punuar për disa produksione të reja muzikore, që do të jenë këngë për artistë të tjerë.

Rreth 1 vit më parë është përfolur edhe për një koncert recital që artisti do të mbante, por ndonëse gjithçka duket gati nga ana e materialeve, vetë Flori nuk ka rënë ende dakord për t’u ngjitur sërish në skenë.

Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij.

Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë, duke qenë ndër artistët më të vlerësuar.

Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohet, duke mos qenë pranë publikut. Por tashmë, rikthimi i tij në Tiranë është zbuluar pikërisht nga miqtë, duke paralajmëruar kështu edhe një rikthim të tij në muzikë.

Prej disa kohësh Flori po shihet edhe në Tiranë, ku rikthimi në muzikë mendohet se është në planet e tij.

Kujtojmë që u bë kohë e gjatë që nga projekti i fundit që këngëtari ka lançuar. Mirëpo, fansat dhe ndjekësit e tij nuk e kanë harruar asnjë moment, shpesh kanë kërkuar nga Flori projekte të reja.

Ajo çfarë u vu re në “Instagramin” e këngëtarit ishte fotoja e profilit, një pusullë e bardhë ku shkruante:

“Pak Flor”, kjo ka ngritur dyshimet tek ndjekësit dhe jo vetëm se ky mund të jetë emri i albumit të ri të Florit.

Megjithatë, është vënë re një lëvizje e fundit që artisti ka bërë në Instagramin e tij. Pak kohë më parë, ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij. Fotoja e re përbën një sfond të bardhë, me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”.

Nuk dihet nëse ky është titulli i albumit më të ri, apo paralajmërim për diçka më të madhe. Njerëzit e afërt të Florit, bëjnë me dije se Flori prej kohësh ka menduar për një koncert të tijin dhe ndoshta sezoni i ri do ta rikthejë atë për herë të parë në një recital.

Por kur kanë kaluar rreth 1 vit nga ideimi i projektit për një koncert recital, duket se për të ende nuk është koha që të ngjitet në skenë. Por tashmë krijimtaria e tij, duket se do të rinisë, të paktën për artistët e tjerë.

The post Flori Mumajesi lë pas problemet, rikthehet në tregun muzikor appeared first on Albeu.com.

Rikthehet Kuvendi/ Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve, zbardhet agjenda

By: V K
26 May 2025 at 09:42

Pas dy muajsh bmungesë, Kuvendi i Shqipërisë, pritet të rifillojë punimet me një seancë plenare më 29 maj, ora 12:00.

Vendimi është firmosur para pak ditësh nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila prej marrjes së detyrës ka qenë më aktive në media sesa në sallën e Parlamentit.

Paraditen e sotme, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, që sipas rregullores, do të vendosë për seancën më të afërt plenare.

Kjo do të jetë hera e fundit për shumë nga deputetët, përfshirë edhe kryetarët aktualë të grupeve parlamentare, që janë pjesë e Konferencës së Kryetarëve, për shkak se një pjesë prej tyre nuk arritën të fitojnë në zgjedhjet e datës 11 maj.

Konferenca e Kryetarëve, do të vendosë për kalendarin e punimeve gjatë muajit qershor, kur pritet të vijojë agjenda e projektligjeve që lidhen me integrimin evropian, procesi i mbetur në mes për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, shtyrja e afatit të punës së komisioneve të posaçme për medien dhe antikorrupsionin, si dhe iniciativa të mbartura nga sesionet e shkuara.

Në këtë periudhë tranzitore, Kuvendi do të presë raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, nga ato kushtetuese e deri tek agjencitë e pavarura.

Ky është një moment kyç për të bërë bilancin e veprimtarisë së tyre para legjislaturës aktuale, përpara se t’ua dorëzojnë stafetën deputetëve të rinj në shtator.

LEGJISLATURA E RE

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Kuvendi i ri duhet të mblidhet jo më vonë se 10 ditë pas përfundimit të mandatit të legjislaturës së mëparshme.

Duke qenë se mandati i Kuvendit aktual përfundon më 9 shtator 2025, seanca e parë e Kuvendit të ri pritet të zhvillohet brenda datës 19 shtator.

Në këtë seancë të parë, deputetët e rinj do të bëjnë betimin dhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, duke shënuar fillimin zyrtar të legjislaturës së tridhjetë e dytë të Shqipërisë.

The post Rikthehet Kuvendi/ Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve, zbardhet agjenda appeared first on Albeu.com.

Rama kthehet në selinë e PS, nuk komenton rezultatin historik: Të mbarojnë një herë

By: V K
13 May 2025 at 12:54

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama, është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste. Në hyrje të selisë është takuar përzemërsisht nga një grua e moshuar, e cila e ka uruar për suksesin në zgjedhjet e 11 majit, shkruan A2 CNN.

I pyetur nga gazetarët për një koment për rezultatin, Rama është përgjigjur i buzëqeshur: “Të mbarojnë një herë zgjedhjet, pastaj”.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste, ka siguruar mandatin e katërt, me një rezultat historik, pasi projeksioni i deritanishëm i jep plot 82 mandate.

Partia Demokratike parashikohet të marrë 52 mandate, Partia Social Demokrate 3 mandate, ndërsa nga 1 mandat duket se do të marrin edhe Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Shqipëria Bëhet./ A2

The post Rama kthehet në selinë e PS, nuk komenton rezultatin historik: Të mbarojnë një herë appeared first on Albeu.com.

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

10 May 2025 at 19:26

Një anije kozmike sovjetike e epokës së Luftës së Ftohtë, e nisur më 1972 me qëllim eksplorimin e planetit Venus, ra në Tokë në mënyrë të pakontrolluar të shtunën, pas më shumë se gjysmë shekulli në orbitë. Agjencia e Mbikëqyrjes dhe Gjurmimit Hapësinor të Bashkimit Europian konfirmoi ri-hyrjen e saj në atmosferë, bazuar në analizat […]

The post Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet lëvizja e lirë në kufirin Kosovë-Shqipëri

By: V K
1 May 2025 at 07:51

Duke filluar nga dita e sotme, do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, pra qytetarët nuk do të përballen më me kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi kishte pushuar së funksionuari, ndërsa rikthehet sërish pas një periudhe dymujore.

Udhëtarët që e shfrytëzuan pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, nga 1 marsi paraqitën dokumentet e identifikimit, për arsye se nga kjo datë për dy muaj rresht u krye përpunimi i të dhënave të sakta i automjeteve.

The post Rikthehet lëvizja e lirë në kufirin Kosovë-Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Rikthehen furnizimet me energji elektrike në Spanjë dhe Portugali

By: user7
29 April 2025 at 10:27

Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi gadishullin Iberik, duke lënë pasagjerët të bllokuar në trena dhe qindra ashensorë, ndërsa miliona njerëz mbetën pa sinjal në telefonat e tyre dhe pa qasje në internet. Operatori i energjisë REE tha se energjia elektrike ishte rikthyer në më shumë se 90 për qind të territorit të Spanjës kontinentale, në orët e para të së martës. Dritat u ndezën sërish në Madrid dhe në kryeqytetin e Portugalisë.

Pothuajse asnjë cep i gadishullit, i cili ka një popullsi të përbashkët prej gati 60 milionë banorësh, nuk i shpëtoi ndërprerjes të rrymës. Megjithatë, ende nuk dihet pse pati ndërprerje të energjisë, ndonëse në rrjetet sociale u përhapën thashetheme se kishte pasur një sulm kibernetik. Kryeministri portugez, Luis Montenegro, tha se burimi i ndërprerjes “ka gjasa të jetë në Spanjë”. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se “të gjitha shkaqet e mundshme” janë duke u analizuar dhe paralajmëroi publikun që “të mos spekulojë”, për shkak të rrezikut të “dezinformimit”.

Sanchez tha se rreth 15 gigavat energji elektrike, më shumë se gjysma e konsumit në atë moment, “u zhdukën papritur” brenda rreth pesë sekondash. Kryeministri spanjoll nuk ishte në gjendje të thoshte se kur do të rikthehej plotësisht energjia në Spanjë dhe paralajmëroi se disa punëtorë do të duhej të qëndronin në shtëpi të martën. Kryeministri portugez Montenegro, tha se energjia në Portugali do të rikthehej “brenda disa orëve”.

Rreth 6.2 milionë nga 6.5 milionë familje në Portugali u furnizuan sërish me energji gjatë natës, tha operatori kombëtar i rrjetit elektrik. Ndërprerja e rrymës ndikoi për pak kohë edhe në jugperëndim të Francës, ndërsa në Marok pati ndërprerje të shërbimeve të disa operatorëve të internetit dhe sistemeve të regjistrimit në aeroporte.

Kryeministri spanjoll Sanchez, tha se ndërprerja e energjisë elektrike mesditën e së hënës shkaktoi “ndërprerje serioze” dhe “humbje milionëshe ekonomike në biznese, kompani dhe industri”. Komisioni Evropian tha se ishte në kontakt me Spanjën dhe Portugalinë lidhur me ndërprerjen e rrymës. Ndërkaq, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkroi në X se “nuk ka tregues për ndonjë sulm kibernetik”.

Ndërprerjet e rrymës shkaktuan anulimin e shumë fluturimeve nga Madridi, Barcelona dhe Lisbona, sipas organizatës evropiane të trafikut ajror, Eurocontrol. Edhe shtetet e tjera në mbarë botën viteve të fundit janë përballur me ndërprerje masive të rrymës. Ndërprerje të rrymës kishte në Tunizi shtatorin e vitit 2023, në Shri Lankë në gusht të vitit 2020, dhe në Argjentinë e Uruguai në qershor të vitit 2019. Edhe India në korrik të vitit 2012 ishte përballur me një ndërprerje masive të furnizimit me rrymë. Në Evropë, nëntorin e vitit 2006, 10 milionë persona kishin mbetur pa rrymë për një orë në Francë, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Itali dhe Spanjë. Ndërprerja kishte ndodhur për shkak të problemeve me rrjetin në Gjermani./ REL

The post Rikthehen furnizimet me energji elektrike në Spanjë dhe Portugali appeared first on Lapsi.al.

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK

By: V K
22 April 2025 at 10:37

Në orët e para të kësaj të marte, kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Megjithëse nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e kësaj seance, mendohet se temë e dëshmisë do të jenë prokurimet e firmosura nga ky i fundit.

Kujtojmë se Myzyri u paraqit në SPAK edhe dy javë më parë, ku u mor në pyetje për më shumë se dy orë.

The post Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Hetimet për Erion Veliajn/ Gruaja e Elman Abules, mikut të kryebashkiakut të Tiranës rikthehet në SPAK

By: V K
16 April 2025 at 09:31

Këtë të mërkurë, gruaja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito, është paraqitur në SPAK, në kudër të hetimeve për Erion Veliaj.

Kjo është herë e dytë që Nito paraqitet në SPAK, pas dëshmisë 5 orëshe që ajo dha në 8 janar të këtij viti.

Kujtojmë se Elman Abule dhe gruaja e tij Marisa Nito, konsiderohen miq të afërm të familjes Veliaj, ndaj dhe pak ditë më parë me kërkesë të SPAK, gjykata miratoi kontrollin në banesën dhe biznesin e tyre.

Ndërsa miqësia e tyre është ndërthurur edhe përmes disa transaksione të dyshimta financiare, që çifti Abule ka bërë në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxës.

Përmes sistemit TIMS, SPAK ka siguruar prova që faktojnë udhëtime të përbashkëta mes çiftit Abule dhe Xoxe në disa vende të Evropës.

Ndërsa miqësia e tyre është ndërthurur edhe përmes disa transaksione të dyshimta financiare, që çifti Abule ka bërë në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxes.

Nga kjo marrëdhënie e ngushtë miqësore, dyshohet se Abule ka përfituar leje ndërtimi në Tiranë.

The post Hetimet për Erion Veliajn/ Gruaja e Elman Abules, mikut të kryebashkiakut të Tiranës rikthehet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Të dielën e 30 Marsit kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

By: V K
27 March 2025 at 09:47

Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 Mars 2025, akrepat e orës do të kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar kalimin në orën verore.

Kjo do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, kur akrepat do të zhvendosen në 03:00, duke filluar periudhën e kursimit të energjisë.

Ky sistem, i njohur si orari veror, ka filluar të aplikohet për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe është përdorur gjerësisht që nga viti 1972, me qëllimin e fillimit për kursimin e energjisë.

Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi origjinal i tij është bërë më pak i efektshëm, pasi zgjatja e ditës ka çuar në përdorimin më të madh të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt “bumerang” që mund të sjellë më shumë shpenzime energjie.

Sipas ekspertëve, ky ndryshim i orës mund të ketë efekte negative për shëndetin. Beth Ann Mallou, profesoreshë e Neurologjisë dhe Pediatrisë në Universitetin Vanderbilt, shpjegon se pas kalimit në orën verore, individët mund të përjetojnë simptoma si lodhje gjatë ditës, irritim, performancë të ulur mendore dhe fizike, çrregullime të urisë dhe rritje të mundësisë për sulme në zemër, goditje, migrenë, dhimbje koke, shtim të peshës dhe më shumë aksidente trafiku.

Një orë humbje gjumi mund të duket e vogël, por ka një ndikim të madh në trup. Sipas kërkimeve nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit, 55% e të rriturve ndihen të lodhur pas kalimit në orën verore.

Ky ndryshim ka një ndikim të drejtpërdrejtë në prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit, duke e vonuar prodhimin e tij për shkak të ekspozimit të shtuar ndaj dritës.

The post Të dielën e 30 Marsit kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara appeared first on Albeu.com.

Parashqevi Simaku rikthehet në Tiranë me koncert, zbulohen detajet

By: V K
20 March 2025 at 10:58

Mbrëmjen e djeshme, biznesmeni i njohur shqiptar Elton Ilirjani, teksa ishte i ftuar në “Opinion”, ai ka folur për të gjithë hisotrinë e Parashqevi Simakut, duke u ndalur nga fillimi i problemeve në jetën e saj, e deri tek rikthimi në muzikë.

Ilirjani ka zbuluar se Parashqevia do të kthehet në Tiranë në muajin Shtator, ku mendohet se edhe do të mbajë një koncert.

The post Parashqevi Simaku rikthehet në Tiranë me koncert, zbulohen detajet appeared first on Albeu.com.

Rikthehet ‘Wanderlust in Albania’, konkursi ndërkombëtar që promovon Shqipërinë turistike

By: Kult Plus
19 March 2025 at 18:26

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dha një lajm të bukur për të gjithë fotografuesit e Shqipërisë turistike, nisjen e edicionit të dytë të Konkursit Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania”.

Konkursi bazohet në foto e video reels të cilat përbëjnë një mundësi të shkëlqyer promovimi të bukurive të vendit, por edhe të ndarjes me të tjerë të pasionit për fotografinë dhe mundësisë për të fituar çmime.

Në garë mund të marrin pjesë si fotografët profesionistë ashtu edhe ata amatorë që kanë fiksuar imazhe të bukura të vendit tonë, gjatë dy viteve të fundit. Konkursi është ndërkombëtar dhe ka 11 kategori, përfshirë risinë e këtij edicioni, kategorinë innovative të videove CGI.

Nga çdo kategori do të përzgjidhen 33 fotografitë apo reels-at më tërheqës.

Aplikimet për Konkursin Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania” do të jenë të hapura nga data 21 mars deri më 4 prill. Sfida e këtij edicioni do të jetë edhe më e madhe. Të gjithë fituesit do të jenë pjesë e një aktiviteti special i cili do të nderojë bukuritë më të veçanta të Shqipërisë përmes këndvështrimit të fotografuesve.

Vazhdon estrada e listës së opozitës në Elbasan, rikthehet emri i Kumrijës

18 March 2025 at 12:51

Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 11 Majit ka pësuar sërish ndryshime. Në listën e hapur është futur sërish emri i Renato Kumrija, i cili pak ditë më parë hodhi akuza të forta drejt Flamur Nokës, pasi ia kishte hequr emrin. Siç duket Noka ka bërë […]

The post Vazhdon estrada e listës së opozitës në Elbasan, rikthehet emri i Kumrijës appeared first on BoldNews.al.

E konfirmuar/ Egli Tako do të rikthehet të shtunën në “Big Brother Vip Albania 4”

14 March 2025 at 16:20

Egli Tako do të rikthehet gjatë spektaklit të së shtunës në “Big Brother VIP Albania 4”! Lajmi bëhet i ditur nga vetë produksioni përmes një postimi në Instagramin zyrtar të “BBVA”. “Rikthehet Egli! Çfarë do të ndodhë?”, shkruhet krahas videos ku shfaqet Egli gjatë qëndrimit në shtëpi. Mbetet e paqartë nëse Egli do të rifutet […]

The post E konfirmuar/ Egli Tako do të rikthehet të shtunën në “Big Brother Vip Albania 4” appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet Egli! Çfarë pritet të ndodhë sonte në “Big Brother” (VIDEO)

By: V K
15 March 2025 at 09:00

Spektakli i mbrëmjes së sotme “Big brother VIP”, do të jetë plot të papritura dhe surpriza. Ditën e djeshme, në promon e publikuar në faqen zyrtare të “BBV”, shkruhej “ Rikthehet Egli”, ndërsa shoqërohet me pamje të ish-banores në rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kujtojmë se, ajo u detyrua të nderpriste garën për shkaqe shëndetësore.

Se çfarë do të ndodhë sonte, duhet të prisni edhe pak.

 

The post Rikthehet Egli! Çfarë pritet të ndodhë sonte në “Big Brother” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Neymar rikthehet në kombëtaren e Brazilit, i gatshëm për Kolumbinë e Argjentinën

7 March 2025 at 12:08

506 ditë i janë dashur Nejmar Xhunior për tu rikthyer në kombëtaren e Brazilit, pas atij dëmtimi të rëndë. Ka qenë trajneri i Selesao ai i cili ka bërë të ditur se sulmuesi është thirrur në dy duelet kualifikuese për kupën e botës ndaj Kolumbisë e Argjentinës.

Tifozët brazilianë mund të jenë të qetë, idhulli i tyre do të veshë sërish fanellën e 5 herë kampionëve të botës, me gjasa do të jetë dhe kapiteni i tyre. Neymar Jr është rikthyer sërish të luajë për kombëtaren e tij, ndërsa lajmi është konfirmuar nga trajneri Dorival Júnior i cili në nëpërmjet një konference publikoi listën e lojtarëve për dy duele mjaft të vështira ndaj Kolumbisë dhe Argjentinës, të vlefshme për fazën kualifikuese të kupës së botës.

Ky është një rikthim i madh për 32-vjeçarin, i cili aktualisht aktivizohet te Santos në kampionatin vendës, ndërsa më herët mbajti veshur fanellën e Al Hilal. Forma e tij së fundmi ka qenë shumë e mirë, pasi potenciali i Neymar dihet, por dëmtimet e shpeshta kanë qenë kundërshtari i tij më i keq. Hera e fundit që lojtari ka luajtur me Brazilin daton në tetor 2023, më tepër se 500 ditë më parë, ndërsa tani është momenti që të udhëheqë skuadrën.

Në total Dorival Jr ka thirrur 23 lojtarë, ky bien në sy dhe emra si Vini Jr, Raphinha, Savinho apo Rodrygo në sulm, aty ku konkurrenca ishte e madhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Neymar rikthehet në kombëtaren e Brazilit, i gatshëm për Kolumbinë e Argjentinën appeared first on Euronews Albania.

Ajola Xoxa rikthehet në SPAK (VIDEO)

By: V K
21 February 2025 at 09:19

Që në orët e para të mëngjesit, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Nuk dihet nëse paraqitja e saj këtë të premte lidhet me zbatimin e urdhrit të GJKKO-së, e cila vendosi një javë më parë masën e detyrimit të paraqitjes, apo ka të bëjë me dëshmitë e dhëna ditën e djeshme nga e ëma e saj, Valbona Xoxa dhe biznesmeni Gentian Sula, lidhur me hetimet e pasurisë që po zhvillon SPAK-u.

Ndërkaq, po dje GJKKO rrëzoi një tjetër kërkesë të bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ku u vlerësua i drejtë kontrolli në apartamentin 11/4 që ndodhej mbi qendrën “Harabel” që administrohet nga Ajola Xoxa.

Xoxa kundërshtoi kontrollet e zhvilluara nga BKH, në atë që mbrojtja e quajti magazinë në godinën “Sky Tower”.

Nga kontrollet që u bënë në janar të këtij viti, u sekuestruan edhe sende me vlerë për hetimin mes të cilave dhe shuma të konsiderueshme të gjetura në kasfortë.

E më konkretisht, 95 mijë e 350 euro, shumica në prerje 500 euroshe, 14 mijë e 900 dollarë, si edhe 665 mijë lekë.

Të mërkurën edhe Apeli i GJKKO-së, rrëzoi kërkesën e Xoxës për t’i hequr sekuestron e telefonit që iu bllokua në 6 dhjetor të vitit të shkuar.

Procedurat janë realizuar për procedimin ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt ndodhet në arrest me burg.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion dhe pastrim të parave. Në këtë dosje në masën e arrestit me burg është dhe biznesmeni Elman Abule, ndërsa 5 sipërmarrës të tjerë janë në detyrim paraqitje.

Fillimisht ndaj Ajola Xoxës u vendos masa e arrestit në shtëpi, por në seancën e vlerësimit GJKKO-ja la në fuqi masën e detyrim paraqitje.

 

The post Ajola Xoxa rikthehet në SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ka shpresë për Brojën/ Ylli kuqezi ndoshta luan për kombëtaren në eliminatore

2 February 2025 at 14:51

Pas kaq shumë vuajtjesh, më në fund një fjalë e mirë. Analizat e fundit mjekësore treguan se Armando Broja mund të kthehet nga dëmtimi shumë më shpejt sesa ishte parashikuar, dhe shpresa është që të ndodhë pikërisht kështu.

Lajmet nga Anglia janë që koha e riaftësimit mund të quhet e përgjysmuar, dhe se pritet që Broja të jetë i gatshëm tek Evertoni pas 6 javësh. Kjo do të thotë në mesin e muajit mars, kohë që i jep mundësi të kontribuojë që blutë e Liverpulit të shmangin rënien nga kategoria pikërisht në sezonin kur pritet të kalojnë në stadiumin e ri.

Ky lajm pozitiv do të thotë se edhe kombëtarja shqiptare mund të ketë shpresë, ndonëse të përmbajtur.

Shanset rriten që sulmuesi kuqezi të jetë I gatshëm për t’u grumbulluar në ekipin përfaqësues për dy ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës, së pari në 21 mars në “Uembli” të Londrës ndaj Anglisë, dhe pastaj në 24 të po atij muaji kundër Andorrës në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Broja u dëmtua në ligamentet e kaviljes në ndeshjen e Kupës së Anglisë, Everton-Peterborou në 9 janar, pasi më parë kishte pasur probleme në shpinë në sfidën e Premier Ligës të humbur në fushën e Bornmuthit në 4 janar.

Fati i sulmuesit është ende në ajër, pasi ekziston mundësia që Evertoni të merret vesh me Çelsin për t’i dhënë fund huazimit, e kjo ka afat deri në 3 shkurt. Trajneri Dejvid Mojes ka nevojë për një sulmues të gatshëm, ndonëse për momentin Armando duket se do të qëndrojë në “Gudison Park”.

Rikthehet bora në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Tregoni kujdes gjatë drejtimit të mjetit

By: V K
21 January 2025 at 09:46

Përmes një njoftimi publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se në orët e para të mëngjesit, filluan reshjet e dëborës në Rajonin e Korçës!

ARRSH thekson se në Doganën Kapshticë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borëpastrueset ndodhen në terren po punojnë me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës. në mënyrë që qarkullimi kryhet pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, njofton ARRSH.

The post Rikthehet bora në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Tregoni kujdes gjatë drejtimit të mjetit appeared first on Albeu.com.

Sot ceremonia e betimit të presidentit të 47-të të SHBA-ve

By: user7
20 January 2025 at 08:02

Donald Trump rikthehet sot në Shtëpinë e Bardhë duke u bërë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara pas 4 vitesh të trazuara jashtë detyrës ku iu bënë disa atentate të dështuara, si edhe u përball me çështje ligjore. Ai do të betohet në brenda Kapitol Rotunda dhe jo jashtë për shkak të motit të ftohtë në Uashington DC, hera e parë që ndodh në 40 vjet.

Inaugurimi i një Presidenti në SHBA tradicionalisht organizohet më 20 janar dhe kjo sivjetshmja është ceremonia e gjashtëdhjetë e betimit presidencial në SHBA. Në këtë ditë paraardhësi, mbajtësi i postit, demokrati Joe Biden, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Poashtu, sot në ditën e inaugurimit, zhvillohet mesha tradicionale e mëngjesit në kishën St. John’s, për të vazhduar pastaj me eskortën e tij për çajin e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë.

Në orën 12 Trump si dhe zëvendëspresidenti JD Vance do të bëjnë betimin. Trump ka deklaruar se nuk donte në asnjë mënyrë që njerëzit të dëmtoheshin, ndaj ka udhëzuar që fjalimin për fillimin e detyrës, lutjet dhe të tjera fjalime të hënën të zhvillohen në sallën e kupolës së “Kapitolit”.

Aty Trump do të nënshkruajë rregulloret e parazbatuese të tij, të ashtuquajturat “Executive Orders”. Më pas, ai do të inspektojë të ashtuquajturat “Pass in Review”. Në mbrëmje janë planifikuar tri ballo. Programi i inaugurimit mbyllet me një meshë të shkurtër të martën më 21 janar. Motoja e inaugurimit është “Demokracia jonë e palëkundur: Një premtim kushtetues”.

Me këtë pranohet detyrimi që buron nga themeluesit kundrejt brezave të ardhshëm të amerikanëve në SHBA, “ruajtja e vazhdimësisë dhe stabilitetit të sistemit tonë demokratik”, sikurse shpjegon komisioni i inaugurimit. Pas betimit, presidenti zakonisht përshkon me limuzinën e tij një nga bulevardet kryesore të Uashingtonit e më pas ndalet duke ecur në këmbë e përshëndetur turmat e njerëzve, deri sa mbërrin në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump bëri betimin si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara në janar të vitit 2017. Pas inaugurimit në detyrë, Donald dhe Melania Trump sërish vendosen në Shtëpinë e Bardhë dhe qeveria nis punën. Kjo do të thotë edhe që presidenti i ri do të ngrejë në fuqi urdhëresa të reja zbatimi dhe me shumë gjasë do të fillojë shfuqizimin e marrëveshjeve të SHBA-ve me organizatat si OBSH, apo do t’i rinegociojë ato.

The post Sot ceremonia e betimit të presidentit të 47-të të SHBA-ve appeared first on Lapsi.al.

❌
❌