Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Si skenë filmi/ I riu braktis “Porsche-në” në Sarandë dhe hidhet në det për t’i shpëtuar Policisë (VIDEO)

12 July 2025 at 08:25

Një skenë që të kujton filmat aksion është regjistruar mbrëmjen e të premtes në qytetin e Sarandës. Burime për mediat bëjnë me dije se një person është hedhur në det për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Butrinti”, pranë shëtitores së qytetit. Uniformat blu kanë ndaluar një automjet luksoz, tip “Porsche […]

The post Si skenë filmi/ I riu braktis “Porsche-në” në Sarandë dhe hidhet në det për t’i shpëtuar Policisë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon drejt automjetit, shoqërohet drejtuesi

By: user 11
28 June 2025 at 15:12

Një incident është regjistruar ditën e sotme në Lezhë. Policia ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që nuk i ndaloi postbllokut.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.

I riu është neutralizuar nga blutë dhe është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ai po lëvizte pa patentë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi. Ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën.

Njoftimi i policisë:

Drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr, si dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, drejtuesi i automjetit u neutralizua pa pasoja.

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Gajush”, shërbimet e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe sigurinë e Autostradave, të caktuar me shërbim në Lezhë, i bënë shenjë për ndalim një automjeti që po kryente manovra të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., 26 vjeç, banues në Lezhë, pas verifikimeve, rezultoi se drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr për një shkelje të mëparshme. Në momentin e verifikimit të shkeljes dhe komunikimit të punonjësit të policisë për ta shoqëruar këtë të fundit për veprime të tjera në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, drejtuesi i mjetit ka refuzuar t’i bindet urdhrave të ligjshëm të punonjësit të policisë dhe me veprimet e tij për t’u larguar, ka paraqitur rrezik qartësisht të dukshëm për jetën e punonjësit të policisë, i cili, në kushtet e rrezikut të drejtpërdrejtë, real dhe të çastit dhe me qëllim parandalimin e një pasojë më të rëndë, përdori armën e shërbimit duke qëlluar në gomën e automjetit që drejtohej nga shtetasi J. D., duke bërë të mundur ndalimin e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë e ftohtë pa leje nga organet kompetente.

Ngjarja është menaxhuar pa pasoja për jetën apo shëndetin e qytetarëve dhe punonjësve të policisë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. S., 20 vjeç, të dy banues në Lezhë, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 291, 236 dhe 279 të Kodit Penal.

Një grup i posaçëm hetimor nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe kushtet e përdorimit të armës së zjarrit nga efektivi i Policisë, për neutralizimin e drejtuesit të automjetit.

The post Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon drejt automjetit, shoqërohet drejtuesi appeared first on Lapsi.al.

Ishte dënuar me burg në Itali, i riu kapet në Shqipëri

By: user 5
23 June 2025 at 19:16

Një 33-vjeçar shqiptar u arrestua në Shqipëri pasi u arratis nga San Cipriano d’Aversa në vitin 2018. Personi, i dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg, u shpall përgjegjës për tentativë vrasjeje dhe komplot kriminal për të kryer grabitje të armatosur. Arrestimi erdhi pas një hetimi që zgjati rreth dy vjet.

Ai ishte pjesë e një shoqate të specializuar në grabitje të armatosura në shtëpi midis provincave të Napolit dhe Casertës. Ai u dënua për një sulm ndaj një biznesmeni të njohur në zonën e Napolit. Gjatë grabitjes, një fqinj, një anëtar i forcave policore, ngriti alarmin, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri në të cilin u plagos një nga anëtarët e komandos.

Në dritën e fakteve, shqiptari ishte vendosur në arrest shtëpiak, nga i cili u arratis në muajt e parë të vitit 2018, duke u zhdukur pa lënë gjurmë. Hetimet e Policisë së Shtetit rindërtuan rrugën e tij si i arratisur, duke e lokalizuar atë në Shqipëri, duke lejuar kështu zgjerimin e urdhër-arrestit në një nivel ndërkombëtar.

Hetimi, i cili çoi në kapjen e të kërkuarit, u krye nga Policia e Casertës dhe Shërbimi Qendror i Operacioneve, me koordinimin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Napolit, si dhe nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Interpol Tirana. Gjithashtu u zhvillua bashkëpunim me Divizionin e 2-të dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale – Shërbimi për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar , i cili aktivizoi Sekretariatin e Përgjithshëm të Interpolit për përhapjen e kërkimeve në nivel ndërkombëtar.

Aktivitetet e kërkimit për personin e arrestuar janë pjesë e një projekti më të gjerë të quajtur “Kërkohet 2025”, që synon gjetjen dhe kapjen e individëve me rëndësi të lartë kriminale në bashkëpunim me autoritetet policore të huaja. Ky projekt synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

AKTUALITET / 23 Qershor 2025, 18:16
“Në Vorë u kërcënova nga kriminelë…”, Vokshi dorëzon videon në Strasburg: Nuk duhet toleruar vjedhja e votës më 11 maj

The post Ishte dënuar me burg në Itali, i riu kapet në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Gjendet pa shenja jete një 22-vjeçar në lumin Mat

15 June 2025 at 19:41

Një 22- vjeçar me inicialet K.E., është gjetur pa shenja jete në lumin Mat këtë të diel. Dyshohet se i riu ka qenë duke u larë në lumë, ndërsa është rrëmbyer nga rrjedha e lumit e për pasojë është mbytur.

“Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë  trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet pa shenja jete një 22-vjeçar në lumin Mat appeared first on Euronews Albania.

Situatë alarmante me vetëvrasjet e të rinjëve/ Një 28-vjeçar gjendet i varur në Fier

12 June 2025 at 15:00

Vendi është tronditur sërish, pasi një tjetër i ri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Autoritetet policore raportojnë se viktima ështetasi N. Ll., 28 vjeç nga fshati Cakran i Fierit. Sipas Policisë, ai është gjetur r nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, ku dyshohet se është vetëvarur. Policia […]

The post Situatë alarmante me vetëvrasjet e të rinjëve/ Një 28-vjeçar gjendet i varur në Fier appeared first on BoldNews.al.

I riu përndjek një vajzë deri te pallati i saj, më pas dogji kabinën elektrike dhe e la pa drita

30 May 2025 at 13:51

Një i ri është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë deri te pallati i saj. Në pranga është vënë shtetasi A. B., 28 vjeç, i cili raportohet se ka përndjekur një vajzë 24-vjeçare. Por, bëhet me dije se kur vajza është futur në banesë, para se të largohej, 28-vjeçari […]

The post I riu përndjek një vajzë deri te pallati i saj, më pas dogji kabinën elektrike dhe e la pa drita appeared first on BoldNews.al.

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu në Panaja

24 May 2025 at 09:38

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 28-vjeçar pas një konflikti të dhunshëm në fshatin Panaja, ku mbeti i plagosur një 34-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, i riu i identifikuar si Kejvi Bendaj ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga gjykata, dhe ka goditur me thikë 34-vjeçarin, duke i dëmtuar edhe automjetin.

Nga hetimet paraprake, rezulton se konflikti nisi për motive ende të paqarta dhe se më pas 34-vjeçari, i identifikuar si B. B. (H), është kundërpërgjigjur duke shkuar në banesën e Bendajt, ku e ka kanosur me armë gjahu pa leje dhe i ka dëmtuar mjetin.

Policia ndërhyri në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, që mund të kishte pasoja më të rënda. 34-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën pas mjekimit të marrë.

Ndaj 28-vjeçarit Kejvi Bendaj rëndojnë akuzat për “Plagosje të rëndë me dashje”, “Shkatërrim prone” dhe “Thyerje të masës së sigurisë”. Ndërkohë, ndaj 34-vjeçarit ka nisur procedimi penal për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu në Panaja appeared first on Sot News | Lajme.

I riu nga Korça niset drejt Gjermanisë dhe humb kontaktet me familjen, e motra denoncon në Polici

16 May 2025 at 11:29

Një i ri nga Korça është larguar drejt Gjermanisë tre ditë më parë, më 13 Maj, por ka humbur kontaktet me familjen e tij në Shqipëri. Nisur nga kjo situatë, e motra e tij ka bërë kallëzim në Policinë e Korçës, ku kërkon ndihmë për gjetjen e të vëllait. “Në Komisariatin e Policisë Korçë ka […]

The post I riu nga Korça niset drejt Gjermanisë dhe humb kontaktet me familjen, e motra denoncon në Polici appeared first on BoldNews.al.

Zhduket 16-vjeçari shqiptar në Irlandën e Veriut, policia kërkon ndihmë për ta gjetur

By: Ela
7 May 2025 at 13:27

Policia në kryeqytetin e Irlandës së Veriut ka ngritur alarmin për zhdukjen e një të mituri shqiptar. Autoritetet në Belfast përmes postimeve në rrjetet sociale kërkojnë ndihmë për të gjetur 16-vjeçarin shqiptar, Marvin Gjuzi, i cili rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Autoritetet kanë bërë publike të dhënat e Marvin Gjuzit dhe një foto të […]

The post Zhduket 16-vjeçari shqiptar në Irlandën e Veriut, policia kërkon ndihmë për ta gjetur appeared first on BoldNews.al.

La Greqinë për Vithkuqin, i riu ngre fermën blegtorale pas viteve në emigrim

28 April 2025 at 17:05

Në kohën kur shumica e të rinjve po largohen në emigrim, ka edhe nga ata që po rikthehen në atdhe. Një ndër ta është Fotaq Lena, i cili pasi punoi për vite më radhë në Greqi, është rikthyer në vendlindje në fshatin Vithkuq të Korçës. Ai ka ndërtuar një ndër fermat më të mëdha blegtorale në këtë fshat. Lena tregon se përse e mori këtë vendim.

“Kur e dëgjon këtë fjalë, dikujt mund t’i duket absurde të lësh emigrimin për vendin tënd por është e vërtetë. Duhet të provosh e sakrifikosh për vendin tënd. Çështja është se është çështje pasioni, duhet ta kesh në vegjëli. Në qoftë se e ke pasur traditë, kjo të ngjall brenda vetes pasionin. Në Greqi kemi provuar gjithë zanatet. Ne kemi rreth 200 krerë në verë, dele të mëdha, aktualisht mbarështojmë mish e qumësht”, thotë ai.

Me gjithë investimin e bërë, i riu tregon edhe vështirësitë në këtë sipërmarrje.

“Nuk është se jam penduar por po shoh gjërat pak ndryshe, po shoh punët që bëjnë të tjerët e punën time. Nuk kam bërë shumë gjëra këtyre viteve, në qoftë se do bëja punë me të kualifikuar do isha më mirë. Duhet të ndjekim seminare për tu konsultuar me specialistë, veterinere, si funksionon blegtoria, të kesh një paketë në profesion. Duhet të shihet problemi i subvencioneve, është punë sezonale, vetëm 5 muajt e beharit dhe punoj gjithë vitin. Kosto kalon 60% të vlerës”, shprehet i riu.

Fermeri i ri ka edhe një mesazh për të gjithë emigrantët shqiptarë nëpër botë.

“Në qoftë se janë mirë aty ku janë, nuk u bej thirrje të vijnë. Nëse rrinë veç për qira e për të mbijetuar, të kthehen në Vithkuq dhe aty ku jetojnë”, apelon ai.

Ajo që ndikoi në vendimin e Fotaqit, ishte pasioni dhe vullneti për punën, si një shembull për shumë të rinj që guri rëndë peshon në vendin e vet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post La Greqinë për Vithkuqin, i riu ngre fermën blegtorale pas viteve në emigrim appeared first on Euronews Albania.

DETAJET/ U raportua si pengmarrje, por i riu i dehur refuzoi të hipte në makinën e familjarëve

24 April 2025 at 23:32

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që alarmoi mbrëmjen e sotme Tiranën, ku fillimisht u raportua se një i ri ishte dhunuar tek një lokal në zonën e Doganës, pranë ish sheshit “Shqiponja”, dhe ishte marrë peng, duke u futur me zor në makinë. Burime bëjnë me dije se pas alarmit që ngritën banorët […]

The post DETAJET/ U raportua si pengmarrje, por i riu i dehur refuzoi të hipte në makinën e familjarëve appeared first on BoldNews.al.

U raportua si pengmarrje, policia zbardh ngjarjen në Tiranë

24 April 2025 at 21:36

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e së enjtes në Komisariatin nr. 3 katër persona, të cilët ndodheshin në një lokal në zonën e Doganës.

Të shoqëruarit janë dy vëllezër, babai i tyre dhe një mik i familjes.

Pas largimit nga lokali, njëri prej të rinjve, në gjendje të dehur, ka refuzuar të hipë në automjet.

Familjarët janë detyruar ta fusin me forcë në makinë për ta dërguar në banesë. Aktualisht të katërt ndodhen në komisariat, ku po japin sqarime për ngjarjen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post U raportua si pengmarrje, policia zbardh ngjarjen në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i gjen 22 kg drogë në bagazhin e makinës

By: Oldi
17 April 2025 at 18:45

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shtetas shqiptarë. Mësohet se shqiptari po udhëtonte në A14 drejt Bolonjës me mbi 22 kilogramë hashash në bagazhin e makinës. Ai u ndal për një pushim në zonën e shërbimit të Esino Est përgjatë A14, pa e ditur se aty ndodhej edhe një patrullë e Policisë së Autostradës […]

The post Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i gjen 22 kg drogë në bagazhin e makinës appeared first on BoldNews.al.

Mirditë/ 65-vjeçari denoncon humbjen e djalit në Gjermani: S’kemi asnjë kontakt prej 6 ditësh

By: Ela
11 April 2025 at 10:17

Një 65-vjeçar me inicialet N.K., banues në Mirditë, ka depozituar një kallëzim për humbjen e të birit E.K., 30 vjeç, prej gjashtë ditësh. I moshuari ka rrëfyer gjatë denoncimit të tij se i kishte humbur kontaktet me djalin, i cili ka emigruar në Gjermani që prej muajit tetor të vitit të kaluar (2024). Prej gjashtë […]

The post Mirditë/ 65-vjeçari denoncon humbjen e djalit në Gjermani: S’kemi asnjë kontakt prej 6 ditësh appeared first on BoldNews.al.

107 doza kokainë me vete dhe 5 targa automjetesh të…/ Arrestohet i riu në Tiranë

By: Rovena
4 April 2025 at 13:28

Një 25-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi posedonte 107 doza kokainë, të cilat ishin bërë gati për shitje. Gjithashtu iu gjetën dhe 5 targa automjetesh, 1 prej të cilave rezultonte e vjedhur në qytetin e Fierit.

“Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. H. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu në Dibër

By: Oldi
31 March 2025 at 15:43

Një 27-vjeçar ka humbur jetën sot, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Dibrës. Burime mediatike bëjnë me dije se 27-vjeçari u transportua pa shenja jete në spital. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

The post Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu në Dibër appeared first on BoldNews.al.

Kërcënuan 33-vjeçarin në TikTok/Arrestohet i riu në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja

By: user 11
31 March 2025 at 10:28

Një 27-vjeçar është arrestuar dhe një 25-vjeçare është vënë nën hetim për shantazh përmes rrjeteve sociale. Sipas policisë, dy të rinjtë kërcënonin një 33-vjeçar me 1 mijë euro që të fshinin disa foto dhe shkrime të jetës së tij private në TikTok.

“Kanosën një 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër. Ndalohet dhe 21-vjeçar, për të njëjtën vepër, ndodhur në mars të 2024.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

 

The post Kërcënuan 33-vjeçarin në TikTok/Arrestohet i riu në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja appeared first on Lapsi.al.

“Më jep 1 mijë euro, të fshi fotot nga TikTok-u”/ Arrestohet i riu në Tiranë, shantazhoi 33-vjeçarin

31 March 2025 at 09:54

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Imazhi” ka goditur dy raste të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë. Më konkretisht, në një rast ka arrestuar një 27-vjeçar dhe ka proceduar një 25-vjeçare, pasi akuzohen se kanë kanosur një 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi […]

The post “Më jep 1 mijë euro, të fshi fotot nga TikTok-u”/ Arrestohet i riu në Tiranë, shantazhoi 33-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan historinë e emigrantit të kthyer në Shkodër: Të rinjtë shqiptarë të besojnë në potencialin që ka Shqipëria

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Met Hasaj është një prej shkodranëve që është rikthyer nga emigracioni në vendlindjen e tij, për të investuar në hapjen e një Akademie Futbolli për moshat e reja.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale mesazhin e 33-vjeçarit që vendosi të linte Anglinë për t’u kthyer në Shkodër.

“I certifikuar nga UEFA si trajner, ai frymëzon të rinjtë shqiptarë të besojnë në ëndrrat e tyre dhe në potencialin që ka Shqipëria”, shprehet Rama.

Sipas Kryeministrit, i riu “pasionin e tij të fëmijërisë për sportin, e realizoi këtu në vendin e tij dhe jo në shtetet ku provoi të emigronte për një jetë më të mirë”.

“Sot i bindur në vendimin që ka marrë iu bën apel që të gjithë atyre që kanë emigruar të kthehen, duke investuar dijet dhe mundin e tyre në Shqipëri”, pohon Kryeministri.

Ndërkohë që 33-vjeçari ndan detaje nga historia e tij e emigrimit nga Londra në Milano të Italisë, ku ka punuar dhe jetuar për disa vite.

“Ka pesë vite që jam kthyer nga Anglia, më përpara kam jetuar për një kohë të shkurtër në Milano, Itali për pesë vite e gjysmë gati gjashtë. Në Londër, sikurse çdo shqiptar tjetër, tradita jonë na e kërkon që të jetojmë me nënën e babën, njerëzit afër, se ndryshe jeta nuk ka kuptim. Plus, vështirësitë që të jep emigracioni, ndoshta për çdo të ri që kryen studimet është e vështirë që të futet në jetën atje. Kushtet na e kanë bërë të mundur që të largohemi”, thotë ai.

Por, me kalimin e kohës, Hasa thotë se e kuptoi që jo çdo gjë në emigracion është si duket. Pasi vendosi të kthehet në vendlindje, 33-vjeçari kreu shkollën për trajner sporti në universitetin e Tetovës, ku edhe ka marrë licencat nga UEFA si trajner.

“Ndihem shumë mirë, sepse rezultatet që po marrim këtu janë shumë më mirë se sa e kisha menduar vetë. Në momentin kur jam kthyer nga Anglia, ka qenë një situatë e vështirë, Covid 19 dhe dukej e pamundur që do ja dilja të jetoja këtu. Me pak sakrificë, pak mund ja kemi arritur më së miri”, vijon Hasaj.

I riu e mbyll mesazhin e tij me një apel për të rinjtë që për arsye të ndryshme kanë qenë të detyruar që të lënë vendin e tyre që të kthehen dhe të investojnë këtu.

“I bëj apel të të gjithë të rinjve që të kthehen në vendin e tyre, të investojë në vendin e vet në mënyrë që vendi jonë të bëhet më i mirë dhe më i jetueshëm. Vitet e fundit është në rrugën e duhur, nuk do zhgënjehen nëse do kthehen”, përfundon ai.

/a.f/

The post Rama ndan historinë e emigrantit të kthyer në Shkodër: Të rinjtë shqiptarë të besojnë në potencialin që ka Shqipëria appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapet me 2800 euro false, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

17 March 2025 at 10:07

Një i ri është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është kapur me 2800 euro të dyshuara false. Në kuadër të operacionit të koaduar “FALSE” është vënë në pranga shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet për veprat penale “Falsikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”, mbetur në tentativë. “Në sheshin “Nënë Tereza”, […]

The post Kapet me 2800 euro false, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌