Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

RTSH në krizë/ Eni Vasili kërkesë “Financave”: Duam fonde, konstatova mln euro abuzime, do bëj auditim

3 August 2025 at 17:18

Radio Televizioni Shqiptar është zyrtarisht në krizë. Ky konstatim është bërë nga drejtoresha e sapoemëruar Eni Vasili, që në muajt e parë të punës. Pavarësisht mungesës së transparencës me publikun, në komunikimin e brendshëm zyrtar, drejtoresha e ka pranuar se situata financiare që ka gjetur rrezikon aftësinë e institucionit për të paguar detyrimet ndaj punonjësve […]

The post RTSH në krizë/ Eni Vasili kërkesë “Financave”: Duam fonde, konstatova mln euro abuzime, do bëj auditim appeared first on BoldNews.al.

Forcimi i partneritetit me shoqërinë civile, bashkia e Lezhës përfiton fonde nga BE

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Bashkia e Lezhës është shpallur fituese në thirrjen e programit “ReLOaD3”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Ky program synon të forcojë demokracinë vendore përmes bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet pushtetit vendor dhe shoqërisë civile, duke rritur njëkohësisht pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

“Lezha, si një nga bashkitë që ka qenë pjesë edhe në fazat e mëparshme të ReLOaD, konfirmon sërish përkushtimin ndaj qeverisjes së mirë, transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm përmes përfshirjes qytetare”, thuhet në njoftimin për shtyp të bashkisë Lezhë.

Bashkia e Lezhës do të përfitojë mbështetje financiare, ndërtim kapacitetesh dhe asistencë teknike për të forcuar partneritetet me organizatat e shoqërisë civile, duke përdorur metodologjinë LOD – një model i suksesshëm për financim publik të përgjegjshëm dhe gjithëpërfshirës.

“Lezha vazhdon të jetë shembull i angazhimit për zhvillim lokal me pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe organizatave lokale”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

/m.m/r.e/

The post Forcimi i partneritetit me shoqërinë civile, bashkia e Lezhës përfiton fonde nga BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE, 15 milionë euro për ushtrinë shqiptare/ Këshilli Europian miraton paketën e dytë të mbështetjes

By: xhir jeta
28 July 2025 at 13:13

Këshilli Europian miratoi këtë të hënë paketën e dytë të ndihmës dypalëshe për Shqipërinë në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes.

Vendimi i marrë nga Bashkimi Europian parashikon një mbështetje financiare prej 15 milionë eurosh për të fuqizuar kapacitetet e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, qëllimi i kësaj ndihme është të përmirësojë efektivitetin operacional të ushtrisë shqiptare, me theks të veçantë në fushat e lëvizshmërisë, mbrojtjes, logjistikës dhe ndërveprimit me partnerët ndërkombëtarë.

Kjo mbështetje përfshin pajisje taktike, mjete transporti, sisteme mbrojtëse dhe pajisje të komunikimit që do të rrisin aftësinë e Shqipërisë për të marrë pjesë në operacionet e përbashkëta të sigurisë dhe mbrojtjes të Bashkimit Evropian, por edhe në misionet e NATO-s dhe koalicioneve ndërkombëtare.

Paketa e dytë vjen si vazhdimësi e ndihmës së parë të miratuar nga BE në korrik të vitit 2024 dhe është pjesë e një strategjie afatgjatë të Brukselit për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendeve partnere në Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se e Konsideron vendin tone partnerin kyç sa I përket stabilitetit rajonal. Brukseli zyrtar ka vlerësuat vazhdimisht kontributin e çmuar të Shqipërisë në misionet paqeruajtëse ndaj për Uninonin 27 anëtarësh, mbështetja për modernizimin e ushtrisë shqiptare shihet si një investim në sigurinë e përbashkët europiane.

Zyrtarët evropianë kanë deklaruar se bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e sigurisë do të thellohet edhe më tej në vitet në vijim, si pjesë e procesit të integrimit dhe angazhimit të vendit në arkitekturën e mbrojtjes kolektive të kontinentit./abcnews.al

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të qenieve njerëzore

22 July 2025 at 16:27

Duke filluar nga e mërkura më 23 korrik, çdokush që do të rezultojë i përfshirë në ndihmën për kontrabandimin e njerëzve drejt Mbretërisë së Bashkuar, mund të përballet me sanksione. Ky regjim i ri ndaj fenomenit të kontrabandimit të qenieve njerëzore, ka si objektiv të ardhurat dhe materialet që mundësojnë migrimin e parregullt. Individët e […]

The post Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të qenieve njerëzore appeared first on Reporter.al.

SHBA – Senati miraton nëntë miliardë dollarë shkurtime në fondet e ndihmës së huaj dhe transmetimit publik

17 July 2025 at 16:30

UASHINGTON, 17 korrik /ATSH/ – Senati amerikan ka miratuar një projektligj që synon të shkurtojë nëntë miliardë dollarë nga fondet e miratuara më parë për shpenzime nga Kongresi, duke përfshirë shkurtimet në transmetimin publik dhe ndihmën e huaj, sipas BBC.

Votimi u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas debatesh të shumta, që zgjatën gjatë.

Projektligji, një paketë e ashtuquajtur anulimesh që i lejon Kongresit të tërheqë fondet e miratuara, është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të ulur shpenzimet federale nga presidenti Donald Trump.

Tani, projketligji kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve, dhoma e ulët e Kongresit që më parë kishte miratuar një version të projektligjit me 9,4 miliardë dollarë shkurtime të propozuara.

“Është një hap i vogël, por i rëndësishëm drejt shëndoshjes fiskale, për të cilin të gjithë duhet të jemi në gjendje të biem dakord se është vonuar shumë”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, para votimit përfundimtar.

Senatorët më parë nuk ishin dakord për një propozim në versionin e Dhomës së Përfaqësuesve të projektligjit që do të përfshinte shkurtime prej afërsisht 400 milionë dollarësh për ”Pepfar”, programin HIV/AIDS të mbështetur nga SHBA-ja.

Republikanët arritën të siguronin shumicën, pasi një amendamenti për të mbajtur fondet në buxhet./   /Ad.Ab./

The post SHBA – Senati miraton nëntë miliardë dollarë shkurtime në fondet e ndihmës së huaj dhe transmetimit publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kampion edhe në financa/ Chelsea, përfitime rekord pas triumfit në Botërorin e Klubeve

By: xhir jeta
15 July 2025 at 12:40

Ka marrë edhe më shumë para, por jo vetëm për një muaj.

Çelsi është një skuadër angleze, në një Premier Ligë ku kampionia fiton plot 175 milionë paundë në sezon, por gjithsesi, paratë që u futën në xhep në Kupën e Botës për Klubet nuk janë aspak për t’u hedhur poshtë.

Përkundrazi.

Blutë e Londrës, që fituan për herë të parë këtë trofe pas finales ndaj Paris SG në stadiumin “Metlajf” të Nju Xhersit, arkëtuan një shifër prej afërsisht 100 milionë eurosh.

BBC britanike e jep përfitimin në 84 milionë paundë, apo rreth 114 milionë USD, ndërsa televizioni amerikan CBS, shkruan se përfitimet ishin 103.5 milionë euro apo 121 milionë USD.

Në çdo rast janë shumë, aq më tepër për vetëm një muaj punë.

Për më tepër, sipas televizionit të mësipërm amerikan, Çelsi ka fituar në total nga aventura amerikane plot 154 milionë USD, duke përfshirë edhe të ardhura që nuk lidhen vetëm me pjesëmarrjen.

Të mos harrojmë se Blutë e Londrës morën 164 milionë paundë për vendin e katërt në Premier Ligë, që do të thotë 220 milionë USD.

Trajneri Enzo Mareska pritet të bëjë blerje të fuqishme, që skuadra e tij të pretendojë tituj të mëdhenj edicionin e ardhshëm, pse jo kampionatin anglez dhe Championsin.

Përse të mos I synojë një ekip që mundi Paris SG 3-0 në finalen e Botërorit të Klubeve duke merituar gjithçka?

Rama: Diaspora, pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi sot në Durrës me krerët e bashkive, theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të pushtetit vendor për hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, të cilat mundësojnë edhe fonde nga Bashkimi Evropianë

“Duhet të krijojmë një krah të jashtëm jashtë Shqipërisë, duke përfshirë shqiptarët e diasporës, të cilët janë të ditur dhe të gatshëm për të punuar me bashkitë si shkrues projektesh dhe si bashkëpunëtorë me bërthamën dhe kabinetin e bashkisë,” tha Rama.

Ai theksoi se, bazuar në aplikimet dhe përzgjedhjet, do të duhet të caktohet një fond për të paguar këta bashkëpunëtorë të jashtëm me një shumë të arsyeshme. Sipas Ramës, kjo do të ndihmonte bashkitë që nuk kanë kapacitete të mjaftueshme brenda territorit të tyre për të hartuar projekte konkurruese.

“Bashkia e Fushë-Arrëzit, ndoshta, nuk e ka këtë kapacitet brenda territorit të saj, por e ka nëse shkon jashtë territorit dhe kërkon ndihmën e njerëzve të vet që janë në diasporë,” shtoi ai.

Rama propozoi gjithashtu që të kërkohet bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së për të atashuar ekspertë pranë bashkive, duke theksuar se mungesa e kapaciteteve për hartimin e projekteve është një boshllëk që pengon përfitimin e fondeve të BE-së.

“Vendosim një fond më shumë për projekte dhe vetëm 6 bashki e aksesojnë, sepse vetëm ato kërkojnë. Nga njëra anë nuk ke kapacitet të shkruash projekte, nga ana tjetër nuk kërkon, dhe pastaj pret nga BE-ja fonde, që është pa sens” tha Rama, duke nënvizuar se përmes këtyre dy rrugëve të reja synohet të plotësohet nevoja për kapacitete në këtë fazë të zhvillimit vendor.

Sipas tij, ky angazhim do të forcojë dhe eficiencën e bërthamave të bashkive në hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore.

Rama më tej vlerësoi Bashkinë e Lezhës të drejtuar nga Pjerin Ndreu si shembull pozitivë dhe që duhet ndjekur nga drejtuesit  e tjerë lokal.

/a.f/

The post Rama: Diaspora, pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton fondet e reja të BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot fondet e reja të Bashkimit Evropian në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u miratua marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).

“Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, në lidhje me planin vjetor të veprimit në favor të Shqipërisë për vitin 2024, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Instrumenti i Asistencës së Paraaderimit (IPA) është instrument i financuar nga BE për Vendet e Ballkanit Perëndimor. IPA synon të mbështesë vendet kandidate dhe kandidatët potencialë në implementimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike të nevojshme për të sjellë vendet më pranë BE-së.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Qeveria miraton fondet e reja të BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandali me fondet e BE-së për fermerët, dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe 3 zëvendësministra

By: Elva
27 June 2025 at 15:54

Ministri grek i Emigracionit, Makis Voridis, ka dhënë dorëheqjen të premten pasdite, së bashku me tre zëvendësministra, në mes të një skandali të rëndë për keqmenaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë. Dorëheqjet vijnë pas hetimeve që zbuluan shpërndarjen e paligjshme të subvencioneve europiane për fermerët grekë gjatë gjashtë viteve të fundit. Komisioni Europian […]

The post Skandali me fondet e BE-së për fermerët, dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe 3 zëvendësministra appeared first on BoldNews.al.

Rrjet sistematik korrupsioni/ Fondet e Bashkisë së Përmetit, mekanizëm për pastrim parash?

26 June 2025 at 21:19

Ky investigim zbulon një rrjet sistematik korrupsioni në Bashkinë e Përmetit, ku tendera publike për ushqime, ndërtim dhe mjedis përdoren si mekanizëm për pastrim parash, përfitime private dhe impakt negativ në shëndetin dhe ambientin publik. Nga blerjet absurde gjatë pandemisë 2020 për kopshte e konvikte, te tenderi i pazakontë për shkollën “Sami Frashëri” – ku të gjithë konkuruan përveç fituesit të paracaktuar – skandali sjell në pah abuzimet me ligjet e prokurimit dhe favoritizimet.

Emërimet e pa konkurruara në administratën lokale, si dhe implikimet e familjeve të zyrtarëve në kompanitë fituese, dëshmojnë për klientelizëm dhe kapje të shtetit në nivel vendor. Zjarri në landfillin e Piskovës dhe mungesa e dokumentacionit për ndërtim janë përshkrime tragjike të një paaftësie institucionale që shpie në degradim ambiental.

Kjo ngrehinë që shihni ndodhet në Përmet. Është ndërtuar dikur për akomodimin e konviktorëve por sot nuk dihet statusi duke e humbur dhe kthyer në një qendër që vetëm gjeneron korrupsion. Emërtimi në shkresat e e bashkisë Përmet duket se i kanë humbur identitetin.

Bazuar në investigimin e bërë nga “Vetting” para pak ditësh u konstatua që në konvikt nuk kishte konviktorë por për të justifikuar shpenzimet e qindra milionave lekeve nga ana a e bashkisë u shpreh se nuk është konvikt më por qendër për të moshuarit.

Kjo provuar te paktën sipas deklarimeve të bëra nga ana e Bashkisë Përmet, me datë12.05.2025 e cila shprehet se: “Nuk ka filluar ende implementimi i projektit jemi ende në fazë përgatitore”.

Ekspertja Romina Radoshiç shprehet për Vetting: “Le të themi që qeveria e sheh si pjesë integrale dhe qëndër për të moshuar dhe konvikt në rradhë të parë nuk ka sens logjik së dyti duhet të ishte që në që në fillim prat ë përcaktohej në cfarë vendi apo sa metër katror është secila për të moshuar dhe për të rinjtë është qëndër për të moshuar apo konvikt. Pra duhet të jetë e e përcaktuar me letra dhe derisa nuk ëhstë e epërcaktuar me letra cdo gjë duhet të jetë në rrugë formale jemi institucion”.

Gazetarët e emisionit “Vetting” nga verifikimet në terren zbuluan se të moshuarit nuk kishin dijeni që konvikti ishte kthyer në një qendër ku u jepnin ushqim të moshuarve në nevojë dhe asnjë prej tyre nuk frekuentonte ambientet e konviktit.

Ekipi i “Vetting” udhëtoi përsëri drejt Përmetit dhe foli drejtpërdrejt me pensionistët të cilët, sipas pretendimeve të bashkisë, duhet të ishin duke përfituar vakte ushqimore falas.

Përgjigjja e tyre ishte e prerë:

Ku kanë përfunduar fondet publike?

Ky është thelbi i pyetjes që ngrihet. Kush i ka përfituar këto tendera? Kush i ka konsumuar këto ushqime?

Tenderi për materiale kuzhine për konviktin dhe çerdhen e Bashkisë Përmet. Në këtë strukturë punonjësit e bashkisë janë duke u paguar ndërkohë shpenzimet kanë zero ekonomicitet.

Sekonomistja sqaron se:Për sa kjo bashki nuk ka një dokumentacion që ta vertetoj atëher kjo gjë vihet në dyshim duhet të ketë hetim.

Agron Haxhimali kryetari i Shoqatës së Bashkive shprehet për “Vetting”: “Raporti duhet të ndryshojë, qytetarët paguajnë për të marrë shërbime jo për shpërdorim”.

Tenderi i hapur në datën 05.08.2024 me REF-15301-08-05-2024 është shpallur fitues firma 5 XH GROUP.

Tenderi u hap me fond limit 183 143,00 lekë. Ndërsa më tej një tjetër tender është hapur për BLERJE USHQIME PËR KOPSHTIN ME DREKË, ÇERDHEN DHE KONVIKTIN NË BASHKINË PËRMET PËR VITIN 2024

Skandali i Tenderëve në Bashkinë e Përmetit
Më 16 janar 2024, Bashkia e Përmetit shpalli një tender publik me numër reference REF-93355-01-18-2024 për blerjen e ushqimeve për kopshtin me drekë, çerdhen dhe konviktin e shkollës së mesme për vitin 2024. Ky tender kishte një vlerë të konsiderueshme prej 39 milion lekësh.

Sipas dokumenteve, marrëveshja parashikon blerjen e:4150 litra qumësht, 1698 litra kos, 12,718 kokrra vezë, 40.5 litra vaj luledielli, 600 kg mish viçi, 127 kuintalë miell gruri, 1349 kg patate, 812 kg karrota, 893 kg portokalle

Por çfarë bie në sy?

Në faqen zyrtare të Bashkisë Përmet rezulton se vetëm çerdhja e qytetit, me 32 fëmijë, merr furnizim të plotë ushqimor. Kjo çerdhe, ka një tarifë ditore prej 230 lekësh për fëmijë, gati dy herë më e lartë se çerdhet e tjera publike. Ndërkohë, 10 kopshtet e tjera, përfshirë “Kopshtin nr.1” dhe “Kopshtin Pacomit”, janë plotësisht pa furnizim ushqimor.

Edhe konvikti i shkollës së mesme, me një numër më të vogël nxënësish sesa çerdhja, ngre dyshime të arsyeshme mbi përdorimin e këtyre fondeve. Si shpjegohet që për këtë strukturë me aktivitet minimal figurojnë 7 punonjës?

“Ajo duhet të marrë përgjegjësi që e ka planifikuar, bashkitë duhet të planifikojnë në mënyrë strategjike t’i po më bën investim 300 mijë euro, por student ke vetëm 1”, shprehet Agron Haxhimali, kryetari i shoqatës së bashkive.

Fituesi i tenderit dhe fijet me botën e krimit
Tenderin e ka fituar kompania GERTI 1987, me administrator dhe aksioner Elgert Laska. Kjo kompani, e themeluar fillimisht për import-eksport të pjesëve të këmbimit për automjete të tonazhit të rëndë, me kalimin e kohës ka shtuar aktivitetin edhe në: tregtim ushqimesh, bulmeti, fruta-perimesh, shërbime katering, bar-restorant, shitje karburantesh, pajisjesh hidrosanitare, madje edhe tregtim të plehrave kimike e cigareve

Ky zhvillim i pazakontë ngre pikëpyetje mbi kapacitetin real të kompanisë për të ofruar shërbim cilësor në ushqimin e fëmijëve.

Për më tepër, Elgert Laska ka lidhje biznesi me Olta Sharrën, bashkëshorten e Gentian Sharrës, një nga figurat kyçe të bandës së Talo Çelës. SPAK e ka identifikuar Sharrën si të dënuar për trafik droge dhe autor i disa grabitjeve të rënda, përfshirë edhe grabitjen e famshme të Rinasit.

Ekzistojnë dyshime se paratë e grabitura në Rinas janë përzier me fonde publike përmes tenderave të fituar nga kompanitë ku Olta Sharra figuron si pronare ose bashkëpronare. Kështu, përmes kompanisë GERTI 1987 dhe të tjerave si MPED-XH GROUP, janë përfituar miliona euro nga fonde publike, duke shërbyer njëkohësisht si mjet për pastrim parash.

Vetëm nga tenderat në bashkitë Elbasan, Librazhd dhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Olta Sharra ka përfituar mbi 14 milionë USD. Ndërkohë, rreth 5 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga drejtësia shqiptare në vitin 2022.

Janë një sër pyetjesh që kërkojnë përgjigje: Pse fondet publike për ushqimin e fëmijëve administrohen me kaq mungesë transparence? Pse vetëm një çerdhe përfiton ndërkohë që të tjerat janë të lëna pas dore? Si shpjegohet përfshirja e një kompanie me lidhje të dyshimta në një tender për ushqimin e fëmijëve?

Ekspertja e ekonomisë shprehet se: “Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi duke përfunduar tek individët që kanë firmosur. Duhet të hetohen këto fonde që janë në shpërdorim. Kush do të mbajë përgjegjësi?”.

The post Rrjet sistematik korrupsioni/ Fondet e Bashkisë së Përmetit, mekanizëm për pastrim parash? appeared first on Sot News | Lajme.

Prezantohet Udhëzuesi i Programeve Financiare të Bashkimit Evropian

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me mbështetjen e projektit SANECA II të zbatuar nga GIZ, organizoi një ditë informuese teknike për të prezantuar Udhëzuesin e Programeve Financiare të Bashkimit Evropian, një instrument praktik dhe gjithëpërfshirës për rritjen e aksesit në financimet evropiane.

Ky udhëzues synon të ndihmojë bizneset, shoqatat, organizatat, akademinë dhe institucionet publike shqiptare të përgatiten për të përfituar nga mundësitë që ofrojnë programet evropiane, veçanërisht në drejtim të: Rritjes së konkurrueshmërisë së bizneseve në tregjet evropiane; Bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përshpejtimit të integrimit në BE dhe mundësive të përfitimit nga skemat e granteve për të lehtësuar aksesin në financë të bizneseve.

Takimi u fokusua veçanërisht në programin Single Market Programme (SMP), ku MEKI është anëtare deri në vitin 2027, duke informuar për mundësitë e aplikimit dhe përfitimit të drejtpërdrejtë për aktorët e interesuar të sektorit privat.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur politikat mbështetëse për biznesin dhe për të fuqizuar sektorin privat, si motor kyç i zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian.

Udhëzuesin e Programeve Financiare të Bashkimit Evropian është publikuar në faqen zyrtare të MEKI-t në linkun: https://meki.gov.al/newsroom/41706-2/

1 nga 4

/e.xh//r.e//a.f/

The post Prezantohet Udhëzuesi i Programeve Financiare të Bashkimit Evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fonde nga burime të treta”/ Reagon ashpër deputeti: Para të padeklaruara në fushatë

23 June 2025 at 15:30

“Edhe në këtë fushatë që shkoi kemi patur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë patur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim, duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë, duhet të marrë fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë vote”.

Financimi i Partive Politike dominoi mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Deputeti socialist Erion Brace tha se përgjatë fushatës elektorale të 11 majit subjekte politike kanë përdorur para nga burime te treta, të cilat nuk janë të deklaruara. Ndaj thote, se ka ardhur koha për ndryshime ligjore.

Gjatë prezantimit të Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, Brace vuri theksin tek forcimi I kapaciteteve për të parandaluar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në demokracinë.

“Strategjia synon të forcojë mbroj nga forma të reja të ndikim të huaj, që rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës. Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Pozicioni ynë gjeopolitik na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride”.

Miratimi i Strategjisë Kombëtare kunder Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit do të mundësoje edhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare, ekonominë dhe infrastrukturës kritike të Shqipërisë.

The post “Fonde nga burime të treta”/ Reagon ashpër deputeti: Para të padeklaruara në fushatë appeared first on Sot News | Lajme.

Qeveria shqiptare dha 10 mln euro/ Mira Murati siguron fonde prej 2 mld eurosh për start-up-in e saj të ri në ‘IA’

23 June 2025 at 12:00

Shqiptarja Mira Murati, ish-drejtuese në OpenAI, ka tërhequr vëmendjen e botës së teknologjisë pas suksesit të start-up-it të saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale, i cili, vetëm gjashtë muaj pas krijimit, ka siguruar një nga invenstimet fillestare më të mëdha në historinë e Silicon Valley – 2 miliardë dollarë, duke e çuar vlerësimin e kompanisë në 10 miliardë.

Ish-drejtuesja e teknologjisë në OpenAI, Mira Murati, ka siguruar 2 miliardë dollarë për start-up-in e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale, përmes një marrëveshjeje që e vlerëson kompaninë e krijuar vetëm gjashtë muaj më parë dhe të mbajtur larg syrit të publikut, në 10 miliardë dollarë. Marrëveshja, e mbyllur së fundmi sipas disa personave të njohur me transaksionin, përfaqëson një nga raundet më të mëdha të financimit fillestar (“seed”) në historinë e Silicon Valley.

Thinking Machines, me bazë në San Francisko, nuk ka zbuluar ende se çfarë po zhvillon, duke u mbështetur në emrin dhe reputacionin e Muratit për të tërhequr investitorët, sipas burimeve të afërta me fushatën e financimit. Ky financim tregon interesin e jashtëzakonshëm të investitorëve për inteligjencën artificiale dhe besimin e tyre në vizionin e themeluesve me profil të lartë, që konkurrojnë me kompani si OpenAI dhe Anthropic, si dhe me gjigantët e teknologjisë si Google dhe Meta.

Murati, 36 vjeç, u largua nga OpenAI në shtator, pasi kishte drejtuar zhvillimin e produkteve si ChatGPT, gjeneratori i imazheve Dall-E dhe modalitetit zanor. Më parë, ajo ka qenë menaxhere e lartë produkti në Tesla, ku ka punuar për Model X. Sipas disa burimeve, ajo ishte një ndër drejtueset që kishte ngritur shqetësime për lidershipin e Sam Altman-it para përpjekjes së dështuar të bordit për ta shkarkuar atë në nëntor 2023. Për një kohë të shkurtër, Murati u emërua drejtore e përkohshme ekzekutive, përpara se Altman të rikthehej shpejt në detyrë.

Thinking Machines ka rekrutuar gjithashtu disa ish-punonjës të OpenAI, përfshirë bashkëthemeluesin John Schulman, ish-drejtuesin e projekteve speciale Jonathan Lachman, dhe ish-nënkryetarët Barret Zoph dhe Lilian Weng.

“Ka një grup shumë të kufizuar themeluesish dhe njerëz jashtëzakonisht të zgjuar,” tha një investitor. “Ekipi që Murati ka mbledhur është jashtëzakonisht bindës.”

Megjithatë, informacioni për atë çfarë po zhvillon kompania mbetet minimal. Në shkurt, ajo deklaroi se synon të bëjë “sistemet e inteligjencës artificiale më të kuptueshme, të personalizueshme dhe në përgjithësi më të afta”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Për shkak të natyrës shumë të fshehtë të projektit, disa fonde që Murati i kishte kontaktuar nuk pranuan të investojnë. Njëri prej tyre tha se prezantimi i Muratit nuk përmbante asnjë informacion konkret mbi një produkt ose plan financiar. Një tjetër person tha se Thinking Machines po punon në zhvillimin e “inteligjencës së përgjithshme artificiale”, një koncept hipotetik në të cilin kompjuterët arrijnë nivele inteligjence të barabarta ose më të larta se ato njerëzore. Megjithatë, sipas tij, aktualisht grupi është ende në fazën e ndërtimit të strategjisë.

Pas këtij raundi financimi, Murati do të ketë të drejtën e votës në bord, që i jep epërsi absolute ndaj të gjithë anëtarëve të tjerë, duke i garantuar asaj fjalën e fundit për çdo vendim të rëndësishëm në kompani, sipas personave të njohur me marrëveshjen. Struktura e votimit është raportuar për herë të parë nga The Information. Mungesa e një produkti konkret nuk ka penguar gjithashtu investitorët të mbështesin edhe bashkëthemeluesin tjetër të OpenAI, Ilya Sutskever, i cili në prill grumbulloi 2 miliardë dollarë për start-up-in e tij “Safe Superintelligence”, me një vlerësim 32 miliardë dollarë.

Qeveria shqiptare kontribuoi me 10 mln euro

Qeveria shqiptare ka hynë me një kontrobust modest në start-up e sipërmarres me origjinë shqiptare, Mira Murati. Në fillim të muajit qershor, qeveria ndryshoi buxhetin 2025, për të mundësuar alokimin e një fondi prej 1 miliard lekësh (10 mln euro) pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Fondi i është akorduar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare, për financimin e pjesëmarrjes së qeverisë shqiptare në startup-in “Machine Thinking Lab”.

Gjatë fjalës së tij në në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, ku po prezantohej ndryshimi Ministri i financave, Petrit Malaj theksoi se një investim i tillë duhet parë edhe nga pikëpamja e përfitimeve më afatgjata, qofshin ato ekonomike, por edhe të një historie suksesi që vjen nga një sipërmarrëse shqiptare me kontribut të rëndësishëm botëror në fushën e inteligjencës artificiale. Ai tha se përfshirja e qeverisë shqiptare në këtë fazë të hershme ofron potencial të konsiderueshëm fitimi, veçanërisht nëse Thinking Machines Lab realizon një dalje të suksesshme në bursat ndërkombëtare (IPO apo blerje)./ Monitor

The post Qeveria shqiptare dha 10 mln euro/ Mira Murati siguron fonde prej 2 mld eurosh për start-up-in e saj të ri në ‘IA’ appeared first on Sot News | Lajme.

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë! Çfarë shkruhet në letrën urgjente: Nuk meriton asnjë euro…

22 May 2025 at 08:58

Në një letër urgjente, të nënshkruar bashkërisht nga përfaqësues të disa grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian, të vënë në dispozicion të ARD-Studio në Bruksel, europarlamentarët kërkojnë që të gjitha fondet e BE-së për Hungarinë të tërhiqen përgjithmonë. Sanksionet e mëparshme, siç deklarojnë ata, nuk kanë sjellë rezultate.

Kjo është një thirrje shumë e qartë nga Parlamenti Evropian drejtuar Komisionit Europian për të rritur presionin ndaj Hungarisë. Deputetët kristiandemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër duan që më në fund t’ia mbyllin rubinetin qeverisë së Viktor Orbánit, thotë Moritz Körner, i cili vjen nga Partia Liberale Gjermane (FDP).

“Kushdo që nuk interesohet fare për respektimin e vlerave të BE-së, nuk meriton asnjë euro nga buxheti i BE-së”, tha ai. Eurodeputeti i Gjelbër Daniel Freund thotë, se kjo ka të bëjë me mbrojtjen e interesave financiare të BE-së dhe rrjedhimisht të taksapaguesve evropianë, në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi.

“Sulme javë pas jave”

Freund e nisi këtë letër dhe konsiderohet si një nga mbështetësit më të zjarrtë të sundimit të ligjit në Parlamentin Evropian. Për shkak të korrupsionit të përhapur në Hungari dhe mungesës së një gjyqësori të pavarur, miliarda euro fonde që supozohej të transferoheshin në Hungari nga Brukseli janë ngrirë vitet e fundit.

“Megjithatë, ne shohim se në dy vite e gjysmë që nga vendosja e sanksioneve, situata në terren nuk është përmirësuar”, thotë Freund. Përkundrazi, siç thotë ai, “sulme të reja ndaj gjyqësorit të pavarur, shoqërisë civile, medias së lirë dhe lirisë së shprehjes po regjistrohen javë pas jave. Dhe kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë tani një mesazh shumë, shumë të qartë: kjo duhet të marrë fund”.

Masa të rrepta kundër pakicave dhe OJQ-ve

I inkurajuar nga mbështetja e presidentit të SHBA-së Trump, Orban po ndërmerr veprime gjithnjë e më të rrepta kundër pakicave dhe organizatave joqeveritare. Kështu, në mesin e marsit, qeveria e tij miratoi një ligj që kufizon në mënyrë drastike lirinë e tubimit dhe ndalon “Paradën e krenarisë” të planifikuar të mbahet në qershor, në të cilën pjesëmarrësit, ndër të tjera, angazhohen për respektimin e të drejtave të personave homoseksualë, biseksualë dhe transgjinorë.

Disa ditë më parë – më 13 maj – qeveria hungareze shtrëngoi më tej masat kundër organizatave joqeveritare, të cilat i konsideron një kërcënim për sovranitetin e vendit. Kjo i ka mundësuar qeverisë së Viktor Orbanit që të fusë në listën e zezë organizatat joqeveritare, t’i sanksionojë ato nëse është e nevojshme dhe të kufizojë financimin e tyre./DW

The post Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë! Çfarë shkruhet në letrën urgjente: Nuk meriton asnjë euro… appeared first on Sot News | Lajme.

BE do të sigurojë 5.5 milionë euro fonde emergjente për Radio Europën e Lirë

20 May 2025 at 20:54

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të ofrojë fonde emergjente për të ndihmuar në mbajtjen në funksion të Radios Evropa e Lirë, pasi administrata Trump ndaloi grantet për median pro-demokraci, duke e akuzuar atë për promovimin e një agjende lajmesh me paragjykime liberale.

Radio Evropa e Lirë/Radio Liria filloi transmetimet gjatë Luftës së Ftohtë.

Programet e saj transmetohen në 27 gjuhë në 23 vende në të gjithë Evropën Lindore, Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme.

Avokatët e saj kanë kundërshtuar vendimin e administratës në gjykatë.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se ministrat e jashtëm të bllokut kishin rënë dakord për një kontratë prej 5.5 milionë eurosh për të “mbështetur punën jetësore të Radios Evropa e Lirë”.

“Financimi afatshkurtër i emergjencës” është një “rrjet sigurie” për gazetarinë e pavarur, tha ajo.

Kallas tha se BE-ja nuk do të jetë në gjendje të mbushë boshllëkun e financimit të organizatës në të gjithë botën, por se mund ta ndihmojë transmetuesin të “punojë dhe të funksionojë në ato vende që janë në fqinjësinë tonë dhe që varen shumë nga lajmet që vijnë nga jashtë”.

Ajo tha se shpresonte që 27 vendet anëtare të BE-së do të siguronin gjithashtu më shumë fonde për të ndihmuar Radion Evropa e Lirë në planin afatgjatë.

Kallas tha se blloku ka kërkuar “zona strategjike” ku mund të ndihmojë, ndërsa Shtetet e Bashkuara shkurtojnë ndihmën e huaj.

Selia qendrore e Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty ndodhet në Uashington dhe selia e saj gazetareske ndodhet në Republikën Çeke, e cila ka udhëhequr përpjekjen e BE-së për të gjetur fonde.

LEXONI GJITHASHTU:

The post BE do të sigurojë 5.5 milionë euro fonde emergjente për Radio Europën e Lirë appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Trump nënshkruan urdhrin për heqjen e fondeve për mediet publike

UASHINGTON, 2 maj /ATSH-ANSA-AFP/ – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon të kufizojë fondet publike për NPR dhe PBS, dy organizata të pavarura të gazetarisë publike.

”Urdhri ekzekutiv u nënshkrua nga presidenti pas dyerve të mbyllura në bordin e ‘Air Force One’ dhe u njoftua nga Shtëpia e Bardhë rreth mesnatës”, raporton ”Politico”.

Dokumenti pretendon se radioja publike, NPR dhe televizioni lokal, PBS prodhojnë lajme të njëanshme dhe i bën thirrje Korporatës për Transmetimet Publike, një kompani private të cilës Kongresi i ndan më shumë se 500 milionë dollarë çdo vit, që të “anulojë financimin ekzistues të drejtpërdrejtë në masën më të plotë të lejuar nga ligji dhe… të refuzojë të ofrojë fonde të ardhshme për këto organizata lajmesh”.

Sipas vlerësimeve të medias, më shumë se 40 milionë amerikanë dëgjojnë radion publike NPR çdo javë dhe 36 milionë shikojnë televizionin lokal PBS çdo muaj.

Drejtoresha ekzekutive e NPR-së, Katherine Maher, vlerësoi në mars se stacioni do të merrte rreth 120 milionë dollarë nga CPB në vitin 2025, “më pak se 5,0 për qind e buxhetit të tij”.

Kjo dëshirë e administratës amerikane është pjesë e angazhimit të saj për të ulur në mënyrë drastike shpenzimet publike edhe në media dhe kjo ka përfshirë angazhimin e saj për të çmontuar sistemin e transmetimit publik të jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe stacionet e saj radiofonike si ”Zëri i Amerikës”, Radio Azia e Lirë dhe Radio Evropa e Lirë.

Organizata joqeveritare franceze ”Reporterët pa kufij” denoncoi sot një përkeqësim shqetësues të lirisë së shtypit në Shtetet e Bashkuara./   /os/

The post FOKUS – Trump nënshkruan urdhrin për heqjen e fondeve për mediet publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja

By: Ardit
22 April 2025 at 21:59

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, e pranoi të martën se shkurtimet e fondeve nga SHBA-ja e kanë lënë agjencinë e OKB-së me një boshllëk të madh në buxhet, duke e detyruar atë të shkurtojë operacionet dhe të pushojë punonjës. “Rënia e papritur e të ardhurave na ka lënë me një […]

The post OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja appeared first on BoldNews.al.

“Rekordi” i Tan Agollit, nga 10 firma në garë, 9 me ofertë të njëjtë. E vetmja që doli nga radha, u skualifikua!

By: Oldi
21 April 2025 at 22:44

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, ka një “rekord” të ri, ku nga 9 nga 10 firma në garë në një tender kanë dhënë oferta të njëjta. E vetmja që doli “nga radha” u skualifikua. Një procedurë tepër e dyshimtë, pasi të 9-ta kanë qenë në unison. Sipas dokumenteve, procedura e FSHZH-së është […]

The post “Rekordi” i Tan Agollit, nga 10 firma në garë, 9 me ofertë të njëjtë. E vetmja që doli nga radha, u skualifikua! appeared first on BoldNews.al.

Bashkitë në vend rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, por i ulin për investimet, Ja arsyet

18 April 2025 at 07:46

Vitin e kaluar, shpenzimet e pushtetit vendor arritën gjithsej në 74 miliardë lekë, nga të cilat pjesën më të madhe e zunë shpenzimet e personelit me 46% të totalit nga 43% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2023.

Në anën tjetër, pesha e shpenzimeve për investime ra më tej në vitin 2024. Ky zë vitin e kaluar zuri 19% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor nga 24% në vitin 2023.

Shpenzimet për personelin vendor po rriten vit pas viti për dy arsye. E para lidhet me transferimin e funksioneve të pushtetit qendror tek ai vendor, si rrjedhojë e zbatimit të reformës së decentralizimit dhe e dyta, nga rritja e pagave për administratën vendore nga shtatori i vitit, me një efekt shtesë në total 3 miliardë lekë.

Rezultatet tregojnë se performanca e investimeve në bashkitë e vendit nuk po ecën me të njëjtat ritme si investimet në burimet njerëzore.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, vitin e kaluar pushteti vendor realizoi vetëm 43% të programit të investimeve më 2024. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë, ose më pak se gjysma e programit.

Paaftësia e bashkive për të alokuar investimet vjen në një kohë kur ato janë para nevojave të mëdha për të investuar sidomos në infrastrukturën e rrugëve lokale vendore.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se fondin më të madh të investimeve e kishte Bashkia e Tiranës me rreth 18 miliardë lekë më 2024, por ka arritur të investojnë vetëm 6,1 miliardë lekë ose 34% të programit.

Bashkia e Durrësit e cila është mikpritësja kryesore e turistëve në vend dhe me nevoja të mëdha në infrastrukturën vendore ka realizuar vetëm 50% të programit të investimeve për vitin 2024. Nga rreth 4 miliardë lekë të programuara ka realizuar vetëm 2 miliardë prej tyre.

Në bashkitë me qendër prefekture shihet se Vlora kishte realizimin më të dobët me vetëm 17% të programit. Më 2024 u investuan vetëm 251 milionë lekë nga 1,4 miliardë lekë që ishte programi vjetor.

Bashkia e Vlorës ka të zhvilluar turizmin detar me vijën bregdetare më të bukur në vend, teksa nevojat për investime sidomos në menaxhimin e mbetjeve dhe furnizimin me ujë ende janë të mëdha.

Reforma territoriale më të mëdhatë e dekadës së fundit synoi të rrisë pavarësinë e bashkive dhe kapacitet e tyre duke transferuar më shumë burime financiare dhe kompetenca. Por gati 10 vite pas zbatimit të kësaj reforme, ende ka paqartësi dhe konfuzion ndërmjet funksioneve themelore.

P.sh. pushteti qendror ka transferuar shërbimet e zjarrfikësve dhe mirëmbajtjes së rrugëve lokale, pyjeve etj., tek vendori, por nuk i ka shoqëruar me fonde.

Bashkitë vuajnë nga mungesa e kapaciteteve të afta njerëzore për të menaxhuar projekte zhvillimi në favor të komunitetit. Pushteti vendor ka një peshë të madhe për të cilësinë e jetesës së komuniteteve ku ato ushtrojnë funksionet./ Monitor

The post Bashkitë në vend rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, por i ulin për investimet, Ja arsyet appeared first on Sot News | Lajme.

Skiatorja Lara Colturi kërkon largimin nga Shqipëria, shkak mungesa e fondeve

By: armand
16 April 2025 at 16:24

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi ka kërkuar zyrtarisht që të largohet nga Shqipëria dhe të përfaqësojë vendin e lindjes, Italinë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk e ka dhënë miratimin, ndërsa kërkesa e 18-vjeçares ka kohë për t’u shqyrtuar deri më 1 maj. Në muajin e ardhshëm pritet të vendoset fati i skiatores, e cila në Kupën e […]

The post Skiatorja Lara Colturi kërkon largimin nga Shqipëria, shkak mungesa e fondeve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌