Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E kalove të 30-ën? Shanset për martesë u përgjysmuan!

By: gaze tare
12 July 2025 at 19:04

Nëse nuk je martuar deri në moshën 30 vjeç, shanset që të martohesh ndonjëherë bien në vetëm 50%.

Sipas statistikave më të fundit, 30-ta është një kthesë e madhe, sidomos për martesën dhe prindërimin.

Nëse je ende duke ndjekur karrierën, duke pritur “personin e duhur” apo thjesht je i/e pasigurt për kohën e duhur, ky është momenti për të reflektuar.

Shifrat janë të qarta: zgjedhjet që bëjmë para të 30-ave ndikojnë drejtpërdrejt të ardhmen.

Nuk është fundi i botës. Por është koha kur çdo vendim fillon të ketë peshë më të madhe.

Kush mendon se koha është me bollëk… duhet ta lexojë këtë dy herë.

The post E kalove të 30-ën? Shanset për martesë u përgjysmuan! appeared first on iconstyle.al.

Mel B martohet me stilistin Rory McPhee

By: user 10
6 July 2025 at 15:44

Mel B kurorëzoi dashurinë me partnerin Rory McPhee në një ceremoni të mbajtur në një vend historik në zemër të Londrës.

Çifti u martua të shtunën në The Crypt at St. Paul’s Cathedral, një nga lokacionet më ikonike të qytetit. Mel B, 50 vjeç, shkëlqeu me një fustan të personalizuar n nga dizenjatorja Josephine Scott, me detaje të rafinuara me perla.

“Mel ishte një ëndërr për të punuar, solli stilin e saj unik në këtë ditë të veçantë,” tha Caroline Black, pronare e Evelie Bridal Boutique në Londër, për revistën People.

Pas ceremonisë, këngëtarja e hitit “Wannabe” beshi një tjetër fustan nga dizenjatori Justin Alexander për pritjen e organizuar në hotelin luksoz Shangri-La në The Shard.

Në mesin e të ftuarve të njohur ishte Emma Bunton (“Baby Spice”), e vetmja anëtare tjetër e Spice Girls që mori pjesë në martesë. Ndërkohë, Victoria Beckham (Posh Spice), Melanie C (Sporty Spice) dhe Geri Halliwell (Ginger Spice)munguan në këtë ngjarje.

Mes të ftuarve VIP ishin gjithashtu modelja Cara Delevingne, komediania kanadeze Katherine Ryan dhe Daisy Lowe, vajza e Gavin Rossdale.

Mel B zgjodhi tre vajzat e saj – Phoenix (26 vjeç), Angel (18) dhe Madison (13) – si shoqëruese nderi në altar.

Reperja dhe Rory McPhee, 37 vjeç, u fejuan në tetor të vitit 2022 pas tre vitesh lidhjeje. Ata u njohën përmes kushëririt të Mel B, aktorit Christian Cooke, i cili është mik i ngushtë i McPhee.

Kjo është martesa e tretë për ish-anëtaren e Spice Girls. Mel B ka qenë më parë e martuar me Jimmy Gulzar (1998–2000) dhe më pas me Stephen Belafonte (2007–2018), të cilin e ka akuzuar për abuzim — akuza që Belafonte i ka mohuar kategorikisht.

 

The post Mel B martohet me stilistin Rory McPhee appeared first on Lapsi.al.

Gjesti habit me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar

By: M C
29 June 2025 at 20:16

Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti mbrëmjen e kaluar ishte i pranishëm tek një koncert në Gjermani.Nuk ishte vetëm performance e tij që ka rrëmbyer vëmendjen e mijëra ndjekësve, por ai në një moment teksa këndon,ka deklaruar që është i martuar, shkruan “Kosovarja”.

Teksa ishte në skenë dhe po këndonte, Gjesti është ndalur për një moment dhe ka thënë “Çka po ju dukem unë juve, more vëlla? Unë jam i martuar!”

Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar se ai ndoshta po i referohej dasmës simbolike që bëri me Eglin gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’.

The post Gjesti habit me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar appeared first on Albeu.com.

SOFT NEWS – Bezos vë kurorë në Venecia pa kursyer asgjë

VENECIA, 28 qershor /ATSH-DPA/ – Tani është zyrtare: themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, një nga njerëzit më të pasur në botë, dhe ish-prezantuesja televizive Lauren Sánchez u martuan dje pasdite.

55-vjeçarja postoi një foto të festës së dasmës në llogarinë e saj në Instagram, të shoqëruar nga një zemër e kuqe.

Ajo gjithashtu e ndryshoi emrin e saj në Lauren Sánchez Bezos.

Fotografia tregon çiftin plot gëzim në një kopsht të rrethuar nga rreth 200 të ftuar, përfshirë shumë personazhe të famshëm. Miliarderi amerikan mbante veshur një smoking të zi me një papion, ndërsa ish-gazetarja mbante veshur një fustan të bardhë nusërie të ngushtë me një vello.

Festimi u mbajt i mbrojtur rreptësisht nga publiku në ishullin e San Giorgio, i vendosur përballë Sheshit të Shën Markut.

Sipas raportimeve të medias, Sánchez kishte përgatitur 27 fustane për festimet ekskluzive dhe me sa duket tepër të shtrenjta, të cilat do të vazhdojnë deri të dielën.

Të ftuarit e listës A

Të ftuarit në event, të quajtur dasma e vitit, përfshijnë Kim Kardashian, Bill Gates, Leonardo DiCaprio dhe Orlando Bloom. Barbra Streisand, Mick Jagger dhe Elton John janë gjithashtu në listën e të ftuarve, sipas raportimeve të medias.

Tabloidi britanik ”Daily Mail” ka raportuar se Bezos dhe Sánchez u martuan fshehurazi në Shtetet e Bashkuara disa javë më parë. Askush në shoqërimin e çiftit nuk iu përgjigj kërkesës së DPA-së për koment.

Themeluesi 61-vjeçar i Amazon – një nga burrat më të pasur në botë me një pasuri të vlerësuar prej 220 miliardë dollarësh – dhe 55-vjeçari Sánchez po martohen të dy për herë të dytë.

Ata kanë shtatë fëmijë së bashku nga marrëdhëniet e mëparshme.

Djali i Bocellit këndon një këngë klasike të Elvisit

Festa, e mbajtur në kopshtin e një manastiri të vjetër benediktin në San Giorgio, ishte praktikisht e padukshme për publikun. Megjithatë, nga larg, zëri i këngëtarit italian Matteo Bocelli, djali i tenorit të njohur Andrea Bocelli, mund të dëgjohej duke interpretuar klasiken e Elvis Presleyt “Can’t Help Falling in Love”.

Më vonë, pasoi zhurma e brohoritjeve të forta nga të ftuarit.

Të shtunën në mbrëmje, një festë madhështore mbyllëse është planifikuar në një ish-kantier detar.

Ka spekulime për një performancë nga Lady Gaga.

Për shkak të shqetësimeve për protesta ose sulme të mundshme, eventi po mbahet nën siguri të rreptë dhe në sekret të madh. Personeli i policisë dhe ushtrisë është vendosur në të gjithë zonën.

Bezos dhe Sánchez po qëndrojnë në një hotel luksoz.

Venecia konsiderohet mishërimi i romancës, veçanërisht për çiftet nga Azia dhe Shtetet e Bashkuara.

Ylli i Hollivudit George Clooney dhe gruaja e tij Amal u martuan gjithashtu këtu, megjithëse pa sekretin.

Banketi i dasmës: Pica dhe makarona

Festimi i Italisë veriore do të përfshijë një shije të Italisë jugore, me pica, makarona dhe ëmbëlsirë me limon në menu, sipas të përditshmes ”Corriere della Sera”.

Kuzhinieri me tre yje Fabrizio Mellino nga restoranti ”Quattro Passi” është përgjegjës, sipas gazetës.

Pjata kryesore thuhet se është Spaghetti alla Nerano – një recetë familjare me kungulleshka të skuqura dhe djathin aromatik Provolone del Monaco.

Ëmbëlsira thuhet se do të jetë një krijim me limon, rikota dhe dardhë nga Sal de Riso, një pastiçeri që ndodhet gjithashtu në Bregun Amalfi.

Ndërkohë, torta e dasmës do të vijë nga Parisi.

Shuma të majme, protesta të mëdha

Shpenzimet e dasmës vlerësohen të paktën në 10 milionë dollarë.

Presidenti i rajonit të Venetos, Luca Zaia, i vlerësoi ato në 40 deri në 48 milionë euro (47 deri në 56 milionë dollarë). Ai gjithashtu pretendoi se eventi do të gjeneronte një rritje të imazhit për rajonin me vlerë miliarda euro.

Ministrja italiane e Kulturës, Daniela Santanchè, vlerësoi efektin e përgjithshëm ekonomik të dasmës në 950 milionë euro.

Miliarderi amerikan dhuroi 3 milionë euro për institucione të ndryshme të qytetit sipas bashkëpunëtorëve të tij, një shumë që kritikët e konsiderojnë jashtëzakonisht të vogël duke pasur parasysh pasurinë e tij totale.

Çifti gjithashtu u kërkoi të ftuarve të tyre të heqin dorë nga dhuratat dhe në vend të kësaj të dhurojnë para për restaurimin e Venedikut.

Dasma ka shkaktuar disa ditë protestash.

Kritikët akuzojnë miliarderin se po shfaq pasurinë e tij dhe se dëshiron të blejë të gjithë qytetin për një fundjavë./  a.jor.

The post SOFT NEWS – Bezos vë kurorë në Venecia pa kursyer asgjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dua Lipa “refuzon” martesën për momentin, ja çfarë e ndalon

By: D Marku
26 June 2025 at 11:15

Dua Lipa thuhet se “nuk është me nxitim” për të shkëmbyer betimet me të dashurin e saj, Callum Turner, pasi aktualisht dëshiron të përqendrohet në turneun e saj “Radical Optimism”.

Një burim i brendshëm i tha revistës People se këngëtarja 29-vjeçare nuk ka filluar ende të planifikojë dasmën.

“Dua është absolutisht e dhënë pas Callumit dhe ata kanë folur seriozisht për të ardhmen e tyre së bashku, përfshirë martesën”, tha burimi. “Por ata u fejuan së fundmi dhe janë ende shumë të lumtur.”

«Ata as nuk e kanë filluar vërtet procesin e planifikimit të dasmës», zbuloi ky burim.

Duke hedhur dritë mbi axhendën e ngjeshur të këngëtares, burimi i tha medias se “Dua ka qenë gjithmonë shumë e qëllimshme me vendimet e saj, dhe tani ajo është plotësisht e përqendruar në turneun e saj dhe duke shijuar këtë kohë vërtet emocionuese në jetën e saj”.

Burimi vazhdoi, “Ajo ndien sikur gjithçka më në fund po shkon mirë, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional, dhe nuk dëshiron të nxitohet për një moment kaq të rëndësishëm.

“Ajo dëshiron ta shijojë vërtet fejesën, të kalojë kohë duke planifikuar diçka kuptimplote dhe të sigurohet që të ndihet sikur është e njëjta gjë për ta. Të dy janë në të njëjtën linjë dhe nuk ka presion, vetëm dashuri dhe emocion për atë që e pret”, shtoi një burim informacioni.

Për ata që nuk janë të informuar, Dua është aktualisht në turneun e saj “Radical Optimism”, i cili filloi në nëntor 2024.

The post Dua Lipa “refuzon” martesën për momentin, ja çfarë e ndalon appeared first on Albeu.com.

Martesa e çiftit Bieber në rrezik?

By: user 10
24 June 2025 at 13:34

Ndërsa thashethemet për statusin e martesës së tyre vazhdojnë të qarkullojnë, një raport i ri pretendon se Justin është ndjerë “i irrituar” nga Hailey.

Ai “ndjen se Hailey është sipërfaqësore për mënyrën se si duket marrëdhënia e tyre në sytë e publikut,” tha një burim për Entertainment Tonight.

Ndërkohë, “mungesa e motivimit nga ana e Justin e ka shqetësuar Hailey-n,” shtoi burimi.

Sipas burimit, gjërat “nuk janë mirë” mes çiftit, edhe pse të dy duan ta shpëtojnë martesën e tyre.

Spekulimet për një ndarje u shtuan pasi Hailey u shagw pa unazën e martesës gjatë një daljeje të vetme në New York javën e kaluar, megjithëse më vonë ajo e vendosi sërish unazën.

Justin pastaj aludoi se gruaja e tij po e injoronte, kur ripostoi në Instagram Story një video  që thoshte: “Kur po më injoron, të paktën më thuaj pse.”

Ndërkohë, fansat kanë shprehur shqetësim për sjelljen e çuditshme të Justin në rrjete sociale dhe përballjet e tij me paparacët.

“Njerëzit më thonë të shërohem – po sikur të mundesha, do ta kisha bërë tashmë,” shkroi këngëtari 31-vjeçar në një Story në Instagram më herët këtë muaj, pas një konfrontimi të tensionuar me paparacët që u bë viral.

“E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin. Kam tentuar gjithë jetën të bëhem si ata që më thoshin se duhej të ‘rregullohesha’. Por vetëm sa më lodh më shumë dhe më bën më të zemëruar,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, Hailey, 28 vjeçe, iu kundërpërgjigj zërave për ndarje gjatë një interviste me Vogue në maj.

“Mendova se pas shtatë vitesh do të ishte shuar kjo gjë, por jo,” tha ajo për spekulimet e vazhdueshme që ndjekin martesën e tyre që nga ceremonia private në vitin 2018 në një gjykatë në New York.

 

The post Martesa e çiftit Bieber në rrezik? appeared first on Lapsi.al.

“Babi, a je ndarë me mamin?”/ Meda tregon momentin që e ka prekur më shumë

By: gaze tare
22 June 2025 at 16:16

I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, këngëtari i njohur Meda ka folur me sinqeritet për jetën e tij personale dhe për ndikimin që kanë pasur spekulimet e pavërteta në familjen e tij. I pyetur për mesazhin më të keq që ka lexuar ndonjëherë për veten, Meda rrëfeu një moment që e ka lënduar thellë:

“Njëherë ishte shkruar që jam ndarë nga Lulja, që i kam ikur dhe ajo më ka marrë fëmijët. Në atë kohë, fëmijët e mi dinin të lexonin, dhe në mbrëmje më pyesin: ‘Babi, a je ndarë me mamin?’”

Këngëtari tregoi se e kishte përjetuar rëndë këtë situatë, jo për shkak të lajmit të rremë në vetvete, por për shkak të shqetësimit të fëmijëve të tij, të cilët nuk arrinin të kuptonin se ku mbaron realiteti dhe ku fillon lajmi i pavërtetë.

Megjithatë, Meda theksoi se asnjë thashethem nuk ka ndikuar realisht në jetën familjare:

“Jo, nuk ka ndikuar. Ne kemi qenë gjithmonë bashkë dhe të fortë si familje.”

The post “Babi, a je ndarë me mamin?”/ Meda tregon momentin që e ka prekur më shumë appeared first on iconstyle.al.

Dua Lipa drejt altarit! Këngëtarja më në fund e konfirmoi: Jam e fejuar, tani papritmas….

By: M C
12 June 2025 at 19:56

Dua Lipa dhe Callum Turner po shkojnë drejt altarit!

Ylli i muzikës botërore, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është fejuar me aktorin Callum Turner.

Lipa ka konfirmuar fejesën e saj me aktorin anglez disa muaj pasi filluan spekulimet. Ajo foli hapur për fejesën në një artikull për numrin e korrikut të revistës britanike Vogue, të botuar të enjten, duke e quajtur atë “shumë emocionuese”.

Megjithatë, çifti, ende nuk e ka një datë për dasmën. Këngëtarja tha se fillimisht duhet të përfundojë turneun e saj botëror, ndërsa Turner po xhiron.

“Po, jemi fejuar. Është shumë emocionuese. Jam shumë e emocionuar. Është mirë të dish që personi me të cilin do të kalosh jetën të njeh kaq mirë. Dua të përfundoj turneun tim, Calum është kthyer, kështu që thjesht po e shijojmë këtë kohë. Nuk kam qenë kurrë nga ato që mendojnë për martesë ose ëndërrojnë se çfarë lloj nuseje do të jem. Dhe tani papritmas them: ‘Oh, çfarë do të vesh?'”, komentoi ajo.

Marrëdhënia e Dua Lipës dhe Callum Turner bëri bujë për herë të parë në janar 2024, kur u panë së bashku në një festë pas premierës së serialit “Masters of Air” në Londër, në të cilin aktori 35-vjeçar luan.

Në korrik 2024, Lipa e bëri zyrtare marrëdhënien e tyre me një postim në Instagram, duke ngarkuar dy fotografi të buta nga Glastonbury, ku performoi drejtpërdrejt.

The post Dua Lipa drejt altarit! Këngëtarja më në fund e konfirmoi: Jam e fejuar, tani papritmas…. appeared first on Albeu.com.

UPSS! A u martua fshehurazi Taylor Swift me Travis Kelce?

By: gaze tare
10 June 2025 at 14:37

Një ekip dekorimi dasmash ndau një story në Instagram me një kartë tavoline të etiketuar “Taylor dhe Travis Kelce”, duke shkaktuar thashetheme se Taylor Swift dhe Travis Kelce ishin martuar fshehurazi.

Travis Kelce and Taylor Swift were at Kmet’s wedding , pretty cool!#DaBears https://t.co/zYvgRRer9s pic.twitter.com/HovaeQJkg7

🐻⬇ Captain Caleb (@captaincaleb18) June 9, 2025

The post UPSS! A u martua fshehurazi Taylor Swift me Travis Kelce? appeared first on iconstyle.al.

UPSS! A u martua fshehurazi Taylor Swift me Travis Kelce?

By: D Marku
10 June 2025 at 15:14

Një ekip dekorimi dasmash ndau një story në Instagram me një kartë tavoline të etiketuar “Taylor dhe Travis Kelce”, duke shkaktuar thashetheme se Taylor Swift dhe Travis Kelce ishin martuar fshehurazi.

The post UPSS! A u martua fshehurazi Taylor Swift me Travis Kelce? appeared first on Albeu.com.

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

By: Oldi
1 June 2025 at 22:30

Modelja Artenisa Bardhi, njëra prej konkurrenteve të She’s On Top rrëfeu historinë e saj prekëse. Ajo tregoi për publikun se është rritur në fshatin Sin të Dibrës dhe babai nuk ishte dakord që të vijonte universitetin në Tiranë. “Artenisa Bardhi, vij nga Dibra, nga fshati Sin, jam 23 vjeç dhe për 20 vite kam jetuar […]

The post Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Këngëtarja Luar kurorëzon dashurinë me martesë (Foto)

31 May 2025 at 10:49

Të pranishmit kanë ndarë pamje romantike nga momenti i kurorëzimit, ku çifti duket më të dashuruar se kurrë nën sfondin e kaltër të detit dhe qiellit shqiptar. Luar shkëlqeu me një fustan të bardhë elegant, ndërsa atmosfera e dasmës ishte intime dhe plot emocion.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Luar, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni të mrekullueshme pranë detit në Jug të Shqipërisë. Artistja është martuar me partnerin e saj, Etjen, me të cilin ndan prej kohësh një histori dashurie të konsoliduar.

 

The post Këngëtarja Luar kurorëzon dashurinë me martesë (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Këngëtarja Luar kurorëzon dashurinë me martesë në Jugun e Shqipërisë

By: gaze tare
31 May 2025 at 10:15

Këngëtarja e njohur shqiptare, Luar, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni të mrekullueshme pranë detit në Jug të Shqipërisë. Artistja është martuar me partnerin e saj, Etjen, me të cilin ndan prej kohësh një histori dashurie të konsoliduar.

Të pranishmit kanë ndarë pamje romantike nga momenti i kurorëzimit, ku çifti duket më të dashuruar se kurrë nën sfondin e kaltër të detit dhe qiellit shqiptar. Luar shkëlqeu me një fustan të bardhë elegant, ndërsa atmosfera e dasmës ishte intime dhe plot emocion.

Urime çiftit të ri dhe jetë të lumtur së bashku!

Screenshot
Screenshot

The post Këngëtarja Luar kurorëzon dashurinë me martesë në Jugun e Shqipërisë appeared first on iconstyle.al.

Demi Lovato martohet me muzikantin Jutes

By: user 10
26 May 2025 at 16:21

Demi Lovato i tha “po” muzikantit Jutes në Kaliforni të dielën, sipas revistës Vogue.

Në muajin shkurt, Lovato ndau një përditësim për martesën me fansat përmes një postimi në Instagram për Shën Valentin.

Postimi përfshinte foto të saj të veshur me të bardha, ndërsa partneri i saj  ishte i veshur me kostum të zi klasik.

“Jordan, mezi pres të martohem me ty!! Tre vitet e fundit kanë qenë më të mirat e jetës sime,” shkruajti ajo në përshkrim.

“Jam e fiksuar pas zemrës tënde, dashurisë dhe dritës tënde. Mezi pres të plakemi bashkë dhe të krijojmë një familje. Gëzuar Shën Valentinin dashuria e jetës sime. Të dua!!”

Jutes (emri i vërtetë: Jordan Lutes) u përgjigj: “Gëzuar Shën Valentinin dashuria e jetës sime. Fjalët nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për të të përshkruar dhe s’do të ndalem kurrë së ndjeri si djali më me fat në botë.”

Ai shtoi: “Nuk ka ndjenjë më të mirë se të jesh i dashuruar me ty. Të adhuroj, zemër, dhe mezi pres të martohem me ty.”

Jutes, 34 vjeç, i propozoi Lovato-s, 32 vjeçe, në dhjetor 2023. Lajmi u bë publik pasi dolën fotot nga propozimi romantik, të realizuara nga fotografi profesional Angelo Kritikos.

Një burim për Page Six tha se Jutes e befasoi Demi-n duke e çuar në restorantin Craig’s në West Hollywood, Kaliforni, ku iu bashkuan familja dhe miqtë më të afërt.

Jam ende pa fjalë. Mbrëmë ishte nata më e bukur e jetës sime dhe nuk mund ta besoj që do të martohem me dashurinë e jetës sime @jutesmusic…,” shkroi më vonë Lovato në Instagram.

Çifti është lidhur që nga gushti i vitit 2022 dhe bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në shkurt 2023, gjatë galasë së Clive Davis para çmimeve Grammy në Beverly Hills, Kaliforni.

Në një intervistë te “The Jennifer Hudson Show”, Lovato tregoi se ata u takuan në studio, teksa punonin për albumin e saj “Holy Fv-k”.

“Punojmë shumë mirë së bashku dhe jemi gjithashtu shumë të dashuruar,” deklaroi artistja. “Është e mrekullueshme të gjesh dikë me të cilin qesh dhe krijon muzikë bashkë. Është diçka shumë e veçantë.”

 

The post Demi Lovato martohet me muzikantin Jutes appeared first on Lapsi.al.

Demi Lovato martohet me Jordan “Jutes” Lutes në një ceremoni romantike në Kaliforni

By: gaze tare
26 May 2025 at 09:58

Demi Lovato dhe këngëtari Jordan “Jutes” Lutes janë zyrtarisht të martuar! Çifti u njoh në studio në janar të vitit 2022, teksa punonin së bashku për albumin Holy Fvck të Demit, dhe pas afro dy vitesh lidhje, Jordan i propozoi ish-yllit të Disney Channel në dhjetor 2023, me një unazë diamanti në formë dardhe, dizajnuar nga Teresa Panico e Material Good.

Dasma u mbajt këtë fundjavë në Kaliforni, dhe rreth orës 16:00 të së dielës, ata thanë “po”. Nusja shkëlqeu me një fustan ngjyrë perle nga Vivienne Westwood, i punuar me mëndafsh saten të trashë dhe poshtë një korse. “Jam prej kohësh e dashuruar me dizajnet e Vivienne Westwood,” u shpreh Demi për Vogue.

Një martesë plot stil për një çift që e nisi dashurinë në tinguj muzike!

The post Demi Lovato martohet me Jordan “Jutes” Lutes në një ceremoni romantike në Kaliforni appeared first on iconstyle.al.

Pse të rinjtë nuk duan të martohen më?

By: gaze tare
20 May 2025 at 12:58

Dikur martesa ishte qëllimi përfundimtar i çdo lidhjeje. Sot? Jo më. Brezi i ri po sheh martesën me sy të ndryshëm – jo më si një “detyrim shoqëror”, por si një zgjedhje personale, që shpesh herë… nuk bëhet fare.

1. Liria personale është prioritet
Shumë të rinj e shohin martesën si një ndalesë në udhën e tyre drejt vetë-realizimit. Liria për të udhëtuar, eksperimentuar, ndërruar mendje, apo thjesht për të qëndruar vetëm, ka më shumë vlerë se një certifikatë martese.

2. Frika nga dështimi dhe divorci
Në një shoqëri ku ndarja është gjithnjë e më e zakonshme, martesa nuk është më simbol i përjetësisë. Frika nga divorci, kostot emocionale dhe financiare të tij, i bëjnë të rinjtë të hezitojnë të hedhin hapin e madh.

3. Kriza ekonomike = kriza dashurie
Çmimet e larta, mungesa e stabilitetit financiar dhe vështirësitë për të siguruar një jetë të pavarur bëjnë që shumë të rinj të ndihen “të papërgatitur” për martesë. Shumëkush zgjedh bashkëjetesën si një alternativë më fleksibël.

4. Dashuria ka forma të tjera
Tashmë është normale të jesh në një lidhje afatgjatë pa u martuar. Lidhjet moderne janë më pak të ndikuara nga norma sociale dhe më shumë nga mirëkuptimi mes partnerëve. “Pse të martohemi kur gjithçka funksionon edhe pa firmë?”

5. Martesa nuk është më “detyrë”
Dikur, sidomos për gratë, martesa ishte rruga e vetme për të pasur status, siguri dhe qëllim në jetë. Sot, gratë janë të arsimuara, punojnë, dhe zgjedhin. E vetmja arsye për t’u martuar sot… është dashuria e vërtetë – dhe kjo nuk ndodh shpesh.

The post Pse të rinjtë nuk duan të martohen më? appeared first on iconstyle.al.

Përsëritet historia: Pas Arbenitës, Fero përballet me krizë edhe në martesën e dytë

By: gaze tare
17 May 2025 at 12:16

Fero ka ndezur sërish thashethemet për një krizë në jetën e tij personale. Kësaj here, në qendër të vëmendjes është marrëdhënia me bashkëshorten e tij të dytë, Nita Bajramin.

Burimet tregojnë se dyshja mund t’i ketë dhënë fund martesës së tyre, vetëm pak muaj pasi e bënë publike. Shkëndija e parë që ndezi zërat për një ndarje ishte fakti që Fero ka hequr Nitën nga lista e ndjekësve në rrjete sociale – një veprim që shpesh nuk është thjesht një “klikim”.

Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë ndarje, mediat sociale kanë shpërthyer me spekulime, ndërsa ndjekësit e reperit dyshojnë për një përplasje të re në jetën e tij, që vjen pas një sërë ngjarjesh të bujshme.

Pas ndarjes nga Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë, Fero deklaroi se kishte filluar një kapitull të ri në jetë, duke u përkushtuar ndaj fesë islame dhe duke lënë pas të kaluarën si artist. Madje, me shumë entuziazëm tregonte se ishte dashuruar sërish, më fort se kurrë më parë.

Por për një artist si Fero, drama dhe qetësia rrallë ecin bashkë. Rikthimi i tij në muzikë dhe vendimet e fundit në rrjet, lënë të kuptohet se diçka po ndodh. Nëse kjo është një shkëputje përfundimtare apo vetëm një tjetër episod në një histori të trazuar dashurie, mbetet për t’u parë.

The post Përsëritet historia: Pas Arbenitës, Fero përballet me krizë edhe në martesën e dytë appeared first on iconstyle.al.

Dy vite martesë, moderatorja Kiara Tito ndan një kujtim të paharrueshëm me Luizin (Foto)

8 May 2025 at 13:51

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit një kujtim të ëmbël dhe emocional nga martesa me këngëtarin Luiz Ejlli, e zhvilluar gjatë natës finale të spektaklit “Big Brother VIP 2”. Në një postim në Instagram Story, Kiara publikoi një foto të tyre në momentin romantik të dasmës, shoqëruar me një emoji zemre dhe numrin “2”, si simbol i dy viteve martesë.

Kjo ndarje e bukur tregoi se dashuria e tyre vazhdon të jetë e fortë dhe plot ngjyra pas dy vitesh të kaluara së bashku. Kujtojmë që martesa e tyre gjatë spektaklit u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale, duke u cilësuar si një nga momentet më të veçanta në historinë e “Big Brother VIP Albania”. Ky moment shpërtheu emocione në çdo anë dhe bëri që shumë fansa të ndihen të lidhur me këtë çift të famshëm.

 

The post Dy vite martesë, moderatorja Kiara Tito ndan një kujtim të paharrueshëm me Luizin (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Gwen Stefani flet për martesën me këngëtarun

By: user 10
27 April 2025 at 14:46

Gwen Stefani  ndau këshillën më të mirë që ka marrë ndonjëherë për dashurinë gjatë një paraqitjeje të fundit në “The Drew Barrymore Show.”

“Sigurohu që të kesh një person të tretë,” tha ajo. Teksa e tha këtë, artistja ngriti kokën dhe tregoi me gisht drejt qiellit, duke nënkuptuar Zotin.

Stefani, 55 vjeçe, dhe Shelton, 48, filluan të takoheshin në vitin 2015 pasi u njohën si trajnerë në “The Voice”.

Në atë kohë, të dy ishin sapo të divorcuar — Shelton nga këngëtarja Miranda Lambert, dhe Stefani nga Gavin Rossdale, pas 13 vitesh martesë dhe një tradhtie të dyshuar nga ana e tij me dado-n e fëmijëve të tyre.

Ajo dhe ish-burri kanë tre djem: Kingston (18), Zuma (16), dhe Apollo (11).

Stefani dhe Shelton shpallën fejesën në tetor të vitit 2020, ku ai i propozoi me një unazë diamanti prej tetë karatësh me vlerë rreth 500,000 dollarë. Ata u martuan në korrik të vitit 2021 në një ceremoni intime në fermën e Shelton në Oklahoma.

Në një intervistë vitin e kaluar, Gwen u shpreh se lidhja me Blake i dha “një shans të dytë në jetë” pas divorcit të saj. Ajo shtoi:
“Kur familja ime u shkatërrua, ishte katastrofë. Si mund të ngrihesha sërish? Por Zoti më solli këtë person tjetër për të më dashuruar.”

Ajo gjithashtu tregoi se dashuria e tyre u pasqyrua edhe në këngën e saj “Purple Irises”, frymëzuar nga një ndërtesë e vjetër në pronën e tyre në Oklahoma.

Këngëtarja tha se kënga është për ndjenjën e gjetjes së dashurisë së vërtetë dhe pasiguritë për ta humbur atë.

 

The post Gwen Stefani flet për martesën me këngëtarun appeared first on Lapsi.al.

George Clooney flet për martesën me Amal: Nuk jemi zënë kurrë

By: user 10
22 April 2025 at 13:55

George Clooney bëri një deklaratë të papritur se martesa e tij është “e lehtë” dhe se ai dhe gruaja e tij, Amal, nuk kanë pasur asnjëherë një grindje gjatë një dekade të tërë bashkë.

Dy vjet pasi i tha Gayle King se komunikimi në martesën e tij me avokaten për të drejtat e njeriut është “gjëja më e lehtë” dhe se ata nuk kanë pasur asnjëherë një debat, aktori i “Wolfs” me 63 vjet e theksoi sërish këtë pohim.

E kujtoj se kemi qenë këtu me ju më parë dhe thonim se nuk kemi pasur asnjë grindje,” i tha Clooney King gjatë një interviste të hënën në “CBS Mornings.” “Ne ende nuk kemi.Po mundohemi të gjejmë diçka për të diskutuar!”

“Ndjej se kam shumë fat që kam njohur këtë grua të jashtëzakonshme,” vazhdoi ai. “Dhe ndjej se kam pasur fatin më të madh. Nuk kalon asnjë ditë pa menduar se jam njeriu më i lumtur në botë. Kështu që është fantastike.”

George dhe Amal u shfaqën së bashku në programin në vitin 2022, kur kjo temë u ngrit për herë të parë nga moderatorja.

“Është mërzitëse për disa nga miqtë tanë,” tha Amal në atë kohë. “Kam një kushëri që, çdo herë që na sheh, pyet gjithmonë, ‘A keni pasur ndonjë grindje?’ përpara se të thotë ‘Përshëndetje.’”

King e pyeti nëse ata “seriozisht” nuk kanë pasur asnjë grindje, ndërsa George iu përgjigj me humor: “A dëshironi të kemi tani? Do t’ju ndihmonte kjo?”

Amal e lidh partneritetin perfekt me fatin.

“Është 99% fat që takon personin e duhur,” tha ajo, duke shtuar se ata përpiqen të mos jenë “cinikë” ose “të mbyllur” me njëri-tjetrin për të shmangur konflikte.

George u martua me avokaten për të drejtat e njeriut, Amal, në vitin 2014, në një ceremoni me pjesëmarrjen e Matt Damon dhe Emily Blunt, në Venecia, Itali. Çifti ka gjithashtu binjakët Ella dhe Alexander, të cilët erdhën në jetë në vitin 2017.

The post George Clooney flet për martesën me Amal: Nuk jemi zënë kurrë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌