Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ish-i i Taylor Swift thumbon këngëtaren: “Poeti më i mirë”

By: user 10
29 June 2025 at 13:22

Matty Healy, ish-i i Taylor Swift dhe frontmeni i grupit “The 1975”, duket se ka thumbuar këngëtaren e njohur gjatë një performance në Glastonbury Festival në Angli.

Gjatë koncertit të së premtes mbrëma në Worthy Farm, Somerset, Healy u drejtua turmës duke thënë:

Ajo që po kuptoj nga ky moment është se ndoshta jam më i miri.”

“Ndoshta jam kantautori më i mirë i brezit tim,” vazhdoi ai, ndërsa ngriti një gotë birre. “Më i miri, si thoni ju — NJË POET — zonja dhe zotërinj, ky jam unë.”

Komentet e Healy u interpretuan si një thumbim ndaj albumit të vitit 2024 të Swift, “The Tortured Poets Department”, për të cilin thuhet se përmban disa referenca ndaj marrëdhënies së saj të shkurtër me Healy.

Healy dhe  Swift ishin në një lidhje të shkurtër nga maji deri në qershor të vitit 2023, pak pas ndarjes së artostes nga aktori Joe Alwyn. Gjatë asaj kohe, ata u panë shpesh bashkë në publik dhe Healy ndoqi disa nga koncertet e turneut “Eras” të Swift.

Ata u fotografuan gjithashtu duke dalë nga studioja “Electric Lady” në Nju Jork dhe duke u përqafuar në “Casa Cipriani” me miqtë Jack Antonoff dhe Margaret Qualley.

Sipas burimeve për “Entertainment Tonight”, ndarja e tyre ndodhi për shkak të “mospërputhjeve dhe orareve të ngarkuara”.

Kur Swift publikoi albumin “The Tortured Poets Department” në prill 2024, fansat spekuluan se disa këngë si:“Guilty As Sin”,”Down Bad”, “Chloe or Sam or Sophia or Marcus”,”The Smallest Man Who Ever Lived”, “I Can Fix Him (No Really I Can)”,  ishin të frymëzuara nga lidhja e saj me Healy.

Një burim i tha “Us Weekly” se Healy ishte “i habitur dhe i lënduar” nga përmbajtja e albumit.

Taylor tani është në një lidhje me Travis Kelce, ndërsa Matty u fejua me modelen Gabbriette Bechtel në qershor të vitit 2024.

 

The post Ish-i i Taylor Swift thumbon këngëtaren: “Poeti më i mirë” appeared first on Lapsi.al.

Gjermania akuzon të miturin sirian për komplot terrorist në koncertin e Taylor Swift

By: Besnik
27 June 2025 at 15:47

Autoritetet gjermane kanë akuzuar një të mitur sirian për mbështetje të një organizate të huaj terroriste, për ndihmë në planifikimin e një sulmi të dështuar në koncertin e Taylor Swift në Vjenë vitin e kaluar, tha Prokurori i Përgjithshëm në një deklaratë të premten.

I identifikuar si Mohammad A., i dyshuari e ndihmoi sulmuesin e mundshëm duke përkthyer udhëzime në arabisht për ndërtimin e bombave dhe duke e vënë atë në kontakt me një anëtar të milicisë së Shtetit Islamik në internet, sipas akuzave kundër tij.

Policia bëri disa arrestime në lidhje me një komplot të dyshuar për të sulmuar një koncert të Taylor Swift në stadiumin Ernst Happel të kryeqytetit austriak, duke çuar në anulimin e të tre shfaqjeve të saj atje në gusht të vitit të kaluar.

“Mohammad A. i është përmbajtur ideologjisë së organizatës terroriste Shteti Islamik (IS) që nga prilli i vitit 2024, më së voni,” thuhet në deklaratë.

“Midis mesit të korrikut dhe gushtit 2024, ai ishte në kontakt me një austriak të ri, i cili po planifikonte një sulm me bombë në një koncert të këngëtares Taylor Swift në Vjenë.”

Qeveria e koalicionit austriak, në fillim të këtij muaji, ra dakord për një plan për t’i mundësuar policisë të monitorojë mesazhet e sigurta të të dyshuarve, me qëllim parandalimin e sulmeve militante, duke i dhënë fund asaj që zyrtarët e sigurisë e kanë quajtur një pikë të verbër të rrallë dhe të rrezikshme për një vend të Bashkimit Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjermania akuzon të miturin sirian për komplot terrorist në koncertin e Taylor Swift appeared first on Euronews Albania.

Mesazhet e Blake Lively-t me Taylor Swift mund të dorëzohen si prova në çështjen ligjore me Justin Baldonin

19 June 2025 at 15:59

Mesazhet mes Blake Lively dhe Taylor Swift mund t’i dorëzohen Justin Baldoni-t si pjesë e betejës së tij ligjore në vazhdim me aktoren, ka vendosur një gjyqtar.

Sipas Variety, gjyqtari i Gjykatës Federale të SHBA, Lewis Liman, vendosi të mërkurën se komunikimet mes Lively dhe mikes së saj, Taylor Swift, lidhur me atmosferën në setin e filmit It Ends With Us janë të rëndësishme për rastin në fjalë, shkruan BBC.

Ekipi ligjor i Lively kishte kërkuar që Baldoni të mos lejohej t’i merrte këto mesazhe, duke argumentuar se ato nuk kishin lidhje me çështjen.

Lively e paditi Baldoni-n dhe studion e tij në dhjetor, duke e akuzuar për ngacmim seksual në set dhe për udhëheqjen e një fushate për të “shkatërruar” reputacionin e saj.

Baldoni ngriti një padi kundër saj për shpifje, por kjo padi u rrëzua nga një gjyqtar javën e kaluar.

Në maj, avokatët e Baldoni-t tentuan të siguronin mesazhet drejtpërdrejt nga Taylor Swift, duke i dërguar asaj dhe ekipit të saj ligjor thirrje zyrtare (subpoena).

Megjithatë, ato u tërhoqën pasi avokatët e Swift kundërshtuan duke i cilësuar si një “gjueti e pajustifikuar për prova”.

Pas kësaj, Lively tentoi të ndalonte marrjen e mesazheve edhe nëpërmjet rrugës normale të procesit të zbulimit në gjyq.

Por gjyqtari Liman vendosi të mërkurën:

“Duke qenë se Lively ka pohuar që Swift kishte dijeni për ankesa apo diskutime në lidhje me ambientin e punës në set, ndër të tjera, kërkesa për komunikime me Swift lidhur me filmin dhe këtë çështje është e arsyeshme dhe e përshtatur për të zbuluar informacione që mund të provojnë ose hedhin poshtë pretendimet e Lively për ngacmim dhe hakmarrje”.

Në një deklaratë për Billboard, një zëdhënës i Lively u shpreh se aktorja ka “dorëzuar shumë më tepër dokumente në këtë rast” se sa Baldoni.

Ata shtuan gjithashtu se Baldoni dhe ekipi i tij i marrëdhënieve me publikun kanë tentuar që “të përfshijnë Taylor Swift në këtë histori që nga vera e kaluar”.

“Ne do të vazhdojmë të denoncojmë përpjekjet e pandalshme të Baldoni-t për të shfrytëzuar famën e zonjës Swift, që nga dita e parë ka qenë vetëm një mënyrë për të devijuar vëmendjen nga akuzat serioze për ngacmim seksual dhe hakmarrje, për të cilat ai dhe kompania Wayfarer Studios po përballen,” – thuhet në deklaratë.

Megjithatë, gjyqtari Liman theksoi se pretendimi i Lively se Baldoni po përfshin Swift-in për qëllime publiciteti “nuk është arsye e mjaftueshme për të mohuar palës tjetër të drejtën për të kërkuar prova të rëndësishme për çështjen”.

Një përfaqësues i Baldoni-t nuk pranoi të komentojë vendimin, ndërsa përfaqësuesit e Taylor Swift nuk janë përgjigjur ende ndaj kërkesave për koment. /Telegrafi/

The post Mesazhet e Blake Lively-t me Taylor Swift mund të dorëzohen si prova në çështjen ligjore me Justin Baldonin appeared first on Telegrafi.

Taylor Swift përfshihet në betejën ligjore mes Lively dhe Baldoni

By: user 10
19 June 2025 at 14:30

Taylor Swift është përfshirë sërish në përplasjen ligjore mes Justin Baldoni dhe Blake Lively lidhur me filmin “It Ends With Us”, pasi një gjykatës federal hodhi poshtë kërkesën për ta thirrur atë si dëshmitare në gjyq.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, Gjykatësi i Distriktit të SHBA-së, Lewis Liman, vendosi të mërkurën që aktori i “Jane the Virgin” ka të drejtë të kërkojë komunikimet mes Swift dhe Lively në lidhje me filmin e vitit 2024 që trajton dhunën në familje.

“Kërkesat për mesazhet me Swift lidhur me filmin dhe këtë çështje janë të përshtatura në mënyrë të arsyeshme për të zbuluar informacione që do të vërtetonin ose përgënjeshtronin pretendimet e Lively për ngacmim dhe hakmarrje”, tha gjykatësi Liman.

Ndërkohë, ekipi ligjor i Lively kishte kërkuar që të mbroheshin mesazhet e saj me këngëtaren e njohur, duke argumentuar se ato nuk janë të rëndësishme për çështjen.

Kujtojmë që aktorja e “Gossip Girl” paditi Baldonin në dhjetor për ngacmim seksual dhe për orkestrimin e një fushate për të dëmtuar reputacionin e saj.

Nga ana tjetër, avokatët e Baldonit kanë refuzuar një marrëveshje që do të shmangte përfshirjen e mesazheve të Swift, në këmbim të videove dhe komunikimeve të plota të prodhimit të filmit.

Në dokumentet gjyqësore thuhet se aktori ka akuzuar Blake se ka përdorur ndikimin e Taylor Swift dhe bashkëshortit të saj Ryan Reynolds për të marrë kontroll mbi projektin filmik. Madje, ai pretendon se është ftuar në shtëpinë e çiftit për të diskutuar ndryshime në skenar, ku ishte e pranishme edhe Swift.

Avokati i Baldonit, Bryan Freedman, ka përmendur ekzistencën e mesazheve ku Lively i referohej Swift dhe Reynolds si “dragonjtë” e saj – duke lënë të kuptohet se ishin njerëzit që do ta mbronin dhe do ta ndihmonin të përballej me produksionin.

Swift ishte zyrtarisht thirrur me fletëthirrje në maj për të dëshmuar në gjyqin që pritet të zhvillohet në mars 2026, por më vonë kërkesa u tërhoq.

Megjithatë, burime për Page Six thonë se këngëtarja është “thellësisht e mërzitur” me Lively për përfshirjen e saj në këtë çështje ligjore dhe se marrëdhënia e tyre është në krizë.

 

The post Taylor Swift përfshihet në betejën ligjore mes Lively dhe Baldoni appeared first on Lapsi.al.

Blake Lively kërkon ndalimin e aktorit nga mesazhet me Swift

By: user 10
15 June 2025 at 12:28

Blake Lively ka dorëzuar një kërkesë në gjykatë për një “urdhër mbrojtës” që të ndalohet Justin Baldoni të ketë qasje në mesazhet e saj me Taylor Swoft.

Aktorja ka paraqitur dokumentet para gjykatësit Lewis J. Liman në Nju Jork të premten, duke pretenduar se përpjekjet e regjisorit dhe ekipit të tij për të marrë komunikimet e saj me këngëtaren janë pjesë e një “taktike” të planifikuar prej kohësh për të përdorur ndikimin e Swift dhe fansave të saj.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, Lively thotë se komunikimi i saj me Swift është “jo thelbësor” për padinë kundër aktorit dhe “i parëndësishëm” për pretendimet e kompanisë së produksionit të Baldoni, Wayfarer.

Gjatë procesit ligjor, veçanërisht gjatë muajit të fundit, palët e Wayfarer kanë përdorur emrin e Swift si pjesë të strategjisë së tyre mediatike, thuhet në letër.

Ndërkohë që ekipi i Justin ka hequr dorë nga kërkimi i mesazheve mes Swift dhe Lively, duke thënë se kanë marrë informacionin që donin, avokatët e Lively kërkojnë që të mos vazhdohet më me këtë kërkesë, pasi ajo do të ishte “e përsëritur, e panevojshme dhe e tepruar.”

Një zëdhënës i Blake tha për Page Six se përpjekjet e vazhdueshme për të përfshirë Taylor Swift në këtë çështje janë një “taktikë e PR-së” dhe po shpërqendrojnë nga fakti se paditë e Baldoni kundër Lively, Ryan Reynolds, publikuesit të tyre dhe New York Times janë rrëzuar tërësisht.

Në janar, aktori kishte përfshirë Swift në betejën ligjore, duke nisur një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh kundër Blake  dhe Ryan, ku pretendonte se këngëtarja ishte pjesë e një takimi të rëndësishëm mes tyre dhe se Lively po shfrytëzonte miqësinë me artisten për të marrë kontrollin e xhirimeve të filmit.

Por pasi Baldoni tërhoqi fletëthirrjen ndaj Swift në maj, Lively dhe ekipi i saj e cilësuan këtë si një fitore kundër përpjekjeve “ngacmuese” ndaj këngëtares.

Çështja mes Lively dhe Baldoni pritet të shkojë në gjykatë në mars 2026, duke paralajmëruar një betejë të gjatë ligjore.

The post Blake Lively kërkon ndalimin e aktorit nga mesazhet me Swift appeared first on Lapsi.al.

Blake Lively kërkon urdhër mbrojtës për Taylor Swift, nga përfshirja në çështjen ligjore me Justin Baldonin

By: gaze tare
15 June 2025 at 07:59

Blake Lively ka kërkuar ndërhyrjen e gjykatës për të mbrojtur privatësinë e saj, duke e konsideruar të papranueshme përfshirjen e komunikimeve të saj personale me Taylor Swift në një çështje ligjore që po zgjatet më shumë sesa pritej.

Sipas Daily Mail, ekipi i saj ligjor i është kundërpërgjigjur Justin Baldonit, duke e akuzuar për një “manovër mediatike” që synon të përfshijë emra të njohur si Swift dhe të nxisë vëmendje publike përmes një narrative që, sipas tyre, ka humbur seriozitetin.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë thuhet se paditë për shpifje të ngritura nga Baldoni ndaj Lively, Ryan Reynolds dhe New York Times janë hedhur poshtë. Ndërkohë, avokatët e aktores kanë thirrur në gjyq Scooter Braun dhe kompaninë e tij HYBE, për të siguruar dokumente që lidhen me Melissa Nathan, një PR-iste e përmendur në dosjen kundër Baldonit.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar spekulime se Taylor Swift ka fshirë foto të mëparshme me Lively-n, por fansat e këngëtares kanë sqaruar se kjo ndodhi vite më parë gjatë një faze të strategjisë promocionale të albumit Reputation.

Situata ka marrë një kthesë edhe më të ndërlikuar me përfshirjen e emrave si Scooter Braun, i përfolur prej kohësh për konfliktin mbi të drejtat e albumeve të para të Swift, të cilat ajo tashmë i ka ri-marrë në zotërim dhe po i riboton me markën “Taylor’s Version”.

Seanca të tjera pritet të mbahen në javët në vazhdim, ndërsa opinioni publik e ndjek me interes një përplasje ku përzihen marrëdhënie të vjetra, strategji PR dhe shumë prapaskena nga bota e yjeve.

The post Blake Lively kërkon urdhër mbrojtës për Taylor Swift, nga përfshirja në çështjen ligjore me Justin Baldonin appeared first on iconstyle.al.

Çfarë ndodhi? Taylor Swift kërkon urdhër ndalimi kundër një personi

By: gaze tare
11 June 2025 at 14:37

Taylor Swift është detyruar të ndërmarrë hapa ligjorë për të mbrojtur veten, duke paraqitur një kërkesë për urdhër ndalimi ndaj një burri 45-vjeçar, i cili ka shfaqur sjellje shqetësuese dhe kërcënuese ndaj saj gjatë vitit të fundit.

Pretendime të rrezikshme dhe vizita të përsëritura

Sipas dokumenteve të depozituara në gjykatën e Los Angeles-it, burri i identifikuar si Brian Jason Wagner nga Kolorado, është shfaqur në mënyrë të përsëritur pranë shtëpisë së këngëtares që nga korriku i vitit 2024. Ai ka pohuar se është në një lidhje me Swift dhe se ajo është nëna e fëmijës së tij — deklarata që artistja i ka cilësuar si tërësisht të pavërteta dhe shqetësuese.

“Më është thënë se z. Wagner deklaron se jeton në shtëpinë time, se jemi në një marrëdhënie, dhe se unë jam nëna e djalit të tij. Asgjë nga këto nuk është e vërtetë”, është shprehur Swift në dëshminë e saj zyrtare, raportuar nga NBC.

Një obsesion i rrezikshëm

Swift shpjegon se Wagner kishte filluar ta përndiqte edhe gjatë kohës kur ndodhej në burg në vitin 2023, përmes mesazheve të gjata me përmbajtje obsesive dhe kërcënuese. Këto sjellje janë intensifikuar kohët e fundit, me individin që është paraqitur dy herë vetëm muajin e fundit në rezidencën e këngëtares.

Madje, ai ka tentuar të manipulojë autoritetet duke ndryshuar adresën e lejes së tij të drejtimit në adresën e Swift në Los Angeles. Dokumenti mashtrues mbërriti në shtëpinë e saj, duke alarmuar stafin e sigurisë për përmasat që kishte marrë situata.

Swift: Asnjë kontakt, asnjë lidhje

Këngëtarja thekson se nuk e ka takuar kurrë këtë person, nuk ka pasur asnjë komunikim me të dhe nuk i ka dhënë asnjëherë adresën e saj. Ajo kërkon ndërhyrjen e gjykatës për të ndaluar këtë përndjekje të vazhdueshme që ka shkelur qartësisht privatësinë dhe sigurinë e saj personale.

The post Çfarë ndodhi? Taylor Swift kërkon urdhër ndalimi kundër një personi appeared first on iconstyle.al.

Taylor Swift merr urdhër mbrojtje ndaj fansit të saj

By: user 10
10 June 2025 at 14:19

Taylor Swift mori një urdhër të përkohshëm kufizues kundër një fansi në Kolorado pasi ai dyshohet se vizitoi shtëpinë e saj në Los Angeles disa herë dhe këmbënguli se ajo është nëna e fëmijës së tij.

Artistja paraqiti urdhrin kufizues të premten, duke pretenduar se Brian Jason Wagner “bëri deklarata të ndryshme rreth jetesës në pronën time”, “duke qenë në një lidhje me mua … duke besuar se unë jam nëna e djalit të tij … [dhe] kishte nevojë të më takonte personalisht”, sipas një dokumenti ligjor të marrë nga Page Six. “Të gjitha këto janë të pavërteta dhe të shkëputura nga realiteti.”

Sipas dokumentit, Swift, 35 vjeç, pretendoi se Wagner ndaloi për herë të parë në shtëpinë e saj në Los Angeles në vitin 2024 dhe u kthye disa herë atë korrik.

“Në të paktën një nga rastet në korrik 2024, Z. Wagner mbante një shishe qelqi që mund të ishte përdorur si armë”, thuhet në dokumente.

Këngëtarja e “Lover” pretendoi se Wagner ndaloi në shtëpinë e saj në maj 2025, duke deklaruar se “ishte atje duke pyetur për një mik (përsëri, kjo është plotësisht e pavërtetë)”.

Ekipi i sigurisë së Swift zbuloi më vonë se Wagner dikur ishte në burg dhe dyshohet se i kishte shkruar letra të gjata nga qelia e burgut fitueses së çmimit Grammy “rreth dashurisë së tij për  të, një marrëdhënie romantike me të (e cila nuk ekziston) dhe histori të tjera plotësisht të sajuara rreth përfshirjes së tij në jetën e saj personale”.

Dosja thotë se ai dyshohet se gjeti një mënyrë për të vendosur adresën e këngëtares së “Cruel Summer” në patentën e tij të drejtimit dhe se i dërgoi kërcënime stafit të Swift me anë të email-it.

“Nuk kam asnjë marrëdhënie me z. Wagner dhe nuk jam takuar kurrë dhe as nuk kam komunikuar me të”, këmbënguli ajo, duke pretenduar se ka “frikë nga një dëm i menjëhershëm”.

Urdhri i përkohshëm kufizues u dha të hënën dhe do të skadojë më 30 qershor.

 

The post Taylor Swift merr urdhër mbrojtje ndaj fansit të saj appeared first on Lapsi.al.

UPSS! A u martua fshehurazi Taylor Swift me Travis Kelce?

By: gaze tare
10 June 2025 at 14:37

Një ekip dekorimi dasmash ndau një story në Instagram me një kartë tavoline të etiketuar “Taylor dhe Travis Kelce”, duke shkaktuar thashetheme se Taylor Swift dhe Travis Kelce ishin martuar fshehurazi.

Travis Kelce and Taylor Swift were at Kmet’s wedding , pretty cool!#DaBears https://t.co/zYvgRRer9s pic.twitter.com/HovaeQJkg7

🐻⬇ Captain Caleb (@captaincaleb18) June 9, 2025

The post UPSS! A u martua fshehurazi Taylor Swift me Travis Kelce? appeared first on iconstyle.al.

UPSS! A u martua fshehurazi Taylor Swift me Travis Kelce?

By: D Marku
10 June 2025 at 15:14

Një ekip dekorimi dasmash ndau një story në Instagram me një kartë tavoline të etiketuar “Taylor dhe Travis Kelce”, duke shkaktuar thashetheme se Taylor Swift dhe Travis Kelce ishin martuar fshehurazi.

The post UPSS! A u martua fshehurazi Taylor Swift me Travis Kelce? appeared first on Albeu.com.

Taylor dhe Blake po flasin sërish, por diçka ka ndryshuar

By: gaze tare
4 June 2025 at 08:11

Taylor Swift dhe Blake Lively po përpiqen të jenë sërish në marrëdhënie të mira, por miqësia e tyre nuk është më si dikur. Një burim për People ka treguar se dyshja nuk po kalon më aq kohë bashkë dhe se besimi mes tyre është ende në proces rindërtimi.

Raportohet se Swift u përfshi pa dëshirë në betejën ligjore të Lively-t me Justin Baldoni, regjisorin dhe aktorin e filmit It Ends With Us, çka ndikoi në ftohjen e tyre. Megjithatë, thuhet se ato kanë rifilluar kontaktet në prill, por miqësia e ngushtë e dikurshme mbetet ende në hije.

Taylor dhe Blake janë bërë mikesha në vitin 2015, kur aktorja postoi një foto që i referohej klipit “Bad Blood”. Që atëherë, janë parë shpesh bashkë, por mesa duket, jo më me të njëjtin intensitet.

The post Taylor dhe Blake po flasin sërish, por diçka ka ndryshuar appeared first on iconstyle.al.

Drama e “It Ends With Us” prish miqësinë mes Swift dhe Lively

By: user 10
1 June 2025 at 17:03

Taylor Swift dhe Blake Lively ende nuk flasin, pavarësisht se Justin Baldoni hoqi thirrjen ligjore ndaj artistes.

Sipas revistës Us Weekly, burime të afërta  kanë pohuar se “ka pasur heshtje totale mes Taylor dhe Blake që kur thirrja u hoq”, duke shtuar se “ato nuk do të vazhdojnë aty ku e lanë për shkak të të gjithë ngarkesës emocionale.”

Gjithçka nisi kur Baldoni e përfshiu Swift në kundërpadinë ndaj Lively, të cilën e akuzon për shpifje dhe shantazh në lidhje me xhirimet e filmit “It Ends With Us”. Ai pretendoi se aktorja kishte sjellë në një takim për skenarin  bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds dhe Taylor Swift – të cilët ajo i quante “dragonjtë” e saj – për të ushtruar presion ndaj tij që të pranonte ndryshimet në skenar.

Swift u thirr zyrtarisht në gjykatë në fillim të majit, por përfaqësuesit e saj mohuan çdo përfshirje  në procesin krijues të filmit.

Pak javë më vonë, thirrja u tërhoq papritur, dhe burime për Page Six thanë se babai i Swift, Scott Swift, kishte ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje me avokatët e Baldonit për të shmangur përfshirjen ligjore të këngëtares.

Burimi shtoi se Taylor “ndihet e lehtësuar që kjo është pas saj”, por shtoi se miqësia me Lively nuk pritet të rikthehet së shpejti.

 

 

The post Drama e “It Ends With Us” prish miqësinë mes Swift dhe Lively appeared first on Lapsi.al.

Taylor Swift blen të drejtat për 6 albumet e saj të para

By: gaze tare
30 May 2025 at 21:37

Taylor Swift ka njoftuar se ka blerë të drejtat për gjashtë albumet e saj të para, duke i dhënë fund një beteje të gjatë mbi pronësinë e veprës së saj.

“E gjithë muzika që kam krijuar tani më përket mua.” Të gjitha videoklipet. Të gjitha filmat nga koncertet e mia. Dizajni dhe fotot e albumeve. Këngët e papublikuara. Kujtesë, magji, çmenduri. Çdo stinë. “E gjithë vepra e jetës sime”, shkroi ajo në faqen e saj zyrtare të internetit dhe më pas bëri një postim në Instagram.

Swift humbi të drejtat e saj në vitin 2019 kur shtëpia diskografike Big Machine shiti katalogun e saj pa i dhënë asaj mundësinë për të blerë veprat e saj. Pastaj ajo riregjistroi katër nga këto albume, me nëntitull “Versioni i Taylor-it”.

“Shpërthej në lot gëzimi herë pas here pasi e kuptoj se po ndodh vërtet.” “Më duhet t’i them këto fjalë: e gjithë muzika që kam bërë ndonjëherë tani më përket mua”, tha ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

The post Taylor Swift blen të drejtat për 6 albumet e saj të para appeared first on iconstyle.al.

Kendrick Lamar dhe Taylor Swift në garë për çmimin kryesor në American Music Awards

26 May 2025 at 23:54

Ylli i “Super Bowl” dhe fituesi i “Grammy”, Kendrick Lamar, do t’i bashkohet Post Malone, Taylor Swift, Beyonce dhe një mori artistësh të tjerë në “American Music Awards” në Las Vegas.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve zhvillohet natën nga e hëna në të martë, sipas Orës së Evropës Qendrore.

Lamar dhe Swift po luftojnë për çmimin kryesor

Reperi Lamar kryeson për nga numri i nominimeve, me dhjetë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të transmetohet drejtpërdrejt në CBS dhe spektakli do të prezantohet nga aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez.

Fituesit e çmimeve AMA zgjidhen pasi numërohen votat e publikut.

Në garë për çmimin kryesor, artistja e vitit, janë Lamar dhe superylli i muzikës pop Taylor Swift, e cila ka fituar më shumë çmime AMA në karrierën e saj, 40, se çdo muzikante tjetër.

Swift po vjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga turneu më i suksesshëm i koncerteve në histori.

Muzikantë të tjerë në garë për çmimin “Artistja e vitit” përfshijnë Ariana Grande, Sabrina Carpenter, Chappell Roan, Morgan Wallen, Billie Eilish, Zack Bryan dhe SZA.

Janet Jackson do të marrë çmimin ‘Ikonë’

Të nominuar të tjerë për AMA përfshijnë Post Malone, i cili është i nominuar në tetë kategori.

Albumi i Beyonce-s, “Cowboy Carter”, për të cilin ajo fitoi një çmim “Grammy” këtë vit, u nominua për albumin e vitit dhe albumin e preferuar të muzikës ‘country’, dhe këngëtarja u nominua gjithashtu në kategorinë e artistit të preferuar të muzikës ‘country’.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Janet Jackson do të marrë çmimin ‘Ikonë’, një njohje për artistët që kanë një ndikim global dhe Rod Stewart do të marrë çmimin për ‘Arritje të Jetës’ këtë vit.

Interpretuesit do të jenë Lopez, Jackson, Stewart, Benson Boone, Blake Shelton, Gëen Stefani dhe Lainey Wilson. /Telegrafi/

The post Kendrick Lamar dhe Taylor Swift në garë për çmimin kryesor në American Music Awards appeared first on Telegrafi.

Taylor Swift i jep fund miqësisë me Lively pas dramës ligjore

By: user 10
23 May 2025 at 16:14

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të aktores me Justin Baldoni.

Nëse Taylor do të kishte një dëshirë tani, do të ishte që të mos e kishte takuar kurrë Blake,” pretendoi një burim për Daily Mail të enjten.

“Edhe pse ka pasur momente të mira gjatë marrëdhënies së tyre, problemet që lidhen me çështjen Baldoni i kanë tejkaluar ato.”

Kur Swift e rikujton këtë miqësi, ajo “e kupton se nuk ia vlejti gjithë stresi që i solli Blake.” Sipas burimit, ajo tani i sheh të gjitha “flamujt e kuq” që duhej të kishin qenë sinjal paralajmërues.

Këngëtarja e “Lover” thuhet se ndihet e lehtësuar që miqësia ka përfunduar.

“Ajo duroi sjelljet e Blake për shumë kohë sepse është një mike besnike. Por drama e ‘It Ends With Us’ e shtyu më në fund të marrë vendimin.”

Thuhet se Blake  “gjithmonë donte të ishte udhëheqësja e grupit,” dhe artistjs detyrohej ta “qetësonte.”

I dashuri i Taylor Swift, Travis Kelce – i cili kohët e fundit e ka hequr nga Instagrami bashkëshortin e Lively, Ryan Reynolds – raportohet se po ndjek shembullin e saj.

“Taylor dhe Travis janë të neveritur nga Blake dhe Ryan dhe mënyra se si ata tentuan ta përdorin Taylor në konfliktin e tyre me Justin Baldoni,” tha burimi.

Ata thuhet se “po betohen që shkëputja nga çifti i aktorëve është e përhershme.”

Krisja e miqësisë nisi kur Justin Baldoni paditi Livelyn dhe Reynolds për 400 milionë dollarë, duke pretenduar se Lively kishte shfrytëzuar miqësinë e saj me Swift për të fituar kontroll mbi xhirimet e “It Ends With Us.”

Ekipi ligjor i Baldonit gjithashtu pretendoi se avokati i Lively kërcënoi të publikonte mesazhe private mes saj dhe Swift nëse këngëtarja nuk do ta mbështeste publikisht.

Avokati i aktores e mohoi me forcë këtë, duke e quajtur “të pavërtetë dhe të pabazuar në realitet.”

Përfaqësuesi i Swift më herët pati deklaruar se ajo nuk kishte asnjë përfshirje me filmin “It Ends With Us” – nuk ishte në set, nuk ndihmoi me kastin, muzikën apo editimin, dhe nuk e kishte parë filmin deri pas daljes publike, pasi ishte në turne gjatë gjithë viteve 2023 dhe 2024.

Të enjten, ekipi ligjor i Justin hoqi kërkesën për ta thirrur Taylor si dëshmitare, duke thënë se “morënn vullnetarisht” informacionin që u nevojitej.

The post Taylor Swift i jep fund miqësisë me Lively pas dramës ligjore appeared first on Lapsi.al.

Justin Baldoni heq dorë nga përfshirja e Swift në gjyqin me Lively

By: user 10
23 May 2025 at 14:52

Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë hequr dorë nga thirrja në gjyq ndaj Taylor Swift, në mes të betejës së tij ligjore kundër Blake Lively, konfirmon Page Six.

Sipas Deadline, tërheqja erdhi pasi regjisori i “It Ends With Us” dhe avokatët e tij morën informacionin që kërkonin, pa dhënë detaje të tjera. Një burim i tha Page Six: “Kur informacioni merret vullnetarisht, nuk ka nevojë për thirrje në gjyq.”

Në dokumentet gjyqësore, Baldoni pretendoi se Swift ishte e pranishme në një takim të rëndësishëm për riskenarin e filmit, dhe se Lively përdori miqësinë me të për të marrë kontrollin e projektit. U përmendën gjithashtu mesazhe ku aktorja i referohet Swift dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, si “dragonj” që do ta mbronin atë me çdo kusht.

“Mesazhi ishte i qartë. Baldoni nuk po përballej vetëm me Lively. Ai po përballej me ‘dragonjtë’ e saj, dy nga personazhet më me ndikim dhe të pasur në botë, të cilët nuk kishin frikë ta bënin jetën e tij të vështirë,” argumentoi avokati.

Sidoqoftë, Swift ka mohuar çdo përfshirje në këtë çështje, duke deklaruar përmes zëdhënësit të saj se ajo nuk ka pasur asnjë rol në film — as në xhirime, as në kast, as në vendime kreative — dhe se ishte në turne gjatë gjithë periudhës së përmendur.

Në fund, gjykata vendosi që pretendimet e Baldonit nuk ishin të pranueshme si prova.

 

The post Justin Baldoni heq dorë nga përfshirja e Swift në gjyqin me Lively appeared first on Lapsi.al.

Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

By: user 10
18 May 2025 at 14:17

Donald Trump e rindezi “përplasjen” me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën e tij Truth Social.

“A ka vënë re ndokush që, që kur thashë ‘E URREJ TAYLOR SWIFT’, ajo nuk është më ‘tërheqëse’?” – shkroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, 78 vjeç, përpara gati 10 milionë ndjekësve të tij.

Shpërthimi fillestar i Trump ndaj Swift ndodhi në shtator 2024, pasi këngëtarja 35-vjeçare doli publikisht kundër përdorimit të imazheve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale me fytyrën e saj në një fushatë pro-Trump — dhe shpalli mbështetjen e saj për demokraten Kamala Harris.

Të nesërmen, Trump iu përgjigj mbështetjes së Swift në një intervistë në “Fox & Friends”.

“Nuk kam qenë ndonjëherë fans i Taylor Swift,”tha ai. “Ishte çështje kohe… Por ajo është një person shumë liberal. Ajo duket se gjithmonë mbështet demokratët. Dhe ndoshta do ta paguajë këtë në treg.”

Që atëherë, duket se Trump nuk e ka harruar këtë përplasje. Ai lëshoi një tjetër thumbim ndaj këngëtares gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë më 28 prill për të festuar fitoren e Philadelphia Eagles në Super Bowl.

Trump përmendi se ai dhe Swift ishin të pranishëm në ndeshje — këngëtarja si mbështetëse e të dashurit të saj, Travis Kelce, i cili luan për Kansas City Chiefs.

“Si përfundoi kjo punë?” pyeti Trump, mes të qeshurave nga turma, dhe më pas e përsëriti: “Si përfundoi ajo?”

Pavarësisht qëndrimit të tij publik, disa nga të afërmit e Trump janë adhurues të Taylor Swift. Në tetor 2024, vajza e tij e madhe, Ivanka Trump, e çoi vajzën e saj 13-vjeçare, Arabella, në koncertin “Eras Tour” në Hard Rock Stadium në Miami.

Arabella gjithashtu mori një tortë me temë Swift për ditëlindjen në korrik 2024.

“Torta më e mirë për Swiftie-n time të preferuar,” shkroi Ivanka në Instagram, duke ndarë një foto të ëmbëlsirës në formë zemre, e frymëzuar nga klipi muzikor i këngës “Blank Space”.

The post Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse appeared first on Lapsi.al.

Fund i papritur për një miqësi ikonike? Taylor Swift dhe Blake Lively nuk flasin më

By: gaze tare
16 May 2025 at 09:54

Dikur një dyshe e pandashme në evente, udhëtime dhe rrjetet sociale — sot, thuajse të panjohura për njëra-tjetrën. Taylor Swift dhe Blake Lively, që prej më shumë se një dekade ndanin jo vetëm miqësi, por edhe skena publike të paharrueshme, duket se i kanë dhënë fund përfundimisht marrëdhënies së tyre.

Sipas DailyMail, gjithçka nisi nga një përplasje ligjore mes Blake dhe aktorit Justin Baldoni, për filmin “It Ends With Us”. Në mesin e këtij konflikti, Lively raportohet se ka përfshirë Taylor në mënyrë të papërshtatshme — duke e shtyrë të marrë anë publikisht. Madje, dokumente gjyqësore tregojnë se ajo ka shkuar deri aty sa ta kërcënojë Swift me publikimin e mesazheve të tyre private, nëse kjo e fundit nuk i dilte krah në konfliktin ligjor.

Taylor, e cila ka tentuar të qëndrojë larg kësaj situate, është thirrur si dëshmitare zyrtare, por duket se ka vendosur të tërhiqet edhe emocionalisht nga kjo marrëdhënie. Një tjetër sinjal i qartë? Mikesha e përbashkët, Gigi Hadid, e ka lënë Blake jashtë listës së të ftuarve për ditëlindjen e saj muajin e kaluar.

Mes akuzave për manipulim, lojëra presioni dhe drama ligjore, ajo që dikur dukej si një miqësi shembull – ka përfunduar me heshtje, distancë dhe shumë pikëpyetje.

Ndërkohë, Taylor Swift i është rikthyer qetësisë, duke u përqendruar tek “Eras Tour” dhe jetën e saj personale, ndërsa Blake përballet me pasojat e një marrëdhënieje të thyer që shumë nuk e panë të vinte.

The post Fund i papritur për një miqësi ikonike? Taylor Swift dhe Blake Lively nuk flasin më appeared first on iconstyle.al.

Justin Baldoni: Blake Lively ka kërcënuar Taylor Swift

By: user 10
15 May 2025 at 18:22

Në një zhvillim të ri ligjor, Blake Lively dyshohet se i ka kërkuar Taylor Swift të fshijë mesazhet e tyre private në mes të një beteje ligjore me aktorin Justin Baldoni.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, kjo kërkesë supozohet të jetë bërë sipas një burimi anonim që pretendohet të ketë informacione të besueshme.

Avokatët e Baldoni-t gjithashtu pretendojnë se avokati kryesor i Lively, Michael Gottlieb, i ka kërkuar firmës ligjore të Taylor Swift të publikojë një deklaratë mbështetëse për Lively.

Sipas tyre, është sugjeruar që nëse Swift nuk pranonte, mesazhet e saj private me aktoren do të zbuloheshin. Për këtë arsye, Swift është përmendur si dëshmitare në çështjen gjyqësore, edhe pse ajo nuk ka qenë e përfshirë në projektin filmik It Ends With Us.

Avokatët e Lively e kanë quajtur këtë pretendim “plotësisht të pavërtetë dhe të shkëputur nga realiteti”.

Lively paditi Baldoni-n në dhjetor 2024 për ngacmim seksual dhe dëme emocionale, ndërsa ai e kundërpaditi për shpifje dhe shantazh.

Në dokumentet e tij, ai pretendon se Blake e ka përmendur Taylor dhe bashkëshortin Ryan Reynolds si “dragoi” që e mbrojnë në betejat krijuese.

Megjithëse Swift thuhet se është ndjerë “e përdorur” fillimisht nga Lively, burime tregojnë se ato janë të gatshme të vazhdojnë miqësinë e tyre përtej këtij konflikti.

 

The post Justin Baldoni: Blake Lively ka kërcënuar Taylor Swift appeared first on Lapsi.al.

Akuzë bombë: Lively i kërkoi Swift të fshinte mesazhet dhe të fliste publikisht

By: D Marku
15 May 2025 at 17:12

Një përplasje ligjore gjithnjë e më e nxehtë po përfshin emra të njohur të Hollywood-it, ku së fundmi, edhe Taylor Swift është futur në qendër të debatit.

Në një dokument të ri të dorëzuar në gjykatë, avokatët e Justin Baldoni kanë ngritur një pretendim bombastik: sipas tyre, Blake Lively i ka bërë presion mikes së saj të ngushtë, Taylor Swift, që të shprehej publikisht në mbështetje të saj për çështjen gjyqësore që lidhet me filmin It Ends With Us. Pretendohet se Lively ka kërcënuar Swift-in me publikimin e mesazheve private nëse ajo nuk bënte një deklaratë publike pro saj.

Avokati i Lively, Mike Gottlieb, i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i quajtur “plotësisht të pavërteta” dhe “të pabazuara në realitet”. Në një deklaratë për People, ai u shpreh: “I mohojmë pa asnjë mëdyshje këto pretendime të turpshme, të mbështetura vetëm në ‘burime anonime’, që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Është e qartë që avokatët e Baldonit janë më të interesuar të hedhin baltë sesa të ofrojnë prova.”

Sipas një letre të dërguar më 14 maj nga avokati i Baldonit, Bryan Freedman, në gjykatë, thuhet se një burim “i besueshëm” pretendon se Blake i kërkoi Swift-it të fshinte disa mesazhe dhe se avokati i Lively kontaktoi me përfaqësuesit ligjorë të Swift-it për t’i kërkuar një deklaratë publike mbështetëse — me kërcënimin se në të kundërt, do të publikoheshin mesazhe personale.

Freedman shton se avokati i Swift-it e ka trajtuar këtë si një përpjekje për të “kërcënuar dhe intimiduar një dëshmitare kyçe në këtë çështje”.

Kujtojmë që më 9 maj u bë e ditur se edhe Taylor Swift, 35 vjeç, është thirrur zyrtarisht me një urdhër për të dëshmuar në këtë betejë ligjore, e cila nisi pasi Blake Lively, 37 vjeç, paditi Baldonin, 41 vjeç, për ngacmim seksual dhe hakmarrje në ambientet e xhirimeve. Baldoni i mohoi akuzat dhe ngriti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe shantazh ndaj Lively dhe palëve të tjera.

The post Akuzë bombë: Lively i kërkoi Swift të fshinte mesazhet dhe të fliste publikisht appeared first on Albeu.com.

❌
❌