Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor/ Nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend

By: V K
7 July 2025 at 09:26

Seanca plenare e ditës së enjte përmbylli legjislaturën e 10 të Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që parlamenti i ri do të mblidhet më datë 10 shtator.

Në seancën e fundit, mazhoranca miratoi e vetme projektligjet, por janë një numër i madh nismash nga PS e PD, të cilat do të mbeten në arkivat parlamentare pasi nuk arritën te procedura e votimit.

Gjatë 4 viteve në sallën e Kuvendit, deputetët folën e propozuan shumë ide, por pak prej tyre e panë kartonin jeshil.

Gjatë legjislaturës që lamë pas, u propozuan 61 nisma, 38 nga opozita dhe 23 nga socialistët.

Demokratët kërkuan me ngulm ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ligjin për dekriminalizimin apo minimumin jetik.

Socialistët kërkuan të largonin nga funksionet publike bashkëpunëtorët e ish- Sigurimit të Shtetit. Të gjitha këto, ligjvënësit i harruan, duke u kthyer në spektatorë dhe votues të nismave nga Këshilli i Ministrave.

Sipas Rregullores së Kuvendit, në shtator, kur të nisë legjislatura e re, nismat e deputetëve aktualë nuk do të kenë më vend në kalendar.

Në seancën përmbyllëse mazhoranca socialiste miratoi me 73 vota, çështjet e parashikuara në rendin e ditës pa asnjë shqetësim duke i dhënë fund mandatit 4-vjeçar të këtij Parlamenti.

Ndërkohë opozita nuk u bë pjesë e procesit të votimit. Seanca kishte 10 çështje për të diskutuar mes të cilave raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit, ndryshimet në buxhet si dhe disa ligje që lidhen me forcat e armatosura apo edhe miratimin e strategjisë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.

Opozita u largua nga salla në nisje të procesit të votimit dhe gjithçka u kalua me shumicën e thjeshtë socialiste.

Në 10 shtator do të mblidhet parlamenti i ri e 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të nisin mandatin për 4 vitet e ardhshme.

Kuvendi aktual mbylli punimet ditën e enjte, por Kryetarja Elisa Spiropali vendosi që bilancin e kësaj legjislature ta bënte nëpërmjet një video-mesazhi në faqen zyrtare të institucionit që ajo drejton.

“Zhvilluam 189 seanca plenare dhe miratuam 521 akte, ndër të cilat 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta”, – u shpreh Spiropali. Kryetarja e Kuvendit renditi disa prej reformave dhe ligjeve kryesore të miratuara në këtë legjislaturë. “Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore kanë qenë dy sfida që i përballuam gjatë kësaj legjislature. Vota e diasporës si një akt i guximshëm politik dhe ligjor dhe përmirësimet ligjore për financimin e partive politike dhe përcaktimin e kuotave ligjore e bën sistemin dhe procesin ligjor më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë”, – theksoi Spiropali. Ajo falënderoi deputetët dhe qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin.

The post Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor/ Nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend

7 July 2025 at 08:41

Seanca plenare e ditës së enjte përmbylli legjislaturën e 10 të Kuvendit të Shqipërisë ndërkohë që parlamenti i ri do të mblidhet më datë 10 shtator. Në seancën e fundit, mazhoranca miratoi e vetme projektligjet, por janë një numër i madh nismash nga PS e PD, të cilat do të mbeten në arkivat parlamentare pasi […]

The post Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në

By: M C
24 June 2025 at 18:54

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin zgjedhor në qarkun e Shkodrës. Më herët u rrëzuan dhe ankimimet për qarkun e Dibrës dhe Beratit.

PD kishte kërkuar që zgjedhjet në qarkun e Shkodrës të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten duke pretenduar se janë bërë manipulime.

Nga zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Shkodrës, PD ka fituar 5 mandate, PS 4 mandate dhe PSD ka fituar dy mandate. Më 26 qershor, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë edhe ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.

The post Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në appeared first on Albeu.com.

‘Problemi elektoral nuk lidhet me Kodin Zgjedhor’, Klosi: Nuk është sistemi që prodhon fitoren

19 June 2025 at 20:58

Blendi Klosi: Problemi elektoral nuk lidhet me Kodin Zgjedhor, por me mungesën e konsensusit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi në një emision televiziv se çështjet zgjedhore në Shqipëri nuk janë të lidhura me Kodin Zgjedhor, por me mungesën e marrëveshjes mes forcave politike.

Klosi tha se nuk ekziston një sistem zgjedhor ideal që pranohet pa rezerva nga të gjitha palët dhe theksoi se ndryshimi i sistemit nuk sjell domosdoshmërisht zgjidhjen e problemeve. “Nuk është sistemi që prodhon fitoren,” u shpreh ai, duke shtuar se rëndësi ka që rregullat të pranohen nga të gjitha partitë dhe të mos ndryshohen në minutat e fundit.

I pyetur nëse do të rishikohet Kodi Zgjedhor pas shumicës së re parlamentare të PS-së me 83 mandate, Klosi nuk dha një përgjigje të qartë, por theksoi se baza e procesit duhet të jetë konsensusi dhe jo imponimi.

“Kodi negociohet, por thelbi është që të gjitha forcat politike të bien dakord për rregullat dhe t’i respektojnë ato, që zgjedhjet të mos jenë një ditë që ngatërrojnë problemet, por një ditë që zgjidhin hallet,” përfundoi ai.

The post ‘Problemi elektoral nuk lidhet me Kodin Zgjedhor’, Klosi: Nuk është sistemi që prodhon fitoren appeared first on Sot News | Lajme.

Arlind Qori analizon zgjedhjet: S’është problemi te Kodi Zgjedhor, ja pse fitoi Rama

22 May 2025 at 09:34

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai tha se Lëvizja Bashkë që prej fillimit, nuk ka pasur pretendimin të fitonte zgjedhjet por të ishte një opozitë e zëshme dhe qëllimi është arritur pasi tashmë do të përfaqësohet në parlament me një deputet, Redi Muçin, i cili sipas Qorit “është deputeti më i mirë që do ketë Kuvendi i Shqipërisë në katër vitet e ardhshme”. Teksa analizoi zgjedhjet Qori tha se kryeministri Rama ka arritur të interpretojë më mirë se të tjerët risitë zgjehdore, ndërsa sipas tij problem nuk është vetëm Kodi Zgjedhor.

“Unë nuk e prisja, nuk e mendoja që pesha e këtij pushteti do arrinte në këtë lloj rezultati, por mesa duket Edi Rama ia ka dalë të ndërtojë një mekanizëm tejet efecient të manipulimit, shkurajimit të qytetarëve.

Gjithashtu ato risi zgjedhore që vijnë herë pas here ka arritur t’i interpretojë më mirë se të tjerët dhe të përfitojë më shumë se të tjerët. Unë mendoj se vota e diasporës është një nga arritjet më të mëdha, por është fakt që Edi Rama e ka shfrytëzuar më mirë se të tjerët. Unë mendoj që lista e hapur është më mirë se lista e mbyllur, por mënyra si sot Edi Rama ka interpretuar listat e hapura, ka qenë më e mirë se e të tjerëve. Unë dëgjoj tani që është faji i kodit zgjedhor.

Ky debat po përmblidhet te Kodi Zgjedhor, por nuk është Kodi Zgjedhor baza e pushtetit të Edi Ramës. Baza e pushtetit të Ramës është pushteti administrative dhe oligarkia ekonomike. Ne duhet të mobilizojmë popullin për t’ju kundërvënë kësaj baze. Betejat tona parësore nuk mund të jenë katër vite rresht të merremi me riformatim të qarqeve”,-tha Qori.

The post Arlind Qori analizon zgjedhjet: S’është problemi te Kodi Zgjedhor, ja pse fitoi Rama appeared first on Sot News | Lajme.

Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

19 May 2025 at 07:19

Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet. Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, […]

The post Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare appeared first on Reporter.al.

Pas suksesit të kufizuar, partitë e reja i rikthejnë sytë nga sistemi elektoral

17 May 2025 at 08:08

Tre parti të reja sfiduan duopolin e politikës shqiptare dhe siguruan mandate parlamentare në zgjedhjet e 11 majit jashtë dy kampeve të mëdha, por suksesi i tyre elektoral u kufizua nga parashikimet e Kodit Elektoral. Deri pasditen e së enjtes, partitë e vogla morën së bashku mbi 150 mijë vota, por vetëm tre prej tyre […]

The post Pas suksesit të kufizuar, partitë e reja i rikthejnë sytë nga sistemi elektoral appeared first on Reporter.al.

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

12 May 2025 at 17:45

I ulur në njërën prej karrigeve të Parkut Olimpik në Tiranë, Taulant Balla, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, sheh në telefonin e tij celular video-meme me kryetarin e opozitës, Sali Berisha. Një shkallë poshtë Ballës, grupet e numërimit hapin zarfet e ardhura nga shtete të ndryshme të botës me votat e emigrantëve shqiptarë. […]

The post Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit? appeared first on Reporter.al.

Mbyllet procesi i votimit: Çfarë ndodh tani?

11 May 2025 at 19:12

Procedura ligjore parashikon që me votimin e votuesit të fundit që pret në radhë para qendrës së votimit edhe pas orarit zyrtar 19:00 të mbylljes së procesit, kutitë e votimit transportohen në masa sigurie në Vendet e Numërimit të Votave, ambjente të caktuara me vendim të KQZ-së pranë qendrave të votimit. Numërimi i votave bëhet […]

The post Mbyllet procesi i votimit: Çfarë ndodh tani? appeared first on Reporter.al.

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

By: E.K
10 May 2025 at 09:47

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur se kush do t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, në nenin 77, përcakton qartë periudhën e heshtjes zgjedhore dhe kufizimet që lidhen me të. Sipas […]

The post Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor appeared first on FaxWeb.

Kandidatja e PSD në Fier ngre akuza për cenimin e së drejtës për t’u zgjedhur

24 April 2025 at 16:14

Pasi emri i saj u shpall në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Fierit, Limonera Bozha mori një telefonatë urimi nga eprorët e saj në Albpetrol, bashkë me kërkesën për të dhënë dorëheqjen. Bozha, një specialiste në kompaninë publike të naftës, Albpetrol, i tha BIRN se pasi kishte refuzuar që […]

The post Kandidatja e PSD në Fier ngre akuza për cenimin e së drejtës për t’u zgjedhur appeared first on Reporter.al.

Shkelje e Kodit/ Edi Rama bën fushatë të financuar nga “palë të treta” me diasporën

By: Oldi
12 April 2025 at 08:16

Të dielën në orën 15:00, në qendrën e kongreseve ‘Malpensa Fiere’ në Busto Arsizio të provincës së Varezes në Itali, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një miting të madh elektoral, me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve me banim në vendin fqinj. “Ky është një moment unik për t’u lidhur me rrënjët shqiptare dhe për të […]

The post Shkelje e Kodit/ Edi Rama bën fushatë të financuar nga “palë të treta” me diasporën appeared first on BoldNews.al.

PD: KQZ të marrë masa për shkeljet e Kodit Zgjedhor

TIRANË, 15 mars/ATSH Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli deklaroi sot se “deri tani janë denoncuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 27 raste me shkelje administrative gjatë procesit të deritanishëm parazgjedhor”.

Në një deklaratë për mediet, Vangjeli tha se këto të dhëna” janë administruara nga PD lidhur me me shkelje shkelje të kryera nga zyrtarë të kabinetit qeveritar si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, apo të tjerë zyrtarë përfaqësues të institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore”.

Ajo shtoi se për këto 27 raste ankimimi, KQZ ka vendosu pranimin e tyre dhe fillimin e hetimit administrativ për 16 raste, mosfillim hetimi për 6 raste dhe pushim të hetimit për 2 raste.

“Për të gjitha rastet për të cilat ka nisur hetim administrativ nuk kemi ende masa penalizuese të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Partia Demokratike kërkon nga KQZ marrjen e masave konkrete për shkeljet e evidentuara dhe shkelësit konkretë për të penguar kryerjen e veprimtarive publike të ndaluara sipas Kodit Zgjedhor, Vendimit të Komisionit Rregullator, veprime këto të cilat nuk sigurojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe cenojnë zhvillimin e një gare të ndershme dhe të barabartë ndërmjet palëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit”, deklaroi Vangjeli.

The post PD: KQZ të marrë masa për shkeljet e Kodit Zgjedhor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD: Ministrat e Ramës 27 shkelje të Kodit Zgjedhor deri më tani, por KQZ nuk jep asnjë masë

15 March 2025 at 11:28

Zëdhënësja e Anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat nga selia blu, deklaroi se gjatë procesit të deritanishëm parazgjedhor, janë denoncuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve 27 raste të cilat lidhen me shkelje administrative. Sipas PD-së, këto shkelje janë kryer nga zyrtarë të kabinetit qeveritar si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, […]

The post PD: Ministrat e Ramës 27 shkelje të Kodit Zgjedhor deri më tani, por KQZ nuk jep asnjë masë appeared first on BoldNews.al.

KAS rrëzon alibinë e Ramës për mitingun me punonjësit e bashkisë

27 February 2025 at 17:59

Për t’i shpëtuar ndalimeve që vendos Kodi Zgjedhor për aktivitetet politike para zgjedhjeve, kryeministria i dërgoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 14 shkurt njoftimin për një aktivitet të kryeministrit Edi Rama me rastin e “Ceremonisë së Hapjes “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Aktiviteti u njoftua të zhvillohej në 20 shkurt në orën […]

The post KAS rrëzon alibinë e Ramës për mitingun me punonjësit e bashkisë appeared first on Reporter.al.

Manifestimi në shesh, Rama akuzohet për keqpërdorimin e administratës

20 February 2025 at 16:36

Dhjetra punonjës të Pastrim-Gjelbërimit të Bashkisë së Tiranës dhe makina trasporti të bashkisë u angazhuan për orë të tëra në rreshtimin e rreth 7 mijë karrigeve në një pjesë të Sheshit Skënderbej, ku kryeministri Edi Rama mësohet të ketë thirrur administratën e bashkisë në një manifestim. Arsyet e organizimit nuk janë bërë të ditura as […]

The post Manifestimi në shesh, Rama akuzohet për keqpërdorimin e administratës appeared first on Reporter.al.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla: Asnjë pengesë për realizimin me sukses të votimit të diasporës

18 February 2025 at 09:40

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla u shpreh sot, se me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi në Kodin Zgjedhor nuk ka më asnjë pengesë sa i përket realizimit me sukses të votimit të diasporës.

Në rubrikën “Sy m’sy” të kryeministrit Edi Rama, ku bashkëbisedon me qytetarët në platformat sociale, Balla theksoi se, ndryshimet e miratuara nga Kuvendit në Kodin Zgjedhor i dhanë një zgjidhje përfundimtare pjesës që lidhen me angazhimi që u mor sa i përket mbulimit të shpenzimit nga ana e qeverisë shqiptare, siç e premtuat edhe ju në takimin që patëm në Selanik në nëntor me bashkatdhetarët.

“Pjesa tjetër lidhet me disa çështje të karakterit administrativ, pra i dhamë edhe 10 ditë kohë më shumë dërgimit të zarfit tek bashkatdhetarët dhe kthimi, pra do të ketë 60 ditë kohë në dispozicion tanimë KQZ për këtë pjesë.

Edhe disa çështje të natyrës administrative. Kështu që tani nuk ka më asnjë pengesë sa i përket realizimit me sukses të votimit të bashkatdhetarëve. Kështu që deri më 4 mars kanë kohë edhe 2 javë që të marrin pjesë, të regjistrohen”, tha Balla.

“Unë e shoh shumë pozitiv interesimin e bashkatdhetarëve. Edhe pse një pjesë thonë që “shiko se janë pak”. Nuk janë aspak pak, përkundrazi”, shtoi ai.

Balla nënvizoi se, “duhet të kuptojmë që është hera e parë dhe natyrshëm nuk qe një kohë e mjaftueshme për t’i shpjeguar procesin, sepse jo të gjithë e njohin siç duhet procesin e regjistrimit, por besoj këto dy javë do të ketë një numër të konsiderueshëm që do të vazhdojnë të regjistrohen”.

“Ka dhe një fakt që është i bukur që duhet ta themi: Numri i madh i shteteve nga të cilët shqiptarët janë regjistruar. Po t’i hidhni një sy shteteve nga të cilat janë regjistruar, pothuajse nga çdo cep i botës janë regjistruar bashkatdhetarët”, u shpreh ai.

/r.e/a.f/

The post Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla: Asnjë pengesë për realizimin me sukses të votimit të diasporës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌