Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tryeza për reformimin e RTSH, nënkryetari i Këshillit Drejtues: RTSH ka 6 mln euro borxhe

By: M C
9 July 2025 at 16:43

Një tryezë diskutimi ka bashkuar drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) me përfaqësues të komisionit parlamentar të mediave dhe AMA-s, ekpertë të medias, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe organizatave vendase e të huaja.

Qëllimi kryesor ishte diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet televizioni publik dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen. Afro tri muaj nga marja e detyrës si Drejtoreshë e TV Publik shqiptar, Eni Vasili u ndal tek gjendja aktuale ku ndodhet sot RTSH duke theksuar nevojën e një ndryshimi që do të mbështetet tek projekti i ri që në qendër ka vendosjen e identitetit të RTSH. Një ndër pikat e vizionit për reformimin, sipas Vasilit është rritja e pagave për punonjësit e televizionit publik:

’’Stafi i RTSH-së duhet të trajtohet me më shumë dinjitet, kushte pune të përmirësuara dhe trajtim më të mirë financiar. Ndërkohë RTSH duhet të rikthehet në rolin e saj historik si një shkollë mediatike që formon dhe përgatit brezat e rinj.

Ndërsa për aspektin e infrastrukturës teknike, dhe programacionin drejtoresha e RTSH u shreh se ka një plan për modernizimin teknologjik i cili duhet të kthehet nga disanvantazh në avantazh, duke arritur direkt tek fjala e fundit e teknologjisë. Ristrukturim të programacionit me vizion të qartë dhe ndarje tematike të kanaleve.

’’Çdo kanal i RTSH-së duhet të ketë profil tematik të mirëpërcaktuar, për të garantuar qartësi për publikun dhe për të rritur ndikimin në segmentet përkatëse të audiencës. Në përputhje me praktikat më të mira europiane për mediat publike, nevijitet që strukturimi për RTSH të ndjekë modelin 2 plus 7; dy kanale bazë të përgjithshme pra RTSH 1 dhe RTSH 2 dhe 7 kanale tematike me funksione të qarta, ku çdo kanal të ketë identitet dhe strukturë programore të dedikuar.

Një programacion i bazuar në formate që kanë në focus informacionin e përditshëm dhe temat aktuale nga e hëna në të premte do të reflektojë më mirë standardet e kërkuara. RTSH duhet të orientohet drejt formateve që forcojnë ndërveprimin me publikun dhe të përfshijnë në programacion zëra nga të gjitha shtresat sociale, komunitetet etnike dhe fetare, në funksion të një media publike për të gjithë, duke mos lënë mënjanë argëtimin dhe zbavitjen nëpërmjet patentave të sukseshme ndërkombëtare’’-tha Vasili

Nevojën për një reformë të qëndrueshme e nëvizoi edhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxholli. Sipas tij, RTSH-ja ka nevojë urgjente për një formulë të re financimi. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe nënkryetari i Këshillit Drejtues, Petrit Beci, i cili më parë ka drejtuar RTSH-në. Në një klimë pozitive bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës, kryetarja dhe nënkryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa dhe Evis Kushi, shprehën njëzëri dakordësinë në mbështetje të projektit të frymës së re në RTSH.

Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) dhe shoqëria civile u shprehën të hapur për bashkëpunim me RTSH dhe besimplotë për reformimin që do të rrisë besueshmërinë e publikut tek media publike. Në tryezë ishin të pranishëm edhe eksperët dhe figura të njohura gazetarisë televizive, të cilët e kanë nisur karrierën në RTSH dhe mbeten sot thellësisht të ndjeshëm ndaj problematikave të këtij institucioni.

Kjo konferencë gjithëpërfshirëse që u shenjua me nota dhe mesazhe konstruktive është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi më të gjerë dhe pozitiv për të adresuar sfidat e RTSH-së dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për median publike shqiptare.

The post Tryeza për reformimin e RTSH, nënkryetari i Këshillit Drejtues: RTSH ka 6 mln euro borxhe appeared first on Albeu.com.

Tryeza mbi sfidat dhe reformimin e RTSH, gazetarë dhe politikëbërës dakordësi për projektin e ri

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Radio Televizioni Shqiptar zhvilloi sot një tryezë diskutimi me drejtues dhe përfaqësues të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Edukimit Publik dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, ekspertë të medies, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe të organizatave vendase e të huaja.

Qëllimi kryesor ishte diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet televizioni publik dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen.

Drejtoresha e përgjithshme e televizionit publik shqiptar, Eni Vasili, u ndal tek gjendja ku ndodhet sot RTSH-ja, duke theksuar nevojën e një ndryshimi që do të mbështetet tek projekti i ri, që në qendër ka vendosjen e identitetit të RTSH-së.

Një ndër pikat e vizionit për reformimin, sipas Vasilit, është rritja e pagave për punonjësit e televizionit publik.

“Stafi i RTSH-së duhet të trajtohet me më shumë dinjitet, kushte pune të përmirësuara dhe trajtim më të mirë financiar. Ndërkohë RTSH-ja duhet të rikthehet në rolin e saj historik si një shkollë mediatike që formon dhe përgatit brezat e rinj”, tha Vasili.

Vasili tha se “çdo kanal i RTSH-së duhet të ketë profil tematik të mirëpërcaktuar, për të garantuar qartësi për publikun dhe për të rritur ndikimin në segmentet përkatëse të audiencës. Në përputhje me praktikat më të mira europiane për mediet publike, nevojitet që strukturimi për RTSH-në të ndjekë modelin ‘2 plus 7’: dy kanale bazë të përgjithshme, pra, RTSH 1 dhe RTSH 2, dhe 7 kanale tematike me funksione të qarta, ku çdo kanal të ketë identitet dhe strukturë programore të dedikuar”.

“Një programacion i bazuar në formate që kanë në fokus informacionin e përditshëm dhe temat aktuale, nga e hëna në të premte, do të reflektojë më mirë standardet e kërkuara. RTSH-ja duhet të orientohet drejt formateve që forcojnë ndërveprimin me publikun dhe të përfshijnë në programacion zëra nga të gjitha shtresat sociale, komunitetet etnike dhe fetare, në funksion të një medieje publike për të gjithë, duke mos lënë mënjanë argëtimin dhe zbavitjen nëpërmjet patentave të suksesshme ndërkombëtare”, deklaroi Vasili.

Nevojën për një reformë të qëndrueshme e nënvizoi edhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli.

Sipas tij, RTSH-ja ka nevojë urgjente për një formulë të re financimi. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe nënkryetari i Këshillit Drejtues, Petrit Beci, i cili më parë e ka drejtuar RTSH-në.

Në një klimë pozitive bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës, kryetarja dhe nënkryetarja e komisionit të medies, Ina Zhupa dhe Evis Kushi, shprehën njëzëri dakordësinë në mbështetje të projektit të frymës së re në RTSH.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi shprehu gatishmërinë për çdo lloj bashkëpunimi që RTSH mund të ketë nevojë, në mënyrë që të forcojë rolin dhe efektivitetin e saj, si një media e qenësishme në tregun audioviziv shqiptar.

“Marrëdhënia ligjore AMA-RTSH është e përcaktuar në ligjin organik të AMA-s. Në funksion të kompetencave të Autoritetit, një nga detyrat kryesore tonat është edhe monitorimi dhe zbatimi i kontratës midis dy institucioneve. Aktualisht ne jemi në fazën e ndryshimeve ligjore, përafrimin e mëtejshëm me aktet dhe legjislacionin europian, prandaj çdo nevojë a propozim për bashkëpunim nga ana e RTSH-së, qoftë edhe mbështetje për ndryshime të mëtejshme ligjore, janë të mirëpritur në AMA”, tha Krasniqi.

Krasniqi u shpreh se “mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për të përmirësuar më tej bashkëpunimin institucional dhe mbështetjen për përmbushjen e vizionit të drejtuesve të rinj për të ardhmen”.

Në tryezë ishin të pranishëm edhe ekspertë dhe figura të njohura gazetarisë televizive, të cilët e kanë nisur karrierën në RTSH dhe mbeten sot thellësisht të ndjeshëm ndaj problematikave të këtij institucioni.

Kjo konferencë gjithëpërfshirëse, që u shënjua me nota dhe mesazhe konstruktive, është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi më të gjerë dhe pozitiv për të adresuar sfidat e RTSH-së dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për medien publike shqiptare.

Tryezë dialogu e organizuar nga RTSH, mbi sfidat aktuale të institucionit dhe vizionin për të a...
1 nga 14

/k.s//r.e//a.f/

The post Tryeza mbi sfidat dhe reformimin e RTSH, gazetarë dhe politikëbërës dakordësi për projektin e ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga pronësia e TV te “drejtuesit politik” të AMA dhe RTSH/ Raporti i KE “nxin” Shqipërinë për lirinë e medias

9 July 2025 at 08:27

Komisioni Europian ka publikuar raportin vjetor “Sundimi i Ligjit” për Shqipërinë, ku në seksionin “Liria e Media”, ngre shqetësimin e pavarësisë së Autoritetit Rregullator të Medias Audio-Vizual (AMA). Ky institucion drejtohet nga Armela Krasniqi, e cila ka qenë pjesë e stafit të Edi Ramës dhe pjesën më të madhe të karrierës së saj ka punuar […]

The post Nga pronësia e TV te “drejtuesit politik” të AMA dhe RTSH/ Raporti i KE “nxin” Shqipërinë për lirinë e medias appeared first on BoldNews.al.

Orkestra e RTSH në 4 korrik, program me vepra të kompozitorëve shqiptar dhe të huaj

By: Kult Plus
3 July 2025 at 13:09

Në vijim të stinës koncertore, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të vijë me një koncert të veçantë në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Ky event do të sjellë në skenë kryeveprat e kompozitorëve të mëdhenj, duke nisur me Suitën nga baleti “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Nikolla Zoraqi, frymëzuar nga romani i Ismail Kadaresë.

Më pas, publiku do të shijojë magjinë muzikore të Georges Bizet me Suitën Opus.22 për orkestër dhe Adagio për kuartet orkestror nga Guillaume Lekeu, një pjesë e pasur me emocione dhe nuanca të holla.

Vincent d’Indy është një kompozitor shumë i rëndësishëm, sikurse Lekeu apo Bizet, që vijnë me një vepër të një natyre tjetër. Gjithë kësaj atmosfere i vëmë edhe një vepër tonën, pikërisht sepse sivjet është viti i parë i ndarjes së Kadaresë nga kjo jetë,” tregon dirigjenti Zhani Ciko.

Kulmi i koncertit do të jetë interpretimi i Simfonisë për orkestër dhe piano Opus.25 nga kompozitori Vincent d’Indy, ku do të interpretojë pianisti i njohur francez Pascal Gallet.

4 korriku është një ditë shumë e veçantë, sepse për herë të parë do të luhet në Shqipëri simfonia për orkestër dhe piano nga kompozitori francez Vincent Dindy. Personalisht jam shumë i kënaqur që po e luaj këtë muzikë me maestro Zhani Cikon dhe orkestrën tuaj të mrekullueshme. Ata janë të jashtëzakonshëm. E vlerësoj shumë mundësinë që do të performoj me ta në skenë,” thotë pianisti Gallet.

Nën drejtimin e dirigjentit Zhani Ciko, ky koncert premton emocione për të gjithë dashamirësit e muzikës klasike. Koncerti do të vijë për publikun në datën 4 korrik.

Gazetare: Katerina Kule /rtsh.al/ KultPlus.com

Ende asnjë provë se sulmi kibernetik ndaj RTSH-së u krye nga hakera serbë

By: Ela
11 June 2025 at 19:41

Faqja zyrtare në rrjet dhe llogaritë në rrjete sociale të Radio Televizionit Shqiptar ranë pre e një sulmi kibernetik në Maj 2025. Sipas mediave, kryesisht atyre nga Kosova, por edhe në Shqipëri, sulmi erdhi nga hackera serbë. Ky përfundim duket se u arrit nisur nga mesazhi që hackerat shpërndanë në faqet zyrtare të RTSH. Aty […]

The post Ende asnjë provë se sulmi kibernetik ndaj RTSH-së u krye nga hakera serbë appeared first on BoldNews.al.

Ende asnjë provë se sulmi kibernetik ndaj RTSH-së u krye nga hakera serbë

11 June 2025 at 14:18

Faqja zyrtare në rrjet dhe llogaritë në rrjete sociale të Radio Televizionit Shqiptar ranë pre e një sulmi kibernetik në Maj 2025. Sipas mediave, kryesisht atyre nga Kosova, por edhe në Shqipëri, sulmi erdhi nga hackera serbë. Ky përfundim duket se u arrit nisur nga mesazhi që hackerat shpërndanë në faqet zyrtare të RTSH. Aty u shfaq harta e Kosovës, mbuluar nga flamuri serb dhe fjalët “Kosova është Serbi”. Në fakt, institucionet në Shqipëri thanë për Faktoje se ngjarja është ende duke u hetuar dhe se nuk disponohen informacione zyrtare mbi identitetin e këtij sulmi kibernetik.

Jona Plumbi

Në datën 19 Maj, faqja zyrtare e Radio Televizionit Shqipëtar, transmetuesi shtetëror në vend, ranë pre e një sulmi kibernetik. Në faqet zyrtare dhe llogaritë në facebook dhe Instagram të RTSH-së u shfaq harta e Kosovës e mbuluar nga flamuri serb dhe mesazhi “Kosova është Serbi”.

Lajmi u përhap me shpejtësi.

RTSH shperndau një njoftim ku lajmëroi se “llogaria ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar pastime të paautorizuara”.

Po punojmë për të rikthyer sigurinë dhe për të fshirë çdo përmbajtje të papërshtatshme. Ju këshillojmë të mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe të raportoni çdo aktivitet të pazakontë.” – shkruante njoftimi i RTSH i publikur në rrjetet sociale të transmetuesit.

Ky publikim tashmë nuk gjendet në faqen zyrtare të RTSH-së.

Ndërkohë me një kërkim ne rrjet rezulton se publikimet e paautorizuara kanë vazhduar edhe disa ditë pas sulmit fillestar.

Në 24 Maj u shpërnda ky publikim:

Publikimet përsëri shpërndanin të njëjtin mesazh dhe përsërisnin narrativën serbe të “abuzimit të popullit serb”.

Disa media në Shqipëri por edhe Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, njoftuan se sulmi kishte ardhur nga hakera serbë.

Në fakt, pretendimi se sulmi kibernetik ka ardhur nga Serbia është i pavërtetuar. Pavarësisht se mesazhet e shpërndara përputhen me narrativën e pushtetarëve serb, në fakt nuk ka ende asnjë verifikim për autorësinë e sulmit.

Faktoje u interesua pranë Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike lidhur me ngjarjen. Në përgjigjen e saj AKSK njoftoi se “aktualisht nuk disponohen informacione zyrtare mbi identitetin e autorëve të këtij sulmi kibernetik”.

Në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm në platformat e inteligjencës kibernetike, nuk ka ende një atribuim zyrtar që lidhet me përfshirjen e ndonje shteti specifik, përfshi Serbinë.” – sqaroi AKSK për Faktoje.

Nisur nga ky informacion mund të dalim në përfundimin se pretendimi i ngritur nga mediat, të cilat njoftonin se sulmi kibernetik ndaj RTSH-së ishte kryer nga hackera serbë, është i paprovuar dhe keqinformues.

Flota e mjeteve “green”, rritje me 56% në katërmujorin e parë të vitit

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Flota e mjeteve “green” (elektrike dhe hibride) arriti shifrën 7655 në fund të muajit prill 2025, duke shënuar rritje me 20%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit  2024.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informoi se 1277  mjete 100% elektrike janë regjistruar në 4-mujorin e parë të këtij viti, janar-prill 2025, ose 56% më shumë krahasuar me janar-prill 2024.

Sipas DPSHTRR-së, 32,8 % e mjeteve elektrike janë me 0 km të regjistruara për herë të parë dhe 72% e autoveturave të regjistruara gjatë janar-prill 2025 janë Euro 5 e sipër.

1 nga 3

 

The post Flota e mjeteve “green”, rritje me 56% në katërmujorin e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kosova është Serbi”, hakerohen faqja e RTSH-së (FOTO)

By: user 5
20 May 2025 at 16:34

Websajti i Radio Televizionit Shqiptar dhe llogaritë e saj në rrjetet sociale kanë rënë pre e një sulmi kibernetik.

Vetë Radio Televizioni Shqiptar ka pranuar në rrjetet sociale vjedhjen e përkohshme të llogarisë së saj dhe lajmëron se po punon për rikthimin e sigurisë kibernetike dhe fshirjen e postimeve me përmbajtje të papërshtatshme.

“Llogaria jonë ka qené subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar postime të paautorizuara. Po punojmë per te rikthyer siguriné dhe për të fshirë çdo permbajtje te papërshtatshme.

Ju keshillojmë te mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe té raportoni çdo aktivitet te pazakonté. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar në rrjetin social Facebook.

Mediat e Kosovës pretendojnë se websajti është sulmuar nga hakerë serbë, të cilët pasi e kanë përvetësuar kanë filluar të postojnë lajme dhe tituj të rremë. “Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës”, “Kosova është Serbi”, ishin vetëm disa nga titujt që u vendosen në faqen zyrtare të RTSH-së.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi.

The post “Kosova është Serbi”, hakerohen faqja e RTSH-së (FOTO) appeared first on Lapsi.al.

“Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH/ FOTO

By: Ela
20 May 2025 at 13:00

Websajti i Radio Televizionit Shqiptar dhe llogaritë e saj në rrjetet sociale kanë rënë pre e një sulmi kibernetik. Vetë Radio Televizioni Shqiptar ka pranuar në rrjetet sociale vjedhjen e përkohshme të llogarisë së saj dhe lajmëron se po punon për rikthimin e sigurisë kibernetike dhe fshirjen e postimeve me përmbajtje të papërshtatshme. “Llogaria jonë […]

The post “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Sulmohet uebsajti i RTSH, mediat e Kosovës: E bënë hakerat serbë

By: gaze tare
20 May 2025 at 11:49

Uebsajti i Radio Televizionit Shqiptar dhe llogaritë e saj në rrjetet sociale kanë rënë pre e një sulmi kibernetik, por ende nuk dihet ekzaktësisht se kush janë autorët. Vetë Radio Televizioni Shqiptar ka pranuar në rrjetet sociale vjedhjen e përkohshme të llogarisë së saj dhe lajmëron se po punon për rikthimin e sigurisë kibernetike dhe fshirjen e postimeve me përmbajtje të papërshtatshme.

“Llogaria jonë ka qené subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar postime të paautorizuara. Po punojmë per te rikthyer siguriné dhe për të fshirë çdo permbajtje te papërshtatshme. Ju keshillojmë te mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe té raportoni çdo aktivitet te pazakonté. Faleminderit për mirëkuptimin”,– thuhet në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar në rrjetin social Facebook.

Mediat e Kosovës pretendojnë se uebsajti është sulmuar nga hakera serbë, të cilët pasi e kanë përvetësuar kanë filluar të postojnë lajme dhe tituj të rremë.

“Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës”, “Kosova është Serbi”, ishin vetëm disa nga titujt që u vendosen në faqen zyrtare të RTSH-se.

The post Sulmohet uebsajti i RTSH, mediat e Kosovës: E bënë hakerat serbë appeared first on iconstyle.al.

Samiti Europian – DRSHTRR nuk do të ofrojë shërbime në sportelet e Tiranës më 15 – 16 maj

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton të gjithë qytetarët që në datat 15-16 maj 2025, në zbatim të Vendimit të Qeverisë datë 29.04.205 nuk do të ofrohet shërbim në sportelet e DRSHTRR Tiranë, NSHRAK, Fushë-Prezë dhe Qendrën e Kontrollit Teknik (QKT).

DPSHTRR bën të ditur se, shërbimi do të vijoj normalisht përgjatë këtyre datave në Drejtoritë e tjera Rajonale.

Në DRSHTRR Tiranë, shërbimi do të rifilloj të hënën, në datë 19 Maj 2025, orari: 08:00 – 19:00.

DPSHTRR njofton se, rezervimi për shërbimin e kontrolli teknik të automjeteve kryhet në e-Albania.

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Në kuadrin e masave të sigurisë Këshilli i Ministrave caktoi datat 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë punonjësit e të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

Sipas vendimit të qeverisë, dita e punës e datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

/a.f/

The post Samiti Europian – DRSHTRR nuk do të ofrojë shërbime në sportelet e Tiranës më 15 – 16 maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Orkestra Simfonike e RTSH-së me koncert për piano dhe orkestër

By: Kult Plus
10 May 2025 at 10:43

Premiera botërore “Simfonia-Albanoi”, do të jepet sonte në koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, e cila në Ditën e Evropës, hap dyert për adhurues të artit muzikor.

Koncerti i bukur për piano dhe orkestër të D.Shostakovich, kumton një emocion ndryshe së bashku me repertorin e rrallë të vlerave kulminante të artit muzikor.

Nën dirigjimin e mjeshtrit Eno Koço, Orkestra e RTSH sjell: Dimitri Shostakovich – Koncerti Nr. 2 për piano dhe orkestër, Vasil Tole – “Simfonia – Albanoi”, soliste: Artemida Qarri (piano).

Një mbrëmje muzikore me artistë të rëndësishëm, në një koncert që ndërthur dramatikën, brilancën dhe identitetin tonë kulturor.

Koncerti mbahet, nga ora 19:00, tek Universiteti i Arteve në Tiranë.

Ngritja me 19 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nuk reflekton realitetin

8 May 2025 at 13:28

Shqipëria u rendit e 80-ta në botë në 180 vende, duke u ngjitur me 19 vende nga viti i shkuar, sipas vlerësimit të indeksit për Lirinë e Medias, një raport i përvitshëm që publikohet nga organizata ‘Reporterët pa Kufij’, ndërsa raporti vë në dukje se ka një përkeqësim në rang global dhe gazetarët janë në […]

The post Ngritja me 19 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nuk reflekton realitetin appeared first on Reporter.al.

Kujdes nga këto email që po qarkullojnë me shpejtësi/ RTSH ngre alarmin: Synon të dhënat tuaja personale

2 May 2025 at 16:25

Radio Televizioni Shqiptar ka dalë sot me një deklaratë ku shprehet se po qarkullon online një seri emailesh të rreme, duke u hequr si RTSH.

Sipas njoftimit këto emaile të flasifikuara kanë si qëllim vjedhjen e të dhënave personale. Gjithashtu thuhet se përmbajnë përpjekje për mashtrim dhe përfitim të paligjshëm, duke synuar aksesin në llogaritë personale nëpër platformat sociale, si Instagram dhe Facebook

 

 

RTSH bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin hapat e rreshtuar në njoftimin e mëposhtëm për të mbrojtur veten e tyre.

NJOFTIMI I RTSH: 

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri email-esh të falsifikuara nën emrin e RTSH apo të subjekteve të autorizuara nga ne, të cilat kanë si qëllim vjedhjen e të dhënave personale. Këto email-e përmbajnë përpjekje për mashtrim dhe përfitim të paligjshëm, duke synuar aksesin në llogaritë personale nëpër platformat sociale, si Instagram dhe Facebook.

RTSH thirrje për kujdes qytetarëve: Një email i falsifikuar

mesazhi i rreme

RTSH thekson se nuk ka autorizuar askënd dhe nuk ka asnjë lidhje me këto komunikime, dhe distancohet plotësisht nga çdo përpjekje për manipulim dhe mashtrim nën emrin e institucionit. U bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin këta hapa për të mbrojtur veten e tyre:

Verifikoni burimin e email-eve – RTSH nuk dërgon asnjë mesazh të tillë që kërkon informacione sensitive për llogaritë personale.

Mos klikoni mbi asnjë link të dyshimtë – Mesazhet e falsifikuara mund të përmbajnë lidhje që synojnë të vjedhin të dhënat tuaja.

Raportoni çdo email mashtrues – Çdo email i dyshimtë mund të raportohet tek autoritetet e sigurisë kibernetike për të parandaluar përhapjen e tij më tej.

RTSH mbetet i përkushtuar për të garantuar transparencë dhe siguri për publikun shqiptar. Për çdo informacion të mëtejshëm dhe përditësime zyrtare, ju ftojmë të vizitoni faqen tonë zyrtare dhe kanalet tona të komunikimit.

Faleminderit për besimin tuaj!

The post Kujdes nga këto email që po qarkullojnë me shpejtësi/ RTSH ngre alarmin: Synon të dhënat tuaja personale appeared first on Sot News | Lajme.

RTSH thirrje për kujdes qytetarëve: Një email i falsifikuar qarkullon online nën emrin tonë

By: Oldi
2 May 2025 at 16:31

Radio Televizioni Shqiptar ka dalë sot me një deklaratë ku shprehet se po qarkullon online një seri emailesh të rreme, duke u hequr si RTSH. Sipas njoftimit këto emaile të flasifikuara kanë si qëllim vjedhjen e të dhënave personale. Gjithashtu thuhet se përmbajnë përpjekje për mashtrim dhe përfitim të paligjshëm, duke synuar aksesin në llogaritë […]

The post RTSH thirrje për kujdes qytetarëve: Një email i falsifikuar qarkullon online nën emrin tonë appeared first on BoldNews.al.

Mediat televizive kthehen në ‘zgjatim’ të propagandës partiake gjatë fushatës

29 April 2025 at 08:09

Në më pak se dy javë, 3.7 milionë qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, do të kenë mundësinë që t’i drejtohen kutive të votimit ose kutive postare, për të zgjedhur deputetët që do t’i përfaqësojnë në legjislaturën e re të Kuvendit. Në këto zgjedhje garojnë më shumë se 2 mijë kandidatë për deputetë nga 3 […]

The post Mediat televizive kthehen në ‘zgjatim’ të propagandës partiake gjatë fushatës appeared first on Reporter.al.

Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar

By: Besnik
25 April 2025 at 11:47

Moderatorja dhe gazetarja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e re e Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), duke fituar garë pasi mori 7 vota pro në votimin e zhvilluar të premten.

Ajo do të drejtojë institucionin me një mandat pesëvjeçar.

Në garë për këtë post ishin 13 kandidatë:

Gëzim Nazif Xhaxhaj, Flamur Buçpapaj, Kliton Rama, Zoje Jakaj (Marashi), Jetmir Shpuza, Laureta Roshi, Ermal Hoxha, Eni Vasili, Harrila Koçi, Engjëllush Musai, Mimoza Haxhiaj, Elton Metaj, Enrik Mehmeti.

Zgjedhja e saj vjen pas një konsensusi politik mes mazhorancës dhe opozitës, ku më 17 mars Kuvendi miratoi edhe bordin e ri të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Ndërkohë që Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç është zgjedhur kryetar i Këshillit Drejtues.

Anëtarët e rinj të bordit janë: Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar appeared first on Euronews Albania.

Gazetarja Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e RTSH

By: user 4
25 April 2025 at 11:29

Gazetarja Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), duke marrë zyrtarisht drejtimin e medias publike. Vendimi është marrë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, pas një procesi aplikimi dhe përzgjedhjeje mes disa kandidatëve.

Me një karrierë të gjatë në gazetari dhe si moderatore e emisioneve politike, Vasili merr në dorë një institucion që prej vitesh ndodhet nën kritika për mungesë të pavarësisë editoriale, shoqëruar me një sërë skandalesh.

Në raundin e parë për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, asnjë prej 5 kandidatëve nuk arriti të marrë 7 vota ose 3/5 e votave për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i RTSH. Vasili është zgjedhur në raundin e dytë ku u hodhën në votim 3 emrat më të votuar, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.

The post Gazetarja Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e RTSH appeared first on Lapsi.al.

Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së

By: V K
25 April 2025 at 11:48

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili, është zgjidhur Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH. Eni Vasili, u zgjodh nga votimi i dytë i Këshillit Drejtues të RTSH-së duke marrë shtatë vota.

Mandati i drejtorit të Përgjithshëm të RTSH është 5-vjeçar.

Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt diten e djeshme, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur drejtues i RTSH-së.

Sot, e premte, votimi i dytë u mbajt mes tre kandidatëve më të votuar nga dje, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.

Eni Vasili, rezultoi më e votuara duke marrë 3/5 e votave të nevojshme, për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i transmetuesit publik.

Votimi:

Emrat dhe votat:

Eni Vasili – 5 Vota

Xhoi Jakaj – 2 Vota

Engjëll Musai – 2 Vota

Ermal Hoxha – 1 Votë

Flamur Buçpapaj – 1 Votë

Votimi i ditës së premte

Eni Vasili – 7 vota

The post Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së appeared first on Albeu.com.

Eni Vasili zgjidhet drejtore e Përgjithshme e RTSH-së

25 April 2025 at 11:53

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Gazetarja Eni Vasili është zgjedhur drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar. Vasili u votua nga 7 anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Ky ishte raundi i dytë i votimit, pasi raundi i parë dështoi për shkak se asnjë prej kandidatëve nuk mori 7 vota ose 3/5 e votave. Në këtë raund ishin në garë vetëm 3 kandidatët më të votuar: Zoje Jakaj, Engjëllush Musai dhe Eni Vasili. Votimi ishte i fshehtë dhe Vasili mori mbështetjen me 7 vota nga Këshilli Drejtues i RTSH. 3 vota shkuan për Zoje Jakaj (Marashi) dhe 1 votë për kandidatin Engjëllush Musai.

“Votimi i dytë për drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar rezulton të jetë i suksesshëm, pasi arrin të realizojë nevojën statutore të Radio Televizonit Publik Shqiptar për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm prej 3/5 të anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kandidatja Eni Vasili zgjidhet drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar me 7 vota”, u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli.

Në bazë të statutit të RTSH, Eni Vasili pritet ta ushtrojë detyrën në 5 vitet e ardhshme. Gazetarja dhe moderatorja e njohur ishte një ndër 12 kandidatët fillestarë që paraqitën platformat dhe vizionin e tyre për medin publike. Më herët ajo ka punuar dhe ka dhënë kontributin e saj në disa prej televizioneve kryesore në vend. /J.P/

The post Eni Vasili zgjidhet drejtore e Përgjithshme e RTSH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌