Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Arrestohen dy prej autorëve, shpallen në kërkim dy të tjerë (EMRAT)

By: V K
16 July 2025 at 08:01

Dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë në Ulëz të Matit. Raportohet se dy personat e arrestuar janë; Petrit Çakrri allias Hoxhaj dhe Fatjon Bushgjoka, i pari i kapur në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa i dyti në Tiranë.

Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy pjesmarrësit e tjerë në vendngjarje. Bëhet fjalë për shtetasit; Kristi Bushgjokaj alias Kristë Bushgjokaj dhe Aleksander Bushgjokaj alias Aleksandër Bushgjokaj.

Ndërkohë, detajet e krimit janë raportuar ditën e djeshme në emisionin “Në Shënjestër” në News24 të gazetares Klodiana lala.

Hetimet kanë zbuluar se Çakrri ka marrë me qira në Rinas, dy automjete, një Range Rover të zi dhe një Hunday të bardhë.

Petrit Çakrri, i cili pasi dha dëshminë për atë që njihet si procesi i Shekullit, rezulton të ketë patur procedentë të shumtë penalë, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me policinë.

Teksa në vitin 2017, u arrestua nën dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda. Në aktakuzë thuhej se ai kishte mashtruar një biznesmen nga Vora, të cilit i kishte marrë një shumë prej 4.4 mln lekësh të reja, duke iu prezantuar si tregtar, të cilit i kishte premtuar se do t’i siguronte mallra me çmime më të lira sesa tregu.

Çakrri, që u tradhtua nga kamerat e sigurisë dhe GPS e makinës që kishte marrë me qira dhe që përdori në krim, nga ku hetuesit përmes pamjeve filmike kanë mundur të zbulojnë pikën e dhënies së automjeteve me qira, ku del se pasi kanë dorëzuar makinat që përdoren në krim, kanë marrë automjete të tjera po me qira.

Por, zbulimi i GPS së makinës, i ka mundësuar grupit të hetimit, se automjeti me të cilin udhëtonte Çakrri, që tashmë e ka ndryshuar mbiemrin në Hoxha ka lëvizur në trajektoren ku ka lëvizur edhe Renis Dobra.

The post Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Arrestohen dy prej autorëve, shpallen në kërkim dy të tjerë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

By: V K
13 July 2025 at 11:12

Më shumë se shtatëdhjetë pjesëmarrës në protesta u arrestuan në Londër, Mançester dhe Kardif, pasi lëvizja pro-palestineze Palestine Action u përfshi në listën e organizatave të ndaluara në vend, thanë agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

Dyzet e një protestues u arrestuan për shprehje mbështetjeje ndaj organizatës së ndaluar; një person tjetër u arrestua për sulm ndaj një oficeri policie.

Gjashtëmbëdhjetë të tjerë, u arrestuan në Mançester në një aktivitet të ngjashëm në mbështetje të Aksionit për Palestinën.

Sipas BBC-së, agjencitë e zbatimit të ligjit arrestuan trembëdhjetë protestues në Cardiff.

Më 5 korrik, Aksioni për Palestinën, u shtua në listën e organizatave të ndaluara në Mbretërinë e Bashkuar.

The post Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani appeared first on Albeu.com.

Operacioni policor në Sarandë/ Arrestohen 3 persona, ja çfarë sekuestroi policia (EMRAT)

By: V K
12 July 2025 at 09:34

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Diving”, policia e Sarandës, në bashkëpunim me policinë kufitare arritën të vinin në pranga 3 persona.

Sipas informacioneve policore, këta persona qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak në një automjet luksoz, ku njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma.

 

 

 

Në pranga u vunë 3 shtetas; Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali, ky i fundit dhe person në kërkim për vepra të rënda penale nd♪7rsa u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, 16 fishekë dhe automjeti tip “Porsche”.

Njoftimi:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, operacioni policor i koduar “Diving”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma.

Vihen në pranga 3 shtetas, mes tyre edhe një person në kërkim për vepra të rënda penale.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 16 fishekë dhe automjeti tip “Porsche”.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lidhur me një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje që cenonte sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Diving”.

Si rezultat, në lagjen nr. 1, rruga “Butrinti”, Sarandë, u ndalua për kontroll automjeti luksoz tip “Porsche”, me të cilin udhëtonin 3 shtetas. Gjatë veprimeve, njëri prej tyre, shtetasi E. D., tentoi të largohej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma e zjarrit, me qëllim humbjen e provave. Por falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, me mbështetjen e Policisë Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi.

Gjithashtu, nga punonjësit e Policisë Sarandë u bë e mundur, brenda një kohe shumë të shkurtër, gjetja e çantës me armën që ky shtetas tentoi të fshihte duke e hedhur në det.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

* E. D., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;
* I. G., 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
* B. C., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Arma e zjarrit (pistoletë), municioni luftarak dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

The post Operacioni policor në Sarandë/ Arrestohen 3 persona, ja çfarë sekuestroi policia (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Tiranë/ Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen babë e bir (EMRAT)

By: V K
5 July 2025 at 11:13

Policia e Tiranës, ka zbuluar një laborator falsifikimi dokumentesh për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Ylli Brahimaj, 65-vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe Pjerin Brahimaj, 45-vjeç (babë e bir), si dhe është proceduar penalisht shtetasi me iniciale Sh. L., 62-vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Sipas hetimeve, prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj kushtonte nga 15 000 deri në 20 000 euro.

Këto dokumente dyshohet se përdoreshin për kalime të paligjshme, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshm me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari. Procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

The post Tiranë/ Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen babë e bir (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Roskovec

By: user 11
4 July 2025 at 10:19

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Roskovecit pasi kishin kultivuar 65 bimë kanabis vendin e quajtur “Toka e zezë” . Lënda narkotike u asgjësua përmes procesit të djegies.

Njoftimi i policisë:

Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër). Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.

Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Roskovec appeared first on Lapsi.al.

Çfarë ndodhi? Arrestohen tre zyrtarë policorë, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

30 June 2025 at 17:37

Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës, pas grumbullimit të provave dhe analizimit të tyre, kanë  arrestuar sot tre  zyrtarë  policorë, të cilët  dyshohen  se gjatë arrestimit të një personi kanë tejkaluar autorizimet e tyre dhe kanë keqtrajtuar fizikisht të njëjtin derisa i njëjtit ishte i prangosur.

Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit  (zyrtarë policorë) janë  ndaluar për 48 orë për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”

“Hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë  Themelore në Pejë do të ndërmarrin edhe  veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në  autorizimet ligjore të IPK-së kurse incidenti ku dyshohet se janë përfshirë tre zyrtarët policorë raportohet të ketë ndodhur më 28 qershor 2025 në rrugën “Ismail Qemajli” në qytetin e Klinës, përkatësisht në oborrin e shtëpisë së një qytetari.

“Bazuar nga të gjeturat e hetimit fillestar ekziston dyshimi se zyrtarët  policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari përderisa në deklaratat e tyre dhe në raportet zyrtare është prezantuar një version që rezulton të jetë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike”.

Në bazë të kompetencave të përcaktuara me Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin ndaj tre zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar  për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”

The post Çfarë ndodhi? Arrestohen tre zyrtarë policorë, ja akuzat që rëndojnë mbi ta appeared first on Sot News | Lajme.

Ushtronin lojëra fati në një lokal në Korçë, arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër/ EMRAT

By: Oldi
13 June 2025 at 09:06

Goditet një rast i ushtrimit të lojërave të fatit nëpërmjet makinetave në Korçë. Dy persona të identifikuar si Thanas Sulo dhe Mateos Shurdho janë arrestuar dhe shtetasi i identifikuar si Daniel Morava është shpallur në kërkim. Blutë kanë sekuestruar 10 makineta të lojërave të fatit dhe 3 aparate celularë, në cilësinë e provës materiale. “Specialistët […]

The post Ushtronin lojëra fati në një lokal në Korçë, arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet rrjeti i shpërndarjes së drōgërave, arrestohen tre persona në Shëngjin

By: user 11
11 June 2025 at 10:15

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi shisnin doza të lëndëve narkotike, në zonat e frekuentuara nga pushuesit në Shëngjin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Kamuflimi”. Si rezultat i operacionit:

– u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë A. G., 21 vjeç, E. T., 28 vjeç, të dy banues në Kosovë, dhe shtetasi francez S. B., 43 vjeç, banues në Francë;

-u shpall në kërkim shtetasi kosovar A. G., 30 vjeç, banues në Kosovë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike në zonat turistike të Shëngjinit.

Gjatë kontrollit fizik, 3 shtetasve të arrestuar iu gjetën doza të lëndëve narkotike.

Nga këqyrja e celularëve të sekuestruar, u gjetën komunikime të këtyre shtetasve për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

The post Zbulohet rrjeti i shpërndarjes së drōgërave, arrestohen tre persona në Shëngjin appeared first on Lapsi.al.

Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy persona dhe një punonjës sigurie, procedohen 12 të tjerë

By: V K
8 June 2025 at 14:23

Mbrëmjen e djeshme, dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë janë proceduar penalisht.

Ata akuzohen për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri- Serbisë, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjithashtu, bëhet me dije se në pranga është vënë edhe një punonjës i shërbimit të sigurisë, pasi është konstatuar duke marrë para nga dy shqiptarë të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre.

Dy shqiptarët e Kosovës, u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.

The post Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy persona dhe një punonjës sigurie, procedohen 12 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Stamponin veshje kontrabandë me logo false, arrestohen dy persona të tjerë të shpallur në kërkim

By: V K
4 June 2025 at 11:21

Ditën e djeshme, në kuadër të operacionit të koduar “Fake Star 5”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, u zbuluan në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false.

Gjatë operacionit, u vunë në pranga 4 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 të tjerë.

Këtë të mërkurë, po vijon operacioni policor i koduar “Fake Star 5”.

Sakaq, u lokalizuan dhe u kapen të 2 shtetasit e shpallur në kërkim.

Njëri prej tyre, shtetas turk që koordinonte procesin e stampimit me logo false të veshjeve të kontrabanduara.

I ndaluari tjetër, bashkadministrator i njërës prej magazinave ku kryhej procesi.

Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të operacionit “Fake Star 5”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin turk O. S., 46 vjeç, si dhe shtetasin L. H., 21 vjeç.

Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fake Star 5”, sepse dyshohet se janë përfshirë në veprimtaritë kriminale të magazinimit në 2 ambiente në fshatin Brrar, të veshjeve të kontrabanduara, të cilave iu stampoheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Stamponin veshje kontrabandë me logo false, arrestohen dy persona të tjerë të shpallur në kërkim appeared first on Albeu.com.

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

By: Oldi
3 June 2025 at 09:22

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy të rinj të moshës 19 dhe 20 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Mudania në Chalkidiki, policia gjeti dhe sekuestroi sasi të lëndës narkotike kanabis në […]

The post Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike appeared first on BoldNews.al.

Arrestohen dy efektivë policie dhe pezullohet nga detyra një tjetër, ja akuzat ndaj tyre

31 May 2025 at 10:26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy efektivë policie dhe ka pezullluar nga detyra një tjetër, të cilat kanë të bëjnë me tre raste të ndryshme në Korçë, Elbasan dhe Tiranë. Më konkretisht, në Korçë është arrestuar shtetasi A. H., 57 vjeç, me detyrë Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit, në Drejtorinë e Shërbimit të MZSH-së […]

The post Arrestohen dy efektivë policie dhe pezullohet nga detyra një tjetër, ja akuzat ndaj tyre appeared first on BoldNews.al.

Policia në Pejë arreston 61 persona me urdhëresa gjyqësore për muajin maj

30 May 2025 at 14:51

Gjatë muajit maj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes stacioneve policore përkatëse, ka zbatuar një numër të konsiderueshëm urdhëresash të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Në periudhën 1 deri më 30 maj 2025, janë arrestuar gjithsej gjashtëdhjetë e një (61) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, disa nga të arrestuarit janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa të tjerët janë paraqitur në seanca gjyqësore dhe, pas pagesës së gjobave, janë liruar.

Policia e Pejës thekson se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave gjyqësore, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të sigurisë publike./Telegrafi/

The post Policia në Pejë arreston 61 persona me urdhëresa gjyqësore për muajin maj appeared first on Telegrafi.

EMRAT/ Tregtonin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen administratorët e 4 farmacive në Fier

29 May 2025 at 09:38

Policia e Fieri, pas disa muajsh hetimesh në bashkëpunim me Prokurorinë, ka ndërmarrë një operacion për goditjen e tregtimit të ilaçeve të kontrabanduara në farmca Si rezultat, në kuadër të operacionit të koduar “Medicine”, janë arrestuar administratorët e katër farmacive, më konkretisht shtetasit: Shezai Yzeiri, 65 vjeç, Anxhela Xhemali, 59 vjeçe, Pleçe Byzyka, 36 vjeçe […]

The post EMRAT/ Tregtonin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen administratorët e 4 farmacive në Fier appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen 74 mijë euro në Kakavijë, arrestohen dy persona

By: user 11
29 May 2025 at 10:30

Policia në pikën kufitare të Kakavijës ka sekuestruar 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Operacioni nisi pas kontrolleve të detajuara në dalje të vendit, ku një autobus i një agjencie udhëtimi, drejtuar nga shtetasi A.L., u kalua në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm. Me ndihmën e qenit të Policisë, brenda mjetit u gjetën 3 zarfe me para dhe një sërë dokumentesh, përfshirë karta identiteti franceze dhe leje qëndrimi në vende të BE-së.

Në vijim të hetimeve, u arrestuan në flagrancë dy persona: A. L., 32 vjeç, drejtuesi i autobusit, dhe K. Gj., 41 vjeç, punonjës i agjencisë, për vepra që përfshijnë mosdeklarim të të hollave në kufi, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Ndaj shoferit të dytë të autobusit, A. Gj., nisi procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa pronari i agjencisë, J. K., 73 vjeç, u shpall në kërkim.

Autoritetet sekuestruan gjithashtu 4 celularë të dyshuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për vijim të procedurave.

The post Sekuestrohen 74 mijë euro në Kakavijë, arrestohen dy persona appeared first on Lapsi.al.

Shisnin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen 4 administratorë farmacie në Fier (VIDEO)

By: V K
29 May 2025 at 09:57

Në kuadër të operacionit të koduar “Medicine”, pas disa muajsh hetime nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Prokurorinë, policia ka finalizuar këtë operacion, duke goditur një rrjet kontrabande të ilaçeve në Fier.

Sipas uniformave blu, janë arrestuar në flagrancë katër administratorë farmacie: Sh. Y., 65-vjeç, A. Xh., 59-vjeçe, P. B., 36-vjeçe dhe T. P., 35-vjeçe.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasja T. A., 53-vjeçe.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në farmacitë dhe banesat e tyre, u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara me një vlerë rreth 800 mijë lekë.

Barnat rezultuan pa pullën fiskale të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, duke konfirmuar shkeljen e ligjit për tregtimin e produkteve farmaceutike.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për vijimin e veprimeve ligjore ndaj të ndaluarve.

The post Shisnin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen 4 administratorë farmacie në Fier (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Të dënuar për drogë, arrestohen dy trafikantë në Tiranë

27 May 2025 at 13:31

TIRANË- Dy persona të dënuar për trafik droge janë arrestuar në Tiranë.

Bëhet fjalë për një 30-vjeçar, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe nj 23 vjeçar i dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen 2 punonjësit, në kërkim pronari

26 May 2025 at 13:46

Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike, kanë kryer kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme në Tiranë, ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati. Si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrollit në lokalin e Besmir Vukës, në bulevardin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 makineta për lojëra fati.

Në vijim të veprimeve u arrestuan Frrok Tota, 44 vjeç, dhe Flogert Dervishi, 39 vjeç të cilët janë punonjës në lokal dhe organizonin lojën e fatit, me makineta. Në kërkim u shpall pronari i lokalit, Besmir Vuka, të tre banues në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen 2 punonjësit, në kërkim pronari appeared first on Euronews Albania.

EMRAT/ Arrestohen në Angli 4 shqiptarë të shpallur në kërkim për drogë, tentativë vrasje dhe grabitje

24 May 2025 at 13:34

Pesë shtetas shqiptarë janë prangosur nga policia angleze si të kërkuar nga drejtësia italiane për krime të ndryshme kryesisht në trafikun e drogës. Për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë italiane ata kishin zgjedhur si strehë për t’u fshehur Anglinë. Përpara gjykatës të ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court doli Fation Haskaj. Nga dokumentet e parë […]

The post EMRAT/ Arrestohen në Angli 4 shqiptarë të shpallur në kërkim për drogë, tentativë vrasje dhe grabitje appeared first on BoldNews.al.

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, arrestohen 2 persona

22 May 2025 at 09:42

Dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes rrjeteve sociale, janë arrestuar të enjten në Kosovë, ka bërë të ditur Policia.

Sipas Policisë së Kosovës, në orët e para të ditës së sotme është realizuar “një operacion i suksesshëm policor”, pas hetimeve nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Operacioni policor ka përfshirë dy raste të ndara, ku janë kryer tri kontrolle në vendbanime në Fushë Kosovë dhe në Malishevë, dhe ku janë arrestuar të dyshuarit, ka njoftuar Policia.

Identiteti i të dyshuarve nuk është bërë i ditur.

Detaje të mëtejshme po ashtu nuk janë dhënë, teksa Policia ka thënë se “të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, arrestohen 2 persona appeared first on Euronews Albania.

❌
❌