Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Euro humb vlerë përballë lekut, ndikon fluksi turistik në sezonin veror

By: fra nc
11 July 2025 at 15:44

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane.

Sipas ecurisë së kursit në kursin e këmbimit, në sezonin veror ajo ka humbur vlerë përballë lekut.

Në grafikun që ilustron Banka së Shqipërisë prej datës 1 korrik, një euro është këmbyer me 97 lekë duke pësuar një zhvlerësim konstant, por minimal.

Por nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është dobësuar me më shumë se 3 pikë.

Në 10 ditët e para të korrikut të viti të kaluar një euro është këmbyer mbi 100 lekë. Banka e Shqipërisë e lidh këtë tendencë të forcimit të lekut me shtimin e eurove në qarkullim nga turizmi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në muajt e parë Shqipëria priti 3.4 milion shtetas të huaj.

Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja dhe paratë që dërgojnë emigrantët si remitanca.

Ndërsa vetëm në 5 muaj trasaksionet në euro në ekonominë shqiptare arritën vlerën 2.4 miliardë euro. Këto shifra konfirmojnë vlerën e lartë të monedhës europiane në ekonominë shqiptare në një kohë që euro qëndron nën kufijtë e 98 lekëve.

Por pavarësisht këtyre luhatjeve duket se tregu i brendshëm valutor është futur në një normalitet të ri, pasi gradualisht po zbehen edhe luhatjet e forta sezonale në këmbimin e euros me lekun.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Euro humb vlerë përballë lekut, ndikon fluksi turistik në sezonin veror appeared first on Euronews Albania.

“OSHEE shton investimet në zonat turistike”, Enea Karakaçi: Rrjet i ri energjetik nga Himara në Theth

By: Rovena
9 July 2025 at 14:30

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po zgjeron ndjeshëm investimet në infrastrukturën energjetike përgjatë zonave turistike bregdetare dhe malore të vendit, në funksion të përballimit të fluksit të vizitorëve dhe garantimit të furnizimit pa ndërprerje gjatë sezonit veror.

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në një intervistë për “Money Report” në ABC Neës, njoftoi se vetëm në zonën e Himarës dhe Livadhit po instalohen 12 kabina të reja elektrike, ndërsa po ndërhyhet edhe në Jalë, Dhërmi, Ksamil, Spille dhe Velipojë.

Investimet nuk ndalen as në zonat malore, ku për vitin 2025 parashikohet një projekt i rëndësishëm energjetik që do të shtrihet nga Boga deri në Lëpushë dhe Theth. Sipas Karakaçit, synimi është që infrastruktura energjetike të ecë paralel me zhvillimin e turizmit në vend.

“Jemi duke futur në Himarë dhe zonën e Livadhit 12 kabina elektrike me 20 kilovotsh, që ne të jemi të përgatitur që të mos kemi problematika. Do të fusim edhe kabinat e Jalës në zonën e Himarës, që do të jap cilësinë e furnizimit. Në zonën e Dhërmiut është futur rrjet kabllor nëntokësor. Kemi një linjë të dytë kabllore në Ksamil, që po ashtu i japin një zgjidhje kësaj zone bregdetare. Javës tjetër fusim një linjë tjetër të re dhe në zonën e Spillesës dhe stacioni i Velipojës, një tjetër investimi. Nuk kemi lënë asnjë vend të mënjanuar. Në planin e investimeve për vitin 2025 kemi planifikuar një investim shumë të rëndësishme që prek Bogën e shkon deri në Lëpushë, gjithashtu kërkojmë që t’i japim një zgjidhje edhe zonës së Thethit. Po përpiqemi që të jemi në të njëjtin hap me kohë dhe investimet turistike në vend”, tha Enea Karakaçi./abcnews.al

“Rritet ndjeshëm konsumi i energjisë”, administratori i OSHEE: Turizmi ka sjellë pikun e ngarkesës, një mijë punonjës në terren

By: Rovena
9 July 2025 at 14:26

Gjatë sezonit turistik, Shqipëria përjeton kulmin e konsumit të energjisë elektrike, një fenomen që po shndërrohet në trend të përvitshëm, paralel me rritjen e numrit të vizitorëve dhe temperaturave të larta.

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në një intervistë për “Money Report” në ABC News, theksoi se konsumi gjatë muajve të verës ka arritur në vlera “marramendëse”, duke tejkaluar madje edhe netët festive të fundvitit apo ditët e acarta të janarit.

Përballë kësaj situate, OSHEE ka angazhuar mbi 1 mijë punonjës në terren dhe ka vënë të gjitha strukturat në gatishmëri për të siguruar furnizimin e pandërprerë, veçanërisht në zonat turistike dhe në Tiranë.

“Kemi dy tre vite tashmë që situata e konsumit në Shqipëri ka ndryshuar për shumë shkaqe. Pikun e konsumit konsiderohet nata e Vitit të Ri dhe ditët e ftohta të Janarit. Por, ajo që kemi vënë re është se ne kemi një kulm të konsumit energjik gjatë sezonit turistik.

Ky lloj konsumi zgjat për 2-3 muaj. Janë vlera marramendëse, Ne kemi marrë masat që të gjitha strukturat të jenë në funksion të plotë në territor, një mijë punonjës janë në gatishmëri në terren. Zonat turistike janë ato që kanë konsumin më të lartë, por edhe Tirana, nuk mbetet mbrapa.

Konsumi i lartë dhe temperaturat e larta shkaktojnë një gjendje “depresive” për të gjitha pajisjet elektrike, gjithashtu çdo pajisje e jona vihet në një lloj presioni. Nuk kemi pasur problematika të shtuara, por e rëndësishme është që të ndërhyjmë në kohën e duhur”, tha administratori i OSHEE-së./abcnews.al

Britanikët preferojnë Sarandën/ Vitet e fundit, interes i shtuar nga turistët ishullorë

By: Rovena
7 July 2025 at 14:36

Pushimet në jug të Shqipërisë e sidomos në Sarandë, po kthehen në të preferuarat për Britanikët. Turistet ishullorë duken qartazi të surprizuar nga bregdeti shqiptar dhe vete Saranda. Kjo e re ka mbërritur nga Anglia së bashku me disa miq të saj dhe duket se po befasohet për mirë.

“Është me të vërtetë shumë bukur, por ne jemi të surprizuar sesi ndryshon dhe merr tjetër ritëm jeta e natës. Ditën është kaq bukur, plot me familjarë, ka një shkëlqim me kaq shumë njerëz, ndërsa mbrëmja merr tone rinore. Është shumë këndshëm dhe të gjithë janë kaq të dashur. Jam nga Anglia dhe do të qëndroj për 3 ditë”, tha një pushuese.

Ky çift anglezësh ishin në një lokal në Korfuz kur dëgjuan për afërsinë me Sarandën dhe nuk e menduan dy herë për ta vizituar.

Me përshtypje të mira për plazhet dhe restorantet ata thonë se do të duhet të presin një tjetër biletë për tu rikthyer e shijuar qytetin më gjatë.

“Dëgjuam për herë të parë për Sarandën në një kafe gjatë pushimeve, lexuam dhe pame rreth kësaj dhe na u duk shume këndshëm, dhe thamë eja të shkojmë. Është shumë pastër këtu, shumë restorante të mira, plazhe të mira, vend miqësor, gjithçka shumë mirë”, shtoi një tjetër.

“Shumë këndshëm, shumë kozmopolit, bare, restorante të këndshëm. Do më pëlqente shumë të kthehesha për të ndenjur më gjatë, por në Angli i kemi të pakta fluturimet direkte me Shqipërinë”, u shpreh një pushues.

Turistët britanik po përbëjnë një pjesë të mirë prenontimeve në Sarandë në tre vjeçarin e fundit. Plazhet, temperaturat dhe çmimet janë arsyet se përse shkojnë në qytetin jugor, ndërsa për operatorët vendas turistët anglez konsiderohen turist që konsumojnë./abcnews.al

 

Sekuestrohen 1230 çadra e shezlongë, lirohen 9 hapësira publike në Vlorë e Shkodër

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Në kuadër të zbatimit të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, prej 2 javësh, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara me fokus: Garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe urbane; Garantimin e perimetrit të sigurisë në plazhe; Parandalimin e ndotjes akustike; Parandalimin e ndotjes së mjedisit; Lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme.

Policia njoftoi sot se “operacioni po zhvillohet në të gjithë territorin bregdetar, ku janë identifikuar raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë, të ndotjes akustike, të ndotjes së mjedisit dhe të zënies së paligjshme të hapësirave publike të destinuara për plazhe publike, nga pronarë apo administratorë subjektesh private”.

Policia ka bërë edhe një bilanc dyjavor të operacioneve të zhvilluara.

Nga Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, falë koordinimit të punës me patrullat e rendit përgjatë vijës bregdetare, janë evidentuar gjithsej 16 raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë, 5 nga të cilat janë denoncuar edhe nga qytetarët, në rrjete sociale. Për këto raste, nga Velipoja në Ksamil janë bllokuar 16 mjete lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe) dhe drejtuesit e tyre janë ndëshkuar secili, me masën administrative 100 000 lekë.

Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, janë sekuestruar 1230 komplete me çadra dhe shezlongë, nga Durrësi në Sarandë. Për këto raste janë proceduar penalisht 27 shtetas, për zënien e paligjshme të plazheve publike.

Gjithashtu, janë liruar 9 hapësira publike, 8 prej të cilave në Vlorë dhe 1 në Shkodër, që shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme, kryesisht për parkim, kundrejt fitimit. Për këto raste janë proceduar penalisht 14 shtetas.

Në qendrat urbane, Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, po vijojnë lirimin e trotuareve dhe të vijave të bardha të zëna nga automjete të parkuara në kundërshtim me ligjin. Janë ngritur me karrotrec, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, dhe janë bllokuar në pikat e bllokimit, 98 automjete dhe 34 motomjete që ishin parkuar në vijat e bardha apo në trotuareve.

Për ndotjen akustike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me aparatura matëse të certifikuara. Deri tani janë proceduar penalisht 15 shtetas, për tejkalim të kufijve të lejuar të zhurmës, kryesisht në zonat turistike. Gjithashtu, janë bllokuar  në disa qytete, kryesisht  në Tiranë dhe në Vlorë, 72 automjete dhe motomjete që gjeneronin zhurmë.

Janë evidentuar 11 raste të ndotjes së mjedisit tokësor dhe ujor, për të cilat janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë, në Vlorë, Tiranë, Lushnjë dhe Shkodër.

Policia e Shtetit apelon: Pronarët/administratorët e lokaleve në zonat bregdetare, të mos zënë hapësira publike dhe të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës, përndryshe do të përballen me masa administrative dhe penale; Drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë mbi trotuare apo vija të bardha, pasi mjetet e konstatuara në shkelje do të bllokohen dhe do të transportohen me karrotrec në pikat përkatëse të bllokimit.

/m.q//r.e//a.f/

The post Sekuestrohen 1230 çadra e shezlongë, lirohen 9 hapësira publike në Vlorë e Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sezoni turistik, Policia e Lezhës kontrolle për zhurmat në Shëngjin

By: M C
6 July 2025 at 21:11

Në kuadër të masave për garantimin e një sezoni turistik veror të sigurt dhe të qetë, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka intensifikuar kontrollet në terren për parandalimin dhe ndëshkimin e ndotjes akustike.

Operacioni, i fokusuar kryesisht në zonën turistike të Shëngjinit, por i shtrirë në të gjithë vijën bregdetare dhe zonat e frekuentuara, synon të sigurojë një mjedis paqësor për pushuesit vendas e të huaj dhe për vetë banorët.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit bën të ditur se, strukturat e sigurisë publike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë kryer verifikime dhe matje të nivelit të zhurmave në një sërë subjektesh private, si bare, restorante dhe klube nate.

Për të garantuar saktësinë dhe zbatimin rigoroz të ligjit, ekipet e policisë kanë përdorur pajisje të certifikuara për matjen e zhurmës, duke ndjekur procedura të standardizuara.

Këto veprime bazohen në kuadrin të Ligjit “Për administrimin e zhurmës në mjedis” dhe në udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Turizmit, të datës 15 nëntor 2023.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga verifikimet e kryera deri më tani, të gjitha subjektet e kontrolluara kanë rezultuar në përputhje me normat e lejuara të zhurmës. Gjithashtu, është konstatuar respektimi i fashës orare të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të jashtme, e cila është e përcaktuar nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Lezhës bën me dije se këto kontrolle nuk do të jenë sporadike, por do të vijojnë me intensitet të lartë gjatë gjithë sezonit turistik në të gjithë territorin e qarkut.

Policia fton qytetarët dhe pushuesit të bëhen partnerë në këtë përpjekje, duke denoncuar çdo rast të shkeljes së ligjit apo ndotjes akustike, me garancinë për një reagim të menjëhershëm, profesional dhe të vendosur nga strukturat policore.

The post Sezoni turistik, Policia e Lezhës kontrolle për zhurmat në Shëngjin appeared first on Albeu.com.

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore! Task Forcë për sezonin turistik

5 July 2025 at 13:18

Pas vizitës së kryeministrit, Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të qetë dhe efikas.

Mësohet se ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu do të pozicionohet në qytetin e Vlorës, ku sipas burimeve do të angazhohet së bashku me strukturat e bashkisë dhe ato qendrore për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Mësohet se Vengu ka kërkuar që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar fluksin e turistëve dhe për të përballuar çdo situatë që mund të paraqitet gjatë muajve të nxehtë të verës.

Lidhur me këtë, burimet bëjnë me dije se do të ngrihet një Task Forcë e posaçme për muajt korrik dhe gusht, teksa në bashkëpunim me të gjithë deputetët e Vlorës do të ndahen edhe prioritetet e punës në tre drejtime kryesore duke përfshirë edhe të gjitha strukturat vendore dhe qendrore, të cilat konsistojnë tek:

Pastrimi dhe mjedisi: Strukturat e bashkisë dhe ndërmarrjet përkatëse do të angazhohen për të siguruar standardet e duhura të pastërtisë në zonat urbane, bregdetare dhe turistike. Do të ketë monitorim të vazhdueshëm dhe ndërhyrje të menjëhershme në rastet e problematikave.

Mirëmbajtja e infrastrukturës: Rrugët, ndriçimi publik, hapësirat publike dhe plazhet do të jenë nën vëmendje të vazhdueshme. Ndërhyrjet do të jenë të përditshme për të shmangur çdo problematikë që mund të cenojë imazhin e qytetit.

Siguria dhe shëndeti: Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe strukturat shëndetësore duhet të jenë në gatishmëri maksimale për forcimin e parametrave të sigurisë, sidomos në zonat me prani të lartë turistike.

Burime bëjnë me dije se pas takimit që Rama bëri në Vlorë, deputetët e zgjedhur në qarkun e Vlorës duhet të intensifikojnë qëndrimin në zonat e tyre, madje të jenë sa më shumë pranë qytetarëve për çdo problem që ata mund të kenë.

Sipas burimeve administrata qendrore dhe vendore do të jenë në gatishmëri edhe fundjavave për porositë e lëna. Mësohet se Pirro Vengu, Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe deputetët e tjerë do të organizojnë takime të shpeshta për të analizuar edhe performancën e çdo drejtuesi, nëse është i duhuri për atë institucion apo duhet ndërruar, në mënyrë që për qytetarët të jenë sa më afër dhe me zgjidhje konkrete. /Tch/

The post Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore! Task Forcë për sezonin turistik appeared first on Telegrafi.

Disa lagje të Vlorës pa ujë në mes të sezonit turistik

1 July 2025 at 20:03

Në kulmin e sezonit turistik, Vlora vuan ende mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Disa prej lagjeve të qytetit mbeten më problematike, të cilat prej 30 vitesh nuk furnizohen me uijë. Në çezmat e banorëve të lagjes Partizani nuk ka ujë. Banorët shprehen se ankesat e tyre të përsëritura, nuk kanë marrë ende zgjidhje. […]

The post Disa lagje të Vlorës pa ujë në mes të sezonit turistik appeared first on BoldNews.al.

Nisin kontrollet e përbashkëta/ Policitë e Shqipërisë dhe të Kosovës, bashkëpunim gjatë sezonit turistik

By: Rovena
1 July 2025 at 15:47

Nga pika kufitare e Morinit e në të gjitha akset rrugore që të çojnë drejt bregdetit, policitë rrugore të Shqipërisë e Kosovës, nga një korriku do të monitorojnë përmes patrullave të përbashkëta të lëvizshme, por edhe stacionere.

Pas nënshkrimit të memorandumit nga krerët e policisë së dy shteteve, në Morinë u takuan drejtuesit e policisë rrugore për të konkretizuar zbatimin e këtij memorandumi.

Bashkëpunimi ka nisur prej vitesh në kuadër të marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare me kohëzgjatje deri në fund të muajit shtator, që përkon dhe me pikun e fluksit të lëvizjeve në akset rrugore gjatë sezonit turistik./abcnews.al

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga bajpasi i Vlorës

30 June 2025 at 13:28

Bajpasi i Vlorës që prej hapjes së tij tre vjet më parë lehtëson qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky bajpas, i cili është ndërtuar me standardet më të mira dhe parametrat më të lartë të sigurisë.

Rruga e re me gjatësi 29 km vlerësohet një ndër segmentet me ndikimin më të lartë turistik që ka ndikuar ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.

Bajpasi nis nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Rruga anashkalon Kaninën në pjesën perëndimore mbi Vlorë, në një nivel rreth 300 m nën kështjellë, nga ku ofron pamje spektakolare përgjatë gjirit të Vlorës.

Në çdo 1.5 kilometër të kësaj rruge janë krijuar vendpushimi për automjetet.

Me përfundimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore, e gjithë zona është kthyer në një superdestinacion turistik, me infrastrukturë të nivelit evropian. /ATSH/

The post Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga bajpasi i Vlorës appeared first on Telegrafi.

‘Starti’ i sezonit turistik/ Doktoresha na vjen në ndihmë se çfarë duhet të marrim me vete në pushime

24 June 2025 at 21:37

E ftuar në një studio televizive, mjekja alergologe Alkerta Ibranji tha se ky kit është veçanërisht i rëndësishëm për familjet me fëmijë, të cilat janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve në stilin e jetesës dhe të ushqyerit.

Me nisjen e sezonit turistik mjekët këshillojnë që çdo person të jetë i pajisur me një kit emergjence gjatë pushimeve. Ibranji shtoi se medikamentet që nuk duhet të mungojnë në pushime janë Utrakorteni dhe paracetamoli.

Alkerta Ibranji:

“Këtë emergjence duhet ta kenë të gjithë me vete. Dihet se kush është me fëmijë është më i alarmuar, sepse ka ndjeshmërinë e sigurisë së fëmijës. Në kitin e tyre mjekësor patjetër që duhet të ketë një paracetamol në formë shurupi.

Patjetër, trisolët, zëvendësuesit e kripërave, në rast të ndryshimit të të ushqyerit. Me patjetër duhet të jetë një loperamid, që ndihmon në frenimin e diarresë. Kur flasim për pushime, kjo do të thotë ndryshim stili të ushqyerit. Të paktën 70% e turistëve janë të përgatitur për këtë pjesë. Diçka tjetër që duhet të kenë me patjetër në çantën e medikamenteve është një Ultracorten, që është një antialergjik”.

The post ‘Starti’ i sezonit turistik/ Doktoresha na vjen në ndihmë se çfarë duhet të marrim me vete në pushime appeared first on Sot News | Lajme.

Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i 4-rt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit


TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Programi Kombëtar i Dezinsektimit është një nga masat kryesore që po ndiqet me rigorozitet për të garantuar ambient të sigurt dhe të pastër për parandalimin e sëmundjeve që transmetohen nga mushkonjat.

Për këtë qëllim, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini inspektoi nga afër procesin e dezinsektimit në vijën bregdetare të Gjirit të Lalëzit në Durrës.

Ministrja Koçiu theksoi se procesi i dezinsektimit po vijon të kryhet nga veriu në jug, ku në bashkëpunim me ekspertët po bëhet edhe vlerësimi i zonave potencial për grumbullimin e larvave të mushkonjave.

“Ekipet janë në terren për të vlerësuar dhe për të kryer procesin rast pas rasti. Ky është një proces që kryhet periodikisht çdo dy javë. Pasi bëhet një dezinsektim, vijnë ekipet që bëjnë vlerësimet nëse ka qenë efektiv procesi dhe ripërsëritet sipas nevojës”, vuri në dukje Koçiu.

Gjithashtu, ministrja solli në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe operatorët privatë për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe garantimin e shëndetit të popullatës.

Sipas saj, është e domosdoshme që edhe vetë bizneset që operojnë në zonat turistike të kryejnë këtë proces në ambientin ku operojnë.

“Secili biznes që operon në vijën bregdetare sidomos, do të duhet të marrin masa brenda zonës ku ushtron biznesin apo aktivitetin që të kryejnë vetë proceset dezinsektuese si dhe të mbajnë pastër ambientin ku operojnë nga papastërtitë dhe mbetjet, pasi në periudhën e verës për shkak të temperaturave të larta, patjetër që krijojnë problematika”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nga Gjiri i Lalëzit, ku po kryhet trajtimi i katërt i dezinsektimit, sikurse edhe në zonat e tjera të Durrësit.

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini sqaroi se “janë bërë deri tashmë 77 ha në këtë trajtim të katërt dhe ndërkohë mbi 6000 m2 bodrume, kanale, puseta dhe habitate të tjera”.

Procesi i dezinsektimit është shtrirë në gjashtë bashki të vendit në zonat turistike, parqe, kanale, pellgje, zona urbane, bodrume dhe puseta dhe do të vijojë në mënyrë periodike deri në fillim të muajit tetor, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të shëndetshëm.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe Drejtoresha e Institutit të Sh...
1 nga 5

/e.i//a.f//r.e/

The post Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i 4-rt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sezoni turistik/ Gjobitet me 1 mln lekë drejtuesi i skafit, lundroi në zonë të ndaluar të bregdetit

23 June 2025 at 09:44

Një 32-vjeçar është gjobitur me 100 000 lekë të rinj pasi lundroi në një zonë të ndaluar në bregdetin e Velipojës. Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se kanë bërë gjithashtu edhe bllokimin e mjetit lundrues.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, në zonën e Velipojës, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar drejtuesin e mjetit, shtetasin A. M., 32 vjeç, dhe kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues.

Drejtuesit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare i vendosën masën administrative prej 100 000 lekësh të rinj, në bazë të ligjit nr. 43/2020, neni 24, germa “c”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me përpikëri rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë së përcaktuar për pushuesit në plazhe.

 

The post Sezoni turistik/ Gjobitet me 1 mln lekë drejtuesi i skafit, lundroi në zonë të ndaluar të bregdetit appeared first on Sot News | Lajme.

Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda, publikohet plani i masave për sezonin turistik

By: Elva
17 June 2025 at 12:30

Me nisjen e sezonit turistik që ka nga 16 qershori e deri më 15 shtator, do të kufizohet transporti i mjeteve të rënda për transport mallrash në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar. Policia e shtetit njofton se sa i përket plazheve, do të ketë patrullime të punonjësve që më biçikleta, dhe do të […]

The post Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda, publikohet plani i masave për sezonin turistik appeared first on BoldNews.al.

Sezoni turistik/ Pezullohen ndërtimet në Himarë, zbulohet urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo (Foto)

16 June 2025 at 13:34

Urdhri vlen për të gjitha subjektet që kanë leje ndërtimi nga Bashkia. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik.

Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe mbulimin e objekteve me materiale estetike, për të krijuar një ambient të këndshëm për pushuesit vendas dhe të huaj. Gjithashtu, ato janë të detyruara të rikthejnë në gjendjen e mëparshme zonat ku kanë ndërhyrë në rrjetet e ujësjellësit, komunikacionit dhe rrugëve.

Zbatimi i këtij urdhri do të monitorohet nga Drejtoria e Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

The post Sezoni turistik/ Pezullohen ndërtimet në Himarë, zbulohet urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Dredha: Çadra falas nga bashkia Vlorë në stacionet e plazheve publike

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Në stacionet e plazheve publike të ngritura në Vlorë, këtë vit do të ketë edhe çadra të dedikuara për turistët dhe banorët e qytetit, të ofruara falas nga bashkia.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në një prononcim për mediet, tha se këtë vit përveçse ka hapësira më të shtuara të plazheve publike, do të ketë edhe çadra falas për qytetarët dhe turistët e huaj që mbushin plazhet çdo ditë e çdo orë deri në perëndimin e diellit.

“Sot, kemi vendosur në funksion projektin për ofrimin e çadrave falas për ata që zgjedhin t’i kalojnë pushimet në këtë pjesë të plazhit të Lungomares sonë. Por, ka edhe vende të tjera ku ne ofrojmë hapësira dhe plazhe publike, siç dihet 30% e vijës bregdetare janë hapësira publike”, tha Dredha, ndërsa shtoi se ka stacione plazhi publike me çadra falas edhe në Radhimë, Orikum, edhe në plazhin e Zvërnecit.

“Do të ketë çadra falas të ofruara nga bashkia, si edhe tabela identifikuese që njerëzit të kenë informacion përpara se t’i frekuentojnë këto plazhe. Do të jetë një ofertë më e mirë për të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet në stacione publike plazhi”, pohoi Dredha.

Këtë vit është parashikuar që në qarkun e Vlorës të ketë 973 stacione plazhi publike, ndërsa sipas rregullores së vendosur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është vendosur që në 1 km vijë bregdetare 300 metra të jenë plazh publik. /e.i/j.p/

The post Dredha: Çadra falas nga bashkia Vlorë në stacionet e plazheve publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sezoni turistik/ Finalizohet operacioni policor ‘Plazhi i lirë’, pushuesit pushtojnë çadrat në mënyrë të paligjshme…

13 June 2025 at 09:55

Lirohen hapësira në plazhin e Golemit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme nga pushuesit. Sekuestrohen 70 komplete me çadra dhe shezlongë.

Kavajë

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Si rezultat i kontrolleve, në plazhin e Golemit, u konstatuan dhe u hoqën 70 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur nga qytetarët, pa lejen përkatëse.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

The post Sezoni turistik/ Finalizohet operacioni policor ‘Plazhi i lirë’, pushuesit pushtojnë çadrat në mënyrë të paligjshme… appeared first on Sot News | Lajme.

Sezoni turistik/ Policia vijon me aksionin, për lirimin e plazheve publike, reagon Kryetarja e Bashkisë: Të mos..

12 June 2025 at 22:35

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nisur një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

“Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik nisëm aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

Aksioni për lirimin e hapësirave të plazheve publike do të vijojë përgjatë gjithë bregdetit të Durrësit. I bëjmë thirrje subjekteve apo dhe individëve të mos zaptojnë këto hapësira pasi ato i përkasin të gjithë pushuesve”,– shkruan Sako.

The post Sezoni turistik/ Policia vijon me aksionin, për lirimin e plazheve publike, reagon Kryetarja e Bashkisë: Të mos.. appeared first on Sot News | Lajme.

Sezoni turistik, policia e Vlorës plan masash për ndotjen akustike

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Policia e Vlorës po vijon zbatimin e planit të posaçëm operacional për parandalimin e ndotjes akustike, nisur edhe nga ankesat e qytetarëve për muzikën e lartë në lokale pas orarit të lejuar.

Sipas policisë objektivi i këtij plani është garantimi i një sezoni turistik të qetë dhe të sigurt, si dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve.

“Në kuadër të këtij plani, pasditen e djeshme, Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë, i shoqëruar nga Shefi i Komisariatit të Policisë Vlorë, Shefi i Seksionit të Rendit dhe oficerë të zonës, zhvilluan takime me pronarët dhe administratorët e lokaleve në zonën e Lungomares dhe përreth saj”, njoftoi policia e Vlorës.

Qëllimi i këtij komunikimi të drejtpërdrejtë sipas policisë ishte informimi dhe ndërgjegjësimi mbi kuadrin ligjor që përcakton kufijtë e lejuar të zhurmës dhe oraret për përdorimin e muzikës. Pronarët dhe administratorët u njohën me parashikimet ligjore, sipas të cilave:

Në mjediset e hapura, në zona apo qendra të banuara dhe në zonat turistike, muzika lejohet nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Në rast të shkeljeve, policia njoftoi se parashikohen masat ndëshkimore si më poshtë:

  • Vendosja e masës administrative nga 200 000 deri në 400 000 lekë për tejkalimin e nivelit të lejuar të zhurmës (LAeq (dB(A)) 85 – 110 LAMAX Fast (dB));
  • Mbyllja e muzikës;
  • Mbyllja e aktivitetit dhe nisja e procedimeve penale.

Paralelisht me fushatën informuese, vijon monitorimi aktiv në terren. Shtetasit përgjegjës për këtë paligjshmëri do të ndëshkohen administrativisht dhe/ose penalisht, në përputhje me ligjin.

/a.f/

The post Sezoni turistik, policia e Vlorës plan masash për ndotjen akustike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlorë, muzetë pa orar/ Sezoni turistik, të hapur për vizitorët çdo ditë të javës

12 June 2025 at 15:53

Në Vlorë të huajt nuk shkojnë vetëm për plazh. Vizitorët në muzetë e qytetit muajin e fundit janë shtuar me rreth 15%.

Të parët sipas përgjegjësit të muzeve në Bashkinë e Vlorës renditen  turistët nga Italia.

Turistët mund ti vizitojnë muzetë në Vlorë gjatë gjithë javës. Muzeu historik dhe ai etnografik do të qëndrojnë hapur dhe gjatë orëve të pasdites.

Ndryshimi i orareve ka ardhur për ti dhënë më tepër mundësi vizitorëve. Numri atyre që duan të njihen me historinë dhe trashëgimin e qytetit gjatë sezonit veror rritet.

/abcnews.al/

❌
❌