Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përfundon transformimi në “7 Krojet”, Rama: Shteg i ri drejt bukurive të fshehura të Gjirokastrës


TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Gjirokastrës, ku kanë përfunduar punimet në kalldrëmet dhe rrugën lidhëse në zonën e njohur si “7 Krojet”.

Ky investim i ri synon të krijojë një shteg të ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit, duke e kthyer zonën në një tjetër pol tërheqës turistik në jug të vendit.

“Kanë përfunduar punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e “7 Krojeve”, duke hapur një shteg të ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit për të krijuar një tjetër pol turistik”, shkruan Kryeministri Rama, teksa ndan pamje nga transformimi i zonës.

Punimet në “7 Krojet” vijnë si pjesë e ndërhyrjeve për rivitalizimin urban dhe turistik të Gjirokastrës, një prej qyteteve më karakteristike të trashëgimisë kulturore shqiptare.

/a.f//r.e/

The post Përfundon transformimi në “7 Krojet”, Rama: Shteg i ri drejt bukurive të fshehura të Gjirokastrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ivanka Trump publikon foto nga pushimet në Vlorë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka vizituar Vlorën gjatë muajit qershor.

Ajo ka postuar disa foto në Instagram, ku spikasin edhe foto nga pushimet e saj në Shqipëri, teksa shkruan: “Mirupafshim qershor”.

Ivanka Trump ka postuar një foto, e cila tregon pjesën e PortoNovës në Zvërnec si dhe një tjetër foto, në të cilën ka dalë me të birin.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner pak ditë më parë kanë zhvilluar një vizitë në Vlorë.

Ata janë ndalur pikërisht tek një ekspeditë në ishullin e Sazanit, vend ku pritet edhe të investohet prej tyre, pas vendimit të autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu pas vizitës nën masa të rrepta sigurie, ata janë parë edhe në qytetin e Vlorës. Çifti ka shëtitur në shëtitoren “Lungomare” dhe kanë drekuar në një restorant në zonë.

Në fotografinë që kanë shkrepur në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve që është edhe administrator i një subjekti në Lungomare.

Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediet ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultraluksoz në ishullin e Sazanit.

Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidenca elitare, zonë gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë sipërfaqe, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke i hapur rrugë zhvitllimi turistik të zonës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ivanka Trump (@ivankatrump)

1 nga 2

/gj.m/a.f/r.e/

The post Ivanka Trump publikon foto nga pushimet në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga Shirokë-Zogaj, Beci: Investim strategjik, në fazën e avancuar të punimeve

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet më të rëndësishme që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka ndarë pamje nga punimet në këtë aks rrugor, ndërsa është shprehur se rruga panoramike Shirokë–Zogaj po kalon nga një aks i amortizuar në një infrastrukturë moderne, funksionale dhe të sigurt.

“Ky investim strategjik ka hyrë në fazën e avancuar të punimeve, me përfundimin e gërmimeve, mbushjeve dhe ndërtimin e strukturave mbajtëse”, tha Beci.

Sipas Becit, “ky projekt i jep fund harresës për zonën, duke i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm, jo vetëm për turizmin përgjatë liqenit të Shkodrës, por edhe duke shërbyer si një urë lidhëse e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”.

Ndërkohë, banorët e kësaj zone shprehen të kënaqur për investimin, të cilin thonë se kishin kohë që e prisnin.

“Tani ka vënë dorë shteti dhe shohim që janë duke punuar shumë mirë. Pjerrësitë po eliminohen dhe ne jemi shumë të kënaqur”, shprehen ata.

Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Ky projekt po zbatohet nga kompania “ALB Star”, e cila fitoi kontratën 4,7 milionë euro, teksa parashikohet që punimet të përfundojnë më 2 tetor 2025.

Rruga, bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, do të jenë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

/e.i//a.f/

The post Rruga Shirokë-Zogaj, Beci: Investim strategjik, në fazën e avancuar të punimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSHF nis punimet për fushën e re në Gjirokastër

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Ka nisur puna për ndërtimin e një fushe të re stërvitore me bar artificial në Gjirokastër, si pjesë e projektit të Federatës së Futbollit “100 Fushat”.

Pas marrëveshjes së firmosur mes FSHF-së dhe Bashkisë Gjirokastër, kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e njërës prej dy fushave të planifikuara.

Punimet janë në fazën fillestare dhe së shpejti pritet të fillojnë edhe punimet për fushën e dytë.

Ky investim është një hap konkret për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Gjirokastër dhe synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e futbollit në moshat e reja.

Më herët, FSHF në Gjirokastër ka përfunduar me sukses shtrimin e barit natyral në stadiumin “Luftëtari”. /j.p/

The post FSHF nis punimet për fushën e re në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: “Shpella Vajzë”, në Vlorën e fshatrave që frymëzojnë

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Në Vlorë, turizmi gjithëvjetor është karakteristikë kryesore e zhvillimit të këtij qyteti bregdetar, ku vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj shijojnë kulinarinë e qytetit bregdetar, por edhe peizazhet e mrekullueshme të Labërisë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një tjetër histori suksesi, të tre vëllezërve që kanë ndërtuar dhe investuar në restorantin e quajtur “Shpella Vajzë” në Vlorë.

Ai thekson se nuk është thjesht një restorant, por një destinacion ku natyra dhe mikpritja bëhet një.

“Në fshatin Vajzë, buzë lumit që të çlodh shpirtin, “Shpella Vajzë” është një histori suksesi shqiptare që flet me shije, me traditë dhe me dashuri për tokën”, shprehet Rama.

Kryeministri Rama nënvizon se “Shpella Vajzë” është një tjetër arsye për të udhëtuar brenda Shqipërisë, për të zbuluar thesaret që kemi ende për të treguar.

/e.i/ /a.g/

The post Rama: “Shpella Vajzë”, në Vlorën e fshatrave që frymëzojnë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Investimi në kapacitete njerëzore, prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Investimi në kapacitetet njerëzore është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes, bazuar në objektivin për forcimin e sigurisë kombëtare.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se, pjesëmarrja e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike (NJUSK) në stërvitjen ndërkombëtare “Cyber Yankee 2025”, një nga më të rëndësishmet në nivelin taktik për mbrojtjen e infrastrukturës kritike në Shtetet e Bashkuara dhe që bashkoi mbi 300 ekspertë të fushës nga forcat e armatosura amerikane, agjenci federale dhe shtetërore, partnerë ndërkombëtarë dhe sektori privat, është një nga aktivitetet më të rëndësishme në këtë fushë me fokus në forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë.

Vengu theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “ky angazhim konfirmon rolin tonë gjithnjë e më aktiv në arkitekturën globale të sigurisë kibernetike”.

“Krijimi dhe fuqizimi i Njësisë së Sigurisë Kibernetike, angazhimi në partneritete ndërkombëtare dhe përfshirja në stërvitje të avancuara janë pjesë e një vizioni të qartë për ndërtimin e një force të armatosur të përgatitur për sfidat e së nesërmes”, nënvizoi Vengu.

Ministri shtoi se, “përballë rritjes së kërcënimeve hibride dhe kibernetike, Shqipëria vijon të ndërtojë një qasje të koordinuar dhe moderne për mbrojtjen e sovranitetit në hapësirën digjitale – në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë strategjikë”. /j.p/

The post Vengu: Investimi në kapacitete njerëzore, prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhëndri i Trump, Kushner: Rama udhëheqës i fortë, projekti në Sazan do të jetë unik në botë

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Jared Kushner, dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”, ishte i pranishëm në Samitin Ekonomik Ndërkombëtar që po mbahet në Tiranë.

Kushner, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë, u shpreh se Shqipëria është një vend i mahnitshëm, teksa theksoi se kryeministri Edi Rama është një politikan i zoti.

Ai theksoi se qeveria e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar.

Duke folur për projektin e tij ai tha se “do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti”.

Kushner: Jam xheloz që s’jam sot me ju në Shqipëri. Është vend i bukur.

Moderator: Jemi këtu në Tiranë sot dhe ky vend duket mahnitës dhe, në fakt, ju keni qenë i pari që më keni treguar për të në dy vitet e fundit dhe ju keni tërhequr vëmendje të madhe të shtypit vendas, kështu që më tregoni së pari, se si e zbuluat këtë vend dhe pse vendosët të investonit këtu?

Kushner: Si çdo gjë në jetë, ku gjërat thjesht marrin rrjedhën e tyre, unë isha me pushime, pasi u larguam nga qeveria në verën e vitit 2021. Ishim në varkën e një mikut, që na mori në Mal të Zi dhe nisëm të lundronim për në Korfuz. Kaluam dy ditë në Shqipëri. Në një nga ato netë, kryeministri Edi Rama erdhi në varkën tonë. Nuk isha takuar me të gjatë kohës kur shërbeja në qeveri, por më kishte lënë shumë mbresa vizioni i tij për ato që ai dëshironte të bënte me Shqipërinë. Vërtet që nuk dija asgjë për vendin. Nuk e njihja historinë dhe pjesën e errët të historisë së komunizmit dhe udhëheqjes së tmerrshme, që e kishte lënë në fakt tërësisht të pazhvilluar si komb. Edi erdhi dhe tha një sërë gjërash për të cilat isha i interesuar. Edi dukej politikan shumë i zoti, një udhëheqës shumë i fortë dhe mençur, por edhe fakti që ishte artist, mendova se do të ishte bukur të shikoja se si mund të ishte një vend i ndërtuar nga një artist, nga dikush me shije mahnitëse dhe krijimtari të shkëlqyer. Isha i intriguar nga kjo. Para se të shkonim në Korfuz ndaluam në Butrint, që ishte gjithashtu një park i mrekullueshëm, që më tregoi vërtet potencialin e këtij vendi me bukuri mahnitëse, me ujëra të kaltra për të notuar, terrene për ecje. Vendi thjesht kishte bukuri të jashtëzakonshme natyrore, por dukej si një vend që askush nuk e njihte, apo e kuptonte. Kështu, duke menduar shumë rreth kësaj për afro një vit, ne filluam të shqyrtonim mundësitë në Ballkan dhe partnerët e mundshëm. Dhe thashë që Shqipëria mund të ishte e përshtatshme për këtë, pasi ka përvojë të mirë atje dhe të shkojmë të shikojmë nëse ka diçka të përshtatshme atje. U tërhoqëm menjëherë nga fakti që në Vlorë po ndërtohej një aeroport i ri dhe, sigurisht, kishim të bënim me një vend që po ndërton aeroport pranë bregdetit dhe në një vend shumë të bukur. Kështu që shkuam atje për të studiuar mundësitë dhe për të qenë në gjendje të gjejmë një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon. Kjo erdhi si rezultat i pasionit dhe i dëshirës për të ndërtuar diçka, që mund të jetë vërtet unike në botë.

Moderator: Jared, ju jeni ekspert në njohjen e qeverive dhe të vendeve, por si u ndjetë optimist për këtë treg dhe cila është përvoja jote në terren deri më sot, pasi ne diskutuam gjerësisht rreth mundësive, por ju jeni ai që i realizon gjërat. Pra ju e filloni dhe e zbatoni diçka. Na tregoni më tepër se si po shkojnë gjërat në terren.

Kushner: Sikurse shumica e gjërave që përfundojnë mirë, ka edhe momente në këtë proces kur ti pyet veten nëse kjo ia vlen vërtet. Për çfarë po e bëj këtë gjë? Por unë isha shumë i intriguar. Kaluam rreth një vit duke studiuar tregun, demografinë, trendet, pasi vendi po rritet me ritme dy herë më të shpejta në Evropë. Pastaj duhet të analizosh që është një vend me reputacion historikisht të përzier, a do të jetë një vend i pastër, të kuptosh nëse qeveria do të bëjë vërtet atë që thotë se do të bëjë? A do t’ia dalësh të sigurosh lejet dhe aprovimet e duhura pa qenë nevoja të luhen lojëra të pasinqerta? A do të t’i përmbushin vërtet premtimet e tyre? Kaluam vërtet një vit në përpjekje për t’i njohur dhe duke studiuar tregun para se të fillonim. Ortaku im është ai që e ka çuar përpara këtë përpjekje, pasi është personi që është atje fizikisht. Sa më shumë ecnim para me projektimin, aq më shumë e donim atë që po krijonim dhe menduam që mjedisi ishte i përsosur. Por pa punën e shkëlqyer të ekipit në terren, pa ortakët në terren dhe pa qeverinë që krijoi një mjedis vërtet tërheqës, nuk do të ishim përfshirë në këtë projekt. Dhe një nga afirmimet më të mëdha për këtë projekt ishte kur lajmi për të u publikua në “New York Times”, ku shkruhej që shumë ligje ishin ndryshuar në interes të projektit tonë dhe se kjo bëhej pikërisht për ne. Nuk dija asgjë për ato ligje dhe u telefonova ortakun tim. Dhe ai më tha: “Jo, këto janë disa prej arsyeve përse ne vendosëm të shkonim përpara me këtë”. Më tha që edhe vetë “New York Times” e pranon që janë ligje që nxisin rritjen. Janë ligje që miratohen për të nxitur rritjen dhe ndryshimin”. Po dëgjoja pak panelin tuaj të fundit, ku po diskutohej se çfarë duhet të ndodhë në mënyrë që vendet të rrisin ekonominë, dhe qeveria shqiptare ka bërë aq shumë gjëra, që çojnë në rritjen e investimeve, çojnë në rritjen e begatisë, rritjen e turizmit, punësimit dhe në rritjen e pagave. Pra po ndodhin të gjitha gjërat e duhura dhe kam qenë krenar që e kam theksuar këtë dhe kam marrë reagime të shkëlqyera nga shqiptarët në vend dhe nga diaspora. Madje jo më larg se dje u takova me një zotëri, i cili më tha: “Jam nga Shqipëria. Këtë verë do të shkoj në Vlorë. Nuk kam qenë asnjëherë, por atje janë bërë gjëra të jashtëzakonshme dhe ju falënderojmë që e keni promovuar aq shumë vendin tonë, që është gjë shumë e mirë”.

Moderator: Na flisni më tepër rreth këtij projekti që po zhvillohet ndoshta në njërin prej zonave më të bukura të vendit, por edhe në njërën ndër zonat më të bukura të Mesdheut. A mund të na tregoni më tepër rreth projektit dhe cilat janë planet tuaja për mbrojtjen e mjedisit natyror, që është gjë thelbësore, gjatë procesit të zhvillimit të projektit?

Kushner: Mjedisi natyror është ai që e bën këtë zonë aq të veçantë. Për këtë arsye kemi angazhuar një nga inxhinierët më të mirë në Evropë për të na ndihmuar me programet e duhura të ruajtjes së mjedisit. Nëse nuk e respektojmë ambientin, zhvillimi që do të bëjmë atje nuk do të jetë i veçantë. Prandaj duhet të sigurohemi që e ruajmë realisht mjedisin. Ka madje një histori që thotë se po pengonim një deltë lumi, por ajo ishte shumë kilometra larg dhe nuk kishte lidhje me projektin tonë. Mendoj se kemi arritur të bindim njerëzit për këtë. Kur të publikojmë planet, do të shihet si kemi përqafuar mjedisin vendas dhe jemi përpjekur të bëjmë diçka që ruan gjithçka. Dhe do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur. Dhe gjithçka ka të bëjë me vendndodhjen e projektit, që ndodhet më shumë se 95 kilometra nga Italia dhe 95 km nga Korfuzi. Dhe, siç thashë, një aeroport i ri po ndërtohet shumë pranë dhe që do të hapet së shpejti dhe që ndodhet vetëm 10 minuta larg me makinë nga vendndodhja e projektit tonë. Bukuria natyrore është e jashtëzakonshme, vendndodhja është e mrekullueshme dhe jemi pikërisht në zemër të Mesdheut. Megjithatë, për shkak të historisë së keqe të vendit deri në vitet ’90, Shqipëria mbeti e pazhvilluar. Dhe nuk të jepet shpesh mundësia të ndërtosh diçka të re në Mesdhe, ku gjithçka është zhvilluar dhe ekzistojnë rregulla të tepruara, ku asgjë nuk mund të ndërtohet më dhe nuk mund të bëhet asgjë. Kështu që të gjitha këto po bashkohen, dhe mendoj se kjo ka shumë kuptim. Kemi investuar shumë kohë, përpjekje dhe kapital për ta çuar përpara këtë projekt dhe mendoj se do të arrijmë të bëjmë diçka spektakolare dhe që do ta bëjmë të ditur shumë shpejt.

Moderator: Kush do të jenë blerësit? Kush do të jenë vizitorët? Si shpresoni t’i tërhiqni ata?

Kushner: Në fakt prej tyre njoh vetëm një, që jam unë personalisht, bashkëshortja dhe familja jonë. Kështu që po përpiqemi ta projektojmë si vend ku do të dëshironim të ishim, ku do të dëshironim të kalonim verën. Ndërsa u tregoj miqve të ndryshëm se çfarë po bëjmë atje, shumë prej tyre thonë: “Shumë mirë. Duam edhe ne një vend ngjitur me ju”. Pra mendoj se do të krijohet një komunitet vërtet i jashtëzakonshëm, ku do të tërheqim disa prej markave më të mëdha në botë, që do të dëshironin të ishin pjesë e kësaj. Mendoj se do të jetë diçka e jashtëzakonshme. Pra po e projektojmë si vend për të kaluar verën dhe besoj se nëse e realizojmë mirë, shumë familje të tjera do të donin që të kishin një shtëpi, ose ta vizitojnë këtë vend shumë shpesh.

/u.sh//r.e/

The post Dhëndri i Trump, Kushner: Rama udhëheqës i fortë, projekti në Sazan do të jetë unik në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fshati Muçiverc në Kamenicë bëhet me qendër multifunksionale – nis ndërtimi i objektit

12 May 2025 at 11:17

Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se ka filluar ndërtimi i objektit të fshatit në Muçiverc, një hapësirë që do të shërbejë për shumë funksione komunitare.

Kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, ka thënë se kjo iniciativë është ndërmarrë nga vetë banorët e fshatit në bashkëpunim me diasporën, ndërsa komuna ka ndarë parcelën për ndërtim dhe do të jetë afër këshillit organizativ për ta lehtësuar çdo proces.

“Fshati Muçiverc është shembull i një komuniteti aktiv. Sot ka filluar ndërtimi i objektit të fshatit Muçiverc, një projekt i përbashkët i banorëve dhe diasporës”, ka deklaruar Rahimaj.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Kamenicë, Zotrim Kastrati, tha për Telegrafin se objekti do të jetë një qendër multifunksionale që do të përfshijë hapësira për aktivitete kulturore, edukative dhe rinore.

“Objekti do të shërbejë për mbledhje publike, diskutime, pritje të diasporës gjatë pushimeve, dhe për shumë qëllime të tjera në shërbim të banorëve të Muçivercit”, theksoi Kastrati. /Telegrafi/

The post Fshati Muçiverc në Kamenicë bëhet me qendër multifunksionale – nis ndërtimi i objektit appeared first on Telegrafi.

Hyrja e Durrësit, një aks 1,3 km i gjatë që do të rindërtohet tërësisht


TIRANË, 21 prill/ATSH/ Në qytetin e Durrësit janë hapur kantiere të reja ku po punohet për modernizimin e infrastrukturës urbane, duke përmirësuar aksesin në rrugë e segmente të rëndësishme në qytet.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e vijoi vizitën e tij në kantierin e sapohapur të hyrjes së Durrësit, një aks 1,3 km i gjatë që do të rindërtohet tërësisht, duke nisur nga nyja e Shkozetit, deri te Stacioni i Trenit në qendër të qytetit. Projekti parashikon të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës rrugore: shtresat asfaltike; ndriçim, brez i gjelbër; korsi biçikletash; korsi për lëvizjen e mjeteve duke i dhënë një pamje krejt tjetër portës tokësore të Durrësit.

“Jemi te një kantier që sapo e kemi filluar, tek “Ura e Dajlanit”. Do të rikonceptohet komplet aksi, gati 1,3 km që nga nyja e Shkozetit, rotonda atje dhe deri te Stacioni i Trenit në qendër të qytetit. Puna ka filluar me rifiniturat e pjesës ekzistuese, por edhe për të zgjidhur problematikën e përmbytjeve që ka zona e plazhit. Kemi bërë një diskutim, që të bëjmë një propozim për të marrë dhe ujërat e zonës së plazhit, në rastet që ka reshje të shumta. Gjithë aksi konsiston në rehabilitimin e sistemit të ndriçimit, pjesa asfaltike është në rregull. Do të shtojmë korsitë e biçikletave, gjelbërimin, do bëjmë ndriçimin e komplet aksit sepse është hyrja kryesore e qytetit të Durrësit dhe vjen si rrugë paralele me rrugën e Portit që është ndërtuar në 2015 me fondet e qeverisë shqiptare. Ishte shumë investim i domosdoshëm, jo vetëm për të zgjidhur problematikat teknike të rrugës, por edhe për të ndryshuar prezantimin e përgjithshëm të qytetit sepse është në nyjen kryesore. Punimet do t’i fokusojmë në këtë aks, se gjithë rruga deri sa lidhet me plazhin, do përdoret nga “Giro d’Italia”, aksi do të jetë për çiklistët dhe nuk e bëjmë dot kantier ndërtimi, por pas datës 9 do vijojmë punën me pjesën kryesore”, tregoi lidhur me projektin kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako.

Ndërkohë, Rama kërkoi që me zbatimin e projektit të përcaktohen qartë edhe hapësirat e lëvizjes së qytetarëve dhe ato të bizneseve.

“Duhet të vendosen kufij dhe duhet ndarë, çfarë është e njerëzve është e njerëzve, çfarë është e bizneseve është e bizneseve”, u shpreh ai.

“Këtu kalon dhe pjesa e hekurudhës, ku punimet kanë avancuar. Lidhja e këmbësorëve bëhet përmes kësaj urës ekzistuese që është bërë me rilindjen urbane, kjo do jetë për përmirësimin e fluksit të lëvizjes së mjeteve”, u shpreh Sako, duke ecur përgjatë zonës ku do të zbatohet projekti.

/r.e/a.f/

The post Hyrja e Durrësit, një aks 1,3 km i gjatë që do të rindërtohet tërësisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Asfaltohet rruga “Mehmet Xhelil Fishta”

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka përcjellë sot pamjet e projektit, tashmë të përfunduar për asfaltimin e rrugës “Mehmet Xhelil Fishta”. Sipas Becit, ky është një “tjetër investim i bashkisë Shkodër që synon të përmirësojë infrastrukturën për banorët e zonës”.

Asfaltimi i kësaj rruge është pjesë e projekteve të bashkisë Shkodër për rikualifikimin e zonave urbane, ndërsa më herët Beci është shprehur se janë një sërë investimesh publike në një vlerë të konsiderueshme prej rreth 50 milionë euro që po kryhen në qytet me financimin e qeverisë shqiptare e bashkisë Shkodër.

Në Shkodër po punohet në rrugën hyrëse dhe dublimin e rrugës së Bahçallëkut, parkun 19 hektarë tek Ura e Bunës, rikualifikimi urban i Zdrales, pastrimi i liqenit të cilat po krijojnë një ndikim surprizues jo vetëm për banorët e Shkodrës, por edhe për vizitorët e shumtë që i drejtohen kryeqendrës së veriut.

/a.f/

The post Beci: Asfaltohet rruga “Mehmet Xhelil Fishta” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projekti i radhës në infrastrukturë, FSHF investon në “Kompleksin Olimpik” në Durrës

11 April 2025 at 15:02

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Federata e Futbollit vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, me fokus zhvillimin e futbollit të moshave dhe krijimin e kushteve sa më cilësore për të rinjtë.

Një tjetër investim është drejt përfundimit në qytetin e Durrësit, në kuadër të mbështetjes së Shoqatave Rajonale të Futbollit. Ky projekt është realizuar me kërkesë të Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës dhe ka si objektiv krijimin e hapësirave cilësore për zhvillimin e aktiviteteve futbollistike të të rinjve.

Investimi konsiston në furnizimin dhe montimin e tapetit me bar artificial në një prej fushave të “Kompleksit Olimpik” në Durrës, një qendër që shërben për stërvitje dhe gara për futbollistët e moshave dhe klubet lokale.

Ky është një tjetër hap konkret i ndërmarrë nga FSHF në kuadër të strategjisë për zhvillimin e infrastrukturës futbollistike në nivel kombëtar, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punës dhe stërvitjes për futbollistët e së ardhmes. /j.p/

1 nga 2

The post Projekti i radhës në infrastrukturë, FSHF investon në “Kompleksin Olimpik” në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Laboratorë e kabinete të reja për shkollën teknike “Mehmet Isai” në Gjilan

10 April 2025 at 09:37

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se Investimet në fushën e arsimit po tregojnë edhe rezultate konkrete te nxënësit.

Ai tha se shkollën  Teknike “Mehmet Isai” kanë pajisur këtë shkollë me laboratorë bashkëkohorë dhe kabinete pune. Sipas Hysenit, ky investim kap shifrën e mbi 700 mijë euro.

“Si rezultat, kemi pasur rritje të madhe të interesimit të nxënësve për këtë shkollë dhe përgatitje më cilësore për tregun e punës”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, thekson se ky projekt është dëshmi e qartë e përkushtimit për ta kthyer premtimin elektoral në realitet. /Telegrafi/

The post Laboratorë e kabinete të reja për shkollën teknike “Mehmet Isai” në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Argjinatura e re në Shëngjergj mbron tokën bujqësore nga gërryerja

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit në fshatin Shkallë në Shëngjergj kanë rritur sigurinë për tokat bujqësore dhe shtëpitë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se, argjinatura e re me gabione përgjatë 1100 metrave në lumin Erzen i ka dhënë fund përmbytjeve në zonë.

“Kjo argjinaturë mbron rreth 6 ha tokë bujqësore nga gërryerja”, bëri të ditur Denaj.

“Ky investim fuqizon fermerët dhe garanton një të ardhme më të qëndrueshme për bujqësinë dhe prodhimet “Made in Albania””, u shpreh Denaj.

Investimet në vepra që mbrojnë tokën bujqësore u japin dorë fermerëve të mbrohen nga fenomenet natyrore dhe të rrisin prodhimin. /r.e//j.p/

The post Argjinatura e re në Shëngjergj mbron tokën bujqësore nga gërryerja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investoi në vendlindje pas 11 vitesh emigracioni në Firence, Rama sjell shembullin e Ndoc Fushës

31 March 2025 at 22:14

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot shembullin e Ndoc Fushës, i cili pas 11 vitesh emigracion në Firence, ku ndërtoi me punë dhe pasion një biznes të suksesshëm ndërtimi, ka bërë zgjedhjen e zemrës duke u rikthyer në vendlindje.

“Në Bardhaj të Shkodrës, ai ka ngritur një restorant për evente, duke sjellë një frymë të re në shërbim dhe mikpritje, por pa harruar traditën e të parëve”, theksoi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë, shtoi kreu i qeverisë, “që edhe me krijimin e shoqatës “Besa Shosh”, ai ka vënë në jetë një mision që shkon përtej biznesit, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të Dukagjinit.

“Jashtë fitova para, por këtu fitova qetësinë. Nuk jam penduar asnjë ditë që jam kthyer”, thotë ai.

“Në vitin 1998 jam larguar për një jetë më të mirë, si një pjesë e madhe e rinisë shqiptare për të jetuar më mirë. Jam larguar në drejtim të Italisë në Firence, kam emigruar për 11 vite”, tregon Fusha.

Ai rrëfen se ka punuar në ndërtim dhe ka ngritur një firmë ndërtimi në emigrim, teksa shprehet se që kur iku u largua me mendimin për t’u kthyer.

“Me ato kontribute që ruajta gjatë viteve kam investuar këtu në fshat, një bar-restorant, i shërbej komunitetit”, thotë ai.

Ai shprehet shumë i kënaqur dhe nuk pendohet kurrë për rikthimin në vendlindje.

“Çdo njeri që largohet për një jetë më të mirë, për të bërë një ndryshim duhet të mendojë një rikthim aty nga kemi dalë, sepse Shqipëria ka nevojë për ne, se ne do ta bëjmë Shqipërinë, ne do ndihmojmë vendin tonë”, shprehet Fusha.

“Ato vite jashtë ishin vetëm vite pune dhe aktivitet, ndërsa këtu bën një jetë shumë të mirë për arsye se kur nuk të mungojnë njerëzit e tu nuk të mungon asgjë”, thotë ai.

Ndoc Fusha rrëfen se mendoi të investonte diçka dhe për traditën dhe folklorin, për trashëgiminë e kulturës veriore kryesisht, që të mos harrohen dhe të lihet diçka për brezat që t’i kujtojnë.

“Shqipëria ka ndryshuar dhe po ndryshon dhe do të garantojë jetë për shqiptarët dhe për ne në këtë vend shumë më të mirë”, thotë ai, teksa u bën thirrje të gjithë njerëzve që kanë mundësi ekonomike sado pak, të investojnë në Shqipëri. /j.p/

 

The post Investoi në vendlindje pas 11 vitesh emigracioni në Firence, Rama sjell shembullin e Ndoc Fushës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimi në nënstacionin Kuçovë, Balluku: Përfitojnë 16 000 abonentë

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Në nënstacionin elektrik të Kuçovës, në bashkinë Berat, është drejt përfundimit investimi për rikonstruksionin e plotë të tij, duke implementuar aty teknologjinë më të fundit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për rreth 16 mijë banorë dhe biznese.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se, në nënstacionin elektrik të Kuçovës, aktualisht po punohet për vendosjen e pajisjeve moderne, transformatorëve të rinj dhe rrjetit të tensionit 20 kV.

Balluku tha se, përmes këtij investimi do të përmirësohet furnizimi me energji elektrike për 16 mijë abonentë, biznese të zonës si dhe ju shërben sektorëve strategjikë si nafta dhe bazës ajrore të NATO-s.

/a.f/

The post Investimi në nënstacionin Kuçovë, Balluku: Përfitojnë 16 000 abonentë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Analiza e DW: Gjermania do të investojë një bilion euro, por si dhe ku?

By: Ardit
23 March 2025 at 15:09

Ndërtimi i urave, rinovimi i hekurudhës, investimi në mbrojtjen e klimës, pajisja e Bundeswehr-it: vetëm paratë nuk mjaftojnë. Kërkohet planifikim i shpejtë, kompani dhe punëtorë të kualifikuar. Aeroporti Berlin-Brandenburg, Elbphilharmonie në Hamburg, stacioni hekurudhor Shtutgart 21 – në Gjermanika mjaft shembuj jo të mirë të projekteve të mëdha që dolën jashtë kontrollit sa i përket […]

The post Analiza e DW: Gjermania do të investojë një bilion euro, por si dhe ku? appeared first on BoldNews.al.

Rruga që afroi Dibrën/ Në rrugën e Arbrit, nga Tirana në Peshkopi për 90 minuta. Banorët: Zhvillim për zonën

By: xhir jeta
21 March 2025 at 17:03

Nisemi nga Tirana drejt Peshkopisë, të cilat tashmë jane larg njera tjetres ne nje distance jo me shume se 1 ore 30 minuta. Përfundimi i rruges se arbrit realizon dëshiren e përhershme të banorëve dibranë për të qenë më afër kryeqytetit.

Nga Tirana, rruga e Arbrit kalon nga fshati Zall Bastar, Shkalla e Tujanit, duke ofruar një pamje piktoreske të zonës me një natyrë të larmishme.

Rruga vijon më tej drejt Murrizit. Ndonëse gjeografikisht shumë pranë pranë Tiranës, banorët e kësaj zone iu duhej shumë orë udhëtim drejt kryeqytetit, nga rrugë e vjetër e Qafë Mollës.

Tuneli i Murrizit është vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit. Tuneli ka një gjatësi prej 3. 8 km. Ky tunel është vepra më komplekse e rruges se arbrit, për t’a ndërtuar u deshën 6 vite për shkak të kushteve të vështira gjeologjike.

75 kamera sigurie si dhe radarë monitorojnë tunelin e murrizit për shkeljet e drejtuesve të mjeteve. Fluksi i automjeteve sipas të dhënave ka qenë i lartë. Rreth 10 mijë automjete kaluan në tunel të dielën e kaluar, vetëm dy ditë pasi u hap.

Të parët që ndjejnë distancën e shkurtuar ndjeshëm me Tiranën, janë banorët e Xibrit, fshati i parë sapo kalon tunelin e Murrizit.

Pranë rrugës së Arbrit, në hyrje të qytetit të Klosit, Lulzime Zhuku së bashku me fermerë të tjerë të zonës tregtojnë produktet e tyre. Hapja e rrugës së re, thotë Lulzimja i ka shtuar shitjet, me të cilat siguron të ardhurat e vetme për familjen e saj me 9 anëtarë.

“Na ka nderuar rruga. Shes frutat e mia, bulmet, veze. Bënim 3 orë rrugë.”

Rruga shtrihet në një terren shumë të thyer mes maleve dhe shkembinjve, nje terren qe i ka mbajtur të izoluar zonën për një kohë të gjatë.  Pjesë e rrugës së Arbrit janë disa tunele dhe ura te larta, te konsideruara si veprat inxhinieriks me te veshtira.

Ura e Lezedrës dhe ajo e Vashës, dy më të lartat në rajon, 158 dhe 152 metra, janë dy veprat më të veçantat. Ato bashkojnë shpatet e maleve shkëmborë duke u lidhur me 6 tunele, që v

Ura e re Vashës ka marrë emrin e asaj të vjetrës ekzistuese, që ndodhet në gjurmën e vjetër të rrugës së Abrit mbi lumin Mat, pranë fshatit Guri i Bardhë, e ndërtuar në shekullin e 18.

Rruga e vjetër nga qafa e Buallit shmanget përmes tuneleve të tjerë. Rruga e re e sjell Bulqëizën vetëm 40 minuta larg Tiranës.

Në një distancë prej 160 km iu duhet të udhëtonin banorët e Bulqizës për të mbërritur në Tiranë. Duke kaluar permes nje terreni te veshtire nga Qafa e Buallit.

Nga Bulqiza drejt Peshkopisë, rruga e re, ka shmangur në disa segmente të vjetrën, duke shkurtuar edhe më shumë distancën mes dy qyteteve.

Aksi kalon në fshatrat e Shupenzës dhe Maqellarës, me një natyrë piktoreske. Rruga pritet të ndikojë në aspektin ekonomik të zonës, duke sjellë zhvillim të turizmit dhe veçanërisht në agroturizëm.

Rruga konsiderohet gjithashtu si një vepër historike që mund ta kthejë atë në listën e guidave turistike në vend për të huajt. Ajo shtrihet paralel me rrugën e dikurshme të shtetit të arbrit. Njihej si rruga e karvanëve dhe shërbente për tregti. Ishte rruga më e rëndësishme në trojet shqiptare, krahas rrugës Egnatia.

Pasi përshkuam të gjithë rrugën e Arbrit, kemi mbërritur në qytetin e Peshkopisë nga Tirana. Në një rrugë që dikur udhëtimi donte më shumë se 4 orë, tashmë nga kryeqyteti në Peshkopi mberrim per 1 ore e 30 minuta. Por çfarë thonë qytetarët e peshkopisë, për rurgën që e pritën gjatë.

Rruga e Arbrit afron më shumë Tiranën dhe Shkupin. Nga kryeqyteti deri në pikën kufitare të Bllatës pranë Dibrës së Madhe rruga ka një gjatësi prej 71 km./abcnews.al

U kthye nga Italia dhe gjeti suksesin në Durrës, Haxhi: Shqipëria ka potencial

20 March 2025 at 08:14

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot historinë frymëzuese të Leonard Haxhit nga Durrësi, i cili pas 30 viteve emigrim në Itali, ku arriti deri në pozicionin e shefit të kuzhinës në Venecia, vendosi të rikthehej në Shqipëri.

Sipas Ramës, Haxhi ka investuar eksperiencën dhe kursimet e fituara në restorantin “Pampas” në zonën e Vollgës, Durrës, i cili tashmë është bërë një emër i njohur në fushën e gastronomisë, duke njohur një rritje të shpejtë përtej parashikimeve.

“Me historinë frymëzuese të Leonard Haxhit nga Durrësi, i cili pas 30 viteve emigrim në Itali ku arriti deri shef kuzhine në një majë botërore të turizmit si Venecia, vendosi të kthehej në Shqipëri me eskperiencën dhe kursimet e fituara, që i ka investuar tek “Pampas”-i tanimë i famshëm, tek Vollga, Durrës, duke i rritur shpejt përtej parashikimeve”, shkruan Rama.

Në videon e publikuar nga kryeministri Rama, Haxhi u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë të kenë besim dhe të investojmë në vendlindje. “Gjithnjë e kam patur dëshirën të kthehem. Shqipëria ka potencial”, tha Haxhi.

/r.e/

The post U kthye nga Italia dhe gjeti suksesin në Durrës, Haxhi: Shqipëria ka potencial appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan historinë e emigrantit të kthyer në Shkodër: Të rinjtë shqiptarë të besojnë në potencialin që ka Shqipëria

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Met Hasaj është një prej shkodranëve që është rikthyer nga emigracioni në vendlindjen e tij, për të investuar në hapjen e një Akademie Futbolli për moshat e reja.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale mesazhin e 33-vjeçarit që vendosi të linte Anglinë për t’u kthyer në Shkodër.

“I certifikuar nga UEFA si trajner, ai frymëzon të rinjtë shqiptarë të besojnë në ëndrrat e tyre dhe në potencialin që ka Shqipëria”, shprehet Rama.

Sipas Kryeministrit, i riu “pasionin e tij të fëmijërisë për sportin, e realizoi këtu në vendin e tij dhe jo në shtetet ku provoi të emigronte për një jetë më të mirë”.

“Sot i bindur në vendimin që ka marrë iu bën apel që të gjithë atyre që kanë emigruar të kthehen, duke investuar dijet dhe mundin e tyre në Shqipëri”, pohon Kryeministri.

Ndërkohë që 33-vjeçari ndan detaje nga historia e tij e emigrimit nga Londra në Milano të Italisë, ku ka punuar dhe jetuar për disa vite.

“Ka pesë vite që jam kthyer nga Anglia, më përpara kam jetuar për një kohë të shkurtër në Milano, Itali për pesë vite e gjysmë gati gjashtë. Në Londër, sikurse çdo shqiptar tjetër, tradita jonë na e kërkon që të jetojmë me nënën e babën, njerëzit afër, se ndryshe jeta nuk ka kuptim. Plus, vështirësitë që të jep emigracioni, ndoshta për çdo të ri që kryen studimet është e vështirë që të futet në jetën atje. Kushtet na e kanë bërë të mundur që të largohemi”, thotë ai.

Por, me kalimin e kohës, Hasa thotë se e kuptoi që jo çdo gjë në emigracion është si duket. Pasi vendosi të kthehet në vendlindje, 33-vjeçari kreu shkollën për trajner sporti në universitetin e Tetovës, ku edhe ka marrë licencat nga UEFA si trajner.

“Ndihem shumë mirë, sepse rezultatet që po marrim këtu janë shumë më mirë se sa e kisha menduar vetë. Në momentin kur jam kthyer nga Anglia, ka qenë një situatë e vështirë, Covid 19 dhe dukej e pamundur që do ja dilja të jetoja këtu. Me pak sakrificë, pak mund ja kemi arritur më së miri”, vijon Hasaj.

I riu e mbyll mesazhin e tij me një apel për të rinjtë që për arsye të ndryshme kanë qenë të detyruar që të lënë vendin e tyre që të kthehen dhe të investojnë këtu.

“I bëj apel të të gjithë të rinjve që të kthehen në vendin e tyre, të investojë në vendin e vet në mënyrë që vendi jonë të bëhet më i mirë dhe më i jetueshëm. Vitet e fundit është në rrugën e duhur, nuk do zhgënjehen nëse do kthehen”, përfundon ai.

/a.f/

The post Rama ndan historinë e emigrantit të kthyer në Shkodër: Të rinjtë shqiptarë të besojnë në potencialin që ka Shqipëria appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama inspekton Lungomaren në Durrës: Zgjerohet në 100 metra zona ranore, ndër plazhet më të lakmuara të Mesdheut

12 March 2025 at 15:56

TIRANË, 12 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama inspektoi sot Lungomaren e re të plazhit të vjetër në Durrës, një nga shëtitoret më të bukura që shtrihet nga ura e Dajlanit deri te godina e Kavalishencës.

Bashkë me kryetaren e bashkisë Durrës, Emiriana Sako dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, kryeministri Rama pa nga afër punimet që po kryhen përgjatë bregdetit, ku parashikohet zgjerimi i zonës ranore në 100 metra.

“Ky projekt do t’i japë edhe më shumë vlerë shtëpive, hoteleve, njësive të shërbimit, por së bashku me projektin tjetër të zgjerimit të zonës ranore në 100 metra, duke i marrë detit për t’ia dhënë Durrësit Turistik, do të bëjnë që ky plazh të jetë një nga më të lakmuarit e Mesdheut për turizmin popullor”, vlerësoi kryeministri.

Rama theksoi se i gjithë bregu do të fitojë një plazh shumë të gjerë.

“Për të gjithë frekuentuesit e plazhit të Durrësit dhe ata që prej vitesh ndjekin çfarë ndodh falë kryetares së bashkisë, Anit dhe me mbështetjen time dhe tonën dhe falë Fondit të Zhvillimit, plazhin do ta zgjerojmë duke marrë det 100 metra. Do të kemi një plazh të jashtëzakonshëm. E gjithë ajo ‘ngrënia’ që iu bë plazheve në katrahurën e tranzicionit do të mbetet histori. Në mes, bashkia do ketë pronën e vetë ku do të krijojë bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe me Agjencinë Kombëtare të Investimeve një sistem pikash shërbimi të bukura siç janë në plazhet më prestigjioze të botës. Pika shërbimi dhe pika për fëmijë, të moshuar, në mënyrë që këtu të jetë një shpërthim i jetës turistike siç i takon Durrësit”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi që shëtitorja, ku do të mbillen edhe 520 pemë, të mbarojë patjetër për sezonin turistik.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit theksoi se ky investim ka qenë me shumë rëndësi për biznesin.

“Do të fillojmë dhe pjesën e shëtitores nga pista te Sfinksi, si dhe hyrjen e Durrësit ku u ndryshua koncepti i hyrjes”, tha ajo.

Drejtori i FSHZH-së, Agolli u shpreh se projekti trajton me sistem termoizolim kapot edhe pjesën e fasadave të pallateve.

“Jemi në dy kantiere që janë të vendosura paralelisht. Njëra është vazhdimi i shëtitores e cila mbyll pjesën e shëtitores. Një pjesë e shëtitores bashkë me pjesën e aktiviteteve përgjatë shëtitores, gjelbërimin. Kontrata e dytë është kontrata e rehabilitimit të bregut. Këtu ka pasur një fenomen në vite të erozionit dhe praktikisht deti kishte ardhur deri afër pallateve dhe do mbushet rëra duke krijuar një hapësirë rreth 100 metër gjerësi e cila praktikisht ka për ta bërë një nga plazhet më të bukur në gjithë rajonin për shkak të gjerësisë së saj. Aktualisht jemi duke punuar për një projekt të tretë që është në një fazë konceptimi për të krijuar dhe njësi shërbimi turistike përgjatë gjithë kësaj vijës së re bregdetare që na është krijuar. Kjo kompleton gjithë ndërhyrjen në këtë zonë”, tha Agolli.

Kjo pjesë e bregut të Durrësit ka qenë shumë e amortizuar, ndërkohë që me përfundimin e ndërhyrjes, zona pritet të marrë një hov të ri zhvillimi.

 

/j.p/

The post Rama inspekton Lungomaren në Durrës: Zgjerohet në 100 metra zona ranore, ndër plazhet më të lakmuara të Mesdheut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌