Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pamje videoloje në vend të golave të Mitrović ndaj Andorras: TV serb lë nam

By: user 2
13 June 2025 at 11:47

Serbia festoi për tripletën e Aleksandar Mitrović në ndeshjen kundër Andorrës, që e çoi përfaqësuesen e Stojković në kuotën e 4 pikëve në grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Tifozët serbë që prisnin të shihnin pamjet e golave të sulmuesit të Al-Hilal në edicionin informativ pas ndeshjes në Happy, mbetën të hutuar kur përballë panë aksione nga një videolojë dhe jo ndeshjen e vërtetë.

Në video dëgjohet prezantuesja e edicionit të lajmeve në Happy duke përshkruar golat e Mitrović, por pamjet e transmetuara në ekran dukeshin të marra nga eFootball i Konam: situata zgjati për më shumë se 20 sekonda, përpara se segmenti të përfundonte dhe pamjet të ktheheshin te prezantuesja.

Sipas disa mediave lokale, prezantuesja nuk e kishte vënë re gabimin dhe për këtë arsye vazhdoi pa u shqetësuar, ndërsa të tjerë thonë se ajo e bëri këtë qëllimisht për të shmangur që situata të bëhej edhe më groteske.

pic.twitter.com/3BgAn4HsBo

— Ricardo Kaka (@rikardons) June 11, 2025

Mitrović shënon 3 gola dhe Serbia beson: synon vendin e dytë në grup

Serbia dhe Andorra janë të dyja në Grupin K, së bashku me Anglinë, Letoninë dhe Shqipërinë. Tre golat e shënuar nga Mitrović, përveçse përfaqësojnë tripletën e tij të katërt me kombëtaren, janë një sinjal i rëndësishëm në prag të ndeshjeve të ardhshme për kombëtaren serbe: djemtë e Stojković-it synojnë vendin e dytë në grup dhe të luftojnë për shanset e tyre në play-off.

Lexo më tej: Serbia vendos, Shqipërinë e presin në Rajko Mitic: stadiumi më sugjestionues në botë

Ndërkohë, Mitrović, i cili ka shënuar 68 gola në 79 ndeshje për Al-Hilal që nga viti 2023, mund të rikthehet në Premier League këtë verë: Manchester United, Everton dhe West Ham kanë ndërmarrë hapat e parë për ta rikthyer në Angli.

The post Pamje videoloje në vend të golave të Mitrović ndaj Andorras: TV serb lë nam appeared first on Lapsi.al.

BOTËRORI 2026 – Serbia fiton kundër Andorrës

LESKOVAC (Serbi), 10 qershor /ATSH/ – Serbia fitoi sonte me rezultatin 3-0 kundër Andorrës, për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026, të vlefshme për Grupin K.
Ndeshja e luajtur në stadiumin e Duboçicës, në Leskovac, me kapacitet 8 136 vende, u gjykua nga azeri Alyiar Aghayev.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 2-0, pas golave të Mitroviç në minutat 12 dhe 24.
Në pjesën e dytë, ishte përsëri Mitroviç, i cili shënoi me penallti në minutën e 53-të./ a.jor.

The post BOTËRORI 2026 – Serbia fiton kundër Andorrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tripletë e Mitrovic, Serbia fut në “kasafortë” fitoren ndaj Andorrës

By: armand
10 June 2025 at 21:59

Ndërsa Shqipëria po barazon 1-1 në transfertë përballë Letonisë, rivali direkt për vendin e dytë në grup, Serbia po fiton 3-0 ndaj Andorrës. Aleksandar Mitrovic është autori i tre golave i cili ka vendosur i vetëm këtë takim. Sulmuesi shënoi 2 herë në pjesën e parë në minutat 12’ dhe 24’, ndërsa me fillimin e […]

The post Tripletë e Mitrovic, Serbia fut në “kasafortë” fitoren ndaj Andorrës appeared first on BoldNews.al.

Dënimi nga FIFA, “TKZ” akuzojnë Armand Dukën: Aftësia e tij është të rrisë çmimet e biletave

By: armand
15 April 2025 at 22:51

Vendimi i FIFA-s për të dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen me Andorrën shkaktoi jo pak habi por edhe revoltë. Dënimi, u pasua edhe nga një tjetër vendim më i çuditshëm, mbylljen e 20% të stadiumit për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ndoshta për të lënë jashtë tifozët më të flakët […]

The post Dënimi nga FIFA, “TKZ” akuzojnë Armand Dukën: Aftësia e tij është të rrisë çmimet e biletave appeared first on BoldNews.al.

FIFA gjobit FSHF-në për sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes Shqipëri – Andorra

By: xhir jeta
15 April 2025 at 14:21

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 mars 2025.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.

Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.

Federata u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive dhe i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi.

FSHF mbetet në pritje të udhëzimeve të FIFA-s për mënyrën e zbatimit të vendimit.

 

Më poshtë faksimile e vendimit të Komisionit të Disiplinës së FIFA-s:

FIFA gjobë FSHF-së për sjelljen diskriminuese të tifozëve, mbyllet 20% e stadiumit

By: Besnik
15 April 2025 at 14:16

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 mars 2025.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.

Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit.

Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.

Federata u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive dhe i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi.

FSHF mbetet në pritje të udhëzimeve të FIFA-s për mënyrën e zbatimit të vendimit.

Po, çfarë shkaktoi këtë dënim dhe çfarë ndodhi me tifozët gjatë ndeshjes Shqipëri – Andorra?

Tifozët Kuq e Zi shprehën pakënaqësinë e tyre me presidentin e FSHF, Armand Duka, duke lëshuar thirrje kundër tij lidhur me bashkorganizimin e Euro 2027 për 21-vjeçarët me Serbinë. Në këto thirrje, ata nuk kursyen as Serbinë, duke shprehur më tej pakënaqësinë e tyre. Pas disa minutash proteste, tifozët braktisën stadiumin, por më pas u rikthyen. Një tjetër arsye për tensionet midis tifozëve dhe FSHF-së lidhet me një problem lidhur me biletat që ultrasit mund të siguronin në sektorin e tyre. FSHF-ja, pas shumë vitesh, vendosi t’ua hoqë këtë të drejtë dhe t’i nxirrte biletat përkatëse në shitje online, çka shtoi edhe më shumë tensionet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FIFA gjobë FSHF-së për sjelljen diskriminuese të tifozëve, mbyllet 20% e stadiumit appeared first on Euronews Albania.

FIFA gjobit FSHF-në për sjelljen e tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Andorra

15 April 2025 at 14:28

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes së tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 Mars 2025. Komisioni Disiplinor i FIFA-s e ka konsideruar si të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së […]

The post FIFA gjobit FSHF-në për sjelljen e tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Andorra appeared first on BoldNews.al.

“Heshtje” pas pankinës/ Bajrami dhe Asani nuk luajtën asnjë minutë kundër Andorrës

By: xhir jeta
28 March 2025 at 12:41

Që nga ndeshja e parë e Silvinjos kanë qenë titullarë të padiskutueshëm. Kështu ndodhi edhe në sfidën e parë në vitit 2025 dhe premierë në kualifikueset e “Botërorit 2026” kundër Anglisë.

Për këtë arsye, lënia e tyre mnë pankinë dhe mos aktivizimi për asnjë minutë kundër Andorrës ishte një suprizë për të gjithë, më shumë për Jasir Asanin dhe Nedim Bajramin.

Të dy lojtarët u urdhëruan të bënin nxehjen në fundin e sfidës të luajtur në “Arenën Kombëtare”, por gjithsesi nuk u hodhën në fushën e lojës.

Ende pa u shuar festa e fitores 3-0 kundër Andorrës, në media dhe rrjetet sociale u forcuan zërat se dy lojtarët nuk e kishin pritur mirë zgjedhjen e trajnerit, madje edhe duke e shfaqur hapur mosaprovimin e tyre përpara trajnerit, por jo publikisht.

Këtë linjë, dy futbollistët vazhdojnë ta ruajnë, ndërsa Nedim Bajrami ka preferuar një përgjigje të koduar në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto bashke me Asanin, të shoqëruar me disa ikona, që tregojnë “heshtjen” ndaj të gjithë zërave.

Ky postim mund të përkthehet në disa mënyra, por fakt është që kundër Andorrës, Sylvinjo guxoi, ndryshoi dhe fitoi sfidën. Në këtë mënyrë, zgjedhjet i japin të drejtë trajnerit, ndërsa Nedim Bajrami dhe Jasir Asani e kanë marrë sinjalin se në të ardhmen nuk mund të jenë të sigurtë për formacionin./abcnews.al

Shqipëria triumfon ndaj Andorrës, kuqezinjtë marrin pikët e para në kualifikueset e Botërorit

By: armand
24 March 2025 at 22:39

Pritej një reagim pas humbjes ndaj Anglisë dhe ka ardhur. Shqipëria mposht me rezultatin 3-0 Andorrën duke marrë fitoren e parë në Kualifikueset e Kupës së Botës. Skuadra e Silvinjos e nisi në sulm sfidën dhe me motivimin për të imponuar lojën menjëherë ndaj kundërshtarit. Dhe në fakt ndeshja nis në mënyrën më të mirë […]

The post Shqipëria triumfon ndaj Andorrës, kuqezinjtë marrin pikët e para në kualifikueset e Botërorit appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria “zjarr”, provojnë Laçi dhe Manaj, kuqezinjtë argëtohen ndaj Andorrës

By: M C
24 March 2025 at 22:15

Shqipëria 2-0 Andorra (VIDEO)

Shqipëria pret Andorrën në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjve nuk u lejohen hapat fals, pas disfatës së pësuar në Angli.

Pak më parë janë publikuar formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë vendosur për formacionet zyrtare. Ashtu siç pritej, trajneri Sylvinho ka bërë disa ndryshime, në përbërjen e 11-shes titullare.

Shqipëria, në kualifikueset e Botërorit, është në një grup me ekipe si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.

Shqipëri: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.

The post Shqipëria “zjarr”, provojnë Laçi dhe Manaj, kuqezinjtë argëtohen ndaj Andorrës appeared first on Albeu.com.

Festë dhe gola në pjesën e parë, Shqipëria e fortë për Andorrën

By: armand
24 March 2025 at 21:34

Ka përfunduar pjesa e parë Shqipëri-Andorrë në shifrat 2-0. Kjo pjesë e parë dhuroi festë, ovacione dhe gola duke sjellë një atmosferë fantastike. Fillimisht kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 9-të në ndeshjen e eliminatoreve të Kupës së Botës. Autor i golit ishte sulmuesi Rey Manaj. Ishte Kristjan Asllani, i cili me anë të […]

The post Festë dhe gola në pjesën e parë, Shqipëria e fortë për Andorrën appeared first on BoldNews.al.

Shqipëri-Andorra/ Broja krijon, Manaj shënon golin e dytë për kuqezinjtë

By: armand
24 March 2025 at 21:10

Shqipëria po përballet me Andorrën në “Arenën Kombëtare” në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kanë gjetur shpejt golin që në minutat e para. Ishte Rey Manaj që dërgoi me kokë topin në rrjetë në minutën e 9-të, pas krosimit të ardhur nga goditja e dënimit e […]

The post Shqipëri-Andorra/ Broja krijon, Manaj shënon golin e dytë për kuqezinjtë appeared first on BoldNews.al.

Spektakël kuqezi! Broja i pakapshëm në zonë, Manaj shënon sërish

By: gaze tare
24 March 2025 at 21:15

Nuk ndalen kuqezinjtë.

Rey Manaj realizon golin e dytë, pas një aksioni spektakolar të Armando Brojës që dha dhe asistin perfekt. Në stadiumin “Arena Kombëtare” fitorja ndaj Andorrës është detyrim për Shqipërinë, për të vazhduar ëndrrën për një kualifikim në Botëror.

Shqipëria numëron shtatë përballje ndaj Andorrës, ku ka regjistruar pesë fitore, një barazim dhe një humbje.

⚽ GOAL: Rey Manaj (2)

🇦🇱 Albania 2-0 Andorra 🇦🇩pic.twitter.com/2dxsLHhIM0

— Goals Xtra (@GoalsXtra) March 24, 2025

The post Spektakël kuqezi! Broja i pakapshëm në zonë, Manaj shënon sërish appeared first on iconstyle.al.

Festë kuqezi në “Arenën Kombëtare”, Manaj shënon pas 9 minutash lojë

By: gaze tare
24 March 2025 at 21:07

Kombëtarja shqiptare po përballet me Andorrën, në ndeshjen e dytë të eliminatoreve të Botërorit 2026. Në minutën e nëntë Shqipëria ka shënuar 1-0 me Rey Manaj.

Sulmuesi shfrytëzoi një krosim në zonë dhe me kokë e ndali topin në rrjetë. Pas humbjes ndaj Anglisë në takimin e parë, kuqezinjtë kërkojnë të marrin fitoren e parë në këto kualifikuese.

Në stadiumin “Arena Kombëtare” fitorja është detyrim për Shqipërinë, për të vazhduar ëndrrën për një kualifikim në Botëror.

Shqipëria numëron shtatë përballje ndaj Andorrës, ku ka regjistruar pesë fitore, një barazim dhe një humbje.

The post Festë kuqezi në “Arenën Kombëtare”, Manaj shënon pas 9 minutash lojë appeared first on iconstyle.al.

SHQIPËRI-ANDORRA/ Shkelmohet topi i parë në “Arenën Kombëtare”, kuqezinjtë në fushë vetëm për fitore

By: M C
24 March 2025 at 20:54

Shqipëria pret Andorrën në sfidën e dytë kualifikuese të Botërorit 2026, pas disfatës me Anglinë tre ditë më parë në Wembley.

Kuqezinjtë vijnë me vetëm një qëllim, fitoren kundër skuadrës më të dobët në letër dhe për të marrë tre pikët e para.

Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje janë rreshtuar Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laço dhe debutuesi Juljan Shehu. Krahët do të mbulohen nga Broja dhe Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit do të luajë Manaj.

Kjo sfidë do të gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer, teksa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Roland Riedel, Santino Schreiner dhe Walter Altmann, ndërsa në VAR do të jenë Manuel Schuettengruber dhe Sara Telek.

Andorra është në të njëjtën pozitë si Shqipëria në Grupin K, pas disfatës 0-1 që mori nga Letonia.

The post SHQIPËRI-ANDORRA/ Shkelmohet topi i parë në “Arenën Kombëtare”, kuqezinjtë në fushë vetëm për fitore appeared first on Albeu.com.

“Revansh” kuqezi/ Shqipëria kalon lehtësisht Andorrën, Manaj dhe Uzuni vulosin fitoren e Kombëtares

24 March 2025 at 22:39

TIRANË- Mos vallë vërtet Botërori për ne nisi këtë të hënë? Shqipëria humbi atë ndeshje që pritej ta humbiste në “Wembley” ndaj Anglisë, dhe mori tri pikët madje me golavarazh në sfidën që mendohej e që duhej fituar, kundër Andorrës.

Në dy sfidat e parë nuk u morën 4 pikë aq sa pretendoi trajneri Silvinjo, por edhe tre nuk janë keq, sidomos kur llogarit që një përballje e patëm në fushën e skuadrës më të fortë të grupit tonë eliminator.

Dominimi në “Arenën Kombëtare” ndaj ekipit tepër modest ishte I plotë, edhe pse u duk se kuqezinjtë bënë shumë akademi.

Rej Manaj ishte heroi, duke u kthyer më në fund te goli me kombëtaren në një ndeshje zyrtare pas gati 4 viteve.

I pari, në 9’ pas goditjes së dënimit të Asllanit, dhe pastaj në 19 pas aksionit të shkëlqyer dhe më në fund altruist të Brojës.

Gjithsesi, kombëtarja sikur nuk pati oreks për më shumë, një shenjë jo e mirë në një grup ku mund të vendosë edhe golavarazhi.

Përtej 85 për qind mbajtjeje të topit dhe gjuajtjeve 10-0 apo atyre në portë 4-0, maksimumi nuk u mor.

Për fat, që Myrto Uzuni shënoi në minutën e tretë shtesë, pas një aksioni të papritur rrufe. Silvinjo bëri këtë herë një ndryshim në mesfushë, me Julian Shehun titullar në vend të Ramadanit, ndërsa sulmi pati “transfuzion” të plotë.

Në krahasim me Anglinë, u ul në stol e gjithë treshja ofensive dhe në vend të saj në terren ishin Hoxha e Broja në krahë, si dhe Manaj në qendër. Të paktën, në pjesën e parë kjo doli zgjedhja e duhur.

Tashmë, na pret sfida e jetës, ajo në Tiranë ndaj Serbisë, që cilësohet si rivali ynë kryesor për vendin e dytë në grup. Besohet, për t’ia dalë në këtë derbi ballkanas, do të duhet një Shqipëri edhe më e fortë./abcnews.al

Shqipëri-Andorrë në “Air Albania”, publikohen formacionet zyrtare

24 March 2025 at 19:46

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë për eliminatoret e Botërorit, përballë Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Pas humbjes ndaj Anglisë në transfertë, kuqezinjtë e kanë detyrim fitoren në shtëpi, në një sfidë ku vijnë si favoritë.

Trajneri Silvinjo në konferencën para ndeshjes tha se gabimet nuk lejohen në përballje si kjo, nëse synohet vendi i dytë.

Pak minuta para fillimi të sfidës, tekniku kuqezi ka zbuluar edhe titullarët ndaj Andorrës.

Silvinjo ka bërë katër ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Anglisë. Shehu do të bëjë debutimin në mesfushë, ndërsa ndryshon totalisht sulmi, me Brojën, Manajn dhe Hoxhën që e nisin nga fillimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëri: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.

Andorra: Alvarez, Borra, Garcia, Babot, Rosas, San Nicolas, Cervos, Rubio, Rebes, Marc Garcia, Olivera.

Nërsa Policia e Shtetit është e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Andorrës.

/r.e/

The post Shqipëri-Andorrë në “Air Albania”, publikohen formacionet zyrtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri-Andorra, ja sa tifozë kuqezi do të jenë të pranishëm në stadium

By: armand
24 March 2025 at 19:53

Kur kanë mbetur më pak se 1 orë nga ndeshja e parë në shtëpi e Shqipërisë, në Arenën Kombëtare është konfirmuar se do të jenë rreth 17 mijë spektatorë. Rreth 4 mijë biletat e mbetura janë ende në treg, me federatën që vendosi të hapë edhe një pikë fizike pranë stadiumit, për herë të parë […]

The post Shqipëri-Andorra, ja sa tifozë kuqezi do të jenë të pranishëm në stadium appeared first on BoldNews.al.

Formacionet zyrtare/ Sylvinho “përzien” kartat, Broja dhe Shehu titullar ndaj Andorrës

By: armand
24 March 2025 at 19:27

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e sotme në orën 20:45 ndeshjen e dytë për Grupin K ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Një ndeshje ku Shqipëria është favorite në letër, megjithatë kujdesi duhet të jetë maksimum. Pak më parë janë publikuar formacionet zyrtare, me të […]

The post Formacionet zyrtare/ Sylvinho “përzien” kartat, Broja dhe Shehu titullar ndaj Andorrës appeared first on BoldNews.al.

Sfida ndaj Andorrës, publikohen pamje nga dhoma e zhveshjes e kuqezinjve

By: armand
24 March 2025 at 19:12

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Andorrën në kuadër të raundit të kualifikueseve të Botërorit. Sfida që do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”, nis në orën 20:45. Të dy ekipet futen në fushën e lojës për të bërë kthesën, për shkak se u mposhtën në ndeshjet e para respektive. Andorra u mund 0-1 nga Letonia, […]

The post Sfida ndaj Andorrës, publikohen pamje nga dhoma e zhveshjes e kuqezinjve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌