Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 July 2025Main stream

Arbana Osmani flet për ndërhyrjet estetike

By: redi
16 July 2025 at 17:33

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ka zgjedhur të jetë e sinqertë dhe transparente me publikun, duke ndarë së fundmi në Instagram detaje rreth ndërhyrjeve estetike që ka bërë. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instastory, moderatorja e njohur konfirmoi se ka bërë botox në ballë dhe poshtë syve për të reduktuar rrudhat. Ajo shtoi gjithashtu se ka realizuar edhe filler në…

Source

FOTO/ Arbana Osmani tregon për herë të parë ndërhyrjet estetike që ka bërë

By: M C
16 July 2025 at 18:15

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka vendosur të jetë e hapur me ndjekësit, duke ndarë për herë të parë detaje rreth ndërhyrjeve estetike që ka bërë. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ajo ka treguar se ka aplikuar botox në ballë dhe nën sy, për të reduktuar rrudhat.


Gjithashtu, Arbana ka konfirmuar se ka bërë filler në buzë, duke theksuar se rezultati është natyral dhe i pandryshueshëm me kalimin e kohës.

Me këtë deklaratë, Arbana konfirmon edhe një herë qëndrimin e saj të sinqertë ndaj publikut, duke e normalizuar diskutimin për kujdesin estetik pa tabu apo komplekse.

The post FOTO/ Arbana Osmani tregon për herë të parë ndërhyrjet estetike që ka bërë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

By: gaze tare
13 July 2025 at 18:53

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka zbuluar planet e saj televizive për sezonin e ri, duke konfirmuar jo një, por dy rikthime që priten me interes nga publiku. Në një intervistë për “Prive”, Osmani tha se në muajin shtator do të nisë sezoni i dytë i emisionit “Mirëmbrëma yje”, një format që u prit ngrohtësisht nga audienca që në edicionin e parë.

Por kjo nuk është e gjitha. Arbana zbuloi gjithashtu se është në përgatitje e sipër të një projekti krejtësisht të ri, i cili do të transmetohet në platformën YouTube.

Ajo nuk preferoi të japë ende detaje rreth përmbajtjes, por konfirmoi se puna për realizimin e tij tashmë ka nisur.

The post Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja appeared first on iconstyle.al.

U zbulua! Ja me çfarë emisioni do e shohim Arbana Osmanin në Shtator

By: M C
13 July 2025 at 16:17

Pas shumë aludimeve për angazhimet e saj televizive, Arbana Osmani ka konfirmuar planet për sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë për “Prive”, moderatorja e njohur bëri të ditur se në shtator do të rikthehet me sezonin e dytë të emisionit
“Mirëmbrëma yje”, një format që u mirëprit nga publiku në edicionin e parë.

Përveç këtij rikthimi, Arbana paralajmëroi edhe një projekt tërësisht të ri, i cili do të publikohet gjithashtu në platformën YouTube.

Ajo nuk dha ende detaje për përmbajtjen apo konceptin e formatit, por konfirmoi se puna për të ka nisur.

Mesa duket, do të kemi një tjeter sezon të Big Brother VIP pa Arbana Osmanin.

The post U zbulua! Ja me çfarë emisioni do e shohim Arbana Osmanin në Shtator appeared first on Albeu.com.

U arrestua ish bashkëshorti i saj, ky është reagimi i Arbana Osmanit (Foto)

3 July 2025 at 16:31

Autoritetet shqiptare kanë nisur një mega-operacion sot, duke arrestuar figura kyçe në skemat e evazionit fiskal të kompanisë “Bankers Petroleum”.

Ndër 14 urdhërarreste të lëshuara, 10 prej të cilave janë ekzekutuar, mes të arrestuarve është edhe Ardit Kero – ish-bashkëshorti i moderatorës së njohur Arbana Osmani –i dyshuar për pastrim parash dhe evazion fiscal.

Edhe pse Arbana Osmani nuk ka bërë ende një reagim zyrtar përmes deklaratash apo postimesh publike lidhur me arrestimin e ish-bashkëshortit të saj, mosndarja e një qëndrimi është vetë një formë reagimi. E vetmja gjë që ka ndarë në llogarinë e saj është një video në Instastory — publikuar që dje — ku nuk përmend aspak ngjarjen në fjalë.

Për qëllimet e publikut, heshtja e saj mund të interpretohet si një reagim i qartë: Arbana preferon të mos përzihet publikisht në një çështje që prek ish-bashkëshortin. Edhe pse videoja është postuar dje, ajo nuk adreson direkt temat reale që janë në qendër të lajmit sot, duke e lënë vend spekulimeve dhe duke treguar se ajo po ruan distancën në mënyrë të qëllimshme.

The post U arrestua ish bashkëshorti i saj, ky është reagimi i Arbana Osmanit (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ U arrestua ish bashkëshorti i saj, ky është reagimi i Arbana Osmanit

By: M C
3 July 2025 at 16:52

Autoritetet shqiptare kanë nisur një mega-operacion sot, duke arrestuar figura kyçe në skemat e evazionit fiskal të kompanisë “Bankers Petroleum”.

Ndër 14 urdhërarreste të lëshuara, 10 prej të cilave janë ekzekutuar, mes të arrestuarve është edhe Ardit Kero – ish-bashkëshorti i moderatorës së njohur Arbana Osmani –i dyshuar për pastrim parash dhe evazion fiscal.

Edhe pse Arbana Osmani nuk ka bërë ende një reagim zyrtar përmes deklaratash apo postimesh publike lidhur me arrestimin e ish-bashkëshortit të saj, mosndarja e një qëndrimi është vetë një formë reagimi. E vetmja gjë që ka ndarë në llogarinë e saj është një video në Instastory — publikuar që dje — ku nuk përmend aspak ngjarjen në fjalë.

Për qëllimet e publikut, heshtja e saj mund të interpretohet si një reagim i qartë: Arbana preferon të mos përzihet publikisht në një çështje që prek ish-bashkëshortin. Edhe pse videoja është postuar dje, ajo nuk adreson direkt temat reale që janë në qendër të lajmit sot, duke e lënë vend spekulimeve dhe duke treguar se ajo po ruan distancën në mënyrë të qëllimshme.

The post FOTO/ U arrestua ish bashkëshorti i saj, ky është reagimi i Arbana Osmanit appeared first on Albeu.com.

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu së bashku me pushime në Mykonos – tregojnë linjat trupore në imazhet me bikini

29 May 2025 at 22:12

Prezantueset e njohura shqiptare, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram një moment të relaksuar nga pushimet luksoze në ishullin grek të Mykonosit.

Në një fotografi të publikuar së fundmi nga Arbana, dyshja shfaqet duke buzëqeshur dhe duke shijuar rrezet e diellit pranë një pishine me pamje mahnitëse nga deti.

Veshur me bikini elegante – Arbana në të zeza me detaje të thurura dhe Xhemi në bikini me print animalier dhe një kapele kashte – të dyja kanë treguar linjat e tonifikuara trupore dhe një stil të rafinuar veror.

Foto: Arbana Osmani/InstaStory

Fotografia, e realizuar në resortin “Cavo Tagoo” në Mykonos, është komentuar gjerësisht nga fansat të cilët i kanë komplimentuar për paraqitjen natyrale dhe energjinë pozitive që përcjellin.

Duket se dyshja e ekraneve shqiptare, përveçse ruajnë një miqësi të ngushtë prej vitesh, dinë gjithashtu si të shijojnë verën me stil dhe elegancë. /Telegrafi/

The post Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu së bashku me pushime në Mykonos – tregojnë linjat trupore në imazhet me bikini appeared first on Telegrafi.

Oferta ‘e majme’ që po rikthen në ekran Arbana Osmanin! Zbulohen detaje mbi formatin dhe televizionin

24 May 2025 at 18:58

Pas më shumë se dy vitesh mungesë në ekran, Arbana Osmani është gati të rikthehet. Duket se pritjes po i vjen fundi.

Arbana është në bisedime për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur.

Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar, ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive.

Duket se moderatorja i ka thënë “Po” ofertës së majme, për t’u rikthyer në një tjetër sezon. Por shumë janë ndjekësit që pyesin rreth formatit që këtë herë ajo do të drejtojë.

Ndonëse vetë televizioni ka disa variante, ku përfshihet edhe një reality, duket se ende nuk është vendosur se çfarë do të drejtojë. Propozimi që përflitet deri më tani, është një format me histori reale, të ngjashme me atë që Arbana ka moderuar vite më parë.

Megjithatë, gjithçka do të bëhet publike, para nisjes së sezonit të ri në shtator. Ajo çfarë dihet me siguri është fakti se një ofertë shumë bujare është bërë për të, të cilën vetë Arbana ka vendosur që ta pranojë.

The post Oferta ‘e majme’ që po rikthen në ekran Arbana Osmanin! Zbulohen detaje mbi formatin dhe televizionin appeared first on Sot News | Lajme.

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

By: M C
18 May 2025 at 17:48

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana Osmanit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Pyetja që shumë fansa i drejtojnë vazhdimisht është: Kur do ta shohim sërish në ekran?

Duket se pritjes po i vjen fundi. Arbana është në bisedime të avancuara për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur.

Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive.

The post Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion appeared first on Albeu.com.

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

By: gaze tare
18 May 2025 at 14:28

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana Osmanit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Pyetja që shumë fansa i drejtojnë vazhdimisht është: Kur do ta shohim sërish në ekran?

Duket se pritjes po i vjen fundi. Sipas burimeve për “Prive”, Arbana është në bisedime të avancuara për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur.

Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive.

The post Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion appeared first on iconstyle.al.

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

18 May 2025 at 14:41

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana Osmanit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Pyetja që shumë fansa i drejtojnë vazhdimisht është: Kur do ta shohim sërish në ekran?

Duket se pritjes po i vjen fundi. Arbana është në bisedime të avancuara për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur. Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive.

The post Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion appeared first on Sot News | Lajme.

Arbana Osmani u shfaq mbrëmë në hapjen e finales së BBVA, ky ishte qëndrimi i saj (Foto)

20 April 2025 at 22:34

Hapja e finales se madhe te BBVA mbremjen e djeshme, shfaqi dhe figuren e Arbana Osmanit duke folur per kete fenomen televiziv.

Kjo gje terhoqi vemendjen e te gjitheve, pasi kishte kaq kohe qe Arbana Osmani nuk shfaqej ne televizionin Top Channel.

Ajo qe nuk eshte mesuar ende mbi kete eshte nese Arbana Osmani ka qene ne dijeni per kete fragment te figures se saj shfaqur ne finalen e madhe te BBVA

Dicka tjeter qe ka terhequr vemendje te madhe eshte dhe mosreagimi i Arbanes mbi kete gje.

Duket qe moderatorja nuk po e prish terezine e saj teksa po shijon pushimet me familjen dhe femijet.

Aludime te medha jane ngritur ne rrjet ne mos ky veprimi nga ana e produksionit te BBVA lidhet me rikthimin e saj serish ne krye te kete spektakli sezonin e ardhshem, por ende eshte heret te flitet me siguri per kete gje.

Mbetet per tu pare nese Arbana do beje nje reagim ne lidhje me kete gje.

The post Arbana Osmani u shfaq mbrëmë në hapjen e finales së BBVA, ky ishte qëndrimi i saj (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë ndodhi? Dalina Buzi ‘shpërthen’ ndaj Arbana Osmanit: Boll më, ka 3 vite që…

7 April 2025 at 21:06

Pasi Arbana Osmani shpalli përmes një monologu në Tv Klan se ishte “lodhja” ajo që e largoi nga drejtimi i Big Brother VIP, rrjeti u ndez – dhe jo vetëm.

Ledion Liço ishte ndër të parët që reagoi me një thumb të qartë: “Gënjen veten”. Por nuk mbaroi me kaq.

Nga makina e saj, në një garazh, Dalina Buzi hodhi një tjetër gur në lumë. Me tone ironike dhe shumë të drejtpërdrejta, ajo komentoi:

“Kjo goca ka tre vjet që bashkë me Ledionin, flet për Big Brother-in dhe ikjen e saj. E tha te Mira, tani monolog. Ndërkohë ka një brand të ndërtuar, lokali plot. Lokali ngjitur bosh, i saj plot. Pse merret ende me Big Brother-in?!”

Sipas Dalinës, Arbana duhet të jetë krenare për suksesin e saj në biznes, jo të kthehet pas për t’u justifikuar për një vendim të bërë prej kohësh.

“S’është normale. Rri, krenohu me biznesin. Ke një brand që nesër mund ta shesësh. Vazhdon filmi sikur është Vatikani.”

The post Çfarë ndodhi? Dalina Buzi ‘shpërthen’ ndaj Arbana Osmanit: Boll më, ka 3 vite që… appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë ndodhi? Dalina Buzi ‘shpërthen’ ndaj Arbana Osmanit: Boll më!

By: M C
7 April 2025 at 21:59

Pasi Arbana Osmani shpalli përmes një monologu në Tv Klan se ishte “lodhja” ajo që e largoi nga drejtimi i Big Brother VIP, rrjeti u ndez – dhe jo vetëm.

Ledion Liço ishte ndër të parët që reagoi me një thumb të qartë: “Gënjen veten”. Por nuk mbaroi me kaq.

Nga makina e saj, në një garazh, Dalina Buzi hodhi një tjetër gur në lumë. Me tone ironike dhe shumë të drejtpërdrejta, ajo komentoi:

“Kjo goca ka tre vjet që bashkë me Ledionin, flet për Big Brother-in dhe ikjen e saj. E tha te Mira, tani monolog. Ndërkohë ka një brand të ndërtuar, lokali plot. Lokali ngjitur bosh, i saj plot. Pse merret ende me Big Brother-in?!”

Sipas Dalinës, Arbana duhet të jetë krenare për suksesin e saj në biznes, jo të kthehet pas për t’u justifikuar për një vendim të bërë prej kohësh.

“S’është normale. Rri, krenohu me biznesin. Ke një brand që nesër mund ta shesësh. Vazhdon filmi sikur është Vatikani.”

The post Çfarë ndodhi? Dalina Buzi ‘shpërthen’ ndaj Arbana Osmanit: Boll më! appeared first on Albeu.com.

Ledion Liço ‘thumbon’ Arbana Osmanin pas deklaratës mbi autorësinë e fjalës ‘yje’

6 April 2025 at 16:59

Prezantuesi Ledion Liço tashmë shquhet për momentet epike që krijon në spektaklin e Big Brother VIP.

Ai nisi bisedën me banorët duke i quajtur ‘yje’, një fjalë tashmë e zakonshme e këtij formati.

Ndonëse ishte përdorur edhe në kohën kur prezantonte Arbana Osmani, e madje ajo e ka potencuar disa herë vetë se ka meritat për këtë.

Foto: Screenshot/YouTube

E pas kësaj, Liço shtoi edhe një fjali, për të cilën në rrjet u tha se e thumboi direkt Osmanin.

“Yje, po ku jeni o yje ku jeni”, nisi Ledioni programin me të qeshura.

“Shikoni edhe pse fjala yje ka kohë që është ç’doganuar tashmë, juve jeni yjet, më yje se sa yjet kudo që ndodhen”, tha ai tutje.

Arbana ka prezantuar dy edicionet VIP të Big Brother dhe për shumë konsiderohet imazh i këtij reality shou. /Telegrafi/

 

The post Ledion Liço ‘thumbon’ Arbana Osmanin pas deklaratës mbi autorësinë e fjalës ‘yje’ appeared first on Telegrafi.

“Mezi po prisja që “BBV” të mbaronte”/ ‘Rrëfehet’ si asnjëherë më parë Arbana Osmani: Ja pse u dorëzova para 2 vitesh

5 April 2025 at 13:05

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, ishte e pranishme në natën finale të “X Factor Albania” ku rrëfeu edhe largimin e saj nga televizioni. Ajo tregoi se dy vite më parë, kishte vendosur të largohej nga moderimi i “Big Brother Vip” dhe se mezi po priste që ai edicion të mbaronte, pasi sipas saj, po humbiste veten e saj, diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë.

“2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim!

Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!” – tha Arbana. Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!

“Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq…Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë!

Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, frika për të ndryshuar nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi.

Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, u shpreh Arbana Osmani. Mes të tjerash Arbana tregoi se kur prezantoi Festivalin e Këngës në RTSH ka qenë shumë e ngarkuar dhe ka qenë e detyruar të shkonte çdo dy orë në shtëpi për t’i dhënë gji vajzës së vogël, Zoit, asokohe 3 muajshe. Por në të gjithë morinë e atyre punëve dhe vajzës që vetëm qante, Arbana rrëfeu se befas kuptoi që arsyeja ishte se i kishte ikur qumështi i gjirit.

“Ka patur shumë momente të vështira në jetën time personale që nuk do duhej kurrsesi t’i reflektoja në ekran, por po më kujtohet tani një moment që në fakt nuk ka qenë në skenë, por ka qenë në shtëpinë time dy orë para se të ngjitesha në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH përpara tre vitesh. Asokohe, Zoi, vajza ime, ishte vetëm 3 muajshe dhe unë e ushqeja me gji. Në po të njëjtën javë, unë kisha katër netët e festivalit dhe premierën e Big Brother, pra katër netët e festivalit, e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte dhe premiera e Big Brother të premten.

Kanë qenë shumë, shumë, shumë të ngjeshura si ditë dhe si net. Në të gjithë këtë morinë e punëve detyrohesha çdo dy orë, çdo tre orë, për të shkuar për t’i dhënë gji vajzës. Ka qenë ora 6, e kisha bërë grimin, pikërisht që të isha bërë gati pastaj që të ngjitesha direkt në skenë. Nuk e kisha veshur fustanin. Shkova me vrap te dhoma e gjumit, e mora në krahë Zoin dhe e vura në gji. Vetëm qante, qante dhe nuk e kuptoja pse qante. Ndërkohë telefoni im nuk pushonte se po më pyesnin kur vjen dhe duhej të rakordoja skaletën dhe të gjithë gjërat e tjera. Ndërkohë kisha këtë fëmijë që qante dhe s’po kuptoja se çfarë kishte. Pastaj befas kuptova që më kishte ikur qumështi dhe thjesht ndjeja vetëm lotët që më lëviznin pafund, pafund dhe kisha këtë beben në dorë dhe thosha :Arbana çfarë po bën? Çfarë po bën?” Aty pastaj i fshiva lotët, përqafova Zoin fort, bëra një shishe qumësht, edhe ajo e piu, unë u çlirova dhe shkova e prezantova festivalin”, rrëfeu e përlotur Arbana Osmani.

Ajo u pyet edhe se kur do të rikthehet sërish në televizion, por sërish nuk dha një përgjigje konkrete.

Alketa Vejsiu: Shiko publiku në “ask questions” që kam realizuar ka vetëm një pyetje, “kur do kthehesh në ekran”, sepse nuk mjaftohen vetëm me YouTube-in që lidhet me televizorin e shtëpive të tyre, duan ekranin. Ka ndonjë projekt aktual?

Arbana Osmani: Unë do të kthehem në ekran kur ta gjykoj se do të jetë momenti i duhur për mua. Kur të jetë një projekt interesant, kur të jetë diçka që më frymëzon, kur ta bëj me shumë dëshirë dhe me shumë qejf siç kam bërë të gjitha programet deri tani. Të mos jem ashtu si në fundin e para 2 viteve që përmenda në monologu.

The post “Mezi po prisja që “BBV” të mbaronte”/ ‘Rrëfehet’ si asnjëherë më parë Arbana Osmani: Ja pse u dorëzova para 2 vitesh appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëfehet Arbana Osmani: Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte

5 April 2025 at 10:48

Moderatorja Arbana Osmani, ishte e pranishme në natën finale të “X Factor Albania” ku rrëfeu edhe largimin e saj nga televizioni. Ajo tregoi se dy vite më parë, kishte vendosur të largohej nga moderimi i “Big Brother Vip” dhe se mezi po priste që ai edicion të mbaronte, pasi sipas saj, po humbiste veten e […]

The post Rrëfehet Arbana Osmani: Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte appeared first on BoldNews.al.

Publikohet episodi i parë i Big Brother Albania në vitin 2008 – koha kur Arbana Osmani prezantoi edicionin fillestar në Shqipëri

3 April 2025 at 21:52

Së fundmi, në kanalin YouTube janë rishfaqur disa video të vjetra nga spektaklet televizive shqiptare, duke sjellë në kujtesë momente të paharrueshme për publikun.

Një nga videot që ka tërhequr më shumë vëmendje është episodi i parë i Big Brother Albania, i transmetuar më 23 shkurt 2008.

Në atë kohë, formati sapo po debutonte në Shqipëri, ndërsa drejtuesi i Top Media, Dritan Hoxha, ishte ende gjallë. Videoja e publikuar rishtas tregon hapjen madhështore të spektaklit nga prezantuesja ikonike, Arbana Osmani, e cila ka qenë pjesë e këtij programi për shumë edicione.

Duke qenë se jemi në prag të finales së Big Brother VIP Albania 4, kjo video ka mallëngjyer fansat, të cilët janë rikthyer pas në kohë për të parë një version më autentik të formatit, atëherë kur ai organizohej pa personazhe të famshëm.

Në total, 10 edicione të Big Brother Albania janë mbajtur me konkurrentë të panjohur për publikun, ndërsa katër të fundit kanë qenë edicione VIP, duke përfshirë edhe këtë të vitit 2024.

Rishfaqja e këtyre videove ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që krahasojnë origjinën e formatit me versionin e tij aktual, duke shprehur nostalgji për periudhën kur Big Brother kishte një qasje më spontane dhe të papritur. /Telegrafi/

The post Publikohet episodi i parë i Big Brother Albania në vitin 2008 – koha kur Arbana Osmani prezantoi edicionin fillestar në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Arbana Osmani rikthehet në ekran? Ja postimi që ngriti dyshimet

By: gaze tare
29 March 2025 at 16:34

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka ngjallur dyshime për një rikthim të mundshëm në televizion me një postim të fundit në Instagram. Ajo ka ndarë një listë me fustane nga marka të njohura, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Back to TV means back to cute dresses” (Rikthimi në TV do të thotë rikthim te fustanet e bukura).

Ky detaj ka mjaftuar për të nxitur spekulime mes ndjekësve, të cilët po hamendësojnë nëse bëhet fjalë për një projekt të ri apo vazhdimin e një formati të njohur. Deri tani, Arbana nuk ka dhënë më shumë detaje, duke lënë gjithçka të mbuluar me mister.

The post Arbana Osmani rikthehet në ekran? Ja postimi që ngriti dyshimet appeared first on iconstyle.al.

Arbana Osmani paralajmëron rikthimin në ekran?

By: gaze tare
29 March 2025 at 10:31

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ngritur dyshime mbi një rikthim të saj në ekran, përmes një postimi në Instagram. Ajo ka ndarë me ndjekësit një listë me fustane të zgjedhura nga sajtet e njohura të modës, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Back to TV means back to cute dresses”, që në shqip përkthehet “Rikthimi në TV do të thotë rikthim te fustanet e bukura”.

Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime mes fansave të saj, të cilët po presin me padurim të mësojnë nëse Arbana do të rikthehet në drejtimin e një programi të ri televiziv. Deri më tani, ajo nuk ka dhënë më shumë detaje, por ky mesazh duket se është një shenjë e qartë e projekteve të saj të ardhshme në ekran.

The post Arbana Osmani paralajmëron rikthimin në ekran? appeared first on iconstyle.al.

❌
❌