Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zjarret në vend/ Ministri Hoxha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe çdo akt që shkakton zjarrvënie, asnjë tolerancë

By: redi
12 August 2025 at 22:00

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dënon çdo akt që shkakton zjarrvënie dhe rrezikon jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve. Ai shkruan për zero tolerancë, ku edhe ka një mesazh për banorët e prekur nga zjarret, që të binden dhe të braktisin banesat që rrezikohen nga flakët. ”Gjithashtu dua ti bëj thirrje çdo qytetari të tregojë përgjegjësi maksimale, të shmangë çdo veprim që mund të shkaktojë…

Source

Hoxha nga Gramshi: 125 persona të proceduar për zjarrvënie të qëllimshme, mbi 22 të arrestuar

12 August 2025 at 22:42

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi sot se, “janë 125 persona të proceduar për zjarrvënie të qëllimshme dhe mbi 22 persona të arrestuar”.

Nga Gramshi, ku po ndjek nga afër operacionet për shuarjen e zjarreve që kanë prekur këtë zonë, Hoxha tha se, “janë 125 persona të proceduar për zjarrvënie të qëllimshme dhe mbi 22 persona të arrestuar”.

Hoxha gjithashtu apeloi qytetarët për të mos ndezur zjarre pasi do të ndëshkohen maksimalisht nga organet ligjzbatuese.

“Kam një apel shumë të prerë: I gjithë shteti është i ngazhuar për shuarjen e zjarreve, zjarrvënia e qëllimshme do të ndëshkohet maksimalisht nga organet ligjzbatuese! Të gjithë shërbimet, Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të hetuar vendosjen e këtyre zjarreve”, tha ai.

“Deri në këto momente s’kemi patur ndonjë telefonatë që paraqet persona të zhdukur nga familjarët. Personat janë evakuuar dhe do vendosen sipas planit të masave të marra, në shkolla apo ambiente të tjera”, tha ai.

Hoxha theksoi se, “është bërë evakuimi i 60 personave, kanë marrë dhe shërbim në spital. Janë jashtë rrezikut për jetën, ka asfiksime të lehta, por s’kemi informacion për humbje të tjera të jetëve”.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Hoxha nga Gramshi: 125 persona të proceduar për zjarrvënie të qëllimshme, mbi 22 të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në vend/ Ministri Hoxha: Kemi proceduar 120 persona për zjarrvënie

By: V K
31 July 2025 at 14:47

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka deklaruar se 2025 është nga vitet më të vështira përsa i përket përballjes me zjarret në vend, duke theksuar se faktori njerëzor ka qenë shkaku kryesor i situatave të krijuara.

Hoxha bëri të ditur se deri më tani, janë regjistruar 59 zjarre të mëdha dhe 961 zjarre të vogla.

Gjithashtu, ministri bëri me dije se 21 persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, janë arrestuar dhe se këta të fundit duhet të përballen me drejtësinë.

Po ashtu, ai theksoi se policia ka proceduar 120 persona të tjerë për zjarrvënie të që

“Shumica e zjarreve janë të qëllimshme. Ky ka qenë ndër vitet më të vështira sa i përket zjarreve. Deri sot, vendi ka pasur 59 zjarre të mëdha, 961 ishin zjarre të vogla, si prsh në banesa ose kullota. Përballë kësaj situate reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm. Mobilizimi i jashtëzakonshëm ka dhënë rezultate, ne nuk kemi humbje jete dhe është ndaluar përhapja e zjarrit në infrastrukturë kritike. Por, 2 efektivë janë lënduar, në një akt heroik. Punonjësi i policisë Agim Troci, shef i komisariatit Delvinë është jashtë rrezikut për jetën, që u plagos, teksa ndërhyri në një zjarr në një banesë.

Sa u përket zjarreve, kemi të bëjmë më tepër me faktorin njerëzor, ndonjëherë ka zjarrvënës të qëllimshëm, por edhe zjarrvenie pa dashje. 120 persona janë proceduar në total për zjarrvenie dhe 21 janë arrestuar. Kjo vepër penale, që lidhet me zjarrvënien e qëllimshme, duhet të ashpërsohet në dënim. Ata që rrezikojnë jetën e natyrën, do mbajnë përgjegjësi. Parashikimet janë që edhe gushti do jetë i vështirë për ne, ndaj përgjegjësia është e madhe”, tha Hoxha.

The post Zjarret në vend/ Ministri Hoxha: Kemi proceduar 120 persona për zjarrvënie appeared first on Albeu.com.

Nën akuzë për shpërdorim detyre, dorëhiqet kreu i AMP-së

By: user 5
9 July 2025 at 19:52

Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Raportohet se Sulejmani i ka dorëzuar një ditë më parë dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Arsyet e dorëheqjes së kreut të AMP-së ende nuk dihen.

Ai u pezullua nga detyra më 16 prill me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, por u rikthye sërish në detyrë 10 ditë më pas me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Prokuroria kishte ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e cila është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas Prokurorisë së Beratit, Sulejmani ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Teksa në Berat ka qenë duke u zhvilluar një hetim për disa nga OPGJ-të, ka dyshime se Sulejmani ka ndërhyrë duke i lëvizur nga detyra që mbanin.

Florian Sulejmani është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në nëntor të vitit 2023.

The post Nën akuzë për shpërdorim detyre, dorëhiqet kreu i AMP-së appeared first on Lapsi.al.

Pas ultimatumit të Ramës për të liruar hapësirat publike, ministri i Brendshëm zbret në terren

6 July 2025 at 16:22

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, së bashku me drejtuesit e IMT-së, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit ka dalë këtë të diel në terren, në disa prej zonave më të populluara të Tiranës, në kuadër të një aksioni të koordinuar për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga subjekte private. Ky aksion […]

The post Pas ultimatumit të Ramës për të liruar hapësirat publike, ministri i Brendshëm zbret në terren appeared first on BoldNews.al.

Ndryshimet në ligjin për të huajt, Hoxha: Pjesë e përmbushjes së detyrimeve për procesin e anëtarësimit në BE

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në seancën e sotme plenare prezantoi në Kuvend projektligjin “Për të huajt”.

Në fjalën e tij para deputetëve, ministri Hoxha nënvizoi se ky projektligj “nuk është thjesht një ndërhyrje në ligjin ekzistues “Për të huajt”, por një hap strategjik i ri i Shqipërisë më të drejtë, për sigurt dhe më të përgatitur për të përballuar sfidat e së ardhmes”.

Hoxha nënvizoi se projektligji është në përmbushje të angazhimit të drejtpërdrejtë të qeverisë shqiptare për të garantuar të drejtat themelore të çdo individi që kërkon të jetojë, punojë dhe integrohet në vendin tonë.

Ministri vijoi më tej duke theksuar se projektligji “vjen si pjesë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Migracionin, që i jep fund një epoke dhe qasjes fragmentare dhe i hap rrugë një menaxhimi të integruar, efikas dhe më human të migracionit dhe kufirit”.

Në këtë nismë të propozuar, ministri veçoi tri shtyllat kryesore.

“Së pari, garantimi i të drejtave dhe mbrojtja sociale për migrantët, refugjatët dhe azilkërkuesit. Nisma u jep fund pasigurive ligjore, që për vite me radhe ka rënduar mbi shumë individë të cilët kanë pasur dhe vonesa herë pas here. Ajo mundëson akses dhe programe integrimi, shërbime sociale dhe juridike, si dhe proces më të qartë për të drejtat e aplikimit;

“Së dyti, përmirësimi i procedurave dhe digjitalizimi i tyre. Kemi thjeshtuar dhe shkurtuar afatet për aplikim, duke e bërë më të lehtë për punonjësit shumë të kualifikuar të huaj, që të kontribuojnë me aftësitë dhe përvojën e tyre në zhvillimin e vendit tonë;

“Së treti, është krijuar një kuadër institucional më i fortë dhe më i koordinuar për menaxhimin e migracionit. Për herë të parë, përgjegjësitë e institucioneve janë të qarta me te lidhura me njëra-tjetrën në mënyrë funksionale dhe llogaridhënëse”, tha ministri.

Sipas Hoxhës “këto ndryshime janë pjesë e përmbushjes së detyrimeve tona ndërkombëtare, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, dhe konkretisht përputhen me kërkesat e Kapitullit 24 të Acquis së BE-së, që lidhet me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë”.

Nga ana tjetër, ministri shtoi se “projektligji është një investim për Shqipërinë e së nesërmes. Duke krijuar një klimë të favorshme për investitorët e huaj dhe një sistem të drejtë për migrantët, ne e propozojmë kështu vendin si një qendër tërheqëse në rajon — një vend që nuk i mbyll dyert, por i hap me përgjegjësi dhe me dinjitet”.

“Në këtë kuadër, ndryshimet për Lejen Unike për punonjësit shumë të kualifikuar, rregullat e bashkimeve familjare dhe shkallët e ankimimit, janë më të shumtë sesa dispozita ligjore, ato janë shprehje e një vullneti për të ndërtuar një sistem të bazuar mbi dinjitetin njerëzor, sundimin e ligjit dhe besimin në institucionet shtetërore. Po ashtu, nisma është pjesë e Udhërrëfyesit për Shtetin e së Drejtës, duke siguruar që çdo hap që ndërmarrim në drejtim dhe menaxhimit të migracionit është i mbështetur në standarde evropiane dhe respekt për të drejtat e njeriut”, tha Hoxha.

Ministri nënvizoi se ky projektligj nuk është vetëm një domosdoshmëri ligjore.

Sipas Hoxhës është një shprehje e vizionit tonë për një Shqipëri të integruar, të drejtë dhe të hapur ndaj mundësive të reja.

“Një Shqipëri që nuk frikësohet nga ndryshimi, por e udhëheq atë me mençuri dhe përkushtim. Sot ne nuk po ndryshojmë vetëm një ligj. Po ndërtojmë një sistem të tërë. Një sistem që do të jetë më transparent, më i shpejtë, më i drejtë dhe më i denjë për një vend që synon që të jetë shpejt anëtar i denjë i familjes evropiane”, tha Hoxha.

/m.q//r.e/a.f/

The post Ndryshimet në ligjin për të huajt, Hoxha: Pjesë e përmbushjes së detyrimeve për procesin e anëtarësimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e ministrit të Brendshëm

26 June 2025 at 11:09

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, kreu i opozitës Sali Berisha deklaroi se Edi Rama, duke iu referuar si kreu i partisë së krimit, mori epitetin më të merituar si Ramaduro i Europës. Ai hodhi akuza se Petro Koçin e nxorrën nga Kuvendi kartelet kriminale, teksa shtoi se grupi kriminal i Troplinëve paguan 10 milionë […]

The post Berisha: Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e ministrit të Brendshëm appeared first on BoldNews.al.

Kumbaro dhe Hoxha në Vlorë: Në fokus hapësirat publike në plazhe dhe ndotja mjedisore

25 June 2025 at 15:30

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha vijuan inspektimet në plazhe, duke u ndalur në qytetin e Vlorës.

E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ministrja Kumbaro u ndal në Lungomare, për të parë modelin e një plazhi publik pa pagesë të ndërtuar nga bashkia, nga ku theksoi se edhe në plazhet e menaxhuara, vija e parë do të jetë e dedikuar për publikun.

“Kemi pasur sot një ankesë në Radhimë, ku Agjencia Kombëtare e Bregdetit me Policinë Bashkiake kanë shkuar dhe kanë vendosur gjobë dhe në rast se do të përsëritet, do të prishen kontratat. Ato që janë kritere, nuk i kemi vetëm për në letër, por i kemi për t’i zbatuar, kështu që dy muaj do të jemi në krye të detyrës ditë e natë”, sqaroi ministrja Kumbaro.

Gjatë inspektimit, ministrja u takua edhe me përfaqësues të biznesit të hotelerisë, ku u la porosi respektimin e distancës publike nga vija e detit:

“Të gjithë ata që marrin një stacion plazhi, në një plazh ranor kanë detyrimin të lënë distancën deri te vija e bregdetit, 7,5 – 8 metra në funksion të kujtdo tjetër që do, jo vetëm mund të shëtisë, por të vendosë edhe peshqirin e tij. Nëse do të ketë shërbimin tuaj, mund të marrë shërbimin tuaj. Në bregdetin që është më i ngushtë, siç është përgjithësisht bregdeti Jon, duke filluar nga Jonufri, Radhima dhe më tutje, kjo distancë, nga buza e detit, radha e parë është 2,5 – 3 metra, sepse janë plazhet më të ngushta, nuk ka atë lloj gjerësie siç është këtu, por buza e detit është gjithmonë e drejtë e çdo njeriu të rrijë, të lahet, të pushojë”, vijoi më tej ministrja Kumbaro.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nga ana tjetër, u shpreh se në bazë të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, punonjësit e policisë do të jenë në terren në shërbim 12- orarësh, edhe për çështje të ndotjes së mjedisit.

“Punonjësit e policisë do të jenë në dispozicion edhe për çështjet e mjedisit, për çështje të zhurmave, për lehtësimin e qarkullimit rrugor, për krime të ndryshme mjedisore, për të cilat do të merren masa në mënyrë të menjëhershme, por edhe subjekteve që operojnë në zonat bregdetare, policia do t’u vijë në ndihmë për çdo lloj shqetësimi duke telefonuar numrat e vënë në dispozicion për sezonin e plazhit. Vjet kemi pasur një sezon shumë të mirë, me asnjë incident ose ngjarje kriminale”, shtoi ai.

Kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha u shpreh se bashkia po përfundon ndërtimin e një modeli të plazhit publik si ai i Lungomares, edhe në Plazhin e Vjetër të Vlorës.

“Deri në fund të kësaj jave, do të kemi edhe një plazh të ngjashëm, me çadra, falas në Plazhin e Vjetër, për të cilin është informuar dhe publiku”, tha Dredha.

Në fund të inspektimit, ministrja u takua edhe me përfaqësues të operatorëve të pastrimit në bregdetin e Vlorës, për masat e marra lidhur me pastërtinë në plazhet publike, ku sipas rregullores së re, hapësira të tilla do të jenë më të mëdha këtë vit. /ATSH/

The post Kumbaro dhe Hoxha në Vlorë: Në fokus hapësirat publike në plazhe dhe ndotja mjedisore appeared first on Telegrafi.

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, Hoxha: Punojmë të ndërtojmë sistem azili në përputhje me BE-në

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Sot është Dita Botërore e Refugjatëve, një ditë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar refugjatët në të gjithë botën.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale thekson se “në këtë ditë të veçantë, rikonfirmojmë përkushtimin e plotë të shtetit shqiptar për të garantuar që refugjatët dhe kërkuesit e azilit të trajtohen me dinjitet, drejtësi e respekt”.

“Punojmë pa ndërprerje për të ndërtuar një sistem azili më të fortë, më transparent dhe më efikas – në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe të së drejtës ndërkombëtare”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës “bashkëpunimi me UNHCR-në, BE-në, organizatat vendore e ndërkombëtare, si dhe me komunitetet lokale dhe shoqërinë civile, është çelësi për një qasje gjithëpërfshirëse dhe për një integrim të suksesshëm”.

“Solidariteti nuk është vetëm një parim moral, është një angazhim konkret për të mbrojtur dinjitetin njerëzor!”, nënvizoi Hoxha.

/m.q/j.p/

The post Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, Hoxha: Punojmë të ndërtojmë sistem azili në përputhje me BE-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Hoxha për librin e Ahmet Prençit: Pa polici dhe pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet

By: redi
19 June 2025 at 14:53

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë këtë të enjte në promovimin e librit “Në emër të gjakut” të Ahmet Prençit. Në fjalën e tij, ministri tha se ky libër vjen si rrëfim i fuqishëm për një nga vitet më të errëta të historisë sonë jo të largët, 1997-ën. ”Një vit ku shteti u drodh deri në palcë, por nuk u rrëzua edhe falë burrave e grave me uniformë që zgjodhën të qëndrojnë.

Source

Libri i Ahmet Prençit, Hoxha: Pa polici dhe pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë në promovimin e librit “Në emër të gjakut” të Ahmet Prençit. Hoxha tha se ky libër vjen si rrëfim i fuqishëm për një nga vitet më të errëta të historisë sonë jo të largët, 1997-ën.

“Një vit ku shteti u drodh deri në palcë, por nuk u rrëzua edhe falë burrave e grave me uniformë që zgjodhën të qëndrojnë. Ky libër nuk është vetëm letërsi. Është një testament i jetuar, kujtesë për ata që ranë në krye të detyrës dhe për ata që mbijetuan me plagë në shpirt e në trup”, tha ai.

Sipas Hoxhës, Ahmet Prençi nuk shkruan si spektator, por si dëshmitar dhe pjesëmarrës në atë kohë të vështirë.

“Ai i jep zë një brezi që mbajti mbi supe barrën e kaosit, të dhimbjes dhe të sakrificës. Në çdo faqe, ndjeshmëria njerëzore ndërthuret me mësimin institucional, pa Polici profesionale, pa institucione të forta, pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet. Dhe askush prej nesh nuk do të dëshironte më një vit si ai”, pohoi Hoxha.

Ministri Hoxha në fund të fjalës së tij, falënderoi autorin, ndërsa shtoi se “libri është një gur në themelin e asaj që duhet të jetë Policia e Shtetit, trupë e ndershme, humane, profesionale dhe e palëkundur”.

“Kujtesa është përgjegjësi dhe detyrim. “Në emër të gjakut” na e kujton këtë me forcën e fjalës dhe me dhimbjen e së shkuarës”, tha Hoxha.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në promovimin e librit “Në emër të gjakut” të Ahmet Prençit
1 nga 7

/e.i/j.p/

The post Libri i Ahmet Prençit, Hoxha: Pa polici dhe pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha takon zv.presidenten e BKA: Gjermania aleate e çmuar në siguri

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim Zëvendëspresidenten e Policisë Federale Kriminale Gjermane (BKA), Martina Link.

Gjatë takimit, Hoxha bëri me dije se diskutuan për “forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe BKA-së, një partneritet që ka dhënë rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve”.

“Vlerësova kontributin gjerman në rritjen e kapaciteteve tona dhe theksova vullnetin e ndërsjellë për të çuar më tej bashkëpunimin, me më shumë operacione të përbashkëta, shkëmbim informacioni dhe mbështetje teknike”, thekson Hoxha.

Ministri nënvizoi se “siguria është sfidë e përbashkët dhe partnerët tanë, si Gjermania, janë aleatë të çmuar në këtë angazhim”.

/m.q/ /a.g/

The post Hoxha takon zv.presidenten e BKA: Gjermania aleate e çmuar në siguri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha me drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës: Fokusi tek parandalimi, zjarrvënia e qëllimshme është akt kriminal

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha kërkoi të ndërmerren masa për parandalimin, ndërhyrjen e shpejtë dhe efikase në raste zjarresh, por edhe për identifikimin dhe ndëshkimin e çdo autori të zjarrvënieve të qëllimshme.

Gjatë takimit me 61 drejtues të Shërbimit Zjarrfikës në vend, ministri Hoxha u shpreh se “të dhënat e viteve të fundit na dëshmojnë se në shumë raste, zjarret shkaktohen drejtpërdrejt nga veprimtaria e pakujdesshme ose qëllimisht e dëmshme e vetë njerëzve”.

Këto mesazhe u dhanë gjatë një takimi të mbajtur pranë ambienteve të Stacionit Zjarrfikës në Kinostudio, Tiranë, ku morën pjesë Prefekti i Tiranës, drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe zyrtarë të tjerë të emergjencave etj.

Duke folur rreth problematikave të zjarrvënieve të qëllimshme, ministri i Brendshëm kërkoi të hetohet çdo rast dhe të procedohet penalisht kushdo që, me dashje apo nga pakujdesia, shkakton zjarr në mënyrë të qëllimtë.

“Asnjë rast nuk duhet dhe nuk do të mbetet pa përgjegjës. Zjarri nuk është thjesht një fenomen natyror, është shpesh një akt kriminal”, apeloi Hoxha.

Në lidhje me masat për përballimin e problematikave gjatë sezonit veror, ministri vuri theksin tek bashkëpunimi mes strukturave të ndryshme dhe te parandalimi.

“Përballë sfidave me zjarret, ne kemi nevojë për më shumë se sa reagim. Duhet parandalim. Për këtë, na duhet një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha strukturat vendore të emergjencës, me njësitë administrative, me kryepleqtë, me shoqërinë civile dhe vetë qytetarët”, u shpreh Hoxha.

Më tej ai nënvizoi se “duhet të forconi koordinimin në nivel vendor, të kryeni inspektime paraprake në zonat me risk të lartë, të rrisni gatishmërinë dhe të zbatoni planet lokale të emergjencës!”

Njëkohësisht Ministri Hoxha bëri me dije se po punohet në drejtim të pajisjes së strukturave zjarrfikëse me mjete dhe ambiente sa më të përshtatshme pune.

“Ministria e Brendshme, do të sigurojë gjithë mbështetjen institucionale për t’ju pajisur me mjetet, informacionin dhe mbështetjen e nevojshme. Stacione të reja, si ky ku po zhvillojmë këtë takim sot, këtu në Kinostudio do të shtohen. Mjete të reja do të sigurohen, përmes buxhetit të shtetit, fondeve të bashkive apo donatorëve. Këta të fundit janë prezentë dhe dua të shpreh një falënderim për kontributin e vyer të tyre”, tha Hoxha.

Për sa i përket bashkëpunimit ndërinstitucional, Ministri i Brendshëm theksoi se “po punojmë ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile si dhe Ministrinë e Mbrojtjes, për të rritur kapacitetet tona kombëtare në luftën kundër zjarreve”.

Në mbyllje të fjalës së tij, Ministri kërkoi një angazhim të menjëhershëm të strukturave të shërbimit zjarrfikës, me qëllim e parandalimit përpara ndërhyrjes.

“Të bashkëpunojmë ngushtë, sepse vetëm të bashkuar mund të jemi efektivë në mbrojtjen e mjedisit, të jetës dhe të pronës së qytetarëve”, tha Ministri i Brendshëm.

/m.m/a.f/

The post Hoxha me drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës: Fokusi tek parandalimi, zjarrvënia e qëllimshme është akt kriminal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha në Qendrën Komunitare Shkozë: Kurban Bajrami, moment solidariteti

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ishte sot në Qendrën Komunitare në Shkozë ku shpërndau dhurata për fëmijët e kësaj qendre.

I shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekracionit (APR), Hoxha vizitoi këtë qendër komunitare siç u shpreh ai në një postim në rrjetet sociale, “për të sjellë më shumë gëzim dhe buzëqeshje në këtë ditë të shenjtë”.

Sipas ministrit Hoxha, “Kurban Bajrami është një moment solidariteti, afërsie dhe kujdesi për njëri-tjetrin, veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë për mbështetjen dhe dashurinë tonë”. /e.i/ /a.g/

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në Qendrën Komunitare Shkozë
1 nga 21

The post Hoxha në Qendrën Komunitare Shkozë: Kurban Bajrami, moment solidariteti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kampionati Botëror i Futbollit IPA në Shkodër, Hoxha: Dëshmi e aftësisë për të organizuar ngjarje ndërkombëtare

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Kampionati Botëror i Futbollit i IPA-s mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht në  Shkodër nga data 4-8 qershor.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se ky kampionat është shumë më tepër se një garë sportive. “Është dëshmi e mikpritjes, e vizionit evropian që kemi ndërtuar me përkushtim, dhe e aftësisë së Shqipërisë për të organizuar me dinjitet ngjarje ndërkombëtare që sjellin bashkëpunim, paqe dhe miqësi, siç e thotë edhe motoja e IPA-s: “Servo per Amikeco”, Shërbim përmes Miqësisë”, tha Hoxha.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse gjatë aktivitetit në Shkodër, ministri i Brendshëm foli në emër të qeverisë shqiptare për këtë organizim që vjen për herë të parë në vendin tonë.

“Dëshiroj të falënderoj bordin që mori këtë vendim shumë të mençur për ta zhvilluar për herë të parë në Shqipëri këtë aktivitet. Është një ndër i madh për ne, dhe për organizatën IPA që përfaqëson Shqipërinë. Ky kampionat nuk është vetëm një moment i mirë sportiv, por përmes tij shprehim angazhimin dhe mikpritjen tonë, duke dashur të tregojmë vlerat më të mira të Shqipërisë”, tha ai.

Ministri Hoxha e cilësoi këtë vit, si historik për Shqipërinë, në të gjithë arenën ndërkombëtare, ndërsa ju referua dy aktiviteteve të rëndësishme si Giro d’Italia dhe Samitin e Politikës ku liderë nga e gjithë Evropa qëndruan në Tiranë për disa ditë.

“Ne jemi këtu për të pritur miqtë tanë, për të tregua vlerat më të mira që përfaqësojmë dhe kemi gjithçka, infrastrukturën dhe angazhimin tonë maksimal për të marrë përsipër aktivitete të tilla ndërkombëtare që zhvillohen për herë të parë në Shqipëri. Kampionati Botëror i IPA-s është një tjetër dëshmi e një rruge të re që ne sapo hapim”, pohoi Hoxha.

/a.f/

The post Kampionati Botëror i Futbollit IPA në Shkodër, Hoxha: Dëshmi e aftësisë për të organizuar ngjarje ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Kampionati Botëror i Futbollit IPA në Shkodër, ministri Hoxha: Dëshmi e vizionit evropian që kemi ndërtuar

By: redi
5 June 2025 at 18:42

Kampionati Botëror i Futbollit i IPA-s mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër nga data 4-8 qershor. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se ky kampionat është shumë më tepër se një garë sportive. ”Është dëshmi e mikpritjes, e vizionit evropian që kemi ndërtuar me përkushtim, dhe e aftësisë së Shqipërisë për të organizuar me dinjitet ngjarje ndërkombëtare që sjellin…

Source

Hoxha: Zgjedhjet e 11 majit, më të qetat e më të mbikëqyrurat ndonjëherë

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në fjalën e tij sot në seancën plenare të Kuvendit falënderoi qytetarët shqiptarë që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit brenda dhe jashtë vendit.

“Pjesëmarrja e tyre është themeli i demokracisë, i një dëshmie të qartë të besimit të tyre për shtetin e së drejtës”, u shpreh ai.

Hoxha konfirmoi gjithashtu përmbushjen e detyrimeve të Ministrisë së Brendshme për disa aspekte themelore të këtij procesi zgjedhor, që lidhen me fushën e përgjegjësisë së kësaj ministrie.

“Ne si ministri hartuam listat e plota dhe të sakta zgjedhore brenda vendit për herë të parë, por edhe për diasporën, pajisjen apo rinovimin e shtetasve tanë me dokumentin e identifikimit duke ndërmarrë, jo vetëm fushata ndërgjegjësimi, por edhe ndërhyrje ligjore për të përmirësuar dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e procedurave në lehtësimin e procesit zgjedhor”, deklaroi Hoxha.

Në kuadër të masave të masave për mbarëvajtjen e procesit, Hoxha u shpreh se “javët e fundit kemi ndërmarrë akte normative përkatëse për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë për letërnjoftimet elektronike dhe pasaportave biometrike”.

“Fillimisht këto akte janë miratuar për shtetasit shqiptarë brenda vendit dhe jashtë vendit. Në shkurt të këtij viti dhe më pa. E njëjta nisëm është miratuar edhe për shtetasit me banim të përhershëm brenda territorit shtetëror duke garantuar të drejtën kushtetuese për të votuar për çdo zgjedhës, pavarësisht dokumentit biometrik me afat vlefshmërie të skaduar deri në datën 11 maj”, theksoi Hoxha.

“Ato janë hartuar nga Ministria e Brendshme, miratuar nga Këshilli i Ministrave janë depozituar në Kuvend sipas çdo procedure. Sot jemi ne jemi këtu  për t’i kërkuar Kuvendit të miratojë përfundimisht me qëllim që ky proces të marrë formë të plotë institucionale dhe këto akte të formalizohen”, vijoi ai.

Hoxha theksoi se “zgjedhjet e 11 majit ishin një provë e rëndësishme për institucionet ligjzbatuese”, teksa u shpreh me bindje se, “kjo ishte një nga periudhat zgjedhore më të qeta e më të mbikëqyrura ndonjëherë”.

“U vendosën standarde të reja për sigurinë elektorale nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të një plani të detajuar operacional në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në me prokurorinë dhe prokuroritë e rretheve gjyqësore dhe me Prokurorinë e Posaçme”, tha ai.

“Rritja e pranisë policore në zonat me ndjeshmëri pa asnjë ndikim politik me zero tolerancë për ndërhyrje nga jashtë në këtë proces. Krijimi i grupeve të punës, duke monitoruar dhe parandaluar çdo tentativë të mundshme për deformimin e  vullnetit të çdo votuesi, si dhe mbi të gjitha një angazhim i palëkundur për bashkëpunim të plotë me institucionet e drejtësisë për hetimin dhe ndjekje penale të çdo akti që do të cenonte integritetin zgjedhor”, tha Hoxha.

Ai shtoi se, “ka pasur referime të menjëhershme dhe hetime të shpejta në kohë reale për veprimtari të dyshuara penale, përfshi raste të fotografimit të votës apo vepra të tjera të dyshuara të cilat janë bërë dhe publike”.

“Kjo dëshmon se askush nuk është mbi ligjin dhe do të përballet gjithmonë me të kush cenon të drejtën e votës së lirë”, tha Hoxha, i cili shtoi se, “nga ana tjetër ky ishte një mesazh i qartë i qeverisë për të ndarë politikën nga çdo tentativë që synonte cenimin e legjitimitetit të votës”, tha Hoxha.

Në Kuvend u shqyrtua sot Akti normativ nr. 4 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, i ndryshuar si dhe Akti normativ nr. 5 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, i ndryshuar. /j.p/

The post Hoxha: Zgjedhjet e 11 majit, më të qetat e më të mbikëqyrurat ndonjëherë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Hoxha nga Kuvendi: Zgjedhjet e 11 Majit treguan se institucionet funksionuan

By: redi
5 June 2025 at 16:16

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë fjalës në seancën e sotme në Kuvend, foli për zgjedhjet e 11 Majit. Hoxha vlerësoi rolin e policisë në këtë proçes dhe theksoi se institucionet u pajisën në kohë me letërnjoftimin elektronik qytetarët që do të votonin. “Më lejoni të shpreh falenderimin tim së pari për çdo qytetar shqiptar që mori pjesë në zgjedhjet e 11 Majit brenda apo jashtë vendit.

Source

Hoxha takon VanHorn: Mirënjohës për mbështetjen e SHBA-ve në forcimin e rendit

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thekson se “pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë, si shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona të shkëlqyera”.

“Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në forcimin e rendit, sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit në tërësi, për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, e përmbyll Hoxha reagimin e tij.

/a.f/

The post Hoxha takon VanHorn: Mirënjohës për mbështetjen e SHBA-ve në forcimin e rendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë po ndodh në Tiranë?/ E dërguara e SHBA shkon në zyrën e ministrit të Brendshëm, zbardhen diskutimet

4 June 2025 at 16:49

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi sot një takim me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe rendit publik.

Në një reagim pas takimit, ministri Hoxha u shpreh se bashkëpunimi me SHBA-të është një shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në përpjekjet për forcimin e rendit dhe luftën kundër kriminalitetit.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme amerikane në këtë drejtim, duke theksuar rëndësinë e partneritetit për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për qytetarët shqiptarë.

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë, si shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona të shkëlqyera. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në forcimin e rendit, sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit në tërësi, për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë, tha Hoxha.

The post Çfarë po ndodh në Tiranë?/ E dërguara e SHBA shkon në zyrën e ministrit të Brendshëm, zbardhen diskutimet appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌