Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kushte të tmerrshme”/ Avokatët e Pecorellit letër ministrit italian: Në Shqipëri po i shkelen të drejtat

9 August 2025 at 09:25

Avokatët e italianit Davide Pecorelli, i cili ndodhet i burgosur në Shqipëri për inskenimin e vdekjes së tij, i kanë drejtuar një letër ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, si dhe Ambasadës Italiane në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për mbrojtjen e klientit të tyre dhe për garantimin e të drejtave themelore të […]

The post “Kushte të tmerrshme”/ Avokatët e Pecorellit letër ministrit italian: Në Shqipëri po i shkelen të drejtat appeared first on BoldNews.al.

Hamasi: Nuk dorëzojmë armët, pa u krijuar shteti palestinez! Publikon VIDEO-n e një pengu në Gaza

3 August 2025 at 18:53

Hamasi refuzon të dorëzojë armët, siç kanë bërë thirrje i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Steve Witkoff, dhe disa vende arabe e përndimore. Në një deklaratë për shtyp, organizata që sundon Rripin e Gazës thotë se nuk do të ç’armatoset, deri kur të arrihet qëllimi i tyre kryesor, krijimi i një shteti kombëtar palestinez, krejtësisht […]

The post Hamasi: Nuk dorëzojmë armët, pa u krijuar shteti palestinez! Publikon VIDEO-n e një pengu në Gaza appeared first on BoldNews.al.

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

1 August 2025 at 22:30

Për herë të parë, vendet arabe të botës janë bashkuar njëzëri në thirrjen për Hamasin që të heqë dorë nga armët, të lirojë të gjithë pengjet dhe t’i japë fund sundimit të tij në Rripin e Gazës, kushte që, sipas tyre, mund të ndihmojnë në krijimin e një shteti palestinez. Deklarata e papritur, e miratuar […]

The post Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez appeared first on BoldNews.al.

Një moment historik në shtator! Disa vende të perëndimit do të njohin shtetin palestinez

30 July 2025 at 17:22

Disa shtete kanë njoftuar të mërkurën se po shqyrtojnë mundësinë e njohjes zyrtare të një shteti palestinez përpara mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, në New York. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga ministrat e jashtëm të këtyre vendeve, thuhet se njohja e shtetit palestinez shihet si një […]

The post Një moment historik në shtator! Disa vende të perëndimit do të njohin shtetin palestinez appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Nga 1 gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore e unifikuar

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Nga 1 gushti, receta mjekësore në formatin e ri unik, hyn në fuqi në të gjithë sistemin shëndetësor, publik dhe privat.

Lajmin e bëri me dije sot, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila tha se ky model i ri i recetës, lehtëson ndjeshëm punën e farmacistëve, ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve sipas rekomandimeve të mjekut.

Ministrja Koçiu, teksa vizitoi sot dy farmaci në Tiranë, zhvilloi edhe bashkëbisedime me dy farmaciste, të cilat ndanë përvojën e tyre dhe vlerësimin lidhur me modelin e ri të recetës së unifikuar.

“Receta e re mjekësore, krahas standardeve dhe informacioneve bazë, ka të domosdoshme vendosjen e diagnozës. Kjo ju lehtëson juve që të jeni më të qartë lidhur me ato barna të cilat do t’i jepni pacientit që vjen në farmaci, dhe kjo është një garanci më shumë që pacienti po merr medikamentet e duhura nga profesionistë të shëndetësisë”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu theksoi se nga 1 gushti, ky format i recetës mjekësore do të jetë i detyrueshëm për t’u përdorur jo vetëm nga institucionet publike, por edhe ato private shëndetësore.

“Kemi vendosur edhe tipin e recetës, për pacientët që kanë sëmundje akute apo ata që vuajnë nga problematika afatgjata”, pohoi Koçiu.

Ministrja Koçiu e cilësoi recetën e re mjekësore, si një hap të rëndësishëm për më shumë cilësi, siguri dhe lehtësi për pacientët dhe profesionistët.

Gjithashtu, farmacistja Elda Tomçini i shprehu ministres Koçiu vlerësimin lidhur me këtë nismë, duke e cilësuar ideale dhe një zgjedhje shumë të mirë, sidomos për pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike.

“Deri në gjashtë muaj vlefshmëri është një periudhë ideale, sidomos për pacientët kronikë, por edhe për moshat e treta që e kanë shumë të vështirë vizitën te mjeku çdo muaj. Edhe mënyra si është ekzekutuar, që nga data e recetës, emri i farmacistit, vula e farmacisë, të gjitha këto japin një siguri më të madhe për pacientët”, tha Tomçini.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se me formatin e ri, mjekët do të kenë mundësinë të lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet kur pacientët do të kenë nevojë për trajtim afatgjatë, si dhe me përmbajtjen dhe të dhënat e kërkuara për plotësim, rritet me tej siguria e pacientëve në marrjen e barnave.

Formati i ri i recetës mjekësore ka edhe elementë të tjerë teknikë të rëndësishëm, si vendosja e emrit gjenerik të barit, tipi i recetës për pacientët me sëmundje akute apo kronike, si dhe vendosja e emrit dhe vulës së farmacistit.

Receta e re mjekësore e unifikuar shënon një hap të rëndësishëm për më shumë cilësi, siguri dhe lehtësi për pacientët dhe profesionistët e shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë takimit me dy farmaciste në ...
1 nga 3

/e.i/r.e/

The post Koçiu: Nga 1 gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore e unifikuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

29 July 2025 at 22:38

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të njohur Palestinën si shtet të pavarur. Një vendim që për hir të së vërtetës është me pasoja të gjera diplomatike dhe gjeopolitike. Kryeministri britanik, Keir Starmer, është përballur me presion nga brenda dhe jashtë partisë së tij. Më shumë se 250 deputetë nga të gjitha partitë mbi […]

The post Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani? appeared first on BoldNews.al.

PËRMBLEDHJE – Reagimet kryesore pas vendimit francez për njohjen e shtetit palestinez

PARIS, 25 korrik /ATSH-AFP/ –  E kritikuar nga Izraeli si një “shpërblim për terrorin”, por e mirëpritur në Riad, më poshtë gjeni reagimet kryesore ndërkombëtare ndaj vendimit të Francës për të njohur shtetin e Palestinës në OKB në shtator.

“Besnik ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca do ta njohë shtetin e Palestinës. Do ta bëj njoftimin solemn në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shtatorin e ardhshëm”, njoftoi dje presidenti francez, Emmanuel Macron.

– Izraeli: Shpërblim për terrorin –

Vendimi francez “shpërblen terrorin”, denoncoi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke iu referuar sulmit të paprecedentë të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023.

Kjo iniciativë e presidentit Emmanuel Macron “rrezikon krijimin e një tjetër përfaqësuesi iranian, ashtu siç është bërë Gaza”, i cili do të ishte “një platformë nisjeje për asgjësimin e Izraelit – jo për të jetuar në paqe pranë tij”, deklaroi Netanyahu.

“Le të jemi të qartë: palestinezët nuk po kërkojnë një shtet pranë Izraelit; ata po kërkojnë një shtet në vend të Izraelit”, këmbënguli ai.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar deklaroi se “një shtet palestinez do të jetë një shtet i Hamasit”.

Zëvendëskryeministri Yariv Levin, i cili është gjithashtu ministër i Drejtësisë, e quajti vendimin “ndihmë e drejtpërdrejtë për terrorizmin” dhe një “njollë të zezë në historinë franceze”.

– Shtetet e Bashkuara: Vendim i pamatur

“Ky vendim i pamatur i shërben vetëm propagandës së Hamasit dhe e kthen prapa procesin e paqes. Është një shuplakë në fytyrë për viktimat e 7 tetorit”, denoncoi sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio.

– Hamasi: Hap pozitiv –

“Ne e konsiderojmë këtë një hap pozitiv në drejtimin e duhur për t’i sjellë drejtësi popullit tonë të shtypur palestinez dhe për të mbështetur të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje”, shkroi Hamasi në një deklaratë, duke u bërë thirrje “të gjitha vendeve të botës – veçanërisht kombeve evropiane dhe atyre që ende nuk e kanë njohur shtetin e Palestinës – të ndjekin shembullin e Francës”.

“Ky qëndrim pasqyron angazhimin e Francës ndaj ligjit ndërkombëtar dhe mbështetjen e saj për të drejtat e popullit palestinez për vetëvendosje dhe krijimin e shtetit tonë të pavarur”, tha nënkryetari i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Hussein al-Sheikh.

– Arabia Saudite: Vendim historik –

“Mbretëria mirëpret këtë vendim historik, i cili riafirmon konsensusin e bashkësisë ndërkombëtare mbi të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje dhe krijimin e një shteti të pavarur në kufijtë e vitit 1967”, shkroi Ministria e Jashtme saudite.

Riadi gjithashtu u bëri thirrje vendeve të tjera të ndërmarrin “hapa të ngjashëm pozitivë”.

– Jordania: Hap i rëndësishëm –

“Mbretëria e vlerëson vendimin e presidentit francez, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm në luftën kundër përpjekjeve për të mohuar të drejtën e patjetërsueshme të popullit palestinez për vetëvendosje dhe krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran në tokën e tyre kombëtare”, tha Ministria e Jashtme jordaneze.

– Spanja: Zgjidhja e vetme –

“Së bashku, duhet të mbrojmë atë që (Benjamin) Netanyahu po përpiqet të shkatërrojë. Zgjidhja me dy shtete është e vetmja zgjidhje”, u përgjigj kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

– Irlanda: Baza e vetme e qëndrueshme –

Ministri i Jashtëm irlandez, Simon Harris e përshkroi vendimin e Francës si “bazën e vetme të qëndrueshme për paqe dhe siguri si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët”./  a.jor.

The post PËRMBLEDHJE – Reagimet kryesore pas vendimit francez për njohjen e shtetit palestinez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

By: Ardit
23 July 2025 at 13:11

Nga Andi Bushati Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisën në Vlorë dhe u përhapën në mbarë vendin, vulosën edhe për më skeptikët se Shqipëria komandohet nga një njeri i vetem. Eshtë Edi Rama që përcakton se kur do shkarkohet masivisht administrata e pushtetit lokal, se kur fadromat do godasin ndërtimet […]

The post Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit appeared first on BoldNews.al.

“Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore

23 July 2025 at 07:54

Nisma më e fundit e kryeministrit Edi Rama për të “reformuar” administratën vendore të bashkive, përveçse ngjall shqetësime për shkelje të autonomisë së pushtetit vendor të garantuar me Kushtetutë, shihet nga analistë të politikës edhe si personalizim i të gjitha pushteteve në një dorë dhe rikthim i reminishencave të modelit të partisë-shtet. Mëngjesin e 3 […]

The post “Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore appeared first on BoldNews.al.

Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: I babëzitur për pushtet

By: Ardit
12 July 2025 at 20:55

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa e quan të babëzitur kreun e qeverisë. Në një postim në Facebook, Malaj shkruan se me Ramën në 2005 i bashkonte një shitëse gazete, ndërsa pasi në vitin 2013 i ndau babëzia. Më pas ai thekson se pas 2013, Rama u bë i […]

The post Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: I babëzitur për pushtet appeared first on BoldNews.al.

Rama: Do të ngremë një rrjet pranë bashkive për të përshpejtuar integrimin në BE

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë një takimi në Tiranë me drejtues të pushtetit vendor dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, se procesi i integrimit europian ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi komunitetet vendore dhe lidhet ngushtë me qeverisjen vendore.

Rama theksoi se është thelbësore të mbahet parasysh që koha kalon shpejt dhe objektivi i vendosur është shumë ambicioz.

“Deri tani, gjërat kanë shkuar sipas parashikimit. Ne kemi bërë gjërat e duhura dhe Komisioni Europian ka reaguar me ritmin e duhur, bazuar në marrëveshjen dypalëshe që kemi për të përmbyllur procesin e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027”, tha Rama.

Sipas tij, ka gjasa që në vjeshtë të hapen të gjithë kapitujt e negociatave, çka do të ishte një rekord historik për kohën në të gjithë procesin e integrimit.

“Por një gjë është t’i hapësh kapitujt dhe një tjetër t’i mbyllësh. Kjo kërkon përmbushjen e plotë të detyrimeve”, theksoi kryeministri.

Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve, veçanërisht në nivel vendor, të informohen dhe të përfshihen më shumë në këtë proces.

“Vlen shumë për të gjithë ata që nuk e njohin procesin nga brenda, që të informohen sa më shumë dhe të informohen sadopak, që anëtarësimi në BE është një çështje që lidhet me plotësimin e kritereve dhe kushteve të të qenurit i gatshëm për t’u bërë pjesë e asaj skuadre. Ashtu si një njeri që nuk di të luajë futboll, nuk mund të futet në një skuadër, edhe një shtet që nuk përmbush kriteret nuk mund të bëhet pjesë e BE-së, sado entuziast apo i përkushtuar të jetë”, u shpreh Rama.

Në këtë kuadër, ai theksoi nevojën që çdo bashki të krijojë një bërthamë të vogël njerëzish të dedikuar ndaj këtij procesi, në mënyrë që të nisë përshtatja institucionale dhe të gjitha nivelet të përfshihen në mënyrë aktive. Edhe këshillat bashkiakë, tha Rama, duhet të jenë pjesë e pandashme e kësaj përfshirjeje.

“Kemi kaluar nga faza kur thjesht dëshironim të afroheshim me BE-në, në fazën ku kemi derën e hapur dhe duhet të tregojmë se jemi gati, të stërvitur dhe të edukuar për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, deklaroi Rama.

Ai vuri theksin te nevoja për kapacitete institucionale, kulturë bashkëjetese dhe ndërveprim të qëndrueshëm midis institucioneve shqiptare dhe atyre europiane, si një kusht themelor për integrimin e plotë në Bashkimin Europian.

“Kam parasysh edhe dukjen përmbajtësore të bashkëjetesëes në hapësirën publike, që është një gjë themelore, dhe kapacitet për të garantuar këtë marrëdhënie mes institucioneve dhe qytetarëve, institucioneve mes njëri-tjetrit dhe tërësisë së institucioneve tona me ato të BE-së”, deklaroi Rama.

/a.f//r.e/

The post Rama: Do të ngremë një rrjet pranë bashkive për të përshpejtuar integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paradokset e veprimtarisë së Njeriut-Shtet

By: Ardit
7 July 2025 at 12:13

Nga Agim Nesho Ajo që është instaluar sot në Shqipëri nuk ka të bëjë me një regjim demokratik dhe aq më pak me shtetin e së drejtës. Shqipëria sot është në përmbajtje një autokraci elektorale, por ruhet forma demokratike për tu përshtatur me kontratën popullore. Fshehja pas fasadës demokratike është e nevojshme për regjimin për […]

The post Paradokset e veprimtarisë së Njeriut-Shtet appeared first on BoldNews.al.

Rroga në shtet “shpëton ekonominë”, bujqësia e industria me rënie, frenohet ndërtimi

By: user7
27 June 2025 at 07:58

Ekonomia e vendit ka shfaqur shenja ngadalësimi në tremujorin e parë të këtij viti, e ndikuar nga tkurrja e industrisë dhe bujqësisë, ndërsa dhe ndërtimi, që ishte kontribuuesi kryesor i rritjes vitet e fundit ka shfaqur shenja ngadalësimi.

Në kontrast e ndërtimin, shitja e pasurive të paluajtshme është përmirësuar. Nuk ka dhënë efekt as turizmi, teksa aktiviteti i tregtisë ka qenë i dobët. Sektori që ka mbajtur në këmbë ekonominë në muajt e parë të këtij viti ka qenë “Administrim publik, Arsimi, Shëndetësia”, i ndikur nga rritja e pagave në administratën publike.

INSTAT raportoi se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma reale, në tremujorin e parë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,39%, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024. Një vit më parë rritja kishte qenë 3.75%. ritmet e rritjes në tremujorin e parë 2025 janë më të ulëtat që nga fundi i vitit 2023.

Sektori kryesor që ka ndikuar në rritjen ekonomike është “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +2,24 pikë përqindje, duke sjelle 66% të vlerës së shtuar në ekonomi.

Për Administratën publike, Arsimin dhe Shëndetësinë Pagat dhe kontributet sociale të punonjësve zënë pjesën kryesore të kontributit në PBB. Elementë të tjerë janë Shpenzimet për mallra dhe shërbime (konsumi ndërmjetës, si energji, furnizime, materiale shkollore apo mjekësore; Amortizimi i pajisjeve, godinave etj, llogaritet si pjesë e vlerës së shtuar.

Në fund të tremujorit të parë 2025, paga mesatare bruto në administratën publike ishte 98.5 mijë lek, me një rritje prej rreth 17% me bazë vjetore.

Sektori i dytë janë “Aktivitetet e pasurive të paluajtshme” me +0,43 pikë përqindje. Pavarësisht se vendi është kthyer në një destinacion turistik, kontributi i “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” ishte +0,33 pikë përqindje.

“Ndërtimi”, që ka qenë motori kryesor në ekonomi në vitet e fundit kishte një kontribut modest me me +0,16 pikë përqindje.

“Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” kontribuuan me +0,10 pikë përqindje, “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,06 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,02 pikë përqindje.

Aktiviteti “Industri, Energji dhe Uji” prej 6 tremujorëve është në territor negativ. Në tre muajt e parë kontribuoi me -0,66 pikë përqindje.

E njëjta tendencë është dhe për bujqësinë, me sektorin “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” që kontribuoi negativisht me -0,46 pikë përqindje. Kontribut negativ dha dhe “Informacioni dhe Komunikacioni” me -0,07 pikë përqindje.

“Taksat Neto mbi produktet” kontribuuan pozitivisht me +1,24 pikë përqindje.

Rritja
“Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” shënoi rritje prej 18,92%, i ndjekur nga aktiviteti i “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 8,03%.

Grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 5,06%, grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 3,31%.

Grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 2,12%, aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 1,78%, dhe grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 0,24%.

Grupi i aktiviteteve “Industri, Energji dhe Ujë” shënuan rënie prej 5,66%, “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi një rënie prej 2,93% dhe “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” u ul me 2,76%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 9,08%./ Monitor

The post Rroga në shtet “shpëton ekonominë”, bujqësia e industria me rënie, frenohet ndërtimi appeared first on Lapsi.al.

Fryrja e administratës për zgjedhje, Rama vendos rekord për punësimet në shtet

26 June 2025 at 07:55

Në tre-mujorin e parë 2024 numri i të punësuarve në sektorin shtetëror arriti në 185,387 persona një rekord ky që nga viti 2018. Edhe pse numri i popullsisë gjate kësaj periudhe u pakësua me mbi 500 mijë persona dhe shumë shërbime publike janë tashmë online, administrata publik po fryhet vit pas viti dhe sidomos në […]

The post Fryrja e administratës për zgjedhje, Rama vendos rekord për punësimet në shtet appeared first on BoldNews.al.

Shtimi apartamenteve po godet tregun, në shtëpitë me qira ditore po fitohet më pak

By: Ardit
22 June 2025 at 10:32

Numri i apartamenteve e njësive të tjera të banimit, që ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira në prill 2025, arriti në 23.4 mijë, ose 38% më shumë se e njëjta periudhë një vit më parë. Ndërsa të ardhurat e gjeneruara nga këto njësi në janar-prill arritën në 12 milionë euro, tregu po ndien […]

The post Shtimi apartamenteve po godet tregun, në shtëpitë me qira ditore po fitohet më pak appeared first on BoldNews.al.

Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE

Tiranë, 12 qershor /ATSH/ – Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, uroi sot përmes një mesazhi në rrjetet sociale 34-vjetorin e themelimit të PS-së, duke vlerësuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit për rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Rama në postimin e tij, ndau dhe foton e një trëndafili të kuq, që është dhe simbol i Partisë Socialiste.

“Me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike”, shprehet kreu i PS-së, Edi Rama.

Partia Socialiste e Shqipërisë u themelua më 12 qershor 1991 dhe ka qenë forca politike më jetëgjatë në pushtet. Ajo ka qenë në pushtet nga viti 1997-2005 dhe tashmë drejton vendin prej vitit 2013.

/a.f/

The post Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Replikë me Kajsiun që e përshkruan anormalitetin si gjendje natyrale

By: user 2
6 June 2025 at 15:31

Blendi Kajsiu me ka hedhur dorashkën në një replikë nominale për një polemike që vijon prej kohësh në distancë.

Thelbi i saj gjendet brenda debatit të gjërë, se cili është fajtori më i madh për situatën ku ndodhemi sot e nëse përgjegjësia për këtë peshon më shumë mbi ata që kritikojnë Ramën, apo mbi të tjerët që tregojnë me gisht Berishën.

Në përgjigjen time do i injoroj insinuatat si “berishist” apo “ramofobik”, pasi ata që do marrin mundimin të na lexojnë, nuk e kanë kujtesën aq të shkurtër sa të harrojnë se nuk mund të jesh i tillë pas qëndrimeve që ke mbajtur për 21 janarin, vjedhjen e atyre 10 votave të famshme në Tiranë, apo për nevojën e rotacionit në 2013. Këtu si’a vlen të ndalesh.

E rëndësishme është që të testojmë të vërtetat tona në sytë e publikut dhe koherencën e tyre me bindjet dhe qëndrimet tona të përhershme. Prandaj të merremi më mirë me thelbin.   

Blendi Kajsiu: Përgjigje Andi Bushatit/ Kush i shërben “regjimit” Rama? 

Le të fillojmë me ato që më ndajnë nga Kajsiu, i cili mbron idenë se këtu nuk fiton Rama, por humbet Berisha dhe se Shqipëria nuk përmirësohet për faj të këtij të fundit. Në përçapje për të mbështetur këtë tezë të sforcuar ai shkon deri në absurd. Ai thotë se me këtë PD dhe me këtë Sali, kryeministri nuk ka nevojë ti manipulojë zgjedhjet, pasi ato i ka të fituara, për shkak të opozitës së dobët e të pabesueshme! Pra, e para, Kajsiu nuk e vë fare në diskutim debatin nëse 11 maji apo 25 prilli i katër viteve më parë, ishin ose jo gara elektorale normale. Ai e merr të mirqenë se Rama është fitues.

Por që të thuash këtë duhet ti përgjigjesh më parë disa pyetjeve.

Po mirë, kur e ka të sigurtë garën me kufomën berishiste, pse ndryshon çdo herë rregullat e lojës? Pse kërcënon administratën? Pse shantazhon mësuesit që, siç dëgjuam në përgjime, u thuhet: “po s’treguat votën për PS-në, mos u paraqisni të henën në punë”? Pse blen me para në dorë, si në Elbasan, kartat e votuesve që i ka kundër, në mënyrë që mos shkojnë në zgjedhje? Pse grabit të dhënat personale të 900 mijë qytetarëve, për tu’a shpërndarë patronazhistëve? Pse fal gjoba dhe shpërndan pensione para zgjedhjeve? Pse përdor bandat e Troplinëve, Çelave, Bajrave të cilëve u bën edhe favore me firmën e vet?  

Ti injorosh këto fakte dhe të thuash që PS-ja nuk ka nevojë të vjedhë, pasi përballë ka gogolin, do të thotë ti trajtosh socialistët si të sëmurë mendorë. Ti shohësh ata si njerëz që vjedhin pa shkak dhe manipulojnë për hobi. Kjo është e vetmja alibi që të mundëson t’i integrosh këto gjëra të provuara brenda teorisë se pushteti s’ka nevojë të rrëmbejë.

Por unë nuk di, që deri më sot, Kajsiu ti ketë denoncuar ndonjherë ata si kleptomanë. Prandaj ai duhet të ketë një përgjigje për të gjitha këto anomali që ndodhin vetëm në vendet ku ka votime dhe jo garë të lirë.

Pika e dytë ku nuk pajtohem është ajo që në përpjekjen për të vërtetuar se, në arsenalin e tij të humbësit, Berishës i numërohet një gjuhë e ekzagjeruar goditëse, Kajsiu hedh poshtë edhe termin narko-shtet, që përveçse në Shqipëri është rimarë edhe nga media të rëndësishme ndërkombëtare për të përshkruar regjimin e Tiranës. Ai pretendon se ekzistenca e ketij përcaktimi vlen vetëm kur zyrtarë të lartë janë të përfshirë në trafikun e drogave dhe kur të ardhurat prej saj shërbejnë për mbajtjen e shtetit.

Po a ishte i përfshirë direkt Ministri i brendëshëm, Tahiri, në trafikun e kanabisit? A u përgjuan trafikanët e tij, Habilajt, duke thënë se duheshin 6 milionë për zgjedhjet? A thotë ish zv Kryeministri Ahmetaj që Rama mblodhi qeverinë në ritrit për planin e kanabizimit të vendit? Po ta zëmë se ky i fundit gënjen, a nuk e provojnë thënien e tij faktet se shumë shefa komisariatesh u urdhëruan të merren me këtë punë? Po a nuk zihej Rama me këdo që denonconte knabizimin e Shqipërisë, duke e mohuar atë? A nuk gënjente ai publikisht se avionët e drogës ishin për spërkatjen e mushkonjave? Po radarët e ushtrisë, në gjirin e Vlorës, kush i urdhëronte të fikeshin për të kaluar skafet e trafikantëve? Po kur areoplani ra në mes të plazhit, a nuk tha kryeministri ynë se e ky ishte një kurth i opozitës për të provuar akuzat e saj? Kujt i shërbente kjo alibi? Mos vallë mbarëvajtjes së biznesit të planifikuar?

E njëjta logjikë vlen dhe dhe për ushqimin e regjimit me paratë e drogës. E ardhura nga trafiqet që pastrojnë paratë këtu me lejet e betonizimit, që shefi i qeverisë firmos drjetpërdrejt në bregdet dhe Tiranë, është një nga lumejtë kryesorë që mbajnë gjallë ekonominë vendase. Prandaj dhe SPAK-u nuk guxon të trokasë aty ku të gjithë e dinë se po ngrihet grtaciela e atij të Ekuadorit, apo atij të Dubait. Po të shkonte drejt tyre, flluska do shpërthente dhe sistemi do tronditej pakthyeshmërisht.

Unë nuk kam ekspertizën e nevojshme për të konkluduar nëse këto dy kushte që vë Kajsiu, pra përfshirja e zyrtarëve tejet të lartë dhe mbajtja në këmbë e pushtetit me paranë e zezë, mjaftojnë për përcaktimin si narko shtet. Por ama jam i sigurtë se gjithçka po shofim dhe jetojmë nuk nuk na lejon që ta mohojmë me kaq lehtësi një hipotezë të tillë.

I veçova këto dy shembuj, ndoshta më flagrantët në artikullin e gjatë të kolegut tim, për të treguar se në ç’konkluzione mund të mbërish kur ke marrë vendim të injorosh ato që ke para syve. Janë pikërisht këto dy teza: “Rama nuk ka nevojë të vjedhë zgjedhjet” dhe “relativizimi i narko shteit”, që do t’i rimar në fund të shkrimit për të ilusruar fotografimin e shtrembëruar që mund ti bëhet gjendjes ku ndodhemi.  

Andi Bushati: Si ta zbulosh një kripto Ramist

Ndërsa tani do ndalem tek pjesa më thelbësore e ndoshta tek ajo që më tërhoqi më shumë në replikën që më adresohej. Në stërmundimin për ti gjetur të gjithë fajet tek berishizmi, Kajsiu e kritikon atë për një gjuhë të drunjtë, për një ligjërim të varfër që nuk shërben për të dekriptuar realitetin. Ai thotë se kjo lloj sjelljeje, thjeshtë denoncuese, nuk shërbën për ndriçimin e mjedisit, për përgatitjen e tij për ndryshim, se ajo vret mendimin kritik dhe imagjinatën politike, si të vetmit faktorë që mund të prodhojnë një transformim shoqëror.

Po, këtu ka 100% të drejtë. PD-ja është e tillë. Madje ndoshta edhe shumë më keq sesa kaq. Si një idhtar dhe lexues i vëmendëshëm i Antonio Gramshit edhe unë besoj fort tek ideja se asnjë betejë nuk mund të ketë sukses, nëse atë nuk e fiton më parë në rrafshin e ideve. Se nuk mund të ndodhë kurrë një ndryshim politik, pa u paraprirë nga një ndërgjegjësim kulturor. Pra, në këtë pikë jam plotësisht dakord se pa ndodhur një revolucion i tillë, -hiq mënjëanë ndonjë mrekulli-, regjimi i Ramës do e kishte të pamundur të shembej.

Dhe këtë ëndër- le të biem dakord- opozita e sotme, e pabesueshme moralisht dhe e pa pajisur intelektualisht, nuk e përkund dot më. Ajo është e paaftë të mëkojë imagjinatën e një shumice njerëzish se një botë e ndryshme është e mundur.

Por le të mbetemi tek fletoret nga burgu të Gramshit, doktrinën e hegjemonisë kulturore të cilit e kanë adaptuar sot si majtas po ashtu edhe djathtas. Ai shtjellon aty se si një kastë e caktuar nuk e ruan dominimin e saj vetëm përmes mjeteve të represionit shtetëror, por gjithëashtu me ndihmën e intelektualëve dhe institucioneve që i shërbejnë, të cilët e paraqesin gjendjen e krijuar si “natyrale”, “normale”, “të pranueshme”.

E pikërisht këtu në mend më vjen Kajsiu, që duket sikur bën fiks këtë gjë. Duke qëmtuar çdo të zezë tek PD-ja, Saliu, berishizmi, ngjan se ai reket të normalizojë situatën ku ndodhemi.

Ndërsa unë mendoj se përpara se të shqetësohet nga gjuha e drunjtë, paaftësia për të ngjallur imagjinatë politike, apo demokracia e brendshme e partive të opozitës, një intelektual i ndershëm duhet të preokupohet nga anormaliteti i zgjedhjeve, ndikimi i karteleve të drogës mbi pushtetin politik, mungesa e demokracisë në shkallë vendi.

Pa vënë gishtin mbi këto plagë, duke e paraqitur gjendjen si natyrale vetëm vritet fantazia e atyre që kërkojnë alternativa për ndryshim. Pra, Kajsiu bie vetë në impotencën për të cilën kritikon opozitën. “Pse të sforcohesh për më të mirën dhe idealen kur nuk je dhe aq keq”- do ta pyeste atë dikush qe e ka lexuar.

Armand Shkullaku: Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

Ndërsa unë mendoj ndryshe. I bindur se PD-ja e Berishës ka të gjitha difektet që i përmend replikuesi im, unë preferoj ta vë theksin diku tjetër: Jo në faktin se përse opozita nuk sublimohet dot deri në ekstrem, por për atë se përse pushteti është kriminalizuar deri në këtë derexhe. Ky këndvështrim do të qe i mjaftueshëm qoftë edhe për faktin se në gjendjen aktuale, influenca e Berishës dhe PD-së mbi jetët tona është zero. Ai që ndikon me gjithë forcën e tij është ai që ka fuqinë absolute mbi taksimin, pensionet, lejet e ndërtimit, mbrojtjen nga krimi, rugën drejt BE.

Por, ekziston edhe një arsye më e fortë që më bën të vendos se nga duhen drejtuar projektorët. Ajo ka të bëje me parimin volterian për të “dhënë jetën për të mbrojtur të drejtat e atij me të cilit nuk je dakord”. Pra, mund që të mos e duash Berishën sot, Ramën në 2011-në, apo qoftë Tom Doshin, Ilir Metën, Fredi Belerin, në kohë të ndryshme, por ti je intelektualisht i ndershëm vetëm kur nuk pranon që atyre ti cënohet e drejta. Pikërisht nga kjo premisë jam nisur personalisht kur këtë radhë fokusin e kam vënë tek ata që shkatërojnë zgjedhjet dhe jo tek të tjerët që s’janë në perfeksionin e duhur për ti fituar ato, apo kur fajësoj Ramën për regjimin që ka ngritur dhe jo Berishën që është i paaftë ta përmbysë.

Kjo është ndarja ime thelbësore me Kajsiun që ka zgjedhur të bëjë të kundërtën, me riskun për ta vizatuar, ashtu si në dy shembujt e analizuar më sipër, anormalitetin si natyral, duke djegur në këtë mënyrë, ndoshta pa vetëdije, tokën ku mund të mbijnë filizat e një transformimi kulturor që provokon ndryshimin.

©Lapsi.al

 

  

 

The post Replikë me Kajsiun që e përshkruan anormalitetin si gjendje natyrale appeared first on Lapsi.al.

Kajsiu replikon me Bushatin: Kush i shërben “regjimit” Rama?

By: user 2
5 June 2025 at 13:03

Në artikullin e tij “Si të dallosh një kriptoramist” kolegu Bushati ofron një manual për të dalluar kriptoramistët, ose ramistët e fshehtë. Janë ata që në publik e kritikojnë Ramën por në mënyrë private e dashurojnë atë.

Nga pikpamja politike ka shumë pak rëndësi kush është kriptoramist dhe kush vuan nga Ramofobia. E rëndësishme është kush i shërben Ramës politikisht, dhe kjo nuk është çështje ndjenjash por llogjike. Sikurse do argumentoj më poshtë urrejtja ndaj Ramës të transformon shumë lehtë në shërbëtor të zellshëm të tij.

Ndaj pyetja që duhet të shtrojmë sot nuk është kush e do apo kush e urren më shumë Ramën, por kush i shërben më shumë axhendës së tij politike. E thënë ndryshe, kush është faktori kryesor që e mban dhe e legjitimon Ramën sot në pushtet?

Andi Bushati: Si ta zbulosh një kripto Ramist

Përgjigja berishiste ndaj kësaj pyetje është “regjimi Rama”, kapja e shtetit, krimi organizuar, kontrolli i mediave dhe manipulimi i zgjedhjeve. Sipas kësaj teorie Rama vazhdon në pushtet sepse ne nuk jetojmë në demokraci, por jemi në një regjim autoritar apo diktatorial, si Erdogani në Turqi, Orbani në Hungari apo Maduro në Venezuelë. 

Ndonëse është e pamohueshme që Rama qeveris në mënyrë autoritare dhe jo transparente, që PS-në e ka kthyer në një varrezë politike ku nuk bëzan askush, që krimi i organizuar ka penetruar në qeverisjen socialiste, shpjegimi i mësipërm nuk është i mjaftueshëm, për faktin e thjeshtë që edhe në regjimet më autoritare në Evropë opozita politike ka shënuar fitore, të paktën në kryeqytet.

Në Hungari opozita politike kritike me Viktor Orban fitoi bashkinë e Budapestit në zgjedhjet lokale të vitit 2024. Po në vitin 2024 në Turqinë e Erdoganit mega-Bashkinë e Stambollit e fitoi një kandidat i opozitës. Në Venezuelën e Maduros opozita i fitoi zgjedhjet në mënyrë plebishitare aq sa Maduro u detyrua që mos të botojë asnjë procesverbal zgjedhor, të nxjerrë ushtrinë në rrugë për tu përballur me protestuesit, dhe ta dërgoj në azil politik liderin e opozitës.

Është absurde të pretendosh që Shqipëria e Ramës është më pak demokratike se Hungaria ku Viktor Orban kontrollon të gjithë sistemin gjygjësor pasi ndryshoi dy herë kushtetutën sipas midesë së tij, se Turqia e Erdoganit me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur në botë apo se Venezuela e Maduros që është në thelb një diktaturë ushtarake.

E mgjithatë në këto vende opozita fiton zgjedhje, të paktën në kryeqytet. Ndërsa opozita jonë humbet thellë edhe në zemër të Tiranës ku as ajo vetë nuk denoncon manipulime dhe krim të organizuar. Kaq mjafton për të kuptuar që “regjimi” Rama nuk mbahet në këmbë thjesht nga krimi, dhuna apo manipulimi por nga alergjia që shumica e shqiptarëve kanë për berishizmin.

Nuk po pretendoj se kryeministri Rama është domosdoshmërisht dashnor i demokracisë dhe lirisë, apo se nesër ai nuk do mund të transformohej në diktator. Thjesht po argumentoj se për momentin ai nuk ka nevojë as të manipulojë zgjedhjet, as të ushtrojë dhunë mbi opozitën dhe as ta çojë liderin e saj në azil politik, sepse me të i fiton zgjedhjet, sondazhet dhe garën e popullaritet shumë lehtë. 

Por nuk është ky shërbimi më i madh që berishizmi i bën projektit politik të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste. Akoma më e dobishme është narrativa berishiste se Rama është i pathyeshëm: “Askush nuk fiton përpara Ramës” na thonë berishistët. Është një mit pas të cilit fshihet dështimi politik i berishizmit. 

Në narrativën berishiste Rama nuk thyhet as me zgjedhje, as me faktorin ndërkombëtar, as me mos-bindje civile, as me protesta paqësore, as me protesta të dhunëshme, as me bllokim rrugësh, as me çadra anti-sistem, as me bojkot zgjedhjesh dhe as me bojkotin e parlamentit. Të gjitha këto janë mjete që berishizmi i ka përdorur pa sukses për të arritur në konkluzionin që e propogandon pambarim se Rama është i pathyeshëm në të gjitha drejtimet. 

Në historinë e sistemeve demokratike është e vështirë të gjesh një opozitë politike që i thotë vazhdimisht elektoratit se partia në pushtet është e pathyeshme në të gjitha frontet. Ashtu sikurse është vështirë të imagjinosh një shërbim më të madh politik ndaj pushtetit se sa një opozitë që fillimisht e fton popullin të dorëzohet para fuqisë së pamatë të pushtetit dhe më pas e denoncon atë si dezertor. 

Armand Shkullaku: Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

Po denoncimi që i bëjmë autoritarizmit, korrupsionit dhe lidhjes së krimit me pushtetin ramist –  do më thonë Berishistët – edhe këto shërbime ndaj regjimit janë? Përgjigja është po. 

Nëse pranojmë se thelbi i krizës së demokracisë shqiptare është mungesa e demokracisë brenda partive politike, sikurse argumenton me të drejtë kolegu Neritan Sejamini, berishizmi shërben thjesht për të sfumuar, dhe jo për të nxjerrë në pah, reduktimin e PS-së në një varrezë politike pa mendim dhe debat. Një parti kazermë, për të përdorur termin e Preç Zogajt, duket shumë më mirë se një parti e reduktuar në aneks familjar.

Është mungesa e besueshmërisë së berishizmit që e sfumon në vend që ta denoncojë lidhjen e pushtetit Ramist me krimin e organizuar apo penterimin e këtij të fundit në ekonominë shqiptare. Ndonëse ky penetrim nuk ka filluar me Ramën, në Shqipëri janë ngritur prej kohësh televizione kombëtare dhe lokale më paratë e drogës, ai është konsoliduar gjatë pushtetit socialist.

Ama një opozitë që denoncon si kriminel edhe Suel Çelën edhe Altin Dumanin, edhe Visin e Pojës edhe Lulëzim Bashën, edhe Xhevdet Troplinin edhe analistët anti-berishist, në fakt nuk denoncon askënd. Një opozitë që nga njëra anë denoncon krimin e organizuar dhe nga ana tjetër propozon shkrirjen e institucionit që më shumë goditje i ka dhënë atij, SPAK, prodhon thjesht zhurmë.

Dhe ky është shërbimi i fundit, por jo më pak i rëndësishm, që berishizmi i bën pushtetit, reduktimi i politikës në zhurmë nëpërmjet transformimit të gjuhës politike nga dritë në dru. Berishizmi nuk e përdor gjuhën për të ndriçuar fenomenet politike, siç janë krimi, korrupsioni apo autoritarizmi politik, por si dru për të goditur kundërshtarin e rradhës.

Ky proces e drunjëzon gjuhën, i heq asaj çdo funksion llogjik dhe argumentues duke e kthyer atë thjesht në dajak për të goditur këdo që nuk bie dakord me narrativën berishiste. Ndaj ligjërimi berishist përbëhet nga një varg epitetesh dhe metaforash që funksion themelor kanë denoncimin por jo arësyetimin dhe aq më pak ndriçimin e realitetit ku jetojmë. 

Masakër elektorale, farsë elektorale, besëprerë, sorosian, kriptoramist, idiot të dobishëm, analistë kriminel, narko-shtet, bandat, regjimi, këto janë termat e ligjërimit berishist që nuk synojnë argumentimin por thjesht denoncimin dhe stigmatizimin. Është e njëjta gjuhë që, sikurse ka vërejtur me të drejtë analisti Baton Haxhiu, përsëritet e pandryshuar prej tre dekadash.

Ky lloj ligjërimi e varfëron aq shumë gjuhën saqë ajo nuk shërben më për ta deshifruar realitetin por për ta injoruar atë. Kjo është ndoshta dhurata më e madhe që një opozitë mund ti bëjë pushtetit, sepse vdekja e gjuhës, mungesa e verbit politik, pamundëson jo vetëm llogaridhënien e pushtetit por vështirëson imagjinimin e një alternative shpresëdhënëse. 

Për këtë arësye normalisht është pushteti ai që tenton ta drunjëzojë gjuhën, ta zhveshë dhe ta varfërojë atë. Gjuha e drunjtë e komunizmit shqiptar nuk ishte e rastësishme. Ajo e reduktonte ligjërimin politik tek parrullat dhe denoncimet e armiqeve të klasës, të imperializmit apo të kriptoborgjezëve sepse në këtë mënyrë reduktonte imagjinatën politike të qytetarit tek realiteti i ngushtë që e mbante në këmbë regjimin komunist.

Marrdhënia e tensionuar e regjimit komunist me veprën e Ismail Kadaresë buronte pikërisht tek pasurimi i horizontit gjuhësor dhe imagjinar që ky autor i ofronte lexuesit shqiptar. Nëprmjet fjalorit të pasur dhe gjenialitetit artistik vepra e Kadaresë i hapte horizonte të reja imagjinatës së qytetarit shqiptar. Kjo përbënte kërcënim serioz për një sistem që mbahej në këmbë nëpërmjet varfërimit të gjuhës dhe reduktimit të horizontit politik të qytetarëve tek parrullat komuniste. Pikërisht për këtë arësye vepra e tij perceptohej shpesh si disidente, edhe kur nuk përmbante ndonjë denoncim të hapur apo të qëllimshëm të regjimit komunist. 

Në këtë aspekt varfërimi i vazhdueshëm i gjuhës politike në fushatat elektorale të Partisë Socialiste, herë me tollova, herë me batuta, nuk është i rastësishëm. Metaforat dhe epitetet e Ramës në fushatën e fundit elektorale ishin ose apolitike, si “bufi kënetës” apo “meshkujt çyryk”, ose klishe të tipit “ëndërra evropiane”. Pushteti operon me një gjuhë të thatë që e varfëron mendimin sepse nuk ka armik më të rrezikshëm për të se mendimi kritik dhe imagjinata politike. 

Aleati kryesor i pushtetit socialist për të varfëruar gjuhën dhe imagjinatën tonë politike është berishizmi. Në vend që ta pasurojë fjalorin dhe imagjinatën tonë politike, për të menduar një alternative më të mire, berishizmi e redukton atë tek denoncimi dhe ofendimi i armiqëve të rradhës, idiotët e dobishëm, analistët palaço apo kriminel, apo bullicat elektorale. 

Nuk është rastësi që ne sot ende nuk kemi fjalorin e nevojshëm për të përshkruar regjimin politik që ka ndërtuar Rama me Partinë Socialiste. Aq e rëndë është situata saqë termi dominues që përdoret sot për të përshkruar sistemin aktual politik është fjala “regjim”. 

Po ti referohesh fjalorit shqiptar fjala regjim do të thotë thjesht “mënyra e drejtimit dhe e organizimit politik, ekonomik dhe shoqëror në një shtet.” Pra kur opozita sot thotë se Rama ka ndërtuar në Shqipëri një regjim në fakt nuk thotë asgjë konkrete në lidhje me natyrën e këtij regjimi. 

Koncepte të tjera si narko-shteti, që përdoren rëndom nga Berisha, shërbejnë thjesht për ta denoncuar dhe jo ndriçuar realitetin ku jetojmë. Koncepti i narkoshtetit, aq i pasaktë saqë nuk ekziston fare në literaturën politike, në fakt nuk e përshkruan mirë realitetin e qeverisjes Rama. 

Në fakt nuk ekzistojnë kritere të qarta apo ndonjë indeks i narkoshteteve. Megjithatë që një vend të klasifikohet si narkoshtet nuk mjafton penetrimi i parave të drogës në ekonomi dhe politikë apo korruptimi i zyrtarëve shtetëror nga trafikantët e drogës, përndryshe jo vetëm Shqipëria por edhe Holanda dhe Belgjika do klasifikoheshin si narkoshtete. Duhet që vetë shteti ose zyrtarë të lartë të tij të jenë të përfshirë në organizimin dhe drejtimin e trafikut të drogës si një aktivitet që prodhon të ardhura të rëndësishme për shtetin. 

Për momentin, ndoshta vetëm Venezuela e Nikolas Maduro i përmbush këto kritere sepse aty trafiku i drogës organizohet dhe drejtohet nga vetë ushtria e Venezuelës me pjesmarrjen direkte të zyrtarëve të lartë të qeverisë Maduro. Ndërkohë që të ardhurat e trafikut të drogës janë një burim i rëndësishëm për mbajtjen në këmbë të diktaturës ushtarake të Maduros.  

Ajo që kemi në Shqipëri nuk është as diktatura ushtarake, as regjimi dhe as narkoshteti por një sistem politik, ekonomik dhe mediatik që prodhon një zhvillim përjashtues dhe jo përfshirës. Një zhvillim që pasuron një pakicë gjithnjë e më të ngushtë por që përjetohet si varfërim (material dhe shpirtëror) nga shumica e shqiptarëve. 

Ndonëse ende nuk ia kemi gjetur emrin këtij sistemi (që diku tjetër jam përpjekur ta quaj dubaizim), ajo që mund të thuhet me siguri është se as koncepti i narkoshtetit dhe as koncepte bosh si “regjimi” nuk e kapin esencën e realitetit që përjetojnë shqiptarët. 

Në momentin kur ende nuk kemi arritur të emërtojmë realitetin ku jetojmë imagjinimi i një realiteti ndryshe, i një alternative më të mirë, bëhet krejt i pamundur. Kjo natyrisht i leverdis pushtetit që vazhdimisht na thotë se një alternativë më e mirë se Rama nuk mund të imagjinohet në Shqipëri, sidomos kur ke përballë berishizmin me gjuhën e tij si dajak.

Ndaj dhunimi që berishizmi i bën gjuhës sonë politike i shërben përjetësimit të projektit politik të Ramës. Reduktimi i gjuhës në dru për kundërshtarin, në formën e fletërrufeve të Revolucionit Kulturor Kinez që identifikonin kriptoborgjezët, eleminon çdo mundësi për të imagjinuar një realitet më të mirë. 

Nuk mund të kesh një imagjinatë të pasur me një gjuhë të varfër. Një shoqëri pa imagjinatë dhe pa gjuhë politike është ëndrra e çdo pushteti autoritar. Kësaj ëndrre të pushtetit ramist i shërben sot me zell berishizmi duke e transformuar debatin politik në një zhurmë që të vetmin parim organizues ka interesin e familjes Berisha.  

Natyrisht në këtë pikë berishistët do ta denoncojnë përsiatjen time si një farsë analtike, një analizë narko-kriminale dhe kriptoramiste në shërbim të regjimit. Si mund të jemi shërbëtorë të Ramës kur ne e urrejmë Ramën me shpirt? – do më thonë ata të revoltuar.

Dhe është e vërtetë që berishistët e urrejnë Ramën me shumë shpirt, ndonëse me shumë pak mendje. Urrejtja e tyre është e pastër, e sinqertë dhe aspak politike. 

Ata nuk urrejnë Ramën si fenomen politik. Nuk urrejnë autoritarizmin e Ramës, nuk urrejnë korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të tij aspak transparent, nuk urrejnë as mungesën e meritokracisë politike. Ata urrejnë individin Rama, përndryshe nuk do rreshtoheshin përkrah korrupsionit, arrogancës dhe autoritarizmit berishist.

Por urrejtja nuk të transformon në luftëtar të lirisë dhe aq më pak në kritik të një regjimi autoritar. Përkundrazi, ajo është ndjenja themelore që çdo shërbëtor i zellshëm ka përballë një padroni të fuqishëm, shpërfillës dhe arrogant. 

©Lapsi.al

The post Kajsiu replikon me Bushatin: Kush i shërben “regjimit” Rama? appeared first on Lapsi.al.

“Shqipëria narko-shtet”/ PPE pranon kërkesën e Berishës për të dërguar mision fakt-mbledhës

3 June 2025 at 18:03

Partia Popullore Europiane (PPE), veç Libanit dhe Moldavisë, ka vendosur të përfshijë edhe Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi. Ky vendim është marrë gjatë Asamblesë Parlamentare, pas kërkesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky i fundit, gjatë fjalës së tij, teksa denoncoi “farsën” e zgjedhjeve të 11 Majit, e konsideroi Shqipërinë […]

The post “Shqipëria narko-shtet”/ PPE pranon kërkesën e Berishës për të dërguar mision fakt-mbledhës appeared first on BoldNews.al.

Berisha në Asamblenë e PPE: Shqipëria i vetmi narko-shtet në Europë! Kërkojmë një mision fakt-mbledhës

3 June 2025 at 16:40

Sali Berisha së bashku me disa deputetë të PD-së, kanë marrë pjesë sot në Asamblenë Parlamentare të Partive Popullore Europiane (PPE), ku gjatë fjalës së tij, lideri demokrat ka denoncuar sërish atë që ai e konsideron si “farsë”, sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Berisha u shpreh se në në këto zgjedhje, i […]

The post Berisha në Asamblenë e PPE: Shqipëria i vetmi narko-shtet në Europë! Kërkojmë një mision fakt-mbledhës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌