Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rinumërimi, Berisha humb vota

22 June 2025 at 15:28

Sali Berisha akuzon për vjedhje votash, por rivlerësimi i fletëve të votimit po nxjerr në pah se është Partia Demokratike ajo që ka marrë më shumë vota të pamerituara më 11 maj.

Nga hapja e 437 qendrave të votimit në Tiranë, rezulton se aleanca për Shqipërinë Madhështore ka humbur 219 vota ndërsa partia socialiste 193 vota.

Shifra këto që nuk shuajnë vetëm shpresën e demokratëve për mandatin e 14-të në Tiranë por edhe alibinë e Berishës për humbjen e zgjedhjeve.

Jo vetëm dy partitë e mëdha, por lëvizje votash kanë patur edhe subjektet e tjera.

Kështu, partisë së Adriatik Lapajt, rinumërimi i heq 26 vota, Tom Doshit 23, Lëvizjes Bashkë 10 ndërsa Mundësia e Agron Shehajt që po Lufton për të mbajtur mandatin e dytë deri tani ka humbur 8 vota.

Një situatë të ngjashme është edhe tek votat preferenciale të kandidatëve. Rinumërimi po i kthehet në boomerang mjekut Ilir Alimehmeti, i cili kërkoi hapjen e kutive me pretendimin se I janë vjedhur votat.

Por deri tani Alimehmeti ka humbur 61 vota, Ilir Meta 28 dhe Jorida Tabaku 22. Ndërsa nga Partia socialiste me shumë vota ka humbur Ervin Hoxha, i ndjekur nga Xhemal Qefalia, Kejsi Elezi, Blendi Gonxhja dhe Fatmir Xhafaj.

Por diferenca po ngushtohet mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Me 11 maj, ish ministrja e mori mandatin me 140 vota me shumë, por deri tani rinumërimi i heq 34 vota kurse Gjylametit i shton 3 vota.

Gjatë rinumërimit, komisioni i ankimimeve dhe sanksioneve vendosi të quajë të vlefshme vetëm ato fletë ku shenja x dhe + është vendosur brenda kutisë, duke rrezuar kërkesën e partisë socialiste, e cila kërkoi që të quhen të sakta edhe rastet kur shenja është vendosur përbri emrit.

Kjo, sipas selisë rozë, është provë e dallueshme se cilën preferencë ka patur votuesi dhe e mjaftueshme për tu toleruar si gabim njerëzor. Në total, nga 173 155 fletë votimi të rinumëruara deri më tani në Tiranë, 8308 kanë rezultuar të pavlefshme./abcnews.al/

The post Rinumërimi, Berisha humb vota appeared first on Telegrafi.

Deputeti më i votuar në Shqipëri, Blendi Gonxhja tregon a do të garojë për Bashkinë e Tiranës

22 May 2025 at 13:37

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte kandidati më i votuar nga listat e hapura, duke fituar besimin e 24.802 qytetarëve të Tiranës, të cilët e votuan në zgjedhjet e 11 majit.

Numri i lartë i votave preferenciale sipas Gonxhes është përgjegjësi e madhe, por ai nuk e fshehu krenarinë për rezultatin.

“Nuk diskutohet që është një barrë shumë e madhe. Është një gëzim, është një krenari, është një kënaqësi kur shikon rezultatin, por nga ana tjetër është automatikisht një përgjegjësi shumë e rëndë, shumë e madhe, që duhet të përkthehet menjëherë në përveshje mëngësh për të punuar”, u shpreh Gonxhja.

I pyetur nëse ky votëbesim do t’i hapë rrugën për të garuar për Bashkinë e Tiranës, Gonxhja iu përgjigj gazetarëve duke thënë se zgjedhjet e 11 majit dhe rezultati i tyre nuk kanë lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale, që mund të zhvillohen për kryeqytetin.

“Mendoj se Bashkia e Tiranës zyrtarisht e ka kryetarin e vet, e ka datën e vet të zgjedhjeve në kohën e vet. Mendoj që nuk ka lidhje me këtë gjë. Natyrisht pritshmëria shumë pozitive e kryeqytetasve, në këtë rast e Qarkut Tiranë të mbush me krenari, por ta thashë, nuk shoh lidhje direkte me Bashkinë Tiranë”, tha ministri. /a2cnn./

The post Deputeti më i votuar në Shqipëri, Blendi Gonxhja tregon a do të garojë për Bashkinë e Tiranës appeared first on Telegrafi.

Gara për Tiranën në listën e hapur, Olta Xhaçka vijon në avantazh ndaj Blerina Gjylametit – Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë Kuvendit

19 May 2025 at 09:20

Vijon ende numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, teksa deri tani janë numëruar 27697 zarfe me votën e diasporës, nga 43157 në total.

Gara brenda PS mbetet e fortë mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, teksa kjo e fundit deri tani ka mbetur jashtë Parlamentit të ri, pasi kolegia e saj ka një avantazh prej 69 votash.

Konkretisht Xhaçka ka grumbulluar deri në këto momente 6039 vota, duke siguruar mandatin, ndërsa Gjylameti ka marrë 5970.

Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 5878 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5138 vota.

Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit, pasi ka siguruara deri tani 4745 vota. Më poshtë në renditje rezultojnë dhe Ermonela Felaj me 4389 vota, ndjekur menjëherë më pas nga Mimi Kodheli me 4121 vota.

Nga ana tjetër në Partinë Demokratike, panorama e garës mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetin duket më e qartë.

Tabaku ka siguruar  një kapërcim të ndjeshëm votash në krahasim me Alimehmetin, duke grumbulluar deri tani 20058 vota, ndërsa mjeku i njohur ka mbledhur deri tani 17736 vota.

Pa mandat deputeti në Kuvendin e ri nga radhët e koalicionit të opozitës PD-ASHM, kanë mbetur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që ka grumbulluar 7868 vota. Nga PL, si pjesë e listës së mbyllur futen në Kuvend Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.

Rezultat edhe më të dobët në raport votash, ka arritur Dhurata Çupi, me 2762 vota, ndërsa kreu i PDIU Shpëtim Idrizi me vetëm 1961 vota deri tani. Nga Partia Drejtësi Unitet dhe Integrim, si pjesë e listës së mbyllur në Kuvend futet Mesila Doda. /Tch/Telegrafi/

The post Gara për Tiranën në listën e hapur, Olta Xhaçka vijon në avantazh ndaj Blerina Gjylametit – Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Meta lajmrohet nga qelia pas rezultatit të zgjedhjeve: Nuk pranoj asnjë marifet

18 May 2025 at 15:41

Ilir Meta ka falënderuar rreth 8 mijë zgjedhësit që e mbështetën në zgjedhje, duke i cilësuar ata si heronj që qëndruan të fortë përballë presioneve të makinerisë kriminale shtetërore.

Ai ka theksuar se nuk mund të pranojë marifet për të marrë mandatin parlamentar dhe se lufta e tij ka qenë gjithmonë për një përfaqësim të drejtë.

Meta ka falënderuar Tedi Blushin dhe kolegët e Partisë së Lirisë për angazhimin e tyre dhe gjithashtu ka vlerësuar komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit që vazhdojnë të mbrojnë çdo votë deri në fund.

Postimi i plotë:

Së pari falenderoj rreth 8 mijë zgjedhës që votuan për Ilir Metaj, të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në themel të tij.

Për mua ata nuk janë votues por heronj dhe do të gëzojnë përjetë të gjithë mirënjohjen time të pakufijshme.

Disa zëra dashamirës, por edhe të tjerë djallëzorë, sugjerojnë si mënyrë për marrjen e mandatit tim parlamentar, dorëheqjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listën e mbyllur të Qarkut Tiranë.

Dua t’i siguroj të gjithë se Ilir Metaj që nga viti 2008, që kur u bënë ndryshimet e mbrapshta kushtetuese, ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore, sepse kjo është çështje e bindjes dhe karakterit tim dhe si pasojë nuk mund të pranoj asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore për cilat unë kam luftuar dhe do luftoj gjithmonë.

Dëshiroj të falenderoj dhe vlerësoj Tedi Blushi , dhe kolegët e tjerë në Partinë e Lirisë të cilët luftuan me përkushtim në këtë fushatë të pabarabartë përballë Narkoshtetit dhe makinerisë së tij zgjedhore kriminale, pabesive dhe thikave pas shpine.

Një falenderim të veçantë edhe për të gjithë ata komisionerë, numërues dhe vëzhgues, të cilët po vazhdojnë me këmbëngulje dhe përgjegjësi të lartë të numërojnë dhe të mbrojnë çdo votë deri në votën e fundit. /Telegrafi/

The post Meta lajmrohet nga qelia pas rezultatit të zgjedhjeve: Nuk pranoj asnjë marifet appeared first on Telegrafi.

Përfundon edhe numërimi i votave të diasporës për Kukësin! Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

18 May 2025 at 13:58

Përfundon edhe numërimi i votave të diasporës për Kukësin, ku demokrati Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit falë votave të diasporës.

Çelaj ishte në listë hapur në PD, teksa mandati i tij ishte në rrezik, por ka mundur që ta rimarrë.

Renditja:

1 Shkelqim Shehu 7493 vota
2 Isuf Çelaj 7060 vota
3 Elvira Peka 2459 vota

Ndërkohë PS ka marrë vetëm një mandat, duke çuar në Kuvend Eduard Shalsin./tch/

The post Përfundon edhe numërimi i votave të diasporës për Kukësin! Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit appeared first on Telegrafi.

Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës

17 May 2025 at 23:18

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore.

Raportohet se janë kryer kontrolle banesash dhe kontrolle personale me urdhër të prokurorit të SPAK, Edvin Kondili.

Gjatë këtyre kontrolleve është sekuestruar telefoni celular i Elvis Rroshit, për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion zgjedhor.

Përveç Rroshit, kontrollet janë shtrirë edhe ndaj disa personave të tjerë, ku janë sekuestruar gjithsej edhe tre aparate të tjerë celularë.

Kërkesa e prokurorit të posaçëm zotit Kondili është miratuar në gjykatë nga gjyqtarja e posaçme Etleva Deda. /tch/

The post Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës appeared first on Telegrafi.

Goditi komisionerin në KZAZ-në e Kasharit, Gjykata lë në burg 26-vjeçarin

17 May 2025 at 12:10

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shtetasi R.N. u la në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

Më 15.05.2025, në KZAZ nr.30, Kashar, ka qenë duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet e përgjithshme të datës 11.05.2025.

“Rreth orës 14.00’, gjatë procesit të numërimit, numëruesi përkatës ka deklaruar të pavlefshme një votë dhe atë moment shtetasi R.N. dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të, kanë reaguar duke bërtitur, duke shprehur mosdakortësinë me këtë vendim të numëruesit.

Këta persona qëndronin në ambientet e numërimit të votave dhe ndiqnin procesin, pa patur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik.

Pas identifikimit të këtij reagimi, kallëzuesi R.M., në cilësinë e sekretarit të KZAZ nr.30 dhe në ushtrim të detyrës funksionale, u kërkoi të qetësohen, pasi do të mblidhte komisionin dhe do të bënin vlerësimin e votës së kontestuar, por grupi i personave nuk ndaloi dhe vijuan me fjalë fyese. Në këtë situatë, kallëzuesi u kërkoi që të qetësohen, mbasi përndryshe do t’i nxirrte jashtë nga ambienti i numërimit të votave. Menjëherë mbas kësaj, shtetasi R.N. kaloi shiritin e perimetrit të sigurisë dhe shkoi drejt tij duke e goditur me grushte dhe shkelma. Mbas tij shkuan edhe personat e tjerë, por numëruesit që ishin aty afër ndërhynë, duke u munduar që t’i mbajnë fizikisht”, transmeton Tch.

Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasi R.N. i dyshuar si autor i veprës penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

The post Goditi komisionerin në KZAZ-në e Kasharit, Gjykata lë në burg 26-vjeçarin appeared first on Telegrafi.

“Luftë” deri në minutën e fundit, Partia Mundësia i merr mandatin e 14-të PD-së

13 May 2025 at 21:47

Në Tiranë, po vijon numërimi i votave për zgjedhjet e 11 majit, ku deri tani janë numëruar 1250 kuti nga gjithsej 1282 që ka qarku.

Nga përllogaritjet e votave deri tani, Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka fituar vetëm 13 mandate, duke humbur një mandat që kishte më parë.

Po ashtu, Partia Mundësia ka arritur të sigurojë dy mandate të siguruara.

Mandatet për Tiranën shpërndahen si më poshtë:

Partia Socialiste (PS): 19 mandate

Partia Demokratike (PD): 13 mandate

Partia Mundësia: 2 mandate

Lëvizja BashkëShqipëria Bëhet, dhe Partia Socialdemokrate (PSD) secila nga një mandat.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 147,580 vota, ose 35.01%. Ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 201,960 vota, që përbëjnë 47.91% të votave të numëruara. Partia Mundësia ka marrë 21,132 vota, ose 5.01%.

Deri më tani, përqindjet dhe numri i mandateve janë si më poshtë: 1250 kuti të numëruara nga 1282 në total

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 147,580 (35.01%)

Lëvizja Bashkë (BASHKE): 11,393 (2.70%)

Lëvizja Atdheu (LA): 736 (0.17%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 8,187 (1.94%)

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 201,960 (47.91%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 13,006 (3.09%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 1,028 (0.24%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 515 (0.12%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 1,844 (0.44%)

Partia Mundësia (MUNDESIA): 21,132 (5.01%)

Partia Socialdemokrate (PSD): 14,132 (3.35%)

The post “Luftë” deri në minutën e fundit, Partia Mundësia i merr mandatin e 14-të PD-së appeared first on Telegrafi.

Numërohen mbi 93% e kutive – PS 82 mandate, PD 51

13 May 2025 at 07:34

Deri në orën 06:55 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4890 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka zbritur në 51 mandate, pasi Partia Mundësia e Agron Shehajt i ka marrë një mandat në Tiranë.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Deri tani PS prin me mbi 230 mijë vota para. /tch/

The post Numërohen mbi 93% e kutive – PS 82 mandate, PD 51 appeared first on Telegrafi.

Shqipëri: Numërohen 77.6 për qind e kutive të votimit, këto janë rezultatet

13 May 2025 at 00:01

Deri në orën 23:30 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4079 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, pasi një ia mori PD në Lezhë, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka 52 mandate, duke iu shtuar ai i Lezhës, pasi ia mori Partisë Mundësia mandatin e dytë.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.

The post Shqipëri: Numërohen 77.6 për qind e kutive të votimit, këto janë rezultatet appeared first on Telegrafi.

Numërohen 70% e votave në Shqipëri: PS e para merr 82 deputetë

12 May 2025 at 21:46

Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri në orët e pasdites së sotme janë përpunuar 3704 nga 5225 qendra votimi në total, ose rreth 70% e kutive.

Nga të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe projeksionet e deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të kryesojë me një rezultat bindës, duke marrë 52.49% të votave të vlefshme në rang kombëtar, që përkthehen në 506,129 vota.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 34.11% të votave, ose 328,932 vota të fituara deri në këtë fazë të numërimit. Ky rezultat e pozicionon opozitën si forcën e dytë politike në vend, me një diferencë të ndjeshme nga PS, por gjithashtu me një distancë të madhe nga partitë e tjera më të vogla.

Forca e tretë politike në vend sipas votës së përgjithshme rezulton të jetë Partia Socialdemokrate (PSD), e cila ka siguruar deri më tani 3.62% të votave, që përkthehen në rreth 34,931 vota. Mjaft pranë saj, në vend të katërt, qëndron Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me 3.53% të votave, ose 34,066 vota.

Ndërkohë, Partia Mundësia ka siguruar 2.87% të votave, ose 27,716 vota në total, duke lënë pas forca të tjera më të vogla politike. Lëvizja Bashkë ka marrë 1.33% të votave (12,855 vota), ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka siguruar 1.24% (12,001 vota). Subjektet e tjera si Lëvizja Atdheu, Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim rezultojnë me përqindje minimale nën 1%.

Bazuar në këtë përqindje të votës dhe skemën aktuale të ndarjes së mandateve, Partia Socialiste projektohet të sigurojë 82 mandate në Kuvendin e ardhshëm, duke ruajtur mazhorancën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Ndërsa koalicioni PD-ASHM pritet të ketë 52 mandate, një shifër që konfirmon rolin e saj si forca kryesore opozitare.

Nga 6 mandatet e mbetura, tre pritet t’i shkojnë Partisë Socialdemokrate (PSD), ndërsa nga një mandat projektohet të fitojnë Partia Mundësia, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.

The post Numërohen 70% e votave në Shqipëri: PS e para merr 82 deputetë appeared first on Telegrafi.

Ahmeti: Zgjedhjet në Shqipëri, dëshmi se Tirana zyrtare është ofruar me standardet evropiane

12 May 2025 at 15:42

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se mbajtja e zgjedhjeve të djeshme në Shqipëri, dëshmuan se Tirana zyrtare është ofruar me standardet evropiane.

“Shqipëria dëshmoi edhe një herë pjekurinë e saj demokratike duke kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe të rregullt, ku qytetarët ushtruan të drejtën e votës në mënyrë të lirë dhe me një kulturë demokratike që i bën nder jo vetëm vendit, por të gjithë rajonit. Ky është një shembull që afron edhe më shumë Shqipërinë me standardet evropiane.

Uroj që edhe procesi i numërimit të përmbyllet me profesionalizëm dhe transparencë, në përputhje me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve.
Shqipëria dhe qytetarët e saj po tregojnë se prej kohësh janë të përgatitur për të qenë pjesë e barabartë e familjes evropiane dhe për të përballuar me përgjegjësi sfidat që sjell kjo rrugë”, shkruan Ahmeti./Telegrafi/

The post Ahmeti: Zgjedhjet në Shqipëri, dëshmi se Tirana zyrtare është ofruar me standardet evropiane appeared first on Telegrafi.

Numërohen mbi dy mijë kuti votimi – thellohet me 100 mijë vota diferenca mes PS-së dhe PD-së

12 May 2025 at 13:28

Shqipëria të dielën e 11 majit, mbajti zgjedhjet parlamentare. Pas përfundimit të procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur menjëherë me procesin e numërimit të votave.

Deri tani kur po raportojmë (ora 13:20), janë numëruar 2192 kuti nga 5225 sa janë në total nga votimi brenda vendit, kurse nga votimi jashtë vendit janë numëruar 2010 zarfa nga 194 mijë e 889 në total.

Nga numërimi i këtyre kutive dhe zarfeve, Partia Socialiste vazhdon të kryesojë bindshëm me 52.23% apo 300 mijë e 309 vota.

PS lë pas saj me 104 mijë vota diferencë, Partinë Demokratike e cila deri tani ka 34.28% apo 195 mijë e 993 vota.

Në vend të tretë renditet Partia Social Demokrate me 22 mijë e 516 vota apo 3.94%, ndërsa pas saj vjen Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 19 mijë e 262 vota apo 3.37%.

Në vend të pestë qëndron Partia Mundësia me 15 mijë e 364 vota apo 2.69%.

Sipas projeksioneve të deritanishme PS pritet të ketë 83 mandate, PD 51, PSD 4, NISMA 1, Mundësia etj. /Telegrafi/

 

The post Numërohen mbi dy mijë kuti votimi – thellohet me 100 mijë vota diferenca mes PS-së dhe PD-së appeared first on Telegrafi.

Socialistët, fitorja erdhi nga Fieri/ PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12

By: Rovena
12 May 2025 at 19:12

Qarku i Fierit i cili prodhon 18 mandate dhe që është një ndër qarqet më të mëdhenj në vend, duket se ka dalë jashtë parashikimeve, pasi PS po shkon drejt mandatit të 12-të.

Deri më tani sipas të dhënave të KQZ dhe asaj që raporton gazetarja i ABC News Genta Dobra që ndodhet atje, janë numëruar 288 qendra votimi nga 588 në total.

PS ka marrë 47,108 vota ose 63.66 %. PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 18,347 vota ose 24.80 %.

1,724 vota ose 2.33 % kanë shkuar për Partinë Mundësia, kurse për nismën Shqipëria Bëhet 3,298 vota ose 4.46 %.  Lëvizja Bashkë deri më tani në qarkun e Fierit ka marrë 702 vota ose 0.05 %.

/abcnews.al

Përfundon procesi i numërimit të votave në Bashkinë Kolonjë, ja rezultatet

12 May 2025 at 07:20

Pasi shqiptarët shprehën vullnetin e tyre me votë ditën e djeshme në 11 maj, tashmë po zhvillohet procesi i numërimit në të gjithë vendin. Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kolonjës. Kolonja është bashkia e dytë në juglindje të vendit që përfundon procesin e numërimit të votave

Partia Socialiste  (PS) ka arritur të sigurojë në këtë bashki 3733 vota

Partai Demokratike (PD-ASHM) ka siguruar 1664 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 6 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 22 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 124 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 7 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 7 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 8 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 86 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 83 vota

Për rezultatet në kohë reale kliko (këtu)


LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon procesi i numërimit të votave në Bashkinë Kolonjë, ja rezultatet appeared first on Euronews Albania.

“Çfarë agimi ky sot” – vjen reagimi i parë i Ramës pas rezultateve të deritanishme

12 May 2025 at 07:49

Kreu i mazhorancës, Edi Rama është zgjuar në selinë e Partisë Socialiste.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga ambientet e jashtme të selisë rozë, me pamje nga sheshi “Skënderbej”, teksa lind dielli.

“Çfarë agimi ky sot”, është mbishkrimi me të cilin Rama shoqëron imazhin e publikuar.

Nga numërimi i 1318 kutive brenda vendit, Partia Socialiste kryeson dukshëm me mbi 52% të votave duke lënë pas koalicionin Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. /Telegrafi/

The post “Çfarë agimi ky sot” – vjen reagimi i parë i Ramës pas rezultateve të deritanishme appeared first on Telegrafi.

Numërimi i votave, PS kryeson deri më tani me mbi 52 për qind

12 May 2025 at 07:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve zgjedhore në platformën online.

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

Sipas KQZ-së deri më tani nga votimi brenda vendit janë numëruar 1318 kuti nga 5225 se janë në total.

Nga numërimi I këtyre votave deri më tani prinë Partia Socialiste e Shqipërisë në krye me Edi Ramën me 174 mijë e 713 mijë vota apo 52.95%. Kurse nga votimi jashtë vendit PS nga numërimi i 1660 zarfave ka marrë 705 vota apo 42.68%.

Pas saj renditet Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 112 mijë e 615 vota apo 34.13%. Nga votimi jashtë vendit ky koalicion deri më tani ka 726 vota apo 43.95%.

Qendrat e votimit ishin të hapura deri në orën 19:00 ndërsa të drejtën për të votuar e patën mbi 3.7 milionë shqiptarë. Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Shqipëri pas ardhjes së demokracisë.

Rezultatet mund t’i shikoni KËTU./Telegrafi/

The post Numërimi i votave, PS kryeson deri më tani me mbi 52 për qind appeared first on Telegrafi.

Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

11 May 2025 at 15:54

Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve, raporton A2 CNN.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qendrën e votimit 0871 në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë Milot. Mësohet se dy personat e konfliktuar janë Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi.

Konflikti ka nisur brenda perimetrit të sigurisë në forme debati me fjale dhe ke përfunduar jashtë perimetrit të sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake shtetasi Kastriot Perdoda dyshohet se ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri, jashtë perimetrit të sigurisë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a2cnn/

The post Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë appeared first on Telegrafi.

Belinda Balluku voton në Fier, apel qytetarëve: Përdoreni votën, mos e çoni dëm

11 May 2025 at 14:58

Zëvendës Kryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës, Belinda Balluku ishte këtë të diel në Fier ku ka ushtruar të drejtën e votës.

Pas procesit të votimit, Belinda Balluku foli për mediat ku tha se:

“Përshëndetje të gjithëve! Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të përdorin votën e tyre për të votuar sot e të mos e çojnë dëm pasi është një përgjegjësi qytetare e cila duhet ushtruar në një system demokratik siç është Shqipëria dhe në të gjithë aspiratën tonë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian”,-tha Balluku.

Balluku u shoqërua në qendrën e votimit nga djali i saj, i cili voton për herë të parë./euronews/

The post Belinda Balluku voton në Fier, apel qytetarëve: Përdoreni votën, mos e çoni dëm appeared first on Telegrafi.

Voton kreu i KQZ, Celibashi: Të qëndrojnë larg QV-ve ata që s’kanë lidhje me procesin

11 May 2025 at 14:56

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, në kryeqytet.

Celibashi votoi pak pasi vizitoi disa qendra votimi në Vorë, ku më parë u raportuan incidente dhe përplasje mes Flamur Nokës e aktivistëve të PS, e nga ku bëri thirrje që kandidatët të qëndrojnë larg qendrave të votimit dhe të shmangin presionet ndaj zgjedhësve.

Sakaq, pas votimit, Celibashi foli sërish për mediat duke thënë se ata që shkelin ligjin në lidhuje me procesin zgjedhor do të mbahen përgjegjës nga institucionet përkatëse,.

“Për të gjithë ata, të cilët janë në atë idenë që angazhimi i tyre mund të kontribuojë përtej votës në procesin zgjedhor, do të marrë përgjigjen e duhur nga organet përkatëse. Minimumi tre vjet. Dhe ky mesazh është i qartë për të gjithë, për çdo natyre paligjshmërie në këtë proces. Është shumë e rëndësishme që jo vetëm politikanët, partitë politike por edhe qytetarët kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor. Është e rëndësishme që personat që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe me QV-të, ose ata persona me precedentë penalë është mirë të qëndrojnë larg qendrave të votimit”, tha ai./a2cnn/

The post Voton kreu i KQZ, Celibashi: Të qëndrojnë larg QV-ve ata që s’kanë lidhje me procesin appeared first on Telegrafi.

❌
❌