Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in

5 July 2025 at 17:06

Tensionet në fshatin Kurdari të njësisë administrative Suç në Klos u rikthyen mëngjesin e së shtunës. Dhjetëra banorë nga disa fshatra të zonës u mblodhën në lokalin e vetëm të fshatit dhe më pas u drejtuan drejt lumit të Lusës, ku bllokuan makineritë e shoqërisë “Global Interprise Group”. Shoqëria po përpiqet prej disa ditësh të […]

The post Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in appeared first on Reporter.al.

Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal

By: E.K
29 June 2025 at 09:35

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga segmenti rrugor Zgosht – Ura e Çerenecit tashmë i përfunduar. Kreu i qeverisë shkruan përmes një postimi në rrjete sociale se është një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën dhe që do t’i japë ‘frymë’ zhvillimit lokal. “Mirëmëngjes dhe me pamjet […]

The post Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal appeared first on FaxWeb.

EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

28 June 2025 at 11:19

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 50” është vënë në pranga shtetasi Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi, 40 vjeç, i cili është kapur në Dibër. Ai akuzohet nga autoritet italiane për trafik të lëndëve narkotike. “Gjykata në L’Aquila […]

The post EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete appeared first on BoldNews.al.

“Më fute djalin në dhe, s’ta fal kurrë gjakun”, nëna e Santiago Malko ‘shpërthen’ në seancë ndaj Leonard Dukës

By: Rovena
24 June 2025 at 10:25

Vijon procesi në Gjykatën e Posaçme ndaj Leonard Dukës dhe 4 të pandehurve të tjerë për vrasjen Santiago Malkos. Në seancën e se martës Leonard Duka tregoi se ka patur komunikime me Ervis Martinajn, por mohoi që babai i tij te kishte ndonjë konflikt. Në te njëjtën kohë Duka dha sqarime për pyetjet e prokurorit Behar Dibra.

Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?

Leonard Duka: Po e kam takuar.

Behar Dibra: Po komunikime të tjera?

Leonard Duka: Jo!

Behar Dibra:Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?

Leonard Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem

SPAK ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.

Gjykata nxjerr jashtë sallës së gjyqit, nënën e Santiago Malkos, e cila u zotua se do e vriste dhe s’do ia falte kurrë gjakun e të birit.

Nëna e Santiago Malkos: S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Me fute djalin në dhe.

Në seancën e se martës ishte thirrur për të dëshmuar edhe babai i Leonard Dukës, por nuk u paraqit  për shkak të gjendjes shëndetësore. Shtyhet seanca , përsëritet fletëthirrja për babain e Leonard Dukës, Muhamet Duka që të dëshmojë./abcnews.al

“Na duhen 10 ditë për t’u bërë gati”/ Rinumërimi për Tiranën dhe Dibrën, reagon KQZ

6 June 2025 at 11:25

Vendimi për rinumërimin e kutive në qarkun e Tiranës u mor me vendim të dy anëtarëve të opozitës, Ledio Braho e Elvis Çela në KAS. Për Qarkun e Tiranës do të hapen 1,282 kuti votimi, ndërsa do të rinumërohen rreth 450 mijë vota, si për subjektet politike ashtu edhe për kandidatët.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatitet për rinumërimin në qarkun e Tiranës dhe hapjen e 44 kutive në Dibër. Burime pranë KQZ-së bëjnë me dije se për realizimin e këtij procesi janë të nevojshme të paktën 10 ditë përgatitje, për të ngritur infrastrukturën e duhur të numërimit dhe për të angazhuar personat që do të merret me rinumërimin e votave. Sipas të njëjtave burime, vendi i mundshëm ku do të kryhet rinumërimi është Parku Olimpik i Tiranës, aty ku edhe u numërua vota e diasporës.

Për qarkun e Dibrës do të numërohen rreth 44 kutive votim, vetëm për kandidatët, pas pretendimeve të kandidatit Xhemal Gjunkshi se i janë vjedhur votat preferenciale.

The post “Na duhen 10 ditë për t’u bërë gati”/ Rinumërimi për Tiranën dhe Dibrën, reagon KQZ appeared first on Sot News | Lajme.

Dibrani i “çmendur” pas bletëve, prej 3 vitesh kujdeset për bletë

29 May 2025 at 08:52

Zija Keshi 55-vjeçari nga Dibra i që i adhuron bletëve. Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, tregoi se prej tri vitesh kujdeset për bletë.

“Bletët i mbledh në koshere me limon, është fruti që i sjell më shpejt në shtëpitë e tyre. Bleta mendoj që është shumë e ndjeshme. Të kullosësh bletët do guxim të madh dhe unë e bëj pa mjetet e duhura që përdorin bletërritësit. Kur largohet nga kosherja ngrihet dhe vendos se ku do të ulet, apo çfarë vendi do të ulët. Ndaj në maj dhe gati deri tek mesi qershorit rrinë afër. Duhet të jetë vetë personi për ta mbledhur aty afër, sepse ndoshta edhe mund të mos e gjesh”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai tregoi se ishte pickuar shumë herë, por që asnjëherë nuk i kanë sjellë asnjë shqetësim shëndetësor.

/abcnews.al/

Rasti “Qyno” në Kushtetuese/ I “përkëdheluri i ambasadave”, SPAK, cënoi lirinë e medias

By: Ela
26 May 2025 at 11:27

Nga Boldnews.al Vendimi unanim i Gjykatës Kushtetuese për t’i rikthyer mjetet elektronike të punës së gazetarit Elton Qyno, pasi u konsiderua si “cënim i lirisë së medias”, i dha një sinjal të rëndësishëm Prokurorisë së Posaçme (SPAK) se përkëdhelja e pakufijshme që ajo merr nga ambasadat e huaja në Tiranë nuk i legjitimon që të […]

The post Rasti “Qyno” në Kushtetuese/ I “përkëdheluri i ambasadave”, SPAK, cënoi lirinë e medias appeared first on BoldNews.al.

Dibra marshon kundër shpejtësisë vdekjeprurëse: Masa ndaj drejtuesve të rrezikshëm

By: Besnik
22 May 2025 at 16:54

Në Dibër është zhvilluar një marsh sensibilizues me moton “Qyteti nuk është pistë garash”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve për të ulur shpejtësinë në zonat urbane.

Nisma erdhi pas një aksidenti tragjik të ndodhur pak javë më parë në qytetin e Peshkopisë, ku humbi jetën një oficer policie, i cili u përplas për vdekje nga një makinë teksa po ecte mbi trotuar.

Qytetarë të shumtë morën pjesë në marshim, duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe kundër shpejtësisë së tepruar dhe në mbështetje të sigurisë rrugore.

Ata kërkuan masa më të forta ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat dhe i kthejnë rrugët e qytetit në pista garash.

Ermal Lushi, organizator i marshimit, theksoi se ky reagim është i nevojshëm pasi sensibilizimi nuk po mjafton më për një pjesë të drejtuesve të mjeteve.

“Jemi një shoqëri që nuk reagon derisa makina të na vijë te këmbët. Ne do ta ndjekim më tej këtë problem dhe nëse nuk ka rezultat, thirrja do të përsëritet. Sensibilizimi ka kufijtë e vet, por për disa drejtues mjetesh nuk bën punë. Kjo është arsyeja pse i drejtohemi edhe policisë për të marrë përgjegjësi ndaj atyre që bëjnë gara në rrugët e qytetit,” – u shpreh Lushi.

Ndërsa një qytetare pjesëmarrëse në marshim u shpreh:

“Mendoj që është momenti që të gjithë si shoqëri të sensibilizohemi. Shpejtësia është kthyer në problem të përditshëm, ndërsa numri i makinave është rritur ndjeshëm. Kjo është një këmbanë alarmi jo vetëm për qytetarët, por edhe për institucionet që duhet të mbrojnë jetën e qytetarëve dhe fëmijëve tanë.”

Sipas të dhënave të INSTAT, në qarkun e Dibrës gjatë vitit 2024 janë regjistruar 39 aksidente rrugore, duke shënuar një rritje krahasuar me vitin 2023, kur u regjistruan 26 aksidente.

Ndërkohë, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, në të gjithë vendin janë regjistruar 301 aksidente, ku kanë humbur jetën 52 persona.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dibra marshon kundër shpejtësisë vdekjeprurëse: Masa ndaj drejtuesve të rrezikshëm appeared first on Euronews Albania.

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

13 May 2025 at 09:34

Partia Socialiste ka fituar për herë të parë në 35 vite demokraci në Qarkun e Dibrës në zgjedhjet parlamentare. Teksa ka përfunduar numërimi për votat brenda vendit, PS kryeson me 56.19 %, teksa ka arritur të marrë 32 146 vota. Ndërkohë, Partia Demokratike është në kuotën e 38.09 %, pasi ka arritur të marrë vetëm […]

The post Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive appeared first on BoldNews.al.

Numërohen kutitë e para në qarqet e Beratit dhe Dibrës

By: fra nc
12 May 2025 at 01:09

Ka nisur procesi i numërimit të votave dhe në dy qarqe të tjera të vendit, respektivisht në qarkun e Dibrës dhe Beratit.

Nga të dhënat paraprake të siguruara nga kutia e parë në qarkun e Beratit Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 73 vota, Partia Socialiste 60 vota, Partia Mundësia dhe PSD nga 1 votë, Aleanca Kombëtare Shqiptare 2 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet gjithashtu 2 vota.

Ndërkohë në bashkinë Klos të qarkut të Dibrës janë përpunuar tre kutitë e para para. Në kutinë e parë të n umëruar në fshatin Shulbatër, PS ka marrë 175 vota dhe PD 89, ndërsa Partia Mundësia ka marrë 4 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 votë. Në kutinë e dytë në fshatin Rripë, rezultati është 176 vota për PS dhe 102 për PD. Në kutinë e tretë të numëruar në fshatin Gurrë e Vogël, PS ka marrë 220 vota dhe PD 131.

Në Komunën Baz, nga katër kutitë e numëruara, Partia Socialiste ka marrë gjithsej 538 vota, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 388 vota.

Në shtatë kutitë e para të numëruara në qarkun e Dibrës, Partia Socialiste ka marrë gjithsej 1109 vota, ndërsa Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka grumbulluar 710 vota.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Numërohen kutitë e para në qarqet e Beratit dhe Dibrës appeared first on Euronews Albania.

Pjesëmarrja në zgjedhje/ Kryesojnë Tirana dhe Dibra, Vlora mbetet e fundit

By: armand
11 May 2025 at 14:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votimet e 11 majit. Deri nëorën 14:00, në nivel kombëtar kanë votuar 550,066 zgjedhës, duke përfaqësuar 29.74% të elektoratit. Sipas të dhënave të KQZ-së, Tirana mban vendin e parë për nga numri i votuesve dhe përqindja më e lartë të pjesëmarrjes, […]

The post Pjesëmarrja në zgjedhje/ Kryesojnë Tirana dhe Dibra, Vlora mbetet e fundit appeared first on BoldNews.al.

Rritet pjesëmarrja në zgjedhje: Kryesojnë Tirana dhe Dibra, Vlora mbetet e fundit

By: fra nc
11 May 2025 at 14:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votimet e 11 majit. Deri nëorën 14:00, në nivel kombëtar kanë votuar 550,066 zgjedhës, duke përfaqësuar 29.74% të elektoratit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Tirana mban vendin e parë për nga numri i votuesve dhe përqindja më e lartë të pjesëmarrjes, me 163,292 zgjedhës që kanë ushtruar të drejtën e votës, që përbën 33.93% të votuesve të regjistruar në këtë qark. Pas Tiranës, renditet Dibra me një pjesëmarrje 33.85%, ndonëse me një numër më të vogël votuesish 17,489.

Në krahun tjetër, Vlora mbetet qarku me pjesëmarrjen më të ulët në vend, ku vetëm 31,512 zgjedhës kanë votuar, duke përfaqësuar 21.10% të trupës elektorale të këtij qarku.

Pjesëmarrja në qarqet e tjera është si më poshtë:

BERAT: 22,012 votues ose 28.34%

DURRËS: 71,770 votues ose 27.37%

ELBASAN: 47,099 votues ose 30.81%

FIER: 57,240 votues ose 31.10%

GJIROKASTËR: 17,144 votues ose 28.53%

KORÇË: 53,154 votues ose 29.29%

KUKËS: 10,530 votues ose 31.82%

LEZHË: 19,609 votues ose 30.31%

SHKODËR: 39,215 votues ose 25.94%

Pjesëmarrja totale në rang vendi deri tani është 29.74%, me një rritje të ndjeshme krahasuar me përqindjen e mëhershme prej 22.37% të regjistruar në mesditë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet pjesëmarrja në zgjedhje: Kryesojnë Tirana dhe Dibra, Vlora mbetet e fundit appeared first on Euronews Albania.

Berisha nga Dibra: Shqipëria po boshatiset, më 11 maj takim me historinë për fitoren opozitës

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike dhe Koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Sali Berisha tha sot nga Dibra ku zhvilloi edhe takimin elektoral përmbyllës në këtë qark tha se 11 maj është takim me historinë për të ndalur kombin nga një rrokullisje që nuk e ka njohur në shekuj me radhë.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta dibraneve dhe dibranëve fisnikë, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme, për këtë entuziazëm, për këtë dritë të fitores historike të opozitës shqiptare më 11 Maj të vitit 2025. Mirënjohje të pakufishme për mbështetjen e çmuar, qëndrimin tuaj, të paraardhësve tuaj, në anën e drejtë të historisë, në anën e Shqipërisë, në anën e kombit”, tha Berisha.

Sipas Berishës “çdo dibrane dhe çdo dibran, çdo shqiptare dhe çdo shqiptar me 11 Maj takohet me historinë”.

“Me 11 Maj merr vendimin e tij solemn për të ndarë Shqipërinë nga diktatura e krimit, drogës dhe mjerimit të shqiptarëve. Për të ndalur kombin nga një rrokullisje që nuk e ka njohur në shekuj me radhë. Të dashur miq, Fatbardha, mësuesja e nderuar, tha këtu se Edi Rama, e la në Dibër shkollën pa fëmijë, shtëpinë bosh. Do shtoja me një dhimbje të madhe, shkollën pa fëmijë, shtëpinë pa fëmijë dhe djepin bosh. Kurrë ndonjëherë si komb, asnjë luftë, asnjë fatkeqësi nuk ka ka boshatisur ne në këtë mënyrë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri tha evidentoi se në Mat vinin e kaluar ka patur vetëm 13 lindje.  “Po vij nga Mati, një matjane e zonja, e aftë, e shkolluar mirë, por që ka ardhur të punojë për Matin dhe Shqipërinë, njoftoi se Mati vitin që kaloi kishte 13 lindje. Erseka në një vit pati vetëm një lindje. Kurrë ndonjëherë ne nuk jemi boshatisur në këtë mënyrë.
Çfarë ndodhi me ne? 12 vite miqtë e mi, lëvizjen e lirë, këtë të drejtë madhore të çdo qytetari, Edi Rama e përdori për të përzënë shqiptarët nga Shqipëria”, tha Berisha.

“Ëndrrën dibrane, ëndrrën shqiptare e morën me vete për ta ngritur në vende të tjera.
fermerët e Dibrës falimentojnë njëri pas tjetrit sepse iu hoqi subvencionet, hapi doganat. Prodhimet e subvencionuara të fermerëve të Ballkanit, dhe veçanërisht të Serbisë, vërshojnë sot në tregje dhe sot 80 përqind e frutave, zarzavateve vijnë nga jashtë. Ndërkohë, tokat mbeten djerrë dhe prodhimet kalben në Shqipëri”, shtoi Berisha.

The post Berisha nga Dibra: Shqipëria po boshatiset, më 11 maj takim me historinë për fitoren opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Peshkopi: Përfunduam ‘Rrugën e Arbrit’, Dibra një lagje e Tiranës tani

2 May 2025 at 19:40

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar takimin e radhës elektoral me qytetarët në Peshkopi. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek Ruga e Arbrit, për të cilin u shpreh i lumtur që tashmë ka përfunduar duke e bërë Dibrën tashmë një lagje të Tiranës.

Më tej, ai theksoi se edhe segmenti Maqellarë- Peshkopi, është tashmë i përfunduar dhe se rruga e re lidh Dibrën me Tiranën më shpejt se kurrë më parë.

“Përfundimisht nuk vij më në Dibër duke thënë se do bëj Rrugën e Arbrit, tunelin e Murrizit. E keni nga hoteli i Astritit deri në Tironë, plumb pushke. Jeni lagje e Tiranës”, u shpreh Rama, duke theksuar se është krijuar një distancë e shkurtër.

“Më vjen mirë që dhe segmenti Maqellarë është i përfunduar. Përfundimisht nuk vij më në Dibër duke thënë se do bëj rrugën e Arbrit, tunelin e Murrizit. E keni nga hoteli i Astritit deri në Tironë, plumb pushke. Jeni lagje e Tiranës”, shton ai.

Nga ana tjetër, duke kaluar tek zgjedhjet e 11 majit, Rama vë në dukje se me votën për PS-në, qytetarët shqiptarë do e kenë të mundur futjen në BE, duke sjellë një horizont dhe mundësi të reja, veçanërisht për të rinjtë.

“Në 11 maj  duhet ndarë Shqipëria me BE-në në Europë brenda kësaj dekade, shqiptarët të barabartë të BE-së apo Shqipëria mbrapsht prap në gropë dhe shqiptarët prap jashtë Europës, qytetarë të huaj në kontinentin ku janë një nga popujt më të vjetër që Zoti e ka dashur të jetojmë mes Europës.

Shqipëria në BE është një Shqipëri tjetër, e re, një horizont i ri, një shpresë për të gjithë sidomos për gjeneratën e re. Shqipëria në BE nuk është më vetëm. Nëse sot kemi bërë shumë punë më mbështetjen e BE-së në disa sektorë, e gjithë ndihma e tyre ndër vite ka qenë mbi një miliardë euro”, nënvizon kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama në Peshkopi: Përfunduam ‘Rrugën e Arbrit’, Dibra një lagje e Tiranës tani appeared first on Euronews Albania.

Drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar

30 April 2025 at 15:46

Prokuroria e Posaçme ka nisur procedurën e riemërimit për drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj Hajnaj, pasi kjo e fundit ka shprehur interesin për një mandat të dytë 5-vjeçar më 28 mars. SPAK i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se referuar ligjit 95/2016 të strukturës së posaçme antikorrupsion, në këtë fazë […]

The post Drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar appeared first on Reporter.al.

BIRN: Fushata në Dibër dominohet nga “lufta brenda llojit” për mandatin e pestë

By: user 6
27 April 2025 at 17:53

Me katër mandate pothuajse të mbyllura, beteja në qarkun e trazuar të Dibrës ka për protagonistë kandidatët e listave të hapura në dy kampet e politikës, të cilët po luftojnë me vëllezërit e tyre politikë për mandatin e pestë.

Asfalti i saposhtruar të shoqëron në 10 kilometrat e rrugës hyrëse në Peshkopi, ndërsa në dy anët e saj, plantacionet me mollë dhe qershi janë ende në lulëzim. Makinat me flamuj të kandidatëve për deputetë të lajmërojnë se qyteti është përfshirë nga ethet zgjedhore të 11 majit, ku qarku Dibër do të dërgojë 5 deputetë në Kuvend.

Në bulevardin “Elez Isufi”, qytetarët shëtisin në një diell të ngrohtë prilli ose ulen në kafenetë e shumta në të dyja anët, ndërsa disa punëtorë po shtrojnë pllakat e reja në një projekt prej dhjetramilionë lekësh, edhe pse u ndërtua pak vite më parë si pjesë e programit “Rilindja Urbane” të qeverisjes socialiste.

Fushata elektorale është tema kryesore e bisedave të dibranëve.

“Tani që u zgjidh problemi i rrugës duhet ribërë një strategji zhvillimi për Dibrën,” thotë Hysen Uka, 60 vjeç, i cili më vonë na tregon se ka qenë një lobues i hershëm i projektit të rrugës së Arbrit nëpërmjet shoqatës së tij “Nisma për Dibrën”.

Hapja e vonuar e tunelit të Murrizit, që shkurton distancën e qytetit verilindor me Tiranën, nuk duket të ketë ndikuar aq sa pritej në entuziazmin e dibranëve.

Uka e përshkruan fushatën të qetë dhe mendon se në listat e të gjitha partive ka persona me vlera, por shton: “sistemi zgjedhor nuk mundëson përfaqësimin e vlerave individuale të kandidatëve”.

Qarku verilindor i Dibrës, ku përfshihen bashkitë Peshkopi, Bulqizë, Klos dhe Mat, do të nxjerrë 5 deputetë në këto zgjedhje nga votat e rreth 130 mijë votuesve. Zgjedhjet parlamentare të së shkuarës kanë favorizuar Partinë Demokratike në opozitë, e cila mori 3 deputetë në vitin 2021. Megjithatë, opozita futet e përçarë në këto zgjedhje, ndërsa socialistët e armatosur edhe me pushtetin lokal synojnë një përmbysje rezultati.

Beteja e vërtetë në Dibër po zhvillohet rreth mandatit të pestë, mes kandidatëve të listave të hapura nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Siç pranojnë simpatizantët e të dy krahëve, konkurrenca është e ashpër me kundërshtarët politikë, por edhe më e ashpër mes kandidatëve të së njëjtës parti.

Rivaliteti brenda llojit

Kandidati socialist, Danjel Gjura dhe drejtuesi politik i qarkut, Blendi Klosi gjatë një takimi elektoral. Foto: Facebook.

Në listat e sigurta, Partia Socialiste kandidon Blendi Klosin si drejtues politik të qarkut dhe Alma Selamin, drejtoreshë shkolle dhe funksionare e administratës socialiste. Përballë kanë ish-kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu dhe kryetaren e Partisë Demokratike të Matit, Denisa Vata si pjesë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Dhjetë kandidatë të tjerë nga dy partitë e mëdha përplasen me njëri- tjetrin për mandatin e pestë, por gara dominohet nga pak prej tyre.

Në kampin e Partisë Socialiste, një aktivist na tregoi për dualitetin mes Danjiel Gjurës dhe Agron Malajt; i pari drejtor i Kadastrës dhe i dyti kryebashkiak i Matit deri në fillimin e fushatës.

Danjel Gjurën e takojmë në një bar-kafe në pronësi të familjes së tij në hyrje të qytetit të Peshkopisë, që për nga posterat e shumtë me portretin e tij, duket se shërben edhe si zyrë elektorale.

Gjura heziton të bisedojë me gazetarët dhe thotë se nuk i pëlqejnë daljet në rrjetet sociale dhe media, por komunikimi derë më derë me njerëzit.

“E njoh shumë mirë këtë vend dhe nga mosha 21 vjeçare i kam shërbyer komunitetit të zonës,” tha ai për BIRN. “Dibranit duhet t’i fitosh zemrën,” përgjigjet shkurt kur e pyesim nëse pret që investimet në zonë të ndikojnë tek votimet.

Ai këmbëngul gjithashtu se nuk ka rivalitet brenda kampit socialist se kush mbledh më shumë vota dhe se fushatën po e shijon si një mundësi komunikimi me njerëzit e tij.

“Unë nuk bëj llogari votash, po e pati shkruar Allahu do bëhem deputet,” thotë Gjura duke vënë në dukje gjithashtu se është praktikant i fesë.

Edhe Agron Malaj, i cili përdor si kartvizitë në këto zgjedhje investimet në infrastrukturë të bashkisë, nuk e pranon rivalitetin brenda siglës.

“Nuk kam konkurrencë, kam një objektiv të fitojë PS-ja në qarkun Dibër,” tha Malaj, duke shtuar se votat për kandidatët dhe për partinë janë njësoj.

Në kampin e opozitës, fushata brenda llojit dominohet vizualisht nga ish-ushtaraku dhe deputeti aktual i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, i cili reklamon posterin me numrin e tij në fletën e votimit në fasadat e zyrave elektorale dhe dritaret e pasme të dhjetra makinave që qarkullojnë gjatë ditës në Peshkopi.

Një anëtar i shtabit elektoral demokrat, që kërkoi të qëndronte anonim, i tha BIRN se karvani i makinave të simpatizantëve të Gjunkshit ishte i pranishëm çdo ditë dhe ndonjëherë, edhe orëve të vona të darkës në qytetet dhe fshatrat përreth Peshkopisë, Bulqizës dhe Klosit.

“Janë djem të rinj që u janë dhënë këto makina në përdorim, ku me flamujt e posterat e Gjunkshit vijnë vërdallë për të dhënë imazhin e dominimit të fushatës, a ku di unë për çfarë tjetër,” ironizoi ai.

Dominimi i Gjunkshit vërehej edhe në takimin elektoral në Pallatin e Sportit që po zhvillohej me pjesëmarrjen e kreut të PD-së, Sali Berisha, ku dhjetra të rinj mbanin veshur bluzën me numrin 1 dhe emrin e tij, ndërsa një banderolë e madhe po ashtu shtrihej në njërën anë të sallës ngjitur me një tjetër ku shfaqej Berisha afër fotos së presidentit amerikan, Donald Trump.

Gjunkshi e quajti “rivalitet pozitiv” garën mes kandidatëve të listës së hapur, por shtoi se kjo ishte një garë për të dhënë më të mirën dhe jo kundër kolegëve.

“Formula e listave të hapura padyshim ka sjellë më shumë përgjegjësi për secilin prej nesh si kandidatë,” tha Gjunkshi. “Mund të ketë njëfarë rivaliteti pozitiv brenda listës, por qëllimi i përbashkët mbetet fitorja e PD-së në Dibër dhe kthimi i shpresës për këtë qark të lënë pas dore,” shtoi ai.

Alketa Agolli me shkollim të dyfishtë, në Shkencat e Natyrës dhe Juridik, është një vajzë vlonjate e martuar në Maqellarë të Dibrës, e cila ka advokuar kundër projektit të qeverisë “Rama” për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një projekt që pritet të cënojë disa fshatra të zonës.

Nën tymin e flakadanëve dhe timbanin e daulles që shoqëroi largimin e Berishës pas mitingut të demokratëve, Agolli tha se sistemi i listave të hapura ka sjellë një dinamikë të re në këto zgjedhje, por edhe një sfidë.

“Ka kandidatë që disponojnë më shumë burime për të bërë një fushatë më agresive, por unë besoj fort se qytetarët dinë të dallojnë sinqeritetin dhe përkushtimin, përtej shkëlqimit të sipërfaqes,” tha ajo.

Sfidantët e vegjël

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Albert Kojku. Foto: Blerina Gjoka.

Projeksionet e votave në dy bastionet tradicionale të qarkut të Dibrës në këto zgjedhje rivalizohen nga kandidatë të subjekteve të tjera politike. Mes emrave me peshë në komunitet dallojnë Albert Kojku nga Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës dhe Florjan Tomçini nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit.

Kojku, 44 vjeç, lektor në një universitet privat në Tiranë për menaxhimin e sistemeve kompjuterike, ka qenë një aktivist i hershëm i PD-së që pas luftës së brendshme të kësaj partie u pozicionua në krahun e Bashës.

Ndërsa ecim një copë rrugë në bulevard, qytetarë të shumtë e përshëndesin atë me “profesor”, që sipas tij lidhet me punën e gjatë në sistemin arsimor në Dibër. Kandidati i Bashës e konsideron si avantazh faktin që njerëzit e njohin dhe pretendon se do të mbledhë shumë vota personale për këtë shkak, por edhe votuesit e zhgënjyer nga dy partitë e mëdha.

“Dibra nuk kërkon premtime, por zhvillim,” thotë Kojku, ndërsa bën një listë të gjatë me problematikat me të cilat përballet qarku, nga arsimi jocilësor te emigrimi dhe mungesa e shërbimeve bazë.

Pavarësisht trysnisë që ofron fushata mes dy kampeve të mëdha, Kojku është optimist se do thyhet ‘akulli’ me rezultatin e listës së Koalicionit Euroatlantik dhe mandati i 5-të do të shkojë për të.

Edhe PSD-ja e Tom Doshit po përpiqet të fitojë elektorat në Dibër me Florjan Topçinin, i cili falë aleancës me Partinë Socialiste, është i punësuar drejtor në bashkinë e Dibrës, por që nga marsi ka kërkuar pezullimin nga detyra dhe ka hapur zyrën elektorale në qytet.

“Ai do të marrë vota nga PS-ja, nuk na prish punë ne” tha një aktivist demokrat. Shqetësimi duket se është në kampin socialist, ku një aktiviste tha: “ai ka influencë në zonë”.

Prioritetet e mënjanuara sociale

Bulevardi “Elez Isufi” në Dibër është sërish në rikonstruksion. Foto: Blerina Gjoka.

Fushata në Dibër duket se bazohet më fort në fuqinë financiare dhe ndikimin në elektorat të disa kandidatëve, sesa në programet elektorale të forcave politike apo prioritetet sociale që ka zona.

“Asnjë nga subjektet politike nuk ka pasur interes të diskutojë me organizatat e shoqërisë civile për prioritetet e zonës,” tha një aktiviste vendore, e cila kërkoi të mbetet anonime, ndërsa shtoi se nuk sheh që ndonjë prej tyre të ketë prioritet çështjet sociale, por vetëm infrastrukturën.

“Shërbime sociale për zonën janë inekzistente, por kjo nuk është prioritet në diskurset e kandidatëve,” shtoi ajo.

Një tjetër problem sipas aktivistes së shoqërisë civile është dhe përfshirja e ulët e grave në fushatë elektorale. “Shumica e grave që janë përfshirë, pranojnë se ka diskriminim gjinor”- shton ajo, duke konsideruar gjithashtu si diskriminuese deklaratat e kryeministrit Edi Rama në një takim me gratë socialiste disa ditë më parë në Peshkopi.

Aktivistja theksoi se në përgjithësi fushata është e qetë dhe se kandidatët po fokusohen në takime të vogla derë më derë me qytetarët.

Edhe për Alketa Agollin, fushata është sfiduese për gratë e përfshira në politikë për shkak të pabarazisë gjinore.

“Pabarazitë gjinore janë ende të pranishme, qoftë në perceptimin publik, qoftë në mënyrën se si shpërndahen burimet,” thotë ajo, duke e konsideruar fushatën e grave në Dibër dhe si një mundësi për të thyer barrierat dhe t’i bërë ato aktore, jo vetëm pjesëmarrëse.

Besjan Cena, pronar i një agjencie udhëtimi, i mëshon mungesës së mbështetjes për bujqësinë dhe plagës së emigrimit si probleme kryesore të zonës. Djali i tij 16-vjeçar është tashmë një azilkërkues në Francë, pavarësisht këmbënguljes së babait për ta shkolluar dhe mbajtur në shtëpi.

Besjanit nuk i pëlqen polarizimi politik që ekziston në qytet, ku pothuaj të gjithë e njohin njëri-tjetrin.

“E mira është të votohen ata njerëz që i kanë shërbyer komunitetit,” – përfundoi ai. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Fushata në Dibër dominohet nga “lufta brenda llojit” për mandatin e pestë appeared first on Lapsi.al.

BIRN: Beteja për Dibrën, qarku i varfër nën hijen e krimeve të shkuara elektorale

By: user 6
22 April 2025 at 22:05

Qarku i Dibrës është qarku i tretë më i vogël në Shqipëri pas Kukësit e Gjirokastrës dhe pritet të mandatojë 5 deputetë më 11 maj. Dibra është gjithashtu qarku që gjatë dy dekadave të fundit, ka njohur disa nga ndryshimet më trullosëse politike, ndryshime të cilat, larg të qenit pasojë e ndonjë temperamenti lokal për kërkim të larmishmërisë politike, janë produkt i disa prej krimeve zgjedhore më të mirëdokumentuara dhe të shëmtuara në historinë e re të Shqipërisë.

Qarku ka gjithsej rreth 130 mijë votues dhe ky numër ka qenë pothuajse konstant përgjatë tre zgjedhjeve të fundit. Pjesëmarrja në votime ka rënë nga 60% në vitin 2013, në 53% në vitin 2021 dhe në 45% në zgjedhjet për pushtetin vendor 2023.

Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2009 ishte solid për Partinë Demokratike, me 58% të votave të marra nga koalicioni i saj, ndërsa koalicioni i socialistëve mori 32% dhe një koalicion i drejtuar nga LSI mori 6%. Në atë kohë në Dibër zgjidheshin 6 deputetë dhe ndarja e votave të opozitës së kohës, pra PS-së dhe LSI-së, i dha PD-së katër mandate, duke lënë PS-në me dy dhe LSI-në me vota të djegura.

Situata ndryshoi katërcipërisht në zgjedhjet e vitit 2013, kur PS dhe LSI garuan në koalicion bashkë dhe arritën të marrin 49% të votave, duke lënë PD-në dhe koalicionin e saj me 46%. Rrjedhimisht, të gjashtë mandatet e qarkut u ndanë 3 me 3, ku në radhët e të majtës së kohës, njëri mandat u fitua nga LSI dhe 2 nga PS. Rezultati ishte gjithsesi domethënës për shkak se ndryshimi në krahasim me vitin 2009 ishte drastik. Në zgjedhjet e vitit 2009, koalicioni i PS dhe koalicioni i LSI fituan bashkërisht 38% të votave, ndërsa katër vjet më vonë, rezultati i tyre u përmirësua në 49%, mes akuzave për përdorim masiv të blerjes së votave nga ana e LSI-së.

Koalicioni i madh PS-LSI realizoi një prej fitoreve kyçe në Dibër më 2013 dhe duket se po aty filloi të rrëzohej nga brenda. Në maj 2016, një skandal seksual u zbulua me kryebashkiakun e kohës së Dibrës, Shukri Xhelili dhe në shtator të atij viti, socialistët hynë në aleancë me një numër të fortësh të zonës, të njohur ironikisht si “Faktori Çam” për shkak se garonin në emër të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet pa pasur ndonjë lidhje reale me çështjen çame apo me komunitetet e shqiptarëve të dëbuar nga Greqia në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

“Faktori Çam” dhe vetë PS realizuan një fitore spektakolare në zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiak në shtator 2016, pa e ditur se një denoncim i Partisë Demokratike në prokurori kishte sjellë vënien në përgjim të shumë prej strukturave. Prokuroria nuk veproi në fakt as për ta parandaluar krimin zgjedhor dhe as për ta ndëshkuar atë pasi ndodhi, por materialet hetimore, të cilat rrodhën në media vite më vonë, zbuluan episodin më domethënës të krimit zgjedhor në Shqipëri dhe vunë në pah gjithashtu mungesën e skrupujve nga socialistët për të përdorur çfarëdolloj manipulimi, nga dhuna e hapur dhe blerja e votave me para, te pushimi nga puna i mbështetësve të opozitës apo heqja e ndihmës ekonomike për familjet që refuzonin të bashkëpunonin.

Në zgjedhjet e vitit 2017, i ashtuquajturi “Faktori Çam” në Dibër fitoi gati 13 mijë vota dhe një mandat deputeti, i cili, nominalisht ishte i pavarur nga PS, por praktikisht ishte mbështetëse e Ramës. Ky ishte një nga tre mandatet që PDIU fitoi në ato zgjedhje, me dy të tjerat në Elbasan, por në të dyja rastet, me pjesëmarrjen e dokumentuar të strukturave të krimit të organizuar.

Rezultati final i zgjedhjeve të vitit 2017 ishte që, socialistët morën 35% të votave, PD ra në 30%, LSI dhe PDIU morën secila nga 17% duke ndarë të gjashtë mandatet e qarkut 2,2,1,1. Qarku i vogël u bë në këtë mënyrë, veçanërisht shumëngjyrësh me katër parti të prezantuara nominalisht në parlament.

Sa i përket aleancës PS-Faktori Çam, në shkurt 2018, këta të dytët duket se përdorën shkopa bejsbolli në një mosmarrëveshje mbi ndarjen e plaçkës së fitores në formën e vendeve të punës në sektorin publik të zonës.

Në zgjedhjet e vitit 2021, një angazhim i demokratëve kundër blerjes së votave siguroi një rast të dokumentuar më së miri të zyrtarëve publikë që kishin dalë të blinin votat për socialistët.

Rezultati final ishte që demokratët arritën të rekuperonin humbjet shumëvjeçare në vota dhe fituan me një shumicë të ngushtë kundrejt socialistëve. Lëvizja Socialiste për Integrim arriti sërish të fitojë mbi 4 mijë vota në këtë qark, por ndarja e votave në këtë rast nuk pati efekt në rezultat. Demokratët morën 3 mandate deputetësh, ndërsa PS fitoi dy mandate.

Në zgjedhjet për pushtetin vendor 2023, kandidatët e PS fituan me forcë dhe me diferencë të thellë votash të katra bashkitë e qarkut, ndërsa elementët vendorë të “Faktorit Çam” kësaj here u shfaqën si kandidatë për këshilltarë të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Në të katra bashkitë, socialdemokratët arritën të marrin pothuajse 6 mijë vota për këshilltarë. Këto vota, nëse fitohen sërish në zgjedhjet e 11 majit, nuk do të mjaftojnë dhe janë shumë larg sigurimit të një mandati, por, duke qenë se Dibra zgjedh pesë mandate, pra është nga qarqet që ka numër tek, çdo votë vlen dhe varet shumë se cilës palë i gërrhyen këto vota. Pasi në garën mes maxhorancës dhe opozitës, mandatin e pestë e fiton ajo palë që arrin të marrë qoftë edhe një votë të vetme më shumë se sa tjetra.

Në zgjedhjet e vitit 2021, demokratët fituan 278 vota më shumë se sa socialistët dhe kjo diferencë u dha mandatin. Nëse llogariten bashkë me LSI-në, e cila mori rreth 4500 vota, natyrisht që rezultati ishte shumë më i thellë se sa kaq, por është e paqartë nëse LSI, e cila ka qenë makineri elektorale në të shkuarën, ka ende të njëjtën forcë në qark pas tetë vitesh në opozitë.


Profili demografik e social

Qarku i Dibrës shtrihet në zonë kodrinore e malore, me popullsi në shumicë dërrmuese rurale, me aktivitet ekonomik të përzjerë, pjesërisht bujqësi e blegtori dhe pjesërisht industri minerare, me turizmin malor që po zhvillohet gjatë viteve të fundit. Qarku numëroi 107 mijë banorë rezidentë në Censin e vitit 2023, me rënie 22% në krahasim me vitin 2011 dhe 43% në krahasim me vitin 2001.

Rreth 35% e popullsisë jeton në qytetet Peshkopi, Bulqizë, Klos dhe Burrel, ndërsa 65% banon në një territor të gjerë zonash rurale.

Kandidatët

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, kryeson listën e mbyllur të Partisë Demokratike në opozitë, ndërsa Blendi Klosi kryeson atë të socialistëve. Në listën e mbyllur të demokratëve gjendet edhe Denisa Vata, e diplomuar për arte kinematografike që jeton në Mat, ndërsa Alma Selami, drejtoreshë shkolle dhe funksionare e administratës socialiste është e dyta në listën e PS-së. Sipas gjasave, këta të katërt janë në listat fituese të të dyja palëve, pasi secila pritet të marrë dy mandate dhe diskutimi është vetëm se kush do të marrë mandatin e pestë dhe të fundit.

Plot dhjetë kandidatë, pesë nga secila palë, po përplasen për këtë mandat të fundit, përfshirë ish-ushtarakun Xhemal Gjunkshi, deputet aktual, ish-deputetin e LSI, Përparim Spahiu, i cili ka punuar në sektorin financiar privat para se të angazhohej në politikë, apo gazetarin Basir Çollaku.

Agron Malaj, i cili ka qenë kryetar bashkie i Burrelit deri së fundi, po shpreson të marrë këtë mandat për socialistët, duke garuar si me kundërshtarët, ashtu edhe me kolegët e tij socialistë: Danjel Gjura, drejtor hipotekash dhe i shërbimeve të transportit rrugor në qark, Dritan Selishtën, drejtorin e Tatimeve, dhe Murat Danin, një i ri. Në listë gjendet edhe Valentina Haliti, drejtoreshë shkolle dhe kryetare qarku për socialistët dhe Alketa Agolli për demokratët, e cila në jetëshkrimin e saj thotë se ka punuar si juriste në spitalin rajonal Vlorë.

Besjan Kica, i cili deklaron punësimin e tij si “fermer”, i vetmi i hasur nga rishikimi i jetëshkrimeve të kandidatëve nga BIRN që ka këtë profesion, udhëheq listën e kandiatëve të Lëvizjes Bashkë, parti për të cilën garojnë dhe dy minatorë, një guidë turistike, një recepsioniste dhe një punonjëse call centre. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Beteja për Dibrën, qarku i varfër nën hijen e krimeve të shkuara elektorale appeared first on Lapsi.al.

Berisha i përgjigjet Ramës: Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës

By: user7
19 April 2025 at 14:30

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Dibra ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama në Dibër. Berisha u shpreh se Rama e mori detyrën si pushtues dhe i lejoi vetes të ndërmarrë një fyerje kolektive.

Sipas Berishës, Rama foli si kopuk dhe se përgjigjen më të shkëlqyer ia dha dibrania në sallë, e cila u ngrit dhe i tha se burrat shqiptarë janë të mrekullueshëm. Ai shtoi se burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës dhe se mjerë ai që i sulmon.

“Dy ditë më parë erdhi këtu edhe ai burreci 2 metra i gjatë. Ai nuk u tha një fjalë se pse Rruga e Kombit zgjati 12 vite në një kohë kur kishte çdo fond dhe projekt për të mbaruar në vitin 2016. Dhe një gjë do t’i them asaj zonjës së nderuar që i tha se shkojmë në Tiranë, të garantoj dhe të jap fjalën e nderit se po të qe për Edi Ramën, ajo rrugë kurrë nuk do ndërtohej. Ja ku e keni rrugën e Lurës, Lura është bukuri përrallore dhe ka 12 vjet nuk e ndërton dot rrugën.

Por atë rrugë e meritoni plotësisht. Ajo është rruga e dytë e kombit dhe kemi krenari të madhe që ndërtuam 32 kilometrat e para dhe u garantoj se në vitin 2016 do ishte inauguruar me parametra shumë më të mirë se kjo sot. Edi Rama nuk u tha ju se ku shkuan 130 milionë euro për djegësin e Tiranës që nuk ekziston asnjë tullë dhe paratë tuaja janë dhënë.

Nuk u tha një fjalë se me ç’para e bleu kopshtin e Edenit 5 milionë euro në kopshtin e kryeministrisë që nuk ka kryeministër në botë që të bëjë një shpenzim të tillë. Nuk u tha një fjalë, si mundet një kryeministër të ulet në një ndeshje sporti me 28 mijë euro biletën? Nuk u tha një fjalë, si mundet një kryeministër, në një kohë që fshatarët e tij përdorin parmendën, të shpenzojë 21 milionë euro me avion në dispozicion? Jo, këto nuk i tha asnjë fjalë. Por këtu tani do i them Edi Ramës këto fjalë. Në Dibër, në këtë sallë ti erdhe me gjuhën e pushtuesit dhe gjuhë e kopukut. Të dyja.

Në qoftë se mbrëmë në Kamzë unë të dhashë një përgjigje duke lexuar përroin tënd psikik frojdian, sot unë kam një përgjigje tjetër. Ti erdhe si pushtues sepse i lejove vetes të ndërmarrësh një fyerje kolektive. Njëlloj si dikur paraardhësit e tu, që këta burra viganë, atdhetarë, patriotë, i shpallnin armiq se qëndronin për atdhe, qëndronin për besimin tek Zoti, për Dibrën dhe Shqipërinë. Ti erdhe, ti fole dje si kopuk, sigurisht që me ato ministreshat e tua që xhinglaminglohen në atë mënyrë. Tani të them unë dy, asnjë fjalë nuk të jap përgjigje sepse përgjigjen më të shkëlqyer ta dha dibrania në sallë, e cila u ngrit dhe të tha se burrat tanë janë të mrekullueshëm. Por do ta them këtë këtu, burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon. Rroftë Dibra, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!” tha ai.

The post Berisha i përgjigjet Ramës: Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës appeared first on Lapsi.al.

Rama: Gjysma e burrave të Bulqizës janë çyrykë, e pranova menjeherë kandidaten që ishte e divorcuar

18 April 2025 at 19:19

Kryetari i PS-së Edi Rama mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e Dibrës.

Ai u shpreh se në Dibër do tentojë katër mandate dhe se shumica e votave do të vijnë pikërisht nga gratë dhe vajzat e qarkut.

“Dua të them këtë, sot, kur sapo hyra, më është kujtuar takimi i parë me Partinë Socialiste të Dibrës. Takimi i parë në PS-në e Dibrës, të gjithë burra, të mbyllur në një strofull atje, njëri hedh, tjetri kap, nuk merrja vesh çfarë thoshin, por kuptova që më budallai aty isha unë. Dhe sot, para se të vinim, ishim ulur te bulevardi dhe i thash Astrit Ademit, ti asnjëherë nuk e ke besuar që PS-ja këtu, nëse nuk i nxjerrë gratë nga shtëpitë që t’i japë komandën dhe nëse gratë nuk e japin komandën, nuk fiton kurrë. Dhe sot, faktikisht, gjithë kjo pamje që ishte e paimagjinueshme 10 vite përpara, është pamja e fitores tonë.

Unë deri pa e parë këtë pamje nuk e besoja. Tani, që të na shohë pak televizori, unë këtë besoj se dhe mund të realizohet. Por ajo që është e rëndësishme, është 4 apo 3, më datë 11 maji, falë jush, Dibra do votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do gdhihet rozë, sepse Dibra është grua, Shqipëria është grua, edhe Europa është grua. Mua personalisht nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar, sepse kjo forcë mbështetjen më të madhe ka gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë. Parafytyroni, në të gjithë Shqipërinë, PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave.

Llogaria është shumë e thjeshtë, nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, se kjo jetë në këtë vend më ka mësuar që gjysma e burrave janë normal në këtë vend, gjysma janë çyryk. Dhe të trija këto forca bashkë do bëjnë që më 11 maj do kemi fitoren më të bukur të të gjitha fitoreve tona. Kjo është e 10-ta dhe 10-ta do jetë me notën 10 falë grave dhe vajzave që jeni këtu”.

Më pas Rama u ndal dhe te kryebashkiakja e Bulqizës, Festime Mjeshtri, e cila sipas tij arriti të fitonte nga gratë e Bulqizës.

“Kur pyeta më thanë që ‘po sikur nuk ma duan shumë disa se është ndarë nga burri’. Është ndarë nga burri? Po atë zgjidh i thashë se ajo është për ne dhe ja ku është. Si fitoi Festa në Bulqizë? Fitoi me gra”, shtoi Rama./Top Channel

The post Rama: Gjysma e burrave të Bulqizës janë çyrykë, e pranova menjeherë kandidaten që ishte e divorcuar appeared first on Telegrafi.

❌
❌