Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

12 July 2025 at 11:37

Nga Boldnews.al  Kompania e ndërtimit “Rafaelo 2002” e Mark Gjinajt, e njohur edhe për pronësinë e një hoteli luksoz me të njëjtin emër në zonën e Shëngjinit, është përjashtuar për 6 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë, pasi rezulton se ka paraqitur të dhëna të rreme në një procedurë prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Divjakë […]

The post Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit appeared first on BoldNews.al.

Ja sa e ka zgjeruar Idajet Ismailaj i “Albstar” ‘pikën e voçkël’ të Kumbaros në plazhin e Manastirit

By: Ela
1 July 2025 at 11:38

Një nga vendimet e shumë diskutuara ka qenë leja që ka dhënë ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, për ndërtimin e “Resort Manastirit” nga kompania “AlbStar” e Idajet Ismailajt, brenda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit. Me një vendim të beftë, në vitin 2021 Kumbaro dha shumë lehtë firmën që gjiri i Manastirit, në hyrje […]

The post Ja sa e ka zgjeruar Idajet Ismailaj i “Albstar” ‘pikën e voçkël’ të Kumbaros në plazhin e Manastirit appeared first on BoldNews.al.

Koreja e Veriut inauguron resort luksoz që do të presë 20 mijë vizitor, kritikët: Instrument propagandistik

28 June 2025 at 11:20

Udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un ka përuruar personalisht një resort luksoz bregdetar në qytetin Kalma, në atë që mediat shtetërore e quajnë një “qytet turistik të nivelit të thesarit kombëtar”, pavarësisht krizës së thellë humanitare që përshkruan jetën e përditshme të miliona qytetarëve në vend.

Resorti i ri, pjesë e Zonës Turistike Bregdetare Wonsan-Kalma, përmban hotele shumëkatëshe, parqe ujore dhe akomodim për mbi 20,000 vizitorë. Sipas agjencisë shtetërore KCNA, objekti do të hapet për qytetarët koreano-veriorë më 1 korrik, ndërsa akses për të huajt mbetet i paqartë.

Media shtetërore nënvizoi se resorti ndodhet pranë një aeroporti ndërkombëtar dhe një stacioni të ri treni, çka sugjeron ambicie për turizëm ndërkombëtar, megjithëse për momentin pjesëmarrja e huaj është e kufizuar vetëm tek ambasadori rus dhe stafi i tij – një tjetër shenjë e lidhjes gjithnjë e më të ngushtë midis Phenianit dhe Moskës.

Ndërkohë, kritikët ndërkombëtarë shohin një kontrast të fortë mes shkëlqimit të resortit dhe realitetit të vështirë në pjesën tjetër të vendit. “Koreja e Veriut është një mjedis klaustrofobik ku jeta është një luftë e përditshme pa shpresë”, deklaroi më herët shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

Ekspertët thonë se Kalma është menduar kryesisht për elitën politike të Phenianit, por mund të shërbejë si provë për një përpjekje më të gjerë të regjimit për të ringjallur turizmin ndërkombëtar – veçanërisht për tërheqjen e valutës së huaj në një kohë kur sanksionet ndërkombëtare po godasin rëndë ekonominë e izoluar të vendit.

Turistët rusë, të parët në listë

Agjencia turistike ruse Vostok Intur ka njoftuar tre paketa pushimesh në Kalma, me çmime rreth 1,840 dollarë për person. Turi i parë do të nisë më 7 korrik dhe përfshin fluturime nga Pheniani, katër netë në resort dhe vizita në vendpushimin e skive Masikryong.

Një projekt simbolik për trashëgiminë e Kim-it

Në përurimin e resortit morën pjesë edhe bashkëshortja e Kim Jong Un, Ri Sol Ju, dhe vajza e tij, Kim Ju Ae – një prani që analistët e lexojnë si sinjal të vazhdimësisë së dinastisë dhe mbështetjes për projektin si pjesë e trashëgimisë së udhëheqësit.

Resorti i Kalmës është projektuar që në vitin 2013 si pjesë e transformimit të Wonsanit në një qendër të kohës së lirë dhe zhvillimit ekonomik. Megjithatë, projekti është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19 dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Skepticizëm për suksesin afatgjatë

Ekspertët janë të ndarë mbi perspektivat e këtij projekti. “Wonsan-Kalma vështirë se është një destinacion i nxehtë turistik, dhe kontrolli i rreptë i regjimit e bën të vështirë suksesin afatgjatë”, tha Dr. Edward Howell, ekspert i Koresë së Veriut në Universitetin e Oksfordit.

“Resorti është më shumë një instrument propagandistik sesa një mundësi reale ekonomike – por për Kim-in, është një demonstrim i kontrollit dhe luksit që ai synon të shpërfaqë brenda dhe jashtë vendit”, përfundon analiza.

The post Koreja e Veriut inauguron resort luksoz që do të presë 20 mijë vizitor, kritikët: Instrument propagandistik appeared first on Sot News | Lajme.

Shteti aksioner në resortin në Sazan, ngrihet kompania që do bashkëpunojë me Kushner

28 June 2025 at 09:16

Shteti shqiptar do të jetë aksioner në resortin turistik që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner.

Kompania që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë projekt është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin “Albanian State Development & Real Estate”, pak pasi Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizituan Vlorën.

Në ekstraktin e regjistrimit të kompanisë thuhet se: “Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme”.

Po ashtu “Albanian State Develompent” do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të tjera të rëndësishme ndërtimore duke u fokusuar në zhvillimin urban

Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare.

Krijimi i shoqërisë do të përfaqësojë shtetin në projektin me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidenca elitare, restorante dhe hotele në një sipërfaqe 45 hektarë, nga 570 hektarë që është sipërfaqja e ishullit gjithësej.

Kujtojmë se planet për zhvillimin e Sazanit dhe Zvërnecit nga Jared Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit 2024.

The post Shteti aksioner në resortin në Sazan, ngrihet kompania që do bashkëpunojë me Kushner appeared first on Sot News | Lajme.

Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i dhëndrit të Trump në Sazan

27 June 2025 at 11:18

Qeveria shqiptare ka krijuar kompaninë shtetërore, e cila do të do të përfaqësojë shtetin shqiptar si aksionere tek resorti i dhëndrit të presidentin amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, në ishullin e Sazanit. Bëhet fjalë për shoqërinë aksionare “Albanian State Development & Real Estate”, e cila është themeluar më 9 Qershor dhe është regjistruar një ditë […]

The post Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i dhëndrit të Trump në Sazan appeared first on BoldNews.al.

“Lura 5″/ Resorti i Dod Doçit në Lalëz përçan opozitën, PS dhe PL votojnë pro prerjes së pishave

By: Ela
2 May 2025 at 17:34

Këshilli Bashkiak i Durrësit është përfshirë nga debate të forta në mbledhjen e tij të fundit që u zhvillua mesditën e së mërkurës (30 prill). Pika e nxehtë e debatit ka qenë votimi për resortin “Lura 5” të biznesmenit Dod Doçi në Gjirin e Lalzit. Këshilli Bashkiak i Durrësit ishte mbledhur për të votuar ndryshimin […]

The post “Lura 5″/ Resorti i Dod Doçit në Lalëz përçan opozitën, PS dhe PL votojnë pro prerjes së pishave appeared first on BoldNews.al.

Këshilli Bashkiak i jep OK rrafshimit të pyjeve për resortin e ri në Gjirin e Lalzit

By: Ela
1 May 2025 at 18:03

Mesditën e së mërkurës u mblodh Këshilli Bashkiak në Durrës për muajin prill, ku me 31 vota pro këshilltarët votuan për projektvendimin e propozuar nga Bashkia Durrës, për ndryshimin e kategorisë së një sipërfaqe pyjore 8000 metra katrorë në zonën e Gjirit të Lalzit, e cila tashmë do t’i hapi rrugën ndërtimit të një kompleksi […]

The post Këshilli Bashkiak i jep OK rrafshimit të pyjeve për resortin e ri në Gjirin e Lalzit appeared first on BoldNews.al.

Aleancë, jo aq madhështore/ Durrës, PL braktis PD për një resort në Lalz

By: xhir jeta
1 May 2025 at 14:59

Partia e Lirisë duket e pavendosur në aleancën me Partinë Demokratike në këto zgjedhje.

Në kulmin e fushatës elektorale, anëtarë të këshillit bashkiak në Durrës, vënë në diskutim besnikërinë ndaj demokratëve, ndërsa bashkojnë votat me Partinë Socialiste në mbledhjen e këshillit për një pikë të rendit të ditës.

Bashkimi i votave PL-PS për ndryshimin e një sipërfaqeje pyjore në Gjirin e Lalzit, i hapi rrugë ndërtimit të një kompleksi turistik në atë zonë.

Këshilltarët e Partisë Demokratike, që ishin vetëm 3 në sallë dhanë votën e tyre kundër, ndërsa këshilltarët e Partisë së Lirisë dhe Partisë Socialiste, me 31 vota, votuan pro projektvendimit të propozuar nga bashkia.

Ndërtimi i resortit turistik ka marrë aprovimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, por sipas këshilltarëve të Partisë Demokratike bregdeti I Durrësit është betonizuar mjaftueshëm, ndërsa të majtët mbrojnë idenë që resorti i jep një hov të madh zhvillimit të turizmit dhe punësimit.

Të dy kahet akuzuan njëri tjetrin për dëmin e bërë në mjedis në 35 vite demokraci.

Kjo mbledhje e Këshillit Bashkiak që u mbajt në kulmin e fushatës elektorale u drejtua nga kryetarja e komanduar Denisa Luarasi, pasi Ani Dyrmishi garon për një mandat deputeti në parlamentin e ardhshëm nën siglën e Partisë Socialiste./abcnews.al

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

25 April 2025 at 21:43

Pranë rrugës së re që të çon nga Shëngjini në Velipojë do të zërë vend së shpejti resorti luksoz nga “Dukagjini Group”. Puna për jetësimin e këtij projekti ka nisur tash e disa muaj, kurse atij, sot i ka kushtuar vëmendje të veçantë kryetari i Bashkisë së Lezhës, gjatë përurimit të rrugës së re.

“Dukagjini Resort” është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë.

Resorti, puna për ndërtimin e të cilit veçse ka nisur, e që pritet të kushtojë rreth 80 milionë euro, do të ketë disa pjesë.

Derisa në pjesën e poshtme, te plazhi, do të jetë hoteli me rreth 140 dhoma, pesë restorante, sallë dasmash e kazino, në pjesën e sipërme – e qasshme nëpërmjet rrugëve gjarpërore – do të jenë 20 ndërtesa me 11 hyrje, si dhe gjithsej 386 njësi banesore apo apartmente.

Në përurimin e rrugës së re, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i kushtoi vëmendje të veçantë projektit të “Dukagjini Group”.

“Kjo zonë ka filluar të dizajnohet me studiot më të mira të arkitekturës në botë, në Evropë. Një nga resortet për shembull është Dukagjini, që është një ndër strukturat elitë. Dhe, infrastruktura i vjen paralel zhvillimit që jemi duke implementuar tani e mbrapa në këtë zonë që quhet zona e Ranës së Hedhur, Rrjollit, Velipojës, bashkë me Shëngjinin”, ka thënë Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë së Lezhës.

Ai e përmendi “Dukagjini Resort”, si një nga investimet nismëtare dhe kryesore, të asaj që synohet të kthehet një zonë elitare turizmi në pak vite.

“Unë mendoj se, bashkë me infrastrukturën, kjo do të jetë zona më elitare e Shqipërisë. Këtu jemi, do ta shikojmë dhe bindemi për këtë. Është në vëmendjen e Qeverisë, në vëmendjen e pushtetit lokal. Kemi projekte, po diskutojmë dhe besoj që jemi në rrugën e duhur për ta futur turizmin në hovin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, ka thënë Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë së Lezhës.

Për investimet në këtë zonë pitoreske të detit Adriatik, foli edhe kryeministri Edi Rama, i cili i njohu meritat e investitorëve privatë në zhvillimin e saj.

“Unë jam shumë optimist, shumë optimist, duke pasur parasysh atë që preku Pjerini lidhur me stokun e projekteve të reja, të projekteve tuajat, të sipërmarrjes, në Lezhë e në Shkodër, por edhe të shumëkujt tjetër që s’është këtu me ju sot. Sepse janë projekte të një gjenerate tjetër në të gjitha drejtimet. Kemi mbledhur dhe krijuar një rrjet absolutisht unikal arkitektësh”, ka thënë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Projekti “Dukagjini Resort” që ka marrë formën fillestare, mes tjerash parasheh edhe hapësira ankorimi për disa lloje anijesh.

Ky investim, puna për ndërtimin e të cilit nisi muaj më parë, synohet të jetësohet për tre deri në pesë vjet.

The post “Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë appeared first on Telegrafi.

Socialistët si bejlerë të bregdetit/ Pëllumbi i Ramës bëhet me resort në Jug

17 March 2025 at 11:47

Dy indicie bëjnë një provë- thonë italianët. Dhe indiciet e zyrtarëve të lartë socialistë që bëhen me hotele dhe resorte në bregdetin e Jugut janë të shumta. I fundit në radhë është Arben Pëllumbi. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese do të ndërtojë një kompleks turistik me apartamente dhe hotel në Radhimë të Vlorës. […]

The post Socialistët si bejlerë të bregdetit/ Pëllumbi i Ramës bëhet me resort në Jug appeared first on BoldNews.al.

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

14 February 2025 at 15:38

Në prag të Pavarësisë së Kosovës, Grand Blue Fafa Resort & Spa në Golem, Durrës, ofron një përvojë të veçantë relaksi dhe argëtimi.

Ky resort bregdetar, i njohur për mikpritjen e tij të ngrohtë, është destinacioni ideal për të shijuar pushimet tuaja.

Në këtë festë të rëndësishme, Grand Blue Fafa ofron pako atraktive për Bed & Breakfast dhe Half Board, duke kombinuar komoditetin dhe gastronominë e shkëlqyer.

Shijoni mëngjeset dhe darkat e përfshira, me një gamë të gjerë shijesh që plotësojnë çdo preferencë.

Përveç ushqimit të mrekullueshëm, resorti ofron një qendër Spa të plotë, ku mund të relaksoheni në pishinën e brendshme, të përjetoni relaksin e jakuzzit, hammamit, saunës dhe banjos me avull, si dhe të përfitoni nga dhoma e relaksit me kripë.

Muzika live dhe aktivitetet argëtuese do të pasurojnë eksperiencën tuaj, ndërsa miniclubi dhe animatorët sigurojnë argëtim për më të vegjlit.

Grand Blue Fafa Resort & Spa është vendi ku pushimet tuaja kthehen në kujtime të paharrueshme.

Rezervoni tani për të përjetuar një festë të veçantë të Pavarësisë së Kosovës!

☎ +355697086352 / +355697067501

📍 Adresa: Golem, Durrës, Albania

🌐 Web: www.fafa.al

📩 Email: grandbluefafa@fafa.al

The post Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa appeared first on Telegrafi.

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

12 February 2025 at 13:34

Në brigjet ku deti përqafon rërën e artë, Shëngjini është gati të rilindë si një destinacion i ri elitar, një portë e hapur për ata që kërkojnë perfeksionin në çdo detaj.

Dukagjini Resort, një investim madhor në bregdetin shqiptar, ka marrë lejen për ndërtim dhe pritet të vendosë standarde të reja në turizmin luksoz në Shqipëri.

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje drejt një epokë të re – Dukagjini Resort ka marrë dritën e gjelbër.

Leja e ndërtimit për Dukagjini Resort është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit i shtetit shqiptar.

Sipas dokumenteve të miratuara, resorti do të ketë objekte me funksion banimi dhe shërbimi, me 1 deri në 6 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë. Investimi do të shtrihet në një sipërfaqe totale prej 36,038 m², ndërsa ndërtimi mbi dhe nën tokë do të përfshijë 75,920.36 m².

Ky kompleks do të përfshijë pishina, zona rekreative dhe ambiente publike, duke synuar krijimin e një përvoje të jashtëzakonshme për pushuesit. Por ky investim nuk është vetëm një premtim për pushuesit – është gjithashtu një shtysë për ekonominë lokale, duke sjellë vende të reja pune dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për zonën.

Një destinacion ekskluziv për pushime të jashtëzakonshme

Ky projekt i Dukagjini Group është konceptuar për të ofruar një përzierje të arkitekturës moderne me bukurinë natyrore të bregdetit shqiptar. Resorti synon të tërheqë turistë vendas dhe ndërkombëtarë, duke e vendosur Shëngjinin në hartën e destinacioneve më të kërkuara në Mesdhe.

Me shërbime të personalizuara dhe një nivel të lartë komoditeti, Dukagjini Resort do të vendosë një standard të ri për turizmin elitar në Shqipëri. Projekti jo vetëm që pritet të rrisë atraktivitetin e bregdetit shqiptar, por edhe të vendosë themelet për një qasje të re në industrinë e mikpritjes.

Një vizion i ri për turizmin elitar në Shqipëri

Dukagjini Resort nuk është vetëm një investim në infrastrukturë, por një qasje e re ndaj turizmit elitar në Shqipëri.

Ky projekt synon të vendosë themelet për një kulturë të re mikpritjeje, duke reflektuar filozofinë e shërbimit të personalizuar dhe përvojave të jashtëzakonshme.

Me ndërtimin e këtij resorti, Shëngjini pritet të tërheqë turistë nga e gjithë bota, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e destinacioneve ekskluzive të Mesdheut.

Një projekt që sjell vizionin e Dukagjini Group në turizëm

Dukagjini Group, me një histori të gjatë dhe të suksesshme në sektorë të ndryshëm, po hyn fuqishëm në industrinë e turizmit me këtë projekt, duke u fokusuar në krijimin e një ambienti që përfaqëson luksin, cilësinë dhe përvojën e paharrueshme.

Me miratimin e lejes së ndërtimit, ndërtimi i Dukagjini Resort pritet të nisë së shpejti, dhe shumë shpejt, ky destinacion do të hapë dyert për të gjithë ata që kërkojnë një përvojë të re, unike dhe të nivelit të lartë në bregdetin shqiptar.

Shëngjini po bëhet një prej destinacioneve më të kërkuara për turizmin ekskluziv dhe Dukagjini Resort është gati të jetë zemra e këtij transformimi.

The post Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt appeared first on Telegrafi.

Investoni në luksin e bregdetit – Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

4 February 2025 at 13:36

Po kërkoni vendin ideal për të investuar në një apartament buzë detit?

Resorti “Holiday In 2” është zgjedhja perfekte për ju! Vendosur në plazhin e magjishëm të Kunës në Shëngjin, ky resort i ri dhe ekskluziv, i zhvilluar nga Edil Project ofron gjithçka që ju nevojitet për një jetesë luksoze dhe relaksuese.

Vetëm pak metra larg nga bregu i Adriatikut, ju do të shijoni pamjet mbresëlënëse dhe tingujt qetësues të detit çdo ditë. I rrethuar nga pishat e gjelbra, ky vend është një oaz qetësie dhe freskie.

Resorti përfshin 10 kulla me 9 kate, ku do të gjeni apartamente komode, njësi shërbimi, një qendër biznesi moderne, pishinë të mrekullueshme, kënd lojërash për fëmijë, plazh privat, dhe parkim të sigurt. Siguria ofrohet 24 ore për të garantuar qetësinë tuaj.

Holiday In 2 është më shumë se një destinacion pushimesh; është një mundësi e jashtëzakonshme investimi. Mos e humbisni mundësinë për të zotëruar një pjesë të kësaj parajse bregdetare.

Lini një trashëgimi për brezat e ardhshëm dhe krijoni kujtime të paharrueshme në një nga vendet më të bukura të bregdetit shqiptar.

Investimi juaj do të jetë i sigurt me cilësinë e lartë të punimeve të realizuara për të përmbushur standardet më të larta të komoditetit dhe luksit.

Për më shumë informacione kontaktoni në:

Tel: +355 69 203 5005 &  +355 69 202 0608

Facebook: Edilproject.al

Instagram: edilproject.al

Web: edilproject.al

E-mail: info@edilproject.al

The post Investoni në luksin e bregdetit – Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2” appeared first on Telegrafi.

Akuza dhe arrestime/ Kush është fajtor për dhjetëra viktima në zjarrin në qendrën e skive në Turqi?

By: V K
23 January 2025 at 09:41

Opozita akuzon Ankaranë se ka neglizhuar rregullat e sigurisë ndaj zjarrit. Kurse ministri turk i Turizmit fajëson zjarrfikësit.

Pas zjarrit shkatërrimtar në një hotel në Turqi, prej të cilit gjetën vdekjen më shumë se 70 vetë, po shtohen akuzat për neglizhime të masave të sigurisë ndaj zjarrit.

Sipas mediave turke, dëshmitarët okularë kanë thënë se alarmi i zjarrit nuk kishte funksionuar dhe se nuk kishte pasur bombola për fikjen e zjarrit.

Klientëve të hotelit dymbëdhjetëkatësh, u ishte dashur të kërkonin rrugët e shpëtimit në errësirë ​​të plotë duke kaluar përmes korridoreve të mbushura me tym.

Sipas raportimeve kanë ndodhur skena dramatike. Disa vetë u hodhën në panik nga dritaret, të tjerë u përpoqën të zbrisnin nga dritaret duke përdorur çarçafë.

Brigadës së zjarrfikësve, iu desh të vinte nga qyteti Bolu që gjendet rreth 40 kilometra larg hotelit, i cili ndodhet në malet e mbuluara me borë.

Kritika ndaj zbutjes së rregulloreve të sigurisë ndaj zjarrit

Partia më e madhe opozitare, CHP, e akuzoi qeverinë islamike-konservatore në Ankara për zbutjen e rregulloreve të sigurisë ndaj zjarrit në vitin 2012.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, hoteli nuk kishte as sistem spërkatës me ujë për raste zjarri, edhe pse një pajisje e tillë është e detyrueshme.

Kjo bëri që zjarri të përhapej më shpejt, duke shkaktuar një numër më të madh viktimash.

Ministria e Turizmit gjithashtu ia hedh fajin Drejtorisë Rajonale të Zjarrfikësve, e cila nuk ka inspektuar si duhet.

Akuza dhe arrestime

Prej zjarrit që shpërtheu mbrëmjen e së martës në hotelin, ku po qëndronin më shumë se 230 turistë, humbën jetën 76 vetë dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se përgjegjësit do të përballen me organet e drejtësisë. Deri tani janë arrestuar nëntë vetë, përfshirë edhe pronarin e hotelit.

Ndërkohë ekipet Mbrojtjes Civile dhe zjarrfikësit e kanë kontrolluar sërish hotelin në kërkim të viktimave apo të plagosurve. Për shkak se ndërtesa është kryesisht prej druri, ekziston rreziku i shembjes. Çatia e hotelit dymbëdhjetëkatësh është dëmtuar rëndë dhe palestra në katin e poshtëm është djegur plotësisht./DW

The post Akuza dhe arrestime/ Kush është fajtor për dhjetëra viktima në zjarrin në qendrën e skive në Turqi? appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në resortin e skive/ Zjarri i madh shuan disa familje, kush janë personat që humbën jetën në hotelin në Turqi

22 January 2025 at 13:37

Informacione të tjera janë publikuar nga mediat turke lidhur me viktimat e zjarrit që përfshiu hotelin 12 katesh, Grand Kartal në Kartalkaya të Turqisë. Mes 76 personave që u akomoduan në hotel për pushime, ka shumë fëmijë dhe të rinj dhe në shumë raste kanë humbur jetën dhe disa anëtarë të së njëjtës familje.

Disa nga emrat që humbën jetën janë si më poshtë:

Turkish Airlines konfirmoi se Zehra Sena Gültekin vdiq së bashku me bashkëshortin e saj, biznesmenin Bilal Gültekin dhe tre fëmijët. Fondacioni i Ekzekutivëve Boğaziçi tha se dy nga vëllezërit e motrat e Bilalit u vranë gjithashtu.

Këta përfshinin Dr Enes Gültekin , për të cilin Sindikata Mjekësore tha se kishte vdekur, së bashku me dentistin e Izmirit, Dr Kübra Tonguç Altın dhe vajzën e tij Alya . Më shumë se 10 anëtarë të familjes Gültekin mendohet se kanë vdekur në total. Stomatologu Dr Burak Hasar njoftoi se kolegu i tij 15-vjeçar, Dr Yasemen Boncuk Tüzgiray, burri i saj Dr Erhan Tüzgiray dhe fëmijët e tyre Defne dhe Demir kishin vdekur të gjithë.

Shoqata Turke e Energjisë së Erës njoftoi se dy drejtues të një prej anëtarëve të saj, Inovat Energy Storage Solutions, u vranë. Ata janë CEO i kompanisë Can Tokcan , vëllai i tij Atıl Enis Tokcan dhe fëmijët e tyre Kemal dhe Atlas Kaan. Kolegji Amerikan Tarsus njoftoi vdekjen e të diplomuarve Mert Doğan , gruas së tij Duygu dhe fëmijëve të tyre Mavi dhe Doğa, si dhe nipit të një të diplomuari tjetër, Ömür Kotan.

Shoqata e Shkollave İELEV njoftoi vdekjen e nxënësve Pelin Güngör, nënës së saj Burcu, babait Kıvanç dhe vëllait Kerem. Eslem Uyanik, një kuzhinier i ri në hotel, gjithashtu vdiq. Prof Dr Atakan Yalçın, i cili punonte në Fakultetin e Biznesit të Universitetit Özyeğin, dhe vajza e tij Elif Derin, vdiqën të dy, ndërsa gruaja dhe vajza tjetër arritën të shpëtonin. Nedim Turkmen, një shkrimtar për gazetën Sozcu, gruaja e tij Ayse Neva dhe dy fëmijët e tyre, 18-vjeçarja Ala Dora dhe 22-vjeçarja Yüce Ata, u vranë të gjithë.

Kolegji TED i Stambollit njoftoi vdekjen e studentëve Alican Boduroğlu, motrës së tij Elif Nas, si dhe nënës së tyre Ebru. Kolegji TED Ankara ndau edhe lajmin për vdekjen e Eren Bagcı në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Dilara Ermanoglu, 24 vjeç, ishte gjithashtu në mesin e viktimave dhe babai i saj, i cili kishte shkuar në Bolu për ta kërkuar, u trajtua nga punonjësit e shëndetësisë pasi pësoi një atak në zemër.

Vedia Nil Apak, një notare 10-vjeçare e klubit sportiv Fenerbahçe në Stamboll, gjithashtu vdiq, së bashku me nënën e saj Ferda. Drejtuesit e klubit thanë gjithashtu se Ceren Yaman Doğan, gruaja e nënpresidentit të shoqatës së saj Bolu, dhe vajza e tyre 17-vjeçare Lalin, u vranë. Ceren ishte edhe vajza e një biznesmeni të njohur vendas. Mehmet Cem Doğan, drejtori i fabrikës për çimento OYAK, vdiq, si dhe gruaja e tij Ayşemin Elif dhe vajza Ayşe Maya.

The post Tragjedia në resortin e skive/ Zjarri i madh shuan disa familje, kush janë personat që humbën jetën në hotelin në Turqi appeared first on Sot News | Lajme.

Gjithçka e bërë shkrumb e hi/ Ndërruan jetë rreth 76 persona, pamje nga resorti i djegur plotësisht në Turqi

22 January 2025 at 11:27

Hoteli Grand Kartal, i vendosur në resortin e skive Kartalkaya të Bolu, dëshmoi një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e tij në Turqi. Pas zjarrit ku humbën jetën 76 persona dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë, ambientet e brendshme të hotelit u shkatërruan plotësisht. Pamjet e publikuara pasi zjarrfikësit shuan flakët pas shumë orësh, tregojnë shkatërrimin e plotë të hotelit.

Muret, mobiljet dhe tavanet janë të mbuluara me blozë të zezë, duke reflektuar intensitetin e zjarrit. Vlen të përmendet se veçanërisht seksionet e hollit dhe restorantit të hotelit janë shkatërruar plotësisht dhe janë kthyer në rrënoja. Sipas të dhënave të reja të publikuara nga mediat turke, mësohet se mes viktimave dhe 51 të plagosurve, se ka dhe shumë fëmijë.

Sipas ministrit të Brendshëm turk, rreth 52 viktima u identifikuan dhe trupat e pajetë iu dorëzuan familjarëve të tyre. Ndërkohë, shkollat ​​dhe bizneset lokale filluan të postojnë njoftime për vdekjen e studentëve dhe stafit të tyre. Disa u raportuan se ishin nxënës të klasës së pestë, të moshës 10 deri në 11 vjeç. Mësohet se nga të lënduarit që po marrin ndihmë mjekësore në spital, 17 prej tyre kanë marrë lëndime të lehtë dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Si ndodhi ngjarja

Zjarri në hotelin 12-katësh Grand Kartal, i cili ndodhet në destinacionin e njohur të turizmit dimëror të Kartalkaya, rreth 300 km në perëndim të Stambollit dhe 180 km nga Ankaraja, shpërtheu në orën 3:27 të mëngjesit. Në atë kohë, shumica e klientëve të hotelit ndodheshin në dhomat e tyre dhe flakët i gjetën duke fjetur, gjë që vlerësohet të ketë shtuar numrin e viktimave.

Në numrin e madh të viktimave ka kontribuar edhe fakti se në këtë kohë nxënësit në Turqi janë me pushime dy javë pas përfundimit të semestrit të parë në shkolla dhe për shumë familje kjo është periudhë ekskursionesh dimërore. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Është e mundur që kjo të jetë për shkak të një rrjedhje gazi ose një shkëndije elektrike. Vlerësimet e para tregojnë se zjarri ka rënë në zonën e restorantit të hotelit.

Në kohën e zjarrit, në hotel ishin 237 pushues, sipas prefektit të Bolou, Abdulaziz Aydin. Në pamjet e shfaqura, zjarri ka përfshirë me shpejtësi hotelin dhe e ka shkatërruar plotësisht. Fakti që ndërtesa kishte veshje druri në muret e saj ka kontribuar në përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e shembjes së ndërtesës.

Sipas mediave turke, hoteli nuk kishte një sistem shuarje zjarri me bazë uji që aktivizohej automatikisht në rast zjarri dhe alarmi nuk binte. Informacioni fillestar se nuk kishte as shkallë të jashtme shpëtimi në rast zjarri, u mohua nga ministri i Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, i cili citoi një certifikatë përkatëse nga Shërbimi Zjarrfikës. Gjithashtu u tha se nuk ka stacion zjarrfikës në Kartalkaya, i cili është një nga vendpushimet më të rëndësishme të skive, relativisht afër Stambollit dhe Ankarasë. Stacioni më i afërt i Shërbimit Zjarrfikës është një orë e 15 minuta larg.

The post Gjithçka e bërë shkrumb e hi/ Ndërruan jetë rreth 76 persona, pamje nga resorti i djegur plotësisht në Turqi appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarri në resortin e skive/ Si ndodhi tragjedia në hotelin me pushues në Turqi, Presidenti Erdogan shpall ditën e zisë

22 January 2025 at 08:52

Të paktën 76 persona humbën jetën tragjikisht nga zjarri që përfshiu një resort skish në Turqinë veriperëndimore të martën, duke detyruar pushuesit të hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit. Sipas të dhënave të reja të publikuara nga mediat turke, mësohet se mes viktimave dhe 51 të plagosurve, besohet se ka dhe shumë fëmijë.

Sipas ministrit të Brendshëm turk, rreth 52 viktima u identifikuan dhe trupat e pajetë iu dorëzuan familjarëve të tyre. Ndërkohë, shkollat ​​dhe bizneset lokale filluan të postojnë njoftime për vdekjen e studentëve dhe stafit të tyre. Disa u raportuan se ishin nxënës të klasës së pestë, të moshës 10 deri në 11 vjeç. Mësohet se nga të lënduarit që po marrin ndihmë mjekësore në spital, 17 prej tyre kanë marrë lëndime të lehtë dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr hetimin për zjarrin, ndwrsa 9 persona u arrestuan si pjesë e hetimit për zjarrin. Më herët, ministri i drejtësisë Yilmaz Tundes tha se pronari i hotelit ishte në mesin e të arrestuarve për t’u marrë në pyetje në hetim. Presidenti turk e shpalli të mërkurën ditë zie.

“Sot nuk është ditë politike, është ditë solidariteti, të jemi një dhe bashkë”, tha ai për X, duke shtuar se kushdo që gjendet përgjegjës do të mbajë përgjegjësi.

“Unë e them këtë qartë dhe pa mëdyshje një herë e përgjithmonë: Ata që shkaktuan një fatkeqësi të tillë, ata që treguan neglizhencë dhe faj, do të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit,” tha Tajip Erdogan .

Si ndodhi ngjarja

Zjarri në hotelin 12-katësh Grand Kartal, i cili ndodhet në destinacionin e njohur të turizmit dimëror të Kartalkaya, rreth 300 km në perëndim të Stambollit dhe 180 km nga Ankaraja, shpërtheu në orën 3:27 të mëngjesit. Në atë kohë, shumica e klientëve të hotelit ndodheshin në dhomat e tyre dhe flakët i gjetën duke fjetur, gjë që vlerësohet të ketë shtuar numrin e viktimave. Në numrin e madh të viktimave ka kontribuar edhe fakti se në këtë kohë nxënësit në Turqi janë me pushime dy javë pas përfundimit të semestrit të parë në shkolla dhe për shumë familje kjo është periudhë ekskursionesh dimërore.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Është e mundur që kjo të jetë për shkak të një rrjedhje gazi ose një shkëndije elektrike. Vlerësimet e para tregojnë se zjarri ka rënë në zonën e restorantit të hotelit. Në kohën e zjarrit, në hotel ishin 237 pushues, sipas prefektit të Bolou, Abdulaziz Aydin. Në pamjet e shfaqura, zjarri ka përfshirë me shpejtësi hotelin dhe e ka shkatërruar plotësisht. Fakti që ndërtesa kishte veshje druri në muret e saj ka kontribuar në përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e shembjes së ndërtesës.

Sipas mediave turke, hoteli nuk kishte një sistem shuarje zjarri me bazë uji që aktivizohej automatikisht në rast zjarri dhe alarmi nuk binte. Informacioni fillestar se nuk kishte as shkallë të jashtme shpëtimi në rast zjarri, u mohua nga ministri i Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, i cili citoi një certifikatë përkatëse nga Shërbimi Zjarrfikës. Gjithashtu u tha se nuk ka stacion zjarrfikës në Kartalkaya, i cili është një nga vendpushimet më të rëndësishme të skive, relativisht afër Stambollit dhe Ankarasë. Stacioni më i afërt i Shërbimit Zjarrfikës është një orë e 15 minuta larg.

The post Zjarri në resortin e skive/ Si ndodhi tragjedia në hotelin me pushues në Turqi, Presidenti Erdogan shpall ditën e zisë appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarri në resortin e skive në Turqi /Rritet bilanci i viktimave, shkon në 76 numri i të vdekurve

By: Mirgen
21 January 2025 at 20:54

Numri i të vdekurve nga zjarri në resortin e skive Kartalkaya në provincën Bolu në Turqinë veriore është rritur dhe ka shkuar në 76 , tha ministri i brendshëm turk Ali Gerlikaya. Raporti i mëparshëm i viktimave fliste për 66 të vdekur dhe 51 të plagosur. Ministri i Brendshëm tha gjithashtu se nëntë persona janë […]

The post Zjarri në resortin e skive në Turqi /Rritet bilanci i viktimave, shkon në 76 numri i të vdekurve appeared first on BoldNews.al.

Resort 1,4 mld € në ishullin e Sazanit

20 January 2025 at 16:00

Dikur një bazë ushtarake, ishulli i pabanuar i Sazanit pritet të shndërrohet në një “strehë pasanikësh” me investim 1,4 mld €. Qeveria i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë së dhëndrit të presidentit Trump për të ndërtuar resort elitar në Sazan. Pas vendimit, ekspertët ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet e taksapaguesve shqiptarë nga ky investim.

Esmeralda Topi 

Fundvitin e kaluar, qeveria i hapi rrugën shndërrimit të Sazanit– ishullit më të madh që ka Shqipëria – nga një bazë ish ushtarake në resort elitar për të pasurit. Komiteti i Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama “bekoi” me statusin e investitorit strategjik kompaninë, që ka lidhje me Jared Kushner – dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Më herët, për t’i hapur rrugën investimit, presidenti i Republikës, Bajram Begaj firmosi dekretin për nxjerrjen e një zone të stërvitjes jashtë planit të përhapjes së Forcave të Armatosura.

“Atlantic Incubation Partners LLC” mori statusin për një periudhë 10 vjeçare për të ndërtuar resortin turistik me vlerë 1,4 miliardë euro në Sazan

Sipas dokumenteve zyrtare investimi në Sazan do të bëhet brenda një sipërfaqeje prej 45 hektarë, ndërkohë që ishulli ka një sipërfaqe prej 562 hektarësh. Projekti përfshin ndërtimin e strukturave akomoduese turistike të brandeve ndërkombëtare, njësi rezidenciale, zona gastronomike dhe rekreacionale. Po ashtu, parashikohet edhe integrimi i një marine turistike. Realizimi i projektit do të jetë i ndarë në tre faza dhe parashikohet punësimi i 1,000 (një mijë) personave.

Projekti i Jared Kushner për Sazanin
Brenda ishullit të Sazanit

“Rajoni i Ballkanit është ende një treg i virgjër në shumë drejtime dhe apeli për të ‘bërë një ndryshim’ tërheq disa investime të huaja direkte”, thotë Mark Krauford, ish- President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. 

Investimi në Sazan, roli i shtetit i paqartë

Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike parashikon edhe qeverinë shqiptare si ortake në investim. Por mënyra se si do të përfshihet shteti do të përcaktohet nga një entitet i përbashkët me kompaninë e Jared Kushner. Kjo pikë lë vend për dyshime- thonë ekspertët.

“Shqipëria është nevojtare e madhe për investitorë. Por kur vjen fjala tek pasojat që ka për financat e vendit duhet që vendimi të jetë më i qartë. Të kemi informacion të plotë se si preken interesat publike. Po ashtu sa do të jetë barra e shtetit dhe si do të amortizohet në vazhdimësi që të mos dalim me humbje.” argumenton Xhepa.

Sazani do të merrte vlerë nëse investimi rezulton me përfitime për qytetarët jo thjesht për investitorin- thekson Xhepa.

Ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë të tjera shqetësime. Hapësira ujore rreth ishullit është pjesë e të vetmit Park Kombëtar Detar që ka Shqipëria.  

“Është një fatkeqësi e madhe që për shumicën dërrmuese të qytetarëve, Sazani, kjo mrekulli natyrore, do të “elitizohet” dhe mbetet e paarritshme. Kthimi i Sazanit në një ‘kopsht miliarderësh’ është një abuzim i rëndë me trashëgiminë natyrore dhe historike të vendit tonë”,  argumenton Aleksandër Trajçe, drejtues ekzekutiv i Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

Sazani përmban monumente natyrore si “Barriera koralore e grykës së Djallit” dhe “Faleza e Sazanit”, të cilat janë të mbrojtura me ligj. Ndaj në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike nënvizohet se ndërtimet për projektin luksoz duhet të shmangin dëmtimin e monumenteve si dhe të përfshijnë masa për mbrojtjen e mjedisit.

“Projekti zhvillimor do të ketë një ndikim të thellë dhe të pakthyeshëm mjedisor, duke dëmtuar biodiversitetin dhe ekosistemin unik të zonës. Kjo ndërhyrje rrezikon të shkatërrojë vlerat natyrore dhe llojet e rralla që ky park strehon.” përfundon ai.

Plani i veprimit për resortin

Për realizimin e “Resorti turistik – ishulli i Sazanit” Komiteti i Investimeve Strategjike ka përcaktuar një plan veprimi, i cili monitorohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve. 

Plani përcakton masat, procedurat dhe afatet, në lidhje me shërbimet dhe lehtësimin e procedurave për projektin. Ndër masat e para përmendet de-militarizimi i zonës, inventarizimi i tuneleve nëntokësore dhe bunkerëve. Kjo pasi ishulli ka shërbyer prej vitesh si rajon stërvitje dhe qitje detare dhe rezulton të ketë risk të lartë piroteknik.

Nga ana tjetër, investitorit i kërkohet plani i plotë i biznesit me kostot përkatëse; studimi i fizibilitetit që provon se projekti është i përshtatshëm dhe i realizueshëm;mënyra e pjesëmarrjes apo mbështetjes direkte të shtetit në investim; apo projekti zhvillimor për infrastrukturën e brendshme dhe mënyrën e lidhjes së saj me infrastrukturën e jashtme.

Mes detyrimeve që ka investitori strategjik radhiten dhe masat mbështetëse në infrastrukturë. Referuar vendimit, kostot për lidhjen me rrjetin ekzistues të energjisë elektrike i lihen investitorit. Po ashtu, ky i fundit duhet të ketë parasysh që në ishull mungon infrastruktura për furnizimin me ujë të pijshëm dhe trajtimi i ujrave të zeza. 

“Në këto kushte, duhen gjetur zgjidhje alternative të financuara nga vetë investitori”, përcaktohet në vendim. 

Kushner, vizitori investitor 

Kompania ‘Atlantic Incubation Partners LLC’ u themelua më 5 prill të 2023, në Delaware – një nga parajsat fiskale me të mëdha në botë. Disa muaj më vonë, mes miliona “turistëve” në Shqipëri, mediat i bënë jehonë ardhjes së Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner. 

Korrikun e vitit 2023, vajza e ish- presidentit amerikan dhe bashkëshorti i saj u fotografuan në jug të vendit. Gjatë qendrimit në Shqipëri, Faktoje fiksoi disa momente nga vizita e tyre në Tiranë në godinën e Kryeministrisë.

Korrik 2023, Tiranë

Tetë muaj pas vizitës, përkatësisht pranverën e 2024 shqiptarët mësuan nga media ndërkombëtare se vizita e tyre nuk kishte pasur si qëllim vetëm turizmin. Agjencia e lajmeve Bloomberg njoftoi se, Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, kishte në plan të investonte 1 miliardë dollarë në dy projekte turistike në Shqipëri, përkatësisht në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit

Po atë ditë, Kushner ndau në rrjete sociale imazhet e dy projekteve që synon të zbatojë në Sazan dhe Zvërnec, bashkë me një tjetër në Beograd.

“Të emocionuar që të ndajmë disa imazhe paraprake të dizajnit për projektet e zhvillimit që kemi krijuar për bregdetin shqiptar dhe qendrën e Beogradit” – shkruante dhëndri i Trump në X.

Publikimi i projekteve nga Kushner ishte një muaj pasi socialistët miratuan ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura, që i hapin rrugën ndërtimit në këto territore.  

Turizëm elitar në Sazan 

Ekspertë të turizmit e shohin me interes projektin e Jared Kushner. Zak Topuzi që drejton “Shoqatën Shqiptare të Turizmit” thotë se investimi e fut Shqipërinë në hartën e turizmit elitar.

“Mesdheu është pjesa më e rëndësishme e turizmit elitar. Ky lloj turizmi siguron 8 herë më shumë të ardhura sot në botë ndaj është e rëndësishme t’i lehtësosh punën një investitori të tillë. Turizmi elitar siguroi 170 miliardë euro të ardhura në botë”,  pohon kryetari i Shoqatës Shqiptare të Turizmit. 

Një kërkim i fundit nga Google e Deloitte për turizmin, e cilëson Mesdheun si një nga katër destinacionet kyçe në të ardhmen. Ndaj, për të qënë konkurrues, vendi ka nevojë edhe për resorte që i përgjigjen shtresës së mesme, thekson Topuzi. 

“Na mungojnë resortet për familjet me të ardhura të mesme. Me këto lloj resortesh jo vetëm tërheq më shumë turistë të huaj, por edhe familjet shqiptare. Ndaj ikin shqiptarët në Turqi apo Greqi”, përfundon ai. 

The post Resort 1,4 mld € në ishullin e Sazanit appeared first on Faktoje.al.

Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar

20 January 2025 at 15:33

Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të përjetoni luksin dhe rehatinë e një sheiku, tashmë kjo ëndërr mund të bëhet realitet në bregdetin mahnitës të Shqipërisë. 

Kompleksi “Holiday in Resort 2” në Kune, Shëngjin, është destinacioni i përsosur për ata që kërkojnë një përvojë të jashtëzakonshme jetese, duke kombinuar arkitekturën moderne me bukurinë natyrore të Adriatikut.

I ndërtuar me cilësi të lartë dhe një vëmendje të veçantë ndaj detajeve, ky kompleks ofron një kombinim të pakrahasueshëm të komoditetit, stilit dhe funksionalitetit. Me banesa të dizajnuara për të përmbushur nevojat dhe dëshirat e banorëve, ky resort është një simbol i jetës së mirë dhe luksit në bregdetin shqiptar.

Pse të zgjidhni Holiday In Resort 2?

Vendndodhje perfekte: Në zemër të Shëngjinit, me akses të lehtë në plazh dhe në të gjitha shërbimet jetësore.

Arkitekturë moderne: Projektuar për të kombinuar estetikën bashkëkohore me prakticitetin.

Mjedis i qetë dhe i sigurt: I përshtatshëm për familje dhe individë që kërkojnë paqe dhe privatësi.

Shërbime shtesë: Parkim i siguruar, hapësira rekreative dhe shërbime të tjera për të përmirësuar përvojën tuaj të jetesës.

“Holiday in Resort 2” ofron një mundësi të veçantë për të jetuar si një sheik në një nga bregdetet më të bukura të Adriatikut.

Për ata që kërkojnë luks, komoditet dhe një vendbanim që ofron gjithçka që mund të dëshironi, ky kompleks është zgjedhja perfekte.


Mos e humbisni mundësinë për të investuar në një stil jete që vetëm “Holiday in Resort 2” mund ta ofrojë.

Për më shumë informacione kontaktoni në:

Tel: +355 69 203 5005 &  +355 69 202 0608

Facebook: Edilproject.al

Instagram: edilproject.al

Web: edilproject.al

E-mail: info@edilproject.al

 

The post Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar appeared first on Telegrafi.

❌
❌