Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Papa Leoni letër mirënjohjeje për Kryepeshkopin Joan

By: fra nc
9 July 2025 at 16:31

Papa Leoni XIV i ka dërguar një letër falënderimi Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joanit, për praninë dhe mbështetjen gjatë Liturgjisë solemne të përurimit të shërbesës së tij si Peshkop i Romës dhe Pasardhës i Shën Pjetrit, të mbajtur më 18 maj në Vatikan.

Në letrën zyrtare, Ati i Shenjtë shpreh “mirënjohjen e thellë për afërsinë vëllazërore dhe dashurinë e treguar” nga Kryepeshkopi Joan dhe delegacioni shqiptar, duke e vlerësuar këtë pjesëmarrje si një simbol të fuqishëm të “unitetit të besimit dhe vëllazërisë së krishterë”.

“Pjesëmarrja juaj më preku thellë… është shenjë treguese e unitetit të krishterë”, shkruan Papa Leone XIV, duke theksuar se lutjet dhe mbështetja nga bashkëpunëtorët shpirtërorë janë të domosdoshme për misionin e tij si kreu i Kishës Katolike.

Më tej, Papa u bën thirrje të gjitha kishave për të forcuar përkushtimin e përbashkët ndaj unitetit dhe pajtimit.

“Le ta ripërtërijmë përkushtimin tonë për të nxitur unitetin ndërmjet të gjithë të krishterëve… dhe të punojmë së bashku për pajtim në botën tonë të përçarë”, thekson ai, duke cituar vargje nga Zbulesa dhe Ungjilli sipas Gjonit.

Letra përfundon me një përqafim shpirtëror dhe lutje për paqe e gëzim për Kryepeshkopin Joan dhe besimtarët shqiptarë, duke nënvizuar marrëdhëniet e ngrohta ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Letra e plotë e Atit të Shenjtë:

Fortlumturisë së Tij, Joanit,
Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Këto ditë, pas përurimit të shërbesës sime si Peshkop i Romës dhe Pasardhës i Pjetrit, po ju shkruaj për t’ju shprehur mirënjohjen e thellë për afërsinë tuaj vëllazërore dhe për dashurinë që treguat kur morët pjesë, bashkë me delegacionin tuaj të nderuar, në Liturgjinë solemne në Vatikan, të dielën, më 18 maj. Pjesëmarrja juaj më preku thellë, sepse është shenjë treguese e vëllazërisë së krishterë dhe e unitetit të besimit.

Si një bashkëshërbëtor në vreshtin e Zotit, ju kërkoj me dashamirësi të vazhdoni të më mbështesni përmes lutjeve tuaja, që Perëndia i Plotfuqishëm të më forcojë t’i shërbej Atij dhe popullit të tij të shenjtë. Ndërsa dëgjojmë së bashku se çfarë i thotë Shpirti i Shenjtë kishave (Zbulesa 2:7), le ta ripërtërijmë përkushtimin tonë për të nxitur unitetin ndërmjet të gjithë të krishterëve, duke iu bindur vullnetit të Zotit Jezu (Jn. 17:21), dhe të punojmë së bashku në mënyrë më të frytshme për pajtim dhe harmoni në botën tonë të përçarë.

Me këto ndjenja, vëlla i dashur, ju përqafoj ngrohtësisht me gëzimin dhe paqen e Krishtit, Shpëtimtarit tonë.

Vatikan, 17 qershor 2025

LEXONI GJITHASHTU:  

The post Papa Leoni letër mirënjohjeje për Kryepeshkopin Joan appeared first on Euronews Albania.

Prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët, banorët e fshatit Rreth-Kale: Na digjen pajisjet

By: Ardit
4 July 2025 at 20:53

Banorët e fshatit Rreth -Kale në Peshkopi prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët në banesat e tyre. Për këtë shkak ditën e kanë kthyer natë e natën ditë, pasi të gjitha punët e shtëpisë i bëjnë natën kur tensioni rritet. Banorët ankohen se edhe pse kanë blerë stabilizator problemi i tyre mbetet […]

The post Prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët, banorët e fshatit Rreth-Kale: Na digjen pajisjet appeared first on BoldNews.al.

Homazhet për Mitropolitin e Gjirokastrës, Kryepeshkop Joani: Ndërtoi ura mbi ndasitë

1 July 2025 at 21:45

U zhvillua në qytetin e Gjirokastrës shërbesa e varrimit të Mitropolitit të Gjirokastrës, Imzot Dhimitri.

Ritet fetare të meshës së varrimit u zhvilluan në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në qytetin e Gjirokastrës. Të pranishëm kanë qenë hierarkë të kishës ortodokse, përfaqësues të politikës nga Shqipëria dhe Greqia, përfaqësues të besimeve të tjera fetarë, besimtarë të shumtë, etj. Shërbesa e varrimit u kryesua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani.

Në fjalën e tij Imzot Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joanit, vlrësoi kontributin dhe “kujdesin e veçantë tregoi për të rinjtë: studentët e Liceut Kishtar “Kryqi i Çmuar”, si dhe të konviktit për vajzat në Bularat dhe shkollat e Mitropolisë, të cilat përbëjnë shembull institucionesh arsimore”.

Fjala e plotë e Kryepeshkopit Joan

Jemi mbledhur sot me hidhërim të thellë, për të përcjellë vëllain dhe bashkëmeshtarin tonë, Hirësinë e Tij, Mitropolitin e Gjirokastrës, Imz. Dhimitrin. Më 28 të muajit, në prag të festës së Apostujve të Shenjtë, Zoti e thirri pranë Vetes këtë shërbëtor të Tijin, i cili, sipas shembullit të Apostujve, ia kushtoi gjithë jetën  shër-bimit të Ungjillit. Ndjenja të përziera na pushtojnë në atmosferën e festës së Apostujve të Shenjtë. Kemi pikëllim dhe vajtojmë, por shpresa e mesazhit të Ngjalljes, që predikuan Apostujt e Krishtit dhe vazhdon të  predikohet pandërprerë  nga Kisha, nuk na lejon të  mbytemi në  detin e hidhërimit. Sepse – siç na mëson Shën Pavli – edhe nëse rrojmë, për Zotin rrojmë; edhe nëse vdesim, për Zotin vdesim. Edhe nëse rrojmë pra edhe nëse vdesim, të Zotit jemi (Rom 14:8).

Vëllai ynë, Mitropoliti  Dhimitër, lindi në Serez të Greqisë në shtator të vitit 1940. Qysh në moshë të re dëgjoi thirrjen e Zotit dhe iu bind asaj. Studioi në Fakultetin Teologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, ku mori një formim të mirë teologjik, që do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës. Por zemra e tij nuk kërkonte vetëm arritje akademike, por kryesisht për-sosmërinë shpirtërore dhe asketike.

Në vitin 1974, në moshën 34-vjeçare, hyri në Manastirin e Shenjtë të Shën Ekaterinës së Sinait, ku u qeth murg. Më 1988 u dorëzua Hierodhjakon dhe Hieromonak. Në këtë kështjellë historike dhe shumë të njohur të Orthodhoksisë, nën hijen e malit ku Perëndia i foli Moisiut, Hirësi Dhimitri përjetoi misterin e shkretëtirës dhe të heshtjes. Punoi me përkushtim në fushën e paleografisë dhe të sistematizimit të dorëshkrimeve të çmuara të manastirit. Përvoja në Sina e formoi thellësisht personalitetin e tij. Mësoi vlerën e heshtjes, të bindjes dhe të përulësisë. Kultivoi jetën e thellë të brendshme që më vonë do të bëhej burim force për punën e tij të vështirë baritore, sepse, siç thotë Shën Joan Gojarti: Janë më të shumta stuhitë që trazojnë shpirtin e priftit, sesa valët që godasin detin.

Në gusht të vitit 1991, kur Ekzarku Patriarkal, Episkopi i Andrusës, Imzot Anastasi mbërriti në Shqipëri për të marrë përsipër veprën titanike të rindërtimit të Kishës së shkatërruar, Hieromonaku Dhimitër,  me zellin e tij të madh apostolik ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes së tij. La Manastirin e dashur të Sinait dhe erdhi të shërbente atje ku Kisha kishte nevojë. Ai e ndjeu këtë thellësisht, pasi nga Metoqi i Manastirit të Shenjtë të Sinait në Janinë, ku shërbente, informohej për të gjitha vështirësitë e popullit të Shqipërisë.

Shqipëria e vitit 1991 ishte një vend që sapo po dilte nga errësira e regjimit ateist. Kisha ishte plotësisht e shkatërruar. Në këtë peizazh shkretimi, Kryepiskopi Anastas dhe bashkëpunëtorët e tij u thirrën të bënin të pamundurën njerëzore, por të mundshmen për dashu-rinë e Perëndisë: të ringjallnin nga gërmadhat Kishën tonë.

Takimi i Hieromonakut Dhimitër, si dhe i të gjithë neve në atë periudhë, me Kryepiskopin Anastas, ishte vendimtar. Hierapostulli i ditur njohu menjëherë në personin e Hieromonakut të Sinait një bashkëpunëtor të çmuar. Besimi që u zhvillua mes tyre ishte i thellë dhe i patundur. Dhimitri u bë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kryepiskopit në veprën e rindërtimit të Kishës.

Që nga vjeshta e vitit 1994, shërbeu si Protosingjel i Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, në një nga zonat më të ndjeshme të Kishës sonë. Gjirokastra, një qytet me histori të pasur, por edhe me kompleksitet të madh në ekuilibrat etnikë dhe fetarë, kishte nevojë për një bari me përvojë, me urtësi dhe me dallim. Për dymbëdhjetë vjet, si Protosingjel, Atë Dhimitri punoi pa u lodhur në Mitropolinë e Gjirokastrës. Udhëtonte nëpër fshatra, kryente liturgji në kisha të rrënuara, duke mbështetur dhe inkurajuar popullin në këtë periudhë të vështirë.

Vetë zgjedhja e tij nga Kryepiskopi Anastas përbën në vetvete provë të dhuntive dhe vlerës së të ndjerit. Kryepiskopi Anastas nuk i zgjidhte bashkëpunëtorët e tij rastësisht; kërkonte njerëz që ndërthurnin pjekurinë shpirtërore me mençurinë baritore, formimin teologjik me përulësinë, zellin me durimin. Pikërisht këto dhunti njohu te Atë Dhimitri, dhe për këtë më 11 nëntor 2006, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, anëtar i të cilit ishte tashmë edhe folësi, pas miratimit të Statutit nga Asambleja e Përgjithshme Kleriko-Laike, e zgjodhi atë Mitropolit të Gjirokastrës. Dorëzimi i tij u bë më 16 nëntor në Kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë, dhe fronëzimi i tij më 26 nëntor në Kishën e Shenjtë të Kryeengjëjve në Gjirokastër.

Si Mitropolit, Dhimitri zhvilloi një veprimtari baritore të shumanshme për nëntëmbëdhjetë vjet. Shën Joan Gojarti shkruan: Prifti duhet të sillet ndaj grigjës së tij, pikërisht ashtu siç do të sillej një baba ndaj fëmijëve të tij të vegjël. Këtë dashuri atërore e mishëroi Mitropoliti Dhimitër. Njëkohësisht funksionoi si faktor stabilizues. Me dallimin e tij dhe dashurinë e tij arriti të bashkojë grigjën, të ndërtojë ura mbi ndasitë, të sjellë paqe atje ku kishte përçarje.

Kujdes të veçantë tregoi për të rinjtë: studentët e Liceut Kishtar “Kryqi i Çmuar”, si dhe të konviktit për vajzat në Bularat dhe shkollat e Mitropolisë, të cilat përbëjnë shembull institucionesh arsimore.

Ishte i sjellshëm me të gjithë, i paktë në fjalë, por thelbësor, i qëndrueshëm në parimet e tij, por plot mirëkuptim për dobësitë njerëzore. Kujtoj vëllanë Dhimitër, frymën e respektit dhe bashkëpunimit që patëm gjithmonë dhe që e vulosi me praninë e tij sakrifikuese në zgjedhjen e Kryepiskopit të ri të Shqipërisë para pak muajsh. Ndërsa shëndeti i tij ishte tronditur, nuk ngurroi të udhëtonte për në Tiranë për zgjedhjen dhe të qëndronte në këmbë për orë të tëra në Liturgji, duke treguar në këtë mënyrë respektin për  Sinodin, dashurinë  e madhe për Kishën dhe ndjenjën e përgjegjësisë  për të  ardhmen dhe unitetin e saj.

Nuk do t’i harroj fjalët e fundit, të Kryepiskopit Anastas, kur, si përfaqësi  nga Sinodi i Shenjtë, e vizituam në spital: Jini të bashkuar dhe ruani unitetin me çdo sakrificë, duke na i përsëritur disa herë këto fjalë. Më lejoni që  këtë mesazh uniteti, që na theksoi Kryepiskopi Anastas atë ditë, t’ua përcjell edhe gjithë ju vëllezërve të Mitropolisë së Gjirokastrës. Jam i sigurt, se brenda këtij uniteti në Krishtin, hierarkët e lumur të Sinodit tonë që janë larguar prej nesh dhe vazhdojnë të luten për ne, të ndërmjetojnë te Krishti me guxim për grigjën e Kishës së tyre të dashur, së cilës ia kushtuan jetën. Këtij uniteti do të përpiqem ti shërbej edhe unë si Kryepiskop, me hirin e Perëndisë.

Vëllezër dhe motra,

Pikëllimi i ndarjes është i rëndë, por shpresa e Ngjalljes e kthen pikëllimin në gëzim. Sepse e dimë se vdekja nuk është fundi, por fillimi i jetës së vërtetë sipas premtimit të Zotit dhe Perëndisë  tonë Jisu Krishtit.

Kisha e Shqipërisë do të të kujtojë gjithmonë me mirënjohje. Gjirokastra do të të mbajë në zemër si bariun e saj të dashur dhe ne do t’i qëndrojmë  pranë  me dashuri dhe përkujdesje grigjës suaj të bekuar, të  cilën e drejtuat për 19 vjet.

I përjetshëm qoftë kujtimi yt, o vëllai ynë  i lumtur dhe i paharruar! Amin.

 

 

 

The post Homazhet për Mitropolitin e Gjirokastrës, Kryepeshkop Joani: Ndërtoi ura mbi ndasitë appeared first on Euronews Albania.

Gjendet i vdekur një burrë tek “Gropa e ujërave termale” në Dibër

19 June 2025 at 17:42

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Peshkopisë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi E.N., rreth 70 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Gropa e ujërave termale”. Sipas autoriteteve, paraprakisht dyshohet se i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e […]

The post Gjendet i vdekur një burrë tek “Gropa e ujërave termale” në Dibër appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit, diell dhe temperatura deri në 29 gradë gjatë ditës

27 May 2025 at 07:24

Pritet ndryshim i situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit shqiptar; duke sjellë dobësim të dukshëm të vranësirave dhe shirave; megjithatë do të mbeten prezente; në zonat malore verilindore – juglindore. Parashikohet që orët e pasdites; të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku në skajin Juglindor do të ketë momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi; Perëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosovë

Republika e Kosovës nën mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme atmosferike duke diktuar; mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e saj; më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat në kufi me Shqipërinë duke sjellë momente me pika shiu.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave në zonat kufitare me Shqipërinë duke gjeneruar reshje të pakta shiu; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mengjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në Mitrovicë deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë, por herë pas-here mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut; do të paraqitet nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat në orët e mesditës do të zhvillohen duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu në zonat Perëndimore dhe skajin Verior të Maqedonisë së Veriut; Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të shoqërojnë republikën e MV deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim gradula i kushteve të motit duke sjellë ndërprerje totale të reshjeve.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Gostivarit deri në 27°C pritet vlera më e lartë në rang territori.

Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi  Perëndimor.

Europa

Zhvillimi i një Qëndre të fuqishme Ciklonare në Veri- Veriperëndim të kontinentit do sjellë; vranësira dhe shira intensivë në gadishullin Skandinav si edhe ishujt Britanikë.

Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të dominohen nga vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe, ndërsa gadishulli Iberik; pjesa më e madhe e Ballkanit si edhe vendet e Europës Lindore do të mbizotërohen nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke sjellë;  mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Dibra marshon kundër shpejtësisë vdekjeprurëse: Masa ndaj drejtuesve të rrezikshëm

By: Besnik
22 May 2025 at 16:54

Në Dibër është zhvilluar një marsh sensibilizues me moton “Qyteti nuk është pistë garash”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve për të ulur shpejtësinë në zonat urbane.

Nisma erdhi pas një aksidenti tragjik të ndodhur pak javë më parë në qytetin e Peshkopisë, ku humbi jetën një oficer policie, i cili u përplas për vdekje nga një makinë teksa po ecte mbi trotuar.

Qytetarë të shumtë morën pjesë në marshim, duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe kundër shpejtësisë së tepruar dhe në mbështetje të sigurisë rrugore.

Ata kërkuan masa më të forta ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat dhe i kthejnë rrugët e qytetit në pista garash.

Ermal Lushi, organizator i marshimit, theksoi se ky reagim është i nevojshëm pasi sensibilizimi nuk po mjafton më për një pjesë të drejtuesve të mjeteve.

“Jemi një shoqëri që nuk reagon derisa makina të na vijë te këmbët. Ne do ta ndjekim më tej këtë problem dhe nëse nuk ka rezultat, thirrja do të përsëritet. Sensibilizimi ka kufijtë e vet, por për disa drejtues mjetesh nuk bën punë. Kjo është arsyeja pse i drejtohemi edhe policisë për të marrë përgjegjësi ndaj atyre që bëjnë gara në rrugët e qytetit,” – u shpreh Lushi.

Ndërsa një qytetare pjesëmarrëse në marshim u shpreh:

“Mendoj që është momenti që të gjithë si shoqëri të sensibilizohemi. Shpejtësia është kthyer në problem të përditshëm, ndërsa numri i makinave është rritur ndjeshëm. Kjo është një këmbanë alarmi jo vetëm për qytetarët, por edhe për institucionet që duhet të mbrojnë jetën e qytetarëve dhe fëmijëve tanë.”

Sipas të dhënave të INSTAT, në qarkun e Dibrës gjatë vitit 2024 janë regjistruar 39 aksidente rrugore, duke shënuar një rritje krahasuar me vitin 2023, kur u regjistruan 26 aksidente.

Ndërkohë, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, në të gjithë vendin janë regjistruar 301 aksidente, ku kanë humbur jetën 52 persona.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dibra marshon kundër shpejtësisë vdekjeprurëse: Masa ndaj drejtuesve të rrezikshëm appeared first on Euronews Albania.

E përplasi makina disa ditë më parë në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi i policisë

11 May 2025 at 13:35

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës efektivi i policisë, Veli Gjura, i cili u aksidentua disa ditë më parë teksa po ecte në trotuar në Peshkopi.

Gjura u përplas nga një automjet tip “Golf” i drejtuar nga një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., i cili dyshohet se humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga. Automjeti goditi fillimisht punonjësin e policisë dhe më pas përfundoi në një dyqan.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Ai u arrestua menjëherë dhe është shoqëruar në komisariat për procedurat ligjore të mëtejshme.

The post E përplasi makina disa ditë më parë në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi i policisë appeared first on Sot News | Lajme.

Aksidenti i rëndë në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi Veli Gjura

By: V K
11 May 2025 at 13:48

Efektivi i policisë Veli Gjura, i cili disa ditë më parë, teksa po ecte në trotuar, e përplasi një mjet, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Kujtojmë se një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke përplasur fillimisht punonjësin e policisë dhe më pas një dyqan.

Nga verifikimet, rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Ai është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Aksidenti i rëndë në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi Veli Gjura appeared first on Albeu.com.

Incident në Peshkopi, efektivi i policisë qëllon me armë zjarri në ajër

10 May 2025 at 21:43

Pak momente më parë në një fshat në Peshkopi, është regjistruar një incident nga një efektiv policie.

Dyshohet se ka pasur të shtëna me armë në ajër, por nga një polic.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pilafe.

The post Incident në Peshkopi, efektivi i policisë qëllon me armë zjarri në ajër appeared first on Sot News | Lajme.

Polici që qëlloi me armë në Dibër është babai i kandidatit të PS-së (EMRAT)

10 May 2025 at 22:08

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafe të Peshkopisë, ku një efektiv policie qëlloi me armë zjarri në ajër. Bëhet fjalë për efektivin Esat Gjura, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se Esat Gjura është babai i kandidatit të PS-së për Qarkun e Dibrës, Danjel Gjura. […]

The post Polici që qëlloi me armë në Dibër është babai i kandidatit të PS-së (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

10 May 2025 at 21:52

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Pilafe të Peshkopisë. Burime bëjnë me dije se një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Bëhet fjalë për efektivin Esat Gjura, i cili është shpallur në kërkim. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivet pse polici ka […]

The post EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër

10 May 2025 at 22:50

Në prag të nisjes së zgjedhjeve të 11 majit, një incident është regjistruar në fshatin Pilafe, afër qendrës së Peshkopisë.

Sipas informacioneve, dy automjete me eksponentë të Partisë Socialiste dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës.

Kjo është vënë re nga disa persona nga Partia Demokratike të cilët kanë bërë edhe denoncimin. Kampi i djathtë ka pretenduar se ka pasur edhe të shtëna me armë dhe një person të plagosur, por kjo ende nuk është konfirmuar nga policia.

Dy automjetet janë braktisur në anë të rrugës të cilat janë kontrolluar nga policia. Megjithatë gjatë kontrolleve nuk ka gjetur armë.

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia në lidhje me këtë ngjarje.

Partia Demokratike në Dibër pretendon se ka filmuar babain e kandidatit të Partisë Socialiste, Daniel Gjura, në një akt të dyshuar të blerjes së votave. Sipas PD-së, gjatë momentit të incidentit është krijuar një situatë tensioni, pas së cilës babai i kandidatit është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Gjatë largimit, sipas PD-së ai dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër./Euronews Albania

The post Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër appeared first on Telegrafi.

Të shtënat me armë në Peshkopi/ Shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

By: user 11
10 May 2025 at 22:04

Babai i kandidatit socialist në Peshkopi, Daniel Gjura ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e sotme. Mësohet se polici Esat Gjura është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër.

Forcat e FNSH-së ndodhen në vendin e ngjarjes dhe efektivët po kontrollojnë makinën e Gjurës.

 

Vijon…

The post Të shtënat me armë në Peshkopi/ Shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS appeared first on Lapsi.al.

Aksidenti në Peshkopi, efektivi i policisë në gjendje të rëndë

By: user7
6 May 2025 at 10:09

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Peshkopisë. Alban Shoti, 27 vjeç ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë ka përplasur efektivin e policisë Veli Gjurra, i cili po ecte në trotuar.

Nga lëndimet e marra, efektivi është dërguar te spitali i Traumës në kryeqytet dhe ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhet me dije se Gjurra ka marrë dëmtime në kokë. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat menjëherë pas aksidentit.

The post Aksidenti në Peshkopi, efektivi i policisë në gjendje të rëndë appeared first on Lapsi.al.

Aksidenti në Peshkopi/ Efektivi i policisë në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

By: V K
6 May 2025 at 11:29

Pasditen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, ku shtetasi Alban Shoti, 27-vjeç ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë ka përplasur efektivin e policisë Veli Gjurra, i cili po ecte në trotuar.

Nga lëndimet e marra, efektivi është dërguar te spitali i Traumës në kryeqytet dhe ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet me dije se Gjurra ka marrë dëmtime në kokë.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat menjëherë pas aksidentit.

 

The post Aksidenti në Peshkopi/ Efektivi i policisë në gjendje të rëndë te spitali i Traumës appeared first on Albeu.com.

PD denoncon në SPAK krimet zgjedhore në Peshkopi

By: Oldi
6 May 2025 at 09:53

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK për të depozituar një kallëzim penal lidhur me krimet zgjedhore të ndodhura në qytetin e Peshkopisë. Në qendër të kallëzimit të Gjunkshit qëndrojnë emra të pushtetit lokal si Rrahim Spahiun. Bedri Kamberi, Drejtor i Shërbimeve të Bashkisë, […]

The post PD denoncon në SPAK krimet zgjedhore në Peshkopi appeared first on BoldNews.al.

Detaje të reja/ Aksidenti në Peshkopi ku u përplas efektivi: Shoferi nën efektin e…

6 May 2025 at 07:58

Aksidenti rrugor i regjisstruar pasditen e djeshme në qytetin e Peshkopisë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan, sjell detaje të reja të ngjarjes. Si pasojë, është plagosur një efektiv policie që ndodhej në shërbim, i cili aktualisht po trajtohet në spital.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Dibrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në kryqëzimin Velia, ku drejtuesi i mjetit, një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

The post Detaje të reja/ Aksidenti në Peshkopi ku u përplas efektivi: Shoferi nën efektin e… appeared first on Sot News | Lajme.

Aksidenti në Peshkopi ku u përplas efektivi, shoferi ishte nën efektin e alkoolit

By: V K
6 May 2025 at 07:52

Pasditen e djeshme, një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Peshkopisë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Dibrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në kryqëzimin Velia, ku drejtuesi i mjetit, një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Si pasojë, është plagosur një efektiv policie që ndodhej në shërbim, i cili aktualisht po trajtohet në spital.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

The post Aksidenti në Peshkopi ku u përplas efektivi, shoferi ishte nën efektin e alkoolit appeared first on Albeu.com.

Pamje të rënda/ 27-vjeçari me shpejtësi të lartë merr përpara policin në Peshkopi

By: user 6
5 May 2025 at 22:18

Në këto pamje shfaqet aksidenti i ndodhur rreth orës 18:30 të pasdites në qytetin e Peshkopisë.

27-vjeçari Alban Shoti i cili ishte drejtuesi i mjetit ‘Golf’, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një efektiv të policisë dhe është përplasur me pjesën e përparme të një dyqani që ndodhej në afërsi.


Ndërkohë ka mbetur i lënduar efektivi i policisë i cili është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Mësohet se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. /LAPSI.al

The post Pamje të rënda/ 27-vjeçari me shpejtësi të lartë merr përpara policin në Peshkopi appeared first on Lapsi.al.

Aksident në Peshkopi, plagoset polici

By: user 5
5 May 2025 at 20:10

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi. Mësohet se një 27-vjeçar me iniciale A.Sh duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

The post Aksident në Peshkopi, plagoset polici appeared first on Lapsi.al.

❌
❌