Federata Gjermane (DFB) gjobitet për evazion fiskal: çështja lidhet me Botërorin 2006
Gjykata e Frankfurtit ka dënuar Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) me një gjobë prej 100.000 eurosh për evazion fiskal në një çështje të lidhur me organizimin e Kupës së Botës 2006.
Prokurorët kishin akuzuar DFB-në për evazion fiskal në vlerën e 2,7 milionë eurove dhe kishin kërkuar një gjobë prej 270.000 eurosh, ndërsa mbrojtja i kishte mohuar akuzat. Vendimi mbyll një çështje të nisur në vitin 2024, që kishte të bënte me pagesën e 6,7 milionë eurove ndaj FIFA-s në prill të vitit 2005.
Federata Gjermane gjobitet për evazion fiskal: çfarë ndodhi
Shuma prej 6,7 milionë eurosh ishte depozituar në një llogari të regjistruar në emër të ish-presidentit të Adidas-it, Robert Louis-Dreyfus, dhe i korrespondonte 10 milionë frangave zvicerane që presidenti i komitetit organizator të Kupës së Botës, Franz Beckenbauer, i kishte marrë hua nga ish-drejtuesi për të kryer pagesën ndaj FIFA-s.
Gjykata konstatoi se paratë ishin përdorur për të korruptuar zyrtarë të FIFA-s jo fort të “pastër”, të udhëhequr nga Mohamed bin Hammam. DFB shpresonte të përfitonte 170 milionë euro ndihma nga FIFA. DFB deklaroi se rimbursimi i kredisë ishte një kontribut për ceremoninë e hapjes që më pas nuk u mbajt.
Lexo më tej: Nis revolucioni te Gjermania: Bierhoff largohet nga DFB pas 18 vjetësh
Akuzat kundër drejtuesve të atëhershëm të DFB-së u pushuan në këmbim të gjobave. Ish-presidenti Wolfgang Niersbach pagoi 25.000 euro, ish-presidenti Theo Zwanziger 10.000 euro dhe ish-arkëtari Wolfgang Schmidt 65.000 euro. Megjithatë, të tre mohuan me vendosmëri çdo shkelje personale dhe, pas pagesës së gjobave, panë që akuzat ndaj tyre ranë, duke dalë nga kjo çështje me reputacionin e dëmtuar, por jo të kompromentuar.
The post Federata Gjermane (DFB) gjobitet për evazion fiskal: çështja lidhet me Botërorin 2006 appeared first on Lapsi.al.