Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

​KQZ-ja mori vendim për asgjësimin e materialit zgjedhor të nëntë shkurtit

27 May 2025 at 15:43

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot mori vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025, duke përfshirë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve.

Ndërkaq, materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse.

“KQZ mori vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, në mesin e materialeve që do t’i nënshtrohen shkatërrimit janë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve, e të tjera. Materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse”, thuhet në njoftim.

KQZ gjithashtu mori vendim për organizimin e një punëtorie në bashkëpunim me Komisionin e Venecias në javën e fundit të muajit qershor të këtij viti.

“Komisioni i Venecias ofron asistencë para ose pas zgjedhjeve gjatë të cilave merr pjesë në misione vëzhgimi të Asamblesë Paramentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe qëllimi i kësaj punëtorie është që të ndihmojë analizën paszgjedhore dhe të kontribuojë në forcimin e integritetit dhe funksionalitetit të proceseve zgjedhore në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimit në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për pagesën e reth 130 personave të angazhuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit,

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore: Rregullores Zgjedhore nr. 03/2024 krijimi, konfirmimi dhe kudnërshtimi i listës votuese dhe Rregullores Zgjedhore nr. 10/2024 për fletëvotimet dhe broshurat.

Në përfundim të rendit të ditës, KQZ miratoi kërkesën për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë.

“Artan Asllani ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës dhe në vend të tij emërohet kandidati i radhës, Qerim Gara”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post ​KQZ-ja mori vendim për asgjësimin e materialit zgjedhor të nëntë shkurtit appeared first on Telegrafi.

Misioni Vëzhgues i BE-së dorëzon raportin për zgjedhjet 2025, Osmani: Demokracia në vend është në përparim të vazhdueshëm

14 May 2025 at 13:29

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefen e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila i dorëzoi raportin përfundimtar të këtij misioni lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Osmani falënderoi eurodeputeten dhe të gjithë anëtarët e misionit për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Ajo theksoi se prezenca e këtij misioni, me kërkesë të saj, dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës për transparencë, llogaridhënie, sundim të ligjit dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike.

Osmani theksoi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin një dëshmi e pjekurisë politike dhe qytetare në Kosovë, duke theksuar se edhe ky proces zgjedhor, i zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt, konfirmoi se demokracia në Kosovë është e gjallë, e qëndrueshme dhe në përparim të vazhdueshëm.

“Nga ana e saj, Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Loiseau e përgëzoi Osmanin për angazhimin e Republikës së Kosovës në mbrojtje të vlerave demokratike dhe për organizimin paqësor të zgjedhjeve. Ajo vlerësoi pjekurinë e treguar nga qytetarët e Kosovës, si dhe bashkëpunimin e plotë të ofruar ndaj misionit vëzhgues. Presidentja dhe Shefja e Misionit Loiseau po ashtu diskutuan për rekomandimet e raportit për përmirësimin e mëtejmë të proceseve demokratike në vend”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

The post Misioni Vëzhgues i BE-së dorëzon raportin për zgjedhjet 2025, Osmani: Demokracia në vend është në përparim të vazhdueshëm appeared first on Telegrafi.

Mbyllet numërimi i votave në Korçë, PS fiton me diferencë 20 mijë vota

13 May 2025 at 10:48

Ka përfunduar numërimi i votave në Qarkun e Korçës, ku partia Socialiste ka kryesuar me një diferencë votash prej 20,812.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Partia Socialiste ka marr në këtë qark 57213 vota pra 54,33% të totalit duke siguruar 6 mandate. Partia Demokratike ka marr 36405 vota, pra 34,57% të cilat përkthehen në 4 mandate.

Rezultatet totale sipas qyteteve:

Pustec

PS: 1054

PD-ASHM: 458

Kolonjë

PS: 3733

PD-ASHM: 1664

Devoll

PS: 7082

PD-ASHM: 5870

Pogradec

PS: 14,178

PD-ASHM: 8776

Korçë

PS: 20,372

PD: 13,745

Maliq

PS: 10,698

PD-ASHM: 5792

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet numërimi i votave në Korçë, PS fiton me diferencë 20 mijë vota appeared first on Euronews Albania.

PS kryeson bindshëm votat e diasporës, si paraqiten rezultatet për partitë e tjera

13 May 2025 at 07:48

Në 11 maj shqiptarët ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e cila do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave vijon deri më tani në votat e ardhura nga diaspora kryeson bindshëm Partia Socialiste.

Sipas të dhënave të KQZ-së janë numëruar deri më tani 38806 zarfa nga 194889 që janë gjithsej.

Nga këto në rang vendi Partia Socialiste ka marr 21305 vota, (55,30%), Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marr 10951vota (28,42%).

Rezultatet e partive të tjera janë si më poshtë:

Lëvizja Bashkë 934 vota 2,42%

Lëvizja Atdheu (LA) 49 vota 0,13%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 248 vota 0,64 %

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 3161 vota 8,20 %

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 227 vota 0,59%

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 16 vota 0,04%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 100 vota 0,26%

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 1176 vota 3,05%

Partia Socialdemokrate (PSD) 361 vota 0,94 %

Rezultatet në kohë reale në faqen e Euronews Albania (Kliko këtu)


LEXONI GJITHASHTU:

The post PS kryeson bindshëm votat e diasporës, si paraqiten rezultatet për partitë e tjera appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet 2025/ PS drejt mandatit të katërt të qeverisjes, si paraqiten rezultatet

13 May 2025 at 06:36

Partia Socialiste duket se do të drejtojë vendin edhe për katër vite të ardhshme. Ndërkohë që po vijon numërimi i kutive të fundit në vend, rezultatet paraprake tregojnë për një fitore të bindshme të PS-së.

Deri më tani janë numëruar 4890 QV nga 5225 që janë në total në Shqipëri, Partia Socialiste kryeson duke marrë 52,15% të votave, koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri tani ka marr  34,41%.

Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste mund të sigurojë 82 mandate, pra një shumicë absolute për vendimmarrjen në parlament, ndërsa PD-ASHM mund të sigurojë 52 mandate.

Rezultatet e partive të tjera janë si më poshtë:

Lëvizja Bashkë 17993 vota 1,39%

Lëvizja Atdheu (LA) 1910 vota 0,15%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 17207 vota 1,33%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 45450 vota 3,50%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 2459 vota 0,19%

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 922 vota 0,07%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 5029 vota 0,39%

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 38266 vota 2,95%

Partia Socialdemokrate (PSD) 45131 vota 3,48%

Rezultatet në kohë reale në faqen e Euronews Albania (Kliko këtu)

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet 2025/ PS drejt mandatit të katërt të qeverisjes, si paraqiten rezultatet appeared first on Euronews Albania.

PS fiton me 50,5% të votave në bashkinë e Devollit

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Partia Socialiste ka fituar me 50,50% të votave në bashkinë e Devollit, kundrejt 41,85% të votave që ka marrë Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në 49 qendrat e votimit të bashkisë së Devollit ka përfunduar tashmë procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në përfundim të procesit të numërimit rezulton se Partia Socialiste ka marrë 7082 vota, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 5870 vota.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 2,57% të votave, e ndjekur nga Partia Socialdemokrate me 2,31% të votave.

Partia Mundësia ka marrë 1,45% të votave, ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 0,67% të votave.

/m.m/r.e/j.p/

The post PS fiton me 50,5% të votave në bashkinë e Devollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet 2025/ Si paraqiten rezultatet nga numërimi i votave në vend

12 May 2025 at 11:02

Një ditë më parë të dielën e 11 majit 2025 shqiptarët shprehën vullnetin e tyre me votë në qendrat e votimit, e ndërsa puna për numërimin e votave vijon rezultatet deri në orën 11:00 është si më poshtë:

Në total janë numëruar 1819 QV nga 5225 që janë në total.

Partia Socialiste ka siguruar 52.52% të votave (total 243,734vota) ndërsa Partia Demokratike 34.41% të votave (total 159,679vota).

Lëvizja Bashkë (Bashkë)  5769 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 597 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 5150 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 15863 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 856 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 321 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 1603 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 12031 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 18496 vota

Për rezultatet në kohë reale kliko (këtu)

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet 2025/ Si paraqiten rezultatet nga numërimi i votave në vend appeared first on Euronews Albania.

U dha para disa personave për vota, arrestohet me urdhër të SPAK 63-vjeçari

12 May 2025 at 09:46

Një 63-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Fier pas një hetimi një mujor të SPAK për krimet zgjedhore.

Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U dha para disa personave për vota, arrestohet me urdhër të SPAK 63-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Pritet rezultati i votimit elektronik, Spiropali mbërrin në Vorë

12 May 2025 at 09:25

Drejtuesja politike për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka mbërritur në Vorë, ku edhe pritet që të dalë rezultati i votimit elektronik.

KQZ e shtyu publikimin e rezultateve të njësisë 10 dhe të Vorës, ku u aplikua votimi elektronik, duke pranuar kërkesën e PD, por PS e cilësoi si arbitrar.

Sipas të informacioneve dy kutitë e fundit po hidhen në sistem dhe pritet të dalë edhe rezultati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pritet rezultati i votimit elektronik, Spiropali mbërrin në Vorë appeared first on Euronews Albania.

Vonohet numërimi te shkolla 1 Maji, mungojnë komisionerët e PD

12 May 2025 at 09:18

Në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” e cila përkon me KZAZ 32 nuk po punohet me kapacitetin e plotë. Nga 8 grupet e numërimit, janë larguar numëruesit e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, ndërkohë që KQZ ka dhënë urdhër që numërimi i votave të përfundojë brenda ditës së sotme.

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu pyeti për më tepër detaje lidhur me këtë situatë Kelvin Skrelan, zvkryetar i KZAZ 31.

“Nuk jemi me kapacitete të plota, ne kemi 8 grupe numërimi dhe aktualisht po punojnë vetëm tre grupe numërimi. Kemi njoftuar PD të na sjelli komisionerët, deri tani nuk kanë ardhur. Po presim vetëm me tre grupe, ne jemi KZAZ-ja më e madhe në Shqipëri, mbulojmë 10 njësi administrative dhe n aka arhdur edhe urdhëri që të mbyllet sot në 22:00 numërimi i votave”,-tha Skrela.

Ai tha se KZAZ-ja 31 ka nisur numërimin e votave në orën 01:00 të mëngjesit, ndërsa nga ora 5:00 e mëngjesit numërimi i votave ka vijuar me tre grupe pune.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vonohet numërimi te shkolla 1 Maji, mungojnë komisionerët e PD appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet parlamentare, si paraqiten rezultatet nga numërimi i votave në vend

12 May 2025 at 08:32

Pasi shqiptarët shprehën vullnetin e tyre me votë ditën e djeshme në 11 maj, tashmë po zhvillohet procesi i numërimit.

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

Deri më tani rezultatet e procesit të numërimit të votave janë si më poshtë:

Në rang vendi janë numëruar deri në orën 8:00 1527 qendra votimi nga 5225 nga të cilat Partia Socialiste ka siguruar 52.85% të votave (total 20,3046 vota) ndërsa Partia Demokratike 34.27% të votave (total 131,662 vota).

Lëvizja Bashkë (Bashkë) 4798 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 483 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 4260 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 13318 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 717 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 276 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 1359 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 10105 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 14165 vota

Për rezultatet në kohë reale kliko (këtu)


LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet parlamentare, si paraqiten rezultatet nga numërimi i votave në vend appeared first on Euronews Albania.

Vijon numërimi në qarkun e Korçës, si janë rezultatet

12 May 2025 at 08:13

Pasi shqiptarët shprehën vullnetin e tyre me votë ditën e djeshme në 11 maj, tashmë po zhvillohet procesi i numërimit.

Në Korçë janë numëruar deri më tani 170 QV nga 422 në total.  Partia Socialiste ka siguruar deri më tani në këtë qark 55.07% të votave (total 23120 vota) ndërsa Partia Demokratike 34.45% të votave (total 144,465 vota).

Lëvizja Bashkë (Bashkë) 305 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 46 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 303 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 1565 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 61 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 29 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 73 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 865 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 1107 vota

Ndërkohë ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Pustecit në qarkun e Korçës, në këtë bashki janë në total 8 qendra votimi.

Partia Socialiste  (PS) kryeson duke siguruar në këtë bashki 1054 vota

Partia Demokratike (PD-ASHM) ka siguruar 458 vota

Lëvizja Bashkë 2 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 3 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 1 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 7 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 2 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 1 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 0 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 16 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 11 vota

Gjithashtu numërimi i votave ka përfunduar edhe në Bashkinë e Kolonjës:

Partia Socialiste  (PS) ka arritur të sigurojë në këtë bashki 3733 vota

Partia Demokratike (PD-ASHM) ka siguruar 1664 vota

Lëvizja Bashkë (Bashkë) 58 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 6 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 22 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 124 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 7 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 7 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 8 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 86 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 83 vota

Për rezultatet në kohë reale kliko (këtu)

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vijon numërimi në qarkun e Korçës, si janë rezultatet appeared first on Euronews Albania.

Vijon procesi i numërimit të votave në Tiranë, sa vota kanë marrë partitë

12 May 2025 at 07:40

Një ditë pasi shqiptarët shprehën vullnetin e tyre në kutitë e votimit, vijon në Tiranë procesi i numërimit të votave.

Sipas të dhënave të KQZ deri më tani janë numëruar 253 QV nga 1282 në total.

PS deri më tani ka siguruar 36511 (47,80% të votave) ndërsa PD-ASHM 26839 (35.14% të votave).

Dy partitë e mëdha sipas rezultateve të deri tanishme ndiqen nga partitë e reja ku:

Partia Mundësia renditet e treta dhe ka marrë 3756 vota (4,92%)

Nisma- Shqipëria Bëhet ka marrë 2380 vota (3,12%)

Lëvizja Bashkë ka marrë 2161 vota (2,83%)

Koalicioni Euroatlantik  ka marrë 1247 vota (1,63%)

Për rezultatet në kohë reale kliko (këtu)

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vijon procesi i numërimit të votave në Tiranë, sa vota kanë marrë partitë appeared first on Euronews Albania.

Përfundon procesi i numërimit të votave në Bashkinë Kolonjë, ja rezultatet

12 May 2025 at 07:20

Pasi shqiptarët shprehën vullnetin e tyre me votë ditën e djeshme në 11 maj, tashmë po zhvillohet procesi i numërimit në të gjithë vendin. Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kolonjës. Kolonja është bashkia e dytë në juglindje të vendit që përfundon procesin e numërimit të votave

Partia Socialiste  (PS) ka arritur të sigurojë në këtë bashki 3733 vota

Partai Demokratike (PD-ASHM) ka siguruar 1664 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 6 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 22 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 124 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 7 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 7 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 8 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 86 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 83 vota

Për rezultatet në kohë reale kliko (këtu)


LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon procesi i numërimit të votave në Bashkinë Kolonjë, ja rezultatet appeared first on Euronews Albania.

Rezultatet e orës 06:00, numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës

12 May 2025 at 06:21

Deri në orën 06:00 të mëngjesit të kësaj të hëne nga qendrat e votimit janë këto rezultate:

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë.

Janë numëruar deri tani 977 zarfa të dërguar nga emigrantët, ku PS dominon me 47,23%, e ndjekur nga PD me 38,60%.

Numërimi i votave në parkun olimpik për votat e diasporës u ndërpre dhe do të rinisë në orën 10:30, në parkun olimpik.

Rezultatet në kohë reale (Kliko këtu)

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rezultatet e orës 06:00, numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës appeared first on Euronews Albania.

Celibashi: Rezultatet paraprake të zgjedhjeve, jo më vonë se pasditja e së martës

TIRANË, 11 maj/ATSH-Maela Marini/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi sot se nëse të gjithë do të respektojnë ligjin, rezultati paraprak i zgjedhjeve parlamentare do të jetë brenda afatit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, jo më vonë se pasditja e ditës së martë.

Në një konferencë për medie, Celibashi u shpreh se tashmë qytetarët shqiptarë kanë votuar dhe votat gjenden në kutitë e votimit.

Ndaj Celibashi u shpreh se “të gjithë duhet të kenë durimin të presin numërimin dhe vlerësimin e këtyre votave”.

Celibashi solli në vëmendje se pas mbylljes së procesit të votimit ka një fazë po kaq të rëndësishme ajo e procesit të numërimit dhe të vlerësimit të fletëve të votimit.

“Është një proces tepër i vështirë veçanërisht për ata numërues dhe komisionerë që do të angazhohen. E dimë shumë mirë se si realizohet ai proces, ndaj është me rëndësi të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët politike”, tha Celibashi.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve garantoi se KQZ ka krijuar të gjithë infrastrukturën që ky proces të monitorohet dhe vëzhgohet nga përfaqësues të partive politike, si dhe nga kandidatët të cilët e kanë të drejtën për të qenë prezentë gjatë numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit, por edhe vëzhgues të tjerë si medie.

“Besoj se nëse të gjithë do të bëjnë ato çfarë ligji ka përcaktuar për të bërë, në këtë rast ju do të keni rezultatin paraprak të zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, pra jo më vonë se pasditja e ditës së martë”, tha Celibashi.

Sipas tij, “KQZ e konfirmoi me vendosmëri se nuk do të tolerojë asnjë rast apo iniciativë e cila shkon kundër integritetit të procesit të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit”.

Po ashtu, Celibashi theksoi se ajo që të gjithë do të duhet të kenë vëmendjen është qetësia që partitë politike dhe udhëheqësit politikë duhet t’u krijojnë atyre që janë angazhuar në këtë proces, numëruesve dhe anëtarëve të komisionit.

“Është e këshillueshme dhe është në përputhje me detyrimin që kanë të gjithë për të respektuar kërkesat e ligjit, që deklarimet për rezultatet të cilat vijnë vetëm pas vlerësimit të votimit paraprakisht, nga përfaqësuesit politik janë pa asnjë lloj vlere dhe janë kontribute jo pozitive në mbarëvajtjen dhe integritetin e procesit”, u shpreh ai. /j.p/r.e/

The post Celibashi: Rezultatet paraprake të zgjedhjeve, jo më vonë se pasditja e së martës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet në Shqipëri: Konkurrenti Lim Hoti del nga Ferma VIP për të votuar

11 May 2025 at 16:29

Ditën e sotme (e diel) në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare 2025.

Qytetarët atje po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për përfaqësuesit e rinj në Kuvend.

Dhe ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri që një pjesëmarrës në një reality shou ka lënë garën për të ushtruar të drejtën e votës.

Foto: Screenshot/YouTube

Fermeri Lim Hoti ka dalë nga programi përkohësisht për të votuar në qendrën e tij të votimit, në shkollën e mesme në Babrru.

Udhëtimi i tij është ndjekur live nga produksioni i Ferma VIP, duke e kthyer momentin në një ngjarje shumë të veçantë.

“Është shumë speciale, vendimin e kam marrë ka kohë. Mos e humbni besimin. Rruga e duhur dihet kush është”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Dy zgjedhje në vit, fituam në Fermë, do fitojmë edhe këtu. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë, votoni dhe mos humbni besimin”. /Telegrafi/

The post Zgjedhjet në Shqipëri: Konkurrenti Lim Hoti del nga Ferma VIP për të votuar appeared first on Telegrafi.

Luiz Ejlli voton në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Po na e lyejnë gishtin me bojë, po na bëjnë me gisht gjithë jetën

11 May 2025 at 15:57

Sot (e diel) në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare 2025, ndërsa qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për përfaqësuesit e rinj në Kuvend.

Ndër emrat publikë që kanë marrë pjesë në votime është edhe këngëtari i njohur dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, këngëtari Luiz Ejlli.

Luizi ka ndarë një moment nga votimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi të gishtit të lyer me bojë, shenjë simbolike që tregon se ka hedhur votën.

Por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është përshkrimi që ai ka vendosur mbi foto: “Po na e lyejnë gishtin me bojë, po na bëjnë me gisht gjithë jetën”.

Foto: Luiz Ejlli/InstaStory

Ky reagim ironik dhe kritik nga artisti është interpretuar nga ndjekësit si një reflektim i zhgënjimit të përgjithshëm që shumë qytetarë ndjejnë ndaj klasës politike dhe proceseve zgjedhore.

Komenti i Ejllit është shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke u kthyer në një nga postimet më të diskutueshme të ditës.

Kujtojmë se Luiz Ejlli është një ndër personazhet më të ndjekur në Shqipëri dhe Kosovë, dhe shpesh përdor platformën e tij për të komentuar çështje shoqërore, përtej fushës së muzikës dhe televizionit. /Telegrafi/

The post Luiz Ejlli voton në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Po na e lyejnë gishtin me bojë, po na bëjnë me gisht gjithë jetën appeared first on Telegrafi.

Flamur Noka përplaset me qytetarët, tensione të forta në Vorë

11 May 2025 at 11:48

Një incident ka ndodhur në Vorë, teksa vijon procesi i votimit. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ishte njoftuar se kishte probleme në një qendër votimi në Vorë.

Sipas tij, shumë patronazhistë të Partisë Socialiste janë future në qendrat e votimit, ndërkohë që ata pretendojnë se janë votues të thjeshtë.

“Janë pajisur të gjithë me karta vëzhguesish”,-tha Noka.

“Më ke sjell njerëz ter shtëpia për të pirë kafe me mua”,-u shpreh një nga qytetarët.

“Unë do shkoj në SPAK me të gjithë badge që ke shpërndarë”,-tha Flamur Noka.

Për Euronews Albania, Noka tha se personat me të cilët u konfliktua ishin të gjithë patronazhistë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Flamur Noka përplaset me qytetarët, tensione të forta në Vorë appeared first on Euronews Albania.

Kryeministri Edi Rama pas votimit: Tashmë fjalën e ka populli

11 May 2025 at 10:53

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama i është drejtuar këtë të diel qendrës së votimit në Surrel, ku ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

Pas votimit kryeministri Rama tha për mediat:

“E vetmja gjë që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit. Kështu që të presim çfarë do thotë populli”,-tha Rama.

Më pas në një mesazh në anglisht, Rama tha: “Do të jemi vendi tjetër i BE”.
LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryeministri Edi Rama pas votimit: Tashmë fjalën e ka populli appeared first on Euronews Albania.

❌
❌