Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Elbasan, vihet nën kontroll zjarri në Krastë

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njofton se është vënë nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan.

Në një njoftim për mediet, Ministria e Mbrojtjes shkruan se në këtë aksion u përfshinë 12 efektivë të FA dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël, Elbasan.

“Pas një pune të pandërprerë të forcave, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan. Aktualisht, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e përfshira në operacion vazhdojnë punën intensive për izolimin e plotë dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura. Po ashtu, vijon monitorimi i terrenit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm për shkak të erës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në këtë aksion u përfshinë 12 efektivë të FA dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël, Elbasan”, bëhet me dije në njoftim.

Strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri në çdo moment në mbrojtje të komunitetit e të pasurive natyrore”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes, duke ndarë edhe foto nga puna e shërbimit zjarrfikës.

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krastë të Elbasanit
1 nga 7

/a.f/r.e/

The post Elbasan, vihet nën kontroll zjarri në Krastë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

28 vite nga vdekja e 4 efektivëve në përleshjen me bandat kriminale

By: redi
17 June 2025 at 17:06

28-vite më parë, u shënua masakra Urës-Vajgurore, ku pas përplasjes me bandat kriminale mbetën të vrarë e të djegur brenda mjetit të blinduar të policisë 4 efektivët e policisë: Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj. Këtë të martë, drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe familjarë të policëve të vrarë në krye të detyrës kanë përkujtuar e nderuar të…

Source

U konfliktuan fizikisht me një drejtues automjeti, pezullohen nga detyra 3 efektivë

By: user7
13 June 2025 at 10:30

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar 3 punonjës policie të Forcës së Posaçme Shqiponja. Pezullimi i tyre vjen për një ngjarje të ndodhur më 8 maj, ku tre punonjësit kanë ndaluar një automjet dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me drejtuesin. Bëhet me dije se ky i fundit përfundoi në spital.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”.

Inspektor E. T., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor D. G., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor E. N., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025 rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.

The post U konfliktuan fizikisht me një drejtues automjeti, pezullohen nga detyra 3 efektivë appeared first on Lapsi.al.

Sekuestrimi i 6 kilogramë heroinë në Kapshticë/ Gjykata e Korçës jep vendimin për 4 efektivët

10 June 2025 at 14:50

Të dielën Agjencia e Mbikëqyrjes Policore sekuestroi në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë 6 kg heroinë, armë dhe municione. Gjykata e Korçës ka pezulluar nga detyra 4 policët e pikës kufitare të Kapshticës.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë të:

-N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice

-Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice

-Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe shërbimi ne PKK Kapshtice

-Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe shërbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice, duke caktuar si masë sigurie atë të pezullimit nga detyra.

Ndërsa për drejtuesin e mjetit ku u gjet lënda narkotike dhe armët, Valmir Balliu, gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg, për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëve, e mbetur në tentative.

The post Sekuestrimi i 6 kilogramë heroinë në Kapshticë/ Gjykata e Korçës jep vendimin për 4 efektivët appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestohen dy efektivë policie dhe pezullohet nga detyra një tjetër, ja akuzat ndaj tyre

31 May 2025 at 10:26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy efektivë policie dhe ka pezullluar nga detyra një tjetër, të cilat kanë të bëjnë me tre raste të ndryshme në Korçë, Elbasan dhe Tiranë. Më konkretisht, në Korçë është arrestuar shtetasi A. H., 57 vjeç, me detyrë Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit, në Drejtorinë e Shërbimit të MZSH-së […]

The post Arrestohen dy efektivë policie dhe pezullohet nga detyra një tjetër, ja akuzat ndaj tyre appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet, 5316 efektivë në terren për mbrojtjen e votës. Policia publikon masat: 37 krime zgjedhore janë referuar

By: D Marku
9 May 2025 at 09:56

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë procesit elektoral, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Policinë e Shtetit”, Kodi Zgjedhor, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Shtetit hartoi një plan të detajuar masash.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT 

Plani i masave konsistoi në disa faza, konkretisht në trajnimin e punonjësve të Policisë, për detyrat që do të kryenin gjatë këtij procesi dhe do të kryejnë deri në përmbyllje të tij, bashkëpunimi me KQZ-në, për detyrimet e Policisë që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor, bashkëpunimi me Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe me SPAK, bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe mbulimi me shërbime policore, i të gjitha aktiviteteve elektorale dhe objekteve zgjedhore.  

Në bashkëpunim me OSCE-në, KQZ-në dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, u trajnuan 6838 punonjës police me uniformë, si dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, të cilët u angazhuan për hetimin e krimeve zgjedhore.

Gjatë fushatës elektorale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht 6500 punonjës policie, për mbarëvajtjen e aktiviteteve elektorale të zhvilluara në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, të ngritura për hetimin e krimeve zgjedhore, si rezultat i vlerësimit dhe analizës së çdo informacioni, indicieje, kallëzimi apo deklarimi të çdo qytetari, përfaqësuesi të subjekteve zgjedhore apo kandidati, me qëllim sqarimin e rrethanave, sigurimin e provave dhe vënien e autorëve para drejtësisë, kanë referuar në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në SPAK, 37 raste për krime zgjedhore.   

Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në aktivitetet përmbyllëse të subjekteve politike. 

Polica e Shtetit tashmë ka marrë në ruajtje objektet zgjedhore që shërbejnë si KZAZ, që në momentin që kanë shkuar materialet zgjedhore, si dhe kryen shërbim në momentin që largohet komisioni i KZAZ-së nga objekti.

Në të gjithë vendin janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe  5225 objekte që do shërbejnë si Qendra Votimi, ditën e votimit, objekte këto që do të merren në ruajtje nga Policia, ditën e shtunë.

Lista me 5316 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar.  

Shërbimet e Policisë që janë të planëzuara me ruajtjen e objekteve që do shërbejnë si qendra votimi, do të instruktohen ditën e shtunë paradite dhe më pas do të shpërndahen në qendrat ku janë të planëzuar me shërbim. 

Ditën e diel, që është dita finale, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e Policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00.

Gjatë ditës së votimit, në rast se nga komisionet e qendrave të votimit, koordinatorët, KZAZ-të apo KQZ-ja do të kenë kërkesa për ndërhyrjen e Policisë, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Policia ka lënë pikat e kontaktit me komisionet dhe do të veprojë në kohë, konform përcaktimeve ligjore.

Më datë 11.05.2025, në orën 18:00, shërbimet e Policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.

Janë marrë të gjitha masat që në çdo komisariat dhe drejtori, të ketë grupe të gatshme për të vepruar në terren, në rast nevoje. Të gjithë këta punonjës janë të trajnuar dhe të miratuar nga KQZ dhe do jenë të pajisur  me mjetet e identifikimit dhe me jelekë të Policisë.

Policia e Shtetit është shumë e vendosur dhe e angazhuar për të siguruar deri në fund mbarëvajtjen e procesit zgjedhur dhe ashtu siç garantoi rendin dhe sigurinë përgjatë fushatës elektorale, do të përmbushë me sukses edhe detyrimin madhor, atë që përgjatë ditës së votimit çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë të ushtrojë qetësisht dhe i sigurtë, të drejtën kushtetuese për të votuar.

Apelojmë për qytetarët që të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre, si dhe të gjitha subjektet politike, që të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, për çdo rast të cenimit të ligjit.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbajtjen në kontroll të plotë të të gjithë territorit të vendit, pikat doganore dhe kontrollet në kufirin jeshil dhe blu, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit, në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës  që të zbatojnë me korrektesë kufizimet e lëvizjes në rrugët e bëra publike dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake, për problematikat dhe nevojat që mund të kenë për të qarkulluar.

The post Zgjedhjet, 5316 efektivë në terren për mbrojtjen e votës. Policia publikon masat: 37 krime zgjedhore janë referuar appeared first on Albeu.com.

Dy automjete përplasen në Elbasan, lëndohen tre oficerë policie

7 May 2025 at 17:56

ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar tre oficerë policie.

Fatmirësisht tre oficerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

E rëndë në Tiranë/ Dhunoi gruan dhe fëmijët dhe qëlloi me kallashnikov drejt efektivëve, vihet në pranga 45-vjeçari

7 May 2025 at 11:22

Policia ka vendosur në pranga një 45-vjeçar, i cili ka dhunuar bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur në banesën në fshatin Kus të Tiranës. Gjithashtu Luan Alla, në momentin e ndërhyrjes së policisë, ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”. Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të rënda kriminale në një familje, në fshatin Kus. Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur dhe rrezikoi jetën e punonjëve të Policisë pasi qëlloi me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre, gjatë ndërhyrjes në banesën e tij, vihet në pranga 45-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me fishek në fole dhe 1 mjet prerës (thikë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndëhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç. Gjitashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë në Tiranë/ Dhunoi gruan dhe fëmijët dhe qëlloi me kallashnikov drejt efektivëve, vihet në pranga 45-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Dhunimi i Alimadhit/ Policia: Kishim informacion se në lokal viheshin baste, AMP nis verifikimet

5 April 2025 at 10:27

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me pamjet e publikuara mbrëmjen e djeshme në mediat, ku një grup efektivësh shoqëruan dhunshëm kryetarin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili ndodhej në mabientet e lokalit të tij, dhe po i kërkonte llogari Policisë se pse po ushtronte kontroll në një […]

The post Dhunimi i Alimadhit/ Policia: Kishim informacion se në lokal viheshin baste, AMP nis verifikimet appeared first on BoldNews.al.

Kredia e butë për policët si të fitosh lotarinë/ Do përfitojnë vetëm 25 nga 12 mijë efektivë

17 March 2025 at 14:42

Më 11 mars janë hapur aplikimet për kredi të buta, ku 90 kuota janë marrë nga Ministria e Brendshme. Për këtë vit nga ndarja që është bërë nga Ministria e Brendshme, vetëm 25 efektivë policie nga 12 mijë në total, do të kenë mundësinë që të marrin kredi të butë. Pra, këtë vit vetëm 0.002% […]

The post Kredia e butë për policët si të fitosh lotarinë/ Do përfitojnë vetëm 25 nga 12 mijë efektivë appeared first on BoldNews.al.

Protesta e opozitës/ Kërkohet dy orë leje, mbi 1000 efektivë të shtunën në terren

By: Oldi
14 March 2025 at 14:46

Protesta kombëtare e thirrur nga opozita të shtunën e 15 marsit kundër mbylljes së Tik Tok-ut ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit . Leja e kërkuar në polici nga organizatorët e tubimit është 2 orë, duke nisur nga ora 19:00 deri në orën 21:00. Sipas shkresës dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, PD […]

The post Protesta e opozitës/ Kërkohet dy orë leje, mbi 1000 efektivë të shtunën në terren appeared first on BoldNews.al.

Vengu: Efektivët tanë eksportojnë siguri krah kolegëve nga vendet e tjera aleate të NATO-s

28 February 2025 at 11:38

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Efektivët e Kontingjentit të XVI, pjesë e misionit të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të drejtuar nga NATO përmbushën me sukses detyrën e tyre në kuadër të stërvitjes së grup-batalionit shumëkombësh “OAK Resolve 25-01”.

Ata pastruan rrugëkalimet nga pengesat xheniere dhe municionet e paplasura, me qëllim sigurimin e lëvizjes së trupave të luftimit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau mëngjesin e sotëm momente nga puna dhe sakrifica e tyre.

“Djemtë dhe vajzat tona në uniformë kanë përmbushur me sukses detyrën e tyre në kuadër të stërvitjes së grup-batalionit shumëkombësh “OAK Resolve 25-01”, duke pastruar rrugëkalimet nga pengesat xheniere dhe municionet e paplasura, me qëllim sigurimin e lëvizjes së trupave të luftimit”, theksoi Vengu, i cili shtoi se, forcat tona eksportojnë siguri krah kolegëve nga vendet e tjera Aleate të NATO-s, duke u shndërruar në një komponent të rëndësishëm për suksesin e stërvitjeve shumëkombëshe. /j.p/

The post Vengu: Efektivët tanë eksportojnë siguri krah kolegëve nga vendet e tjera aleate të NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRAT/ Dy vëllezërit policë rrahin qytetarin në Burrel

19 February 2025 at 11:37

Dy vëllezër, efektivë policie, akuzohen se janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm duke rrahur një qytetar në Burrel. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore raporton se ka ndaluar njërin prej tyre, efektivin Avni Uka, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Ndërkohë, vëllai tjetër, efektivi […]

The post EMRAT/ Dy vëllezërit policë rrahin qytetarin në Burrel appeared first on BoldNews.al.

3 efektivët e dëmtuar vizitohen në spital nga drejtori i Policisë së Tiranës, nisin hetime

By: redi
8 February 2025 at 20:34

3 efektivë u lënduan gjatë protestës së PD-së përballë Kryeministrisë. Drejtori i DVP Tiranë, Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtori i Rendit kanë vizituar të lënduarit në spital dhe kanë siguruar se ata do të marrin çdo ndihmë të nevojshme nga stafi mjekësor. Incidenti ndodhi pasi demonstruesit hodhën lëndë piroteknike drejt policisë që ishte e vendosur për sigurinë para selisë së Kryeministrisë…

Source

Lëndë piroteknike nga militantët e Berishës, lëndohen tre efektivë

By: xhir jeta
8 February 2025 at 18:42

Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë janë lënduar tre punonjës policie.

Referuar burimeve zyrtare, gazetari Ervin Leka tha për ABC News se një prej punonjësve është lënduar në sy, një në dorë dhe një tjetër në fytyrë.

Lëndët piroteknike u hodhën nga militantët e mbledhur në shesh në protestën e thirrur nga Sali Berisha, menjëherë sapo ky I fundit mori fjalën në protestë

Metodat efektive për të hequr njollat e kafesë nga pantallonat

28 January 2025 at 10:37

Mund të jetë e bezdisshme të filloni ditën keq me derdhjen e kafesë në pantallonat tuaja të preferuara.

Në ato momente nuk do t’ju mbetet zgjidhje tjetër veçse të veproni shpejt, pasi njollat e kafesë në xhinset tuaja mund të jenë edhe permanente.

Megjithatë, nëse dëshironi që të largoni njollat e kafesë nga pantallonat tuaja dhe që mos të mbetet asnjë shenjë ekziston një metodë ideale për ju.

Krejt çfarë ju duhen janë tre produkte shtëpiake, sodë të bukës, kripë dhe uthull të bardhë.

Soda e bukës siç e dimë bën mrekulli për pastrimin e shumë njollave kokëforte dhe në kuzhinë dhe ka një lloj llojshmëri të përdorimit.

Vendosni sodë buke tek njolla e kafesë në pantallonat tuaj, më pas kripën dhe pak uthull, derisa të shihni se është bërë një masë në formë paste.

Merrni një furçë dhe fërkojeni njollën butësisht me masën të cilën e keni hedhur qëparë.

Pasi të keni ndjekur këtë procedurë, merrni një faculetë ose leckë të pastër dhe fshijeni të gjithë pastën nga xhinset.

Do të shihni se do të keni një rezultat të paparë. /Telegrafi/

The post Metodat efektive për të hequr njollat e kafesë nga pantallonat appeared first on Telegrafi.

Sherri masiv në Sarandë, motra e të dhunuarve: Erdhën në mesnatë, të armatosur me shkopa bejsbolli

By: Ardit
4 January 2025 at 20:09

Një sherr masiv ndodhi në Gjashtë të Sarandës më datë 1 janar 2025, ku u përfshinë katër punonjës policie, të gjithë vëllezër, ndërsa pala e dëmtuar ishin vëllezërit Nexhipi. Në lidhje me këtë sherr masiv e të pazakontë, ka folur për mediat motra e vëllezërve Nexhipi. Ajo tregon se sherri ka filluar pas një konflikti […]

The post Sherri masiv në Sarandë, motra e të dhunuarve: Erdhën në mesnatë, të armatosur me shkopa bejsbolli appeared first on BoldNews.al.

Qëlluan me grushte në kokë të miturin që u kap me pistoletë në Tiranë, pezullohen nga detyra tre efektivët e policisë

30 December 2024 at 16:56

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqen tre punonjës policie që shkelin rregulloren gjatë arrestimit të një 15-vjeçari me armë zjarri në Fushë-Mëzez.

Pas verifikimit të ngjarjes, janë pezulluar nga detyra tre punonjës të Policisë: Inspektor R. H., Inspektor B. A., dhe Nënkomisar A. K., të cilët ishin të angazhuar në operacionin e arrestimit.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e procedurave disiplinore ndaj dy inspektorëve dhe nënkomisarit për shkelje të rregullores së Policisë së Shtetit.

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, konkretisht: 

-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Per Policine e Shtetit” ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.   

The post Qëlluan me grushte në kokë të miturin që u kap me pistoletë në Tiranë, pezullohen nga detyra tre efektivët e policisë appeared first on Sot News | Lajme.

Gjatë këtij viti u vunë nën hetim 444 efektivë policie, 163 prej tyre u arrestuan

26 December 2024 at 19:12

Fokusi i hetimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nga Janari deri në Dhjetor të këtij viti ka qenë korrupsioni në radhët e policisë, shpërdorimi i detyrës, si dhe lidhjet që ata kanë me persona të inkriminuar, apo personazhe të botës së krimit. Gjatë vitit 2024, AMP ka bërë në prokurori 291 referime për […]

The post Gjatë këtij viti u vunë nën hetim 444 efektivë policie, 163 prej tyre u arrestuan appeared first on BoldNews.al.

MJEKESI – Ilaçet kundër obezitetit rezultojnë efektive edhe ndaj fertilitetit mashkullor

14 December 2024 at 13:57

PADOVA, 14 dhjetor /ATSH- Analogët e Glp-1 kanë lindur si antidiabetikë, por gjithashtu janë dëshmuar të jenë tepër efektivë në trajtimin e obezitetit, shkruan salute.eu.

Glp-1 janë të afta t’ju bëjnë të humbni edhe 10-15% të peshës trupore në pak më shumë se një vit trajtimi dhe me efekte anësore të papërfillshme.

Por jo vetëm kaq: ato po rezultojnë efektive edhe në parandalimin e komplikimeve më të zakonshme të obezitetit, si problemet kardiovaskulare, çrregullimet e veshkave, madje edhe rënia e fertilitetit që përjeton popullata mashkullore.

Ky lajm i fundit është shumë i fundit dhe vjen nga studimi i paraqitur gjatë Konferencës së 39-të mbi Endokrinologjinë dhe Mjekësinë Riprodhuese, që zhvillohet në Universitetin e Padovës, nga një ekip studiuesish i udhëhequr nga Carlo Foresta, president i Fondacionit Foresta Ets. /os

The post MJEKESI – Ilaçet kundër obezitetit rezultojnë efektive edhe ndaj fertilitetit mashkullor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌