Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bundesliga “thërret” Brojën/ Mediat angleze: Leipzig dhe Stuttgart interesohen për sulmuesin

By: xhir jeta
15 July 2025 at 12:37

Pritshmëritë kanë qenë gjithmonë të mëdha, por asnjëherë nuk janë shpërblyer. Të tilla janë edhe në këtë sesion të merkatos së verës për Armando Brojën, që duhet të bëjë një zgjedhje të rëndësishme, ndoshta atë të karrierës.

Sulmuesi kuqezi do të largohet nga Chelsea. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Një tjetër gjë e sigurtë është se nuk do të ketë më huazim, ndërsa për t’u mësuar mbetet skuadra e ardhshme e Brojës.

Si gjithmonë në këtë periudhë, lajmet janë të shumta, por pista që është forcuar shumë gjatë ditëve të fundit është ajo e Bundesligës.

“The Athletic” në Angli ka zbuluar së fundmi për një interes të shtuar të dy klubeve të mëdhenj të kampionatit gjerman, Lajpcig dhe Stuttgart.

I pari ishte folur prej kohësh, ndërsa në garë është futur edhe një tjetër skuadër, që kërkon shërbimet e sulmuesin 24 vjeçar.

Bundesliga mund të jetë skena e duhur për Armando Brojën, pas sezoneve të fundit zhgënjyes, për shkak të dëmtimeve të rëndë.

Huazimi te Everton në edicionin e fundit të Premier League nuk shkoi si duhet për futbollistin shqiptar, që qëndroi për muaj të tërë jashtë fushe, ndërsa edhe pas rikuperimit i kishte minutat me pikatore.

Për këtë arsye, ashtu si Chelsea edhe vetë Broja kërkon një sistemim të përhershëm.

Këtë mision ia lehtësojnë kampionët e rinj të botës, që kanë vendosur të ulin ndjeshëm pretendimet financiare për kartonin e tij. Vlerësimi i parë është 20 milion euro, por Blutë e Londrës mund të zbresin më poshtë nëse iu vjen një ofertë serioze për sulmuesin shqiptar./abcnews.al

Pas Miamit, Armando Broja shkon me pushime në vendlindjen e partneres, Përmet! Çifti shijon rafting në lumin “Vjosa”

By: S SH
27 June 2025 at 16:27

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit në botën e futbollit, por edhe për romancat e tij me vajza të bukur të huaja dhe shqiptare.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pas pushimeve në Miami me partneren, mbrëmjen e djeshme ka mbërritur për herë të parë në Përmet, vendlindjen e së dashurës së tij Sindi Bundo.

Ditën e sotme çifti po shijon rafting në lumin “Vjosa” ndërkohë që nuk kanë munguar as fotot nga momentet e bukura.

Më herët ka qenë vetë Broja i cili ka konfirmuar lidhjen, ndërsa me sa kuptohet çifti e ka zyrtarizuar lidhjen.

The post Pas Miamit, Armando Broja shkon me pushime në vendlindjen e partneres, Përmet! Çifti shijon rafting në lumin “Vjosa” appeared first on Albeu.com.

Nuk shënoi asnjë gol sezonin që kaluam, Chelsea vendos për Armando Brojën

By: S SH
24 June 2025 at 16:08

Armando Broja nuk kaloi aspak një sezon të mirë si i huazuar në skuadrën e Evertonit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u largua nga ekipi i Liverpoolit pa realizuar asnjë gol sezonin që lamë pas.

23-vjeçari është rikthyer te Chelsea që zotëron kartonin e tij, por duket se edhe aty nuk do të qëndrojë gjatë. Armando Broja nuk bën pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca dhe do të largohet.

Siç raporton “New York Times”, në rast se nuk shitet përfundimisht, sulmuesi mund të shkojë edhe njëherë në huazim. Së bashku me Brojën në listën e lojtarëve që do të shiten janë Sterling, Chilwell, Disasi, Veiga dhe Chukwuemeka.

The post Nuk shënoi asnjë gol sezonin që kaluam, Chelsea vendos për Armando Brojën appeared first on Albeu.com.

Do të largohet nga Chelsea, por nuk e ka mendjen aty! Armando Broja publikon foton e papritur

By: S SH
22 June 2025 at 09:32

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit këtë merkato verore.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka të sigurt largimin nga Chelsea, por momentalisht duket se nuk e ka mendjen aty.

Broja po kalon këto ditë pushimi krah partneres së tij, të cilën ka vendosur ta bëjë publike për herë të parë.

Është vetë sulmuesi 22-vjeçar, ai që ka shpërndarë foto me të dashurën e tij, Sindin, një vajzë nga Përmeti.

Pavarësisht momentit të tij jo të mirë në fushën e blertë, duket se jashtë saj, Broja ka shënuar “golin” më të bukur të jetës.

Sulmuesi kuqezi duket më i lumtur se kurrë krah vajzës përmetare.

View this post on Instagram

A post shared by Armando (@armando.broja)

The post Do të largohet nga Chelsea, por nuk e ka mendjen aty! Armando Broja publikon foton e papritur appeared first on Albeu.com.

Armando Broja gati të bëjë rikthimin e bujshëm, Chelsea projekton “shkëmbimin” e madh

By: S SH
21 June 2025 at 11:33

E ardhmja e Armando Brojës është një nga çështjet më të diskutueshme në këtë merkato. Kjo pasi sulmuesi me shumë gjasa do të largohet nga Chelsea, pasi nuk është në planet e stafit për sezonin e ri.

Për shqiptarin ka interesime nga disa ekipe dhe së fundmi një tjetër pistë për të ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për një rikthim në Holandë.

Chelsea po vazhdon bisedimet me Ajax për një shkëmbim të mundshëm të Brojës me Jorrel Hato.

Ky i fundit pëlqehet nga drejtuesit anglezë, të cilët do të tentojnë transferimin e tij, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin me Brojën, me shqiptarin që ka interes nga holandezët.

Një lëvizje që mund të kënaqë të dyja klubet dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Për Brojën do të jetë një rikthim në Holandë, pasi siç dihet në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Vitesse në Eredivisie.

The post Armando Broja gati të bëjë rikthimin e bujshëm, Chelsea projekton “shkëmbimin” e madh appeared first on Albeu.com.

“Goli i Letonisë na e prishi moralin”, Broja: Ndoshta ishim paksa të lodhur

By: S SH
10 June 2025 at 23:38

Kombëtarja shqiptare u ndal sërish në barazim ditën e sotme ndaj Letonisë me rezultatin 1-1 në Riga. Në përfundimin e kësaj përballjeje, Armando Broja doli në prononcim për mediat.

“Sot na ka munguar gjithçka. Në pjesën e parë nuk e luajtëm shpejt topin, nuk futëm shumë topa në zonë, nuk bëmë goditje në portë. Strakosha bëri pritje të bukur te penalltia, goli i Letonisë, na i prishi moralin. Këto ndeshje janë të vështira. Në qoftë se nuk shënon, ka për të qenë ndeshje e vështirë. Ata donin të luanin vetëm me topa të gjata, të vononin lojën.

Trajneri merr vendimet e ekipit. Çdo lojtar ka kapacitet për të luajtur 90 minuta. Ndoshta ishin paksa të lodhur. Ajo ishte një ndeshje e vështirë, na ka konsumuar fizikisht. Edhe kjo ishte e vështirë. Jemi mërzitur shumë, nuk kemi luajtur mirë sot. Shanse për vendin e dytë ka. Ky grup nuk është i lehtë. Kemi shanse për t’u kualifikuar nëpërmjet vendit të dytë.

Ekipet e vogla mbyllen, rrijnë shumë në mbrojtje, është e vështirë të krijosh shanse, siç bëjmë ne kundër Anglisë dhe Serbisë. Duhet më shumë të qarkullojmë topin dhe duhet të fusim më shumë topa në zonë dhe të krijojmë shanse.

Kemi bërë disa skema në stërvitje për të krijuar shanse. Kur futesh në lojë është më ndryshë. Duhet të krijonim më shumë shanse”, u shpreh Broja.

The post “Goli i Letonisë na e prishi moralin”, Broja: Ndoshta ishim paksa të lodhur appeared first on Albeu.com.

Dy klubet e mëdha gjermane e kërkojnë Armando Brojën

By: S SH
10 June 2025 at 17:10

Armando Broja do të jetë një lojtar për t’u ndjekur me interes gjatë afatit kalimtar të verës!

Ai ka marrë disa kërkesa nga Bundesliga sipas reporterit të “Sky” Florian Plettenberg. Shumë klube kanë treguar interes dhe një transferim është planifikuar.

RB Leipzig dhe VfL Wolfsburg po e monitorojnë nga afër sulmuesin 23-vjeçar. Broja kontratë me Chelsea FC deri në vitin 2028.

Nga mediat angleze raportohet se vlera e sulmuesit shqiptar në treg nuk i kalon 20 milionë euro, ndonëse pretendimet e londinezëve mund të jenë më të larta.

Nëse ndodh transferimi në Bundesligë, Broja do kishte shansin të merrte minutazh më të lartë se sa në Premier League, aty ku edhe dëmtimet e shpeshta kanë ndikuar negtivisht në rendimentin e bomberit kuqezi.

Mbetet e paqartë se kë fanellë do të djerësisë Armando në sezonin e ri, aty ka tregu i lojtaravë ka hyrë në fazën më të “nxehtë”.

The post Dy klubet e mëdha gjermane e kërkojnë Armando Brojën appeared first on Albeu.com.

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

By: armand
7 June 2025 at 23:27

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, Broja deklaroi se kjo ishte një mundësi e humbur për kuqezinjtë të cilët i kishin të gjitha mundësitë për të marrë fitoren. Sa i përket penalltisë së Manajt […]

The post Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë… appeared first on BoldNews.al.

Broja për penalltinë e humbur nga Manaj: I ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari

7 June 2025 at 23:41

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka reaguar pas barazimit pa gola ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në një prononcim për mediat, Broja theksoi se Shqipëria ishte skuadra më e mirë në fushë dhe se rezultati nuk reflektonte atë që ndodhi gjatë 90 minutave.

“Serbia është një ekip i vështirë, por mendoj se ne luajtëm më mirë. Patëm disa raste për të shënuar dhe normalisht je i mërzitur kur nuk arrin të konkretizosh. Nuk besoj se ata bënë diçka më shumë se ne”, deklaroi Broja.

Ai foli edhe për atmosferën brenda grupit dhe për lojën e zhvilluar nga kuqezinjtë.

“I gjithë ekipi është i mërzitur sepse e ndjejmë se meritonim më shumë. Na mungoi vetëm goli. Kemi një grup super, me çuna super, lojtarë shumë të mirë. Jemi bërë edhe më shumë bashkë si ekip”, shtoi sulmuesi.

Broja u ndal edhe te penalltia e humbur nga Rey Manaj në fundin e pjesës së parë, duke dhënë një mesazh mbështetës për shokun e skuadrës.

“Penalltia e humbur i ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari. Kështu është futbolli”, përfundoi ylli i Chelseat.

Shqipëria pas këtij barazimi renditet e dyta në Grupin K me katër pikë, duke mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim historik në Botërorin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Broja për penalltinë e humbur nga Manaj: I ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari appeared first on Telegrafi.

Shqipëri – Serbi/ Broja e nis nga minuta e parë, UEFA publikon formacionet zyrtare

By: Besnik
7 June 2025 at 19:24

Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar formacionet për ndeshjen Shqipëri–Serbi.

Siç shihet edhe në foto, trajneri Sylvinho do ta nisë këtë sfidë me Strakoshën në portë.

Në mbrojtje do të jenë Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Në mesfushë pritet të luajnë Shehu, Laçi, Asllani dhe Hoxha, ndërsa në sulm do të jenë Broja dhe Manaj.

Futbollistët Adrian Bajrami, Adrion Pajaziti, Medon Berisha dhe Mario Dajsinani do ta ndjekin sfidën nga tribunat.

Nga ana tjetër, trajneri serb do të startojë me Petrovic në portë.

Mbrojtja do të përbëhet nga Pavlović, Milenković dhe Eraković. Në mesfushë do të jenë Lukiç, Maksimoviç, Zivkoviç, Terziç dhe Samardziç, ndërsa në sulm do të luajnë Vlahoviç dhe Mitroviç.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëri – Serbi/ Broja e nis nga minuta e parë, UEFA publikon formacionet zyrtare appeared first on Euronews Albania.

Broja në kërkim të skuadrës së re, Milani rikthehet si opsion kryesor

By: Besnik
4 June 2025 at 18:44

Në Angli janë të sigurt se shumë shpejt Armando Broja do të gjejë skuadrën e re, pasi për futbollistin shqiptar interesohen katër klube.

Mediat britanike bëjnë me dije se Ajaksi, Leipzig, PSV dhe Milani dëshirojnë ta transferojnë 23-vjeçarin këtë verë, ndërsa, siç dihet, Çelsi nuk e ka më në planet e tij.

Emërimi i Igli Tares si drejtor sportiv i kuqezinjve pritet të ketë ndikim të madh mbi lojtarin, dhe me shumë gjasa Milano do të jetë destinacioni i radhës për të.

Sulmuesi 23-vjeçar shqiptar nuk ka pasur një periudhë të suksesshme te skuadra londineze, kryesisht për shkak të lëndimeve të shumta.

Ai ka kaluar periudha huazimi, por ende nuk ka treguar afër potencialit të tij të plotë.

Broja ka luajtur si huazim te Vitesse, Southampton, Fulham dhe së fundmi te Everton.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Broja në kërkim të skuadrës së re, Milani rikthehet si opsion kryesor appeared first on Euronews Albania.

Armando Broja në bisedime me katër klube, kërkon largimin nga Chelsea

By: S SH
3 June 2025 at 19:18

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, sulmuesi shqiptar Armando Broja është në bisedime me katër klube evropiane, ndërsa po synon një largim të plotë nga Chelsea gjatë merkatos së verës.

Broja, i cili ka qenë i huazuar më parë te Southampton, Fulham dhe Everton, nuk ka arritur të konsolidohet në “Stamford Bridge” për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme, përfshirë një dëmtim të rëndë të tendinit të Akilit dhe më vonë një tjetër problem serioz në kyçin e këmbës.

Në sezonin 2024/25, ai luajti vetëm katër ndeshje si titullar në Premier League, duke e thelluar edhe më tej stanjacionin në karrierën e tij.

Klubet e interesuara për Brojën janë AC Milan, Ajax Amsterdam, PSV Eindhoven, RB Leipzig.

Bisedimet me këto klube janë në zhvillim e sipër, ndërsa Chelsea është i gatshëm ta shesë sulmuesin për rreth 20 milionë paund (rreth 27 milionë dollarë), një shumë që do të përfaqësonte fitim të pastër për klubin londinez, pasi Broja është produkt i akademisë së tyre.

Broja, i cili ka zhvilluar 25 ndeshje me përfaqësuesen shqiptare, ka bërë vetëm 38 paraqitje me ekipin e parë të Chelseat, duke shënuar tre gola, ndërsa nuk arriti të gjejë rrjetën gjatë periudhave të tij të huazimit te Fulham dhe Everton.

Sulmuesi 22-vjeçar është i etur të bëjë hapin e madh të karrierës, me qëllimin për të ringjallur rrugëtimin e tij futbollistik, që ka ngecur për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme.

The post Armando Broja në bisedime me katër klube, kërkon largimin nga Chelsea appeared first on Albeu.com.

Broja kthehet në merkato, Milani dhe tre klube të tjera nisin bisedimet me Chelsean

By: armand
3 June 2025 at 16:38

Armando Broja nuk ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës së tij në radhët e Evertonit, pasi për shkak dëmtimesh është aktivizuar ame “pikatore”. Por kërkesat për sulmuesin që do të largohet nga Chelsea nuk mungojnë. Britanikja “The Sun” bën të ditur se Broja është në radarët e klubeve shumë të njohur, me katër […]

The post Broja kthehet në merkato, Milani dhe tre klube të tjera nisin bisedimet me Chelsean appeared first on BoldNews.al.

Armando Broja alarmon Shqipërinë, sulmuesi kuqezi ka hasur probleme muskulore para sfidës me Serbinë

By: S SH
2 June 2025 at 23:33

Kombëtarja shqiptare ka kryer ditën e sotme stërvitjen në “Shtëpinë e Futbollit” në prag të përballjes me Serbinë ditën e shtunë.

Përpara kësaj sfide, Armando Broja ka alarmuar trajnerin Sylvinho.

Përgjegjësi i zyrës për marrëdhëniet me publikun në FSHF, Fatjon Kodra është shprehur në “Klan News” se sulmuesi i Evertonit ka pasur probleme muskulore.

Megjithatë, për fat të mirë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar deri më tani.

“Broja ka pasur një problem muskulor. Ka bërë rezonance, por për fat të mirë nuk ka rezultuar negative. Ai ka marrë pjesë normalisht me grupin, është stërvitur rregullisht, kështu që deri tani është alarm fals”, u shpreh Kodra.

The post Armando Broja alarmon Shqipërinë, sulmuesi kuqezi ka hasur probleme muskulore para sfidës me Serbinë appeared first on Albeu.com.

Armando Broja “tremb” me dëmtim muskulor, sulmuesi detyrohet të bëjë rezonancë

By: armand
2 June 2025 at 22:43

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon përgatitjet e saj për ndeshjen ndaj Serbisë, me lojtarët të cilët pak nga pak po plotësojnë grupin për ndeshjen e të shtunës. Për momentin, të gjithë lojtarët duken në formë të mirë, por pak ditë më parë, në kampin kuqezi kishte alarm për situatën e Armando Brojës. Këtë e ka […]

The post Armando Broja “tremb” me dëmtim muskulor, sulmuesi detyrohet të bëjë rezonancë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO / “U prish loja komplet”, Elseid Hysaj nxjerr zbuluar Armando Brojën para sfidës me Serbinë

By: S SH
2 June 2025 at 14:34

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë të shtunën e 7 qershorit, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Ndeshja që do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 21:00.

Ndërkohë që lojtarët janë grumbulluar dhe kanë nisur përgatitjet, por kanë kohë edhe për pak argëtim.

Në një video të publikuar nga mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, shihet se ai vetë, Juljan Shehu, Alen Sherri dhe Armando Broja po shijojnë një lojë me letra.

Megjithatë, ky i fundit duket i pakënaqur nga loja. “U prish loja, u prish komplet”, dëgjohet të thotë sulmuesi i Chelsea-t, duke treguar qartë pakënaqësitë e tij.

The post VIDEO / “U prish loja komplet”, Elseid Hysaj nxjerr zbuluar Armando Brojën para sfidës me Serbinë appeared first on Albeu.com.

Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Inshallah i dedikoj shumë gola

By: V K
31 May 2025 at 10:00

Ylli i kombëtares shqiptare, Armando Broja, është një nga lojtarët më të përfolur, i cili shpesh herë ka “ngritur peshë” zemrat e tifozëve me golat në fushën e blertë.

Kartonin e tij e zotëron ende një klub i madh si Chelsea, por ky sezon mund të quhet një dështim për të, kjo edhe për shkak të dëmtimeve, ku huazimin tek Everton, jo vetëm që e mbylli pa asnjl gol, por edhe pa asnjë gjuajtje në kuadrat.

Megjithatë, jeta personale përtej futbollit duke se po i shkon “vaj”, pasi është ndarë nga influencerja britanike, Jade Alyssa Wills, Broja nuk ka vonuar për të rigjetur dashurinë, e cila i kishte munguar gjatë kohës që ishte “single”.

Aktualisht, ai është në një romancë me një vajzë shqiptare me origjinë nga Përmeti të quajtur “Sindi” dhe këtë gjë e konfimroi edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

Broja tha se deri më tani nuk i ka dedikuar asnjë gol asaj, por shpreson që këtë gjë ta bëjë në të ardhmen.

Armando Broja:Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por Inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani”.

Alketa Vejsiu: Vajza jote që ke tani, është shqiptare?

Armando Broja:Shqiptare”.

Alketa Vejsiu: Shumë mirë! Nga e kemi atë vajzë?

Armando Broja:Nga Përmeti”.

Gjithashtu, futbollisti shtoi se një ndër planet e tij të së ardhmes, përveç karrierës, është martesa dhe krijimi i një familjeje të bukur e të shëndetshme.

Armando Broja:Jam i vogël, jam 23-vjeç. Ka kohë dhe për mua për t’u martuar. Plani për mua është që të martohem dhe të bëj një familje të bukur”.

The post Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Inshallah i dedikoj shumë gola appeared first on Albeu.com.

Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola!

31 May 2025 at 08:46

Armando Broja është një nga lojtarët më të përfolur të kombëtares shqiptare, i cili shpesh herë ka “ngritur peshë” zemrat e tifozëve me golat në fushën e blertë. Kartonin e tij e zotëron ende një klub i madh si Chelsea, por ky sezon mund të quhet një dështim për të, kjo edhe për shkak të […]

The post Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola! appeared first on BoldNews.al.

Zotimi i futbollistit shqiptar: Po shkuam në Botëror, do bëj flokët kuq e zi!

30 May 2025 at 22:19

Mbrëmjen e kësaj të premteje, sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, ishte i ftuar në një emision televiziv Broja ka spikatur në fushën e gjelbër për driblimet me topin, shpirtin luftarak dhe atdhetarinë. Ai nuk ka lyer kurrë flokët dhe nuk ka asnjë tatuazh në trup.

Për këtë, Broja thotë se, pavarësisht se është lindur dhe rritur në Angli, ka respektuar traditat e origjinës së tij malësore. Asnjë prej pjesëtarëve të familjes së tij nuk ka “eksperimentuar” me flokët apo nuk ka tatuazhe. Broja ka ndjekur traditën familjare.

“Unë jam mësuar gjithmonë me tradita malësore. Edhe babi nuk i ka lyer flokët dhe nuk ka tatuazhe. Të gjithë kushërinjtë dhe familjarët nuk kanë. Edhe për mua e njëjta gjë është, nuk kam shumë qejf që të lyej flokët, apo të bëj tatuazhe. Kështu jam unë, kështu është familja”, thotë futbollisti.

Megjithatë, Broja zotohet se, nëse Kombëtarja Shqiptare hyn në Botëror, ai do të lyejë flokët kuq e zi.

“Nëse shkojmë në Botëror, atëherë po i bëj flokët kështu, kuq e zi, gjysmë për gjysmë edhe fytyrën”, premton Broja.

The post Zotimi i futbollistit shqiptar: Po shkuam në Botëror, do bëj flokët kuq e zi! appeared first on Sot News | Lajme.

“Ishalla do i dedikoj gola”, Broja flet për vajzën që i ka marrë zemrën

By: gaze tare
30 May 2025 at 23:11

Karriera e tij ka nisur që në vegjëli. Sot Armando Broja shënon një sërë suksesesh, si sulmues në Kombëtaren Shqiptare dhe lojtar te Chelsea dhe shumë skuadra të rëndësishme në Premier League, ai ka “ngritur peshë” zemrat e tifozëve me golat në fushën e blertë.

Në karrierën e tij deri më tani ai ka shënuar 35 gola, por ndryshe nga Cristiano Ronaldo, Broja nuk i ka dedikuar asnjë gol një vajze.

Megjithatë “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ai thotë se shpreson që në të ardhmen të ketë mundësi t’i dedikojë një gol të dashurës së tij. Vajzës shqiptare me origjinë nga Përmeti, që i ka rrëmbyer zemrën sulmuesit të skuadrës kuqezi.

Armando Broja: Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por Inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani.

Alketa Vejsiu: Vajza jote që ke tani, është shqiptare?

Armando Broja: Shqiptare.

Alketa Vejsiu: Shumë mirë! Nga e kemi atë vajzë?

Armando Broja: Nga Përmeti.

/TvKlan

The post “Ishalla do i dedikoj gola”, Broja flet për vajzën që i ka marrë zemrën appeared first on iconstyle.al.

❌
❌