Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

12 July 2025 at 11:37

Nga Boldnews.al  Kompania e ndërtimit “Rafaelo 2002” e Mark Gjinajt, e njohur edhe për pronësinë e një hoteli luksoz me të njëjtin emër në zonën e Shëngjinit, është përjashtuar për 6 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë, pasi rezulton se ka paraqitur të dhëna të rreme në një procedurë prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Divjakë […]

The post Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, 5 policët lihen në paraburgim prej 30 ditësh

9 July 2025 at 17:30

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj pesë zyrtarëve policorë, të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, nga Lipjani.

Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Ngjarja ndodhi në natën e 7 korrikut në qytetin e Lipjanit, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu ka humbur jetën pas një ndërhyrje nga ana e policisë. Ndaj 27-vjeçarit në fjalë është përdorur sprej policor për shkak të rezistencës aktive dhe tentativës për sulm ndaj efektivëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, 5 policët lihen në paraburgim prej 30 ditësh appeared first on Euronews Albania.

Tentoi të largohej dhe përplasi patrullën, 29-vjeçari lëndon 2 policë në Tiranë

By: Besnik
9 July 2025 at 14:00

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi, gjatë tentativës për të mos u ndaluar nga policia, ka përplasur me automjetin e tij makinën e efektivëve, ku për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të policisë të cilët po e ndiqnin.

Të dy punonjësit e policisë që u dëmtuan nga aksidenti kanë marrë ndihmën mjekësore në spital.

I arrestuari është 29-vjeçari S. Xh., i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe ka tentuar t’u ikë shërbimeve të Policisë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç. Ky shtetas, me automjetin që dyshohet se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka përplasur një automjet policie gjatë tentativës për t’u larguar. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën asistencë mjekësore në spital. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tentoi të largohej dhe përplasi patrullën, 29-vjeçari lëndon 2 policë në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

As spraji me piper nuk bëri punë për t’i ndaluar, shqiptarët dhunojnë karabinierët gjatë aksionit

22 June 2025 at 20:41

Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet policore italiane në Pulia, pasi akuzohet se janë dhunuar karabinierët gjatë aksionit Gjithçka duket se ka nisur nga një sherr në Santeramo (Bari). Mediat përtej Adriatikut raportojnë se efektivët morën informacione se një person dukshëm në gjendje të dehur kishte ndaluar para një lokali dhe po shkatërronte një automjet […]

The post As spraji me piper nuk bëri punë për t’i ndaluar, shqiptarët dhunojnë karabinierët gjatë aksionit appeared first on BoldNews.al.

U arrestuan nga AMP, Gjykata e Korçës liron dhe pezullon 4 policët e Kapshticës

10 June 2025 at 14:33

Gjykata e Korçës ka pezulluar nga detyra 4 policët e arrestuar tre ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, si të dyshuar për shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria ne seancën e sotme i ka kërkuar gjykatës pezullim nga detyra për 4 punonjësit e policisë ndërsa ka quajtur të ligjshëm arrestimin e tyre.

Sipas avokatit të tyre Nevzat Tarelli, gjykata ka pranuar të pjesshme kërkesën e prokurorisë duke lënë në fuqi pezullimin nga detyra ndërsa e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e 4 policëve.

Sipas avokatit Tarrelli, të 4 policët kanë marrë pjesë në gjithë procedurën ligjore të bashkëpunimit për zbulimin e rastit dhe kanë qenë tepër korrekt në punën e tyre.

Gjykata ka lënë në burg pa afat drejtuesin e mjetit V.D, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe municionit.

Hetimet e AMP zbuluan se efektivët e policisë nuk kanë ushtruar kontrollin e detyrueshëm ndaj një automjeti që drejtohej nga V. B., ku më pas u zbulua një sasi prej 6 kg e 134 gramë heroine, e fshehur në vende të posaçme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post U arrestuan nga AMP, Gjykata e Korçës liron dhe pezullon 4 policët e Kapshticës appeared first on Euronews Albania.

Parkon në mes të rrugës dhe bllokon kalimin, 39-vjeçari dhunon policët që e gjobitën

By: fra nc
2 June 2025 at 14:52

Një 39-vjeçar nga fshati Kaninë është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku i arrestuari kishte parkuar makinën në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugën për mjetet dhe kalimtarët. Pasi iu kërkua të largohej dhe u njoftua për gjobën, ai reagoi me dhunë ndaj efektivëve të policisë që ndodheshin në vendngjarje.

Pas incidentit, ai u shoqërua dhe u arrestua. Ndaj tij do të hetohet për kundërshtim të forcave të rendit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.”

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin N. A., 39 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

Ky shtetas, më datë 01.06.2025, rreth orës 21:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka ndaluar dhe parkuar automjetin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, në shkelje të dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor. Pasi i është komunikuar masa administrative për shkeljen, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parkon në mes të rrugës dhe bllokon kalimin, 39-vjeçari dhunon policët që e gjobitën appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ I sulmoi me thikë, policia spanjolle ekzekuton 18-vjeçarin në sytë e turistëve

By: armand
19 May 2025 at 15:50

Skena paniku u regjistruan në aeroportin e Gran Canarias të shtunën, kur një 18-vjeçar nga Gambia u qëllua për vdekje nga policia spanjolle, pasi sulmoi oficerët me thikë, duke shkaktuar terror midis turistëve që iknin me vrap për të shpëtuar. Incidenti filloi kur i riu, i cili u përpoq të hipte në një avion që […]

The post VIDEO/ I sulmoi me thikë, policia spanjolle ekzekuton 18-vjeçarin në sytë e turistëve appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen pamjet filmike në burg, policët takuan ish-kolegun, Roven Zeka

By: user 4
28 April 2025 at 13:58

Pas arrestimit të shefit të qarkullimit rrugor, Roven Zeka, SPAK ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet e izolimit, për shkak të dyshimeve se zyrtarë të tjerë të policisë kanë hyrë në kontakt me të gjatë qëndrimit në qeli.

Mes personave që kanë pasur kontakte me Zekën janë një drejtor policie dhe tre shefa komisariatesh — veprim që përbën shkelje të ligjit, pasi Zeka është nën hetim për korrupsion dhe nuk lejohet komunikimi me persona të jashtëm pa autorizim të posaçëm.

Për të njëjtën çështje, hetuesit kanë sekuestruar edhe telefonin celular të një biznesmeni, që dyshohet se ka pasur lidhje me rastin që ka çuar në arrestimin e Zekës.

Sekuestrimi i provave synon të verifikojë nëse ka pasur tentativa për të ndikuar apo penguar hetimin e SPAK ndaj shefit të Rrugores.

The post Sekuestrohen pamjet filmike në burg, policët takuan ish-kolegun, Roven Zeka appeared first on Lapsi.al.

Dhunimi i Alimadhit/ Policia: Kishim informacion se në lokal viheshin baste, AMP nis verifikimet

5 April 2025 at 10:27

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me pamjet e publikuara mbrëmjen e djeshme në mediat, ku një grup efektivësh shoqëruan dhunshëm kryetarin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili ndodhej në mabientet e lokalit të tij, dhe po i kërkonte llogari Policisë se pse po ushtronte kontroll në një […]

The post Dhunimi i Alimadhit/ Policia: Kishim informacion se në lokal viheshin baste, AMP nis verifikimet appeared first on BoldNews.al.

Donte t`i vriste policët me hanxhar: 8 vjet burg për shqiptarin islamist

By: Oldi
7 March 2025 at 18:52

Shqiptari Arlindo M., kishte tentuar të shkaktonte një gjakderdhje natën në një stacion policie në Linz am Rhein në shtator. Por ai u kap nga policët në derisa për orë të tëra kishte goditur një bravë xhami antiplumb, në stacion. Prokurorja publike, e cila kishte kërkuar njëmbëdhjetë vjet burg, natën e krimit e përshkruan kështu: […]

The post Donte t`i vriste policët me hanxhar: 8 vjet burg për shqiptarin islamist appeared first on BoldNews.al.

Një person qëllon me armë zjarri në drejtim të Policisë pranë Rinasit, çfarë ndodhi

13 February 2025 at 20:51

Një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve të Policisë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë. Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës kishte marrë informacion se një person ishte i armatosur dhe u organizua operacioni për kapjen e tij në afësi të zonës së Rinasit. Por, në momentin që […]

The post Një person qëllon me armë zjarri në drejtim të Policisë pranë Rinasit, çfarë ndodhi appeared first on BoldNews.al.

Policët parkojnë mjetet private duke shkelur rregullat, shmangin gjobat me simbolet e Policisë

By: A M
10 February 2025 at 21:21

Policët parkojnë automjetet private kudo që të mundin edhe pse shkelin rregullat.

Ata përdorin stema, tabela, kapele, simbole të policisë së shtetit madje edhe numrat e telefonit që nisin me 41, vetëm e vetëm për të shmangur gjobat. Fiksi bëri një vëzhgim nëpër rrugë të Tiranës kryesisht pranë komisariateve, rrugëve përreth tyre, si dhe parkingjeve të rezervuar për resident.

Vëzhgimi fillimisht filloi mbrapa Komisariatit Nr.4 në Tiranë, ku sinjalistika në këtë rrugë tregon ndalim qëndrimi dhe parkimi në të dyja anët e saj me dy sense. Por ndryshe duket në realitet, ku të dyja korsitë e rrugës janë të bllokuara nga parkimi i makinave private të punonjësve të policisë. Kjo kuptohet se në xhamat e tyre kanë vendosur stema, tabela , pra simbole të policisë së shtetit për të mos u gjobitur.

Madje kamera e Fiksit evidentoi se përveç simboleve të policisë kanë edhe fletë gjobe fiktive, për të treguar se janë gjobitur për shkeljen që kanë kryer. Po në këtë rrugë dy makina ishin parkuar edhe mbi vizat e bardha duke bllokuar kështu edhe kalimin e këmbësorëve. Të dyja makinat ishin me targa të huaja, por mbanin stampën e policisë së shtetit.

Në këto kushte gazetarët e Fiksin telefonuar policinë rrugore, të cilët në ardhjen e tyre shpjeguan se të gjithë drejtuesit e këtyre mjeteve ishin në shkelje të qarkullimit rrugorë. Ata filluan të vendosin masa administrative ndaj të gjitha automjeteve të parkuara në këtë rrugë, përfshirë këtu edhe automjetet që kishin vendosur sisteme pamore shtesë në kundërshtim me ligjin.

Të njëjtën situatë kamera e Fiksit fiksoi edhe në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Edhe këtu punonjësit e policisë kishin parkuar dhe qëndruar mjetin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugorë. Këto mjete mbanin sipër stema, kapele dhe simbole të policisë së shtetit. Parkimi i tyre ishte edhe tek vendet e rezervuara për rezidentët.
Tabloja është e njëjtë edhe për Komisariatet Nr.3, 2 dhe 1.

Tek rruga kryesore ku ndodhet Komisariati Nr. 3, rrugë me dy sense kalimi dhe me sinjalistikë ndalim qëndrimi dhe parkimi, është pothuajse e bllokuar nga parkimi i mjeteve private të punonjësve të policisë. Makinat kanë shenja dalluese si stema dhe simbole të tjera të policisë për t’i shpëtuar masave administrative.

Tek Komisariati Nr 1 dhe 2 mjetet private të policëve janë parkuar tek vendet e rezidentëve, nuk mungojnë edhe parkimet mbi trotuar.

Policët parkojnë mjetet private duke shkelur rregullat, shmangin gjobat me simbolet e Policisë

10 February 2025 at 21:17

Policët parkojnë automjetet private kudo që të mundin edhe pse shkelin rregullat. Ata përdorin stema, tabela, kapele, simbole të policisë së shtetit madje edhe numrat e telefonit që nisin me 41, vetëm e vetëm për të shmangur gjobat. Emisioni “Fiks Fare” bëri një vëzhgim nëpër rrugë të Tiranës kryesisht pranë komisariateve, rrugëve përreth tyre, si […]

The post Policët parkojnë mjetet private duke shkelur rregullat, shmangin gjobat me simbolet e Policisë appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Arratisja e dy të rinjëve nga komisariati, pezullohen nga detyra 3 policë në Elbasan

15 January 2025 at 16:55

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me vendim të Gjykatës së Elbasanit ka pezulluar nga detyra tre efektivë policie në Elbasan, të cilët akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” Më konkretisht bëhet fjalë për: NënKomisar Theofan Telo, me detyrë Specialist për rendin pranë Komisariatit të Policisë Elbasan Inspektor Andeta Liçi, me detyrë Ndihmës Specialiste pranë Zyrës […]

The post EMRAT/ Arratisja e dy të rinjëve nga komisariati, pezullohen nga detyra 3 policë në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Rrëfimi i gruas në Sarandë: Policët erdhën natën me shkopa bejsbolli!

By: user 4
4 January 2025 at 20:45

Një sherr masiv ndodhi në Gjashtë të Sarandës më datë 1 janar 2025, ku u përfshinë katër punonjës policie, të gjithë vëllezër. Pala e dëmtuar ishin vëllezërit Nexhipi.

Në lidhje me këtë sherr masiv e të pazakontë, ka folur për Balkanweb motra e vëllezërve Nexhipi. Ajo tregon se sherri ka filluar pas një konflikti për një makinë të marrë me qira, që sipas saj, dhunuesit nuk kanë pranuar ta japin.

Motra e vëllezërve Nexhipi tregon se vëllezërit policë kanë ardhur në mes të natës, të armatosur me shkopa bejzbolli. Ajo thotë se jashtë banesës në momentin e konfliktit kanë qenë më shumë se 20 persona. Motra e dy vëllezërve të dëmtuar kërkon që drejtësia të vendoset në vend. Sipas saj, ka përpjekje që ngjarja të manipulohet.

Motra e dy vëllezërve Nexhipi: Ngjarja në Gjashtë të Sarandës ka ndodhur rreth orës 1 të mesnatës. Një person, që më vonë është identifikuar si shef policie, Alvaro Sulejmani ka telefonuar një nga djemtë me mbiemër Nexhipi duke i thënë se duhet të vijë tek shtëpia e të sqarohemi, duke kërkuar edhe falje për pjesën e lekëve që të kam borxh për makinën e marrë me qira. Një nga djemtë me mbiemër Nexhipi i ka thënë se është shumë vonë dhe takohemi nesër se ka ditë, kurse ai ka këmbëngulur duke i thënë se unë jam punonjës policie dhe se kam qejf që këto gjëra të sqarohen sot dhe se të kishte besim tek ai, duke i thënë se unë vij tek shtëpia jote e nuk ke pse ti të dalësh. Pas afër çerek ore, ai ka ardhur afër banesës, ku ndodhet një lokal familjar dhe kur një nga djemtë ka dalë, direkt ka hasur në grushte, kërcënime me armë dhe aty janë paraqitur mbi 20 persona.

Kanë qenë diku tek 8 makina, që kanë ardhur të armatosur me shkopa bejzbolli, me mjete shumë të forta. Dy vëllezërit Nexhipi kanë hasur një ngjarje tepër të rëndë dhe direkt ata kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre, së paku mbi 6 gëzhoja arme janë identifikuar në vendin e ngjarjes, një karikator që njërit i ka rënë nga dora kur ka dashur ta ndërrojë, ka ardhur policia. Policia ka hasur në tentativë kundërshtimi nga ata, pasi ky grup i është kundërvënë edhe policisë.

Policia i ka ndarë deri diku duke ikur dhe më pas dy vëllezërit Nexhipi janë shoqëruar për në spital se kanë marrë lëndime të rënda me qytën e pistoletës, një makinë e parkuar është shpuar nga një plumb, një person që ka dalë nga lokali është goditur në kokë dhe është mjekuar në Spitalin e Sarandës. Pas ngjarjes, kam telefonuar Policinë e Vlorës dhe më kanë thënë se nuk janë informuar, por se do flasin me Policinë në Sarandë për të parë situatën.

Më pas kanë vijuar procedurat e policisë e kemi marrë vesh se 4 prej tyre janë punonjës policie dhe një ish-punonjës policie. Konflikti ka ndodhur për një makinë që është marrë me qira në biznesin tonë familjar dhe personi nuk pranonte të dorëzonte makinën. Makinën si përfundim na e ka lënë në një pikë karburanti, që ne e kemi gjetur vetë. Ne presim që drejtësia të vihet në vend, duke qenë se me armë na kanë ardhur në mes të natës. Ka përpjekje që çështja të manipulohet. Ne do i shkojmë deri në fund drejtësisë.

The post Rrëfimi i gruas në Sarandë: Policët erdhën natën me shkopa bejsbolli! appeared first on Lapsi.al.

Grushte, shkelma dhe të shtëna me armë/ Del VIDEO e sherrit në Sarandë, u përfshinë 4 policë

4 January 2025 at 15:11

Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të regjistruar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë edhe katër efektivë policie. Ngjarja u shënua rreth orës 01:30 të 2 janarit, pranë një restoranti. Në videon e publikuar nga Report tv duket që një person është i veshur dhe me uniformën e policisë, ndërsa policia informoi se […]

The post Grushte, shkelma dhe të shtëna me armë/ Del VIDEO e sherrit në Sarandë, u përfshinë 4 policë appeared first on BoldNews.al.

U ndalua për vjedhje me dhunë/ I riu pjesë e grupit të “policëve” të Sarandës dhe “molla e sherrit”

4 January 2025 at 13:18

Izet Abazaj, 19-vjeçari i ndaluar ditën e sotme për vjedhjen me dhunë të punonjësit të një lavazhoje, të cilit i mori 400 euro, rezulton të jetë pjesë e grupit të efektivëve të policisë me mbiemër Sulejmani, të arrestuar për ngjarjen e ndodhur në 2 janar, ku u plagosën dy persona me sende të forta si […]

The post U ndalua për vjedhje me dhunë/ I riu pjesë e grupit të “policëve” të Sarandës dhe “molla e sherrit” appeared first on BoldNews.al.

Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen nga ndryshimi i çmimeve

By: user 6
3 January 2025 at 22:14

Një punonjëse e Policisë së Shtetit tregoi në emisionin “Stop” në Tv Klan se është shpallur fituese, për përfitimin e një kredie me zero interes për banesë. Por ajo thotë se nuk arrin të sistemohet me shtëpi pasi kredia jepej në bazë të çmimit të referencës së banesave, ndërkohë që çmimi në treg ishte tjetër dhe diferenca duhet të mbulohej nga ajo vetë.

Në këto kushte efektivja e policisë argumenton se ia bën të pamundur blerjen e një shtëpie. Duke u nisur nga ky rast, “Stop” mëson se për vitin 2023 ishin shpallur fitues 266 punonjës shteti, nga të cilët vetëm 106 kishin arritur të lidhnin kontratë finale për kredi me afat 25-vjeçar. Banka jepte kredinë sipas çmimit të referencës dhe vlerësimit që ajo bënte në treg për banesat.

Eksperti i ekonomisë Panajot Soko, thotë se çmimi i referencës dhe verifikimi në terren, e penalizojnë një familje duke sjellë skualifikimin e saj nga përfitimi i kredisë. Sipas tij, do ishte zgjidhje që bashkitë të mos e merrnin 3% të banesave të ndërtuara në lekë, por në apartamente. Në këtë mënyrë, shteti do të kishte një fond apartamentesh për t’ua dhënë këtyre rasteve. Edhe kryetari i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadedin Fishta, shprehet se duhet të ndërtohen banesa sociale dedikuar punonjësve të këtij sektori. /Tv Klan

The post Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen nga ndryshimi i çmimeve appeared first on Lapsi.al.

Lajm i mirë për policët, qeveria u jep shpërblim për festat e fundvitit, ja shuma që përfitojnë

30 December 2024 at 18:57

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi se çdo punonjës i Policisë së Shtetit në rol zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh, si pjesë e shpërblimeve për festat e fundvitit. Ky vendim ka për qëllim të vlerësojë kontributin e Policisë në sigurimin e një sezoni turistik të qetë dhe në garantimin e sigurisë.

Ministri Hoxha theksoi se investimet në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë do të vazhdojnë për të përmirësuar standardet e shërbimit ndaj qytetarëve, duke shtuar se ky shpërblim është një nxitje për të përballuar sfidat e ardhshme, si organizimi i zgjedhjeve të lira dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për vitin 2024 dhe vjen si pjesë e vizionit “SHQIPËRIA 2030”, që ka në fokus zhvillimin e sigurisë dhe standardeve të shërbimit publik.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së sotme të qeverisë:

Çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për këtë vit. Qeveria ka vlerësuar e vlerëson rolin e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, nën vizionin SHQIPËRIA 2030. Pjesë e këtij vizioni janë investimet e rëndësishme në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë.

Me vendimin e sotëm, punonjësit e Policisë së Shtetit përfshihen në kategorinë e punonjësve që marrin shpërblim për festat e fundvitit.

Punonjësit e Policisë në bashkëpunim me autoritetet e tjera kanë shënuar rezultate të rëndësishme, duke garantuar më shumë siguri dhe një sezon turistik të qetë. Ky shpërblim është gjithashtu një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim, për përmirësimin më tej të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.

Jam i bindur se me mbështetjen e Qeverisë dhe përkushtimin e efektivëve të saj, Policia e Shtetit do të vijojë të jetë një shembull i suksesshëm i forcës dhe besueshmërisë në shërbim të qytetarëve, sepse viti që vjen do të na përballë me sfida të tjera, siç janë organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike, ku Ministria e Brendshme dhe Policia kanë një rol kyç, por edhe sfidat e tjera kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në vend.

The post Lajm i mirë për policët, qeveria u jep shpërblim për festat e fundvitit, ja shuma që përfitojnë appeared first on Sot News | Lajme.

Punonjësit e policisë shpërblehen me 10 mijë lekë, del vendimi i qeverisë

By: Besnik
30 December 2024 at 18:42

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së sotme të qeverisë njoftoi se çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh me rastin e festave të fundvitit.

Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për vitin 2024.

Me vendimin e sotëm, punonjësit e Policisë së Shtetit përfshihen në kategorinë e punonjësve që marrin shpërblim për festat e fundvitit.

“Punonjësit e Policisë në bashkëpunim me autoritetet e tjera kanë shënuar rezultate të rëndësishme, duke garantuar më shumë siguri dhe një sezon turistik të qetë”.

“Ky shpërblim është gjithashtu një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim, për përmirësimin më tej të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve”.

“Jam i bindur se me mbështetjen e Qeverisë dhe përkushtimin e efektivëve të saj, Policia e Shtetit do të vijojë të jetë një shembull i suksesshëm i forcës dhe besueshmërisë në shërbim të qytetarëve, sepse viti që vjen do të na përballë me sfida të tjera, siç janë organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike, ku Ministria e Brendshme dhe Policia kanë një rol kyç, por edhe sfidat e tjera kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në vend”, tha ministri Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Punonjësit e policisë shpërblehen me 10 mijë lekë, del vendimi i qeverisë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌