Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Main stream

Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

By: Oldi
13 July 2025 at 19:59

Pasditen e së dielës dy mjete lundruese të tipit Jet Ski janë përplasur në det në zonën e Golemit, rreth 800 metra larg bregut. Sipas informacionit të policisë, një nga mjetet drejtohej nga shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, ndërsa tjetri nga shtetasi P. B., 31 vjeç, nga Kosova. Si pasojë e përplasjes, […]

The post Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

I zhdukur prej gati një muaji/ Familja kërkon ndihmë për gjetjen e 23-vjeçarit: Së fundi ka qenë në Francë

By: Rovena
13 July 2025 at 13:53

Një 23-vjeçar rezulton i zhdukur prej më shumë se një muaji, ndërsa familjarët kanë bërë kallëzim në Policinë e Memaliajt për ndihmë në gjetjen e tij.

Një grua ka bërë kallëzim në Policinë e Memaliajt, pasi kërkon ndohmë për gjetjen e djalit të saj 23-vjeç. Ajo ka deklaruar se që prej 10 qershorit ka humbur kontaktet me djalin e saj, sipas saj i riu ka qenë së fundmi në Francë, por prej atëherë nuk ka pasur asnjë komunikim me ta.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe për gjetjen e të riut./abcnews.al

Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, të dyshuar për dh*në

By: M C
12 July 2025 at 23:40

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.

Ngjarja, sipas burimeve të Reporterit, ka ndodhur ditë më parë dhe është cilësuar nga autoritetet si “lëndim i rëndë trupor”.

Policia ka ndërmarrë disa veprime për të lokalizuar të dyshuarit, duke përfshirë edhe bastisjen e vendbanimit së tyre në Obiliq. Megjithatë, ata nuk janë gjetur aty.

The post Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, të dyshuar për dh*në appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 12 July 2025Main stream

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori! Procedohen kreu i IMT dhe 3 oficerë policie

By: Ardit
12 July 2025 at 15:56

Administratori i një subjekti në Voskopojë është arrestuar nga policia Korçës, pasi dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Ai dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, […]

The post Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori! Procedohen kreu i IMT dhe 3 oficerë policie appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me thikë një 56-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë

By: Elva
12 July 2025 at 12:58

Një 64-vjeçar është arrestuar në Vlorë pas një konflikti ku ka goditur me mjet prerës një burrë 56-vjeçar. Ngjarja ndodhi më 11 korrik rreth orës 23:30 në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë vendit të quajtur “Rrapi”. Policia njofton se shtetasi Besnik Gjondeda, banues në këtë lagje, u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me […]

The post Plagosi me thikë një 56-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh

By: Elva
12 July 2025 at 12:37

Një 32-vjeçar është arrestuar në Belsh pasi kishte kthyer një lokal me qira në ambient për lojëra fati të paligjshme. Ai u kap në flagrancë duke organizuar lojën e njohur “Poker”, së bashku me 13 persona të tjerë që po luanin në lokal. Uniformat blu bënë me dije se gjatë kontrollit në lokalin në fshatin […]

The post Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh appeared first on BoldNews.al.

Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

12 July 2025 at 13:27

Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare   Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Polici, ku dy të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç, janë vënë nën hetim penal pas një episodi të dhunshëm ndaj një vajze vetëm 12 vjeçe.     Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së […]

The post Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare appeared first on Saranda Web.

Kanosi me sëpatë dy persona/ Ndërhyn në kohë Policia, shmanget sulmi që mund të sillte pasoja tragjike

12 July 2025 at 11:19

DURRË- Ndërhyrja në kohë e Policisë ka ndaluar përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet disa shtetasve në lagjen nr.17 në Durrës, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Një 44-vjeçar është arrestuar pasi kanosi me sëpatë, dy shtetas për motive të dobëta.

Gjithashtu, u procedua penalisht një tjetër person, i cili kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

I arratisur nga burgu në Itali, shqiptari arrestohet në një autobus turistik në Gjermani

By: Elva
12 July 2025 at 10:51

Një shtetas shqiptar 38-vjeçar, i dënuar për tentativë vrasjeje dhe i arratisur nga një burg italian në gusht të vitit 2024, është arrestuar nga policia federale gjermane gjatë një kontrolli rutinë në një autobus turistik me linjë ndërkombëtare. Sipas mediave të huaja, arrestimi ndodhi pranë Mynihut, ku gjatë verifikimeve të dokumenteve të udhëtarëve, autoritetet konstatuan […]

The post I arratisur nga burgu në Itali, shqiptari arrestohet në një autobus turistik në Gjermani appeared first on BoldNews.al.

Arrestohen 3 të rinjtë në Sarandë/ I riu që u hodh në det kishte armë, njëri ishte në kërkim (EMRAT)

12 July 2025 at 09:33

Policia ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku u ndalua një automjet luksoz, tip “Porsche Panamera”, në të cilin ndodheshin tre të rinj dhe njëri prej tyre u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit. Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se […]

The post Arrestohen 3 të rinjtë në Sarandë/ I riu që u hodh në det kishte armë, njëri ishte në kërkim (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Si skenë filmi/ I riu braktis “Porsche-në” në Sarandë dhe hidhet në det për t’i shpëtuar Policisë (VIDEO)

12 July 2025 at 08:25

Një skenë që të kujton filmat aksion është regjistruar mbrëmjen e të premtes në qytetin e Sarandës. Burime për mediat bëjnë me dije se një person është hedhur në det për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Butrinti”, pranë shëtitores së qytetit. Uniformat blu kanë ndaluar një automjet luksoz, tip “Porsche […]

The post Si skenë filmi/ I riu braktis “Porsche-në” në Sarandë dhe hidhet në det për t’i shpëtuar Policisë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Sarandë/ Zbriti nga “Porsche” dhe u hodh në det për t’i ikur Policisë por u kap nga skafi, me vete kishte një armë zjarri

By: xhir jeta
12 July 2025 at 08:30

SARANDË- Në Sarandë sekuestrohet një armë zjarri gjatë kontrolleve për kapjen e personave që lëviznin me “Porsche” Panamera në rrugën “Butrinti”.

Arma është gjetur tek personi që u hodh në det, i cili u kap nga skafi policisë kufitare.

Arma u gjet ne një çantë krahu, që ai mbante me vete. Deri tani janë shoqëruar në Komisariat 4 persona, të gjithë nga Tirana.

Dhjetëra forca policore mbërritën në vendngjarje, ndërsa aventura e të riut që u hodh në det nuk ka zgjatur shumë, pasi u kap në det nga policia kufitare e Sarandës dhe iu dorëzua me pas efektivëve në shëtitoren e qytetit./abcnews.al

Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë/ Sarandë, një person arrestohet nga policia kufitare me skaf

By: Re Nato
11 July 2025 at 22:36

Një person është hedhur në det për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Butrinti” në Sarandë.

Policia ka ndaluar një automjet tip “Porsche” Panamera. Gjatë tentativës për të ndaluar tre persona që ndodheshin në të, njëri prej tyre është larguar me vrap dhe është hedhur në det.

I dyshuari mbante një cantë krah qafë. Dy të tjerët janë ndaluar dhe shoqëruar nga forcat “Shqiponja”. Dhjetëra forca policore ndodhen në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari është duke notuar në det.

Mësohet së është në pritje ardhja e skafit të policisë kufitare për ndalimin e të dyshuarit, i cili mendohet se ka hedhur send të paligjshëm në det./abcnews.al

Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë

11 July 2025 at 22:44

Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë   Në kuadër të reformës së re të Policisë së Shtetit, Elvid Shehu është emëruar zyrtarisht në krye të strukturës së Policisë Kufitare në Sarandë. Ky emërim vjen si pjesë e një riorganizimi të gjerë në pesë komisariate të vendit, me qëllim forcimin e […]

The post Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë appeared first on Saranda Web.

VIDEO/ I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar

By: Oldi
11 July 2025 at 22:52

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Mësohet se një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det pas ndalimit të një automjeti tip “Porsche” Panamera nga policia. Por gjatë tentativës për të ndaluar automjetin ku ndodheshin tre persona, njëri prej tyre u largua me vrap […]

The post VIDEO/ I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Rruga ‘Goce’ në Krujë, e prishur dhe e bllokuar, banorët pa kalim

By: Elva
11 July 2025 at 21:10

Banorët e lagjes Nr. 1, në rrugën “Goce” të qytetit të Krujës, denoncojnë një problem të rëndë që u ka vështirësuar jetën prej vitesh. Rruga e tyre prej vitesh nuk ka parë investim me ‘sy’ , por kësaj i shtohet edhe problematika tjetër. Një nga komshinjtë ka zgjeruar gardhin e tij privat, duke bllokuar praktikisht […]

The post Rruga ‘Goce’ në Krujë, e prishur dhe e bllokuar, banorët pa kalim appeared first on BoldNews.al.

Njeri mashtroi për tokën, tjetri për hotelin, e pesojnë dy persona në Vlorë

By: Elva
11 July 2025 at 19:00

Policia e Vlorës ka vënë nën akuzë dy persona për dy raste të ndryshme mashtrimi. Në rastin e parë, një 64-vjeçar me iniciale Q.Z. akuzohet për përfitim të paligjshëm të një sipërfaqeje toke, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Kallëzimi është bërë nga bashkëshortja e tij, N.Z. Në rastin e dytë, një 54-vjeçar me iniciale I.J., […]

The post Njeri mashtroi për tokën, tjetri për hotelin, e pesojnë dy persona në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

“Një shtetas hodhi shishe me lëndë djegëse”/ Policia sqaron situatën në Theth: Tentoi të djegë një urë druri

By: M C
11 July 2025 at 16:39

Policia ka sqaruara situatën e agravuar në Theth, ku IKMT po vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësirë publike.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një lajm të publikuar në media dhe rrjete sociale, se në fshatin Theth janë sulmuar me lëndë djegëse (molotov) mjetet fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, sqarojmë se:

Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.

Policia është e vendosur për të garantuar sigurinë e shtetasve dhe të automjeteve që punojnë në zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe apelon për banorët që të mos kryejnë veprime që pengojnë veprimet e ligjshme të strukturave që operojnë në terren, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

The post “Një shtetas hodhi shishe me lëndë djegëse”/ Policia sqaron situatën në Theth: Tentoi të djegë një urë druri appeared first on Albeu.com.

“Plas” molotovi në Theth, policia i drejton kallashnikovin banorëve/ REAGIMI – VIDEO

By: Oldi
11 July 2025 at 17:01

Tensionohet situata në zonën e Thethit ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje. Por ditën e sotme është shënuar një incident i rëndë ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me molotov fadromat e IKMT‑së si edhe urën kryesore […]

The post “Plas” molotovi në Theth, policia i drejton kallashnikovin banorëve/ REAGIMI – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

I dënuar për vrasje dhe drogë, sekuestrohen pasuritë e 32-vjeçarit në Tiranë

By: Elva
11 July 2025 at 15:41

Pesë pasuri me vlerë rreth 875 mijë euro janë sekuestruar në Tiranë nga një 32-vjeçar i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Vendimi u mor nga Gjykata e Tiranës, pas kërkesës së Prokurorisë. Pasuritë janë të regjistruara në emër të të riut ose të familjarëve të tij. Të […]

The post I dënuar për vrasje dhe drogë, sekuestrohen pasuritë e 32-vjeçarit në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌