Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Raporti i KE groposi shtetin ligjor”, Berisha: Rama po dezinformon duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin

By: Ardit
11 July 2025 at 13:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me raportin e Komisionit Evropian, i cili sipas liderit të opozitës, gropos shtetin ligjor në vend. Berisha në deklaratën e tij nga selia blu tha se Rama po dezinformon duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin. “Opinioni publik shqiptar është subjekt i një propagande mashtruese vulgare të […]

The post “Raporti i KE groposi shtetin ligjor”, Berisha: Rama po dezinformon duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin appeared first on BoldNews.al.

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 11 korrik/ATSH/ Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Ky është dështimi i të 45-të me radhë.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por ende nuk është bërë formimi i institucioneve të reja.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun. Ata po kërkojnë votim të fshehtë, por kjo, dhe kandidatura e Haxhiut, po kundërshtohen nga partitë e tjera parlamentare.

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime bashkë, dhe të ndara, me përfaqësues të partive politike – në përpjekje të zgjidhjes së krizës. Por, nuk ka pasur ndonjë ndryshim.

Thirrje për formim të institucioneve të reja kanë bërë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Konstituimi i Kuvendit po dështon edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit iu kërkua deputetëve që ta bëjnë Kuvendin deri më 26 korrik.

/Kosovapress/

The post Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

By: Ela
11 July 2025 at 11:37

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, meqë partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta. Në seancën e 11 korrikut kanë marrë pjesë 93 deputetë. Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar kryesuesin e seancës Avni Dehari – nga Lëvizja Vetëvendosje – […]

The post Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të appeared first on BoldNews.al.

Punëtori i ndërtimit që kërkon mandatin e Adriatik Lapajt është daja i Endri Shabanit

10 July 2025 at 14:34

Zeqir Kordhoni kërkon të marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë të fituar në zgjedhjet parlamentare në Tiranë. “Nisma Shqipëria Bëhet” përbehej nga tre parti, ku dy më kryesoret ishin “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit. Ata u futën në zgjedhje me lista të hapura praktikisht, […]

The post Punëtori i ndërtimit që kërkon mandatin e Adriatik Lapajt është daja i Endri Shabanit appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Punëtori i ndërtimit vë në rrezik mandatin e Lapajt në Kuvend: Nuk mbaj mend çfarë kam firmosur

10 July 2025 at 12:46

Një kandidat i quajtur Zeqir Kordhoni rrezikon të prishë ëndrrat e Adriatik Lapajt për të hyrë në parlament në shtator. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e mbushi listën e mbyllur në Tiranë me 12 emra kandidatësh fiktivë, të cilët do të digjnin mandatin, në mënyrë që të fitonte më i votuari nga lista e hapur. Kështu, fituese […]

The post EMRI/ Punëtori i ndërtimit vë në rrezik mandatin e Lapajt në Kuvend: Nuk mbaj mend çfarë kam firmosur appeared first on BoldNews.al.

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit në datën 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot, datë 9 korrik, në seancë plenare në Strasburg, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se, ky raport përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konfirmon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Europian.

“Ne mirëpresim raportin e Parlamentit Europian, vlerësojmë rolin e tij konstruktiv dhe mbështetës, dhe falënderojmë eurodeputetët për ndjekjen me vëmendje të zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit”, theksoi Spiropali.

Në mënyrë të veçantë, Spiropali ritheksoi mirënjohjen për raportuesin për Shqipërinë, Andreas Scheider, “për angazhimin e njëmëndtë, qasjen objektive dhe të balancuar si ndaj të arritjeve ashtu dhe sfidave që kemi përpara dhe mbi të gjitha bashkëpunimin e përpjekjet e përbashkëta”.

“Ne vlerësojmë gjuhën inkurajuese të raportit, si në pasqyrimin e qartë të reformave dhe arritjeve të Shqipërisë në dy vitet e fundit, ashtu edhe për fushat ku ka nevoje të bëjmë më shumë, më shpejt dhe më mirë”, nënvizoi kryeparlamentarja.

Spiropali theksoi se, “ky raport vjen në një moment të rëndësishëm, teksa Shqipëria po avancon me vendosmëri, në fakt në mënyrë të paprecedent – siç e theksoi vetë Komisionerja Kos në seancën e datës 8 korrik – në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në përputhje të plotë si me aspiratat e popullit shqiptar, ashtu edhe me vlerat themelore të Bashkimit Europian, për të forcuar më tej demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e administratës publike dhe lirisë së medias”.

“Raporti njeh progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve për hapjen dhe përparimin në grupet e kapitujve të negociatave dhe fton institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të ruajnë një qasje të bazuar në merita, të drejtë dhe të parashikueshme ndaj Shqipërisë”, shkroi më tej Spiropali.

“Ne riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të vazhduar me ritëm edhe më të shpejtë reformat e nevojshme për anëtarësim dhe për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Bashkimit Europian dhe e konsiderojmë raportin një mesazh politik të rëndësishëm, i cili përkon tërësisht me mesazhin e qartë që qytetarët shqiptarë dhanë me votën e tyre në zgjedhjet e 11 majit, për të ecur me vendosmëri në rrugën e integrimit europian”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit.

“Në jemi të vetëdijshëm dhe plotësisht të përkushtuar për natyrën rigoroze dhe transformuese të procesit të anëtarësimit dhe për nevojën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë edhe më të thelluar me të gjitha institucionet europiane, përfshirë edhe Parlamentin Europian dhe në këtë kuadër mirëpresim edhe rekomandimet për të thelluar më tej reformat, për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe për të kontribuar në forcimin dhe unitetin e Bashkimit Europian”, theksoi më tej Spiropali.

/gj.m//a.f//r.e/

The post PE miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë – Sot, tjetër tentativë për konstituimin e Kuvendit

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 9 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ky është tentimi i 44-të që prej pesëmbëdhjetë prillit, kur ka nisur seanca konstituive.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.

Deri më tani janë bërë 43 përpjekje, të pasuksesshme për konstituim. Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun. Ata po kërkojnë votim të fshehtë, por kjo, dhe kandidatura e Haxhiut, po kundërshtohen nga partitë e tjera parlamentare.

Deri më tani, presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime bashkë, dhe të ndara, me përfaqësues të partive politike – në përpjekje të zgjidhjes së krizës. Por, nuk ka pasur ndonjë ndryshim.

Thirrje për formim të institucioneve të reja kanë bërë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Konstituimi i Kuvendit po dështon edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit iu kërkua deputetëve që ta bëjnë Kuvendin deri më 26 korrik.

/Kosovapress/

The post Kosovë – Sot, tjetër tentativë për konstituimin e Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kriza politike në Kosovë, mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

7 July 2025 at 17:57

Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistentët e tyre po i kushtojnë buxhetit të shtetit qindra mijëra euro. Tashmë dyzet e tri përpjekje për të konstituar Kuvendin, kanë dështuar. Për disa deputetë të rinj, kjo situatë është shumë larg pritshmërive të tyre.

Nezir Krakit, bllokimi i konstituimit të Kuvendit po i vështirëson punën dhe angazhimin si ligjvënës. Ai u zgjodh për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit si deputet i partisë Guxo – pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alternativën, që fitoi shumicën e votave.

Mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës thotë se e ka marrë për të kontribuar në jetën politike dhe parlamentare si ligjvënës, “e jo kot së koti”. Kraki dhe deputetët tjerë të zgjedhur – 120 gjithsej – marrin paga sikur Kuvendi të ishte funksional.

Që nga 15 prilli, kur ka filluar seanca konstituive, ata kanë përfituar dy paga e gjysmë, edhe pse shumica e 43 vazhdimeve kanë zgjatur vetëm disa minuta, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe mënyrën e votimit.

Deri tani, 103 deputetë kanë marrë dy paga e gjysmë, ndërsa 17 të tjerë, që kanë mandatin e deputetit, por vazhdojnë të mbajnë funksione në Qeverinë në detyrë të Kosovës, janë paguar nga ekzekutivi.

Kostoja totale për pagat e deputetëve, nga 15 prilli deri më 30 qershor, ka arritur në 478.692 euro.Përveç pagave të tyre, buxheti i shtetit mbulon edhe pagat e zyrtarëve të lartë personalë të deputetëve, që ndryshe njihen si asistentë.

“A e keni pritur ju, për shembull, që konstituimi i Kuvendit do të zgjasë gjashtë muaj?”

Radio Evropa e Lirë pyeti në Kuvendin e Kosovës se sa asistentë janë të angazhuar aktualisht dhe çfarë vlere kapin pagat e tyre, por që nuk nga fundi i javës së kaluar, nuk mori përgjigje. Në qershor, mediat në Kosovë raportuan se deputetët e zgjedhur kanë angazhuar deri në atë kohë 74 asistentë personalë.

Njëra prej tyre, deputetja Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky angazhim është bërë në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Sipas saj, asistentët janë emëruar me pritjen se Kuvendi do të konstituohej shpejt dhe se do të nisnin menjëherë punën e tyre parlamentare.

A e keni pritur ju, për shembull, që konstituimi i Kuvendit do të zgjasë gjashtë muaj? Askush nuk e ka pritur. Duke menduar që si parti më e madhe, (Lëvizja vetëvendosje) do ta konstituojë Kuvendin shumë shpejt, ne i jemi përmbajtur rregullores së Kuvendit. Tash ne nuk mund t’u themi (asistentëve) të shkojnë në shtëpi se nuk është konstituuar Kuvendi. Nuk mund të bëjmë as shkelje të rregullores dhe as të ligjit”, thotë Kadrijaj. E pyetur se cili është roli i asistentit të saj në këtë situatë, Kadrijaj përgjigjet:

“Nëpër debate në televizione më nevojiten për shembull: statistika, data, materiale për aferat korruptive… më ndihmojnë. U them: më duhet kjo ose kjo, dhe më ndihmojnë”.

Kadrijaj thotë se nuk e di se sa është paga e asistentit të saj. Por, sipas Rregullores për shtesa mbi pagën bazë për deputetë dhe për klasifikimin e pagës për stafin mbështetës politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës, asistenti i deputetit ka pagë bazë me koeficient 5.8 dhe përfiton shtesë prej 30 % të kësaj page.

Kjo i bie që një asistent, në qershor për shembull, ka marrë pagë bazë prej 638 eurosh, ndërsa me shtesat e parashikuara në rregullore, kjo shumë ka shkuar në rreth 900 euro.

“Paga të pamerituara”

Deputeti Kraki thotë se ai dhe kolegët e tij kanë të drejtë ligjore në pagën e tyre, por thekson se ajo nuk e bën të ndihet mirë, derisa nuk e ushtron detyrën siç duhet.

“Është një shpenzim edhe i energjisë fizike prej nesh, por edhe në mënyrë financiare nga ana e Kuvendit, si kot së koti”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Pa dhënë shumë detaje, Kraki thotë se ka bërë përpjekje t’i bindë kolegët që të gjejnë zgjidhje dhe të tejkalojnë bllokadën që po e pengon konstituimin e Kuvendit, por pa sukses. Si Kraki, edhe Kosovare Murseli u zgjodh për herë të parë deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit, por ajo vjen nga tabori tjetër – Partia Demokratike e Kosovës, që aktualisht është në opozitë.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se pamundësia për të ushtruar rolin e deputetes në mënyrë efektive, i ka shkaktuar ndjenjë të thellë zhgënjimi. Gjithashtu, tregon se për periudhën 15 prill – 30 qershor ka marrë dy paga e gjysmë si deputete.

“Në kushte normale, paga e një deputeti, e them me sinqeritetin më të madh, është përgjegjësi dhe jo privilegj – personalisht për mua. Mirëpo, në këto rrethana, kur Kuvendi nuk është konstituuar dhe nuk po na lejohet ta ushtrojmë mandatin që na e ka dhënë populli, kjo pagë është e pamerituar. Unë, personalisht, nuk ndihem mirë”, thotë Murseli.

“Paga edhe me rritje”

Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP në Prishtinë, thotë se pagat e deputetëve nuk mund të kontestohen ligjërisht. Megjithatë, ai vlerëson se kostoja e tyre është e lartë dhe moralisht e pajustifikueshme, pasi deputetët nuk kanë bërë përpjekje serioze për të tejkaluar bllokadën në konstituimin e Kuvendit.

“… sidomos kur disa nga ta nuk kanë hezituar të angazhojnë edhe asistentë, të cilët nuk e kryejnë asnjë funksion apo ndihmë për ta për momentin, marrë parasysh që vetë Kuvendi është i bllokuar dhe nuk është duke proceduar me leximin apo përgatitjen për trajtimin e ndonjë projektligji të ri”, thotë Hasaj për Radion Evropa e Lirë.

E, kostoja e shpenzimeve mujore për pagat e deputetëve dhe të asistentëve, nga korriku pritet të jetë edhe më e lartë. Kjo për shkak se Qeveria e Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar, vendosi që pagat në sektorin publik të rriten për 55 euro nga janari i vitit 2025 dhe për 55 euro të tjera nga korriku.

“Ndonëse nuk janë duke kryer ndonjë punë – nuk mund të them funksion – në Kuvend, tash e marrin edhe pagën me rritje. Rritja e pagës në ekonomi duhet të pasqyrojë rritjen e produktivitetit, por në këtë rast nuk ndërlidhet…”, thotë Hasaj.

Në buxhetin e shtetit, nga i cili paguhen deputetët dhe asistentët e tyre, kontribuojnë edhe qytetarët me pagesën e taksave. Në disa anketa që ka zhvilluar Radio Evropa e Lirë, qytetarët kanë thënë se duan zgjidhje përmes dialogut politik. Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin.

Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare – përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë. Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara. Përndryshe, nga 26 qershori, deputetët i obligon edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese për ta konstituuar Kuvendin në një afat prej 30 ditësh, por, deri më tash, nuk duket se ka vullnet politik për ta zbatuar atë./REL

The post Kriza politike në Kosovë, mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën appeared first on Sot News | Lajme.

Sërish pa zgjidhje/ Dështon për herë të 43-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

By: user 8
7 July 2025 at 12:24

Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare – përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë.

Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dolën në foltore për t’i bërë thirrje Vetëvendosjes që t’i japë fund, siç e quajtën ata, “cirkut politik” – gjë që shtyu kryesuesin e seancës të kërkojë ndërprerjen e fjalës së tyre./ REL

The post Sërish pa zgjidhje/ Dështon për herë të 43-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Sërish pa zgjidhje/ Dështon për herë të 43-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 July 2025 at 11:36

Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare – përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë.

Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dolën në foltore për t’i bërë thirrje Vetëvendosjes që t’i japë fund, siç e quajtën ata, “cirkut politik” – gjë që shtyu kryesuesin e seancës të kërkojë ndërprerjen e fjalës së tyre./ REL

The post Sërish pa zgjidhje/ Dështon për herë të 43-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës appeared first on Sot News | Lajme.

Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor/ Nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend

By: V K
7 July 2025 at 09:26

Seanca plenare e ditës së enjte përmbylli legjislaturën e 10 të Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që parlamenti i ri do të mblidhet më datë 10 shtator.

Në seancën e fundit, mazhoranca miratoi e vetme projektligjet, por janë një numër i madh nismash nga PS e PD, të cilat do të mbeten në arkivat parlamentare pasi nuk arritën te procedura e votimit.

Gjatë 4 viteve në sallën e Kuvendit, deputetët folën e propozuan shumë ide, por pak prej tyre e panë kartonin jeshil.

Gjatë legjislaturës që lamë pas, u propozuan 61 nisma, 38 nga opozita dhe 23 nga socialistët.

Demokratët kërkuan me ngulm ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ligjin për dekriminalizimin apo minimumin jetik.

Socialistët kërkuan të largonin nga funksionet publike bashkëpunëtorët e ish- Sigurimit të Shtetit. Të gjitha këto, ligjvënësit i harruan, duke u kthyer në spektatorë dhe votues të nismave nga Këshilli i Ministrave.

Sipas Rregullores së Kuvendit, në shtator, kur të nisë legjislatura e re, nismat e deputetëve aktualë nuk do të kenë më vend në kalendar.

Në seancën përmbyllëse mazhoranca socialiste miratoi me 73 vota, çështjet e parashikuara në rendin e ditës pa asnjë shqetësim duke i dhënë fund mandatit 4-vjeçar të këtij Parlamenti.

Ndërkohë opozita nuk u bë pjesë e procesit të votimit. Seanca kishte 10 çështje për të diskutuar mes të cilave raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit, ndryshimet në buxhet si dhe disa ligje që lidhen me forcat e armatosura apo edhe miratimin e strategjisë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.

Opozita u largua nga salla në nisje të procesit të votimit dhe gjithçka u kalua me shumicën e thjeshtë socialiste.

Në 10 shtator do të mblidhet parlamenti i ri e 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të nisin mandatin për 4 vitet e ardhshme.

Kuvendi aktual mbylli punimet ditën e enjte, por Kryetarja Elisa Spiropali vendosi që bilancin e kësaj legjislature ta bënte nëpërmjet një video-mesazhi në faqen zyrtare të institucionit që ajo drejton.

“Zhvilluam 189 seanca plenare dhe miratuam 521 akte, ndër të cilat 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta”, – u shpreh Spiropali. Kryetarja e Kuvendit renditi disa prej reformave dhe ligjeve kryesore të miratuara në këtë legjislaturë. “Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore kanë qenë dy sfida që i përballuam gjatë kësaj legjislature. Vota e diasporës si një akt i guximshëm politik dhe ligjor dhe përmirësimet ligjore për financimin e partive politike dhe përcaktimin e kuotave ligjore e bën sistemin dhe procesin ligjor më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë”, – theksoi Spiropali. Ajo falënderoi deputetët dhe qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin.

The post Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor/ Nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend

7 July 2025 at 08:41

Seanca plenare e ditës së enjte përmbylli legjislaturën e 10 të Kuvendit të Shqipërisë ndërkohë që parlamenti i ri do të mblidhet më datë 10 shtator. Në seancën e fundit, mazhoranca miratoi e vetme projektligjet, por janë një numër i madh nismash nga PS e PD, të cilat do të mbeten në arkivat parlamentare pasi […]

The post Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Kërcënim i rrezikshëm në Kuvend/ Sveçla: Pas mesazhit qëndron numër i lidhur me…

6 July 2025 at 20:07

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se një numër telefonik nga i cili u bë një kërcënim për sulm me bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën lidhet me Ratko Mlladiqin.

Kërcënimi me bombë të shtunën në Kuvendin e Kosovës – që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje – ishte i rrejshëm, sipas autoriteteve kosovare.

Sveçla tha të dielën në Facebook se autoritetet e sigurisë e trajtuan me prioritet të lartë “këtë sulm hibrid” ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është “konfirmuar se ka origjinën në Serbi”.

Ai tha se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.

“Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq”, tha Sveçla pa dhënë ndonjë hollësi për këtë.

Mlladiq është dënuar nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë.

Të shtunën, prokurori që e hetoi rastin, Zejnullah Gashi, tha se kërcënimi erdhi nga një burrë përmes telefonit dhe se një hetim kibernetik për ketë është duke u zhvilluar.

Zejnullahu shtoi se kërcënimi u bë nga një “person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor”, pa përmendur emrin e shtetit.

Policia e Kosovës, në orët e vona të së shtunës, tha se “bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”. /REL

The post Kërcënim i rrezikshëm në Kuvend/ Sveçla: Pas mesazhit qëndron numër i lidhur me… appeared first on Sot News | Lajme.

Kurti: Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës erdhi nga Serbia

By: user 8
6 July 2025 at 15:57

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka përgëzuar institucionet për “reagimin e shpejtë dhe profesional” pasi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se alarmi i rremë për një bombë në Kuvend paraditen e së shtunës erdhi nga një numër i një shtetasi serb.

Ai shkroi në Facebook se kjo dëshmon për luftën hibride të Serbisë ndaj Kosovës.

“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, shkroi Kurti.

Ai shpërndau postimin e Sveçlës, i cili shkroi se është konfirmuar se numri nga i cili erdhi kërcënimi për bombë “e ka origjinën në Serbi”.

“Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić”, shkroi Sveçla.

The post Kurti: Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës erdhi nga Serbia appeared first on Lapsi.al.

Kërcënimi me bombë në Kuvend, ministri i Brendshëm jep detaje: Personi që alarmoi policinë është identifikuar

6 July 2025 at 15:28

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të shtunën se autoritetet kosovare e kanë identifikuar përdoruesin e numrit telefonik nga i cili u bë një kërcënim për sulm me bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën.

Kërcënimi me bombë të shtunën në Kuvendin e Kosovës – që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje – ishte i rrejshëm, sipas autoriteteve kosovare.

Sveçla tha të dielën në Facebook se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.

“Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq”, tha Sveçla pa dhënë ndonjë hollësi për këtë.

Mlladiq, ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës – i njohur me nofkën “kasapi i Ballkanit” – qëndron në qendrën e ndalimit të OKB-së në Hagë që nga dënimi i tij përfundimtar në vitin 2021.

Mlladiç udhëhoqi forcat serbe të Bosnjës gjatë luftës në Bosnje nga viti 1992 deri më 1995.

Ai u dënua nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë.

Të shtunën, prokurori që e hetoi rastin, Zejnullah Gashi, tha se kërcënimi erdhi nga një burrë përmes telefonit dhe se një hetim kibernetik për ketë është duke u zhvilluar.

Zejnullahu shtoi se kërcënimi u bë nga një “person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor”, pa përmendur emrin e shtetit.

Policia e Kosovës, në orët e vona të së shtunës, tha se “bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”.

“Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim”, tha policia./REL

The post Kërcënimi me bombë në Kuvend, ministri i Brendshëm jep detaje: Personi që alarmoi policinë është identifikuar appeared first on Sot News | Lajme.

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

By: Ela
5 July 2025 at 21:17

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës më të lartë të vendit që i detyron ata të formojnë institucionin ligjvënës më së largu deri më 26 korrik. Vazhdimi i seancës konstituive – që u mbajt në vonesë në mbrëmje pas një alarmi […]

The post Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin appeared first on BoldNews.al.

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Prokuroria: Ishte i rremë! Ja çfarë dyshojmë

By: Ela
5 July 2025 at 17:01

Policia e Kosovës ka urdhëruar sot të gjithë deputetët dhe stafin e Kuvendit të Kosovës të evakuohen nga objekti, pasi ka qenë një telefonatë se brenda objektit është një bombë. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, tha nga vendi i ngjarjes se kërcënimi ka rezultuar se është i rremë. “Njoftimi për kërcënim me […]

The post Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Prokuroria: Ishte i rremë! Ja çfarë dyshojmë appeared first on BoldNews.al.

Alarmi për bo*bë në Kuvendin e Kosovës, kryeprokurori: Ishte mashtrim

By: redi
5 July 2025 at 15:45

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi thotë se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka qenë mashtrim. ”Kërcënimi i rrejshëm dhe deri më tani s’ka asgjë që vlen të ceket nga vendi i ngjarjes”. Gashi nënvizon se do të vazhdojnë hetimet për thirrjen telefonike, që sipas tij u bë nga një zë mashkulli që ka folur në gjuhën angleze, me një theks “të shteteve jo mike”.

Source

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës rezulton i rremë, hetimet zbulojnë detaje të reja

By: gaze tare
5 July 2025 at 15:56

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Kosovës u përfshi nga një situatë e tensionuar, pasi një telefonatë anonime ngriti alarmin për një kërcënim me bombë. Forcat e sigurisë reaguan menjëherë, duke evakuuar godinën dhe duke nisur kontrollet e imtësishme në ambientet e brendshme dhe përreth saj.

Pas disa orësh hetimesh në terren, autoritetet kanë konfirmuar se alarmi ka qenë i rremë. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka bërë me dije se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes apo element që të konfirmojë një kërcënim real.

Ndërkohë, ekipet hetimore po vijojnë punën për të identifikuar burimin e telefonatës që shkaktoi panikun. Informacionet paraprake flasin për një zë mashkulli që foli në gjuhën angleze dhe që, sipas autoriteteve, mbante një theks të huaj që mund të jetë i lidhur me një shtet “jo mik”.

Për momentin, situata në zonën përreth Kuvendit është stabilizuar dhe siguria është rikthyer. Megjithatë, hetimet mbeten të hapura, ndërsa autoritetet janë të vendosura për të zbuluar identitetin e personit që dha alarmin fals.

The post Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës rezulton i rremë, hetimet zbulojnë detaje të reja appeared first on iconstyle.al.

Fitoi mandatin e deputetes, Çaushi falënderon Bardhon: Vendim befasues, je fisnike

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Zegjine Çaushi arriti të fitojë mandatin si deputete në Kuvendin e Shqipërisë në qarkun e Fierit, pasi kandidatja e PS-së, Maldrita Bardho vendosi të tërhiqej.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Çaushi shprehu një falënderim përmes një mesazhi për kolegen e saj, e cila i la detyrën si deputete në Kuvend.

“Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Çaushi.

Çaushi vijoi më tej duke theksuar se “unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha”.

“Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’po dinë të të heqin qafe”, tha ajo.

/m.q//a.f/

The post Fitoi mandatin e deputetes, Çaushi falënderon Bardhon: Vendim befasues, je fisnike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌