Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pas Miamit, Armando Broja shkon me pushime në vendlindjen e partneres, Përmet! Çifti shijon rafting në lumin “Vjosa”

By: S SH
27 June 2025 at 16:27

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit në botën e futbollit, por edhe për romancat e tij me vajza të bukur të huaja dhe shqiptare.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pas pushimeve në Miami me partneren, mbrëmjen e djeshme ka mbërritur për herë të parë në Përmet, vendlindjen e së dashurës së tij Sindi Bundo.

Ditën e sotme çifti po shijon rafting në lumin “Vjosa” ndërkohë që nuk kanë munguar as fotot nga momentet e bukura.

Më herët ka qenë vetë Broja i cili ka konfirmuar lidhjen, ndërsa me sa kuptohet çifti e ka zyrtarizuar lidhjen.

The post Pas Miamit, Armando Broja shkon me pushime në vendlindjen e partneres, Përmet! Çifti shijon rafting në lumin “Vjosa” appeared first on Albeu.com.

Nuk shënoi asnjë gol sezonin që kaluam, Chelsea vendos për Armando Brojën

By: S SH
24 June 2025 at 16:08

Armando Broja nuk kaloi aspak një sezon të mirë si i huazuar në skuadrën e Evertonit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u largua nga ekipi i Liverpoolit pa realizuar asnjë gol sezonin që lamë pas.

23-vjeçari është rikthyer te Chelsea që zotëron kartonin e tij, por duket se edhe aty nuk do të qëndrojë gjatë. Armando Broja nuk bën pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca dhe do të largohet.

Siç raporton “New York Times”, në rast se nuk shitet përfundimisht, sulmuesi mund të shkojë edhe njëherë në huazim. Së bashku me Brojën në listën e lojtarëve që do të shiten janë Sterling, Chilwell, Disasi, Veiga dhe Chukwuemeka.

The post Nuk shënoi asnjë gol sezonin që kaluam, Chelsea vendos për Armando Brojën appeared first on Albeu.com.

Do të largohet nga Chelsea, por nuk e ka mendjen aty! Armando Broja publikon foton e papritur

By: S SH
22 June 2025 at 09:32

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit këtë merkato verore.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka të sigurt largimin nga Chelsea, por momentalisht duket se nuk e ka mendjen aty.

Broja po kalon këto ditë pushimi krah partneres së tij, të cilën ka vendosur ta bëjë publike për herë të parë.

Është vetë sulmuesi 22-vjeçar, ai që ka shpërndarë foto me të dashurën e tij, Sindin, një vajzë nga Përmeti.

Pavarësisht momentit të tij jo të mirë në fushën e blertë, duket se jashtë saj, Broja ka shënuar “golin” më të bukur të jetës.

Sulmuesi kuqezi duket më i lumtur se kurrë krah vajzës përmetare.

View this post on Instagram

A post shared by Armando (@armando.broja)

The post Do të largohet nga Chelsea, por nuk e ka mendjen aty! Armando Broja publikon foton e papritur appeared first on Albeu.com.

Armando Broja gati të bëjë rikthimin e bujshëm, Chelsea projekton “shkëmbimin” e madh

By: S SH
21 June 2025 at 11:33

E ardhmja e Armando Brojës është një nga çështjet më të diskutueshme në këtë merkato. Kjo pasi sulmuesi me shumë gjasa do të largohet nga Chelsea, pasi nuk është në planet e stafit për sezonin e ri.

Për shqiptarin ka interesime nga disa ekipe dhe së fundmi një tjetër pistë për të ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për një rikthim në Holandë.

Chelsea po vazhdon bisedimet me Ajax për një shkëmbim të mundshëm të Brojës me Jorrel Hato.

Ky i fundit pëlqehet nga drejtuesit anglezë, të cilët do të tentojnë transferimin e tij, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin me Brojën, me shqiptarin që ka interes nga holandezët.

Një lëvizje që mund të kënaqë të dyja klubet dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Për Brojën do të jetë një rikthim në Holandë, pasi siç dihet në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Vitesse në Eredivisie.

The post Armando Broja gati të bëjë rikthimin e bujshëm, Chelsea projekton “shkëmbimin” e madh appeared first on Albeu.com.

Chelsea nuk e grumbullon Armando Brojën në Kupën e Botës për klube

By: fra nc
12 June 2025 at 12:55

Chelsea duket se është bindur, Armando Broja nuk ka vend në skuadër dhe nuk do të jetë në dispozicion për sezonin e ri, fakt të cilin e ka konfirmuar nëpërmjet listës së publikuar për kupën e botës për klube. Në rrjetet sociale janë publikuar emrat e grumbulluar nga Enzo Maresca, ku bien në dy disa mungesa mes tyre dhe ylli kuqezi. Tekniku në fjalë është i zhgënjyer prej tij apo dhe shokëve të skuadrës si Joao Felix e Sterling, të cilët po ashtu ishin në huazim sezonin që sapo u mbyll.

Londinezët janë të qartë sa i përket masave të marrë për 23-vjecarin shqiptar, të cilin e kanë informuar se ai është në shitje dhe nëse vjen një ofertë afro 20 milionë euro, ai do të largohet. Interesi për të ka qenë i madh, por vetë sulmuesi nuk dëshiron të braktisë Premier Leaguen, pasi diskutimet janë zhvilluar dhe me Ëolfsburg e Leipzig në Gjermani. Broja preferon elitën e futbollit anglez, por fatkeqësisht nuk arriti dot të bindë në dy huazimet e bëra te Everton e Fulham, duke krijuar një situatë aspak pozitive.

Në dy ndeshjet e fundit me komëbtaren shqiptare luajti si titullar, por pa mundur të lërë gjurmë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Chelsea nuk e grumbullon Armando Brojën në Kupën e Botës për klube appeared first on Euronews Albania.

U la jashtë Kupës së Botës, Armando Broja drejt Gjermanisë! Ja dy ekipet që e kërkojnë sulmuesin

By: Ardit
11 June 2025 at 13:30

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca ka lënë jashtë Kupës së Botës për Klube shumë yje të ekipit, përfshi edhe Armando Brojën, kjo si një sinjal për largimin e tyre nga “Blutë”. Të premten Chelsea do udhëtojë drejt SHBA-ve ku do mbahen finalet e kompeticionit të ri, ndërsa mediet në Angli bëjnë me dije edhe mungesat […]

The post U la jashtë Kupës së Botës, Armando Broja drejt Gjermanisë! Ja dy ekipet që e kërkojnë sulmuesin appeared first on BoldNews.al.

“Goli i Letonisë na e prishi moralin”, Broja: Ndoshta ishim paksa të lodhur

By: S SH
10 June 2025 at 23:38

Kombëtarja shqiptare u ndal sërish në barazim ditën e sotme ndaj Letonisë me rezultatin 1-1 në Riga. Në përfundimin e kësaj përballjeje, Armando Broja doli në prononcim për mediat.

“Sot na ka munguar gjithçka. Në pjesën e parë nuk e luajtëm shpejt topin, nuk futëm shumë topa në zonë, nuk bëmë goditje në portë. Strakosha bëri pritje të bukur te penalltia, goli i Letonisë, na i prishi moralin. Këto ndeshje janë të vështira. Në qoftë se nuk shënon, ka për të qenë ndeshje e vështirë. Ata donin të luanin vetëm me topa të gjata, të vononin lojën.

Trajneri merr vendimet e ekipit. Çdo lojtar ka kapacitet për të luajtur 90 minuta. Ndoshta ishin paksa të lodhur. Ajo ishte një ndeshje e vështirë, na ka konsumuar fizikisht. Edhe kjo ishte e vështirë. Jemi mërzitur shumë, nuk kemi luajtur mirë sot. Shanse për vendin e dytë ka. Ky grup nuk është i lehtë. Kemi shanse për t’u kualifikuar nëpërmjet vendit të dytë.

Ekipet e vogla mbyllen, rrijnë shumë në mbrojtje, është e vështirë të krijosh shanse, siç bëjmë ne kundër Anglisë dhe Serbisë. Duhet më shumë të qarkullojmë topin dhe duhet të fusim më shumë topa në zonë dhe të krijojmë shanse.

Kemi bërë disa skema në stërvitje për të krijuar shanse. Kur futesh në lojë është më ndryshë. Duhet të krijonim më shumë shanse”, u shpreh Broja.

The post “Goli i Letonisë na e prishi moralin”, Broja: Ndoshta ishim paksa të lodhur appeared first on Albeu.com.

Dy klubet e mëdha gjermane e kërkojnë Armando Brojën

By: S SH
10 June 2025 at 17:10

Armando Broja do të jetë një lojtar për t’u ndjekur me interes gjatë afatit kalimtar të verës!

Ai ka marrë disa kërkesa nga Bundesliga sipas reporterit të “Sky” Florian Plettenberg. Shumë klube kanë treguar interes dhe një transferim është planifikuar.

RB Leipzig dhe VfL Wolfsburg po e monitorojnë nga afër sulmuesin 23-vjeçar. Broja kontratë me Chelsea FC deri në vitin 2028.

Nga mediat angleze raportohet se vlera e sulmuesit shqiptar në treg nuk i kalon 20 milionë euro, ndonëse pretendimet e londinezëve mund të jenë më të larta.

Nëse ndodh transferimi në Bundesligë, Broja do kishte shansin të merrte minutazh më të lartë se sa në Premier League, aty ku edhe dëmtimet e shpeshta kanë ndikuar negtivisht në rendimentin e bomberit kuqezi.

Mbetet e paqartë se kë fanellë do të djerësisë Armando në sezonin e ri, aty ka tregu i lojtaravë ka hyrë në fazën më të “nxehtë”.

The post Dy klubet e mëdha gjermane e kërkojnë Armando Brojën appeared first on Albeu.com.

Letoni-Shqipëri/ Broja dhe Asani e nisin nga fillimi, njihuni me formacionin e kuqezinjve sot

By: Ardit
10 June 2025 at 08:42

Pas barazimit pa gola në Tiranë përballë Serbisë, Shqipëria bëhet gati për ndeshjen e radhës kundër Letonisë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë luajnë një ndeshje vendimtare sot në mbrëmje në Riga, me fitoren të vetmen alternativë, nëse duhet që të mbajmë gjallë shpresat për një vend në Botëror. Pritet që […]

The post Letoni-Shqipëri/ Broja dhe Asani e nisin nga fillimi, njihuni me formacionin e kuqezinjve sot appeared first on BoldNews.al.

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

By: armand
7 June 2025 at 23:27

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, Broja deklaroi se kjo ishte një mundësi e humbur për kuqezinjtë të cilët i kishin të gjitha mundësitë për të marrë fitoren. Sa i përket penalltisë së Manajt […]

The post Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë… appeared first on BoldNews.al.

Broja për penalltinë e humbur nga Manaj: I ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari

7 June 2025 at 23:41

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka reaguar pas barazimit pa gola ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në një prononcim për mediat, Broja theksoi se Shqipëria ishte skuadra më e mirë në fushë dhe se rezultati nuk reflektonte atë që ndodhi gjatë 90 minutave.

“Serbia është një ekip i vështirë, por mendoj se ne luajtëm më mirë. Patëm disa raste për të shënuar dhe normalisht je i mërzitur kur nuk arrin të konkretizosh. Nuk besoj se ata bënë diçka më shumë se ne”, deklaroi Broja.

Ai foli edhe për atmosferën brenda grupit dhe për lojën e zhvilluar nga kuqezinjtë.

“I gjithë ekipi është i mërzitur sepse e ndjejmë se meritonim më shumë. Na mungoi vetëm goli. Kemi një grup super, me çuna super, lojtarë shumë të mirë. Jemi bërë edhe më shumë bashkë si ekip”, shtoi sulmuesi.

Broja u ndal edhe te penalltia e humbur nga Rey Manaj në fundin e pjesës së parë, duke dhënë një mesazh mbështetës për shokun e skuadrës.

“Penalltia e humbur i ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari. Kështu është futbolli”, përfundoi ylli i Chelseat.

Shqipëria pas këtij barazimi renditet e dyta në Grupin K me katër pikë, duke mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim historik në Botërorin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Broja për penalltinë e humbur nga Manaj: I ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari appeared first on Telegrafi.

Shqipëri – Serbi/ Broja e nis nga minuta e parë, UEFA publikon formacionet zyrtare

By: Besnik
7 June 2025 at 19:24

Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar formacionet për ndeshjen Shqipëri–Serbi.

Siç shihet edhe në foto, trajneri Sylvinho do ta nisë këtë sfidë me Strakoshën në portë.

Në mbrojtje do të jenë Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Në mesfushë pritet të luajnë Shehu, Laçi, Asllani dhe Hoxha, ndërsa në sulm do të jenë Broja dhe Manaj.

Futbollistët Adrian Bajrami, Adrion Pajaziti, Medon Berisha dhe Mario Dajsinani do ta ndjekin sfidën nga tribunat.

Nga ana tjetër, trajneri serb do të startojë me Petrovic në portë.

Mbrojtja do të përbëhet nga Pavlović, Milenković dhe Eraković. Në mesfushë do të jenë Lukiç, Maksimoviç, Zivkoviç, Terziç dhe Samardziç, ndërsa në sulm do të luajnë Vlahoviç dhe Mitroviç.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëri – Serbi/ Broja e nis nga minuta e parë, UEFA publikon formacionet zyrtare appeared first on Euronews Albania.

Ismajli në dyshim, 4 në tribunë e Broja nga fillimi: Sylvinho e formacioni i mundshëm

By: user 2
7 June 2025 at 10:06

Para një ndeshje, formacioni me të cilin tekniku do të luajë në fushë është ai që merr më tepër vëmendjen, me tifozët dhe specialistët që mundohen të gjejnë emrat e duhur. Aq më tepër pastaj, kur ndeshja është me Serbinë dhe është shumë e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sylvinho megjithatë duhet të zgjedhë dhe me sa kuptohet, para minutave ka zgjedhur kualitetin.

Nuk duhet të ketë dyshime për portën me Thomas Strakoshën që vazhdon të jetë titullari mes shtyllave. Dilema e vetme sa i takon aspektit difensiv është në qendërtë mbrojtjes ku Ismajli ka dy konkurrentë të fortë për rolin: Kumbulla i rikthyer te Roma pas një sezoni pozitiv te Espanyol dhe Ajeti gjithnjë garanci kur futet në fushë. Pjesa tjetër e repartit është e zgjidhur me Mitajn, që rimerr krahun e majtë, kapitenin Gjimshiti në qendër dhe Balliun në të djathtë. Edhe pse anësori i Rayos ndjen konkurrencën e Hysaj.

DILEMA EDHE PËRPARA

Për të bërë një lidhje më organike me sulmin, Sylvinho është duke parë Nedim Bajramin si një alternativë serioze për të nisur nga minuta e parë në rolin e mesfushorit ofensiv, në vend të Qazim Laçit. Ndërkohë, Asllani nuk është fare në dyshim, ndërsa Ramadani është në avantazh krahasuar me Shehun.

Lexo më tej: Dita e gjykimit, Shqipëria përballë Serbisë mes provokimeve, spiunimeve e kujtimeve

Me zgjedhjen për ta luajtur Bajramin në rolin e tij natyral, mund të vijë edhe kthimi si titullar i Arbër Hoxhës, që do të lunate në të majtë. Asani dhe e majta e tij do të kenë një tjetër shans për tu evidentuar kundër Serbisë. Sylvinho po e mendon nga minuta e parë me Brojën në qendër të sulmit. Zgjedhja e fundit duhet bërë, sepse me Manaj e Dakun që në qendër të sulmit ndihen, ndoshta talenti shkodran i Chelsea mund të luajë edhe në të djathtë, ku do të ketë hapësirën e dëshëruar për shpërthimet e tij.

KATËR NË TRIBUNË

Vetëm 23 lojtarë mund të përdoren sipas rregullave të UEFA-s dhe lista aktuale e përzgjedhur nga Sylvinho duhet të shkurtohet me katër emra. Sipas asaj që filtron Pajaziti, Mario Dajsinani, Medon Berisha e Adrian Bajrami do ta shohin ndeshjen nga tribuna. Pajaziti mori minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese por tani duhet të presë për mundësinë tjetër. Berisha e ka humbur vendin si titullar te Lecce dhe ndoshta e priste këtë vendim të teknikut Sylvinho. Dajsinani, portieri i Egnatias, më parë ka debutuar në miqësore te kuqezinjtë por kishte përpara tre portierë, ndërsa Adrian Bajrami ndërkohë nuk ka fituar minuta me trajnerin brazilian deri tani, edhe pse ftesa nuk ka munguar.

The post Ismajli në dyshim, 4 në tribunë e Broja nga fillimi: Sylvinho e formacioni i mundshëm appeared first on Lapsi.al.

“Broja i duhet Shqipërisë, por të përmirësohet”, sugjerimi i Josës: Kjo është zgjidhja e duhur për të!

By: armand
5 June 2025 at 18:57

Trajneri i njohur, Mirel Josa bëri komentin e tij për situatën e sulmit të kombëtares, në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit. Josa tha në Sport News në News 24 se Broja është i nevojshëm për Shqipërinë, por duhet të përmirësohet, ndërsa i sugjeroi atij që të largohet […]

The post “Broja i duhet Shqipërisë, por të përmirësohet”, sugjerimi i Josës: Kjo është zgjidhja e duhur për të! appeared first on BoldNews.al.

Broja në kërkim të skuadrës së re, Milani rikthehet si opsion kryesor

By: Besnik
4 June 2025 at 18:44

Në Angli janë të sigurt se shumë shpejt Armando Broja do të gjejë skuadrën e re, pasi për futbollistin shqiptar interesohen katër klube.

Mediat britanike bëjnë me dije se Ajaksi, Leipzig, PSV dhe Milani dëshirojnë ta transferojnë 23-vjeçarin këtë verë, ndërsa, siç dihet, Çelsi nuk e ka më në planet e tij.

Emërimi i Igli Tares si drejtor sportiv i kuqezinjve pritet të ketë ndikim të madh mbi lojtarin, dhe me shumë gjasa Milano do të jetë destinacioni i radhës për të.

Sulmuesi 23-vjeçar shqiptar nuk ka pasur një periudhë të suksesshme te skuadra londineze, kryesisht për shkak të lëndimeve të shumta.

Ai ka kaluar periudha huazimi, por ende nuk ka treguar afër potencialit të tij të plotë.

Broja ka luajtur si huazim te Vitesse, Southampton, Fulham dhe së fundmi te Everton.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Broja në kërkim të skuadrës së re, Milani rikthehet si opsion kryesor appeared first on Euronews Albania.

Armando Broja në bisedime me katër klube, kërkon largimin nga Chelsea

By: S SH
3 June 2025 at 19:18

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, sulmuesi shqiptar Armando Broja është në bisedime me katër klube evropiane, ndërsa po synon një largim të plotë nga Chelsea gjatë merkatos së verës.

Broja, i cili ka qenë i huazuar më parë te Southampton, Fulham dhe Everton, nuk ka arritur të konsolidohet në “Stamford Bridge” për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme, përfshirë një dëmtim të rëndë të tendinit të Akilit dhe më vonë një tjetër problem serioz në kyçin e këmbës.

Në sezonin 2024/25, ai luajti vetëm katër ndeshje si titullar në Premier League, duke e thelluar edhe më tej stanjacionin në karrierën e tij.

Klubet e interesuara për Brojën janë AC Milan, Ajax Amsterdam, PSV Eindhoven, RB Leipzig.

Bisedimet me këto klube janë në zhvillim e sipër, ndërsa Chelsea është i gatshëm ta shesë sulmuesin për rreth 20 milionë paund (rreth 27 milionë dollarë), një shumë që do të përfaqësonte fitim të pastër për klubin londinez, pasi Broja është produkt i akademisë së tyre.

Broja, i cili ka zhvilluar 25 ndeshje me përfaqësuesen shqiptare, ka bërë vetëm 38 paraqitje me ekipin e parë të Chelseat, duke shënuar tre gola, ndërsa nuk arriti të gjejë rrjetën gjatë periudhave të tij të huazimit te Fulham dhe Everton.

Sulmuesi 22-vjeçar është i etur të bëjë hapin e madh të karrierës, me qëllimin për të ringjallur rrugëtimin e tij futbollistik, që ka ngecur për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme.

The post Armando Broja në bisedime me katër klube, kërkon largimin nga Chelsea appeared first on Albeu.com.

Broja kthehet në merkato, Milani dhe tre klube të tjera nisin bisedimet me Chelsean

By: armand
3 June 2025 at 16:38

Armando Broja nuk ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës së tij në radhët e Evertonit, pasi për shkak dëmtimesh është aktivizuar ame “pikatore”. Por kërkesat për sulmuesin që do të largohet nga Chelsea nuk mungojnë. Britanikja “The Sun” bën të ditur se Broja është në radarët e klubeve shumë të njohur, me katër […]

The post Broja kthehet në merkato, Milani dhe tre klube të tjera nisin bisedimet me Chelsean appeared first on BoldNews.al.

Sfida kundër Serbisë/ Sylvinho me “dhimbje koke”, mungojnë Jasir Asani dhe Arlind Ajeti…

By: V K
3 June 2025 at 09:23

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sfidat kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ku kuqezinjtë do të përballen me Serbinë dhe Letoninë, dy ndeshje vendimtare për objektivat e skuadrës.

Pasditen e djeshme, ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho zhvilloi seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u fokusuan kryesisht në vëzhgimin e gjendjes fizike të lojtarëve dhe provimin e disa skemave taktike.

Grupi ishte i plotë me të gjithë lojtarët që kanë mbërritur në vend, ndërsa Jasir Asani dhe Arlind Ajeti pritet t’i bashkohen skuadrës në orët në vijim.

Ndërkohë Armando Broja shfaqi fillimisht një problem muskulor, por rezonanca doli negative dhe për fat të mirë ishte alarm fals.

Stërvitja e radhës është parashikuar të zhvillohet sot pasdite dhe si zakonisht 15 minutat e para do të jenë të hapura për median, për të ndjekur nga afër atmosferën dhe punën e kombëtares në prag të dy përballjeve shumë të rëndësishme.

Ndeshja e parë me Serbinë luhet në Tiranë më 7 qershor dhe tanimë janë shitur të gjitha biletat, me kërkesat për këtë duel që shkuan mbi 200 mijë, ndërsa ‘Arena Kombëtare’ ka kapacitet deri në 22 mijë ulëse.

 

The post Sfida kundër Serbisë/ Sylvinho me “dhimbje koke”, mungojnë Jasir Asani dhe Arlind Ajeti… appeared first on Albeu.com.

Armando Broja alarmon Shqipërinë, sulmuesi kuqezi ka hasur probleme muskulore para sfidës me Serbinë

By: S SH
2 June 2025 at 23:33

Kombëtarja shqiptare ka kryer ditën e sotme stërvitjen në “Shtëpinë e Futbollit” në prag të përballjes me Serbinë ditën e shtunë.

Përpara kësaj sfide, Armando Broja ka alarmuar trajnerin Sylvinho.

Përgjegjësi i zyrës për marrëdhëniet me publikun në FSHF, Fatjon Kodra është shprehur në “Klan News” se sulmuesi i Evertonit ka pasur probleme muskulore.

Megjithatë, për fat të mirë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar deri më tani.

“Broja ka pasur një problem muskulor. Ka bërë rezonance, por për fat të mirë nuk ka rezultuar negative. Ai ka marrë pjesë normalisht me grupin, është stërvitur rregullisht, kështu që deri tani është alarm fals”, u shpreh Kodra.

The post Armando Broja alarmon Shqipërinë, sulmuesi kuqezi ka hasur probleme muskulore para sfidës me Serbinë appeared first on Albeu.com.

Ndeshja me Serbinë/ Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

2 June 2025 at 22:20

Shqipëria ka zhvilluar stërvitjen e parë në prag të ndeshjes kualifikuese të Botërorit, e planifikuar për 7 qershor ndaj Serbisë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Drejtori i Komunikimit për FSHF, Fatjon Kodra bëri me dije se Armando Broja ka patur probleme muskulore. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar, pasi rezonanca ka rezultuar negative dhe lojtari do jetë në dispozicion për sfidën në “Arena Kombëtare”.

“Broja ka pasur një problem muskulor. Ka bërë një rezonancë, por për fat të mirë ka rezultuar negative. Ai ka marrë pjesë me grupin dhe është stërvitur normalisht. Është plotësisht i gatshëm për ndeshjen e radhës”, tha Kodra.

The post Ndeshja me Serbinë/ Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌