Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Energjia e së ardhmes” mbi djersën e blegtorëve të Taçit të Ersekës

8 August 2025 at 17:47

Banorët e një fshati të Ersekës ankohen se kullotat e tyre po ua zë një kompani private, e cila ka fituar të drejtën për zhvillimin e një centrali fotovoltaik.

Fshatrat që po thahen nën hijen e paneleve diellore

Të enjten e parë të gushtit, në dalje të Ersekës, Petrit Zeqo na priti në fshatin e tij, Taç i Sipërm, rreth 2.5 kilometra larg qytetit.

Pavarësisht atmosferës së braktisjes, fshati kishte peizazh unik, shtëpi të grumbulluara dhe toka të punuara, ndërsa më në brendësi, një burim i vogël uji shërbente si çezmë publike.

“Këtë e ka sjellë një ushtar, për një vajzë të fshatit”, na tregoi Petriti simbolin e dashurisë së një periudhe tjetër, dëshmi që i ka qëndruar fshatit edhe sot.

Petriti na shoqëroi më tutje, pranë hijes së një arre të madhe ku po na priste një grup banorësh me vështrimin hedhur përballë makinerive të rënda që po sheshonin tokën.

Banorët e fshatit Taç/Citizens.al

Kullota, që banorët e përdornin për bagëtitë dhe si shteg për t’u lidhur me arat e tyre tanimë është shkretuar me dherat e dystuara mbi të.

Një central fotovoltaik, me qëllim prodhimin e energjisë elektrike do të zërë vend pak muaj më vonë. Punonjësit në terren, të shqetësuar nga prania jonë si media, hezitojnë të tregojnë edhe emrin e kompanisë, me justifikimin se “janë veçse punëtorë”.

“Të tëra sinoret, ku kanë qenë e ku janë tani akoma, janë të fshatit me vendim gjykate”, tha për Citizens.al Rrushan Byrekasi, 77-vjeç.

Ndërsa renditi me emra se kujt i përkasin të gjitha ngastrat e tokave të fshatit, Rrushani na tregoi se me kërkesë të pleqësisë dhe një vendim gjyqësor të fillim viteve 2000, kjo kullotë i ka kaluar në bashkëpronësi banorëve të fshatit.

Vendimin na e tregoi Petriti, i cili e kishte printuar si dokument.

“Na jepte të drejtë që kjo pronë që aktualisht këta po e marrin, po e tjetërsojnë, është e jona. Domethënë penalizojnë një fshat dhe favorizojnë privatin. Kjo është e jona, me qitap e me të tëra”, theksoi ai.

Sipas vendimit të 26 tetorit 2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kolonjë, 37 banorëve të fshatit ju takon secilit nga 1/37-ta pjesë e barabartë e rreth 522 hektarëve kullota (340.5 ha) dhe pyje (181.8 ha).

“Këtu, ku po bëhet ky punim është baza e blegtorisë që del blegtoria jonë, baza e ujit që marrim, edhe ujë të pijshëm edhe ujit vaditës. Këta po e shkatërrojnë. Jemi të detyruar të shpërngulemi, por s´dimë ku të vemi”, u shpreh i revoltuar Ferdinand Agolli.

Përbri tokës, ku tanimë po kryhen punime për sheshimin e saj, 150 krerë bagëtish të imëta kalojnë njëra pas tjetrës të ndjekura nga një zonjë e fshatit.

“Bëni diçka, nuk kemi ku të çojmë bagëtitë, me këto mbahemi”, na tha ajo, ndërsa ndaluam ta përshëndesnim.

Bashkëshorti, Rakip Agolli, na tregoi se ka 30 vite që merret me blegtori dhe se ky zanat është e vetmja mënyrë jetese për zonën. Centralin fotovoltaik, ai e ndjen si kërcënim për t’u larguar, për aq kohë sa nuk ka hapësira ku të kullosin bagëtitë.

“Kam pasur 300 krerë, tani 150, mot mund të kem dhe 30. Në fillim ishte mirë, nuk kishte vështirësi, kishte hapësirë, kullosnin. Tani ka vështirësi, vetëm me këtë dëmin që po na bëhet, me këtë diellorin, po na vjen në prag të shtëpisë, tani do detyrohemi të ikim,” tha Rakipi.

Sipas kryeplakut të fshatit, Ibrahim Byreku, ky shqetësim është ndjekur edhe në polici dhe pushtetin vendor, mirëpo sipas dokumenteve, kompania ndërtuese është në rregull.

“Kemi disa vendime gjyqi që i kemi pasur me sinore, por aktualisht sot, me dokumentacion (kullotat) nuk janë tonat. Kam vërtetuar dhe firmat dhe të tëra dhe për kaq sa di, ata zotërinjtë e kanë më vulë, me firmë me të tëra”, u shpreh i prerë Ibrahimi.

Në fshat ora kishte mbetur. Tek-tuk shikoje ndonjë shtëpi të re, të ndërtuar nga remitancat e emigrantëve, kryesisht në Amerikë dhe Kanada, ndërsa shërbimet e bashkisë zor se dalloheshin.

Vendgrumbullimi i mbeturinave në fshatin Taç/Citizens.al

Kjo kuptohej nga kodrat e krijuara me plehrat, të cilat sipas banorëve herë pas here digjen, pasi askush nuk vjen t’i marrë.

Ndërhyrjet e makinerive për të sistemuar kullotën për parkun e energjisë diellore dukej se kishin shkaktuar dëme në kanalin vaditës të fshatit.

“Vit për vit pastrohej nga ana e bashkisë, tani nuk na vjen më uji. Kopshtet që mbillnim një domate, një piperkë, sivjet e kemi problem për ujin. Kjo ka ardhur nga devijimi i punimeve që kanë bërë atje”, tregoi Rakip Agolli.

Procedura jo transparente për parqet diellore

Trokitjes sonë për informacion nisur nga shqetësimet e banorëve, bashkia Kolonjë iu përgjigj: “Nënkryetarja është në mbledhje dhe nuk mundet të përgjigjet”, ndërsa na referoi ti adresonim pyetjet me shkrim.

Të dhënat e shqyrtuara nga Citizens.al tregojnë se 27.6 hektarë kullota të fshatit Taç u proceduan për t’u dhënë me qira në kohën kur vendi ishte në fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Më 3 maj 2023, Bashkia Kolonjë i propozoi Këshillit Bashkiak dhënien e tyre me qira për projekte energjetike. Po atë ditë u shqyrtuan edhe dy kërkesa të tjera po për qëllime energjetike për kullotat dhe pyjet në Rehovë dhe Selenicë, duke e çuar totalin në 127 hektarë.

Punimet për centralin fotovoltaik në kullotat e fshatit Taç/Citizens.al

Afati i përdorimit u vendos 10 vjet, me qira minimale 2,100 euro për hektar në vit – rreth 60 mijë euro në vit për parcelën në fshatrat Taç-Agalli.

Sipas të dhënave të Open Data Albania, tenderi i 12 qershorit 2023 pati vetëm një ofertues: kompania “Get Solar Solution”, e cila ofroi pikërisht çmimin dysheme dhe fitoi, pavarësisht mungesës së konkurrencës.

E njëjta praktikë u ndoq edhe për rreth 100 hektarë kullota në Rehovë dhe Selenicë, të cilat iu dhanë kompanive MET Invest dhe Kail Energy.

Më 30 prill 2025, qeveria miratoi projektin e “Get Solar Solution” për central fotovoltaik me kapacitet 24 MW dhe afat operimi 49 vjet.

The post “Energjia e së ardhmes” mbi djersën e blegtorëve të Taçit të Ersekës appeared first on Citizens.al.

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

5 August 2025 at 18:52

Në kulmin e fushatës elektorale, ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku lajmëroi shpalljen e fituesit për Milot–Balldren “brenda 2-3 ditësh”, por pas 3 muajsh tenderi u anulua. Projekti i nyjes strategjike të “Korridorit Blu” mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite. Më 15 prill 2025, në kulmin e fushatës elektorale, Ministrja e Infrastrukturës dhe […]

The post Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite appeared first on BoldNews.al.

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

By: Oldi
28 July 2025 at 12:52

Në mars të këtij viti, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli një tender me fond limit 506.6 milionë lekë ose 5.22 milionë euro për të lidhur Tunelin e Llogarasë me rrugën ekzistuese Palasë-Dhërmi. Gara u shpall se do të zhvillohej në 28 prill. Por pak ditë para tenderit, ARRSH vendosi në mënyrë të beftë anullimin e tij. […]

The post Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë appeared first on BoldNews.al.

Ankimoi pezullimin nga detyra, Myzyri i KPP-së paraqitet në Apelin e GJKKO-së

28 July 2025 at 10:34

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do mbahet seanca për shqyrtimin e ankimimit të tij. Myzyri ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë që caktoi ndaj tij masat e siguris “pezullim nga detyra”, si dhe detyrimin e tij […]

The post Ankimoi pezullimin nga detyra, Myzyri i KPP-së paraqitet në Apelin e GJKKO-së appeared first on BoldNews.al.

Tenderi 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: Ne firmosim, ata marrin lekët, i shërbeva si qeni dhe tani…

By: V K
18 July 2025 at 12:34

Zbardhet përgjimi i punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja, e cila implikon drejtuesin e këtij institucioni, Jonaid Myzyri për aferën e tenderit 2.3 mln euro, të mirëmbajtjes së rrugës 58.7 km, “Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Ura e Repsit”.

Hetimi nisi pas dyshimeve se Myzyri kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP, në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.

Disa muaj pasi u pyet si person nën hetim, SPAK mori në 24 qershor zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, duke i komunikuar akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tenderin për mirëmbajtjen e rrugës së lartpërmendur.

Siç edhe rezulton nga dosja hetimore, një rol të rëndësishëm në artikulimin e akuzave nga ana e Prokurorisë së Posaçme, ndaj Myzyrit ka patur edhe biseda telefonike e përgjuar e punonjëses së KPK, Lindita Skeja, e cila implikon titullarin në procedurat abuzive të tenderit.

Sipas SPAK, një pjesë e këtyre komunikimeve lidhen me akuzën për të cilën dyshohet personi nën hetim, Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike i pezulluar nga detyra dhe me masë detyrim paraqitje nga GJKKO.

Gazetarja Klodiana Lala, ka mësuar detaje nga dosja hetimore, ku në një bisedë të përgjuar, punonjësja Skeja i ankohet bashkëbiseduesit në telefon se kishte firmosur siç i ishte kërkuar nga Myzyri, ndërsa tani asaj i duhej të paraqitej për t’u marrë në pyetje.

Në një moment të bisedës ajo thotë gjithashtu se; “punonjësit firmosin letrat, ndërsa lekët i marrin të tjerët”.

“Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjith si delet. Ime veme ku të n’a thërrasin. Rresht. Firmën ne e lekët ata”, shprehet gjatë bisedës telefonike punonjësja e KPK, Lindita Skeja.

PËRGJIMI I SPAK:

Speaker A (Lindita): Ai na majti kshu… që krijum besim që ne jemi miqtë e atij…ene rrimë të qetë. N’a ofroi mori informacione. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni.

Speaker B: Hej zot!

Speaker A (Lindita): Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjith si delet. Ime veme ku të n’a thërrasin. Rresht. Firmën ne e lekët ata.

Speaker B: A mos i hongert o Zot.

Speaker A (Lindita): Bojna se e dini ju se ç’ju boj unë, bojna… Më pas

Speaker A (Lindita): Amin…ata hop mrap ere… hop mrapa… hop mrapa me e çoi mu në KPP… më çoi mu në KPP, përballem atje me lloj lloj pislliku…

Speaker B: Pi hiç ere un sve po ene tha Dashi motrës tha mos shko…

Në dosjen hetimore, Prokuroria e Posaçme, thekson se; “nga rezultati i përgjimeve ngrihen dyshime të arsyeshme që në vendimmarrjen e KPP për shqyrtimin e ankesës me objekt: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal-Q.Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa TVSH si dhe në vendimmarrje të tjera, ekzistojnë elementë të veprimeve të kundraligjshme që mund të kenë ndikuar në këto vendime”.

Në kërkesën drejtuar GJKKO-së për masën ndaj Myzyrit, prokurori i SPAK, Elvin Gogaj, ka argumentuar se; “masa e sigurimit duhet të caktohet pasi ekziston rreziku i cenimit të provave, ai i ikjes, si dhe ai i kryerjes së veprave të jera penale nga personi nën hetim Jonaid Myzyri”.

“Ka dyshime të arsyeshme që ai mund të vërë në rrezik marrjen e provës apo vërtetësinë e saj, duke ndërhyrë tek personat që kanë dijeni për kryerjen e veprës penale dhe që nukj janë pyetur deri në këto momente, megjithëse veprimet po kryhen në dinamikë nga ana e Prokurorisë së Posaçme”.

Gjithashtu, SPAK është duke hetuar procedurat e tenderëve përgjatë viteve 2020-2023, pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në raste të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Jonaid Myzyri, u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament.

The post Tenderi 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: Ne firmosim, ata marrin lekët, i shërbeva si qeni dhe tani… appeared first on Albeu.com.

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

By: Oldi
18 July 2025 at 12:23

Nga Klodiana Lala Zbardhet përgjimi i punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja e cila implikon drejtuesin e këtij institucioni, Jonaid Myzyri për aferën e tenderit 2.3 mln euro, të mirëmbajtjes së rrugës 58.7 km, “Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Ura e Repsit”. Hetimi nisi pas dyshimeve se Myzyri kishte diktuar […]

The post Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni appeared first on BoldNews.al.

Milot-Balldre, anulohet tenderi/ MIE: Asnjë ofertë nuk plotësonte kushtet e kërkuara

By: Rovena
14 July 2025 at 23:23

Anullohet tenderi për ndërtimin e autostradës Milot-Balldre . Ministria e Infrastrukturës argumenton ne njoftimin e anulimit se asnjë ofertë pjesëmarrëse në garë nuk është vlerësuar e përshtatshme pasi nuk plotësonte kushtet e kërkuara.

Koncesioni për ndërtimin dhe operimin e autostradës Milot Balldre ka një vlerë prej 364.7 milionë lekësh dhe është me një kohëzgjatje prej 35 vitesh.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” ka një gjatësi prej 17 km dhe fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentin Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre./abcnews.al

Fitoi 2.2 mln euro te Arkivat/ “Adel Co” me pronar “në hije”, Arjan Lleshi, 1 vit jashtë tenderave

By: Ardit
12 July 2025 at 19:08

Nga Boldnews.al  Abuzimet me dokumentat e një tenderi me fond limit 2.2 milionë euro të Arkivës së Shtetit e kanë penalizuar rëndë kompaninë “Adel Co”, në pronësi formale të Kliti Avdullari, por që besohet se pas tij fshihet biznesmeni Arjan Lleshi. Në 11 Korrik 2025, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka vendosur përjashtimin e shoqërisë […]

The post Fitoi 2.2 mln euro te Arkivat/ “Adel Co” me pronar “në hije”, Arjan Lleshi, 1 vit jashtë tenderave appeared first on BoldNews.al.

Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale

28 June 2025 at 10:50

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe me marrjen në dorë të Operatorit të Blerjeve të përqendruara trashëgoi edhe një strukturë të ngritur korrupsioni me firmat e oligarkëve. Ministri po i rigjallëron këto lidhje me kontrata afatgjata shërbimesh që janë në fakt koncesione të pashpallura. Në këtë kuadër, pronarët e dy kompanive të afërta me të, Xhemal […]

The post Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale appeared first on BoldNews.al.

Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë

By: V K
25 June 2025 at 10:30

Ministri aktual i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prej muajit Janar 2025 i ka hapur dritën jeshile procedurave të një super tenderi, i cili edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga dita e hapjes zyrtare, ende nuk është konkretizuar, duke nxjerrë të papërdorshëm Laboratorin Bakterologjik të Ushtrisë Shqiptare.

Pak ditë më parë investimi në fjalë, u përcoll në publik nga Pirro Vëngu, i cili vizitoi ambientet e këtij laboratori në Spitalin Ushtarak Tiranë, duke u shprehur se ky investim ishte në kuadër të investimeve të shtuara në fushën e mbrojtjes dhe se do i shërbejë Forcave të Armatosura Aktive atyre në Rezervë dhe komunitetit Civil.

Por ky laborator aktualisht është jashtë funksionit, për shkak të mungesës dërmuese të materialeve bazë që u nevojitet për të shërbyer dhe kryer analiza mjekësore.

Shkak është bërë dështimi dy herë i procedurës tenderuese, duke çuar Komisionin e Vlerësimit të Ofertave në një pamundësi, për të vendosur se kujt subjekti privat do ia ndajnë paratë publike.

Siç mëson gazetari Elton Qyno, tenderi me vlerë financiare 2 miliard e 294 milion lekë të vjetra, është anulluar dy herë nga Ministria e Mbrojtjes, komisioni i të cilës ka përdorur argumentin, se nuk ka pasur asnjë ofertë ekonomike nga subjektet tregtare të interesuara.

Synimi i këtij tenderi, është lidhja e një kontrate dy vjeçare me një subjekt privat, për furnizim me paisje laboratorike si kite dhe reangentë mjekësore për funksionimin e laboratorit Bakteriologjik të Ushtrisë Shqiptare.

Procedura e parë e këtij tenderi u hap në muajin Janar 2025, por ajo dështoi për shkak se sipas KVO-së, nuk u paraqit asnjë ofertë nga subjektet e interesuara.

Ndërsa procedura e dytë u rihap në 2 Maj 2025. Por dhe kjo procedurë dështoi në muajin qershor, me të njëjtin argument. Situata tashmë ka mbetur e pezulluar në pritjen e një momenti tjetër për rihapjen e procedurës së tretë.

Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes, shprehet se disa nga lotet kryesore të këtij tenderi janë paracaktuar, por procedura po shtyhet me qëllim krijimin e kushteve të favorshme për shpalljen e fituesit.

Sipas dokumenteve të tenderit me vlerë mbi 2.2 milion euro, kompania që do shpallet fituese, do kryejë dorëzimin e kiteve dhe reagenteve laboratorike klinik-biokimik e mikrobakterologjik, në depot e objektit nr. 6 në Njësinë Mjekësore Ushtarake (Spitali Universitar i Traumës), Laprakë.

Dorëzimi i kiteve dhe reagenteve laboratorike klinik-biokimik e mikrobakterologjik, do bëhet në depot e objektin nr. 3 në Njësinë Mjekësore Ushtarake (Spitali Universitar i Traumës), Laprakë, Garnizonin “Skënderbej”, Tiranë dhe në Forcën Tokësore, Zall-Herr.

Ndërkohë, marrja në dorëzim e produkteve do të bëhet nga strukturat porositëse (Njësia Mjekësore Ushtarake, Reparti Ushtarak nr. 6630 dhe Forca Tokësore)

Kurse marrëveshja kuadër të lidhet me Repartin Ushtarak nr. 6630, adresë Rruga “Teki Selenica”, Tiranë dhe me Forcën Tokësore.

Likuidimi i faturave të kryhet nga Komanda Mbështetëse, kundrejt dokumenteve të dërguar nga strukturat përdoruese (Njësia Mjekësore Ushtarake, Reparti Ushtarak nr. 6630 dhe Forca Tokësore).

The post Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë appeared first on Albeu.com.

Mbyllen hetimet për tenderin e Unazës së Madhe, SPAK çon në gjykatë 6 të pandehur

By: fra nc
19 June 2025 at 10:49

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur kërkesën  për gjykim në GJKKO, në lidhje me procedurën e prokurimit për segmentin rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”.

Sipas SPAK, procedura e prokurimit me fond limit mbi 2.25 miliardë lekë (pa TVSH) është zhvilluar në shkelje të rregullave ligjore, përmes një sërë veprimesh të koordinuara mes zyrtarëve përgjegjës. Prokuroria ka administruar dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, ofertat e dorëzuara, procedurat e ankimimit dhe vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe ka pyetur përfaqësues të subjekteve konkurruese dhe ankimuese në lidhje me procedurën.

SPAK bën të ditur se analiza e provave dhe dokumentacionit ka provuar se, gjatë zhvillimit të procedurës për tenderin e Unazës së Madhe, Loti 1, janë kryer shkelje që kanë dëmtuar interesat ligjore të shtetit.

Në përfundim të hetimeve, SPAK ka ngritur akuzë për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (në versionin para ndryshimeve të ligjit Nr.43/2021), ndaj këtyre të pandehurve:

  • Arbër Troka
  • Miranda Shkurti
  • Nikollaq Mihali
  • Almir Hoxhaj
  • Erjon Zemanaj
  • Admir Pahumi

Çështja tashmë i kalon Gjykatës së Posaçme për vlerësim dhe gjykim në themel.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllen hetimet për tenderin e Unazës së Madhe, SPAK çon në gjykatë 6 të pandehur appeared first on Euronews Albania.

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

31 May 2025 at 11:52

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, po tenton që t’i bëjë oponencë koleges së saj, ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Disa javë më parë, VoxNews publikoi procedurat e një tenderi që bëri Balluku, e cila shpenzonte 10 mijë euro që t’i lahej makina 12 herë në muaj. Denoncimi i redaksisë sonë u […]

The post Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel appeared first on BoldNews.al.

“11 mln euro për një farsë”/ PD: Ja si u shkel kontrata me DHL-në, përgjegjës Ilirjan Celibashi

24 May 2025 at 11:45

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme shkeljet që janë kryer në kontratën me kompaninë postare DHL, e cila fitoi tenderin prej 11 milionë eurosh, për shpërndarjen dhe marrjen e zarfave me votat e diasporës Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli publikoi postimet e Taulant Ballës, degës së PS në Greqi, të cilët bëjnë […]

The post “11 mln euro për një farsë”/ PD: Ja si u shkel kontrata me DHL-në, përgjegjës Ilirjan Celibashi appeared first on BoldNews.al.

Tenderi i Policisë për 60 mjete/ 38 mijë euro për një makina me qira! Më lirë t’i blesh

8 May 2025 at 21:28

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi një procedurë tenderi, të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, për të marrë me qira makina për Policinë e Shtetit. Pak ditë më parë, ky Operator hapi tenderin me objekt “marrje mjetesh rrugore me qira” për Policinë e Shtetit. Fondi i këtij tenderi është 450 milionë lekë ose nëse do […]

The post Tenderi i Policisë për 60 mjete/ 38 mijë euro për një makina me qira! Më lirë t’i blesh appeared first on BoldNews.al.

S’mund të fitonte i paracaktuari? Sako e Durrësit anulon tenderin 300 mijë euro të kanaleve Rrushkull

3 May 2025 at 13:20

Nga Boldnews.al Bashkia e Durrësit ka anuluar tenderin me vlerë mbi 300 mijë euro për “Ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve Rrushkull”, pasi ka skualifikuar të gjithë kompanitë pjesëmarrëse, plot 20 të tilla. Një situatë, në dukje absurde, që krijon dyshimet se ndonjë prej kompanive të paracaktuara nga administrata e Emirjana Sakos për të fituar këtë […]

The post S’mund të fitonte i paracaktuari? Sako e Durrësit anulon tenderin 300 mijë euro të kanaleve Rrushkull appeared first on BoldNews.al.

Furtunë anulimesh/ AKSHI heq dorë në momentin e fundit nga tenderi i kamerave në dogana, PRAPASKENAT me kompaninë e sanksionuar

By: V K
28 April 2025 at 12:07

Këtë të hënë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), njoftoi anulimin e tenderit me vlerë 720 mijë euro për instalimin e një sistemi të ri kamerash në degët doganore.

Vendimi për anulimin vjen pasi Komisioni i Prokurimeve Publike (KPP) pranoi për shqyrtim një ankesë të paraqitur nga kompania shqiptare CSP, e cila ngriti dyshime serioze mbi mënyrën e zhvillimit të kësaj procedure.

 

 

Tenderi i hapur nga AKSHI, synonte instalimin e një sistemi monitorimi me kamera në disa pika doganore, por menjëherë pas shpalljes së dokumentacionit teknik, u hodhën akuza për paracaktim të fituesit dhe shkelje të rënda të parimeve të konkurrencës së lirë, raporton skyweb.al.

Ankesë për paracaktim fituesi dhe lidhjet me një kompani kineze të sanksionuar. Në ankesën e saj, kompania CSP, me pronar Klevis Xhagollin, denoncoi se kriteret teknike të tenderit ishin hartuar në mënyrë të tillë që favorizonin vetëm një produkt specifik: kamerat e prodhuara nga kompania kineze Uniview, model IPC6858ER-X40-VF.

Sipas CSP, të gjitha specifikimet ishin “qepur si kostum”, duke përjashtuar çdo alternativë tjetër dhe duke bërë që tenderi të mos kishte asnjë garë reale.

 

 

Sipas dokumenteve publike, Uniview është një kompani e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për përdorimin e teknologjisë së saj, për survejimin masiv të ujgurëve dhe minoriteteve të tjera në Kinë.

Pavarësisht kësaj, tenderi i AKSHI-t parashikonte blerjen e pajisjeve të kësaj kompanie për sistemin e doganave shqiptare.

Ironikisht, në dokumentacionin e tenderit AKSHI kërkonte që të gjithë punonjësit që do të instalonin kamerat, të kishin certifikata sigurie të lëshuara nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK).

Kjo kërkesë për siguri maksimale për punonjësit, ishte në kontrats me përzgjedhjen e pajisjeve nga një kompani e ndaluar nga aleatët strategjikë të Shqipërisë.

Një tjetër element që rëndonte situatën, është fakti se Uniview nuk ka përfaqësi të drejtpërdrejtë në Shqipëri. Produktet e saj përfaqësohen nga kompania AlbaScan, e listuar zyrtarisht si partnere në faqen e Uniview.

Në këtë mënyrë, përmes një procedure të kontestuar dhe përmes ndërmjetësve vendas, në Shqipëri po tentohej të instalohej pajisje të prodhuara nga një kompani e sanksionuar.

Pas shqyrtimit të ankesës dhe presionit publik mbi çështjen, AKSHI vendosi të anulojë tenderin, duke evituar për momentin një tjetër skandal në fushën e prokurimeve publike dhe sigurisë. /skyweb.al

The post Furtunë anulimesh/ AKSHI heq dorë në momentin e fundit nga tenderi i kamerave në dogana, PRAPASKENAT me kompaninë e sanksionuar appeared first on Albeu.com.

Gerond Meçe i Advanced Bussines Solutions (ABS) ankimon tenderin e serverave, INSTAT “trembet” dhe e anulon

By: V K
28 April 2025 at 11:47

INSTAT ka njoftuar anulimin e tenderit me fond limit rreth 720 mijë euro (me TVSH) për blerjen e pajisjeve kompjuterike, ëorkstation si edhe serverave të jashtëm për ruajtjen e të dhënave me nevojat e institucionit.

Tenderi ishte i ndarë me dy lote, ku për serverat ishin ndarë rreth 460 mijë euro me TVSH, kurse për për kompjuterët dhe pajisjet “work station” u ndanë rreth 360 mijë euro me TVSH.

 

 

Siç konstaton Skyweb.al, INSTAT e arsyeton anulimin e tenderit “per shkak të rrethanave te paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftésia paguese e autoritetit ose entit kontraktor kanë ndryshuar”, ç’ka duket e çuditshme për shkak të faktit se procedura ishte hapur që në dhjetor të vitit të shkaur dhe tashmë pritej shpallja e fituesit.

 

 

Por, Skyweb.al zbulon se dicka tjetër fshihet pas këtij njoftimi për anulim dhe ajo duket se lidhet me ankesën pranë Komisionit të Prokurimeve Publike që kishte dorëzuar në prag të fundjavës së shkuar kompania Advanced Bussines Solutions (ABS), e përfolur nga ish-zyrtarë të lartë të maxhorancës për lidhje me kupolën drejtuese të vendit.

ABS ka dorëzuar ankesën pranë KPP pikërisht të premten e javës së shkuar dhe INSTAT njoftoi menjëherë pas kësaj anulimin e tenderit.

Skyweb.al raportoi më herët edhe mbi ankesën e ABS për tenderin e fituar nga KREATX dhe Soft & Solution me vlerë 10 milion euro për sistemin e çështjeve gjyqësore. /skyweb.al

The post Gerond Meçe i Advanced Bussines Solutions (ABS) ankimon tenderin e serverave, INSTAT “trembet” dhe e anulon appeared first on Albeu.com.

Tenderi i KLGJ për çështjet gjyqësore çohet në gjyq, “betejë” brenda maxhorancës për 10 milionë euro (DOKUMENTET)

By: V K
28 April 2025 at 11:10

Një betejë për 10 milion euro, sapo ka nisur mes kompanive Advanced Bussines Solution dhe bashkimit të kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution” në lidhje me mega tendering e Këshillit të Lartë Gjyqësor për Sistemin e Integruar i Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore (ICMIS).

Siç mëson Skyweb.al, kompania Advanced Bussines Solution, është ankuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik në lidhje me shpalljen fituese të ofertës së kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution” disa ditë më parë nga kontraktori, i cili në rastin konkret është KLGJ.

ABS duke se e ka marrë shumë seriozisht këtë ankesë, duke paguar edhe rreth 50 mijë euro “fee-n” që jepet në këto raste për sigurimin e ankesës.

 

 

Siç mëson Skyweb.al, Advanced Bussines Solution, e cilësuar nga ish-kryeministri Ahmetaj si kompani pranë kryeministrit Rama, kërkon nga KPP vlerësimin e procedurave të shpalljes fituese të ofertës vlerë 924.375.000 lekë të reja të bashkimit të kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution”, e cila nuk ishte edhe oferta më e ulët në këtë tender, pavarësisht se u shpall fituese.

Oferta më e ulët në këtë tender, me vlerë 818 800 000 lekë ishte pikërisht nga Advanced Bussines Solution.

 

 

Tenderi me objekt “Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS)” u shpall nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) në 21 shkurt të këtij viti dhe fondi limit për këtë procedurë u caktua 1 025 905 001 lekë të reja ose mbi 10 milionë euro.

Rezulton se në këtë tender, kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë, ku oferta fituese u shpall pikërisht ajo e “Kreatx” dhe “Soft and Solution”.

“Soft & Sulution” është në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili rezulton të jetë një ndër lojtarët kryesorë për tenderët që kanë të bëjnë me tenderët për teknologjinë e informacionit, të shpallur nga AKSHI.

 

 

Ndërkohë, në media është raportuar se kompania tjetër që iu bashkua Beqirit në këtë ofertë, “Kreatx”, është në pronësi të pjesëshme të z.Panajot Gjiknuri, vëllait të ish-ministrit Damian Gjiknuri, duke e kthyer këtë në një “betejë” brenda maxhorancës për një shumë të madhe parash, siç është tenderi 10 milion euro i KLGJ për Sistemin e Integruar i Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore (ICMIS). /skyweb.al

The post Tenderi i KLGJ për çështjet gjyqësore çohet në gjyq, “betejë” brenda maxhorancës për 10 milionë euro (DOKUMENTET) appeared first on Albeu.com.

PD: Nëna e ministrit të Brendshëm pronare e lavazhit ku Balluku jep 10 mijë euro për të larë makinën

26 April 2025 at 16:04

Pak kohë më parë në media u denoncua skandali i një tenderi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës në vlerën e 10 mijë eurove në muaj, për të larë 10 automjete të shefave dhe drejtorëve të këtij institucioni, ku lista kryesohej nga automjeti “Audi A8” me të cilin lëviz ministrja Belinda Balluku. Kjo e fundit […]

The post PD: Nëna e ministrit të Brendshëm pronare e lavazhit ku Balluku jep 10 mijë euro për të larë makinën appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për Veliajn/ SPAK mbledh prova për tenderin abuziv nga Subashi i Ferit

20 April 2025 at 20:09

Hetimet e SPAK për Erion Veliaj kanë çuar hetuesit e BKH-së në Bashkinë e Fierit për një tender të dyshuar abuziv. Bëhet fjalë për tenderin e vitit 2021 që  titullohet “Konsulencë e jashtme për propozim ligjesh”, me vlerë 24 mijë euro, për të cilin Boldnews.al ka raportuar edhe më herët. Bashkia e Fierit, nën drejtimin […]

The post Hetimet për Veliajn/ SPAK mbledh prova për tenderin abuziv nga Subashi i Ferit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌