Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Topalli denoncon votimet e Diasporës: Kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale

By: user 8
26 May 2025 at 20:49

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli në një postim në rrjetet sociale ka denoncuar atë që ajo e ka quajtur “epoka e mrekullive elektorale”, referuar votimeve për qarkun e Beratit.

“Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia”, shkruan Topalli teksa vijon duke thënë se diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat.

Berati

“Shkëlqimi i Beratit, Fierit etj .. është aq i fortë, sa të verbon… edhe fletën e votimit.

Pra, ndodh që emigrantët në Greqi duan më shumë qeverinë sesa vetë familjarët e tyre në Berat.

Zarfi nuk e gjeti emigrantin – zarfi e zgjodhi vetë votën. As Cambridge Analytica, as ndihmësit e Putinit, s’do guxonin të prodhonin 90% përqindje në ajër – me zarfa të “vetëvotuar. ”, thotë në mesazhin e saj në facebook, Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD për Diasporën.

 

 

The post Topalli denoncon votimet e Diasporës: Kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale appeared first on Lapsi.al.

Vota e diasporës, Rama ironizon Topallin: Ne punonim, ajo shihte fatin në filxhan

By: Besnik
26 May 2025 at 18:57

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave ekipin që garoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, për të festuar fitoren.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te procesi i votës së diasporës, ku theksoi se puna e ekipit të Beratit ka qenë shembull në mobilizimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Sipas Ramës, ata punuan duke mbledhur vullnetarë kudo ku kishte shqiptarë, të cilët përgatitën terrenin për suksesin e PS-së në votën e diasporës.

Ai thumboi edhe drejtuesen e PD për diasporën, Jozefina Topalli, duke thënë se, ndërsa PS punonte, ajo “qemtonte në filxhanin e fatit”.

“E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë, Jozefina vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa nga Berati, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave.”Vdiq, vdiq pluralizmi,” thoshte. “Na e vranë pluralizmin, dhe vdiq… ku, ku e mjera unë!”Pra, ne qenkemi vrasësit e pluralizmit se ajo dhe ata nuk e kanë haberin sesi punohet me diasporën. Berati është skuadra që ka shkëlqyer në mobilizimin e shqiptarëve jashtë vendit. Ne e nisëm kohë më parë, krijuam një bord kombëtar të diasporës dhe mblidheshim në orën tetë të mëngjesit çdo të hënë në Zoom me 100 vetë, ku ndiqnim bashki për bashki ngritjen e një rrjeti vullnetarësh të PS-së në të gjithë Greqinë dhe përtej, kudo ku ka shqiptarë. Dhe kur ne bënim këto, Jozefina ishte ende në humbëtirat e syrgjynit politik, duke qëmtuar në filxhan fatin, që në fund doli fati lum si i rikthimit të Doruntinës. Janë 10 përqind për ata, apo 90 përqind për ne, në një grup zarfash që vijnë nga një pikë e caktuar – kjo varet nga sa zgjedhës janë regjistruar dhe kush i ka motivuar të regjistrohen. Të tjerat janë broçkulla. Se ç’faj kemi ne, kur ata zgjohen nga gjumi dhe thonë ‘rrush’, ne i kemi mbushur koshat, sepse kemi nisur punën për zgjedhjet e reja sapo ka rënë dielli i zgjedhjeve të kryera”, tha Rama.

Rama ironizoi edhe kundërshtarin e tij në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berishën, duke thënë se PD u ofroi shqiptarëve për kryeministër “një kufomë ambulante me kapelen e Donald Trump”.

“Ata u ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelen e Donald Trump, dhe na treguan përrallën ‘Fluturon, fluturon gomari’ dhe në fund, gomari nuk fluturoi,” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vota e diasporës, Rama ironizon Topallin: Ne punonim, ajo shihte fatin në filxhan appeared first on Euronews Albania.

Rama për Topallin:U rikthye si Doruntina dhe vajtonte me të madhe ku, ku, e mjera unë

By: user 5
26 May 2025 at 19:48

Përpara deputetëve dhe kandidatëve të Partisë Socialiste, Rama nuk ka kursyer ironitë për ankesën e drejtueses së diasporës për PD-në, Jozefina Topalli, që sipas tij ankohej se PS ka vrarë pluralizmin.

“E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë, Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave.

Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë. Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit.

Berati është në krye të skuadrave për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë, rrush, ne i kemi futur në shportë.

Jemi ne hajdutët pse madhështorëve u mungojnë 200 mijë vota, ku ishin më konkurrues.

Pra ne jemi vajtësit e pluralizmit meqë vajtojca Doruntinë dhe isombatajtësit e saj të kënetave mediatike s’ia kanë haberin gjëkundi si punohet me diasporën”, u shpreh Rama.

The post Rama për Topallin:U rikthye si Doruntina dhe vajtonte me të madhe ku, ku, e mjera unë appeared first on Lapsi.al.

“Vota e Greqisë u manipulua”, PD: S’do të lejomë përfshirjen në rezultatin përfundimtar

17 May 2025 at 16:57

Partia Demokratike nuk do të pranojë që numërimi i votave të Greqisë të përfshihet në rezultatin final të zgjedhjeve, pasi sipas tyre janë të manipuluara.

Demokratët kanë ankimuar serish KAS vendimin e KQZ.

Jozefina Topalli tha procesi i ruajtjes dhe dorëzimit të zarfeve nga Greqia dështoi.

“Ky është rasti më flagrant i thyerjes së çdo norme dhe çdo standardi të procesit të votimit të shkruar në Kodin Zgjedhor. Mesa shihet, rezultatet shkojnë deri në 85% për PS në Fier, mund të shkojnë në Berat, e njëjta fenomen është në të gjitha qarqet, Durrës etj. Është një proces që siç e kemi thënë, i pakontrolluar dhe kontraktorët e DHL që është në kundërshtim me marrëveshjen që është bërë midis tyre dhe KQZ, mesa duket janë kooptuar nga strukturat e pushtetit në Greqi”.

“Këtë e kemi kuptuar me logjikë që ditë më parë dhe në mënyrë të veçantë në Athinë, Selanik e Kretë postën e ka bërë partia në pushtet. Në këto kushte, procesi i marrjes së zarfeve nuk është bërë nga DHL por nga njerëz të tjerë dhe rezultati që kemi sot është larg reales.PS mund të fitonte sot, mund të shtonte vota, por rezultat 90% unë personalisht besoj se kjo gjë në 2025 mund të ndodhte në Korenë e Veriut, por për shkak të ndryshimit të sistemit ka ndodhur dhe në Shqipërinë tonë të dashur, dhe ky është një shpartallim i procesit zgjedhor”.

The post “Vota e Greqisë u manipulua”, PD: S’do të lejomë përfshirjen në rezultatin përfundimtar appeared first on Telegrafi.

A do dorëhiqet Sali Berisha? Topalli: Nuk merren vendime të nxituara në kohë mërzie

By: Ela
16 May 2025 at 18:20

Në Tiranë ka nisur protesta e Partisë Demokratike pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 11 majit, teksa në kryeqytet po zhvillohen punimet e samitit të Komunitetit Europian. Drejtuesja politike e PD për Disaporën, Jozefina Topalli, e cila tha se në gjendjen ku ndodhen nuk duhen marrë vendime të nxituara politike. “Rezultati i këtyre zgjedhjeve më […]

The post A do dorëhiqet Sali Berisha? Topalli: Nuk merren vendime të nxituara në kohë mërzie appeared first on BoldNews.al.

Topalli nga protesta e opozitës: Procesi zgjedhor i 11 majit ishte i cenuar

By: Besnik
16 May 2025 at 17:44

Duke folur në protestën e opozitës të organizuar nga Partia Demokratike në lidhje me kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, drejtuesja e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, ngriti akuza për manipulim të procesit zgjedhor dhe shkelje të integritetit të tij.

“Po protestojmë për një realitet që po thuhet publikisht. Unë kam mbuluar diasporën dhe gjej një proces i cili është i cenuar në gjithë integritetin e tij. Për shembull, në Berat 90 për qind e votave kanë qenë për Partinë Socialiste. Nëse dikush mendon se kjo është normale, atëherë pres që nga Greqia të dalin 110 për qind për PS”, deklaroi ajo me ironi.

Topalli theksoi se kanë ndodhur raste kur votuesit e diasporës nuk kanë votuar vetë, por të tjerë kanë votuar në emër të tyre. Sipas saj, në tri javë nga Greqia kanë ardhur 17 mijë zarfa me vota, ndërsa vetëm në gjashtë ditët e fundit janë dërguar 33 mijë të tjerë.

“DHL nuk e zbatoi kontratën në Greqi dhe ia kaloi nënkontraktorëve të tjerë, të cilët i çuan zarfet në lokale bastesh. Si ka mundësi që në tri javë vijnë 17 mijë vota, dhe në pesë ditë 36 mijë zarfa? Bëjeni vetë llogarinë. Kjo është një formë manipulimi e vullnetit të shqiptarëve në Greqi dhe jo vetëm”, shtoi Topalli.

Ajo tha gjithashtu se opozita do të ndjekë rrugën ligjore për këtë çështje, por e konsideroi situatën si një “periudhë post-demokracie”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Topalli nga protesta e opozitës: Procesi zgjedhor i 11 majit ishte i cenuar appeared first on Euronews Albania.

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

12 May 2025 at 17:45

I ulur në njërën prej karrigeve të Parkut Olimpik në Tiranë, Taulant Balla, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, sheh në telefonin e tij celular video-meme me kryetarin e opozitës, Sali Berisha. Një shkallë poshtë Ballës, grupet e numërimit hapin zarfet e ardhura nga shtete të ndryshme të botës me votat e emigrantëve shqiptarë. […]

The post Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit? appeared first on Reporter.al.

“190 mijë vota nga diaspora presin të numërohen”, Topalli tregon problemet në Greqi

By: Besnik
11 May 2025 at 22:47

E deleguara e PD për votën e diasporës Jozefina Topalli, Jozefina Topalli, e pozicionuar te Parku Olimpik në Tiranë, aty ku do të bëhet numërimi i votave të diasporës, foli për Euronews Albania në lidhje me procesin e votës së diasporës dhe pritshmëritë e saj.

E pyetur pse nuk ka nisur ende numërimi i votës së diasporës, Topalli tha se ndoshta është një çështje teknike dhe janë në pritje për të filluar, ndërsa shtoi se do të jenë rreth 190 mijë vota për t’u numëruar.

Ajo foli gjithashtu për procesin në Greqi, ku theksoi se duhet të bëhet ndarja e zarfeve të ardhura nga ky shtet për të bërë verifikimet për problemet që janë shfaqur atje. Topalli shfaqi dyshime se struktura të PS mund të kenë luajtur rolin e nënkontraktorit për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit.

“Ne mendojmë se ishte një ditë shumë e bukur dhe urojmë të mbyllet po aq bukur. Është e rëndësishme të numërohet vullneti i shqiptarëve. Ndoshta është çështje teknike që nuk ka nisur ende numërimi i votës së diasporës. Dua të falënderoj të gjithë ata nga diaspora që votuan dhe ata që erdhën për të votuar. Presim një kthesë të madhe përsa i përket Greqisë. Ne kemi më shumë se dhjetë ditë që denoncojmë publikisht dhe përmes juristëve tanë në KQZ për një proces që ka krijuar shqetësime serioze. Sot kemi plotësuar kërkesën që të ketë një ndarje të veçantë të kutive të votimit, në mënyrë që kur të vijë momenti të analizojmë procesin në Greqi dhe të verifikojmë standardet e zbatimit të Kodit Zgjedhor. Atje ka dyshime se kush e ka bërë shpërndarjen si nënkontraktor – ka mundësi që të kenë qenë strukturat e PS. Ne kërkojmë verifikimin e këtyre dyshimeve serioze. Janë rreth 190 mijë zarfe me vota për t’u numëruar,” u shpreh Topalli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “190 mijë vota nga diaspora presin të numërohen”, Topalli tregon problemet në Greqi appeared first on Euronews Albania.

Topalli: Shqetësim i thellë për procesin, votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli ftoi sot shqiptarët jashtë vendit që nuk janë regjistruar dhe që nuk kanë votuar të vijnë në Shqipëri e të votojnë të dielën.

Në një konferencë për mediet, Topalli ngriti sërish shqetësimin sipas saj të procesit zgjedhor në Greqi.

“Sot ka ndodhur edhe ajo që ne nuk e imagjinonim, që të dorëzohen edhe zarfet me dorë në KQZ. Do të përsërisim edhe njëherë kërkesën për shqetësimin tonë serioze dhe të thellë, që po ndodh në procesin e zgjedhjeve në territorin e Greqisë. Të ndalohet menjëherë dorëzimi i zarfeve në dorë në KQZ”, tha Topallit.

Topalli gjithashtu kërkoi të “ndahen dhe të trajtohen në mënyrë krejt të veçantë, kutitë që vijnë nga Greqia nga kutitë që vijnë nga Italia”.

“Të bëhet auditimi i të gjitha rasteve të kutive të dërguara, për mënyrën se si është bërë procesi i votimit, për mënyrën e sjelljes këtu dhe një analizë e kutive të votimit, që kanë sjellë një anomali që është e pashpjegueshme, në mënyrën e ardhjes së votave këtu”, tha Topalli.

Topalli shtoi se në ardhjen e votave nga Greqia ka një anomali.

“Nëse për 3 javë rresht nga të gjitha vendet e tjera, kanë ardhur proporcionalisht, normale votat dhe për Greqinë, kishin ardhur vetëm 17 mijë vota, vetëm në 3 ditët e fundit janë shtuar 22 mijë vota. Pra është një anomali, por është një derivat i të gjitha thyerjeve që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në Greqi. Nëse do të vazhdojmë të dorëzojmë zarfin në dorë, kjo nuk është votë, por kjo është anulim i zbatimit të kodit zgjedhor, dhe është krim elektoral”, tha Topalli.

Topalli sërish hodhi dyshime për manipulim të procesit zgjedhor në Greqi.

“Nëse kutitë vijnë të mbushura, ndërkohë që shqiptarët që jetojnë në Greqi, nuk kanë votuar se, zarfi nuk i ka ardhur në shtëpi, se zarfin nuk e kanë gjetur tek lokali i lojërave të fatit, apo sepse atë e ka marrë dikush tjetër dhe e ka plotësuar, sigurisht që kjo e ka emrin manipulim dhe jo zgjedhje. Ndaj KQZ duhet të bëjë trajtimin tërësisht të veçantë të kutive që vijnë nga Greqia dhe të ndalin dorëzimin e zarfeve dorazi”, tha Topalli.

Topalli u shpreh se “dje kemi dorëzuar në KQZ kërkesën për këto shqetësime shumë të thella dhe për këto krime elektorale. Kthimi i shërbimit sipas kontratës të DHL-së, në shërbim të ofruar tashmë nga strukturat e PS-së dhe pushtetit në Tiranë, është papranueshme dhe nxjerr jashtë loje të gjithë procesin që ka ndodhur andej”. /j.p/

The post Topalli: Shqetësim i thellë për procesin, votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denoncimet e 11 Majit/ Zonat e nxehta në Tiranë, Dibër dhe Fier konfirmon prokuroria

By: user 4
7 May 2025 at 17:27


Vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, fushata elektorale po hyn në një fazë të nxehtë, kur janë intensifikuar akuzat dhe denoncimet nga opozita, e cila ngre alarmin për manipulim të organizuar të procesit zgjedhor. Denoncimet lidhen me votën e diasporës, blerjen e votave, përdorimin e administratës publike, presionin ndaj policisë, dhe asfaltin elektoral.

Jozefina Topalli, si drejtuese politike e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për diasporën, ka ngritur shqetësimin e saj për shkelje të rënda të integritetit të votimit në Greqi. Ajo ka folur për manipulim masiv me zarfe votimi të dorëzuara pa identifikim në lokale lojërash fati, duke e quajtur situatën “krim zgjedhor” dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga OSBE/ODIHR, KQZ dhe hetim penal nga SPAK. Sipas saj, sistemi ka dalë jashtë kontrollit dhe procesi logjistik i votës së diasporës kontrollohet nga elementë të lidhur me pushtetin.

“Nëse një votë hidhet në një lokal të lojërave të fatit, në errësirë, pa identifikim dhe pa firmë të personit që i merr, sigurisht që kjo është një votë që nuk mund të vlerësohet” u shpreh Topalli në një konferencë nga selia e PD.

Ajo kërkoi që OSBE/ODIHR të dërgojë mision të posaçëm vëzhgimi në Greqi dhe që SPAK të nisë hetimet penale për manipulim zgjedhor.

Po ashtu Partia Demokratike, përmes juristit Franc Nuri, denoncoi një tjetër shkelje të rëndë: “Emrat e dubluar në lista. Mund të jenë mbi 100, 137 ne patëm mundësinë të identifikojmë para 2 javësh… Votimi dy herë do të ishte krim zgjedhor” u shpreh ai.

PD e ka mbështetur shqetësimin me një letër drejtuar KQZ dhe OSBE/ODIHR duke denoncuar dublimin e emrave në listat e votuesve, dorëzimin e zarfeve jashtë kanalit zyrtar të postës, si dhe ka kërkuar auditim të procesit logjistik.

Ndërkohë, drejtues të Partisë Demokratike nga qarqe të ndryshme si Lezha, Dibra dhe Elbasani, po denoncojnë publikisht përpjekjet e strukturave të PS për të ndikuar rezultatin me blerje votash, presion institucional, rekrutime elektorale dhe përdorim të burimeve shtetërore.

Prokuroria e Elbasanit ka reaguar ndaj denoncimit të Partisë Demokratike, që akuzoi se burgu i Peqinit është kthyer në shtab elektoral të PS-së. Falmur Noka gjatë një konference për mediat tha se për ndikimin e votës në Elbasan ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejtë Suel Çela.

“Elbasani nuk mbahet me dhunë, nuk mbahet me banda. Larg duart Suel, se nuk do të ketë qeli të errët që do të mbajë ty” u shpreh Noka me tone kërcënuese nga Suel Çelës që zyrtarisht është në kërkim për organizatë kriminale.

Prokuroria ka nisur procedim penal për “shpërdorim të autoritetit policor” për ngjarjen në Peqin dhe ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.

Në Fier, Gazment Bardhi hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj policisë që sipas tij është e përfshirë në inskenimin e ngjarjeve kundër demokratëve. Bardhi iu drejtua direkt drejtorit të policisë së Fierit me një mesazh.

“Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së qarkut Fier, më ngatërron mua me Belindën… mbi çdo urdhër të paligjshëm që ke dhënë sot për të inskenuar ngjarje, janë informuar SPAK dhe vëzhguesit ndërkombëtarë” është shprehur Bardhi..

Gjin Gjoni ka denoncuar publikisht në Lezhë përpjekjet e PS për të blerë votën e qytetarëve dhe ka deklaruar se PD ka ngritur ekipe vullnetare për mbrojtjen e votës. Ai tashmë është proceduar në gjendje të lirë nga policia për shpifje ndaj disa përfaqësuesve të PS të cilët i denoncoi për blerje votash. Gjithsesi Gjin Gjoni e përforcoi më tej denoncimin e tij.

“Janë turrur si hijena në lidhje me blerjen e qytetarëve të Lezhës, pa dyshim për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve” u shpreh ai, pas një incidenti në Lezhë.

Në Dibër, Basir Çollaku paraqiti në SPAK një kallëzim penal për krime zgjedhore, ndërsa dy kolegët e tij, Besart Xhaferri dhe Lisandër Hoxha, denoncuan asfaltin elektoral si metodë kriminale të qeverisë Rama.

“Dosja u pushua nga SPAK pa u marrë parasysh. U trajtua vetëm në mënyrë administrative dhe jo si shkelje e Kodit Zgjedhor”, – tha Xhaferri para ambienteve të SPAK.

Megjithatë, deri më tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje konkrete që ndalon apo ndëshkon shkelësit. Prokuroria e Përgjithshme doli me një njoftim të mbushur me shifra, sipas të cilit deri më 7 maj 2025, janë regjistruar 44 kallëzime penale të lidhura me zgjedhjet, prej të cilave 20 janë procedime të hapura. Fieri, Dibra dhe Tirana rezultojnë zonat më të “nxehta”, por veprimet hetimore janë ende në fazën e verifikimit dhe pa ndonjë ndëshkim konkret.

Në këtë klimë tensionesh dhe dyshimesh për manipulim, Ambasada Amerikane ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë qytetarëve ku ka shkruar “Votoni pa frikë. Mos lejoni të tjerët të flasin për ju”, një deklaratë që, në kontekstin aktual, tingëllon si një thirrje për qëndresë ndaj intimidimit elektoral, kur dihet se në Shqipëri, forca që ka mundësinë reale të ushtrojë presion, është pushteti.

Gjithsesi pyetja që shtrohet sot është: A do të veprojë drejtësia para 11 Majit apo hetimet do të zvarriten për t’u zbardhur pas ditës së zgjedhjeve? Sepse pas shpalljes së rezultatit, gjithçka do të regjistrohet si statistikë dhe në këtë rast, drejtësia që vepron pas manipulimit, nuk është drejtësi, por thjesht një dekor siç ka qenë përherë/Lapsi.al

The post Denoncimet e 11 Majit/ Zonat e nxehta në Tiranë, Dibër dhe Fier konfirmon prokuroria appeared first on Lapsi.al.

Vota nga jashtë, Topalli: Në Greqi po ndodh krim zgjedhor, OSBE-ODIHR të nisë vëzhgim të rreptë

TIRANË, 7 maj /ATSH/ E deleguara politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli reagoi sot lidhur me votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Në një konferencë për shtyp, Topalli deklaroi, se ajo që po ndodh në Greqi është një krim zgjedhor. Sipas saj, “po ndodh manipulimi politik i votave”, teksa i bëri thirrje OSBE-ODIHR të nisë një vëzhgim të rreptë ndërkombëtar.

“Dua të shpreh një shqetësim të thellë, serioz dhe urgjent në fakt, për çfarë po ndodh edhe në këtë moment, edhe dje, pardje dhe pesë ditë më parë në Greqi. Vijojnë të vijnë informacione që në ato që quhen qendra të shërbimeve postave që zakonisht janë lokale të lojërave të fatit, njerëz të paidentifikuar, pa i kërkuar identifikimin e tyre, marrin jo 1, por 10-20-50 dhe 100 zarfe votimit dhe i kthejnë në këto lokale pa firmë dhe pa shenjë identifikimi të tyre”, tha ajo.

“Nëse një votë hidhet në një lokal të lojërave të fatit, në errësirë, pa identifikim dhe pa firmë të personit që i merr, sigurisht që kjo është një votë që nuk mund të vlerësohet”, theksoi Topalli.

“Nuk jemi thjesht në kushtet e një shkeljeje ligjore kur ky fenomen nuk është vetëm në një zonë, por është shpërndarë në të gjithë territorin, në të gjithë lokalet e lojërave të fatit, sigurisht ky e ka emrin manipulim i procesit zgjedhor në Greqi. Kjo ka bërë që ne për të disatën herë të reagojmë”, u shpreh Topalli.

Ajo i bëri thirrje thirrje ODIHR dhe OSBE që, “të kenë një fokus të veçantë me procesin që po ndodh në Greqi”.

“Një monitorim ndërkombëtar mbi procesin që ka kaluar jashtë kontrollit dhe që për ne, gjykojmë dhe kemi të gjitha dyshimet se po kryhet nga partia në pushtet, ne kërkojmë mbështetjen dhe monitorimin ndërkombëtar”, deklaroi Topalli.

“I rikthehemi dhe i bëjmë thirrje KQZ të bëjë auditimin e të gjithë kutive të votimit, mënyrën e transportit të tyre së bashku me fletët e votimit që kanë çuar në Greqi, dhe transportit të tyre nga Greqia në Shqipëri”, tha Topalli.

Topalli gjithashtu i kërkoi SPAK që “të nisë një hetim penal dhe t’i përgjigjet pyetjeve se kush janë ato të cilët po përdorin dhe po kryejnë veprime ekstraligjore dhe po marrin pa identifikim dhe nënshkrim votën që është një vullnet i besimit të qytetarëve shqiptarë të cilët duhet ta kenë lirinë e tyre dhe për të sjellë vullnetin e tyre”.

Gjithashtu Topalli u shpreh se ka qindra raste kur ata që kanë votuar jashtë gjejnë emrin edhe në listat zgjedhore brenda vendit.

“Ajo që po ndodh në Greqi është një rast i veçantë, por nuk është hera e parë që ka pasur problematika dhe shkelje në vende të tjera. Për shembull, në Italinë e jugut, ka pasur dhe atje shkelje apo përpjekje për të korruptuar postierët”, tha ajo.

“Kjo nuk është dita e parë që po flasim për këtë temë, gjatë gjithë kësaj jave në mënyrë të përditshme kemi dalë për të tërhequr vëmendjen dhe për t’i bërë thirrje KQZ-së që të kërkojë llogari, pasi DHL, si nënkontraktor, ka dalë jashtë kontrolli dhe ne kemi dyshime të thella që po kontrollohen nga njerëz të pushtetit, sepse gjithë procesi është dezintegruar. Ky është një cenim i rëndë i integritetit zgjedhor në shtetin grek. Përsëris, kjo nuk është thjesht një shkelje e ligjit, por është një proces që ka dalë jashtë kontrolli. Prandaj po kërkojmë edhe OSBE/ODIHR, sepse ky vëzhgim ndërkombëtar është i domosdoshëm”, shtoi Topalli. /j.p/

 

The post Vota nga jashtë, Topalli: Në Greqi po ndodh krim zgjedhor, OSBE-ODIHR të nisë vëzhgim të rreptë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Topalli: Hetim nga SPAK për personat që kanë marrë fletët pa ID

By: user7
7 May 2025 at 14:19

Drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka ngritur sot akuza mbi procesin e votimit të shqiptarëve emigrantë në Greqi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga KQZ, SPAK dhe misioni i OSBE-ODIHR.

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Topalli deklaroi se persona të paidentifikuar kanë arritur të marrin në dorëzim fletë votimi në pikat e shpërndarjes në Greqi, duke shkelur rëndë parimet e identifikimit dhe ligjshmërisë.

“Kërkojmë një hetim penal nga SPAK për të zbuluar se kush po i merr fletët e votimit pa identifikim dhe pa firmë. KQZ duhet të auditojë çdo kuti votimi, mënyrën e transportit dhe personat që kanë ndërhyrë në këtë proces,” – u shpreh Topalli.

The post Topalli: Hetim nga SPAK për personat që kanë marrë fletët pa ID appeared first on Lapsi.al.

Vota e diasporës/ Jozefina Topalli: KQZ t’i kërkojë llogari DHL-së për zarfet e votimit të emigrantëve të Greqisë, dyshojmë se po kontrollohet nga njerëz të pushtetit

By: V K
7 May 2025 at 14:25

Këtë të mërkurë, drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në një deklaratë për mediat, shprehet se ka të dhëna se emigrantët shqiptarë të Greqisë, kanë marrë zarfet nga kompania postare DHL pa mjete identifikimi, fakt që cënon procesin zgjedhor.

Për këtë arsye, Topalli i bën thirrje KQZ-së dhe SPAK-ut, të monitorojnë situatën në Greqi.

“Ajo që po ndodh në Greqi është rast i veçuar, kapitull totalisht i një krimi zgjedhor dhe manipulim politik i votës. Shkuarja për të marrë apo të dorëzuar zarfin pa identifikim e bën votën të pavlefshme…KQZ ti kërkojë llogari DHL-së, kemi dyshime se po kontrollohet nga njerëz të pushtetit. I kërkojmë organeve ligj zbatuese përfshirë SPAK që të shqyrtojë rastin e Greqisë”, u shpreh Jozefina Topalli.

The post Vota e diasporës/ Jozefina Topalli: KQZ t’i kërkojë llogari DHL-së për zarfet e votimit të emigrantëve të Greqisë, dyshojmë se po kontrollohet nga njerëz të pushtetit appeared first on Albeu.com.

Votimi nga jashtë, Topalli: Zyrtarë të PS-së po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin për procesin e votimit të shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe Itali, duke nënvizuar se procesi po manipulohet.

Nëpërmjet një deklarate për mediet, e deleguara politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli tha se “zyrtarë të PS-së po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali”.

“Posta DHL në Greqi ka kontaktuar nënkontraktorë që është një thyerje e normave ligjore dhe Kodit Zgjedhor. Kemi raste që jo vetëm nuk dorëzohen zarfet individualisht me pasaportën, ky do të ishte një pretendim i çmendur ndoshta, edhe pse është ligjor, por ata çojnë email dhe i thonë të vijnë në pikën më të afërt”, u shpreh Topalli.

“Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore. Kjo është e pabesueshme, jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, por tani kanë kaluar çdo masë. Por nëse Italia është më e kufizuar, por zonja do të merret nën hetim, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek dhe shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacione që marrin makina me qira dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat”, tha Topalli.

Topalli tha më tej “e kuptoj alarmin që ka pala tjetër në lidhje me situatën që është aty, por thyerja e ligjit, futja e njerëzve të PS-së sikur të ishin zyra të DHL-së, është e papranueshme”.

“Për këto raste i kërkojmë jo vetëm KQZ-së, por edhe SPAK që në mënyrë të veçantë në Greqi, të verifikojnë raste të tilla skandaloze që e kanë nxjerrë gati jashtë kontrollit procesin e votimit dhe të dorëzimit të zarfeve në këtë vend”, tha Topalli.

Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Franc Nuri tha se i kanë kërkuar KQZ-së hetim mbi votat nga Greqia.

“Sot, para pak minutash nga nisja e kësaj konference, isha në protokollin e KQZ-së dhe depozitova një shkresë tjetër, një kërkesë tjetër, në emër të koalicionit PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, ku kërkuam zyrtarisht nga KQZ-ja që t’u kërkojë operatorëve postarë të na vënë në dispozicion çdo komunikim, çdo dokument shkrimor që vërteton se vota i ka shkuar zgjedhësit në mënyrë individuale”, tha Nuri.

“Pra, me pak fjalë, kërkojmë provën që vota e dikujt i ka shkuar atij personi dhe ai person ka nënshkruar kundrejt një dokumenti identifikimi – ID ose pasaportë, për marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore me votën brenda, siç kërkon ligji dhe kushtetuta”, tha Nuri.

Sekretari për Ligjet dhe Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso tha se “votimi në Greqi po degradon, zarfet po lihen në pika bastesh dhe po ia japin kujtdo që paraqitet aty”.

“Në rastin e Greqisë, duke u kontraktuar ky proces, duke u përdorur pika bastesh e lojërash fati kryesisht, procesi ka degraduar në atë fazë sa kontraktorët ia japin kujtdo që paraqitet sikur e njeh x person që do t’i dorëzohet zarfi. Janë dhënë udhëzime të nevojshme të bëhen denoncime në polici, të bëhen denoncime në numrin që DHL ka lënë, ose të bëhen në platformë, por kjo për fat të keq nuk e zgjidh problemin. I bëjmë thirrje Komisionit të Zgjedhjeve që ky proces të shkojë mbarë dhe në fund, pavarësisht sfidave”, tha Kaso. /j.p/

The post Votimi nga jashtë, Topalli: Zyrtarë të PS-së po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jozefina Topalli: Mazhoranca bën presione për të manipuluar votën e diasporës

By: V K
30 April 2025 at 13:17

Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka deklaruar se duhet të merren masa në mënyrë që të ndalet emigrimi masiv i shqiptarëve jashtë vendit.

Ndryshe sipas saj, Shqipëria do të kthehet në një azil gjigand të të moshuarve dhe Shqipëria nuk do të ekzistojë më kështu siç e njohim në vetëm një dekadë.

Ajo u shpreh gjithashtu se mazhoranca po bën gjithçka në dorë me presione, para jo të ligjshme dhe presion ndaj administratës për të manipuluar votën, por sipas saj diaspora e ka të qartë që në datën 11 maj do të votojë numrin 1.

“Thirrje çdo shqiptari që të mos pranojë të bëjë me video apo fotografojnë votën që i kërkohet përmes presonit që i bëhet familjarëve të tyre në administratë. Edhe në raportin e OSBE përmendej përdorimi i administratës, i parave edhe nga pushteti lokal edhe për të çuar autobusë, pra nuk ka dyshim që para tjetër po përdor mjete të dënueshme.

Por pavarësisht kësaj, mesa duket diaspora dhe shqiptarët e kanë në ndërgjegje të qartë se çfarë do të bëjnë dhe që do të votojnë numrin 1”, u shpreh ajo.

The post Jozefina Topalli: Mazhoranca bën presione për të manipuluar votën e diasporës appeared first on Albeu.com.

“PD ka shtatë kandidatë”, Topalli: Diaspora, e pavarur nga ndikimet në Shqipëri. Potencial për ndryshim

13 March 2025 at 21:00

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli u shpreh se Vota e Diasporës ka shumë rëndësi. Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, në ABC News ajo u shpreh se takimi me Diasporën ka qenë një nga eksperiencat më të veçanta.

Duke vlerësuar kontributin e tyre ekonomik ndër vite për vendin, Topalli tha se tashmë kanë mundësi edhe me votë të japin kontributin e tyre.

“Shqiptarët jashtë Shqipërisë kanë një qasje tjetër, janë integruar më mirë se çdo komunitet tjetër. Kanë mbajtur një lidhje me vendlindje shumë të fortë dhe kanë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe ekonomik. Duke ndihmuar familjet e tyre kanë ndihmuar vendin e tyre. Dhe këtë herë përveç kontributit ekonomik kanë mundësinë të jenë pjesëmarrës në një proces politik. Shifrat e regjistrimit, asnjeri nuk i kishte menduar të arrinin në ato shifra. Janë kthyer në një faktor elektoral që ndryshojnë çdo gjë. Interesante nga pikëpamja politike është interesante, por edhe nga pikëpamja njerëzore ka qenë një nga eksperiencat më të veçanta. Aty sheh se si ndjehen, pasiguritë dhe pavarësisht të gjithave, kanë arritur në shumë vende e pozita”, tha ajo.

Ndërsa komentoi listat e kandidatëve, ajo tha se Diaspora duhet të ketë përfaqësuesit e saj.

“PD ka shtatë përfaqësuesit e saj për Diasporën. Kemi një vajzë shumë interesante në Tiranë, ka lindur në Belgjikë, ka studiuar në Londër dhe është kthyer në Shqipëri dy vitet e fundit. Është shumë interesante, një brez me një vizion tjetër”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

“Non grata” e Berishës një lobim për ta hequr nga jeta politike”/ Topalli: “Dosja Partizani”, proces politik dhe antiligjor

13 March 2025 at 20:29

Drejtuesja  politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si edhe lista e kandidatëve.

Po ashtu ajo u ndal edhe tek “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilën e konsideron, si një lobim për ta larguar nga jeta politike.

Duke iu rikthyer asaj situatë, Topalli tha se edhe në atë koha ka nënvizuar se ishte një proces politik. Ndërsa sa i përket “Dosjes Partizani”, Topalli shtoi se është pa asnjë fakt dhe se i gjithë procesi është politik dhe antiligjor.

“Nëse e keni fjalën për zotin Berisha, unë nuk e di se ekziston një njeri që të mos e ketë kuptuar se ajo ishte një proces politik dhe koha, dhe në muajt e ardhshëm do të shihet se është një lobim për ta hequr nga jeta politike, ashtu siç do t’i pëlqente mazhorancës. Unë po flas për Partinë Demokratike, sa për dosjen Partizani ajo është pa asnjë fakt, dhe gjithë procesi është politik është antiligjor. Këto që them sot, i kam thënë në atë periudhë kur njerëzit ishin shumë të frikësuar, kam thënë që është lobim politik. Por eksperienca politike, lidhjet, informacionet, më çonin aty. Dhe zhvillimet e fundit, po tregojnë që ishte një lobim për të zhdukur opozitës”, tha ndër të tjera ajo.

 

Djegia e mandateve në 2019/ Topalli në “Real Story”: Ka qenë vendimi më i tmerrshëm, opozita braktisi misionin e saj

13 March 2025 at 20:23

TIRANË- Drejtuesja politike e PD për diasporën për zgjedhjet e 11 majit, Jozefina Topalli, e ftuar në “Real Story” analizoi veprimet e opozitës, e cila dogji mandatet në vitin e 2019 duke i lënë gjithçka në dorë mazhorancës.

Ajo theksoi se braktisja e Kuvendit nga opozita ishte një gabim i rëndë dhe ky akt shtoi ajo pati kosto jo vetëm për PD, por edhe për vendin.

“Në fakt kanë qenë vendimet më të tmerrshme që  u morën gjatë opozitës gjatë viteve 2013-2021, e pabesueshme. Unë e kam thënë në atë përudhën dhe e mendoj dhe tani një papërgjegjshmëri të një shkalle të tillë unë nuk e kisha imagjinuar, sepse praktikisht ata i dhuruan kundërshtarit të tyre politik , pushtetit të gjitha karriget e parlamentit, me të cilat mund të ndryshonte kushtetutën dhe mund të shpallte veten mbret dhe mund të bënte çdo gjë dhe e vërteta është se edhe në 2021, në mënyrë tjetër të heshtur, lejuan përsëri kryeministrin aktual të ndryshonte Kushtetutën për një çështje themelore që është në zgjedhjet në krye të katër viteve, që është moslejimi i koalicioneve dhe sigurisht ato vendime shumë të papërgjegjshme kanë pasur një kosto të madhe jo vetëm për PD, por ka një kosto për vendin, një vend që s’ka opozitë nuk është më pluralist. Kur opozita ikën nga misioni i saj është një vend që mund të shkojë në një drejtim të panjohur ose mund të na kthejnë në disa kujtime që nuk janë edhe shumë të largëta.”, tha ajo.

Ajo u ndal edhe tek kritikat për ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, i cili sipas saj ka dobësuar partinë me “sabotimin” ndaj Kuvendit.

“Kam bërë një betejë kundër atij që ishte kryetar i partisë në atë periudhë dhe sigurisht nuk mund të mos kisha parasysh se ai vetëm nuk mund ti bënte këto gjerë nëse nuk mund të gjente korin e “ok”  të atyre që e rrethonin. Pastaj, periudha e katër viteve të fundit ka qenë edhe më e vështirë, me sfida shumë të vështira për t’u përballur”, theksoi ajo/abcnews.al

Rikthimi i Jozefina Topallit/ Ish-kryetarja e Kuvendit në “Real Story”: Koha më ka dhënë të drejtë. S’kam ikur nga rruga e duhur

13 March 2025 at 20:11

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD, foli për zhvillimet politike në vend, situatën në PD dhe qëndrimet e saj.

Gjatë intervistës, ajo u shpreh se vendimet që u morën gjatë opozitës 2013-2021, kanë qenë vendime më të tmerrshme.

Megjithatë ajo u shpreh se gjithmonë nga besuar në vlerat dhe ka ndjekur rrugën e duhur. Po ashtu shtoi se një vend që nuk ka më opozitë, nuk është pluralist.

“Mua më duket sikur nuk kam ikur asnjëherë në kuptimin e asaj që kam besuar dhe vlerave që kam ndjekur. Më vjen mirë që koha më ka dhënë të drejtë. Sigurisht që në të tilla raste merr kosto, por një kosto që unë nuk e ka llogaritur fort. Por kam vazhduar të jem aktive, edhe pse në katër vitet e fundit nuk jam shfaqur shumë në media, por kam punuar në strukturat e PD në qarqe të ndryshme, dhe me qëndrime kam qenë përherë në momente të caktuara sepse e kam ndjerë dhe kam besuar se duhet të them atë që unë mendoj se është e vërteta”, tha ajo.

Në listën e mbyllur të PD në Tiranë? Topalli: Unë i dëgjoj në media

By: redi
11 March 2025 at 21:55

Jozefina Topalli, e cila është drejtuesja politike e Diasporës, thotë se listat e PD-së për kandidatët ende nuk janë mbyllur dhe se ende nuk e di ku do kandidojë për deputete. ”As në imagjinatën më të shfrenuar nuk mund të kisha imagjinuar se korrupsioni dhe mos ngopja apo kultura për të konsideruar vendin si një pronë të veten personale për tu shfrytëzuar dhe për tu pasuruar pas asnjë limit…

Source

❌
❌