Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Main stream

Fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” argëtohen në kamp veror, Koçiu: Mbështetje për një të ardhme të sigurt

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”, po kalojnë ditët e nxehta të verës në kampin veror për fëmijë, duke u larë në pishinë dhe duke u angazhuar në lojëra të ndryshme fizike apo edhe tavoline.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga momentet e bukura që po shijojnë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në kryeqytet. Koçiu u shpreh se këta fëmijë po shijojnë mes të qeshurave dhe lojërave, kampin veror të këtij sezoni.

“Kujdes, mbështetje dhe mundësi për një fëmijëri më të bukur dhe një të ardhme më të sigurt, për çdo fëmijë në sistemin tonë të mbrojtjes sociale”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Ky kamp veror për fëmijë është një mundësi e shkëlqyer për t’u argëtuar në ajër të pastër, mes lojërave në pishinë, lojërave sportive, akrobaci, atletike, apo në kërcim, recitim dhe lojërave të tavolinës..etj.

Mbështetja e fëmijëve në nevojë ka qenë ndër prioritetet e politikave të ndërmarra nga ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Shëndetësisë. Në fokus të politikave ka qenë riintegrimi në shkollë, asistencë në çdo kohë për të siguruar që çdo fëmijë të rritet në një mjedis familjar, duke mundësuar mirëqenien, zhvillimin dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqëri.

Qeveria ka mundësuar rreth 3,500 bursa për mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta sociale dhe ekonomike, nxënës në nevojë nga komunitetet rome dhe egjiptiane.

/e.i//a.f/

The post Fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” argëtohen në kamp veror, Koçiu: Mbështetje për një të ardhme të sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Koçiu: Tendat shëndetësore verore në shërbim të pushuesve në kalanë e Gjirokastrës

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Në këto ditë të nxehta vere, kujdesi për shëndetin nuk mungon as në zonat turistike me fluks të lartë vizitorësh dhe pushuesish, siç është edhe kalaja e Gjirokastrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se “ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë jo vetëm përgjatë vijës bregdetare, por edhe në zona të tjera turistike, si kalaja e Gjirokastrës, ku fluksi i vizitorëve është i lartë”.

“Tendat Shëndetësore Verore janë aty për të ofruar ndihmën e parë dhe kujdesin e nevojshëm, që pushimet tuaja të jenë të sigurta, pa shqetësime shëndetësore”, tha Koçiu, në një postim në rrjetet sociale.

Në vetëm një muaj pas hapjes, 12 410 qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura përgjatë bregdetit dhe zonave turistike.

Gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Nga tenda shëndetësore verore në kalanë e Gjirokastrës
1 nga 11

/e.i//r.e/

The post Koçiu: Tendat shëndetësore verore në shërbim të pushuesve në kalanë e Gjirokastrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu prezanton zv.ministren Majko: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin me energji të reja përpara

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu prezantoi sot Ina Majkon, e cila u emërua në pozicionin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministrja Koçiu tha se “në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin, gjithmonë me energji të reja përpara”, ndërsa falënderoi paraardhësin Niko Hyka për bashkëpunimin dhe gjithë kontributin e dhënë gjatë kohës në detyrë.

“Mirë se erdhe Ina Majko, suksese në këtë rrugëtim të ri si pjesë e ekipit tonë”, shkruan Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka dhe emërimin në këtë detyrë të Ina Majkos.

Ky vendim u mor në mbledhjen e qeverisë në datën 2 korrik, në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Edi Rama.

Zv.ministrja Majko është përfaqësuesja e parë e komunitetit rom në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit dhe do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.

/e.i/a.f/

The post Koçiu prezanton zv.ministren Majko: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin me energji të reja përpara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të  zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka dhe emërimin në këtë detyrë të Ina Majkos.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/k.s//r.e//a.f/

The post Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitarë të transformimeve në QSUNT

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ 124 mjekë të cilët fillojnë këtë vit specializimin 4-vjeçar në mjekësi, kanë nënshkruar sot kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ofruar shërbime shëndetësore në specialitete të ndryshme aty ku ka nevojë vendi pas përfundimit të studimeve.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi se “këtë vit nisin specializimin afatgjatë në mjekësi 253 mjekë nga të cilët 124 do nënshkruajnë një kontratë me MSHMS”.

Mjekët specializantë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për katër vite gjatë formimit të tyre do të marrin 80% të pagës së mjekut specialist, dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familje” dhe mjekësi urgjence”.

“Nisni sot rrugëtimin në një nga shërbimet kryesore të ofrimit të shërbimit shëndetësor që është QSUNT për dy nga specializimet që për ne si MSH në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë ia kemi dalë me sukses që të kemi edhe nga vjet, edhe nga sivjet prurje në këto degë që janë specialisti i mjekësisë së urgjencës dhe specialisti i mjekësisë familjare”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu pohoi gjatë fjalës së saj se për shkak të incentivave edhe të karakterit financiar, këta mjekë do të marrin pagë të plotë gjatë rrugëtimit të tyre afatgjatgë si specializantë, gjë që krijon bazën e premisës për të pasur në të ardhmen dy linja specialitetesh shumë të kërkuara, të domosdoshme dhe jetike në të gjitha strukturat shëndetësore dhe ato spitalore.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe tek transformimi i infrastrukturës shëndetësore dhe investimet në pajisje të teknologjisë së fundit duke përmirësuar dhe rritur shërbimet për qytetarët, por edhe krijimin e kushteve për stafet shëndetësore.

“Të gjithë ju do të jeni edhe dëshmitarë të transformimeve që QSUNT po merr dhe jetëson dita-ditës. Janë një sërë infrastrukturash spitalore të kësaj qendre që janë duke u rinovuar, si spitali i Kardiokirurgjisë që mbaron shumë shpejt dhe është një nga strukturat më bashkëkohore me ambiente dhe salla operatore të fjalës së fundit. Është spitali i djegie plastikës, i Psikiatrisë që do përfundojë së shpejti, është Pediatria Infektive që mbyll korpusin e spitalit pediatrik”, tha ajo.

Koçiu u shpreh se po krijohen të gjitha kushtet për mjekët shqiptarë që ta gjejnë Evropën këtu në Shqipëri.

“Ne po puojnë bashkërisht çdo ditë që nga MSHMS, Universiteti i Mjekësisë, strukturat tona shëdetësore. Të gjithë këtë punë do ta bëjmë bashkërisht. Duhet të jemi bashkë, një skuadër. Fakti që nënshkruajmë një kontratë së bashku, bën që ne të jemi mentoruesit dhe lobuesit tuaj më të mëdhenj”, theksoi Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu i uroi mjekët specializantë që rrugëtimin e tyre trevjeçar ta pasurojnë me eksperienca pozitive që do i rrisin profesionalisht, përtej materialeve që ata kanë mësuar në shkollë.

Mjekët e rinj kanë përzgjedhur të specializohen në fusha të ndryshme të mjekësisë, si pediatri, imazheri, anestezi-reanimacion, kardiologji, mjekë internistë, kirurgji e përgjithshme, pneumologji, sëmundje infektive, obstetri-gjinekologji, diagnoza me imazhe dhe mjekësi familje.

/e.i/j.p/

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë ceremonisë së zhvilluar në Q...
1 nga 6

/e.i/j.p/

The post 124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitarë të transformimeve në QSUNT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i 4-rt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit


TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Programi Kombëtar i Dezinsektimit është një nga masat kryesore që po ndiqet me rigorozitet për të garantuar ambient të sigurt dhe të pastër për parandalimin e sëmundjeve që transmetohen nga mushkonjat.

Për këtë qëllim, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini inspektoi nga afër procesin e dezinsektimit në vijën bregdetare të Gjirit të Lalëzit në Durrës.

Ministrja Koçiu theksoi se procesi i dezinsektimit po vijon të kryhet nga veriu në jug, ku në bashkëpunim me ekspertët po bëhet edhe vlerësimi i zonave potencial për grumbullimin e larvave të mushkonjave.

“Ekipet janë në terren për të vlerësuar dhe për të kryer procesin rast pas rasti. Ky është një proces që kryhet periodikisht çdo dy javë. Pasi bëhet një dezinsektim, vijnë ekipet që bëjnë vlerësimet nëse ka qenë efektiv procesi dhe ripërsëritet sipas nevojës”, vuri në dukje Koçiu.

Gjithashtu, ministrja solli në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe operatorët privatë për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe garantimin e shëndetit të popullatës.

Sipas saj, është e domosdoshme që edhe vetë bizneset që operojnë në zonat turistike të kryejnë këtë proces në ambientin ku operojnë.

“Secili biznes që operon në vijën bregdetare sidomos, do të duhet të marrin masa brenda zonës ku ushtron biznesin apo aktivitetin që të kryejnë vetë proceset dezinsektuese si dhe të mbajnë pastër ambientin ku operojnë nga papastërtitë dhe mbetjet, pasi në periudhën e verës për shkak të temperaturave të larta, patjetër që krijojnë problematika”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nga Gjiri i Lalëzit, ku po kryhet trajtimi i katërt i dezinsektimit, sikurse edhe në zonat e tjera të Durrësit.

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini sqaroi se “janë bërë deri tashmë 77 ha në këtë trajtim të katërt dhe ndërkohë mbi 6000 m2 bodrume, kanale, puseta dhe habitate të tjera”.

Procesi i dezinsektimit është shtrirë në gjashtë bashki të vendit në zonat turistike, parqe, kanale, pellgje, zona urbane, bodrume dhe puseta dhe do të vijojë në mënyrë periodike deri në fillim të muajit tetor, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të shëndetshëm.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe Drejtoresha e Institutit të Sh...
1 nga 5

/e.i//a.f//r.e/

The post Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i 4-rt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mjekë për Shqipërinë”, Koçiu: Katër mjeke të reja përforcojnë shërbimin në Vlorë

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot shembullin e katër të rejave që kanë aplikuar në portalin “Mjekë për Shqipërinë” pas përfundimit të studimeve për mjekësi dhe tashmë u janë bashkuar ekipeve shëndetësore në Vlorë.

Ministrja Koçiu shprehet se “katër mjeket e reja, kanë aplikuar në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, një proces që garanton transparencë dhe meritokraci”.

Ministrja Koçiu u ka uruar mjekeve të reja një rrugëtim të mbarë në shërbim të qytetarëve!

Njëherësh, mjekja Afërdita Baçi, e specializuar si gastrohepatologe, shpjegon se përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” ka aplikuar për pozicionin vakant të gastrohepatologes në spitalin rajonal Fier.

“Pasi kalova fazës e parë, sapo dhashë intervistën me gojë për këtë pozicion dhe jam në pritje për fazën e tretë”, tha ajo.

Ndërsa, mjekja tjetër Kristela Pepa thotë se pas përfundimit të studimeve për Mjekësi të Përgjithshme në Romë, vendosi që të kthehet në Shqipëri për t’u shërbyer qytetarëve në vendin e saj.

“Aplikova dhe u bëra pjesë e portalit “Mjekë për Shqipërinë” ku kalova fazën e parë të vlerësimit të dosjes. Pasi u informova për pikëzimin tani po bëj fazën e dytë të intervistës me gojë”, u shpreh Pepa.

Eni Llaka, është gjithashtu një tjetër mjeke e përgjithshme që shprehet se ka përfunduar studimet në vitin 2024. “Aplikova në portalin “Mjekë për Shqipërinë” për një vend pune.

“Mbarova fazën e parë dhe tani sa përfundova fazën e dytë të intervistës me gojë”, pohoi ajo.

Gjithashtu, një tjetër mjeke që u është bashkuar ekipeve shëndetësore është Erisa Hasani. Mjekja u shpreh se ka mbaruar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në shtator të vitit 2024. “Jam licensuar në mars 2025, më pas aplikova në portal për një vend punë në një NJVKSH (Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor) në Sarandë dhe tani jam në pritje të fazës tjetër”, tha ajo.

Gjatë vitit 2024 dhe deri më 31 mars 2025, përmes portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, janë punësuar 345 mjekë dhe 1575 infermierë.

Portali “Mjekë për Shqipërinë”, vjen si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend, duke garantuar që profesionistët e kualifikuar të kontribuojnë në kujdesin për pacientët.

/e.i/a.f/

The post “Mjekë për Shqipërinë”, Koçiu: Katër mjeke të reja përforcojnë shërbimin në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Tale, shërbim 24/7 për pushuesit

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Gjatë gjithë sezonit veror, turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas mund të marrin shërbim shëndetësor për çdo rast urgjence në 36 qendrat shëndetësore verore që janë në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se qendra shëndetësore verore në Tale të Lezhës është e hapur nga 1 qershori deri në 30 shtator, për të ofruar ndihmë për çdo nevojë apo urgjencë shëndetësore, si edhe për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e pushuesve gjatë sezonit veror.

Ministrja Koçiu pohoi se doktoreshë Regisa dhe infermiere Nertila ofrojnë çdo ditë shërbim në këtë qendër shëndetësore verore, duke u kujdesur për pushuesit vendas dhe të huaj që zgjedhin këtë plazh për të kaluar pushimet e tyre.

Mjekja e Përgjithshme, Regisa Ndoci shprehet se pas aplikimit te Operatori Qendror Shtetëror për të ofruar shërbim si mjeke e përgjithshme, ajo u punësua pranë qendrës shëndetësore verore Tale.

“Ne ofrojmë shërbime të ndryshme si mjekim plagësh, saturim, shërbime emergjente, reaksione, alergji të ndryshme. Qendra është e pajisur me të gjitha medikamentet dhe aparaturat e nevojshme mjekësore dhe është në shërbimin e duhur për emergjencat verore”, tha ajo.

Ndërsa, infermierja Nertila Gjinaj thotë se qendra është 24 orë hapur në shtatë ditë të javës dhe i vjen në ndihmë pushuesve dhe gjithë banorëve të zonës.

Përveç qendrave shëndetësore, Urgjenca Kombëtare do të vendosë në dispozicion të pushuesve 20 vendqëndrime fikse me autoambulanca në zonat më të frekuentuara turistike. Gjithashtu do të përdoren edhe motoambulancat, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e ndërhyrjeve mjekësore duke shmangur trafikun e rënduar të sezonit.

Këto qendra shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025 për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Tale, shërbim 24/7 për pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Shëngjin, ndihmë në çdo rast urgjence

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Gjatë sezonit turistik veror, 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug, janë në funksion të plotë për të garantuar shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se qendra shëndetësore verore në Shëngjin ndodhet në një nga plazhet më të frekuentuara të sezonit, e dedikuar për të ofruar kujdes dhe ndihmë të menjëhershme në çdo rast urgjence shëndetësore.

Sipas Koçiut, “në të gjithë bregdetin shqiptar, nga veriu në jug, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore që garantojnë shërbim mjekësor 24/7 për pushuesit vendas dhe të huaj, me ekipe të përkushtuara mjekësh dhe infermierësh”.

“Për çdo nevojë shëndetësore, jemi pranë jush”, shprehet Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Mjekja Erisa Biba, e angazhuar në këtë QSHV në Shëngjin thotë se ndihet e privilegjuar që punon në këtë qendër.

“Ne trajtojmë urgjencat verore, urgjencat që përfshijnë alergjinë, lezionet, etj. Kemi kryer matje tensioni, kemi trajtuar gjendje hipertermie, dhe jemi në gatishmëri të plotë edhe nga baza materiale për të trajtuar rastet e mbytjeve apo ato me kod të kuq”, thotë ajo.

Gjithashtu, disa pacientë shprehen të kënaqur që marrin shërbimet në këtë qendër shëndetësore, ndërsa shijojnë pushimet në bregdet.

Përveç qendrave shëndetësore, Urgjenca Kombëtare do të vendosë në dispozicion të pushuesve 20 vendqëndrime fikse me autoambulanca në zonat më të frekuentuara turistike. Gjithashtu do të përdoren edhe motoambulancat, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e ndërhyrjeve mjekësore duke shmangur trafikun e rënduar të sezonit.

Këto qendra shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025 për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Shëngjin, ndihmë në çdo rast urgjence appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shano për ATSH-në: Nevojat për gjak mbeten ende të larta, me një dhurim të vetëm përfitojnë tre persona

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Çdo vit, shtetet anembanë botës kremtojnë Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut. Edhe në Shqipëri, kjo ditë vjen jo vetëm si një thirrje për ndërgjegjësimin ndaj nevojave për gjak të sigurt, por edhe si një falënderim për dhuruesit vullnetarë të gjakut.

Dr. Viola Shano, Shefe e Mbledhjes dhe Përpunimit të Gjakut pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ), thotë në një intervistë për ATSH-në se në këtë ditë të rëndësishme falë angazhimit të dhuruesve vullnetarë, në 5 mujorin e parë të vitit 2025 janë kryer 4050 dhurime vullnetare, 979 dhurime më tepër ose 32% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Dr. Shano thotë se gjatë vitit 2024 u kryen 3071 dhurime vullnetare, në 5 mujorin e parë të vitit.

“Këto shifra tregojnë një ndërgjegjësim gjithmonë në rritje dhe një kulturë më të fortë solidariteti në shërbim të jetës. Rritja prej 32% në numrin e dhuruesve vullnetarë tregon qartë një ndërgjegjësim në rritje të qytetarëve shqiptarë për rëndësinë jetike të dhurimit të gjakut. Kjo reflekton besimin që publiku ka krijuar ndaj institucioneve shëndetësore dhe sensibilizimin në rritje për të ndihmuar pacientët në nevojë, sidomos ata me sëmundje kronike si talasemia”, cilësoi ajo.

Dr. Shano pohon faktin se “dhurimet e rregullta të gjakut ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të niveleve të hekurit në trup, veçanërisht tek burrat”.

“Kjo është treguar për të zvogëluar sëmundjen e zemrës. Megjithëse hekuri është një element thelbësor për funksionimin e duhur të trupit, hekuri i tepërt i akumuluar mund të çojë në dëmtime të tepërta oksiduese, e cila është fajtori kryesor i plakjes së parakohshme, sulmeve të zemrës, goditjeve në tru, etj”, tha Shano.

Shefja e Mbledhjes dhe Përpunimit të Gjakut QKTGJ-së thotë për ATSH se njerëzit duhet të dhurojnë vullnetarisht gjak pasi i ndihmon jo vetëm në shpëtimin e jetës së pacientëve në nevojë, por edhe kontrollojnë shëndetin e tyre përmes testimeve të vëna në dispozicion nga QKTGJ.

Ndër të tjera, Dr. Shano thekson se në vendin tonë mbetet ende të larta nevojat për gjak.

“Nevojat për gjak mbeten ende të larta, për shkak të rritjes së vazhdueshme të kërkesave nga spitalet dhe veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike si talasemia. Mesatarisht në ditë ne kemi nevojë për 100 njësi të dhuruara që në muaj do përktheheshin me 3000 dhurime. Kjo për faktin pasi na duhet të kemi sa më shumë gjak në dispozicion në mënyrë që çdo pacient të marrë grupin që i nevojitet”, cilësoi Shano.

Gjithashtu, Dr. Shano thotë se transfuzioni i gjakut nuk është një element jetëshpëtues vetëm tek të sëmurët me talasemi, por është jetik edhe në raste aksidentesh dhe ndërhyrje kirurgjikale, sëmundjeve kronike të gjakut sikurse janë anemitë e lindura si (talasemia, drepanocitoza), gjendje shëndetësore kritike që i dedikohen sëmundjeve të gjakut si leuçemitë, apo përdorimit të kimioterapive në rastin e të sëmurëve me kancer.

Sipas Dr. Shanos “të dhënat tregojnë se shumicën e dhurimeve të gjakut referuar gjinisë e përbëjnë burrat”. “Kjo ndodh për disa arsye, përfshirë kufizimet mjekësore që gratë kanë më shpesh, si nivele më të ulëta hemoglobine apo periudha të shpeshta të pamundësisë për të dhuruar për shkak të shtatzënive ose ciklit menstrual. Megjithatë, pjesëmarrja e grave është në rritje falë ndërgjegjësimit dhe edukimit mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut”, tha Shano.

Referuar të dhënave zyrtare nga QKTGJ, numri i personave që dhurojnë gjak për herë të parë ndryshon nga viti në vit, por mesatarisht rreth 35-40 % e totalit të dhuruesve vijnë nga kjo kategori.

“Ky është një tregues pozitiv për sensibilizimin dhe përfshirjen e brezave të rinj në dhurimin e gjakut, si dhe për punën e bërë në edukimin dhe promovimin e kësaj kauze jetike”, shtoi ajo.

Dr. Shano ndalet edhe te fushata sensibilizuese e qendrave lëvizëse të dhurimit të gjakut nëpër të gjithë Shqipërinë, një nismë kjo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Aktualisht  shpërndarja e dhurimeve të gjakut në qytetet e Shqipërisë është e përqëndruar kryesisht në qendrat urbane më të mëdha si Tirana, Durrësi,  Lushnja, Shkodra, Lezha, Elbasani, Korça, Vlora, Fieri ku janë më aktive njësitë e transfuzionit dhe ku organizohen më shpesh fushata dhurimi. Deri më tani kemi ndërmarrë fushata dhurimi tek Ministria e Mbrojtjes, të gjitha Bashkitë e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Universitetet”, nënvizoi Shano.

Sipas një kalendari dhe plani pune të hartuar nga QKTGJ-ja, projektet e radhës synojnë rritjen e qëndrueshme të dhurimeve vullnetare të gjakut duke nisur me kontaktin e të gjithë dhuruesve që të kthehen edhe njëherë tjetër brenda vitit që të dhurojnë gjak, organizimin e fushatave informuese në shkolla, universitete dhe institucione shtetërore, bashkëpunim me bashkitë dhe qendrat shëndetësore në qytete të ndryshme për dhurime të organizuara në terren duke qenë se kemi dhe sezonin e verës, rritjen e komunikimit përmes rrjeteve sociale dhe mediave për të promovuar rëndësinë e dhurimit të rregullt e periodik të gjakut.

“Në çdo institucion do bëhen traditë për dhurimin e gjakut dy data, një në 6 mujorin e parë dhe një në 6 mujorin e dytë në mënyrë që ta kthejmë në një zakon të qëndrueshëm dhe të vetëdijshëm për komunitetin shqiptar”, cilësoi ajo.

Dr. Shano ndan edhe një mesazh në këtë 14 qershor 2025, përpos falënderimit për dhuruesit vullnetarë të gjakut në të gjithë Shqipërinë.

“Më e rëndësishmja dhe më e vlefshmja është pa dyshim shpëtimi i jetës. Me një dhurim të vetëm, tre persona përfitojnë prej tij. Ky është përfitimi më i madh që mund të marrim nga të qenit dhurues i gjakut”, përfundon ajo.

Nga fushata të ndryshme të dhurimit të gjakut pranë QKTGJ
1 nga 2

/e.i/ /a.g/

The post Shano për ATSH-në: Nevojat për gjak mbeten ende të larta, me një dhurim të vetëm përfitojnë tre persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: 545 mjekë specialistë rikthyen shërbimet aty ku mungonin

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me një grup mjekësh specialistë, që sipas Koçiut kanë dhënë kontributin e tyre në spitalet publike, përmes kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas Koçiut, “shumë prej tyre zgjedhin të qëndrojnë edhe pas përfundimit të kontratës, duke forcuar shërbimet në qytete si Kukës, Vlorë, Lezhë, Durrës, Fier, Elbasan, Kurbin e Kuçovë”.

Ministrja Koçiu u shpreh se “545 mjekë të angazhuar me këtë model që nga 2019, duke rikthyer shërbime aty ku mungonin”.

“Vazhdojmë të investojmë në specializime për mjekësinë familjare dhe urgjencën, me mbështetje dhe mundësi punësimi pranë vendbanimit”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Këto programe specializimi, ofrojnë mundësi për zhvillimin profesional dhe përmirësimin e aftësive në trajtimin e emergjencave mjekësore dhe kujdesin parësor shëndetësor. Më herët, ministrja Koçiu është shprehur se qëllimi i MSHMS mbetet rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore pranë vendbanimit, duke përgatitur profesionistë të aftë dhe të specializuar në këto fusha të rëndësishme”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me një grup...
1 nga 8

/e.i/j.p/

The post Koçiu: 545 mjekë specialistë rikthyen shërbimet aty ku mungonin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QSHV në Shkëmbin e Kavajës, Koçiu: Alesia dhe Elda, çdo ditë në shërbim të pushuesve në bregdet

Tiranë, 12 qershor /ATSH/ Me nisjen e sezonit turistik 2025, në të gjithë vendin janë hapur 36 qendrat shëndetësore verore që do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë në shtatë ditë të javës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se gjatë këtij sezoni veror, në qendrën shëndetësore në Shkëmbin e Kavajës, mjekja Alesia dhe infermiere Elda do të jenë çdo ditë në shërbim të pushuesve në bregdetin e Durrësit, ndërsa ka falënderuar dy profesionistet e sistemit shëndetësor për përkushtimin.

Nga ana e saj, doktoreshë Alesia Preni, pjesë e QSHV te Shkëmbi i Kavajës, shprehet se u bë pjesë e kësaj qendre pas thirrjes së MSHMS për mjekë dhe infermierë pranë qendrave shëndetësore verore të hapura në të gjithë vendin.

“Situata paraqitet e qetë. Kemi pasur 40 vizita gjatë kësaj jave, ndërsa presim pacientë gjatë 24 orëve në shtatë ditë të javës”, thotë ajo.

Ndërsa, infermierja Elda Tusha thotë se prej tre vitesh punon pranë QSHV te Shkëmbi i Kavajës. “Përveç vizitave shëndetësore në qendër, ne ofrojmë edhe shërbimin në bregdet apo kudo ku pacientët ndodhen apo shfaqin një problematikë të caktuar”, pohon ajo.

Gjithashtu, edhe pushuesit në bregdetin e Durrësit, shprehen të kënaqur për shërbimin shëndetësor që marrin duke pushuar në plazh, ndërsa thonë se “Shqipëria ka ndryshuar për mirë”.

Këto qendra shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025 për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.

Gjatë periudhës 1 qershor 2024 deri në 30 shtator 2024 në këto qendra shëndetësore verore u realizuan 80 765 vizita mjekësore, ku 32% u kryen për shtetas të huaj.

/e.i/a.f/

The post QSHV në Shkëmbin e Kavajës, Koçiu: Alesia dhe Elda, çdo ditë në shërbim të pushuesve në bregdet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu apel për mbrojtjen nga i nxehti: Shëndeti vjen i pari

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Me rritjen e temperaturave gjatë stinës së verës, disa kategori të shoqërisë si fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna apo të sëmurët me diagnoza kronike janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për goditje nga i nxehti, dehidratimi dhe probleme të tjera shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot përmes një mesazhi të Eugena Tominit, Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, disa këshilla të vlefshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta që po na shoqërojnë këto ditë, ndërsa thekson faktin se “shëndeti vjen i pari”.

Nga ana tjetër, Drejtoresha e ISHP-së shprehet se stina e verës, ditët e nxehta, temperaturat e larta por edhe disa elementë të tjerë si goditja nga i nxehti e bëjnë shumë të rëndësishme kujdesin për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna gjatë sezonit të verës.

Tomini apelon që të eliminohen daljet në orët e pikut nga ora 11.00 deri në 18.00, si edhe të gjithë të sëmurët kronikë të ndjekin rekomandimit e mjekut të familjes dhe specialistit, për të evituar daljet sa më shumë në këtë orë.

“Të veshin rroba me ngjyrë të çelët, të pambukta dhe sa më lehtë. Të pimë ujë edhe nëse nuk kemi etje, sa më shumë lëngje gjatë kësaj stine. Nëse do duhet të parkoni makinën apo duhet të futeni në vende parkingu, nuk duhet t’i lini aty fëmijët e vegjël, si edhe moshën e rritur apo të tretë”, vijon Tomini.

Sipas Tominit, kujdes i shtuar duhet të tregohet edhe me ushqimet dhe zinxhirin e sigurisë ushqimore gjatë kësaj stine, ndërsa higjiena mbetet një tjetër faktor po kaq i rëndësishëm.

“Duhet të kemi kujdes për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, pasi kjo stinë sjellë edhe çrregullim të organizmit. Të kemi kujdes për veten dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin duke shijuar verën”, përfundon Tomini.

/a.f/

The post Koçiu apel për mbrojtjen nga i nxehti: Shëndeti vjen i pari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Gabriela la Italinë për të kontribuar në qendrën verore shëndetësore në Gjirokastër

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Gabriela është një infermiere shqiptare, që pas disa vitesh punë në Itali vendosi që të rikthehet në vendlindjen e saj, në Gjirokastër për t’ju bashkuar ekipit të mjekëve dhe stafit të profesionistëve pranë qendrës shëndetësore verore në kalanë e këtij qyteti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se Gabriela, vendosi që të rikthehej në vendin e saj jo për pushime, por për të dhënë kontributin si infermiere, aty ku ka më shumë nevojë.

Sipas Koçiut, “sot ajo është pjesë e Qendrës Shëndetësore Verore në Kala të Gjirokastrës, një qendër e re, në zemër të kalasë, ku çdo ditë trajtohen turistë me raste nga më të ndryshmet: nga një matje tensioni, te një EKG, deri te frakturat e lehta nga kalldrëmet karakteristike”.

“Gabriela është një nga dhjetëra profesionistët që prej 1 qershorit janë në terren, në 36 qendrat verore të hapura në të gjithë Shqipërinë. Ata nuk njohin vapë, lodhje apo ditë pushimi janë aty për njerëzit. Faleminderit, Gabriela”, thotë Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Gabriela shprehet në mesazh të sajin se e pa rikthimin në Gjirokastër si një mundësi të mirë punësimi në qytetin e lindjes, për t’i dhënë ndihmë turistëve të shumtë, por edhe banorëve dhe qytetarëve të zonës së kalasë së Gjirokastrës.

“Është kënaqësi t’i shërbesh turistit dhe komunitetit tënd”, thotë ajo.

Për herë të parë në Shqipëri, hartës së qendrave shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit u shtohen edhe tre qendra shëndetësore të pozicionuara në zonat turistike me interes të lartë fetar dhe kulturor, si kisha e Shna Ndout, kalaja e Gjirokastrës dhe kalaja e Beratit.

MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët do të zgjedhin për të kaluar pushimet në vendin tonë.

I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve.

The post Koçiu: Gabriela la Italinë për të kontribuar në qendrën verore shëndetësore në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qendra shëndetësore verore në Kalanë e Beratit, Koçiu: E aksesueshme përmes aplikacionit TEA

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Për herë të parë në Shqipëri, hartës së qendrave shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit u shtohen edhe tre qendra shëndetësore të pozicionuara në zonat turistike me interes të lartë fetar dhe kulturor, si kisha e Shna Ndout, kalaja e Gjirokastrës dhe kalaja e Beratit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte në qendrën shëndetësore verore në Kalanë e Beratit, e shoqëruar edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, si edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Ministrja Koçiu tha se për herë të parë, në zemër të trashëgimisë kulturore në Kalanë e Beratit është hapur qendra shëndetësore verore, në shërbim të vizitorëve vendas dhe të huaj gjatë gjithë sezonit turistik.

“E pajisur me staf mjekësor 24/7, kjo qendër do të garantojë ndërhyrje të menjëhershme dhe kujdes cilësor për turistët dhe banorët që zgjedhin të vizitojnë këtë simbol të historisë shqiptare”, tha Koçiu.

Sipas ministres Koçiu, falë bashkëpunimit edhe me Ministrinë e Turizmit, të gjitha qendrat shëndetësore verore do të jenë të aksesueshme përmes aplikacionit TEA, për t’i gjetur lehtësisht, kudo në Shqipëri.

Një prej mjekeve të kësaj qendre shëndetësore verore u shpreh se vitin e kaluar kishte 216 pozicione vakante, për të cilat aplikuan 300 persona, ndërsa këtë vit për 227 pozicione vakante kishte 600 aplikantë.

Nga ana e saj, ministrja Kumbaro pohoi se në aplikacionin TEA janë përfshirë numrat e Urgjencës Kombëtare, Policisë, ndërsa po integrohen edhe kontaktet e qendrave shëndetësore verore në të gjithë vendin.

Për kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo, kjo qendër shëndetësore është e rëndësishme për faktin se jo vetëm u vjen në ndihmë turistëve të shumtë që janë të pranishëm gjatë gjithë vitit për të vizituar nga afër Kalanë e Beratit, por edhe sepse ka edhe banorë të shumtë që mund të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në raste të problematikave me shëndetin e tyre.

MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët do të zgjedhin për të kaluar pushimet në vendin tonë.

I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve.

The post Qendra shëndetësore verore në Kalanë e Beratit, Koçiu: E aksesueshme përmes aplikacionit TEA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: 36 qendra shëndetësore verore të hapura në të gjithë vendin deri në shtator

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Nisja e sezonit turistik në të gjithë vendin, shoqërohet edhe me hapjen e qendrave shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj, për një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bën me dije se në të gjithë vendin tashmë janë hapur 36 qendra shëndetësore verore nga data 1 qershor dhe ato do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025.

Sipas Koçiut, këto qendra shëndetësore janë të “kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7”.

“Bashkë për një sezon turistik të shëndetshëm”, shkruan Koçiu, ndërsa 227 mjekë dhe infermierë u janë bashkuar qendrave shëndetësore verore në të gjithë Shqipërinë.

Vitin e kaluar 34 qendra shëndetësore verore ofruan shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave më të frekuentuara turistike të shpërndara gjeografikisht në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë periudhës 1 qershor 2024 deri në 30 shtator 2024 në këto qendra shëndetësore verore u realizuan 80 765 vizita mjekësore, ku 32% u kryen për shtetas të huaj. /j.p/

The post Koçiu: 36 qendra shëndetësore verore të hapura në të gjithë vendin deri në shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: 227 vende pune për mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Nisja e sezonit turistik në të gjithë vendin, shoqërohet edhe me hapjen e qendrave shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj, për një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka ripërsëritur sot thirrjen për mjekët dhe infermierët në Shqipëri, që të aplikojnë për vendet e hapura të punës në qendrat shëndetësore verore në vend.

Ministrja Koçiu pohon se tashmë janë hapur 227 vende pune për mjekë dhe infermierë që do t’i bashkohen qendrave shëndetësore verore në të gjithë Shqipërinë.

“Si çdo vit, këto qendra do të jenë në gatishmëri 24/7 për të garantuar kujdes shëndetësor për mijëra pushues vendas e të huaj”, shkruan Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Vitin e kaluar 34 qendra shëndetësore verore ofruan shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave më të frekuentuara turistike të shpërndara gjeografikisht në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë periudhës 1 qershor 2024 deri në 30 shtator 2024 në këto qendra shëndetësore verore u realizuan 80 765 vizita mjekësore, ku 32% u kryen për shtetas të huaj.

/a.f/r.e/

The post Koçiu: 227 vende pune për mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Rast suksesi në Spitalin Memorial Fier, pacientit i rikanalizohet ena e bllokuar e gjakut

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Ekipi mjekësor në Spitalin Memorial Fier, ka arritur që falë procedurës së trombektomisë, të bëjë një rikanalizim të plotë të enës së gjakut të bllokuar te një pacient 47 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila e ka konsideruar këtë një rast suksesi të realizuar në Spitalin Memorial Fier.

Ministrja Koçiu shprehet se pacienti 47 vjeçar u paraqit në urgjencë vetëm 3 orë pas shfaqjes së simptomave me pamundësi për të folur dhe për të lëvizur anën e majtë të trupit, shenja tipike të një goditjeje në tru.

“Falë reagimit të menjëhershëm të ekipit mjekësor dhe realizimit të procedures se trombektomisë, u arrit rikanalizimi i plotë i enës së gjakut të bllokuar”, thotë Koçiu.

Sipas Koçiut, “vetëm dy ditë pas ndërhyrjes, pacienti la spitalin pa asnjë deficit motor dhe kthehet në shtëpi në gjendje të shkëlqyer”.

“Ky është një tjetër shembull i fuqisë që ka bashkëpunimi, teknologjia moderne dhe përkushtimi i mjekëve tanë për të shpëtuar jetë”, pohon Koçiu.

The post Koçiu: Rast suksesi në Spitalin Memorial Fier, pacientit i rikanalizohet ena e bllokuar e gjakut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qendër e re Shëndetësore në Laprakë, Koçiu: Shërbime pranë vendbanimit për rreth 5 mijë banorë të rrugës “Josif Pashko”

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Një qendër e re shëndetësore është hapur për banorët e Njësisë 11 në Laprakë, një bashkëpunim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Kishën Katolike.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga drejtoresha e OSHKSH, Jeta Deda dhe drejtori rajonal i OSHKSH Tiranë, Lorenc Hashorva, panë nga afër ambientet e reja të kësaj qendre në rrugën “Josif Pashko”, ku do mund të marrin shërbime shëndetësore më të shpejta dhe më të aksesueshme rreth 5 mijë banorë të kësaj zone.

Me hapjen e qendrës së re, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime shëndetësore vetëm 3 minuta larg nga banesat e tyre pa patur nevojë të shkojnë në Qendrën Socio-Shëndetësore Nr. 7 në Laprakë.

Ministrja Koçiu theksoi se “kjo qendër shkurton distancën e marrjes së shërbimeve shëndetësore për banorët e Unazës” si dhe nënvizoi se “në këtë strukturë do të ofrohen edhe shërbime të shtuara në aspektin social”.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin me Kishën Katolike e cila mundësoi vënien në dispozicion të godinës.

“Kjo mundësi që na dhatë për t’i shërbyer 5000 qytetarëve që marrin shërbim në këtë pikë të sapohapur është një mundësi fantastike. Një falenderim edhe për ju që e bëtë të mundur, sepse vërtet i shërben të gjithë komunitetit”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Ndërsa drejtori rajonal i OSHKSH Tiranë, Lorenc Hashorva sqaroi se “në këtë qendër do të ofrohet shërbimi i mjekut të familjes për të gjithë grup-moshat, kryerja e analizave të kontrollit mjekësor bazë, injeksione dhe vaksinat”.

Nga ana tjetër, kjo qendër jo vetëm do të mundësojë shërbime socio-shëndetësore të dedikuara, por edhe do të ndikojë në reduktimin e fluksit në Qendrën Socio-Shëndetësore Nr. 7 në Laprakë duke rritur më tej cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në qendrën e re shëndetësore në La...
1 nga 9

/r.e/

The post Qendër e re Shëndetësore në Laprakë, Koçiu: Shërbime pranë vendbanimit për rreth 5 mijë banorë të rrugës “Josif Pashko” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu në Akademinë Ndërkombëtare të Tuberkulozit: Trajtim i pacientëve sipas protokolleve evropiane

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka marrë pjesë sot në Akademinë Ndërkombëtare të Tuberkulozit, që u mbajt për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”.

Sipas Koçiut, në këtë aktivitet morën pjesë ekspertë dhe profesionistë nga e gjithë bota, ndërsa ministrja e cilësoi këtë një event të rëndësishëm ndërkombëtar, që vlerëson kontributin e mjekëve dhe forcon bashkëpunimin në luftën kundër tuberkulozit.

Ministrja Koçiu u shpreh se “akademia synon të fuqizojë kapacitetet profesionale të brezit të ri të mjekëve dhe kërkuesve shkencorë, përmes shkëmbimit të njohurive, trajnimeve dhe praktikave më të mira evropiane në diagnostikim, trajtim dhe menaxhim të Tuberkulozit”.

“Kjo eksperiencë do të shërbejë në përmirësimin e mënyrës së diagnostikimit, trajtimit dhe ndjekjes së të sëmurëve me tuberkuloz, sipas protokolleve të përbashkëta evropiane”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Albana Koçiu në Akademinë Ndërkombëtare të Tuberkulozit
1 nga 8

/a.f/

The post Koçiu në Akademinë Ndërkombëtare të Tuberkulozit: Trajtim i pacientëve sipas protokolleve evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌