Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 July 2025 at 13:57

Gjermania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të reja armësh me rreze të gjatë veprimi, të cilat do t’i mundësojnë Kievit të godasë objektiva strategjike shumë larg vijës së frontit, brenda territorit të Rusisë.

Sipas Gjeneralit të Bundeswehrit, Christian Freuding, i cili udhëheq grupin mbështetës të Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes për Ukrainën, dërgesat e para pritet të shkojnë deri në fund të këtij muaji.

“Ky është një hap i rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve ushtarake të Ukrainës. Këto sisteme do të përmirësojnë ndjeshëm mbrojtjen ajrore dhe aftësinë për të kryer goditje të synuara në thellësi të territoreve të kontrolluara nga Rusia,” tha Freuding për mediat gjermane.

Sistemet e reja përfshijnë teknologji të avancuara, që mund të përdoren për të synuar depot e municioneve, qendrat logjistike dhe komandat ruse që ndodhen larg vijës së parë të luftës. Kjo do të ndihmojë në uljen e presionit mbi trupat ukrainase dhe në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit të forcave ruse.

Vendimi i Berlinit për të lejuar përdorimin e armëve të saj për goditje në territorin rus vjen pas kërkesave të përsëritura të autoriteteve ukrainase, të cilat kanë argumentuar se pa mundësinë për të goditur thellë brenda Rusisë, është e vështirë të ndalohet përparimi i ushtrisë ruse dhe të mbrohen qytetet ukrainase nga sulmet me raketa dhe dronë.

Ky zhvillim përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Gjermanisë, e cila deri më tani ka qenë më e kujdesshme në lidhje me dërgesat e armëve që mund të përshkallëzojnë konfliktin. Megjithatë, në kushtet e ofensivave të vazhdueshme ruse dhe pas dështimit të disa iniciativave diplomatike, Berlini ka vendosur të rrisë nivelin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Zyrtarët gjermanë theksojnë se përdorimi i këtyre armëve do të jetë i koordinuar me aleatët ndërkombëtarë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Gjenerali Freuding ka shtuar se objektivi kryesor mbetet ndihma për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Me dërgesat e reja, Ukraina do të ketë në dispozicion mjete më të fuqishme për të kundërshtuar agresionin rus dhe për të forcuar pozitat e saj në fushën e betejës në muajt e ardhshëm.

Yjet e rinj pushtojnë Londrën/ Sinner-Alcaraz është finalja e Grand Slemit në Wimbledon

12 July 2025 at 13:30

Dy vjet qenkan një diferencë e madhe. Novak Gjokoviç e ndjeu plotësisht peshën e moshës së tij 38-vjeçare, në humbjen e thjeshtë që pësoi përballë numrit 1 të botës, Janik Siner, në gjysmëfinale të Uimbëlldonit.

Nëse në 2023, jo shumë kohë më parë, Nole fitoi tre Grand Sleme, në dy stinët e fundit tenisi është dominuar nga dyshja e kampionëve të rinj.

Janik Siner dhe Karlos Alkaraz kanë fituar gjithçka, duke mos I dhënë serbit asnjë shans, ndonëse Gjokovic e mundi spanjollin në finalen e Lojrave Olimpike dhe në çerekfinalen e Australian Openit në janar të këtij viti.

Sidoqoftë, Siner ishte tepër I fortë për të, dhe rezultati I seteve e tregoi qartë: 6-3, 6-3, 6-4, në jo më shumë se dy orë lojë.

Italiani 23-vjeçar është fitues I tre Grand Slemeve, ndonëse në barin e Uimbëlldonit nuk do të ketë të lehtë përballë rivalit të tij të madh.

Karlos Alkaraz kaloi në gjysmëfinale amerikanin Tejlër Fric, në një duel të fortë, por që ai e fitoi me meritë.

Në dy orë e 48 minuta, kampioni në fuqi fitoi setin e parë 6-4, pastaj humbi të dytin 5-7, por fitoi dy të tjerët radhazi 6-3 e 7-6.

Spanjolli 22-vjeçar, që ka 5 Grand Sleme deri tani, është dy herë radhazi kampion në Uimbëlldon, pas dy finaleve në të cilat mundi Gjokoviçin, e padyshim do të jetë favorit edhe ndaj Numrit 1 në botë.

Në gjashtë turnetë e fundit Grand Slem, në 2024 e këtë vit, tre janë fituar nga Siner dhe tre nga Alkaraz.

Provë force nga Pogacar/ Tour, tjetër fitore e madhe e kampionit nga Sllovenia

12 July 2025 at 13:27

Po pedalojnë me një shpejtësi prej ferri. Turi I Francës këtë vit është aq I rrufeshëm sa nuk mbahet mend dhe rimitn kryesor ia jep padyshim ai që është favoriti.

Tadej Pogaçar shkëlqeu sërish duke fituar etapën e dytë këtë edicion, pikërisht në atë ngjitje legjendare që cilësohet “Muri I Bretanjës”.

Një malore prej rreth 2 kilometrash me nivel mesatar ngjitjeje 6.9 për qind dhe me segmente deri në 15 për qind.

Kampioni në fuqi I Turit nisi vrullin e tij 1700 metra përpara finishit duke lënë prapa Fanelën e Verdhë, Van der Pul, ndërsa goditjen finale e dha në 200 metrat e fundit, duke mundur në vijë rivalin kryesor, Jonas Vingegard.

Ishte etapa e shtatë, e cilësuar si kodrinore, nga Sent Malo në Myr dë Bretanjë prej 197 kilometrash, dhe Pogaçar arriti fitoren numër 101 në karrierë e të 19-ën në Klasiken franceze.

Edhe pse ishte malore, shkëputja e 26-vjeçarit nisi me 45 km në orë dhe përfundoi me 54 km në orë. Ai e mori sërish Fanelën e Verdhë, të cilën e humbi një ditë më parë vetëm për një sekondë, dhe vështirë ta lëshojë më.

Kjo etapë ishte e veçantë sepse kaloi nëpër Bretanjë, që është djepi I çiklizmit francez, dhe jo më kot grupi I garuesve kaloi në qytezën Ifiniak, vendlindja e legjendës Bernar Ino, I fundit francez që fitoi Turin në 1985.

Pogaçar kryeson me 54 sekonda më pak se belgu Remko Evenepul, ndërsa Vingegard është I katërti me 1’17” vonesë.

Zbulohen mbi 1000 rrënjë kanabis në Greqi, arrestohen tre shqiptarë

12 July 2025 at 13:01

GREQI- 1019 bimë marijuanë u gjetën dhe u asgjësuan nga oficerët e policisë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në një zonë rurale të Artës në Greqi, ndërsa u kryen 4 arrestime.

Policia greke, duke përdorur informacionin e duhur, gjeti një zonë rurale të Artës, të rrethuar nga bimësi e dendur dhe e egër, fidanë të kultivuar marijuanë.

Si pjesë e një operacioni të organizuar policor, dy burra me kombësi shqiptare u arrestuan në vend, të cilët dyshohet se ishin përgjegjës për kujdesin ndaj plantacionit.

Më pas, në shtëpitë e tyre u arrestuan një tjetër shqiptar dhe një grek nga Arta, të cilët, siç doli nga hetimi paraprak, kishin rolin kryesor të grupit.

Gjatë kontrollit të zonës së plantacionit, u gjet dhe u konfiskua një fidanishte e përbërë nga 374 bimë marijuanë në vazo, ndërsa u shkulën dhe u asgjësuan edhe 645 fidanë të tjerë marijuanë, të cilët ishin mbjellë në tokë. U sekuestruan gjithashtu pajisjet për kultivimin e plantacionit.

Kapet me 10 kilogramë kanabis, arrestohet shqiptari në Selanik

12 July 2025 at 12:57

Oficerët e policisë nga Ekipi i Zbatimit të Ligjit kundër Drogës i Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Kilkis arrestuan dje pasdite në një zonë të Selanikut një 41-vjeçar shqiptar, për trafikim dhe ruajtje të lëndëve narkotike.

Konkretisht, sipas policisë greke, pas veprimeve të koordinuara nga policia, shqiptari u lokalizua dhe në një magazinë që ai e përdorte si zonë ruajtje për lëndë narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan 10 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 10 kg e 526 gramë.

Në posedim të tij u gjetën dhe u konfiskuan 1 çelës magazine dhe 2 telefona celularë.

Hiqen shezlongë pa leje/ Aksione në Vlorë e Seman për çlirimin e plazheve publike

12 July 2025 at 12:55

Rreth 150 komplete me çadra dhe shezlongë janë hequr nga policia në vijën bregdetare të Semanit në Fier mëngjesin e kësaj të shtune gjatë operacionit “plazhi i lire”.

Tre hapësira publike janë liruar, ndërsa janë proceduar penalisht të tre pronarët e subjekteve që kishin zënë hapësirë publike, pa qenë të pajisur me leje nga autoritetet përkatëse.

Kontrollet në terren nisën herët në mëngjes edhe në bregdetin e Vlorës nga policia e rendit dhe ajo bashkiake për të verifikuar dokumentacionin e subjekteve në plazhet private.

Gjatë aksionit në Lungomare janë vërejtur parregullsi në janë hequr rreth 40 çadra dhe 80 shezlongë.

Kjo hapësirë që ishte e zënë nga operatorët privatë në kundërshtim me ligjin do të kthehet në plazh publik.

Mësohet se aksioni për lirimin e hapësirës është zhvilluar i qetë dhe nuk ka pasur kundërshtime nga pronari.

Ndërkohë, operacioni për lirimin e hapësirave publike në plazhe vijon. Policia sqaron se efektivët do të jenë në terren për të kontrolluar dhe verifikuar subjektet private gjatë sezonit veror.

Dreri i rrallë/ Lind në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, i pari në 25 vite me ngjyrë të errët

12 July 2025 at 12:50

TIRANË– “Një drer i veçantë ka lindur dy javë më parë në Kopshtin Zoologjik në Tiranë. Lindja e një dreri të tillë është një fenomen i rrallë natyror”

Kafsha e vogël që gjendet mes drerëve të tjerë ka një gëzof të errët, që e dallon nga të zakonshmit me ngjyrën e kuqërremtë, duke e bërë atë unike.

“Është fenomen i rrallë sepse tek specia e drerit ‘dama dama’ nuk është normale kjo ngjyrë. Është për shkak të një mutacioni gjenetik që quhet melanizëm. Fenotipi i errët mbizotëron në të tjerat”

Dreri i zi njihet si i tillë në emërtimin popullor, për shkak të pigmentit të errët që e bën atë të duket pothuajse i zi, shumë ndryshe nga ngjyra natyrale e kësaj kafshe.

” Zakonisht qëndron në këtë ngjyrë, është një kafe me nuancë shumë të erret, mund të hapet pak, por jo ndonjë diferencë shumë e madhe, përkundrejt besimit të njerëzve që e krahasojnë dhe dhitë nuk është e njëjta gjë. Nuk po themi që qëndron tani i zi që t’i ngjajë të ëmës më vonë.

Sipas veterinerit të Kopshtit Zoologjik një fenomen i tillë në Shqipëri nuk ka ndodhur të paktën në dekadat e fundit.

” Ka pasur lindje çdo vit dhe është hera e parë në 25 vitet e fundit që lind një drer me këtë nuancë të errët. Ndodh një në 100 mijë drerë”

Që nga lindja e tij, dreri i vogël është kthyer tashmë në kafshën më tërheqëse të Kopshtit Zoologjik. Vizitorët mund të shohin nga afër një fenomen që nuk ndeshet shpesh në natyrë, si një dëshmi e bukurisë e njëkohësisht misterit të botës së egër.

“Është një gjë nuk është parë më përpara. Nuk është diçka që ne e tentuam ta bëjmë, por ka ndodhur. Ne e dinim që kishim një barsmëri në tre drerë dhe e dinim që do kishim të vegjël. Më parë nuk kishim kaq shumë vizitorë që fiksoheshin për minuta të tëra para drerëve, tani kjo ndodh. Do tërheqë edhe më shumë kur të rritet sepse do bëhet akoma më i bukur”

Drerët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës, të njohur si “lopatar dama dama” nuk janë shumë të përhapur në natyrën e egër të Shqipërisë.

“Ka në natyrë të egër në zonën e Fierit dhe Myzeqesë, por më së shumti është specie që i përket natyrës së gadishullit Apenin dhe gadishullit Iberik. Ne në Shqipëri, kemi më shumë kaprollin, që është pak më i vogël. Ai po që është i errët. Ekziston edhe ky dyshimi në publik që mund të ishte një kryqëzim midis dy specieve, por kjo është e pamundur, pasi nuk arrin të krijohet barsmëria. Pra dukuria që shihni është falë një mutacioni gjenetik që normalisht është normale të ndodhë me kombinime të ndryshme”

Në kopshtin Zoologjik të Tiranës aktualisht ndodhen 11 drerë.

“Kemi menduar të bëjmë një reduktim të meshkujve që të kemi një riprodhim më të kontrolluar. Por për momentin hapësira që kemi është e mjaftueshme për këta drerë, apo edhe dyfishin e tyre.”

Mesatarisht një drer në natyrë ka një jetëgjatësi jo më shumë se 10 vite, ndërsa në kushtet e mbajtjes në një Kopsht Zoologjik i kalon 15 vitet./abcnews.al

Trafiku i kokainës nga Amerika Latine/ Gjykata e Posaçme lë në burg shtatë të arrestuarit

12 July 2025 at 12:39

TIRANË- Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e arrestit në burg për 7 personat e arrestuar në kuadër një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të tonaletave me kokainë, nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë personi i tetë pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, për shkak se nuk ka qenë pjesë e procedimit penal, dhe është arrestuar gjatë operacionit në kushtet e flagrancës pasi dispononte armë pa leje.

Mes të dyshuarve është edhe ish-drejtuesi i policisë Erjon Dani, që akuzohet se ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS duke ua vënë në dispozicion anëtarëve të grupit kriminal.

Sipas SPAK, këta shtetas janë përgjegjës për trafikimin e rreth 3.8 tonë kokainë, ndërsa janë të dyshuar edhe për disa raste të korrupsionit të zyrtarëve të drejtësisë.

Burime pranë organit hetues konfirmuan se dy nga 5 personat e shpallur në kërkim ka të dhëna që ndodhen në Dubai dhe 3 të tjerë në vendet e Bashkimit Europian, nga të cilët janë edhe disa nga personat e dyshuar si organizatorë.

Përkatësisht arrest në burg është caktuar për:

-Arjan Gjata
-Vilson Roçi
-Musa Gjikola
-Akil Alushi
-Jani Meçja
-Selami Lushkaj
-Erjon Dani

Maqedonia e Veriut/ Kryeministri Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

By: E.K
12 July 2025 at 13:51

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski edhe sot ka dalë me akuza të rënda për Bullgarinë. “Bota dhe Europa e kanë parë se cili ka qenë qëllimi i politikanëve bullgarë. Qëllimi i politikanëve bullgarë në asgjë nuk dallon nga qëllimi që e ka udhëheqësia ruse në Ukrainë dhe ajo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas”, […]

The post Maqedonia e Veriut/ Kryeministri Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas appeared first on FaxWeb.

Lavrov takohet me Kim Jong Un, Koreja e Veriut riafirmon mbështetjen e saj për veprimet ushtarake të Rusisë

By: E.K
12 July 2025 at 13:49

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duket i gëzuar dhe i buzëqeshur ndërsa viziton udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në vendpushimin bregdetar të Wonsan.\Moska dhe Pheniani kanë lidhje veçanërisht të ngushta, përfshirë edhe pas vendosjes së mijëra ushtarëve të Koresë së Veriut në frontin ukrainas, një çështje për të cilën Lavrov shprehu […]

The post Lavrov takohet me Kim Jong Un, Koreja e Veriut riafirmon mbështetjen e saj për veprimet ushtarake të Rusisë appeared first on FaxWeb.

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

By: E.K
12 July 2025 at 13:37

Një ngjarje e rëndë ndodhi të premten e 11 korrikut në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut gjatë punimeve për hapjen e një pusi. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi H. D., 58 vjeç, ndodhej pranë një fadrome që po punonte në terren, kur një masiv dheu […]

The post Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale appeared first on FaxWeb.

I kërkuar në Belgjikë, kapet në Kapshticë 31-vjeçari shqiptari

By: E.K
12 July 2025 at 13:22

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar Krystalopigi (Kapshticë”), pasi rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet belge. 31-vjeçar u arrestua nga oficerët e policisë së Departamentit të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Follorinës në bashkëpunim me oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të […]

The post I kërkuar në Belgjikë, kapet në Kapshticë 31-vjeçari shqiptari appeared first on FaxWeb.

Granit Xhaka me të ardhmen e pasigurt, ish-trajneri i PSG-së e shikon si prioritet

By: E.K
12 July 2025 at 13:20

E ardhmja e Granit Xhakës te Bajer Leverkusen mbetet e pasigurt. Duke folur në qershor, 32-vjeçari pranoi se largimi nga “BayArena” mund të jetë një opsion që ai dëshiron ta eksplorojë. Leverkusen ka vendosur një çmim prej 8 deri në 15 milionë euro për Xhakën. Ndërsa Juventusi ka treguar interes për mesfushorin zviceran, tashmë ka […]

The post Granit Xhaka me të ardhmen e pasigurt, ish-trajneri i PSG-së e shikon si prioritet appeared first on FaxWeb.

“Vendi që e adhurova”, erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman i 2 korrikut të ambasadave

By: E.K
12 July 2025 at 13:16

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në Kavajë ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum. “E adhurova këtë vend, sepse është i mrekullueshëm. Por, ndoshta edhe më shumë, adhurova popullin e tij. Dhe e ndjeja, e perceptoja prej gati një viti, që nga fillimi i 1989-tës, se po piqeshin kushtet për një revolucion. Njerëzit kishin ndryshuar. […]

The post “Vendi që e adhurova”, erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman i 2 korrikut të ambasadave appeared first on FaxWeb.

Lideri suprem i Iranit kërcënon të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme

By: E.K
12 July 2025 at 13:10

Udhëheqësi suprem i Iranit lëshoi një kërcënim të ri ndaj SHBA-së të premten, duke thënë se bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme mund të sulmohen përsëri nëse merret vendimi për ta bërë këtë. “Sulmi ndaj Bazës Ajrore Al Udeid nuk është një incident i vogël, por një incident i madh që mund të përsëritet”, […]

The post Lideri suprem i Iranit kërcënon të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme appeared first on FaxWeb.

Hapja e ambasadës gjermane/ Werner Daum: Ndodhi diçka e bukur, lindi liria! Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët

By: E.K
12 July 2025 at 13:04

FJALA E ISH-AMBASADORIT GJERMAN, WERNER DAUM Gjatë vizitës në Bashkinë e Kavajës, ish-ambasadori gjerman Werner Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryetari Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990. Daum kujtoi se ishte në Shqipëri nga 1987 deri në korrik 1990, kur ambasada gjermane u shemb fizikisht dhe […]

The post Hapja e ambasadës gjermane/ Werner Daum: Ndodhi diçka e bukur, lindi liria! Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët appeared first on FaxWeb.

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë , arrestohet autori i plagosjes me thikë

By: E.K
12 July 2025 at 12:51

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka parandaluar një ngjarje të mundshme me pasoja të rënda për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të saj. Në kuadër të këtij reagimi, u arrestua në flagrancë shtetasi Besnik Gjondeda, i dyshuar si autor i plagosjes së një shtetasi me mjet prerës (thikë). Ngjarja ndodhi pas një konflikti, […]

The post Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë , arrestohet autori i plagosjes me thikë appeared first on FaxWeb.

Tiranë /Finalizohet operacioni “Silent Load”, arrestohet 52-vjeçari që transportonte mallra të dyshuara si të kontrabanduara

By: E.K
12 July 2025 at 12:25

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent Load”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, duke goditur një rast të kontrabandës me mallra. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Xh., 52 vjeç, banues në Kukës, pasi u kap duke transportuar mallra […]

The post Tiranë /Finalizohet operacioni “Silent Load”, arrestohet 52-vjeçari që transportonte mallra të dyshuara si të kontrabanduara appeared first on FaxWeb.

💾

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua merr “frenat” e komisariatit të Kuçovës

12 July 2025 at 11:01

SHQIPËRI– Burime për ABC News konfirmojnë emërime të reja në radhët e Policisë.

Këto emërime janë bërë në qytetet si Kuçovë, Mallakastër dhe në Vlorë.

Po ashtu vihet re që një grua është caktuar për herë të parë si shefe komisariati në Kuçovë.

-Komisare Edjona Dano është emëruar Shefe e Komisariatit te Policisë Kuçovë.

-Shefi i Komisariatit te Policisë Kuçovë Kleant Serdari është emëruar Shef i Komisariatit te Policisë Mallakastër.

-Shefi i Komisariatit te Policisë Mallakastër Bledar Metaj është emëruar Shef Sektori i Policisë Rrugore ne DVP Vlorë./abcnews.al

❌
❌