Ditën e sotme, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Bulqizë, ku katër automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir dhe kanë përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit, të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët kanë mbetur të plagosur.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur në një segment të dëmtuar ku për shkak të gropave, shpesh automjetet ndryshojnë korsi dhe bëhen burim aksidenti.
Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.
Gjatë saj, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Klevis Hoxha, 22 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Salerno, Itali, me vendimin e datës 29.04.2025, e kanë dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi.
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Bulqizë. Një 33-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.D., është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në zonën e Fushë-Bulqizës. Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Mësohet gjithashtu se ai vuante nga probleme […]
Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në kantierin e ndërtimit të kanalit për ujëmbledhësin e Bllacës në Bulqizë. Policia njofton se gjatë punës është dëmtuar rëndë mekaniku Azem Picari, 68 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë në spital. Për ngjarjen u procedua penalisht Arjan Hoxha, 70 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë […]
Një mekanik 68-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën ditën e djeshme, gjatë punimeve në kantierin e ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës. Policia e Bulqizës njofton se drejtuesi teknik i kompanisë, 70-vjeçari A.H., banues në Tiranë, është referuar në Prokurori dhe do të hetohet për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. “Shërbimet e […]
Një mekanik 68-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën ditën e djeshme, gjatë punimeve në kantierin e ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës.
Policia e Bulqizës njofton se drejtuesi teknik i kompanisë, 70-vjeçari A.H., banues në Tiranë, është referuar në Prokurori dhe do të hetohet për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për A. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik i subjektit që kryen punimet në kantierin e ndërtimit të ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës, pasi dje, gjatë punës, është dëmtuar A. P., 68 vjeç, banues në Tiranë, mekanik në këtë subjekt, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital”, bëri me dije policia.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 vatra zjarri në vend, nga të cilat 3 janë. Situata mbetet e ndërlikuar në disa zona, ndërsa autoritetet vijojnë të ndjekin vatrat dhe të parandalojnë përhapjen e flakëve. Në Ternovë, njësia administrative Zerqan në Bulqizë, vatra po mbahet nën monitorim për të parandaluar riaktivizimin nga trungjet e […]
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat e licencimit për prodhim të energjisë elektrike të kompanisë “Infotelecom-Albsolar 4” shpk, për një park fotovoltaik me kapacitet 35.6 MW në Gjoricë të Bulqizës.
Vendimi u mor më 12 gusht 2025, me miratim për nisjen e procedurës për licencim të impiantit në rrugën “Gjorica e Poshtme”, Njësia Administrative Gjoricë, Bashkia Bulqizë.
Në dukje, një procedurë standarde për çdo impiant të ri.
Por, ndryshe nga shumë projekte të tjera, ky park pasqyron një kombinim interesash ekonomikë e politikë, të lidhur me skema të organizuara nga Tirana dhe që kanë shkaktuar reagim të fortë lokal.
Sipas dokumenteve të siguruara nga Skyweb.al, procedurat në terren nisën në fund të vitit 2023.
Më 23 shkurt 2024, Bashkia Bulqizë i kaloi në përdorim Sokol Tashës 42.5 hektarë tokë për ndërtimin e parkut fotovoltaik.
Kerkesa qe Sokol Tasha i beri Bashkise Bulqize ne janar 2024 per token
Tasha, një biznesmen lokal me xhiro modeste, nuk kishte mundësi të siguronte investimin prej 36 milionë eurosh të nevojshëm për projektin.
Në këtë moment, në skenë hyn Marin Gjonaj, një investitor i fuqishëm në energjinë diellore, i njohur për ndërtimin e një parku 125 MW në territorin e ish-rafinërisë ARMO.
Gjonaj kishte kapitalin, ndërsa Tasha ndikimin lokal dhe “besën” e banorëve. Për kontektin lokal, kjo ishte më e rendësishme se vetë paratë.
Burime lokale pohojnë se Gjonaj nuk mund të hynte drejtpërdrejt në Gjoricë.
Për këtë arsye, “flamurin” e licencës e mori Tasha përmes kompanisë “Gjorica Solar Park”, themeluar në nëntor 2023. Me lidhjet e tij fisnore dhe kontaktet në Bashkinë Bulqizë, ai zbuti rezistencën lokale dhe bëri të mundur zhvillimin e dëgjesës publike, pas së cilës bashkia miratoi kalimin e tokës.
Vendimi i Bashkise per t’i dhene token Sokol Tashes me qellim ndertimin e parkut
Bashkia publikoi foto nga takimet me banorët, ku projekti prezantohej si investim i Sokol Tashës. Banorët mendonin se po mbështesnin një “djalë të zonës”. Por, në prill 2024, Tasha i shiti 97% të aksioneve të “Solar Park Gjoricë” Marin Gjonajt, i cili sot zotëron rreth 77% të aksioneve të kompanisë mëmë “Infotelecom SolarPark4”.
Partnerë në këtë projekt janë edhe turqit e Adame Mühendislik Enerji SAN. TIC. LTD. STI, me 20% të aksioneve. Kompania turke ka bazën në Adana, por në faqen e saj nuk ka informacion mbi projektin e Bulqizës.
Lëvizja e Tashës, e cilësuar nga burime lokale si “prerje në besë”, shkaktoi zemërim në zonë. Edhe pse të gjitha lejet janë marrë, ndërtimi nuk ka nisur ende.
Ndërkohë, banorët po organizohen për protesta, duke kundërshtuar faktin që investimi nuk do të zhvillohet nga përfaqësuesi lokal, por nga Gjonaj dhe partnerët e tij turq.
Kompania u shpall fituese e tenderit të zhvilluar nga MIE duke ofruar një çmim prej 39.7 euro/ MW orë. Por pas entuaziazmit të fillimit,burime bëjnë me dije se kjo ofertë është konsideruar tepër e ulët dhe rrezikon seriozisht projektin, i cili për shkak të detyrimeve kontraktuale të kredisë duhet të mbyllet deri në fund të këtij viti. /skyweb.al
Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan i cili i shfaq para tre ditës.
Aktualisht janë djegur rreth 10 hektar pyje ahu dhe pisha.
Ndërkohë forcat e shërbimit pyjor dhe atë të zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit por e kanë shumë të vështirë për shkak të terrenit keq, ku e vetmja zgjidhe për shuarjen e zjarrit ngelet vetëm ndërhyrja nga ajri.
Po asht një vatër e re zjarri është shfaqur në Val të njësisë administrative Martanesh.
Fusha e Gjoricës, në Njësinë Administrative Gjoricë të Bashkisë Bulqizë, dikur një vend me rëndësi historike, sot paraqitet në një gjendje të rëndë mjedisore. Hapësira që dikur ka qenë vend i Kuvendit të nëntë maleve të Dibrës, ku u organizua rezistenca kundër pushtimit osman në shekullin XVIII, është mbuluar nga qindra metra kub mbeturina dhe inerte.
Në mes të kësaj fushe qëndron ende një lapidar përkujtimor, si dëshmi e së kaluarës së lavdishme, por kontrasti mes historisë dhe ndotjes është i dhimbshëm. Banorët e zonës janë treguar të pakujdesshëm, duke e përdorur fushën si vendgrumbullim mbetjesh, ndërkohë që institucionet vendore nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për pastrimin e saj. Ndotja ka prekur edhe varrezat e fshatit, duke shtuar indinjatën e komunitetit.
Fadil Kaja, banor i fshatit Gjoricë, e cilëson situatën si një turp dhe dëshmi të braktisjes institucionale.
“Fusha e Gjoricës, dikur vendi i kuvendit të nëntë maleve të Dibrës që zbrapsi Hajredin Pashën me 12 taborë, sot mund të quhet fusha e mbetjeve”, tha ai.
Ditën e djeshme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën 66-vjeçari F.V., si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor në galeri.
Policia ka arrestuar në flagrancë pesë punonjës të stafit teknik të minierës, të dyshuar se nuk morën masat e nevojshme për sigurimin e kushteve të punës.
Të arrestuarit janë Njazi Përkola, Besnik Çupi, Ferit Truka, Ervis Kadiu dhe Edmond Xhafa. Hetimet paraprake tregojnë se neglizhenca në respektimin e rregullave të sigurisë ka çuar në pasojën fatale.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te kushtet e punës në minierat shqiptare.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë
Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën dje, shtetasi F.V., arrestohen 5 punonjës të stafit teknik.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. V., 66-vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46-vjeç, B. Ç., 68-vjeç, F. T., 61-vjeç, E. K., 35-vjeç dhe E. Xh., 51-vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.
Një aksident me pasojë vdekjen e një punëtori është shënuar këtë të mërkurë, rreth orës 11:00, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Fari Veliu, 66 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta. Policia bëri me dije se grupi hetimor […]
Një aksident me pasojë vdekjen e një punëtori është shënuar këtë të mërkurë, rreth orës 11:00, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Fari Veliu, 66 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta. Policia bëri me dije se grupi hetimor […]
Këtë të mërkurë, një aksident i rëndë ka ndodhur në një nga minierat private në Zonën D në Bulqizë, ku një minator me detyrë armator, ka humbur jetën tragjikisht.
Ngjarja ndodhi gjatë punës për ndërtimin e një armature, ku minatori po asistonte kolegët në punimet e tyre, kur u përfshi nga shembja masive e mineralit.
Fatkeqësisht, për shkak të kësaj rrëzimi, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vend.
Autoritetet dhe strukturat përkatëse, po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku si pasojë ka humbur jetën një 64-vjeçar. Mësohet se një minator me detyrë armator ka humbur jetën gjatë punës në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur teksa po punonte për ndërtimin e një armature për të punuar minatorët e tjerë, ku një masiv […]
Gjatë orëve të fundit janë regjistruar 16 vatra zjarri nëpër territorin e vendit, nga të cilat njëra mbetet aktive dhe një tjetër është nën monitorim për shuarje të plotë. Zjarri aktiv ndodhet në fshatin Dhores, në bashkinë Skrapar, ku vijojnë punimet për fikjen e tij. Ndërkohë, zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, në bashkinë Dibër, […]
Policia e Bulqizës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në një komunikatë zyrtare, policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi Orgest Grrica të cilit iu gjet në automjet 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë. Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit […]
Policia e Bulqizës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në një komunikatë zyrtare, policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi Orgest Grrica të cilit iu gjet në automjet 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.
Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës. I moshuari u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit. “Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një […]
Aksi rrugor Ura e Çerenecit – Zgosht rreth 47 km e gjatë që lidh Dibrën me Elbasanin, hap një perspektivë të re duke transformuar qasjen ndaj zhvillimit rural dhe turizmit malor.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale pamje pas përfundimit të punimeve të këtij segmenti, investim me rëndësi që përmirëson ndërlidhjen mes dy qarqeve.
“Me rrugën e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjellë më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike”, shprehet Rama.
Rruga e re pritet të sjellë një ndikim direkt pozitiv në zhvillimin ekonomik, bujqësor e turistik duke përmirësuar mundësinë e hyrje-daljeve për komunitetin, fermerët dhe ndërmarrje të tjera ekonomike, për turistë drejt destinacioneve në Shqipërinë lindore, duke përfshirë zona të reja turistike si Parku Shebenik-Jabllanicë në Librazhd dhe zonat kulturore, natyrore e historike në qarkun e Dibrës.
Me planin për hapjen e një pike kufitare të re në Urën e Bushtricës, pjesë e Korridorit 8, për ndërtimin e të cilës po punojnë si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut, do t’u krijohet mundësi banorëve të këtyre, zonave që kalojnë në segmentin Zgosht-Ura e Çerenecit, të lëvizin më shpejt. /Telegrafi/