Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori nv shqyrtim ecurinv e punimeve në disa projekte të mëdha.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mori pjesë në takim ndërsa ministri Blendi Gonxhja e cilësoi hap të rëndësishëm për vijimin e transformimit të infrastrukturës kulturore.

Dskutimet u fokusuan mbi ecurinë e punimeve në Muzeun Historik Kombëtar; hapjen për publikun të Hamamit të Durrësit; përfundimin e punimeve në Kalanë e Bashtovës, një hap i rëndësishëm drejt aktivizimit të potencialit të saj kulturor e turistik; riorganizimin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit dhe procesin e muzealizimit; si edhe koordinimin e një kalendari të përbashkët eventesh kulturore në sitet përfituese të projektit.

“Në qendër të vëmendjes mbetet përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët përfshirë Delegacionin e BE-së dhe UNOPS”, tha Gonxhja.

Vlerësimi i këtyre hapësirave si qendra kreativiteti dhe lidhjeje me komunitetin do të mbetet prioritet për MEKI-n në vijim.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në takimin e Komitetit Drejtues ...
1 nga 20

/e.i/j.p/

The post Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja me ambasadorin e Bullgarisë: Mundësi të ndërsjella bashkëpunimi

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov.

Gonxhja tha se gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e ndërsjella të bashkëpunimit, mes të cilave mbi klimën e favorshme për investitorët e huaj në Shqipëri.

Ministri i MEKI-t pohoi se njëherësh gjatë takimit u diskutua edhe mbi rolin e inovacionit si motor zhvillimi dhe rëndësinë që i japet bashkëpunimit në fushën e industrive krijuese dhe trashëgimisë kulturore.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja takim me ambasadorin e Bullgaris...
1 nga 10

/e.i/j.p/

The post Gonxhja me ambasadorin e Bullgarisë: Mundësi të ndërsjella bashkëpunimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore, 74% rritje krahasuar me vitin 2023

11 July 2025 at 11:35

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri publike sot statistikat e vizitueshmërisë së siteve kulturore në gjysmën e parë të vitit.

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569.089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025. Rritja llogaritet në 74% krahasuar me vitin 2023, ndërsa sa i përket të ardhurave, ato janë shtuar me 119% krahasuar po me 2023-shin.

5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

– Parku Arkeologjik Butrint, me 105.623 vizitorë;

– Kalaja Gjirokastër, me 92,999 vizitorë;

– Parku Arkeologjik Shkodër, me 79.885 vizitorë;

– Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, me 74.636 vizitorë;

– Parku Arkeologjik Apoloni, me 58.059 vizitorë.

Pjesa më e madhe e turistëve duket se preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës.

Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore.

/e.r//a.f//r.e/

The post Gonxhja: Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore, 74% rritje krahasuar me vitin 2023 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Eljan Tanini, drejtori i ri i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije sot se në krye të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit është emëruar Eljan Tanini.

Ministri Gonxhja tha se, Tanini është një artist pamor, gazetar dhe autor projektesh që ndërthurin artin me memorien kolektive.

“Eljan Tanini vjen në krye të AQSHF me një profil të veçantë dhe një angazhim të hershëm në rrëfimin e Shqipërisë përmes historisë, nostalgjisë dhe arkivës vizuale. Nga krijimet murale e instalacionet publike, te kontributet në media dhe ekspozitat brenda e jashtë vendit, Tanini sjell një vizion artistik dhe narrativ që pasuron më tej rolin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor”, u shpreh Gonxhja.

Eljan Tani zëvendëson në këtë detyrë Marinela Ndrian, ndërsa ministri Gonxhja shpreh falënderimet për Ndrian, për kontributin dhe drejtimin e saj gjatë këtyre viteve.

/e.i/j.p/

The post Eljan Tanini, drejtori i ri i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Voskopoja, një nga thesaret më të bukura shqiptare që mikpret vizitorë çdo ditë të vitit


TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Fshati turistik i Voskopojës në Korçë, mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike të Ballkanit, një perlë e kulturës ballkanike dhe evropiane.

Ky fshat malor ofron mundësi për të shijuar natyrën, kulturën dhe historinë dhe mund të vizitohet çdo periudhë të vitit pasi secila stinë sjell një përvojë të veçantë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale ndau sot pamje nga turistët e shumtë që po vizitojnë kishat dhe manastiret në zonë.

Gonxhja thekson se Voskpoja është “një nga thesaret më të bukura të juglindjes shqiptare që mikpret vizitorë çdo ditë të vitit”, shkruan Gonxhja.

E veçanta e Voskopojës, janë objektet e kultit, kishat, të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe këto janë: ”Shën Nikolla”, ”Shën Maria”, ”Shën Ilia”, manastiri i ”Shën Prodhromit”, ”Shën Thanasi”, ”Shën Mehilli”, të cilat janë monument kulture të kategorisë I dhe për të cilat në vazhdimësi është treguar kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.

Në fshatin turistik të Voskopojës, përveç bukurisë, argëtimit me dëborën shijohen edhe gatime tradicionale si lakrorët e ushqime të tjera me produkte bio të prodhuara në fshat.

1 nga 5

/gj.m//a.f/

The post Voskopoja, një nga thesaret më të bukura shqiptare që mikpret vizitorë çdo ditë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Bashkëpunim Shqipëri-Itali në digjitalizimin e arkivave dhe promovimin e artit bashkëkohor

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot një delegacion të nivelit të lartë në kuadër të bashkëpunimit strategjik ndërmjet institucioneve kulturore shqiptare dhe atyre italiane.

Delegacioni përfaqësues italian ishte nga MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit XXI, Ministria e Jashtme Italiane, Ambasada Italiane dhe Instituti Italian i Kulturës.

Gonxhja tha se “takimi vuri theksin në rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e menaxhimit të institucioneve muzeale bashkëkohore dhe në ndërtimin e urave të qëndrueshme bashkëpunimi që do të shërbejnë si themel për zhvillimin e Muzeut të ardhshëm Kombëtar të Arteve të Bukura të Shqipërisë”.

Sipas ministrit Gonxhja, “ky bashkëpunim synon të mundësojë akses në praktikat më të mira evropiane në fushat e ekspozimit artistik, ruajtjes së trashëgimisë muzeale, digjitalizimit të arkivave dhe promovimit të artit bashkëkohor”.

“Në këtë kuadër, një rol të veçantë zënë programet e përbashkëta të trajnimit, shkëmbimi i eksperiencave dhe ekspertizës mes institucioneve tona, një qasje që garanton jo vetëm përfitim të ndërsjellë, por edhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e kulturës”, tha Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale.

Nga vizita e delegacionit përfaqësues Italian ishte nga MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve të Sheku...
1 nga 18

/e.i//r.e//a.f/

The post Gonxhja: Bashkëpunim Shqipëri-Itali në digjitalizimin e arkivave dhe promovimin e artit bashkëkohor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja postot fotot nga takimet në Shkup: Si djalë i dy prindërve me origjinë nga Dibra e Madhe, kënaqësi e madhe

By: redi
2 July 2025 at 20:00

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka postuar fotot nga takimet që zhvilloi në Shkup, bashkë me kryeministrin Edi Rama. Ministri shkruan se ka qenë një kënaqësi e madhe, pasi ai është djalë e dy prindërve me origjinë nga Dibra e Madhe. ”Si djalë i dy prindërve me origjinë nga Dibra e Madhe, im atë, dhe Struga, ime më, ishte kënaqësi e veçantë ecja me…

Source

Zhvillohet në Lushnje Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Vallet nga trevat shqiptare erdhën përmes interpretimit të grupeve të ndryshme folklorike në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore.

Festivali këtë vit zhvilloi edicionin e tij të 13-të dhe u zhvillua për dy ditë me radhë në qytetin e Lushnjës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga klipi përmbledhës i edicionit XIII të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore.

“Tradita që flet përmes valleve. Klipi përmbledhës i edicionit XIII të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore, zhvilluar në Lushnjë, sjell atmosferën magjike të dy netëve ku vallja, kostumet dhe ritmet e trevave shqiptare u bënë një gjuhë e përbashkët e shpirtit kombëtar”, shkroi Gonxhja.

Ky aktivitet kulturor ka për qëllim të paraqesë vlerat dhe arritjet më të mira në gjininë e valles popullore, si dhe të gjallërojë jetën kulturore.

Në festival vjen krijimtaria më cilësore e të gjitha rretheve të vendit, ku bëhet edhe paraqitja e kostumeve popullore kombëtare.

Në këtë festival merrnin pjesë grupe të ndryshme, por çmimi i parë i këtij edicioni të 13-të këtë vit shkoi për grupin e Hasit.

Juria në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore e vlerësoi për origjinalitetin, ruajtjen e elementëve burimorë dhe interpretimin artistik.

/gj.m/a.f/

The post Zhvillohet në Lushnje Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Tregu i punës përmirësim në tremujorin e parë, rezultate më pozitive se Greqia dhe Spanja

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se, tregu i punës vijon të shënojë përmirësim në Tremujorin e parë 2025, duke reflektuar rritjen ekonomike dhe efektet pozitive të politikave aktive të punësimit dhe formimit profesional.

Duke iu referuar Anketës së Forcave të Punës nga INSTAT, Gonxhja theksoi në një postim në rrjetet sociale se, shkalla e punësimit për moshën 15–64 vjeç arriti në 69.5%, me një rritje prej +1.2 pikë %, krahasuar me T1 2024.

Gjithashtu shtoi ministri, shkalla e papunësisë për moshën 15+ zbriti në 8.7%, me një ulje prej -0.1 pikë %, krahasuar me T1 2024.

Gonxhja nënvizoi se, këto rezultate e bëjnë Shqipërinë të krahasueshme me vendet e Bashkimit Europian, duke rezultuar më pozitivë se Greqia dhe Spanja.

/gj.m/a.f/

 

The post Gonxhja: Tregu i punës përmirësim në tremujorin e parë, rezultate më pozitive se Greqia dhe Spanja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi sot rëndësinë e ndërtimit të një turizmi gjithëpërfshirës që bashkon bukuritë natyrore me trashëgiminë kulturore.

Gonxhja ndau foto nga turistë të shumtë që vizitojnë vendin tonë jo vetëm për plazh, por edhe për sitet arkeologjike.

“Jo vetëm plazh, por edhe trashëgimi kulturore! Saranda dhe Orikumi nuk ofrojnë vetëm detin, por edhe thesare të rralla historike”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

“Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta që e bëjnë bregdetin shqiptar një përvojë unike”, thekson ministri.

Sinagoga Antike e Sarandës, e vendosur në qendër të qytetit,  daton nga shekulli i V-të dhe pasqyron ndikimin e komunitetit hebraik në rajonin e Jonit.

Mozaikët e saj të ruajtur mirë dhe arkitektura unike e bëjnë këtë monument një atraksion të pazëvendësueshëm për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë që kërkojnë përtej relaksit bregdetar.

Parku Arkeologjik i Orikumit ndodhet në zemër të Gjirit të Vlorës. Ky park mbart gjurmët e një qyteti që ka rrënjë në periudhën ilire dhe romake.

Rrënojat e teatrit antik, rrugët e kalldrëma dhe impiantet publike sjellin në jetë historinë e komuniteteve që e bënë Orikumin një qendër të rëndësishme tregtare dhe kulturore në Mesdhe.

/gj.m/a.f/

The post Gonxhja: Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale

28 June 2025 at 10:50

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe me marrjen në dorë të Operatorit të Blerjeve të përqendruara trashëgoi edhe një strukturë të ngritur korrupsioni me firmat e oligarkëve. Ministri po i rigjallëron këto lidhje me kontrata afatgjata shërbimesh që janë në fakt koncesione të pashpallura. Në këtë kuadër, pronarët e dy kompanive të afërta me të, Xhemal […]

The post Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale appeared first on BoldNews.al.

Gonxhja: 77% më shumë vizitorë se një vit më parë në Butrint

25 June 2025 at 09:10

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Vizitueshmëria e Parkut Kombëtar Arkeologjik të Butrintit është rritur me 77% krahasuar me periudhën janar-maj 2024.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka publikuar shifrat e vizitorëve duke theksuar se “67 917 vizitorë kanë vizituar historinë, natyrën dhe magjinë që Butrinti ofron në çdo hap, në muajt janar-maj 2025”.

Butrinti shtrihet 20 km nga qyteti i Sarandës dhe ka një atmosferë të veçantë të krijuar nga një ndërthurje e arkeologjisë, monumenteve dhe natyrës mesdhetare. Me brendinë e tij, Butrinti përbën një peizazh të jashtëzakonshëm kulturor, i cili është zhvilluar organikisht gjatë shumë shekujve. Ai përbën një kombinim shumë të rrallë të arkeologjisë dhe natyrës.

Ky park arkeologjik është si një depo rrënojash që përfaqësojnë çdo periudhë të zhvillimit të qytetit. I banuar që në kohërat parahistorike, Butrinti ka qenë vendi i një kolonie greke, i një qyteti romak dhe i një peshkopate. Pas një periudhe begatie nën administrimin bizantin dhe pas një pushtimi të shkurtër nga venecianët, qyteti u braktis në Mesjetën e Vonë pasi u krijuan këneta.

/e.r//r.e//a.f/

The post Gonxhja: 77% më shumë vizitorë se një vit më parë në Butrint appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Gonxhja poston videon: Rosela punësohet në sektorin e turizmit, përmes Zyrës së Punës në Vlorë

By: redi
24 June 2025 at 11:47

Rosela e nisi punën në turizëm si ndihmëskuzhiniere, falë ndërmjetësimit të Zyrës së Punës. Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjete sociale historinë e saj, si një ndër shembujt për integrimin e të rinjve në tregun e punës. “Sot ajo synon të ngjisë shkallët e profesionit drejt një karriere si shefe kuzhine”, tha Gonxhja, teksa ftoi të rinjtë të…

Source

Ministri Gonxhja pret menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë, diskutim për projektet strategjike

By: redi
23 June 2025 at 20:27

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti në një takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci, një profesionist me përvojë të pasur ndërkombëtare dhe partner të çmuar për axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Gjatë takimit u diskutua mbi avancimin e disa projekteve strategjike me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike…

Source

Ministri Gonxhja në Preshevë: Panairi i Librit, sjell gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë

By: redi
21 June 2025 at 20:46

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte në Preshevë, ku zhvilloi një takim me Kryetaren e Komunës, Ardita Sinani, dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, në kuadër të Panairit të Parë të Librit Shqip. “Panairi i Librit është një organizim i veçantë për të sjellë gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë, si një pasuri të madhe të përbashkët”.

Source

“ALForum 2025”, Gonxhja: Dialogu, mënyra më e qëndrueshme për të ndërtuar të ardhmen

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Tirana ishte mikpritëse e një prej eventeve më të rëndësishme rajonale të vitit, ALForum 2025, që u zhvillua nga datat 18-20 qershor.

Gjatë ditëve të forumit, rreth 1 mijë pjesëmarrës nga 43 vende të rajonit euromesdhetar, përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, medie, të rinj liderë, institucione dhe figura me ndikim, diskutuan dhe ndanë ide për forcimin e bashkëpunimit, dialogut ndërkulturor dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Goxhja u shpreh se në një “kohë me sfida të ndërlikuara, forumi tregoi se dialogu, i mbështetur në dije, krijimtari dhe respekt të ndërsjellë, mbetet mënyra më e qëndrueshme për të ndërtuar të ardhmen”.

“Për tri ditë me radhë, Tirana u shndërrua në një hapësirë të gjallë ku kultura, arti, diplomacia dhe angazhimi qytetar u ndërthurën për të ripërcaktuar partneritetin euromesdhetar mbi vlera njerëzore dhe solidaritet”, tha Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale.

Ministri Gonxhja falënderoi fondacionin “Anna Lindh” dhe princeshën Rym Ali për lidershipin dhe përkushtimin ndaj bashkëpunimit mesdhetar.

“Një falënderim të veçantë për Komisionin Evropian, Unionin për Mesdheun, Bashkinë e Tiranës dhe të gjithë partnerët për besimin dhe bashkëpunimin e çmuar”, tha Gonxhja.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Goxhja gjatë aktivitetit ALForum 2025
1 nga 24

/e.i//r.e/a.f/

The post “ALForum 2025”, Gonxhja: Dialogu, mënyra më e qëndrueshme për të ndërtuar të ardhmen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Reforma “Për shërbimet”, nxitje për biznesin dhe integrimin në BE

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Olta Manjani mori pjesë sot në sesionin informues me sektorin privat mbi reformimin e Ligjit “Për Shërbimet” dhe përafrimin me Direktivën e Shërbimeve të BE-së.

Siç njoftoi ministri Blendi Gonxhja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale “reforma është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian dhe një instrument kyç për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, sidomos për uljen e barrës administrative për të bërë biznes në Shqipëri”.

“Konsultimi me grupet e interesit do të vijojë, si një nga shtyllat më të rëndësishme për një reformë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Bashkëbisedimi me sektorin privat dhe aktorët relevantë është thelbësor për suksesin e këtij procesi”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja falënderoi “ekspertët e përfshirë dhe për bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë të projektit GIZ SANECA”.

/m.q//a.f//r.e/

The post Gonxhja: Reforma “Për shërbimet”, nxitje për biznesin dhe integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: 17% më shumë vizitorë vendas e të huaj në sitet kulturore në 5 muajt e parë të vitit

By: Kult Plus
16 June 2025 at 13:29

Viti 2025 ka shënuar rekorde historike për turizmin kulturor në Shqipëri.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka publikuar shifrat të cilat flasin qartë për rritjen e vizitueshmërisë që nga kalatë madhështore, muzetë plot histori, e deri tek parqet arkeologjike që magjepsin çdo vizitor.

Prej janarit e deri në maj të këtij viti, monumentet e kulturës e objekte të trashëgimisë kulturore u vizituan prej 382,036 persona. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, kjo shifër është 17% më e lartë.

Listën e destinacioneve më të vizituara e kryesojnë Muzetë Kombëtarë me 133,862 vizitorë. Më pas vijonë Parqet Arkeologjike me 174,661 vizitorë, si edhe 74,513 vizitorë në Kala dhe Monumente.

“Trashëgimia jonë kulturore, nga muzetë te parqet arkeologjike e kalatë që ruajnë shpirtin e historisë shqiptare, kanë mirëpritur në 5-mujorin e parë të këtij viti, 382,036 vizitorë vendas dhe të huaj, një rritje prej 17% krahasuar me vitin 2023”, tha ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Sitet kulturore në janar-shtator 2024 patën 40% më shumë turistë të huaj dhe 31% më shumë vizitorë vendas.

Listën e destinacioneve më të vizituara e kryeson Kalaja e Gjirokastrës me 196,515 vizitorë. Pas saj renditet Parku Kombëtar i Butrintit me 127,753 vizitorë dhe në vend të tretë për nga vizitueshmëria qëndron Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë me 100,874 vizitorë./atsh/KultPlus.com

Turistja arbëreshe në muzeun e Onufrit: Berati qenka vërtet i bukur

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Muzeu Kombëtar “Onufri” në kalanë historike të Beratit, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë me pasurinë e tij unike të artefakteve kishtare dhe ikonografisë bizantine.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përcolli në rrjetet sociale mesazhin e një turisteje arberëshe që vizitoi muzeun e Onufrit.

“Nga Kalabria në Berat, një arbëreshe ndalet përballë ikonave të Onufrit, aty ku gjuha e artit dhe gjuha e gjakut flasin të njëjtën histori”, tha Gonxhja.

Nga ana e saj, turistja thotë se vjen nga Kalabria, ndërsa nëna e saj ka pasur mbiemrin Minishi si arbereshe që ishte, ndërsa gjyshërit ishin italianë. “Ne arbëreshët, qëndruam siç erdhëm 500 vite më parë, aty ku jemi vendosur me të gjitha traditat tona në shumë zona të Kalabrisë. Është hera e parë që vij në Shqipëri, pasi ne themi shpesh Arbëria është në zemrën tonë. Erdha sepse jemi vëllezër, motra, jemi vëllazëri e vërtetë. Jam pritur shumë mirë dhe jam e lumtur që jam këtu”, thotë ajo.

Njëherësh, turistja thotë se është kthyer pas 500 vitesh, erdha në shtëpinë e etërve të saj. “Erdha në Berat dhe Berati qenka vërtet i bukur. Nuk e dija që do të ishte një vend kaq i bukur. U ngjita në kala, erdha në këtë kishë, dhe m’u hap zemra që të shihja gjithë këto ikona që të flasin. Është vërtet shumë i bukur”, pohoi turistja arbëreshe.

Muzeu, i vendosur në ambientet e Kishës së Shën Mërisë në kalanë historike të Beratit, ruan mbi 2,000 objekte të përzgjedhura me kujdes nga kishat dhe manastiret e zonës. Në këto objekte përfshihen ikona, libra liturgjikë, relike dhe objekte të tjera me vlerë artistike dhe fetare.

Gjatë pesëmujorit të parë të këtij viti, muzeu ka mirëpritur një numër rekord vizitorësh, duke tejkaluar 30,000 vizita, një tregues i rritjes së interesit për trashëgiminë kulturore dhe turizmin kulturor në Shqipëri.

/e.i/j.p/

The post Turistja arbëreshe në muzeun e Onufrit: Berati qenka vërtet i bukur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VivaTech 2025 në Paris, Gonxhja: Shqipëria në një moment të shkëlqyer për të tërhequr investime të huaja

By: redi
13 June 2025 at 16:25

Nën moton “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet në datat 11- 14 qershor, në “VivaTech 2025”, konferenca më e e madhe në Europë për teknologjitë e avancuara, bizneset inovatore dhe startup-et. Me pjesëmarrjen e saj në “VivaTech 2025”, Shqipëria konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e hartës globale të inovacionit. Ky është dhe misioni i fushatës “Innovation Now”…

Source

❌
❌