Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vjosa, park “vetëm në letër”, organizatat ngrenë alarmin

1 July 2025 at 12:29

Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur thonë se industritë e nxjerrjes, ndotja dhe zhvillimi i pakontrolluar po dëmtojnë integritetin ekologjik të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të martën, më 1 korrik, ata paralajmërojnë qeverinë dhe autoritetet shqiptare se nëse gjendja nuk ndryshon rrezikohet biodiversiteti i lumit.

Deklarata vjen rreth një javë pasi EcoAlbania dhe Riverwatch denoncuan rrjedhjen e mbetjeve të naftës në Vjosë nga stacioni i Gorishtit – një situatë e përsëritur. Citizens.al ishte në terren për ta dëshmuar nivelin e lartë të ndotjes.

Nafta rridhte nga një vaskë mbetjesh të stacionit rreth 2 kilometra larg dhe bashkohej me përroin e Mërtirajt. Punonjës të Albpetrolit thanë se po punonin për ta pastruar kanalin.

Megjithatë për mjedisorët pastrimi nuk mjafton, ata kërkojnë zgjidhje të përhershme, si për shembull riparimi i tubave, cisternave dhe shmangja e derdhjeve të tjera.

Vendgrumbullimi i mbetjeve të Tepelenës/Foto:Joshua D. Lim

Pesë kërcënimet kryesore ndaj Vjosës

Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur e shoqëruan deklaratën e tyre me një raport në të cilin faktoheshin ndotjet nga rrjedhja e naftës, bitumit dhe mbetjet urbane pranë lumit.

Raporti “Hartëzimi i Presioneve” përfshin 52 pika të ndryshme në hartë ku evidentohen ndotjet, shpesh në shkelje të ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”. Harta digjitale e ndotjes është publikuar online dhe është e aksesueshme nga publiku dhe mediat.

Rrjedhjet e naftës konsiderohen tejet të rrezikshme pasi ndotin ujin dhe rrezikojnë biodiversitetin.

Ngjashëm edhe minierat e bitumit, kryesisht ato të zonës së Selenicës. Në raport thuhet se ato shkaktojnë ndotje të madhe të bregut dhe bien ndesh me planin e menaxhimit të parkut.

Raporti thekson se mbetjet urbane të hasura në disa pika përgjatë Vjosës dhe gjithashtu mbetjet plastike rrezikojnë shëndetin publik dhe faunën.

Nxjerrja e zhavorrit, kryesisht nga industria e ndërtimit, cilësohen me rrezik për shtratin dhe habitatet e peshqve. Ndërsa shpërdorimi i ujit në bujqësi dhe turizëm konsiderohet një tjetër aspekt që mund të dëmtojë parkun, kjo duke pasur parasysh uljet e prurjeve.

Organizatat theksojnë se nëse situata vazhdon, Vjosa rrezikon të mbrohet vetëm në letër. Në deklaratën e tyre të përbashkët ato u bëjnë thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjin dhe të ndalojnë ndotjen.

Për këtë kërkohet monitorim i vazhdueshëm, rehabilitim nga ndotësit dhe menaxhim efikas i mbetjeve.

Qeveria shqiptare po ndjek procedurat për shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat e Biosferës UNESCO.

“Por, nëse kërcënimet serioze të përmendura nuk adresohen dhe zgjidhen, përfshirja në UNESCO do të mbetet thjesht një status simbolik, ndërkohë që mbrojtja reale në terren do të mungojë,” theksohet në deklaratë.

Pika e ndotjes nga nafta në Vjosë duke u pastruar/Citizens.al

Reagimi i Albpetrol

Më 28 qershor, kompania Albpetrol reagoi publikisht për ndotjen nga zona naftëmbajtëse Gorisht-Kocul. Citizens.al i pati përcjellë kërkesë për informacion dhe koment zyrtar që më 23 qershor, por nuk mori përgjigje.

Albpetrol pranon se zona është e ndotur nga dekada shfrytëzimi, por pretendon se aktualisht nuk ka aktivitet ndotës. Sipas Albpetrolit, protokollet teknike po respektohen dhe ndotja aktivizohet vetëm në temperatura të larta.

Kompania premton rehabilitim të zonës sipas mundësive teknike dhe financiare.

Megjithatë, pamjet e Citizens.al dhe raportet nga organizatat mjedisore tregojnë një realitet më alarmant dhe të vazhdueshëm.

Pamjet e datave 20-25 qershor tregojnë shtresa të zeza që lundrojnë drejt ujit të Vjosës, të dokumentuara edhe me dron.

Vjosa është lumi i fundit i madh i egër në Evropë dhe habitat për mbi 1,100 specie. Shpallja e saj si park u konsiderua si fitore historike pas dhjetë vitesh fushatë. Por statusi ligjor duket se nuk mjafton. Kërkohet zbatim praktik dhe mbrojtje e vërtetë në terren.

Lexoni gjithashtu:

The post Vjosa, park “vetëm në letër”, organizatat ngrenë alarmin appeared first on Citizens.al.

Premtimet që mbetën në letër: Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

15 May 2025 at 13:14

Autore: Ilda Hoxha | Citizens.al | Tiranë

Në vitin 2023, u premtua se Spitali Rajonal “Rrahim Xhika” në Dibër do të rikonstruktohej brenda dy vitesh. Sot, dy vite më vonë, asnjë punim nuk ka nisur. Tenderi është anuluar, ndërsa godina e spitalit vijon të jetë në gjendje të mjerueshme – me mure të çara, myk dhe mungesë mjekësh specialistë.

Për të përballuar situatën, janë angazhuar mjekë të dalë në pension. Ndërkohë, pacientët detyrohen të përdorin shërbimet private për analiza dhe ekzaminime, për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Sipas ekspertit të shëndetësisë Erion Dasho, kjo është një dëshmi e qartë e angazhimit sipërfaqësor të qeverisë në sektorin e shëndetësisë pasi aktualisht teknologjia dhe shërbimet janë përkeqësuar, duke thelluar hendekun mes spitaleve rajonale dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT).

Ishte maji i vitit 2023, kur ministret Ogerta Manastirliu – asokohe ministre e Shëndetësisë – dhe Belinda Balluku prezantuan para stafit mjekësor të spitalit të Peshkopisë pamjet se si do të dukeshin pavijonet pas rikonstruksionit të plotë nga projekti me vlerë 3.2 milionë euro.

Ministret Balluku dhe Manastirliu duke prezantuar projektin e spitalit të Dibrës/Facebook.

“Do të ketë parametra evropian të infrastrukturës, duke bërë të mundur që ne të kemi një spital, i cili do të integrojë në një strukturë unike shërbimin e pediatrisë, gjinekologjisë, imazherisë, tek laboratori, shërbimi patologjisë, kirurgjisë, blloku operator dhe reanimacionin,” deklaronte Manastirliu.

Rreth 8 muaj më vonë, në janar 2024, ministrja e re e Shëndetësisë, Albana Koçiu deklaroi se brenda pak javëve do të niste puna për rikonstruksionin e spitalit, mirëpo ka kaluar më shumë se një vit dhe puna nuk ka nisur, përkundrazi.

Anulimi i tenderit të spitalit 

Në vitin 2023 u zhvillua një procedurë tenderuese për rikonstruksionin e spitalit “Rrahim Xhika” ku fitues u shpall “Rafin Company” në ortakëri me “Udha shpk”, me një ofertë prej 2.9 milionë eurosh dhe me afat punimesh 24 muaj.

Në mars të vitit 2024, tenderi u anulua, por megjithatë në dhjetor Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi gjithsesi lidhjen e kontratës me dy operatorët.

Projekti i Spitalit të Dibrës/Prokurimet Publike.

Pyetur për këtë situatë, Spitali Rajonal Dibër tha se “procedura është pezulluar me vendim të Gjykatës së Lartë pas kërkesës nga Komisioni i Prokurimit Publik”. Sipas përgjigjes nga spitali ndaj një prej kompanive ka pasur një çështje gjyqësore ndërkohë që nuk ka një datë se kur pritet të nisin punimet.

“Rikonstruksioni i Spitalit Rajonal Dibër është pezulluar me vendim të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë […] Ky pezullim është bërë me kërkesë të Komisionit të Prokurimit Publik, përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit, në çështjen kundër shoqerisë ‘Rafin Company’ dhe me palë të paditur Komisionin e Prokurimit Publik dhe Drejtorinë e Spitalit Rajonal Dibër”, nënvizon drejtoria e spitalit.

Pacientët: Kushtet në spital të mjeruara

Ata që po i vuajnë pasojat e kësaj situatë janë banorët e Dibrës. Ata tregojnë për kushte të papranueshme në spital: mure të krisura, lagështi, mungesë higjiene dhe mungesë ajrosjeje në dhomat e shtrimit. Shumë prej tyre duhet të shpenzojnë para në privat për analizat më bazike.

“Asnjë punim nuk është bërë deri më sot. Muret e spitalit janë të krisura dhe shumë të mykura. Gjendja me higjenën, pastërinë është skandaloze. Tualetet e spitalit janë katastrofë, sidomos të urgjenca e spitalit, shumë keq”, ngre shqetësimin Izeti, banor i Peshkopisë. 

Pamje nga Spitali Rajonal i Dibrës/ Foto: Ilda Hoxha

Të njëjtin shqetësim ka edhe Drita, e cila shprehet se gjendja e spitalit është e mjerueshme. 

“Kushtet nuk janë aspak të mira. Spitali ka shumë lagështirë, dhoma e shtrimit nuk janë të ajrosura”, thotë 54-vjeçarja. 

Përpos kushteve, pacientët ankohen edhe për mungesën e marrjes së shërbimeve në këtë spital. 

“40 mijë lekë (400 euro) kam bërë analizat në privat, se aty në spital në Peshkopi nuk m’i bënë. Si Tirana si Peshkopia kudo që të shkosh në spitale për ‘ibret’ janë”, shton Drita. 

Për ekspertin e shëndetësisë, Erion Dasho, spitalet rajonale në Shqipëri kanë një problematikë të madhe të përbashkët, pasi janë ndërtuar para viteve ’90. 

“Janë ndërtuar sipas një koncepti sovjetik të asaj kohe. Ky koncept nuk përputhet më me konceptin bashkëkohor në ofrimin e kujdesit shëndetësor, i cili bazohet në spitale vertikale dhe komunikim eficent midis departamenteve të shërbimeve të ndryshme.”

“Problemi i dytë madhor i spitaleve rajonale është se këto spitale nuk kanë atë status real që duhet të kishin. Një sërë shërbimesh janë të centralizuara në QSUT”, thekson Dasho. 

Më tej ai shton se kontributi i qeverisë ka qenë kryesisht sipërfaqësor në sistemin shëndetësor, ndërsa teknologjia dhe kushtet reale janë përkeqësuar, duke thelluar hendekun mes spitaleve rajonale dhe QSUT-së.

“I vetmi kontribut i qeverisë është se ka lyer muret dhe ka shtruar pllakat.” thekson Dasho.

Sipas tij, në pamje të parë, kushtet duken të përmirësuara. Por teknologjia nuk është përmirësuar, madje ka ngelur prapa.

“Nëse do të shohim sa medikamente të reja futen, sa teknologji të reja janë futur, sa teknika te reja ndërhyrje operatore janë futur, unë do të thosha që kushtet vetëm kanë ardhur në përkeqësim dhe disniveli midis spitaleve rajonale dhe QSUT vetëm është rritur”, argumenton Dasho.

Projekti i Spitalit të Dibrës/Prokurimet Publike.

Mungesa e mjekëve në spitalin rajonal Dibër

Sikur të mos mjaftonin kushte e vështira në këtë spital, pacientët duhet të përballen edhe me mungesën e mjekëve specialistë, Ky problem pranohet edhe nga vetë spitali në përgjigjen zyrtare.

Sipas informacioneve, spitali rajonal “Rrahim Xhika” ka munngesë të mjekëve specialistë: 1 dermatolog; 1 kirurg, 1 Pediatër, 1 shef të klinikës së pediatrisë infektive, 1 mjek për njësinë e trajtimit me metadon etj.

Sipas pacientëve, për shkak të mungesës së mjekëve, në këtë spital ofrojnë shërbim mjekë të dalë në pension.  

“Janë disa mjekë që kanë dalë në pension, por janë në detyrë në spital se nuk ka mjekë të tjerë për t’i zëvendësuar. Nuk ka mjekë të rinj të spital, janë mbi 70 e kusur vjeç”, tregon Dilaveri, banor i Peshkopisë. 

Referuar të dhënave zyrtare nga Spitali Rajonal Dibër, mjekët e dalë në pension janë në kë shërbimin e përgjithshëm (2 mjekë); në klinikën e neurologjisë (1 mjek) dhe në shërbimin e reanimacionit (1 anestezist-reanimator).

Sipas Erion Dashos spitalet rajonale janë prekur rëndë nga largimi i mjekëve, duke mbetur pa specialitete të rëndësishme ose duke u mbështetur te mjekët pensionistë, të cilët përfshihen edhe në statistikat zyrtare.

“Pjesa më e madhe e spitaleve rajonalë ose kanë të pambuluar specialitetet shumë të rëndësishme ose detyrohen që të zgjasin kontratat e mjekëve pensionistë dhe sot kur themi që ka një numër të caktuar mjekësh për 1 mijë banorë, këtu llogariten edhe mjekët pensionistë”, shprehet Dasho.

The post Premtimet që mbetën në letër: Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar appeared first on Citizens.al.

Doni të fshihni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli

15 July 2025 at 14:57

Nëse ëndërroni flokë që duken më të dendur dhe plot jetë, këto dy prerje janë zgjedhja ideale

Rrallimi i flokëve është një shqetësim i zakonshëm për shumë gra. Shkaqet janë të shumta: ndryshimet hormonale, procesi i plakjes, stresi i zgjatur apo edhe faktorët gjenetikë.

Përveç produkteve të posaçme dhe kujdesit të rregullt, shpesh pikërisht prerja e flokëve është ajo që sjell ndryshimin më të madh, si në pamje, ashtu edhe në vetëbesim. Një model i zgjedhur me kujdes jo vetëm që maskon flokët e holluar, por i jep fytyrës freski dhe stil.

Një prerje e mirë mund të shtojë volum, lëvizshmëri dhe elegancë, edhe flokëve më të vështirë për t’u menaxhuar. Me fjalë të tjera, nuk ka rëndësi vetëm sa flokë keni, por si i stiloni.

Nëse po kërkoni një zgjidhje të shpejtë dhe efektive, konsultohuni me një stilist. Dy modelet e mëposhtme janë ndër më të rekomanduarat për të krijuar pamjen e flokëve të pasur dhe të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Ja cilat janë ato dy prerje që krijojnë iluzionin e flokëve të dendur dhe plot volum:

1. Balluket e gjata, lehtë të çrregullta

Inspirimin mund ta gjeni tek e rafinuara dhe gjithmonë elegante Lily Collins, balluket e saj të gjata, pak të lëshuara e të parregullta vizualisht rrisin dendësinë e flokëve dhe sjellin atë sharmë të parezistueshëm parisian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lily Collins (@lilyjcollins)

Ky model i jep flokëve lëvizje, teksturë dhe një energji të re rinore. Është zgjedhja ideale për ato që duan të duken spontane dhe natyrale, por njëkohësisht të kuruara deri në detaj.

2. Shtresimet e theksuara

Ky është modeli që me të drejtë përshkruhet si seksi dhe i freskët. Mbretëresha e këtij stili është Jennifer Lopez, flokët e së cilës duken gjithmonë të pasur dhe me volum falë shtresimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Appleton (@chrisappleton1)

Sekreti qëndron tek shtresat e qarta që ndryshojnë gjatësi, pjesa përpara është më e shkurtër dhe e gjallë, ndërsa pjesa e pasme bie në onde të buta. Rezultati? Një model që duket natyrshëm i plotë, me një efekt të sofistikuar. /Telegrafi/

The post Doni të fshihni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli appeared first on Telegrafi.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duan pension! Deri tani kanë përfituar 150 mln lekë

22 June 2025 at 20:00

Një faturë prej gati 150 milionë lekësh llogaritet se është paguar ndaj të gjithë gjyqtarëve që u shkarkuan nga shkalla e parë e vettingut dhe që, sipas ligjit, ata duhet të merrnin 75% të pagës, sepse konsideroheshin të pezulluar nga detyra derisa të shprehej KPA. Por kjo nuk është fatura e vetme që po paguhet […]

The post Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duan pension! Deri tani kanë përfituar 150 mln lekë appeared first on BoldNews.al.

Trump do të zgjerojë listën e vendeve që e kanë të ndaluar të udhëtojnë në SHBA

By: user7
17 June 2025 at 08:34

Administrata Trump po përgatitet të zgjerojë listën e vendeve që e kanë të ndaluar të udhëtojnë në SHBA. Presidenti amerikan e njoftoi këtë ndryshim këtë muaj, duke u ndaluar qytetarëve të udhëtojnë nga disa vende, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

36 vendet që janë në listë: Afganistani, Myanmari, Çadi, Kongo-Brazavili, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libi, Somali, Sudanin dhe Jemen. Shtetasit e shtatë vendeve të tjera – Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.

Republikani i justifikoi këto masa, të cilat hynë në fuqi më 9 qershor, duke përmendur nevojën për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera për sigurinë kombëtare. Sipas një dokumenti të brendshëm të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i cili u zbulua të shtunën nga ëashington Post, këto masa mund të shtrihen në 36 vende të tjera, të cilave do t’u jepen 60 ditë për t’u përmbajtur kërkesave të SHBA-së.

Që kur u rikthye në pushtet në janar, presidenti amerikan ka ndjekur një politikë jashtëzakonisht të ashpër dhe kufizuese kundër imigracionit. Qeveria e tij argumenton, ndër të tjera, se vendet që janë në shënjestër nuk po zbatojnë masa efektive të kontrollit të udhëtarëve.

Megjithatë, përjashtime parashikohen për mbajtësit e vizave specifike dhe personat, udhëtimi i të cilëve në SHBA konsiderohet se i shërben “interesit kombëtar”. Nëse dokumenti do të bëhej realitet, pothuajse një në pesë persona në mbarë botën do të jetonin në një vend që i nënshtrohet ndalimeve të pjesshme ose të plota të udhëtimit nga SHBA-ja. Vendet e prekura nga masat do të përfaqësonin 18% të popullsisë së botës. Gjatë mandatit të tij të parë, në vitin 2017, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të ngjashëm, i cili në atë kohë kishte të bënte kryesisht me vendet myslimane.

The post Trump do të zgjerojë listën e vendeve që e kanë të ndaluar të udhëtojnë në SHBA appeared first on Lapsi.al.

Shpalimi i “Kujtimeve të mbuluara”

By: Kult Plus
11 June 2025 at 13:00

Shkruan: Afrim Demiri

Muzeu i Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit, ka muaj që është shndërruar në një amfiteatër, ku nëpërmjet veprave artistike po shpalosen aspekte të kujtesës kolektive historike të golgotës shqiptare. Është OJQ “Molla e kuqe”, që me qëllim të funksionalizimit të Burgut të idealit, po sjell vepra të artistëve në të cilat shpërfaqen fatet e dhembshme të njerëzve tanë.

Mbrëmë në prag të Ditës së çlirimit të Prishtinës, në shetitoren e ish-burgut u shfaq filmi dokumentar „Kujtimi i mbuluar“ i autores Ariana Krasniqi.

Ky film përmblidhte disa nga rrëfimet e të mbijetuarve të luftës së fundit në Kosovës. Autorja Krasniqi, para shumë të pranishmëve, sqaroi se përmes një qasjeje plurodisiplinare, ku ishin gërshetuar dokumentarja me performancën artistike si dhe dizajni i veshjeve të viktimave, ka dashtë të shpaloste kujtimet dhe dhimbjet, për humbjen e më të dashurëve dhe për përvojat tragjike të disa prej dëshmitarëve të kohës.

Veshjet, që ishin ekspozuar nëpër çelitë e burgut ishin punuar mbi motivet e këtyre rrëfimeve. Ato njëkohësisht shërbenin simbolikisht si material për ekspozitën dhe krahas kësaj ishin edhe material dokumentar filmik.

Rrëfimet e pesë personazheve, të cilët kishin përjetuar luftën në fshatrat Hallaq, Marevc, Grashticë, Kolovicë sillnin pamjet e dëbimeve, të torturimeve, plaçkitjeve si dhe të pushkatime në masë nga forcat policore serbe. Rrëfimet autentike në filmin “Kujtimi i mbuluar” , ishin rrëfime të njerëzve që i kanë mbijetuar dhunës serbe. Idriz Govori, Filloreta Vitia, Kumrije Veliu, Fidan Ismajlit, Dardan Veliut me plot emocione dhe ngashërime, rikthenin pamjet e dhembshme, të veprimeve antinjerëzore të forcave serbe të shkaktuara ndaj popullatës civile shqiptare, në prill të vitit 1999.

Dokumentarja dhe artistikja shprehnin përballjen e njerëzve të thjeshtë me vdekjen dhe zhveshnin synimet dhe veprimet e liga të forcave serbe për të vrarë të pafajshmit, të pafuqishmit.

Autorja Ariana Krasniqi ka studiuar për Fashion Design në Düsseldorf. Angazhimin e saj profesional e ka vazhduar kryesisht në vendet skandinave, si Malmö dhe Kopenhagë. Është aktive në ngjarjet ndërkombëtare të modës dhe me koleksionet e saj ka pasur mundësi të ekspozojë në disa prej eventeve të njohura të industrisë së modës në Paris, Kopenhagë, Aachen dhe Prishtinë.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim ndërmjet OJQ “Molla e Kuqe” dhe autores Ariana Krasniqi./ KultPlus.com

Këngëtarja Luar kurorëzon dashurinë me martesë (Foto)

31 May 2025 at 10:49

Të pranishmit kanë ndarë pamje romantike nga momenti i kurorëzimit, ku çifti duket më të dashuruar se kurrë nën sfondin e kaltër të detit dhe qiellit shqiptar. Luar shkëlqeu me një fustan të bardhë elegant, ndërsa atmosfera e dasmës ishte intime dhe plot emocion.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Luar, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni të mrekullueshme pranë detit në Jug të Shqipërisë. Artistja është martuar me partnerin e saj, Etjen, me të cilin ndan prej kohësh një histori dashurie të konsoliduar.

 

The post Këngëtarja Luar kurorëzon dashurinë me martesë (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Këngëtarja Luar kurorëzon dashurinë me martesë në Jugun e Shqipërisë

By: gaze tare
31 May 2025 at 10:15

Këngëtarja e njohur shqiptare, Luar, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni të mrekullueshme pranë detit në Jug të Shqipërisë. Artistja është martuar me partnerin e saj, Etjen, me të cilin ndan prej kohësh një histori dashurie të konsoliduar.

Të pranishmit kanë ndarë pamje romantike nga momenti i kurorëzimit, ku çifti duket më të dashuruar se kurrë nën sfondin e kaltër të detit dhe qiellit shqiptar. Luar shkëlqeu me një fustan të bardhë elegant, ndërsa atmosfera e dasmës ishte intime dhe plot emocion.

Urime çiftit të ri dhe jetë të lumtur së bashku!

Screenshot
Screenshot

The post Këngëtarja Luar kurorëzon dashurinë me martesë në Jugun e Shqipërisë appeared first on iconstyle.al.

Operacioni ”Ura”/ Zbardhen emrat e 28 personave të ndaluar

By: V K
23 May 2025 at 10:44

Në kuadër të operacionit ”Ura”, ku SPAK bashkëpunoi me Antimafian italiane, jane zbardhur 29 emrat e ndaluar.

Sipas burimeve, SPAK e ka dërguar kërkesën në gjykatë më datën 19 mars, e ndërsa masat janë miratuar me datën 30 prill, dy javë para zgjedhjeve vendore.

Nga 29 persona me masë sigurie, burimet bëjnë me dije se 12 persona janë kapur, të tjerët në kërkim.

EMRAT:

1. Elvis Doci (Visi i Pojës)

2. Indrit Tafili

3. Orget Shqevi

4. Artan Sulejmani

5. Orges Molla

6. Sueld Elezi

7. Ekil Nderjaku

8. Hasan Nderjaku

9. Altin Morina

10. Armand Tragaj

11. Rando Aliu

12. Musa Korca

13. Alfred Hysa

14. Altin Pjetri

15. Ligor Çombashi

16. Edmond Çupi

17. Naim Behluli

18. Edison Cukaj

19. Serxhio Shkodra

20. Bexhed Mema

21. Emri Hysenaj

22. Artuar Shkoza

23. Sokol Istrefi

24. Ervin Zeqiri

25. Gezim Thartori

26. Ledio Bardhi

27. Juxhin Drazhi

28. Erind Lasku

 

The post Operacioni ”Ura”/ Zbardhen emrat e 28 personave të ndaluar appeared first on Albeu.com.

Lënda plasëse në Durrës, forcat xheniere kryejnë shpërthim të kontrolluar

By: Mirgen
21 May 2025 at 07:58

Policia e Durrësit u njoftua nga kalimtarë të rastit mbrëmjen e së martës, se kanë konstatuar një sasi eksplozivi. Sasia e eksplozivit është konstatuar në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”, në qytetin bregdetar. Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat xheniere arritën të kryejnë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse.

The post Lënda plasëse në Durrës, forcat xheniere kryejnë shpërthim të kontrolluar appeared first on BoldNews.al.

Vodafone Business dhe Fortinet, partneritet global për sigurinë në punët hibride

By: Besnik
7 May 2025 at 20:53

Vodafone Business dhe Fortinet njoftuan një partneritet të gjerë në rang global, duke shtrirë shërbimet e tyre të konverguara të rrjeteve dhe sigurisë kibernetike në më shumë vende në Evropë dhe Azi, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së bashku, këto dy kompani po ndihmojnë bizneset të përmbushin nevojat e ndërlidhjes për fuqinë punëtore hibride apo edhe të përballen me kërcënimet kibernetike gjithmonë në rritje dhe përherë e më të sofistikuara, duke bashkuar rrjetin dhe sigurinë në një shërbim të vetëm e të pandërprerë.

Ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme në Gjermani apo tregje të tjera evropiane, si edhe bizneset shumëkombëshe të cilat marrin  shërbim përmes Vodafone Business International, tani mund të përfitojnë nga Shërbimet e Rrjetëzimit të Sigurt të Vodafone Business.

Shërbimet që do të rrjedhin nga ky partneritet integrojnë rrjetin me zonë të gjerë të zhvilluar nga softueri (SD-WAN) i Fortinet, lider në industri, si edhe zgjidhjet e sigurisë me bazë në cloud -in e FortiSASE, që t’iu vijnë në ndihmë organizatave për t’i bërë rrjetet e tyre më të sigurta.

Ato iu ofrojnë punonjësve akses të sigurt e të besueshëm në aplikacionet e punës, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Vodafone Business ofron shkallën dhe shtrirjen e nevojshme për të mbështetur transformimin digjital të sigurt në rreth 192 vende në mbarë botën

Ky moment i rëndësishëm vjen në një kohë kur po rriten ndjeshëm rastet e incidenteve të sigurisë kibernetike, përfshirë hakerimet, shkeljet e të dhënave dhe inxhinierinë sociale, të cilat u shtuan ndjeshëm në Bashkimin Evropian gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA).

Në kuadër të partneritetit mes Vodafone Business dhe Fortinet, bizneset mund të blejnë shërbime të integruara të përshtatura për nevojat e tyre dhe që gëzojnë asistencë dhe suport nga ekspertët e sigurisë kibernetike dhe shërbimit të menaxhuar të rrjetit të Vodafone Business.

Klientët mund të zgjedhin nga katër opsione menaxhimi, duke përfshirë menaxhimin 24/7, rrjetin dhe sigurinë e bashkëmenaxhuar, garanci të ndryshme të nivelit të shërbimit dhe shërbime profesionale që përfshijnë service discovery, dizajnin, zbatimin dhe trajnimin.

Duke kombinuar (bashkuar) shtrirjen e tyre globale dhe ekspertizën e thellë në siguri, Vodafone Business dhe Fortinet fuqizojnë kompanitë të zbulojnë dhe të përgjigjen shpejt ndaj kërcënimeve, duke reduktuar rrezikun ndërkohë që mbrojnë operacionet dhe besimin e klientëve.

Qëllimi i Vodafone është të lidhë për një të ardhme më të mirë, duke përdorur teknologjinë për të përmirësuar jetën, bizneset e për të ndihmuar në përparimin e shoqërive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Vodafone është i përkushtuar për të reduktuar ndikimin e tij mjedisor dhe për të arritur emetime zero deri në vitin 2040.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vodafone Business dhe Fortinet, partneritet global për sigurinë në punët hibride appeared first on Euronews Albania.

Efekti financiar i gjyqtarëve të shkarkuar nga rivlerësimi arrin 9.6 milionë euro

30 April 2025 at 08:04

Gjyqtarët e shkarkuar gjatë rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe që mbeten të pezulluar po i kushtojnë shtrenjtë “xhepit” të shtetit. Në raportin përmbledhës të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2024 thuhet se efekti financiar nga nisja e procesit të rivlerësimit e deri më 31 dhjetor 2024 llogaritet qindra milionë lekë. […]

The post Efekti financiar i gjyqtarëve të shkarkuar nga rivlerësimi arrin 9.6 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

“Më diskriminojnë”/ Turku Ozbek letër nga burgu: Më mbajnë të izoluar, s’më lënë të flas me familjen

11 April 2025 at 17:55

Shtetasi turk, Nihat Ozbek, i cili u arrestua më 23 nëntor në aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Europol, pasi akuozohet si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Gjermani, i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit të Helsinkit, ku kërkon verifikimin e kushteve të ambienteve të […]

The post “Më diskriminojnë”/ Turku Ozbek letër nga burgu: Më mbajnë të izoluar, s’më lënë të flas me familjen appeared first on BoldNews.al.

SMS mashtruese në celular, me përjashtim të Kukësit

By: redi
8 April 2025 at 15:53

”Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një mikut tim, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë”. Nëpërmjet mesazheve të tilla e të tjera të ngjashme si ky, synohen të përvetësojë të dhënat tuaja personale. Eksperti i IT, Erion Demiri këshillon që nëse një mesazh…

Source

Njihuni me vendin më të izoluar në Tokë

27 March 2025 at 19:57

Në një cep të largët të Oqeanit Paqësor ndodhet Pika Nemo, vendi më i izoluar në Tokë, aq sa shpesh astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor janë njerëzit më të afërt me të. Hapësira tokësore më e afërt ndodhet 2,700 kilometra larg, ndërsa stacioni hapësinor është në një distancë maksimale prej 416 kilometrash. Ky vend është […]

The post Njihuni me vendin më të izoluar në Tokë appeared first on BoldNews.al.

Skandal/ 35 pesticide të tjera të ndaluara që qarkullojnë në Shqipëri! Mandarinat nuk ishin të vetmet

By: Ardit
28 February 2025 at 21:19

Pak kohë më parë, mandarina u kthye në armikun më të madh të konsumatorëve shqiptarë. Kjo, për shkak të pranisë së dy pesticideve të ndaluara, të cilat rrezikojnë rëndë shëndetin. “Ka efekte kancerogjene, ka efekte mbi sistemin e qarkullimit të gjakut, ka efekte mbi çrregullimet, keqformimet në lindje. Ka problem me infertilitetin, çrregullon sistemin imunitar. […]

The post Skandal/ 35 pesticide të tjera të ndaluara që qarkullojnë në Shqipëri! Mandarinat nuk ishin të vetmet appeared first on BoldNews.al.

Dy shkolla në një lokalitet pa përkujdesje institucionale

25 February 2025 at 13:56

Banorët e Banullës së Lipjanit prej më shumë se një dekadë po rrezikohen nga dy objekte shkollore të cilat kanë mbetur pa përkujdesje institucionale. Ato janë demoluar, janë vjedhur dhe po paraqesin rrezik të shemben.

Arsim Jashari, shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e PDK-së, njëherësh banor i Banullës, ka thënë se kanë reaguar edhe në të kaluarën lidhur me demolimin e këtyre objekteve, por ekzekutivi në Lipjan nuk ka marrë asnjë hap lidhur me këtë çështje.

‘’Të lihet pasuria publike në këtë gjendje në dorën e askujt, të vidhet, të demolohet kjo është e pa pranueshme nga institucionet lokale dhe kryetari Imri Ahmeti sepse tash e 12 vjet nuk ka bërë asnjë hap sa i përket preventives për kujdes të pasurisë publike. Pas luftës janë rinovuar shkolla, atëherë kjo ka qenë e kompletuar ndërkohë është mbyllur pasi janë ndërtuar shkolla siç ka ndodh edhe nëpër lokalitete të tjera. Por deri tash nuk ka pasur asnjë kujdes institucional’’, ka thënë Jashari.

Sipas tij, qytetarët kur e kanë parë se nuk po kujdeset askush atëherë e kanë demoluar dhe kanë vjedhur gjithçka që kishte brenda.

‘’Naten shfrytëzohet për dukuri negative për narkotik e të tjera. Këtu ka pasur të hapet një shkollë e mesme e investuar nga FIFA dhe UEFA, për shkollë të futbollit të mesëm dhe kanë pasur të punësohen mbi 50 punëtor dhe me një investim të lartë, por komuna e Lipjanit nuk ka pasur gatishmëri të bën marrëveshje të tilla’’, ka thënë Jashari.

Ai shpjegon se brenda fshatit Banullë është edhe shkolla tjetër, po ashtu e demoluar e cila nuk ka asnjë kujdesje nga institucionet lokale.

‘’Edhe kjo është shkolla tjetër në Banullë, edhe këtu kemi bërë kërkesa të vazhdueshme, edhe kryetari i këshillit të fshatit ka bërë kërkesë por megjithatë ka hasur në vesh të shurdhër, por ky kryetar i komunës nuk dëgjon për kujdesin e pasurisë publike, e vetmja gjë që i intereson janë tenderët me të cilët është duke u marrë, andaj kujdesi ndaj pasurisë publike është zero deri më tash, këtu shpeshherë po hyjnë fëmijët dhe nëse ndodh që mbetet një fëmijë atëherë kush do ta marrë përgjegjësinë. Kjo është e turpshme se çfarë po ndodh me taksat tona dhe me pasurinë tonë’’, ka thënë Jashati.

Në anën tjetër Komuna e Lipjanit nuk u është përgjigjur pyetjeve të Telegrafit lidhur me këtë çështje./Telegrafi/

The post Dy shkolla në një lokalitet pa përkujdesje institucionale appeared first on Telegrafi.

Pesë të ndaluar për shkelje zgjedhore në Kosovë

9 February 2025 at 09:44

PRISHTINE, 9 shkurt/ATSH/ Pesë persona janë ndaluar për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”, bëri të ditur Prokurori i Shtetit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka iniciuar dy raste të ndara lidhur me këtë vepër penale, pas pranimit të informacione nga qytetarët për shkelje zgjedhore.

Prokurori i Shtetit tha se ka angazhuar afër 100 prokurorë dhe staf të sistemit prokurorial për procesin zgjedhor, në mënyrë që të procedohet çdo parregullsi e mundshme në zgjedhje.

“Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku Prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, u tha në njoftim.

Ky institucion u bëri thirrje qytetarëve, partive e institucioneve të tjera që të denoncojnë çdo rast që dyshojnë për keqpërdorim të votave.

Po ashtu, Policia e Kosovës njoftoi se po zbaton planin e saj për ditën e zgjedhje, në koordinim me Prokurorinë për të mbrojtur votën.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare – të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. /rel/

The post Pesë të ndaluar për shkelje zgjedhore në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri Rama ndan pamjet nga Valbona e mbuluar nga dëbora

By: V K
26 December 2024 at 12:10

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit pamje nga parku kombëtar i Valbonës dhe bujtinat alpine, tashmë të mbuluara nga dëbora.

Lugina e Valbonës, është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve.

Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës.

 

The post Kryeministri Rama ndan pamjet nga Valbona e mbuluar nga dëbora appeared first on Albeu.com.

10 gjërat që duhen ndaluar

By: Ardit
24 December 2024 at 20:32

Nga Lutfi Dervishi 1. Thika duhet ndaluar, sepse edhe pse na shërben për të grirë sallatë, ka fakte që është përdorur edhe për krime. 2. Kuzhina duhet ndaluar sepse edhe pse aty përgatitet ushqimi për familjen ka fakte që njerëzit janë djegur apo lënduar gjatë gatimit. 3. Sopata duhet ndaluar, sepse edhe pse na shërben […]

The post 10 gjërat që duhen ndaluar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌