Pushimet në jug të Shqipërisë e sidomos në Sarandë, po kthehen në të preferuarat për Britanikët. Turistet ishullorë duken qartazi të surprizuar nga bregdeti shqiptar dhe vete Saranda. Kjo e re ka mbërritur nga Anglia së bashku me disa miq të saj dhe duket se po befasohet për mirë.
“Është me të vërtetë shumë bukur, por ne jemi të surprizuar sesi ndryshon dhe merr tjetër ritëm jeta e natës. Ditën është kaq bukur, plot me familjarë, ka një shkëlqim me kaq shumë njerëz, ndërsa mbrëmja merr tone rinore. Është shumë këndshëm dhe të gjithë janë kaq të dashur. Jam nga Anglia dhe do të qëndroj për 3 ditë”, tha një pushuese.
Ky çift anglezësh ishin në një lokal në Korfuz kur dëgjuan për afërsinë me Sarandën dhe nuk e menduan dy herë për ta vizituar.
Me përshtypje të mira për plazhet dhe restorantet ata thonë se do të duhet të presin një tjetër biletë për tu rikthyer e shijuar qytetin më gjatë.
“Dëgjuam për herë të parë për Sarandën në një kafe gjatë pushimeve, lexuam dhe pame rreth kësaj dhe na u duk shume këndshëm, dhe thamë eja të shkojmë. Është shumë pastër këtu, shumë restorante të mira, plazhe të mira, vend miqësor, gjithçka shumë mirë”, shtoi një tjetër.
“Shumë këndshëm, shumë kozmopolit, bare, restorante të këndshëm. Do më pëlqente shumë të kthehesha për të ndenjur më gjatë, por në Angli i kemi të pakta fluturimet direkte me Shqipërinë”, u shpreh një pushues.
Turistët britanik po përbëjnë një pjesë të mirë prenontimeve në Sarandë në tre vjeçarin e fundit. Plazhet, temperaturat dhe çmimet janë arsyet se përse shkojnë në qytetin jugor, ndërsa për operatorët vendas turistët anglez konsiderohen turist që konsumojnë./abcnews.al