Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Rama: Diaspora, pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi sot në Durrës me krerët e bashkive, theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të pushtetit vendor për hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, të cilat mundësojnë edhe fonde nga Bashkimi Evropianë

“Duhet të krijojmë një krah të jashtëm jashtë Shqipërisë, duke përfshirë shqiptarët e diasporës, të cilët janë të ditur dhe të gatshëm për të punuar me bashkitë si shkrues projektesh dhe si bashkëpunëtorë me bërthamën dhe kabinetin e bashkisë,” tha Rama.

Ai theksoi se, bazuar në aplikimet dhe përzgjedhjet, do të duhet të caktohet një fond për të paguar këta bashkëpunëtorë të jashtëm me një shumë të arsyeshme. Sipas Ramës, kjo do të ndihmonte bashkitë që nuk kanë kapacitete të mjaftueshme brenda territorit të tyre për të hartuar projekte konkurruese.

“Bashkia e Fushë-Arrëzit, ndoshta, nuk e ka këtë kapacitet brenda territorit të saj, por e ka nëse shkon jashtë territorit dhe kërkon ndihmën e njerëzve të vet që janë në diasporë,” shtoi ai.

Rama propozoi gjithashtu që të kërkohet bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së për të atashuar ekspertë pranë bashkive, duke theksuar se mungesa e kapaciteteve për hartimin e projekteve është një boshllëk që pengon përfitimin e fondeve të BE-së.

“Vendosim një fond më shumë për projekte dhe vetëm 6 bashki e aksesojnë, sepse vetëm ato kërkojnë. Nga njëra anë nuk ke kapacitet të shkruash projekte, nga ana tjetër nuk kërkon, dhe pastaj pret nga BE-ja fonde, që është pa sens” tha Rama, duke nënvizuar se përmes këtyre dy rrugëve të reja synohet të plotësohet nevoja për kapacitete në këtë fazë të zhvillimit vendor.

Sipas tij, ky angazhim do të forcojë dhe eficiencën e bërthamave të bashkive në hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore.

Rama më tej vlerësoi Bashkinë e Lezhës të drejtuar nga Pjerin Ndreu si shembull pozitivë dhe që duhet ndjekur nga drejtuesit  e tjerë lokal.

/a.f/

The post Rama: Diaspora, pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

“Serbët e pasur në diasporë kundër Vuçiç”, analisti tregon rolin e grupit të Vienës

By: Besnik
29 June 2025 at 21:41

Analisti Indrit Vokshi foli në “NOW” në Euronews Albania në lidhje me protestat e fundjavës në Serbi, ndërsa tregoi ndikimin e diasporës serbe, veçanërisht të një grupi personash të pasur me bazë në Vjenë të Austrisë.

Ai tha se serbët e pasur që jetojnë në diasporë janë kundër Vuçiçit dhe po ndikojnë me influencën e tyre ekonomike që në Serbi të ketë ndryshime politike.

“Diaspora serbe, njerëzit e pasur të Serbisë, rrinë përgjithësisht në Vjenë të Austrisë dhe duke qëndruar në Vjenë, e duke pasur lidhjet e tyre ekonomike, me biznesin dhe bankat evropiane, janë pjesë e sferës së influencës ekonomike dhe politike të botës perëndimore. Sigurisht që ka gjasa që të kërkojnë që, nëpërmjet fuqisë dhe rrjetit të tyre, të ndikojnë ndryshime politike në Serbi. Serbia gjendet fizikisht brenda Evropës dhe e rrethuar me vende të NATO-s, pavarësisht se mund të gjendet mendërisht dhe shpirtërisht me atë që quhet bota sllave, ose kërkon atë të ashtuquajturën ‘nënë Rusi’. Por e ka të pamundur tani që të ketë një bashkëpunim, pasi nuk jemi në kushtet e një lufte evropiane. Serbia gjithmonë ka shfrytëzuar luftën evropiane për t’u zgjeruar në kufi dhe për të arritur aspiratat e veta imperialiste në Ballkan,” tha analisti Vokshi.

Kujtojmë se të shtunën në mbrëmje, Policia serbe u përplas me protestuesit antiqeveritarë që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe përfundimin e sundimit 12-vjeçar të presidentit Vuçiç.

Godinat qeveritare u rrethuan me policë, ndërsa turma mbështetësish pro-Vuçiç ishte mbledhur paralelisht.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Serbët e pasur në diasporë kundër Vuçiç”, analisti tregon rolin e grupit të Vienës appeared first on Euronews Albania.

Konflikti me Iranin, si është gjendja e pesë shqiptarëve të bllokuar në Izrael?

15 June 2025 at 19:29

Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, pesë shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në tokën izraelite.

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, për Klan News, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e shqiptarëve të mbetur në Izrael.

Kumbe shprehet se orët në vijim janë të vështira, por situata është e qëndrueshme.

“Po ne jemi të gjithë mirë. Sigurisht, kaluam dhe po kalojmë orë shumë të vështira, por jemi mirë”, tha ajo.

Tre prej shqiptarëve të mbetur në Izrael janë me vizë turistike, ndërsa dy prej tyre me qëllim të përkohshëm. Kështu, Kumbe sqaron se gjendja e tyre është mirë, por padyshim që ndihen të frikësuar.

Ambasadorja shton se po punohet për rikthimin e tyre në Shqipëri. Duke marrë parasysh dhe prezencën e shqiptaro-izraelitë aty, edhe për këta nuk raportohen të plagosur apo dëme materiale.

“Qytetarët shqiptarë të ndodhur këtu përkohësisht, janë mirë. Janë të frikësuar, për hir të së vërtetës. Jemi në kontakte të vazhdueshme me ‘ta, që në momentin që nisi sulmi dhe u vetëdeklaruan e kërkuan asistencën tonë. Siç ju thash e në fillim, janë orë shumë të vështira dhe është e kuptueshme gjendja e rënduar psikologjike herë pas here e qytetarëve. Për ne sidomos, që vijmë nga vendet evropiane dhe vendet e paqta, janë realitete komplet të panjohura e shumë të vështira për t’u menaxhuar, si në aspektin emocional, ashtu dhe në aspektin praktik. Jemi përveçse në kontakte të vazhdueshme, po punojmë intensivisht për të mundësuar rikthimin e tyre në shtëpi. Ndërkohë, këtu kemi e të gjithë shqiptarët e komunitetit shqiptaro-hebraik, që janë praktikisht shqiptaro-izraelitë. Dhe ata janë mirë. Deri tani nuk kemi të raportuar, fatmirësisht, asnjë dëm material ose plagosje ndër ‘ta”, tha ajo.

Lidhur me shërbimin dhe ndihmën për shqiptarët prej ambasadës, Kumbe sqaron se puna vijon online pasi nuk lejohet dalja e tyre nëpër zyra për kushte të sigurisë. Kushdo, mund të marrë ndihmë online përmes faqeve të institucionit, numrit apo email-it.

“Jemi në shërbim. Nuk dalim nëpër zyra. Kjo për të gjithë Izraelin vlen, përveç shërbimeve bazike siç janë supermarketet e farmacitë, asgjë tjetër nuk është e hapur në vend. Shkollat janë të mbyllura. Kështu, ne po punojmë nga shtëpitë. Jemi në dispozicion përmes rrjeteve online, e-mail, telefona. Me ëhatsapp kryesisht ka qenë shumë komode për qytetarët për të na asistuar. Numrat tona janë të publikuara online, edhe ju i keni nxjerrë”, tha ajo.

Duke qenë se rrugët ajrore dhe detare janë të mbyllura, Kumbe sqaron se po punohet me autoritetet e vendit që të bëhet rikthimi i tyre në shtëpi përmes alternativave të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konflikti me Iranin, si është gjendja e pesë shqiptarëve të bllokuar në Izrael? appeared first on Sinjali.

E rëndë: I riu nga Podujeva ndërron jetë në rrethana tragjike në një liqe në Gjermani

14 June 2025 at 11:05

Ka ndërruar jetë Ardian Osmani, një 18-vjeçar nga Podujeva, pas një tragjedie të ndodhur në një liqe në Gjermani, ndërsa familjarët kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje të rëndë.

Vëllai i të ndjerit, Berat Osmani, ka shkruar: “Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”.

Ndërsa, Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Dushkolli: “Në këto çaste të vështira, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dushkolli. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë: I riu nga Podujeva ndërron jetë në rrethana tragjike në një liqe në Gjermani appeared first on Sinjali.

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy anglezët – FOTO

13 June 2025 at 19:10

Dy të rinj nga Tottenham janë dënuar për vrasjen e shqiptarit, Ervin Baraku, në një stacion metroje.

Sipas Policisë Britanike të Transportit, të cilës i referohet Top Channel, u shpallën fajtorë Kevin Nguyen, 21 vjeçar, dhe Milumo Pedrinho, gjithashtu 21 vjeçar.

Ngjarja tronditëse ndodhi më 23 korrik 2024, kur Nguyen dhe Pedrinho u përfshinë në një konflikt me viktimën, 33-vjeçarin Ervin Baraku, në një rrugë të afërt me stacionin.

Kevin Nguyen

Të dy të rinjtë ndoqën Barakun në stacionin e metrosë, ku Pedrinho e goditi atë me një thikë të madhe. Ngjarja u pasua nga një ndjekje brutale, dhe Baraku ra nga shkallët pas goditjes.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por pas një jave më 30 korrik 2024, ndërroi jetë nga plagët e marra.

Milumo Pedrinho

Hetimet urgjente çuan në arrestimin e Nguyen më 24 korrik, ndërsa Pedrinho u arrestua disa ditë më vonë.

Superintendenti i Detektivëve Sam Blackburn e quajti sulmin “absolutisht të pakuptimtë dhe tragjik” dhe theksoi se “nuk ka vend për dhunë në rrjetin hekurudhor.”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy anglezët – FOTO appeared first on Sinjali.

Pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, një shqiptar në Zvicër shtiu nëntë herë me armë

11 June 2025 at 23:46

Pas përfundimit të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Serbisë, një incident i rrezikshëm ndodhi në qytetin e Zyrihut në Zvicër.

Sipas mediave të huaja, një i ri shqiptar qëlloi në ajër me një pistoletë, përpara Kongresshaus-it dhe në mes të trafikut, ndërsa shoqëria e tij festonte me brohorima.

Ndeshja e mbrëmjes e të shtunës përfundoi në barazim 0:0, por emocionet në rrugët e Zyrihut nuk munguan. Mjetet me flamuj shqiptarë mbushën rrugët e qytetit, veçanërisht në zonën pranë General-Guisan-Quai dhe Bürkliplatz, ku u panë edhe flamuj të UÇK-së.

Në një video që po qarkullon në rrjetin social Snapchat, një i ri me qeleshe shqiptare shihet teksa qëllon në ajër plot nëntë herë me armë.

Policia e qytetit të Zyrihut konfirmoi incidentin, duke theksuar se ngjarja ndodhi pas ndeshjes pranë Bürkliplatz-it. “Hetimet janë në vazhdim, por deri tani nuk kemi raportime për persona të lënduar,” tha zëdhënësi i policisë, Michael Walker.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, një shqiptar në Zvicër shtiu nëntë herë me armë appeared first on Sinjali.

Mjekja shqiptare nga Grazi flet për ngjarjen tronditëse në Austri

10 June 2025 at 23:01

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Grac të Austrisë.

Sulmi tragjik ka tronditur opinionin publik në këtë vend të njohur për sigurinë dhe standardet e larta të kontrollit të armëve.

Rina Demjaha, mjeke specializante në Departamentin e Neurologjisë në Universitetin e Gracit, ka folur për “Info Plus” në RTK,  në lidhje me ngjarjen. Ajo ka konfirmuar se spitali publik i Gracit dhe i gjithë universiteti janë mobilizuar për të trajtuar të plagosurit dhe për të përballuar pasojat e sulmit.

“Sot është mobilizuar i gjithë universiteti dhe spitali publik i Gracit, ku kanë ardhur viktimat dhe të plagosurit nga vendi i ngjarjes. Austria deri më tani është njohur si një nga vendet më të sigurta, me një kontroll të lartë dhe vetëdijesim të lartë të popullsisë. Këto lloj sulmesh nuk janë pritur, ndaj edhe i gjithë populli është i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë”, është shprehur Demjaha.

Ajo tha se sipas informacioneve të deritanishme, autori i dyshuar i sulmit është një shtetas austriak, ish-nxënës i shkollës ku ndodhi tragjedia, por që nuk kishte diplomuar atje.

“Identiteti i tij është bërë publik, ndërkohë që identiteti i viktimave ende nuk është zbuluar, pasi autoritetet po vazhdojnë hetimet”, tha ajo.

Demjaha po ashtu tha se deri tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta dhe nuk ka ende një informacion konkret për shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mjekja shqiptare nga Grazi flet për ngjarjen tronditëse në Austri appeared first on Sinjali.

Raportohet se një grua shqiptare humbi jetën në rrethana tragjike në Gjermani

10 June 2025 at 22:51

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku po raportohet se një grua shqiptare është vrarë me armë zjarri më 5 qershor në qytetin Wadern, që ndodhet në shtetin Saarland.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet pranë një pylli, afër autostradës që lidh Hermeskeil dhe Nonnweiler, shkruan mediumi gjerman Bild.

Hetimet e autoriteteve gjermane sugjerojnë se vrasja mund të jetë kryer nga një shtetas gjerman, 34 vjeç, i cili pas ngjarjes ka qenë në arrati. Ai u arrestua nga Policia e Saarland-it mbrëmjen e së njëjtës ditë në lagjen Wadrill të Wadern.

Trupi i viktimës u gjet në mëngjesin e 5 qershorit, rreth orës 05:30. Deri tani, nuk janë publikuar informacione të detajuara lidhur me natyrën e plagëve apo shkakun e vdekjes.

Policia ka konfirmuar se viktima dhe i dyshuari ishin njohur me njëri-tjetrin. Gjatë arrestimit, autoritetet kanë gjetur armën e krimit te i dyshuari, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim. Hetimet janë në zhvillim dhe pritet të zbardhen motivet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raportohet se një grua shqiptare humbi jetën në rrethana tragjike në Gjermani appeared first on Sinjali.

Tragjedi në Austri: 35-vjeçari kosovar humb jetën në vendin e punës pas kontaktit me rrymën elektrike

5 June 2025 at 09:57

Një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën të enjten në vendin e tij të punës në Arbing, Austri, pasi ra në kontakt me një linjë të tensionit të lartë gjatë pastrimit të një fasade ndërtese, raportojnë mediat lokale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 13:00, ndërsa viktima, që jetonte në Linz, po punonte në fasadën anësore të një pallati. Kolegu i tij, një shtetas 34-vjeçar nga Iraku, dëgjoi britmën e kosovarit dhe ndërhyri menjëherë, por ishte tepër vonë.

“Me sa duket ai preku një linjë me tension të lartë gjatë punës. Ishte një moment i tmerrshëm”, deklaroi kolegu.

Ambulanca dhe shërbimet e urgjencës u njoftuan menjëherë, por mbërritën me vonesë. Ekipet mjekësore kryen reanimim (CPR), por pa sukses. Mjekët konstatuan se 35-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend.

Autoritetet austriake kanë nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht rrethanat e aksidentit tragjik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi në Austri: 35-vjeçari kosovar humb jetën në vendin e punës pas kontaktit me rrymën elektrike appeared first on Sinjali.

Lajmërim për bashkatdhetarët nga Ambasada e Kosovës në Austri

4 June 2025 at 08:50

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar bashkatdhetarët se nga tani e tutje të gjitha shërbimet konsullore do të ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht përmes platformës elektronike zyrtare E-Kosova

Në njoftimin e ambasadës theksohet se shërbime si lëshimi i pasaportave, letërnjoftimeve, certifikatave dhe dokumenteve të tjera do të realizohen vetëm për qytetarët që kanë rezervuar paraprakisht një takim online.

Caktimi i terminit bëhet përmes kësa mënyre:

Udhëzimet për caktimin e terminit janë si më poshtë:

Hyni në platformën eKosova

Zgjidhni opsionin Shërbimet Konsullore

Klikoni: Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës

Zgjidhni: Ambasada – Austria, Vjenë

Zgjidhni shërbimin e nevojshëm dhe përfundoni aplikimin

Qytetarët që kanë caktuar termin, duhet të paraqiten në adresën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lajmërim për bashkatdhetarët nga Ambasada e Kosovës në Austri appeared first on Sinjali.

E dhimbshme: Ky është i riu nga Malisheva që humbi jetën në aksidentin fatal në Itali

30 May 2025 at 16:09

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Itali, ku për pasojë kanë humbur jetën dy mërgimtarë shqiptarë.

Njëri prej viktimave është Driton Sadikaj nga Deçani, i cili, sipas raportimeve, ishte në rrugë për në vendin e punës në momentin kur ndodhi tragjedia.

Personi tjetër që humbi jetën në këtë aksident është Valdrin Xhyliqi nga Malisheva.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Ky është i riu nga Malisheva që humbi jetën në aksidentin fatal në Itali appeared first on Sinjali.

21-vjeçari kosovar vdes në një aksident në Austri

27 May 2025 at 17:01

Një aksident tragjik ka ndodhur pas përplasjes së dy veturave në rrugën L1436 në Perg të Austrisë ku la të vdekur 21 vjeçarin nga Kosova, transmeton albinfo.at.

Pas intervenimt të emergjencës austriake përmes helikopterit, thuhet se i riu kosovar ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin më të afërt.

Ndërkohë, 29 vjeçari tjetër i aksidentuar, ka marrë lëndime të lehta dhe është liruar nga spitali.

Policia austriake ende nuk ka dalë me një sqarim për shkakun e këtij aksidenti fatal dhe për mënyrën se si ndodhi. 

Për këtë rast ka shkruar edhe mediumi austriak “Heute.at

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 21-vjeçari kosovar vdes në një aksident në Austri appeared first on Sinjali.

Topalli denoncon votimet e Diasporës: Kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale

By: user 8
26 May 2025 at 20:49

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli në një postim në rrjetet sociale ka denoncuar atë që ajo e ka quajtur “epoka e mrekullive elektorale”, referuar votimeve për qarkun e Beratit.

“Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia”, shkruan Topalli teksa vijon duke thënë se diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat.

Berati

“Shkëlqimi i Beratit, Fierit etj .. është aq i fortë, sa të verbon… edhe fletën e votimit.

Pra, ndodh që emigrantët në Greqi duan më shumë qeverinë sesa vetë familjarët e tyre në Berat.

Zarfi nuk e gjeti emigrantin – zarfi e zgjodhi vetë votën. As Cambridge Analytica, as ndihmësit e Putinit, s’do guxonin të prodhonin 90% përqindje në ajër – me zarfa të “vetëvotuar. ”, thotë në mesazhin e saj në facebook, Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD për Diasporën.

 

 

The post Topalli denoncon votimet e Diasporës: Kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale appeared first on Lapsi.al.

Si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi – Detaje të reja nga aksidenti me fatalitet në Gjermani

25 May 2025 at 20:08

Mediat në Gjermani kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Koblenz, ku kanë mbetur të vdekur tre shtetas shqiptarë.

Sipas autoriteteve gjermane gjashtë pasagjerë të tjerë në automjetin që rezulton të jetë një minibus me nëntë vende, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalet lokale, ku po trajtohen me ndihmë mjekësore.

Një zëdhënës i zjarrfikësve tha për DPA-në se një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç humbën jetën në aksident. Gjashtë personat e tjerë ishin midis moshës 20 dhe 66 vjeç dhe nuk u plagosën rëndë.

Autoritetet kanë sqaruar më tej se grupi prej 9 personazh po kthehej nga një festë familjare në shtetin e Hessen kur ndodhi aksidenti në orët e para të mëngjesit.

Nuk ka indikacione se shoferi 22-vjeçar ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës”, tha policia, duke i kërkuar publikut të mos përfshihej në spekulime. “Është një aksident shumë, shumë i tmerrshëm”, shtoi një zëdhënës i policisë së Koblenzit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi – Detaje të reja nga aksidenti me fatalitet në Gjermani appeared first on Sinjali.

Aksidenti me fatalitet në Gjermani, reagon ambasada shqiptare pas humbjes së tre shqiptarëve

25 May 2025 at 19:44

Tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Koblenz të Gjermanisë, ndërsa katër të tjerë janë lënduar.

Lajmi u konfirmua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila njoftoi se Ambasada e Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih janë vënë menjëherë në kontakt me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet.

Në reagimin zyrtar thuhet se hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim, ndërsa shprehen ngushëllimet për familjet e viktimave dhe urime për shërim të shpejtë për të lënduarit.

Ministria nënvizon se po ofron të gjithë mbështetjen e nevojshme për qytetarët shqiptarë të përfshirë në këtë ngjarje tragjike.

“Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”, thuhet tutje në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti me fatalitet në Gjermani, reagon ambasada shqiptare pas humbjes së tre shqiptarëve appeared first on Sinjali.

Aksident tragjik në Gjermani: Humbin jetën tre shtetas shqiptarë, katër të tjerë të plagosur

25 May 2025 at 19:37

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë qytetit Koblenz në Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë dhe katër të tjerë janë plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila bën të ditur se të plagosurit po marrin trajtim në spitalet lokale. Ndërkohë, Ambasada e Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe po ndjekin nga afër zhvillimet.

Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në proces. Ministria ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit. Strukturat konsullore shqiptare në Gjermani janë angazhuar për të ofruar mbështetje për të prekurit dhe për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin: +49 1523 79 13 997.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Gjermani: Humbin jetën tre shtetas shqiptarë, katër të tjerë të plagosur appeared first on Sinjali.

Shqiptari humb jetën në Itali, shtypet nga kamioni në kantier ndërtimi

20 May 2025 at 11:12

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një punëtori shqiptar, në komunën Vernio pranë Pratos në Itali.

Thuhet se ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 11:00 në zonën via del Bisenzio, në fshatin Mercatale.

Viktima është një 56-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i cili po punonte në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga një kamion i ndalur në një shpat. Për shkak të humbjes së tërheqjes në asfalt, mjeti është lëvizur papritur duke e shtypur punëtorin dhe më pas ka përfunduar në një kanal anës rrugës.

Sipas autoriteteve italiane, punëtori ishte i punësuar nga një kompani që kryente aktivitete për llogari të Hekurudhave Shtetërore. Ambulanca e emergjencës 118 mbërriti menjëherë në vendngjarje, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar, duke konstatuar vdekjen e tij të menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes ndërhynë gjithashtu zjarrfikësit, karabinierët, policia bashkiake dhe inspektorët e Departamentit të Parandalimit të ASL Centro, të cilët po hetojnë mbi rrethanat e aksidentit dhe masat e sigurisë në kantier.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqiptari humb jetën në Itali, shtypet nga kamioni në kantier ndërtimi appeared first on Sinjali.

Shqiptari kërkoi azil në Britani si homoseksual, por zbuluohet se ishte i martuar me grua

19 May 2025 at 15:36

Esmir Demaj, një shtetas shqiptar, ka dështuar në përpjekjen për të marrë leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar me pretendimin se ishte homoseksual, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportimit të Daily Mail, kërkesa e tij u refuzua nga gjykata pasi u zbulua se ai ishte i martuar me një grua në kohën kur kishte aplikuar për azil.

Gjyqtari i çështjes deklaroi se Demaj kishte zgjedhur qëllimisht të mos e zbulonte faktin që ishte në një lidhje me një grua dhe ishte pajtuar me babanë e tij, sepse mendonte se kjo do të ndikonte negativisht në rastin e tij për të qëndruar në Britani.

Gjykata theksoi se ai kishte qenë i martuar gjatë gjithë kohës sa pretendonte se ishte përballur me persekutim për shkak të orientimit seksual – një bazë që njihet si e ligjshme për kërkesat për azil sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqiptari kërkoi azil në Britani si homoseksual, por zbuluohet se ishte i martuar me grua appeared first on Sinjali.

“353 zarfe kanë ardhur nga një postë tjetër/ Celibashi tregon problemet e diasporës:Ja sa zgjedhës kanë qenë nga jashtë

19 May 2025 at 13:35

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar procesin e administrimit të votave të mbërritura nga jashtë vendit përmes postës, duke theksuar problematikat në lidhje me përmbajtjen e zarfeve dhe vlefshmërinë e votave.

Sipas Celibashit, jo të gjitha zarfet e ardhura nga shërbimet postare, si DHL apo operatorë të tjerë, kanë pasur të gjithë elementët e nevojshëm për vlefshmërinë e votës.

Ai bëri të ditur se numri total i fletëve të votimit të vlerësuara nga KQZ është 201,795, nga të cilat 199,824 janë shpallur të vlefshme, ndërsa vetëm 1,971 janë konsideruar të vlefshme.

Një tjetër çështje e theksuar ishte mënyra e mbërritjes së zarfeve. “Janë 107 zarfe nga 353 që KQZ i ka marrë në shqyrtim dhe i ka vlerësuar. Të 353 zarfet e mbërritur janë zarfe të DHL, por nuk kanë ardhur përmes rrugës normale, por kanë ardhur përmes një shërbimi postar tjetër, përfshirë edhe postën shqiptare”, tha Celibashi.

Celibashi: Sic e dimë, jo çdo zarf i mbërritur nga shërbimi postar qoftë i DHL, apo tjetër ka patur në 100% të rasteve zarfin B, po kështu edhe zarfet B jo 100% të rasteve kanë pasur brenda zarfin A, po kështu jo 100% e zarfeve A e kanë pasur brenda fletën e votimit. Ajo që ka rëndësi është sa fletë votimi kanë mbërritur dhe sa fletë janë shqyrtuar nga KQZ. Janë 201 795 numri i fletëve të votimit të vlerësuara. Prej të cilave 199 824 janë fletë votimi të vlefshme. 1971 janë fletë votimi të pavlefshme. Janë 201 795 nga jashtë.

Janë 107 zarfe nga 353 që KQZ i ka marrë në shqyrtim dhe i ka vlerësuar. Të 353 zarfet e mbërritur janë zarfe të DHL, por nuk kanë ardhur përmes rrugës normale, por kanë ardhur përmes një shërbimi postar tjetër, përfshirë edhe postën shqiptare.

6 zgjedhës e kanë dorëzuar personalisht. Kurse 347 kanë ardhur me postë tjetër. Ne i kemi ofruar zgjedhësit që dërgimi i zarfit të bëhet përmes një operatorit të përzgjedhur nga ne që nuk kishte kosto.

The post “353 zarfe kanë ardhur nga një postë tjetër/ Celibashi tregon problemet e diasporës:Ja sa zgjedhës kanë qenë nga jashtë appeared first on Sot News | Lajme.

Vota e diasporës/ Gjekmarkaj: Dyshime se fletët janë plotësuar prej 2 ose 3 personave

17 May 2025 at 14:13

Agron Gjekmarkaj është i pranishëm në Parkun Olimpik ku po vëzhgon procesin e numërimit të votave të diasporës të ardhura nga Greqia. Në një prononcim Gjekmarkaj hodhi akuza për manipulimin e votave, ku tha se kanë qenë 2 ose 3 persona që kanë “votuar” në vend të qytetarëve. Shifrat e dala deri tani sipas tij, me një trend rreth 80% e votave të PS dhe 20% për PD, janë shifra që i takojnë kohës së diktaturës komuniste.

“Dua të theksoj që PD e ka fituar mandatin e 4 në qarkun e Lezhës, me betejë me fushatë, tashmë jemi në një farsë e terren absurd që nuk hyjnë më në punë numrat. 90 për qind e një kutie psh është për PS, shifra monizmi.
I bie që në Greqi të mos ketë të djathtë.
Kemi dyshime të forta që në këto kuti edhe duke parë nga afër që janë 2 ose 3 duar që kanë vënë të njejtin kryq. Natyrisht që duhet një ekspertizë, SPAK duhet ta marrë në konsideratë sepse është një nga njollat më të mëdha që i vihet popullit shqiptar vota e diasporës”, tha ai.

Ai u prononcua edhe në lidhje me incidentëet e ndodhur në protestën e djeshme mes disa prej kolegëve të tij dhe punonjësve të mediave.

“Asnjë nga kolegët e mi nuk është amrik i mediave apo gazetarëve. Nëse vjen një situatë e tillë vjen nga lodhja, pa justifikuar askënd. PD solli lirinë e shtypit dhe medias, nuk është në natyrën tonë të sulmojmë mediat.

The post Vota e diasporës/ Gjekmarkaj: Dyshime se fletët janë plotësuar prej 2 ose 3 personave appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌